Zef PERGEGA
SI AKILI NE THEMBER
Trastes me kore te djegura
Prej mykut me ferra
Gjethet e rena te vjeshtes
I iknin nga era
Ne kurbet mesova
Dicka qe koha e tallavase ma tha ne
vesh
Po te kishe pseudonim
Hoje blete do te ishe ne mergim
Po te ishe pak spiun
Dhe te huajve tu sherbeje
si tradhetar
Do te mbulonin me argjend
E do te stolisnin me ar!
Thone se kjo pune ka emer
Shenjen e vdekjes
Si Akili e ka ne thember!
KULLA E UNIT
Kulla e Unit
S’e
ka gjirin jashte
Si kunata e vogel
E murosur Rozafe
Kulla e Unit ne diaspore
Shatervan me shurre
Katarakt me pordhe
Flasin e hidhen prap me
fise
Ne tavolinen e menderes
Te lene pa hise!
PLESHTI MBRET
Kur i pane vagabondat dhe militantet
Qe hypen ne karrike
Dale, se nga skutat tona dolen
Pse po cirren e po lebetiten?!
Prej sikletit a lezetit
Per tu dukur mbi te tjeret
Pleshti thirri: “Une jam mbret!”
Kerceu lart si frajeret
Sa faqja e zeze nen jestek!
TUTKALLISTET
Ndonje shkodran kete ngjarje e di me
mire. Ishte kohe e diktatures ne ate zgrip ku flladi i lirise po frynte, por
korrentet ideologjike ende zhurmonin barit te parimeve.
Fabrika e kepuceve ne kete qytet kishte nje fame te mire. Kjo per shkak
edhe te aftesive te drejtorit qe ishte nje ekonomist i zoti dhe me autoritet te
madh. Modelet e kepuceve po konkuronin ne tregun shqiptar. Madje ekipi i
futbollit Vllaznise, kur ka dale jashte shtetit, ne kete fabrike u prodhua
modeli i kepuceve, madel te cilin e kam pare edhe ne Amerike.
Sigurisht, rendimenti ishte i larte dhe menyra e pervetesimit te tyre
nen dore kishte krijuar nje sistem te fortifikuar. Shkurt po vidhej, po nuk po
kapeshin…
Nje dite ne repartin e tutkallit u
grinden dy shoke te ngushte. Ma bane e ta bafsha shkoj puna me grushta sa , jo
vetem hundet e thyera u pergjaken, por edhe makinerite. I ndane dhe i lane
turinjsh me sapun 15 leksh. Nje grup te organizates profesinale shkuan ne zyren
e drejtorit te diskutonin per kete ngjarje jo te kendeshme ne repartin e tyre
qe ishte ne tabele te nderit. Trokiten si me ndrojtje, sic troket nxenesi i pa
pregatitur ne zyren e keshillit te
mesuesve. Drejtori sa i pa vuri buzen pak ne gaz dhe te deleguarit e hapen
biseden… Ai ua ktheu:
“Mos u shqetesoni. Ata jane si tutkalli, njeri vjedh shtrojat e tjetri
mbulojat dhe bejne kepuce ne shtepi dhe i shesin. Bashke e ndajne fititimin.
Pra jane si tutkalli te ngjitur, por me ju hedh hy syve
se nuk vjedhin e kane krijuar kete situate…”
Nje nje ambjent shqiptaresh diskutimi u ndez per gjendjen e perplasjeve
ne komunteti. Njeri prej tyre u tregoi kete ngjarje. Ngjarjen e tutkallisteve
te Shkodres…!