2013-08-27

Shtimi natyror, maqedonasit në minus zero

image














Komunat maqedonase shënojnë bilanc negativ të shtimit natyror edhe në tremujorin e dytë të vitit 2013.
Gati se të gjitha komunat me popullsi shumicë maqedonase, kanë më shumë raste të vdekjeve sesa numër të foshnjave të lindura.
Në dallim nga ky trend negativ, komunat shqiptare shënojnë, ashtu si në të kaluarën, numër pozitiv të shtimit natyror duke kontribuar përgjithësisht në shtimin natyror në nivel kombëtar.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), numri i foshnjave të lindura në tremujorin e dytë të vitit 2013, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është zvogëluar për 5.5% dhe është 5.470 foshnja.
Numri i personave të vdekur në tremujorin e dytë të vitit 2013 shënon ulje prej 5.4% në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit 2012 dhe është 4.618 persona, kurse 59 prej tyre janë foshnje të paslindura. Rritja natyrore është pozitive apo 852 persona, që do të thotë se për aq është numri i të porsalindurve më i madh se numri i personave të vdekur.
Nga tabelat e publikuara në raportin mbi lëvizjen natyrore të popullsisë, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013 shihet në komunat maqedonase përgjithësisht kemi ulje të shtimit, në ato shqiptare gjithandej paraqitet trendi pozitiv i rritjes.
Në qytetin e Shkupit gjatë tremujorit të dytë të këtij viti kemi 1548 lindje të gjalla dhe 1143 vdekje, nga të cilat në komunat shqiptare të Sarajit dhe Çairit kemi 53% të lindjeve dhe 20% të vdekjeve, apo më saktë në komunën e Sarajit kemi 168 lindje të gjalla dhe 47 vdekje, kurse në komunën e Çairit kishim 222 lindje dhe 129 vdekje.
Komunat Aerodrom, Gazi Babë, Butel, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Voda, Qendër dhe Shuto Orizari së bashku kishin 47% të lindjeve të gjalla dhe 80% të vdekjeve në qytetin e Shkupit, apo 1.158 lindje të gjalla dhe 967 vdekje.
Një situatë të ngjashme kemi pothuajse në tërë territorin e republikës, kështu “gërshërët e shtimit” kanë prekur të gjitha qytetet maqedonase ku prinë Manastiri me 223 lindje dhe 286 vdekje, Velesi me 110 lindje dhe 164 vdekje, Koçani me 70 lindje dhe  103 vdekje. Sa i përket komunave të banuara me shumicë shqiptare prinë Tetova me 321 lindje dhe 166 vdekje, Studeniçani me 117 lindje dhe 20 vdekje, Gostivari me 219 lindje dhe 150 vdekje, Struga me 159 lindje dhe 98 vdekje.
Trendi pozitiv i shtimit të popullsisë vërehet edhe në vendbanimet tjera, si në Likovë me shtim prej 59 personave, Zhelinë 55, Haraçinë me 38, Dibër 31, kurse me Kërçovën që ka 80 lindje dhe 60 vdekje në këtë tremujor mbaron lista e trendit pozitiv të komunave të banuara me shumicë shqiptare.
E vetmja komunë me shumicë shqiptare ku paraqitet trendi negativ i shtimit të popullsisë është komuna e Zajasit në të cilën në tremujorin e dytë të këtij viti kishte gjithsej 11 lindje të gjalla dhe 22 vdekje.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...