Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/08/31

Kollona e dytë e papirusit kirurgjik të Edwin Smith

Ky papirus, i shkruar në shekullin e VII para erës sonë, përmban referimin e parë mbi trurin, të regjistruar deri më sot në një dokument të prodhuar nga Njeriu. Në fakt, fjala tru shfaqej brenda disa dokumenteve mjekësore të grekëve, por kjo rreth 2500 vite pas këtij traktati egjiptian.

Kollona e dytë t papirusit të Edwin Smith-it


Kollona e dytë e papirusit të Edwin Smith-it


Papirusi është i veçantë edhe për sa i përket mënyrës të trajtimit të çështjes mjekësore. Ndërsa papirusët e tjerë egjiptianë janë tekste të bazuara në magji, papirusi i Edwin Smith paraqet për herë të parë një përqasje shkencore ndaj mjekësisë në Egjiptin e lashtë.
Fjala "tru", në papirus.
Fjala “tru”, në papirus.
Sipas James Breadsted, që ka përkthyer e botuar këtë dokument në vitin 1930, fjala “tru” është e pranishme vetëm tetë herë në dokumentet e Egjiptit të lashtë, gjashtë prej të cilave vijnë nga këto faqe papirusi, që përshkruajnë simptomat, diagnozën dhe prognozën e dy pacientëve me fraktura të shumëfishta të kafkës.
Traktati i plotë, është i ekspozuar në Rare Book Room të New York, Academy of Medicine.

James Henry Breadsted, 1930, The Edwin Smith Surgical Papyrus, 2 volume - Chicago: The University of Chicago Press.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...