2013-08-28

Gjuha angleze si gjuhë leksionesh? Tarifa polemizon me Bulon e Manollarin




Para një viti , e përditshmja shqiptarja.com kish intervistuar gjuhëtarin Jorgo Bulo dhe pedagogun Ilirjan Manollari, të cilët i kundërviheshin idesë së kryeministrit lidhur me propozimin që gjuha angleze të bëhet gjuhë e leksioneve të universitetet tona. Bulo e skualifikoi idenë kryeministrore si “emocionale”, dhe si ide që vjen prej “kompleksit provincial” të kryeministrit. Për z.Manollari, arsimi bazë në universitete duhet të jetë në gjuhën shqipe, pra, “baza e universiteteve të jenë tekstet e hartuara nga autorë shqiptarë, të cilët marrin parasysh shumë faktorë që karakterizojnë studentët shqiptarë”.

Fatos Tarifa nuk është dakord me këta dy të fundit. Ai e përshendet këtë ide të kryeministrit, sidoqë do ish mirë që “një propozim i tillë të bëhej, jo nga vetë kreu i qeverisë, [por] nga ministri i tij i Arsimit dhe Shkencës”. Janë disa pika, në të cilat Tarifa është polemik me pedagogët e përmendur më sipër. 1. Të kërkosh që gjuha angleze të jetë gjuha e leksioneve në universitete, nuk është provincializëm; përkundrazi, shpreh një frymë kozmopolitanizmi dhe realizmi, si edhe një qëndrim vizionar. 2. Edhe holandezët, edhe suedezët, edhe danezët komunikojnë, kryejnë studime dhe përhapin dije dhe arsim në gjuhët e tyre, por si Holanda, ashtu edhe Suedia, Danimarka, Norvegjia, Finlanda dhe vende të tjera me një popullsi relativisht të vogël, ose të krahasueshme me tonën, kanë kohë që e kanë bërë anglishten gjuhën e universiteteve të tyre, ose po kaq një gjuhë universitare, sa edhe gjuhët e tyre kombëtare. 3. Shkenca nuk ka atdhe dhe, si e tillë, nuk njeh një gjuhë kombëtare. Nëse anglishtja, pasi i zuri vendin frëngjishtes si lingua franca e diplomacisë, e kulturës dhe e artit, është bërë sot një gjuhë thuajse universale e shkencës, teknologjisë, tregtisë, artit ushtarak dhe e Internetit, kjo shpreh një tendencë objektive të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe shkencor të njerëzimit, të cilin nuk mund ta pengojnë dot fobitë e ndonjë akademiku shqiptar. Etj., etj.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...