Shkruan: Demush Zefi
Festat dhe festimi i tyre do të jenë një hallkë e artë që shqiptarët të mbesin unikë, të trajtojnë njerëzoren dhe shpirtëroren, në mënyrë që të rikthejnë reputacionin civilizues nëpër shekuj që dikur e kishin. Bota edhe sot rrotullon sytë nga ky popull i vogël, por shumë i madhe në histori, traditë, kulturë dhe shkencë. Ata që besojnë duhet të jenë shumë afër kësaj teorie. Për shqiptarët pasardhës të Dardanëve, tash ka filluar të dukën rrezet e para dhe po ndrit një yll i ri i që shumë popujve antishqiptarë po u pengon për ecjen nëpër histori.
Shqiptarët dhe identiteti
Nuk do të jetë larg një zbulim i fuqishëm që do të thyejë historinë e tmerrakeve, ata që kanë deformuar të gjitha ngjarjet nga Troja e deri të lufta e fundit që u zhvillu në Kosovë. Kali i Trojës do të kthehet më fuqinë e tij në vendin ku ngiti kokën lart, po edhe në të vërtetën që ka ekzistuar. Shqiptarët nga ky zbulim do të jenë ata që do ta kthejnë identitetin.
Për këtë zbulim që do të bëhet, shumë shtete antishqiptare që dihen emrat e tyre, po angazhohen maksimalisht, që këtë zbulim të madh historik ta minojnë me të gjitha mjetet në dispozicion. Kanë angazhuar me dhjetëra shërbime sekrete, që këto dokumente të bien në dorën e tyre makabre dhe të pengojnë edhe një herë ardhmërinë e popullit më të vjetër evropian. Për këto fakte dinë pak njerëz, grupi që ka punuar jashtëzakonisht shumë. Intelegjencia e grupit ka bërë dhe po bën që të hedhë në dritë faktet dhe artefaktet shqiptare, dardano-ilire. Civilizimi evropian do të rikthehet më shqiptarët përsëri. Epoka e re e civilizimit nuk do të bazohet më në gënjeshtrat sllave. Këto gënjeshtra do t’i godasin edhe ata pakë shqiptarë që kanë shkruar për një histori me rrena dhe e kanë krrylosur ardhmërinë e tyre. Ata, më në tezat e tyre nuk do të qëndrojnë gjatë në rreshtat e teoremave zhgënjyese, sepse ishin historianë që kanë kundërshtuar të vërtetën. Kjo histori e re do të përshkruhet më në bazë të zbulimeve që pritet të bëhen.
Nuk do të jenë ma subjektet politike në trojet shqiptare që do të ngazëllehen me të pavërteta, por do të bien në binarët e kohës kur politika shqiptare do të dominojë. Nuk do të ketë as turk as mbret, as car e as sllav që do të pengojë këtë rrugë të re të art të një civilizimi të ri.
Edhe pse trojet shqiptare janë ngushtuar në maksimum, kombi shqiptar nuk u përul para pushtuesve dhe përballoi këtë kurth kundërshtarëve. Tash do të ndritë epoka e re shqiptare. Për ata që besojnë ka filluar që tani, e për ata që nuk dëshirojnë të pranojnë realitetin nuk besojnë ose edhe nuk do të besojnë.
Do të ketë rikthim territoresh shqiptare. Do të ketë ndëshkim historik. Do të ketë zhvillim serish ekonomik. Do të dominojë e vërteta mbi të pavërtetën demografike. Ata që nuk do të harrojnë këtë shkrim, këto fjali, do të jenë dëshmitarë që periudha e re do të fillojë shpejt. Do të jetë drita e yllit polar që do të ndritë Plisat, do të shndritë shqiponjën lartë duke fluturuar mbi territorin e tyre që ishte vërtet i madh.
Ata që kundërshtojnë këtë dhe janë duke humbur shumë kohë që ta shkatërrojnë nuk do të kenë mundësi ta përjetojnë, sepse shpalosja e kësaj flake do të pasojë shumë shpejt. Do të ngulfatën dhe do të ngopen me vetveten sa kohë humben duke na dëmtuar ne si popull i civilizimit shqiptar.
Mendimi që u bë himn shqiptar
Teoria e tyre kriminale do të mbetet në terrin apo ferrin që është në brendinë e shpirtit të tyre. Nuk ka kohë ma ata të deshifrojnë me trillime ardhmërinë. Në trekëndëshin Stamboll-Moskë-Beograd do të përfundojë çdo gjë që nuk ishte e vërtetë. Gënjeshtrat nuk zgjasin më shumë, sepse 15 shekuj kanë rënduar shumë. Histori që ka lënë kopilë pas dhe këta kopilë historikë më nuk do të mbijetojnë me aspiratë se trojet shqiptare, kombi shqiptar duhet asimilohet. Një ndërkombëtar e ka thënë para sa kohësh një mendim që tash është bërë himn shqiptar.
“Nëse shqiptarët arrijnë të mbijetojnë deri në vitin 2000, ata do të shkruajnë historinë e re të civilizimit dhe rendit të ri botëror”. Kjo teori nuk është konspiracion, por fakt. Shqiptarët me shumë mund mbijetuan, dhe tash së bashku më aleatët besnikë dhe miq të vërtetë do të renditen në piedestalin më të lartë të historisë më të re dhe vendi i tyre do të ndritë më të kaluarën e burgosur, dhe të ardhmen e vërtetë.
Besimet shqiptare do të përgatiten në sofrën e tyre të Zotit. Ata bashkërisht do të shkruajnë fjalitë e para që do të ushqejnë popullin me kulturë, dije e angazhim kombëtare. Edhe këtë duhet ta kuptojmë, mësojmë. Këto figura prijëse fetare duhet të jenë bashkë në të gjitha festat. Ata mund t’i japin botës shembullin më të mirë. T’i tregojnë qytetërimit se janë vërtet popull që shumë e shumë shekuj para evropianëve dhe aziatikëve kultivuan njerëzoren, kulturën dhe shpirtëroren, ndërsa botës i dhanë mundësi zhvillimi për të arritur deri këtu. Urojë që shumë shpejt krerët fetarë të Kosovës së bashku me besimtarë, festat t’i festojnë së bashku si dhe bashkërisht të qëndrojnë pranë besimtareve, njëri tjetrit dhe besimeve të tyre. Kjo do të na bashkojë shpirtërisht dhe fizikisht dhe do të na hapë shtigje për të mbetur të pandarë. Do të përballojmë shumë sfida që na presin, por edhe do të dalim fitimtarë.