2013-08-31

Infeksionet spitalore


Janë infeksione që nuk janë të pranishme (as në inkubacion) në momentin kur i sëmuri hyn në spital (shtrohet) por që merren gjatë periudhës së shtrimit.
Këto infeksione mund të verifikohen pas 3 ditësh nga shtrimi, por edhe pas largimit të pacientit nga spitali.

Pak histori mbi infeksionet spitalore

Në mesin e 1800-ës, I. Semmelweiss dhe J. Simpson ishin pionerët e mbledhjes sistematike të të dhënave mbi infeksionet spitalore:
Semmelweiss demonstroi se, spitali mund të përbënte një rrezik për pacientët (gratë që nuk lindnin në spital kishin një risk për sepsi lehonor dhe vdekshmëri më të vogël se ato që lindnin në spital), se ky risk kishte origjinë infektive (agjentët patogjenë transmetoheshin nga mjekë dhe nga studentë që përpara se të asistonin femrat që po lindnin kishin kryer autopsi), dhe se një ngjarje e tillë mund të parandalohej (duke larë duart me klorur kalciumi).
Infeksione spitalore
Në vitin 1955, Colebrook propozoi gjetjen apo evidencimin e infeksioneve në çdo spital të madh.
Në  vitin 1959, Moore ngriti figurën profesionale të infermieres që merret me kontrollin e infeksioneve në spitalin e vet; shembulli u ndoq nga të tjerë.
Në vitin 1970, përcaktohet (përkufizohet) një popullatë pacientësh me rrezik të lartë për infeksionet spitalore.
Shtetet e Bashkuara ngritën CDC-në (Center for Disease Control and Prevention) dhe një sistem vëzhgimi, National Nosocomial Infections Surveillance System (NNIS), që funksionon edhe sot.
Viti 1980, në Itali, Istituto Superiore di Sanita (ISS) përpunon programin italian për kontrollin e infeksioneve spitalore.
Subjektet e ekspozuara janë:
  • Të sëmurët e shtruar
  • Subjekte që shkojnë në day hospital (dializa, ekzaminime strumentale, ambulatorët)
  • Stafi shëndetsor (mjekët, infermierët, ndihmësit)
  • Të afërmit, miqtë, vizitorët (që përfaqësojnë një burim infektimi për të shtruarit)
Çdo vit në Itali verifikohen 450,000-700,000 infeksione që janë drejtëpërdrejtë përgjegjëse për 4500-7000 vdekje (nuk ka të dhëna të besueshme mbi vdekjet).
Shkalla e infeksioneve spitalore është prej 6,8%.
Nëse mendojmë se 30% e infeksioneve janë të parandalueshme: çdo vit mund të parandalohen, potencialisht,  1350-2100 vdekje.
Rritje e shpenzimeve shëndetsore me 500 milion euro.
Epidemiologjia e infeksioneve spitalore: burimi i infeksionit mund të jetë ekzogjen ose endogjen.
Burimi endogjen, përbëhet nga flora rezidente e vet pacientit. Kjo mun të kolonizojë (pushtojë) rajone trupore të ndryshme nga ato ku qëndron zakonisht.
Burimi ekzogjen, përbëhet nga mikroorganizmat e transmetuar nga personat (mjekë dhe infermierë, vizitues, të sëmurë të tjerë).
Objekte (pajisje sanitare, ushqime, ujë, ajër, ilaçe, gjak).

Ambienti i pajetë është një serbator për mikrobet patogjenë.

Ambienti i pajetë dhe infeksionet
Përdorimi i përsëritur i antibiotikëve në një ambient të mbyllur, si në një repart spitalor, krijon një presion selektiv në favor të tipeve rezistentë.
Faktorë që japin predispozitë për infeksione spitalore:
  • Mosha (fëmijë, të moshuar)
  • Imunitet specifik (pamjaftueshmëri Ab)
  • Sëmundje (diabetikanceri, hepatiti, djegie etj.)
  • Infeksione të tjera (HIV, gripi, herpesi)
  • Medikamente specifikë (terapi antiinflamatore, antibiotikë)
  • Tauma aksidentale (djegie, incidente rrugore)
  • Trauma të qëllimshme (kirurgjike)
Agjentë patogjen tradicionalë, si për shembull virusi i gripit, virusi i hepatitit, Salmonellat etj. që veç pacientëve godasin edhe personalin që i asiston.
Agjentë oportunistë; që do të thotë të gjithë ato organizma që sulmojnë pritësin kur krijohen disa kushte të tilla që të lejojnë fiksimin e tyre në rajone që normalisht janë sterile ose kur ndodh një ulje e nivelit të imunitetit të pritësit.
Etiologjia e infeksioneve spitalore:
  • Baktere 95% (70% gram-, 30% gram+)
  • Kërpudha 3%
  • Vurise 1%
  • Të tjerë 1%
Bakteret gram pozitivë janë:
  • S. aureus
  • Stafilokokët koagulazë negativë,
  • S. Epidermidis
  • Difteroidët
  • C. Difficile
  • Listeria monocytogenes
Infeksionet spitalore më të shpeshta janë:
  • Infeksione të traktit urinar (42%)
  • Infeksione të prerjeve kirurgjikale (24%)
  • Infeksione të traktit të frymëmarrjes (11%)
  • Bakterihemi (5%)
  • Të tjera (18%)
Masa parandaluese të infeksioneve spitalore
  • Dizinfektimi i duarve
  • Përdorimi i dorashkave, maskave, syzave mbrojtëse, këmishave etj.
  • Dizinfektimi i sipërfaqeve dhe materialeve
-