Mbresa nga familja e dëshmorit të UÇK së Habib Jakup Gashi.Botuar në gazetën “Ushtria “,e shtunë, 12 qershor, 1999, dy ditë pas vizitës së përshkruar.
-Duhet me I hekë këpucët – më pëshpëriti në prag të derës me sytë paralajmërues Hilmi Krasniqi, arsimtari që ka dëshëruar të jëpte mësim për ferishtet shqiptare qysh në vitin 1985, kur u ndalua nga pushtuesit e Kosovës.
Në dhomën e madhe të shtruar me tapet të shtëpisë së ngritur në tokën e aerodromit të Tiranës, po prisnin , po prisnin të gjithë meshkujt e familjes, nga më të moshuarit, babai dhe xhaxhai I dëshmorit të rënë vetëm pesë ditë më parë e deri te më të rinjtë e deri te fëmijët – vetëm meshkuj, që të gjithë, përfshirë edhe Përparimin e vogël që nderonte me dorën në zemër.
Më tej – një tufë e madhe me paketa cigaresh.
Babai I dëshmorit rri gojëkycur e nofullmbërthyer, ndërsa sytë I lëngëzojnë. Mirëpo, Jakup Gashin, nuk e lë në baltë I vëllai, Nuredini, dhjetë vjet më I madh nga ai, I cili e nis muhabetin kësisoj:” Nuk u vra pështetë për zidë ( mur), por o vra me pushkë fyt për fyt”.
Gashët janë njoftuar për rënien e birit të tyre qënga Gjermania.E kish nisur për në rrafshin e aerodromit të Tiranës atë telefonatë makabre një luftëtar me disa plumba në shtat që ish nisur për t’I shëruar atje qënga Tirana Milaimi, djali I drejtuesit të palodhur të bisedës, Nuredinit. Për rënien heroike të luftëtarit “të kyÇur në brigadën 124 qysh tash nand muj”, njoftimi kish ardhur në Gjermani te I plagosuri nga komandanti I brigadës, Skënder Hoxha.
“Habibi e pat ba beimin para komandant Xhelal Hajras, por Xhelali u vra e , tash, në krye të brigadës asht Skenderi e, I të tanë zonës së Pashtrikut, asht nji oficer , qi e ka emnin Tahir Sinani”.
A mund të takoja nënën e Habibit?
Meshkujt vështrojnë njeritjetrin në sy dhe heshtin.jakup Gashit I takon të vendosë.
- Posi!!!
- Tani?
- Thirre Hatixhen!!!
Dikush pëshpërin se nëna do të nisë të qajë.sikur¼Një herë tjetër, a ishte e mundur?
Mirëpo urdhëri qe dhënë
Me një shami në kokë dhe pa I lëvizur asnjë muskul I fytyrës, hyri pas pak nëna që s’e ka parë të birin ta shtinin në varrin që askush në atë banesë nuk e di.Ajo është e shoqëruar nga një vajzë e pashme që I rri krah për t’I dhënë zemër.Vajza nuk është e veja e trimit, por e motra e tij .
“ Poo.M’ka thon , oj nanë, po due me dalë me liftue me shkie, e un ia kom dhon hallallekun
E? Me ardh me m’pa,a?Paj, po. Vinke ka I herë e ndrrojke teshat e nxina prej të palamit e merrke bukë.”Mir, oj nanë, jena të tanë”, më thojke e më merrke me të mirë tuj m’thonë se tash po kena me e gzue Kosovën e lirë Gjithsej ka fjetë n’shpi qato dy javë, qi komandanti I dha leje për dasmën e tij me nuse¼”
vështrimi I rreptë I Jakup Gashit që e shoqja duhet t’I mbajë detyrimisht lotët është I panevojshëm.
Me cilin nga tër këta burra në këtë dhomë ka patur më shumë muhabet Habibi?
Të gjithë vështrojnë nga një djalosh I pashëm. Muhamet Gashi u përgjigjet kryqëzimit të vështrimeve :“Po, kem punue për luftën qysh me krijimin e celulës së tretë luftarake”.
Nuredini përfiton nga heshtja për të shtuar dicka.
- Janë të rinj, bre. A e dini se cka u kom bo ni her? Po m’thojshin se , mixhë, dona me I xon prit shkive qetu. Jo, u thashë, po qatje me I xanë pritë shkive qi t’vijnë.
Me liftue sa t’mujshi e mandej me u largue si era e me I gjue prap si rrfeja dikund tjetër. Desh më shkyen,more. I pari, qaj thmiu em, Milazimi. Por kur ja nxorra bumjen qi kisha msheh nen xhaketë për me liftue edhe vetë, ata u qetuen.Por mendjen e kishin prap mos me e nis luften atje ku u thashë unë.”Po, së paku, mbushni do thasë me zall, more djelm, e thyeni të tana dritat e rrugës”. “Ahaaa, qashtu, po”.
Nuredin Gashi ka qënë partizan në Luftën e Dytë Botërore, në brigadën e 7 kosovare.
Ndërkohë¼Një telefonatë për atin e dëshmorit. Plaku e mposhti tundimin me fjalët” Fol ti!
Thueji se ka mysafirë”.Pas pak, ai detyrohet të ngrihet e të flasë në telefon me djalin e vetëm që I ka mbetur e që ka kohë pa e parë, Fatmirin.
- Një herë Habibi ka ecë pa ia da 14 orë me thasë me armatim në shpinë shkrep për shkrep deri në Kosovë¼ai mbas dasmet I ka veshë teshat e luftës se nuk ka pasë, as aj, e as shumë shokë të tij”, flet e motra , Zeinia, e cila tregon më pas se babai I tyre kish nisur t’I përgatiste për luftë që pas dështimit të demonstratave paqësore të 1981 shit.
E vetmja fotografi e dëshmorit Habib Jakup Gashi ishte ajo e dasmës së tij.Fotografitë e tjera, ishin djegur që të gjitha , kur ia dogjën shtëpinë në NagaÇ; djegur dhe rrafshuar.
-NagaÇi,Krusha, HoÇa e Vogël dhe Brestovci (Zona e Podrimjes, komuna e Rahovecit) janë fshatrat mbase më të masakruemit në të tanë Kosovën. Janë fshatra ku janë djegur njerëz të gjallë – më thotë Hilmiu duke më dorëzuar fotografinë e ciftit që e gëzoi njeritjetrin vetëm dy javë, fotografinë, për ruajtjen e së cilës, mua më duhet të përgjigjem me kokë. Para familjes e, pse jo, edhe para historisë së Kosovës.
Ishte e vtmja fotografi të cilën e kishte shpëtuar nusja duke e fshehur në gji. Fotografia e luftëtarit që ra duke luftuar me tanke për lirinë e Kosovës.
Ps.
Pas botimit të artikullit, unë renda me gazetën e sapo dalë në dorë drejt repartit tim, në truallin e të cilit banonte familja në fjalë. Kur¼në hyrje të shtëpisë dëgjova të qara që të këpusnin shpirtin. “S’due breeehhh.due me vdekë në kët shtëpi, bre,ku a kanë fati jem¼a keni shpirt bre Paj jom gruja e atij qi dha shpirtin për Kosovë¼Mos bre babë, pash jetën teme”.
Atë ditë, sic është ligji I pashkruar I shqiptarëve të traditës, mbi bazën e marrëveshtjes, kishin ardhur ta merrnin bijën e vejë POR PA FËMIJË njerëzit e të atit. Për ta cuar në derën e tij, nga ku, gjithnjë sipas traditës zakonore, asaj duhej t’I sajonin një fat tjetër.
- Nuk e kom ndie vedin ma ngusht edhe kur m’osht vra Habibi – dëgjova si nëpër mjergull një zë burri në veshin tim, dhe në mes të buzëve, ndjeva të më hynte një cigare.
RIZA LAHI