2013-08-27

Adolf Hitleri konsumonte rregullisht kokteje amfetamine, bar miu, spërmë demash dhe morfine...

image











Në përpjekje të dëshpëruar për t’u treguar ndjekësve të tij potencën mashkullore, Hitleri merrte më shumë se 80 drogëra të ndryshme çdo ditë – një sjellje tronditëse që disa psikiatër dhe historianë besojnë se e kthyen egoistin në sadist.Adolf Hitleri konsumonte rregullisht kokteje amfetamine, bar miu, spërmë demash dhe morfine, kur dërgonte milionë njerëz të pafajshëm drejt vdekjes. Një gjë e tillë pretendohet në dokumentarin që zbulon regjistrime dhe letrat të liderit nazist me psikiatrin personal, Theodore Morell.
Psikiatri Nassir Ghaemi pretendon se, abuzimi me drogën e përkeqësoi depresionin maniak të Hitlerit duke e bërë atë më të dobët dhe të lëkundur.
“Nuk është e qartë nëse Hitleri ishte i varur apo jo nga amfetamina – por dihet që ai kishte çrregullim bipolar dhe amfetamina e bëri më keq atë”, thotë Ghaemi.
Kjo është një çështje që nuk është përshkruar më parë dhe kjo mund të shpjegojë shumë gjëra pse Hitleri ndryshoi në fund të viteve 1930 dhe 1940.
“Irish Mirror”, raporton se shumë letra dhe raporte mjekësore për Hitlerin janë publikuar në Amerikë, pasi ushtria amerikane i mori këto pas luftës.
Raporti i klasifikuar prej 47 faqesh, thekson se Hitleri kishte sëmundje kronike të lëkurës, shtrëngime të vazhdueshme të stomakut dhe fryrje të tmerrshme të stomakut.
Askush nuk ishte në gjendje të kuronte shqetësimet e tij deri në momentin që Morell i lehtësoi shtrëngimet. Kjo bëri që Hitleri ta merrte atë si psikiatër personal për nëntë vite. Raporti thotë se, Hitleri përdorte kokainë për të pastruar sinuset dhe qetësuar fytin.
Metodat e përdorura nga Morell ishin kontroverse, dhe doktorët e tjerë besonin se, ai ishte agjent i dyfishtë që po përpiqej të helmonte Hitlerin. 
Raporti gjithashtu thekson se, Morell i injektoi Hitlerit ekstrakte nga gjëndra e prostatës apo testikujve të demave të vegjël për të rritur libidon e tij, kështu që ai mund të mbate të dashurën e tij shumë herë më të re, Eva Braun.
Morell shkruan se, diktatori ishte i frikësuar nga kanceri dhe ishte paranojak nga e ftohura e zakonshme. Këto zbulime kanë bërë që disa historianë të spekulojnë se në gjendjen e tij ekstreme dhe dëshirën për luftë ka ndikuar varësia e tij nga droga. 

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...