2013-10-16

Zbulohen sekretet e MPJ-së greke, përmendet edhe Kosova





Zbulohen dokumentet sekrete të zëvendëskryeministrit njëherësh ministër i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Veniselos. Dokumentet e dërguara në e-mail-in e kreut të diplomacisë së jashtme greke hedhin dritë mbi aktivitetet sekrete dhe prapaskenat e diplomacisë së vendit helen. Kështu informojnë aktivistët e rrjetit të hackers-ave "Anonymus" të cilët kanë mundur të nxjerrin në dritë këto materiale. Nëpërmjet këtyre dokumenteve, shumica prej të cilave të klasifikuara si sekrete, Venizellos është informuar në mënyrë të detajuar mbi të gjitha zhvillimet politike në rajon. Dokumentet sekrete

Një dokument i veçantë informon Venizellos mbi marrëveshjen e nënshkruar mes ishkryeministrit, Sali Berisha dhe kompanisë “Podesta”. Informacioni është dërguar nga agjencia amerikane FARA dhe jep përmbajtjen e plotë të marrëveshjes mes palëve dhe detyrimeve që lindin prej saj. Dokumenti daton më 24 shtator 2012.

Po kështu, Venizellos ka marrë nga Qendra e Parandalimit të Konflikteve, Sekretariati i OSBE-së në Vjenë, informacione edhe për fillimin e punës së qeverisë “Rama”, vendimin e parë të marrë prej saj për familjet rome apo dhe rrëzimin nga gjykata të vendimit për 21 janarin. Dokumenti i OSBE-së e informon diplomatin grek dhe për situatën e përgjithshme, por dhe aktivitetet ku merr pjesë Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Vëmendja e diplomacisë greke është përqendruar në mënyrë të veçantë dhe për zhvillimet në Kosovë, lidhjet e Daut Kadriovskyt me UÇK-në apo takimet e zyrtarëve amerikanë me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Një tjetër dokument i marrë nga inbox-i i kryediplomatit grek dhe që klasifikohet si sekret, flet mbi një marrëveshje mes Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës Gjeo-hapësinore të Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes greke për dërgimin e të dhënave gjeohapësinore që përshijnë Bosnjë –Hercegovinën, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Slloveninë, Maqedoninë dhe Qipron. Përmbajtja e email-eve (përkthyer nga origjinalet)

Qendra e Parandalimit të Konflikteve Sekretariati i OSBE, Vjenë Sekret. Fr/592/13 11 tetor 2013 E kufizuar Vetëm në anglisht Për të gjitha delegacionet e OSBEsë në Vjenë OSBE, Organizata për sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë Misioni në Kosovë

Raport

Oficerët e EULEX konfirmojnë lidhjen e Daut Kadriovski me rrjetin e organizatën ukrainase të krimit të organizuar

Në orën 17:00, zyra speciale e Prokurorisë së Kosovës përmes Task-Forcës së Mitrovicës në një përpjekje për të goditur financimin e aktiviteteve të UÇK-së ka kryer një kërkim në 12 biznese dhe subjekte jofitimprurëse për të cilat kishte pretendime për lidhje midis familjes së krimit të organizuar të Daut Kadriovskit dhe karteleve meksikane të drogës Sinaloa dhe Los Zetas.

DPPPP / NJIF raporton lidhjet e supozuara që përfshijnë ish-ministrin e Transporteve të Ukrainës, Nikolay Rudkivsky, i cili u ka dhënë mbështetje të konsiderueshme anëtarëve të familjes së Daut Demaj mbi operacionet Kaalbye të Detit të Zi, duke përfshirë edhe doganat dhe zyrat kufitare të Ukrainës.

Për ta është dyshuar për financimin e terrorizmit dhe trafikut të drogës, duke themeluar organizatën e tyre jofitimprurëse në Shtetet e Bashkuara dhe Australi që u ka dërguar fonde organizatave terroriste, AKSH-së dhe UÇK-së. Ndërkaq, Rudkivsky ka përdorur IBCs të kontrolluar nga anëtarët e Sinaloa në Amerikën e Jugut për të lehtësuar transaksionet financiare për individë të lidhur me organizatën e Daut Kadriovskit. Shefi i Misionit të EULEX, Berndt Borchardt në një takim të mbajtur në fshehtësi, me president-

Marrëveshja e angazhimit

Kjo Marrëveshje Angazhimi (në vijim do referohet si Marrëveshja) ka hyrë në fuqi në Prill , 2012 midis --- Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (në vijim do referohet si CoM) që ka zyrat e saj kryesore në Bulevardin Dëshmorët e Kombit nr.1 Tiranë dhe grupit Podesta (në vijim referuar si Ofruesi) që ka zyrat e tij kryesore të biznesit në 1001 G Street NW, Washington, DC 20001 Duke pasur parasysh dëshirën e CoM për të pasur shërbimet e Ofruesit si më poshtë dhe duke pasur parasysh dëshirën e Ofruesit të ofrojë shërbimet e tij si pasojë palët në këtë mënyrë bien dakord si më poshtë:

Baza ligjore: Kjo marrëveshje bazohet në nenit 6 të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, “Të prokurimeve publike”.

Qëllimi i punës: Ofruesi do të ofrojë shërbimet e tij në çështjet e revokimit që do të shërbejnë në forcimin e lidhjeve mes Republikës së Shqipërisë dhe institucioneve të Shteteve të Bashkuara. Ofruesi do të asistojë për mbledhjen e fondeve nga SHBA dhe agjencitë ndërkombëtare si dhe shërbime të tjera që mund të bien dakord nga palët me shkrim. (në vijim referohet si qëllimi i punës)

Termat

Ofruesi do të ofrojë shërbimet e tij gjatë periudhës që fillon nga 1 prill 2012 dhe vazhdon deri në 31 mars 2013, ose në çdo periudhë tjetër që mund të bien dakord palët me shkrim.

Këshilli i Ministrave do të shqyrtojë këtë marrëveshje çdo 6 muaj pasi ajo të jetë nënshkruar. Pagesa Këshilli i Ministrave do të paguaj Ofruesin një shumë prej 60 000 $ amerikanë çdo 6 muaj plus shpenzimet. Këshilli i Ministrave do të paguaj Ofruesin në fillim të çdo periudhe 3-mujore duke përfshirë fillimin....

Informacionet nga SHBA për vëzhgimet ajrore të rajonit


APPENDIX I Për Zbatim aneksi A Produktet topografike, të dhëna, publikime dhe materiale të lidhjeve të inteligjencës gjeo-hapësinore.

Agjencia Kombëtare e Inteligjencës Gjeo-hapësinore (NGA) do të sigurojë falas të dhënat e mëposhtme të NGA, produktet topografike, të dhëna, publikime dhe materialet që lidhem me informacionet gjeohapësinore të Shërbimin Gjeografi Ushtarak grek (HMGS) , Shtabin e Përgjithshëm grek të Mbrojtjes Kombëtare (HNDGS) të Ministrisë së Mbrojtjes.

Botimet aktuale do të ofrohen fillimisht, nëse kërkohet. Pas kësaj, botimet e reja ose amendimet e zbatueshme do të ofrohen në sasi. Produktet e prodhuara dhe mbajtura nga Republika greke ose vende të botës së tretë, nuk janë të përfshira.

Versionet e digjitalizuara (p.sh. CADRG) të këtyre produkteve duhet të jepet në bazë të kërkesës nëse janë vënë në dispozicion. 1.1 . Produkte Topografike: Sasinë e caktuar të çdo edicioni aktual dhe të ardhshëm të disponueshme / të lëshuara të produkteve topografike të identifikuara më poshtë, automatikisht: 1.1.1. Seria M709 - shkallë 1:50,000, dhjetë (10) kopje secila prej vendeve të mëposhtme: Bosnja & Hercegovina- të gjitha fletët e nxjerra Serbia - të gjitha fletët e nxjerra Kosovë - të gjitha fletët e nxjerra Mali i Zi - të gjitha fletët e nxjerra Sllovenia - të gjitha fletët e nxjerra FYROM - të gjitha fletët e nxjerra Cvprus - të gjitha fletët e nxjerra 1.1.4 .

Operacionet e përbashkëta grafike - shkallë 1:250,000 , dhjetë (10) kopje secila. Seria 1501 - G (Ground) hartat topografike do të ofrohen (seria ajrore 1501 do të jetë kusht për fletët ku 1501 - G nuk janë në dispozicion). 

Brashnjarit grek me emrin Pirro Dhima i duhet ndaluar menjëherë hyrja në Shqipëri


Eshref Ymeri



Tradhtari është shumë më i rrezikshëm sesa armiku rrënjës


Në analizën me titull “Pirro Dhima, shqiptar i greqizuar, shoqëron në Tiranë Venizellosin”, të botuar më 14 tetor 2013 në faqen e internetit “KOHAnet”, analizë kjo e ardhur nga Athina, zbulohet fare qartë veprimtaria armiqësore e këtij ish-shqiptari të bastarduar, të shndërruar në një copë brashnjari të shovinizmit grekokaragjoz.

Nga ajo analizë del në dritë të diellit krejt aktiviteti i tërbuar antishqiptar i kësaj vemjeje të pështirë me origjinë nga Progonati, i cili e ka zhburrëruar vetveten deri në atë derexhe, saqë të deklarojë pa pikën e turpit se sikur gjuhën greke na e paska pasur gjuhë amtare dhe në Shqipëri ia paskan ndaluar ta mësojë!!!

Pikërisht ky përfaqësues tipik i shëmtisë njerëzore, para ca kohësh, u pati kërkuar strukturave mjekësore greke që të mos u jepnin asnjë ndihmë mjekësore emigrantëve shqiptarë që nuk ishin të pajisur me dokumente.

Shkrimtari moralist francez Laroshfuko (François VI, duc de La Rochefoucauld - 1613-1680) thotë:
“Tradhtinë njeriu e kryen të shumën e herës jo se niset nga ndonjë qëllim i paramenduar, por thjesht për mungesë karakteri”.

Ky tradhtar mashtrues dhe gënjeshtar i tipit të horrave që enden nëpër strofulla kriminelësh, paska qenë mik i ngushtë i armikut të betuar të kombit shqiptar me emrin Sebastianos të Konicës, që i ka kthyer patkonjtë nga dielli para ca vjetësh. Ky palaço me damkë na qenka aktivist i shquar i organizatave terroriste që, me bekimin e Athinës zyrtare, veprojnë në territorin grek kundër Republikës së Shqipërisë për greqizimin e Epirit të veriut.

Pikërisht ky njeri, i poshtër deri në thua të këmbës në qëndrimin që mban ndaj ish-atdheut të tij të dikurshëm, sot është pjesë e politikës zyrtare greke, është deputet i PASOK-ut. Ky fakt dëshmon se cili është niveli i politikës zyrate greke në qëndrimin ndaj Republikës së Shqipërisë, një politikë që zyrtarisht na hiqet si “dashamirëse dhe miqësore”, por që faktikisht ka qënë, është dhe mbetet një politikë thellësisht armiqësore.

Unë mendoj se në rastin e tradhtarit Pirro Dhima, organet e shërbimit inteligjent shqiptar nuk e kanë kryer detyrën e tyre të shenjtë në mbrojtje të Republikës së Shqipërisë. Ato duhej ta kishin informuar me kohë Tiranën zyrtare për veprimtarinë e egër armiqësore të pushtit politik grek, me emrin Pirro Dhima, kundër vendit tonë. Dhe Tirana zyrtare duhej ta ndalonte hyrjen e tij brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Në rast të kundërt, organet tona kufitare atij duhet t’i hedhin hekurat.

Santa Barbara, Kaliforni
14 tetor 2013



-------------------------



Pirro Dhima deputet, në krye të listës së PASOK




Evangelos Venizelos dhe Pirro Dhima

Pirro Dhima udhëheqë listën me 12 emra për deputet të PASOK, e cila u shpall kete pasdite nga kryetari i partisë, Evangelos Venizelos. Atleti me origjinë shqiptare është një zgjedhje personale e Venizelos. Sipas mediave në Greqi, Venizelos kërkon të tregojë simbolikë të fuqishme me zgjedhjen e Dhimës, simbolikë e cila korrespondon me imazhin e sportistit në Greqi. Pirro Dhima është atleti më i mirë grek i të gjitha kohërave me katër medalje Olimpike dhe një ndikim të fortë social në shtetin fqinj. Ai është gjithashtu edhe njeriu i cili nxori nga “bataku” peshëngritjen greke, pas shpërthimit të skandalit për përdorimin e substancave të ndaluara. Pirro Dhima është gjithashtu një oficer në ushtrinë greke, i cili merret më së shumti me aktivitetet sportive në rradhët e Forcave të Armatosura. Lista e plotë 1. Pirro Dimas 2. Fofi Genimmata 3. Nikos Androulakis 4. Theodore Kariotes 5. e diel Stamadianou 6. Athanasios Tsaftaris 7. Tasos Flampoura 8. Artemis Papadakou 9. Sotiris Giasoukas 10. Anna Pantos 11. Francis Brilakis 12. maria Anagnostopoulou


Si e keni përjetuar titullin kamion bote?

Nuk ka gjë më të bukur të jesh kampion bote dhe jo për një herë. Jam kampion që nga '92-shi. Puna është ta mbash titullin. Përballë ke një ushtri, një numër të madh sportistësh që stërviten pa reshtur për të marrë atë titull që ti duhet ta mbrosh me punën tëndë. Në këtë garë është puna ime 10-vjeçare që shpresoj ta mbyll sërish me një medalje nderi.

Dhe sa do të garojë Pirro Dhima në peshëngritje?

...Mosha ime shënon kulmin në këtë sport. Pas kësaj moshe fillon rënia. Kam 25 vjet karrierë dhe mendoj se ka ardhur koha të shkëputem nga ky sport.

Ka miq kampioni në Tiranë dhe në Shqipëri?

Po, është e vërtetë që kam shumë miq e shokë. Kam trainerin tim Zef Kovaçi, mikun tim Fidel Yllin, Florian Fidonin, Adem Toskën, Mirjan Hakanin dhe shumë të tjerë të cilët mund të mërziten se nuk po ua përmend emrat. Dhe në Athinë kam takuar shumë shqiptarë që i kam bërë miq e më kanë mik, që i kam ndihmuar e më kanë ndihmuar.

Largimi i Pirro Dhimës nga Shqipëria, pasi ka hipoteza dhe emërtime të shumta?
Në ato vite ikën shumë shqiptarë nga vendi i tyre. Unë nuk ika me ambasadat. U largova më vonë. Si gjithë shqiptarët që ikën në emigrim, ashtu ika edhe unë. Por ajo që më ka dëshpëruar më shumë është shkolla.

Pse ky zhgënjim?

Unë doja të hyja në Institutin e Fizkulturës në Tiranë. Sapo isha kthyer nga Danimarka. Isha 17 vjeç dhe bëja pjesë në ekipin e të rriturve dhe kthehesha që andej me rezultat të mirë. Zura vendin e katërt. Kur doja të hyja në shkollë më thanë shko dhe kap normat se Shqipëria ka nevojë për të gjitha.

Fituat dhe u regjistruat?
Jo, nuk ndodhi ashtu si unë dëshiroja. Unë arrita 32 pikë kur dhashë normat. Duhej dhe një pikë që të hyja në shkollë. Por për këtë pikë nuk më lejuan të regjistrohem.

E ndërpretë stërvitjen?

Jo. Nga klubi "17 Nëntori" në atë kohë vetëm tre veta bënim stërvitje, të tjerët kishin ikur.

Pastaj vendoset të largoheshit?
Shkolla më mërziti shumë shpirtërisht dhe psikologjikisht. Bisedova dhe me vëllanë tim Odisenë dhe u largova nga Shqipëria, ndonëse pa dëshirë.

Nga është Pirro Dhima?

Unë kam lindur në Tiranë. Ndërsa babai im është himariot. Mund të them se familja ime ka rrënjë greke. Por unë nuk i kam mohuar dhe nuk i mohoj kurrë ato 19 vite të jetës sime që kam kaluar në Shqipëri. Nuk mund ta bëj këtë gjë.

Interesohesh se çfarë ndodh në Shqipëri?

Pyes pothuaj çdo javë miqtë e mi se si shkojnë punët, si kanë ndryshuar gjërat. Kënaqem kur dëgjoj se kanë ndodhur ndryshime pozitive, që shqiptarët po jetojnë më mirë..

Ju lind dëshira ndodnjëherë të ktheheni?

Kam dashur shumë herë të vij në Shqipëri. Por më në fund e kam vendosur. Pas olimiadës do të kthehem. Kam dëshirë të shoh ish-palestrën e Klubit të Tiranës ku jam stërvitur, ajo mbase është prishur, por më merr malli për vendin. Kur të vij kam dëshirë të eci në këmbë, të shkel ato vende ku kam ecur 19 vjet të jetës sime.

Një mesazh shqiptarëve?

Janë thënë shumë gjëra në emrin tim të cilat nuk janë të vërteta. Kanë folur në emrin e Pirro Dhimës duke abuzuar, kanë bërë thashetheme. Gëzohem që Shqipëria ka bërë hapa të mëdha përpara.


Librat, miqtë dhe dëshirat e kampionit

Leximi i librave më pëlqen, thotë Pirro Dhima. Ndonëse nuk kam shumë kohë, prapë lexoj diçka dhe vazhdimisht. Tani kisha në dorë librin "Jeta e Pirros", shprehet Dhima. Kam lexuar gjysmën e tij. Miqtë i kam të shumtë, thotë kampioni. Flas me miqtë e mi që kam në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Bisedat me Pirron janë të përjavshme nga miqtë e tij. Sportisti thotë se ka bërë miq të shumtë nga Shqipëria edhe pasi ka ikur në Greqi. I ka ndihmuar të gjithë ata që kanë pasur nevojë dhe kanë mbetur shokë të tij. Kjo është jeta ime, thotë ai, jeta me të cilën kanë abuzuar dhe thënë të pavërteta shumë njerëz prej vitesh.


Pirro, ditë dhe natë pas sportit të peshëngritjes

Pirro Dhima është larguar para disa  vitesh nga Shqipëria. Aktualisht gjendet në Greqi dhe ushtron sportin e peshëngritjes ku ai është kampion. Kam tre fëmijë, thotë kampioni. Dy vajza, Elenin dhe Marian dhe djalin Viktorin. Dita e tij është e programuar vetëm me sportin. Jetoj pothuaj si një robot, thotë Pirro. Çohem që në mëngjes herët, fillon stërvitja për tre orë radhazi. Kafe, bukë, gjumë, pastaj stërvitje prapë. Gjithnjë i grumbulluar nëpër hotele pas ekipit. Shumë pak kohë pranë familjës, fëmijëve, gruas. Por tashmë Dhima mendon të tërhiqet, pasi lodhja ka bërë terren.

Piros dimas in dion.jpg

Kush është Pirro Dhima

Pirro Dhima ka qenë kampion bote në peshëngritje. Në moshën e 19-vjeçare ai është larguar nga Shqipëria për të ikur në Greqi. Pikërisht në këtë moshë ai theu të gjitha rekordet kombëtare dhe Shteti ynë i paaftë për të trajtuar sportistët cilësorë e lejoi atë të konkurronte për një vend tjetër. Me të shkuar në Greqi ai u shpall kampion bote në peshën deri në 85 kilogramë, duke ngritur 200 kilogramë në stilin e shkëputjes. Njëkohësisht ai barazoi edhe rekordin botëror. Në podin e fituesve u ngrit flamuri grek dhe u këndua himni grek, por Pirroja pohonte shpesh se vinte nga Shqipëria. Vitet e fundit ai u dëmtua dhe nuk konkurroi. Eshtë i martuar me një vajzë greke dhe sërish nuk e mohon origjinën e tij.

http://en.wikipedia.org/wiki/Pyrros_Dimas

http://sports.espn.go.com/oly/summer08/fanguide/athlete?athlete=3168

CILI ISHTE SHQIPTARI PIRRO DHIMA NË SHQIPËRI?


Shumë sportdashës – edhe shqiptarë, sidomos të rinj – besojnë se Pirro Dhima të ketë qenë një qytetar i dëshpëruar, i cili gjatë krizës shqiptare të vitit 1991, ka emigruar në Greqi për t’i dhënë fund një dimri, dhe se atje ai ka zbuluar peshëngritjen, duke u bërë një nga sportistët më të lavdishëm të të gjithë kohërave: titullar i tri Medaljeve të Arta rresht në Olimpiada (Barcelonë 1992, kateg. 75-82.5 kg; Atlanta 1996, kat. 76-83 kg; Sidnei 2000, kat. 77-85 kg); dhe madje edhe Bronz në Athina 2004: 77-85 kg – arritje që i kanë shumë pak njerëz. Por gjithçka tjetër këtu është po aq e vërtetë. Pirro Dhima kur i takoi të binte në përkdheljet e funksionarëve grekë, ishte prej kohësh një peshëngritës i afirmuar dhe plot vlerë në atdhe dhe jashtë tij: një peshëngritës i shkollës së madhe shqiptare. Dhima dhe shqiptari tjetër i emigruar në Greqi, Luan Shabani (ky i fundit për mirë dhe jo) krijuan pres asgjâsë peshëngritjen helenike.

Ripërshkojmë karrierën e artë të Dhimës në Shqipëri.

Pirro Dhima ka lindur në Tiranë më 13 tetor 1971. Ndjek shkollën “Bardhyl Popa” në Elbasan. Fillon veprimtarinë e tij 11 vjeç (136 centimetra shtatlartësia) në skuadrën e peshëngritjes “Studenti”. Në fillim të 1986 regjistrohet në klubin “17 Nëntori” dhe debuton në nivel kombëtar në moshën 14 vjeç e 6 muaj në Turneun e të Rinjve “Qemal Stafa”, zhvilluar në Tiranë nga 22-25 pril 1986, në kategorinë 52-56 kg për pionierët, duke u renditur i dyti. Qysh atëherë, në Shqipëri, Dhima nis ngjitjen drejt një serie të panumurt triumfesh mbresëlënëse dhe rekordesh.

I shohim së bashku: 
Tituj kombëtarë:
1. Kampion për pionierët më 1986 (Fier, 10-12 korrik): 52-56 kg (shkëputje, shtytje, dygarësh).

2. Kampion i të rinjve, 1986 (Elbasan, 18-19 nëntor): 56-60 kg në të tre ushtrimet.

3. Kampion i të rinjve, nëntor 1987 (Elbasan, 25-26 nëntor): 60-67.5 kg në të tre ushtrimet. Qysh nga ky çast dhe më mbas, Pirro Dhima, me lejën e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes edhe pse është i të rinjve, merr pjesë edhe në të gjitha garat e të rriturve.

4. Merr pjesë në Kampionatin Kombëtar të të Rriturve për ekipet (Tiranë, 24-27 qershor 1988) dhe në kategorinë e tij (67.5-75 kg: tre ushtrimet) renditet i dyti mbas Muharrem Berishë, duke lënë mbrapa 24 vetë.

5. Kampion i të rinjve, nëntor 1988 (Elbasan, 12-13 nëntor): 75-82.5 kg në të tre ushtrimet.

6. Në Kupën e Republikës të të rriturve me ekipe (Durrës, 27-30 mars 1989) fiton vendin e parë në kategorinë 75-82.5 kg (në të tre ushtrimet) duke thyer rekordin kombëtar të të rriturve të Erlin Nikollës, vendsour qysh më 1984: 17 Nëntori i Dhimës fiton Kupën e Republikës.

7. Në Kampionatin Kombëtar vetjak (të rritur) (Tiranë, 10-12 korrik 1989), Dhima tejkalon gjithçka, dhe prej të rinjve vendos rekorde kombëtare edhe për të rritur në kategorinë 75-82.5 kg.

8. Në garat e peshëngritjes për Spartakiadën IV Kombëtare (Tiranë, 26-28 tetor 1989), Pirro Dhima fiton Medaljen e Artë në kategorinë 75-82.5 kg.

9. Më 2 shkurt 1990 mbërrin vendin e 5-të në referendumin popullor 10 Sportistët më të mirë 1989 të të dyhershmes në javë «Sporti popullor» drejtuar nga Besnik Dizdari.

10. Renditet i pari në Garën Kombëtare (Tiranë, 6-9 mars 1990) né kategorinë 82.5-90 kg (në të tre ushtrimet).

11. Më 12 prill 1990 Pirro Dhima (kategoria 82.5-90 kg) me 367 pikë fiton Kupën e FSHF, midis 22 peshëngritësve më të mirë të të gjitha peshave; i 2-ti Luan Shabani 366, i 3-ti Fatmir Bushi 359.

12. Renditet i pari në Garën Kombëtare (Tiranë, 26-28 qershor 1990) në kategorinë 82.5-90 kg (në të tre ushtrimet).

13. Më 12 shtator 1990, BFSSH i jep Pirro Dhimës titullin “Mjeshtër Sporti”.

14. Më 17 tetor 1990 Dhima merr pjesë vetëm me të rriturit.

15. Në Kampionatin Kombëtar ekipor (Durrës, 23-28 tetor 1990) Dhima diskuton garën e tij të parë vetëm si i rritur, duke fituar në kategorinë 82.5-90 kg (në tre ushtrimet); ekipi i tij “17 Nëntori”, fiton titullin kombëtar.

16. Kampionatit Kombëtar vetjak i të rriturve (Elbasan, 21-23 nëntor 1990) Dhima fiton titullin e tij të dytë të kampionit kombëtar në kategorinë 82.5-90 kg në të tre ushtrimet.

17. Më 4 janar 1991 zë vendin e tretë në referendumin popullor 10 Sportistët më të mirë 1990 nga e përdyherëjavëshmja «Sporti popuIlor» drejtuar nga Dizdari.

Pjesëmarrja në veprimtaritë ndërkombëtare:

1. Pirro Dhima merr pjesë në Kampionatin IV Ballkanik të Rinjve (Selanik, 26-28 gusht 1988): renditet i 5-ti në kategorinë 75-82.5 kg; Shqipëria është Nënkampione, mbas Bullgarisë (grekët hedhin vështrimin te Dhima).

2. Dhima fiton medaljen e artë në kategorinë 67.5-75 kg nëTurneun e të Rinjve ne Selanik (29-30 tetor 1988).

3. Dhima fiton tri medalje të arta në Kampionatin V Ballkanik të të Rinjve (Kladovo, Jugoslavi, 21-23 korrik 1989) në të tre ushtrimet e kategorisë 75-82.5 kg (22 korrik); më 23 korrik Shqipëria e stërvitur prej Ferid Berberit dhe Hektor Shaqirit, është Kampione e Ballkanit.

4. Në Kampionatin e 62-të Botëror (të rritur) dhe në të Kampionatine 68-të Evropian (Athinë, 16-23 shtator 1989), juniori Dhima në kategorinë 75-82.5 kg renditet i 8-ti në Evropë dhe i 12-ti në botë, duke lënë mbara shumë të rritur dhe duke prëmirësuar rekordet kombëtare; Shqipëria e stërvitur nga Niko Bruneci dhe Zef Kovaçi, është 4-ta në Evropë dhe 13-ta në Botë, duke lënë mbrapa edhe SHBA-në.

5. Kupa e Evropës për kombet (Sofia, 16-17 dhjetor 1898) midis 6 shteteve më të fortë të Evropës (nuk ishte Greqia), Dhima renditet i 5-ti në kategorinë 75-82.5 kg; Shqipëria e stërvitur nga Buneci renditet e treta me 1211.60 pikë, i dyti BRSS me vetëm 5.31 pikë më tepër, e para është Bullgaria. Në këte çast, 18 vjeç dhe 65 ditësh, ai kishte vendosur 40 rekorde kombëtare për të rinjtë dhe 22 rekorde kombëtare të të rriturve.

6. Dhima fiton Medaljen e Artë në Turneun Ndërkombëtar “Tofalo Kakushi” (Athinë, 23-25 shkurt 1990) në kategorinë 82.5-90 kg.

7. Në Kampionatin e 69-të të Evropës për të rritur (Alborg, Danimarkë, 13-20 maj 1990), juniori Dhima në kategorinë 75-82.5 kg renditet i4-ti në Evropë; Shqipëria e stërvitur prej Bunecit dhe Kovaçit, i çudit të gjithë duke u renditur e 3-ta në Evrope. Mbas Bashkimit Sovjetik dhe Bullgarisë. Agron Haxhihysenit, Fatmir Bushit dhe Pirro Dhimës, Federata Kontinentale iu jep titullin Mjeshtër i Evropës në peshëngritje.

8. Dhima fiton tri medalje të arta në Kampionatin IV Ballkanik të të Rinjve (Korçë, 20-22 korrik 1989) në të tre ushtrimet e kategorisë 82.5-90 kg (22 korrik); më 22 korrik Shqipëria e stërvitur prej Berberit dhe Shaqirit rikonfirmohet Kampione e Ballkanit (Greqia është e fundit).

9. Kupa Ndërkombëtare në Turqi (Salaria, 21-23 shtator 1990); Dhima fiton tri medalje të arta në të tre ushtrimet e kategorisë 82.5-90 kg.

10. Kupa e Evropës për kombet (Antalia, Turqi, 1 dhjetor 1990) midis gjashtë Kombëtareve më të mira të Evropës (nuk është midis tyre Greqia): Pirro Dhima, Luan Shabani dhe Fatmir Bushi, të stërvitur nga Kovaçi e Berberi e çojnë Shqipërinë në vendin e dytë në Evropë, duke sanksionuar madhështin shqiptare; Shqipëria zë vendin e dytë në Evropë mbas Bullgarisë.

Më 29 prill 1991, Nr. 34 i «Sportit popullor», shkruan në aperturë si artikullin e parë (Peshëngritje – Fatmir Bushi më i miri): «Për të patur një mendim të kualifikuar, biseduam me kryetarin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Vojo Dervishi, i cili na tha se megjithate eksodi më tepër se çdo sport goditi peshëngritjen, kam besim për suksese të reja».

Pirro Dhima kishte emigruar midis janarit dhe marsit 1991, por peshëngritja shqiptare vazhdonte të kishte suksese. Tash prër tash mund të them vetëm se gjatë Kampionatit të 70-të Evropian (Wladyslawowo, Poloni, 24-31 maj 1991), Shqipëria pa Dhimën, Shabanin e të tjerë, arriti vendin e 8-të (167 pikë), Greqia ishte e 12-ta (92 pikë), dhe Italia e 13-ta (91 pikë)... Mirëpo kështu kalojmë në një histori tjetër që kishte filluar qysh prej vitit 1948, saktësisht 60 vjet më parë...

Foto e parë e Dhimës në shtypin shqiptar


«Sporti popullor», N. 17, 28 prill 1986, f. 2



Dimas Pyrros (GRE)


DatumWKOrtKGREISSENSTOSSENZK
1.2.3.Pl.1.2.3.Pl.kgPl.
15.08.2004OSAthen (GRE)83.15170.0-175.0175.0.202.5-205.0-207.5.377.53.
24.04.2004EMKiew84.70165.0-170.0170.06.-200.0200.0205.05.375.05.
15.09.2000OSSydney (AUS)84.06-175.0-175.0175.0.210.0215.0-218.5.390.01.
26.04.2000EMSofia (BUL)84.70167.5-170.0170.04.200.0-205.0-205.07.370.04.
22.11.1999WMAthen (GRE)84.83175.0180.5-182.51.207.5-212.5-212.53.387.52.
09.11.1998WMLahti (FIN)84.28172.5-178.0178.02.-207.5210.0-212.52.387.51.
28.04.1998EMRiesa (GER)84.10-167.5167.5172.52.200.0205.0-210.03.377.52.
28.03.1998EURum - Innsbruck(AUT)84.90160.0-167.5-167.51.190.0-200.0-200.01.350.01.
20.07.1996OSAtlanta (USA)82.06172.5175.0180.0.202.5207.5213.0.392.51.
17.11.1995WMGuangzhou (CHN)82.10170.0172.5-175.02.207.5-212.5212.51.385.01.
25.05.1995EMWarschau (POL)82.55177.50.00.01.210.00.00.01.387.51.
20.11.1994WMIstanbul (TUR)82.58167.5172.5-178.53.-200.0-200.0-200.099.0.099.
10.11.1993WMMelbourne (AUS)82.46170.0175.0-177.51.-202.5202.5-205.04.377.51.
15.04.1993EMSofia (BUL)81.60170.00.00.02.200.00.00.05.370.03.
20.07.1992OSBarcelona (ESP)81.80162.5-167.5167.5.202.5-207.5-207.5.370.01.
15.04.1992EMSzekszard (HUN)82.25165.00.00.03.202.50.00.03.367.53.

2013-10-15

“Reklamohen si disidentë, nga ata që kanë qenë vrasës të pështirë, ata me plumb pas koke”

“Naimi” boton “takim me shkrimtarët” nga Fiona Kopali.

“Reklamohen si disidentë, nga ata që kanë qenë vrasës të pështirë, ata me plumb pas koke”

Një faqe fletoreje e shkruar me shkrim dore, një dokument i shtypur në makinë shkrimi, një fotografi e vjetër…
Gjithçka merr një vlerë të veçantë në një album kushtuar shkrimtarëve. Në fillim ishte një ide e mësuesit të tyre të letërsisë, Arshin Xhezo dhe, pas kësaj, erdhi entuziazmi i takimit me shkrimtarët. Nuk ishte edhe aq e thjeshtë të intervistoje njerëzit e famshëm të letrave shqipe, t’u incizoje zërat, të mblidhje relikte, foto, dorëshkrime apo autografe të tyre… Kishte edhe nga ata të vështirët, pas të cilëve iu desh të rendnin për muaj me radhë… Nga një projekt i shkollës së gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, ai u kthye në një libër me autore Fiona Kopalin, tashmë studente për Jurisprudencë. Projekti nistor u pasurua me materiale të tjera edhe të autorëve që nuk jetojnë më, që zbulojnë një pjesë të karakterit apo të jetës së shkrimtarit. Në të përfshihen autorë, si Faik Konica, Fan Noli, Gjergj Fishta, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu, Luljeta Lleshanaku, Matteo Mandalà, Shaban Sinani, por edhe përfaqësues të letërsisë botërore, si Ernest Heminguej, Gabriel Garsìa Markez, Rudyard Kipling. Takimin me shkrimtarët shqiptarë ajo e ka përshkruar krejt natyrshëm, ashtu siç ka ndodhur, pa fshehur dozat e naivitetit apo të padurimit të një të riu. Ja një fragment nga përshkrimi i takimit me Kadarenë në shtëpinë e tij:
“…Ju jeni gjimnaziste, ë? Po, te “Gjuhët e huaja”. Nxënësve u ka rënë ca interesi për të studiuar gjuhë të huaja. Në Shqipëri dëgjoj kudo: “ka rënë, ka rënë…”. Çfarë është ngritur në Shqipëri?! Epo, i thamë, nxënësit nuk njohin vargjet e Poradecit, por dinë përmendësh këngë mediokre. Kjo është një dukuri e njohur botërore, por është për të ardhur keq. Brezi i ri po helmohet nga ky bombardim. I takon atij ta ndryshojë këtë Shqipëri. Nga ky brez pritet. Por, kur ky ushqehet me banalitete…”.
Nga libri “Takim me shkrimtarë”, botim i shtëpisë botuese “Naimi”, po shkëpusim intervistën me shkrimtarin Ismail Kadare, ku ai ka shuar kuriozitetin e të rinjve për tekstet e letërsisë, për ato në diktaturë dhe ngutjen e të rinjve për t’u bërë pjesë e tyre.

Sipas jush, ku qëndron misteri apo magjia e letërsisë, që, me gjithë “bombardimin” e TV-ve, kompjuterit, internetit, kinemasë etj., përsëri letërsia mbetet ajo që ka qenë?
Natyrisht që unë si shkrimtar do ta mbroj letërsinë në të gjitha rrethanat. Megjithatë, jam i bindur se letërsia dhe libri gjithmonë do të kenë vendin e vet të parapëlqyer te njerëzit. Në këtë botë ka disa gjëra të pazëvendësueshme.
Si e kujtoni letërsinë dhe lëndën e letërsisë kur ishit gjimnazist? Po shokët e klasës, të shkollës dhe profesorët tuaj, si i kujtoni?
E kujtoj me shumë gëzim gjithçka që lidhej me letërsinë dhe librat. Ishte një nga gëzimet e sigurta, nga ata që nuk të braktisin kurrë.
Kemi dëgjuar që gjithmonë keni treguar vëmendje e shqetësim për tekstet e letërsisë në shkollë. Madje, në kohën e diktaturës i keni denoncuar edhe në shtyp zyrtarët e lartë, përgjegjës për cilësinë e tyre të dobët. Ç’mendoni për tekstet e sotme?
Kjo është e vërtetë. Shumë njerëz kanë qenë të shqetësuar për tekstet e letërsisë. Ky shqetësim lidhej me të tjera, shumë më dramatike. Ngandonjëherë, çështja dukej tepër e ndërlikuar, gati-gati e pazgjidhshme. Te tekstet pasqyrohej një krizë e ndjeshme morale, pavarësisht nga optimizmi i tyre i jashtëm. Tekstet e sotme nuk më ka qëlluar t’i ndjek.
Në tekstet tona të letërsisë ka një protokoll dhe hierarki të ngrirë prej dekadash dhe në to nuk përfshihen poetë e prozatorë të talentuar të rinj, siç vazhdojnë të quhen, por që janë pesëdhjetëvjeçarë. Ç’mund të na thoni?
Ky është një problem që ngjan i përjetshëm. Në tekstet shkollore të shumicës së vendeve shkrimtarët e rinj hyjnë me vështirësi. Mendoj se nuk është aq dramatike sa ç’duket. Vetvetiu letërsia kërkon një farë kohe për të shfaqur vlerat e veta të qëndrueshme. Natyrisht, nuk është mirë që tekstet të jenë arkaike, me shkrimtarë që koha nuk i përligj më. Por, edhe te nguti i shkrimtarëve për të hyrë në tekstet shkollore nuk shoh ndonjë gjë për t’u lakmuar. Një shkrimtari të ri, të talentuar, nuk besoj se i rri në mendje nëse ka hyrë apo s’ka hyrë në tekstet shkollore. Fati i tij si shkrimtar nuk varet aspak nga kjo.
Profesori ynë i letërsisë mendon se për të gjykuar një vepër letrare nuk ka kurrfarë rëndësie jeta e autorit, meritat, veset, bindjet politike, vendi apo koha kur është krijuar. Cili është mendimi juaj?
Përgjithësisht ka dy mendime lidhur me këtë problem. I pari, se autori duhet kërkuar kryesisht te vepra, pavarësisht nga gjithçka tjetër jashtëletrare. Mendimi i dytë është se vepra dhe jeta e autorit janë të pandara.
Këtë mendim të dytë e ka bërë më të theksueshëm shekulli XX, me dy rrebeshet kryesore te tij: fashizmin dhe komunizmin. Ishin një provë e rëndë për njerëzimin, pasojat e të cilëve ende nuk janë kapërcyer. Mendimi im është se pasqyra themelore e një autori është në radhë të parë vepra e vet. Ndërkaq, rrebeshet që përmenda më lart kanë kushtëzuar, gjithashtu, peshën e moralitetit në jetën e shkrimtarit. Jemi ende pranë tragjedisë, ndaj është herët, e ndoshta do të jetë gjithmonë herët, për të thënë se ne jemi shpërfillës për tmerret që kanë ndodhur. Qytetërimi europian, ai qytetërim ku ne bëjmë pjesë, nuk e lejon kapërcimin e kufirit të gjykuar prej tij të pakapërcyeshëm. Thënë shkurt, shkrimtarët që, pa u detyruar nga rrethanat (torturat etj.), kanë futur në burg kolegët e tyre, ata që kanë marrë pjesë në krime drejtpërdrejt, e kanë humbur të drejtën e të qenët qytetar i Republikës së Letrave. Por ju s’duhet të bëheni merak se thesari botëror ose thesari ynë shqiptar i letrave nuk rrezikon të humbasë ndonjë vlerë kushedi çfarë.
Historia ka treguar se talentet e mëdha nuk kanë marrë pjesë kurrë në krime të tilla të neveritshme. Një poet i madh, ndoshta më i madhi i gjuhës angleze, Ezra Paund, zë kreun e vendit midis të dënuarve pas rënies së fashizmit. Ai u dënua mizorisht, ndoshta me shumë se ç’peshonte faji i tij. Ishte kjo arsyeja që kolegët e tij në gjithë botën kërkuan falje për të. Faji i tij ishte se pati fatkeqësinë të pranonte fashizmin dhe të fliste në Radio Roma në kohën e Musolinit. Ishte, natyrisht, e rëndë për një poet të njohur. Por ishte, megjithatë, shumë larg atyre që kanë vrarë njerëz me duart e tyre, madje me plumb në kokë. Te ne në Shqipëri ka një çoroditje lidhur me këtë problem. Kërkohet ose dënimi i skajshëm, ose falje e skajshme. Kështu, për shembull, në emër të një liberalizmi të tepruar janë futur në tekstet tona shkollore, madje të reklamuar ndonjëherë si disidentë, bashkëpunëtorë të Sigurimit, e që kanë qenë vrasës të pështirë, ata me plumb pas koke. Kjo është e padurueshme.
Shumë studiues letërsie, shqiptarë apo të huaj, e kanë shprehur dhe po e shprehin mendimin e tyre. Po mendimi juaj për ta cili është?
Shkrimtarët, zakonisht, nuk japin mendime për studiuesit, e sidomos studiuesit që merren me të. Mendoj se bëjnë mirë.

Nga Flori Bruqi:Urime ditëlindja prijetari ikombit Sali Berisha

2
Ish kryeministri, Sali Berisha ka festuar sot 69-vjetorin e lindjes. Suprizat për ish kreun e qeverisë kanë qenë të shumta, ndërsa ai ka veçuar njërën prej tyre, atë të Forumit Rinor të PD-së, një buqetë me lule, ku ishte formuar logoja e Partisë Demokratike.

1
Lulet nga Forumi i PD-së

3


4

“ Të dashur miq, sot unë festoj ditëlindjen. Kjo është mbi të gjitha një ditë urimi më të perzemërt dhe mirënjohjes më të thellë: – para së gjithash për Zotin, që më dha mundësi të festoj ditëlindjen time të 69-të në shëndet dhe përkushtim të plotë; – për familjen time që me dashurinë, mbështetjen, sakrificën e pakufishme ka qenë dhe është Eleksiri i vërtetë i jetës dhe i çdo gjëje që unë kam arritur gjatë saj; – për të gjithë miqtë dhe bashkëpuntorët e mi, vjaza, djem, burra, gra të mrekullueshëm që me bashkëpunimin luajal dhe mbështetjen e tyre të çmuar kemi ndërtuar dhe do ndërtojmë së bashku ëndrrat dhe idealet tona më fisnike. Por unë kam sot një urim të përzemërt dhe miqësor për të gjithë miqtë e rrjetit tonë social që festojnë sot ditëlindjen. Le tu urojmë së bashku atyre, jetë të gjatë, plotë gëzime, shëndet, suksese dhe mbarësi për veten dhe familjet e tyre. GËZUAR!!”- ka shkruar Berisha sot në Facebook.

5

Lindur me 15 tetor, 1944, Sali Berisha u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 1967. Ai u specializua në degën kardiologji dhe më pas u emërua si asistent/profesor mjekësie në të njëjtin universitet dhe mjek kardiolog në Spitalin e Përgjithshëm të Tiranës. Gjatë viteve ’70, z. Berisha u dallua për punën kërkimore në fushën e kardiologjisë në Shqipëri dhe u emërua profesor kardiologjie në universitetin e Tiranës. Në vitin 1978 ai fitoi një bursë nëntë muajore nga UNESCO për studime të avancuara dhe trainime në Paris. Pas kthimit në Shqipëri, Berisha filloi një program kërkimor për homodinamikën që tërhoqi vëmendjen e shumë kolegëve europianë. Në vitin 1986 u zgjodh anëtar i Komitetit Europian për Kërkime Mjeksore me qendër në Kopenhagën, me të cilin punoi për përpunimin e strategjive kërkimore shkencore “Shëndet për të gjithë”. Studimet shkencore ndërkombëtare në kardiologji të z. Berisha ishin origjinale dhe të rëndësishme; ato u botuan në gazeta dhe revista mjekësore prestigjoze në Europën Perëndimore. Në vitin 1989 iu dha titulli Profesor në Universitetin e Tiranës.


9

Me vdekjen e diktatorit Enver Hoxha në vitin 1985, Sali Berisha shpresonte se udhëheqësi i ri i vendit, Ramiz Alia do të ndryshonte rrugën e paraardhësit të tij dhe politikës Staliniste dhe do të inkurajonte ndryshimin. Por, së bashku me një numër që rritej dita-ditës intelektualësh, studentësh dhe punëtorësh të rinj, ai u zhgënjye kur këto shpresa nuk i’u realizuan. Në vitin 1989, ndërkohë që vendet e Europës Lindore filluan të braktisnin komunizmin, z. Berisha dhe avokatë të tjerë të reformës u bënë më të hapur në thirrjet e tyre për ndryshim në Shqipëri. Në tetor 1989 në një intervistë në Televizionin Shqiptar, z. Berisha e nxiti regjimin të fillonte një program të gjerë liberalizimi por intervista e regjistruar nuk u lejua të transmetohej. Të fillim të vitit 1990, Berisha e nxiti regjimin të zgjeronte qëllimin e reformave përfshi dhe krijimin e një sistemi politik demokratik shumëpartiak dhe të një ekonomie tregu. Në fillim të viteve ‘90, z. Berisha ishte dalluar si një nga personat më respektuar të lëvizjes për reformë në Shqipëri.

Në një intervistë për gazetën e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë, intervistë e cila u botua gjithashtu dhe në shtypin ndërkombëtar, Berisha kërkoi që të merrnin fund barrierat e mbetura ndaj lirisë së mendimit dhe shprehjes, që shqiptarëve t’u garantohej e drejta të udhëtonin lirisht brenda dhe jashtë vendit, dhe që Shqipëria të braktiste politikën e saj të jashtme izoluese. Në gusht të vitit 1990 në një takim të intelektualëve të vendit të mbledhur nga Presidenti Ramiz Alia, z. Berisha e nxiti Partinë e Punës së Shqipërisë të hiqte nenin 3 të Kushtetutës komuniste i cili sanksiononte që Partia e Punës kishte pushtet të plotë, të njihte Kartën e të Drejtave të Njeriut, të hartonte një Kushtetute të re demokratike, dhe të hiqte të gjitha monumentet e Stalinit në të gjithë vendin. Në një artikull të botuar në gazetën “Bashkimi” me 17 shtator të vitit 1990, z. Berisha dënoi, ato që ai i quajti “reforma kozmetike” të regjimit të Ramiz Alisë, të cilat i kishin shërbyer vetëm përkeqësimit të gjendjes në vend. Pa pluralizëm politik, argumentoi ai, nuk mund të ketë demokraci të vërtetë në Shqipëri.

Në dhjetor të vitit 1990, z. Berisha u bashkua që ditën e parë me demonstratat e studentëve që detyruan qeverinë të miratonte krijimin e një sistemi shumëpartiak. Z. Berisha u bë drejtuesi i Partisë Demokratike (PD), partia e parë dhe më e madhja e opozitës së re. Ai u zgjodh zyrtarisht kryetar i PD-së në shkurt të vitit 1991 në kongresin e parë kombëtar të partisë. Megjithëse PD-ja nuk ishte në gjendje të krahasohej me burimet financiare dhe organizative të PPSH-së, në zgjedhjet parlamentare në mars të vitit 1991 fitoi 39% të votave popullore dhe doli si partia kryesore e opozitës në Kuvendin Popullor.


8

Megjithatë kur qeveria e re e PPSH-së nuk ishte në gjendje të qeveriste vendin pas shpërthimit të grevave të përgjithshme të organizuara nga bashkimi i sindikatave jo-komuniste, PD-ja ra dakort të merrte pjesë në një qeveri koalicioni të mandatuar për të zgjidhur problemet dhe të përgatitej për zgjedhje të reja. Në dhjetor të vitit 1991 z. Berisha dhe PD-ja, të shqetësuar nga përkeqësimi i ekonomisë, mosfunksionimi i ligjit dhe rregullit dhe raportet për korrupsion zyrtar, u tërhoqën nga koalicioni qeverisës dhe kërkuan zgjedhje të reja. Zgjedhjet parlamentare të marsit të vitit 1992 rezultuan në një ndryshim dramatik të rezultateve të vitit të mëparshëm, ku Partia Demokratike fitoi 62% të votave popullore dhe 92 nga 140 vende në Kuvendin Popullor. Pas dorëheqjes së Presidentit Alia, Kuvendi Popullor i dominuar nga PD-ja, me 8 prill 1992, zgjodhi Sali Berishën si Presidentin e parë të shtetit post-komunist.


Topalli

Pas zgjedhjes së tij si President i Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha dhe qeveria e re demokratike u përfshinë në një gamë të gjerë reformash politike, ekonomike, institucionale, legjislative dhe reformash të gjithanshme. Kështu, privatizimi i plotë i tokës dhe banesave, si dhe i kompanive shtetërore të vogla dhe të mesme u krye gjatë periudhës ’92-’96; çmimet dhe kursi i këmbimit u liberalizuan plotësisht dhe Shqipëria ndryshoi nga një vend me shkallë inflacioni 3 shifror dhe nje rënie të rritjes ekonomike me -20%, në një vend me shkallë inflacioni një shifror dhe me një mesatare të rritjes ekonomike prej 9% në vitin 1992 dhe ku në ’93 –’96, 75% e GDP-së arrihej nga sektori privat.



7


Shqipëria u hap ndaj perëndimit; ajo u bë anëtare e Këshillit të Europës në vitin 1995; nënshkroi Marrëshveshjen për Paqe dhe Partneritet në vitin 1993 dhe vendosi bashkëpunim të ngushtë me vendet e BE-së dhe SHBA-në. Të gjitha ligjet e diktaturës komuniste u zëvëndësuan me ligje të reja të standarteve europiane dhe u krijuan një seri institucionesh, të cilat nuk ekzistonin më parë, si Gjykata Kushtetuese dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Në vitin ’97, menjëherë pas revoltave të organizuara nga ish-komunistët, të cilët përfituan nga rënia e skemave mashtruese piramidale, z. Berisha dha dorëheqjen nga Zyra e Presidentit, dhe PD-ja kaloi në parti opozitare në zgjedhjet parlamentare. Më pas ai u zgjodh Kryetar i Partisë Demokratike dhe këtë pozicion e mban nga viti ’97 deri më sot, i rizgjedhur në prill 2005.


6

Z. Berisha drejtoi koalicionin e partive të qendrës së djathtë në zgjedhjet e përgjithshme politike të mbajtura në pesë raunde në periudhën qershor-gusht 2001. Megjithëse misioni vëzhgues ndërkombëtar OSBE/ODIHR i quajti këto zgjedhje të manipuluara, koalicioni fitoi 37% të votave. Me 3 korrik 2005, Sali Berisha drejtoi koalicionin e pesë partive të qëndrës së djathtë, të cilat fituan një mazhorancë prej 74 deputetësh nga 140 gjithsej në Kuvend. Ai u emërua Kryeministër i Shqipërisë me 8 shtator 2005, më një shumicë prej 81 votash në parlament. Ai është i martuar me znj. Liri Berisha, e cila është pediatre dhe kanë dy fëmijë, një vajzë, Argitën, dhe një djalë, Shkëlzenin. Ai zotëron mirë gjuhën angleze, frënge, italiane dhe ruse.

Ismail Kadare: Në tekstet e letërsisë, njerëz të Sigurimit



“Naimi” boton “takim me shkrimtarët” nga Fiona Kopali.

“Reklamohen si disidentë, nga ata që kanë qenë vrasës të pështirë, ata me plumb pas koke”

Një faqe fletoreje e shkruar me shkrim dore, një dokument i shtypur në makinë shkrimi, një fotografi e vjetër…
Gjithçka merr një vlerë të veçantë në një album kushtuar shkrimtarëve. Në fillim ishte një ide e mësuesit të tyre të letërsisë, Arshin Xhezo dhe, pas kësaj, erdhi entuziazmi i takimit me shkrimtarët. Nuk ishte edhe aq e thjeshtë të intervistoje njerëzit e famshëm të letrave shqipe, t’u incizoje zërat, të mblidhje relikte, foto, dorëshkrime apo autografe të tyre… Kishte edhe nga ata të vështirët, pas të cilëve iu desh të rendnin për muaj me radhë… Nga një projekt i shkollës së gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, ai u kthye në një libër me autore Fiona Kopalin, tashmë studente për Jurisprudencë. Projekti nistor u pasurua me materiale të tjera edhe të autorëve që nuk jetojnë më, që zbulojnë një pjesë të karakterit apo të jetës së shkrimtarit. Në të përfshihen autorë, si Faik Konica, Fan Noli, Gjergj Fishta, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu, Luljeta Lleshanaku, Matteo Mandalà, Shaban Sinani, por edhe përfaqësues të letërsisë botërore, si Ernest Heminguej, Gabriel Garsìa Markez, Rudyard Kipling. Takimin me shkrimtarët shqiptarë ajo e ka përshkruar krejt natyrshëm, ashtu siç ka ndodhur, pa fshehur dozat e naivitetit apo të padurimit të një të riu. Ja një fragment nga përshkrimi i takimit me Kadarenë në shtëpinë e tij:
“…Ju jeni gjimnaziste, ë? Po, te “Gjuhët e huaja”. Nxënësve u ka rënë ca interesi për të studiuar gjuhë të huaja. Në Shqipëri dëgjoj kudo: “ka rënë, ka rënë…”. Çfarë është ngritur në Shqipëri?! Epo, i thamë, nxënësit nuk njohin vargjet e Poradecit, por dinë përmendësh këngë mediokre. Kjo është një dukuri e njohur botërore, por është për të ardhur keq. Brezi i ri po helmohet nga ky bombardim. I takon atij ta ndryshojë këtë Shqipëri. Nga ky brez pritet. Por, kur ky ushqehet me banalitete…”.
Nga libri “Takim me shkrimtarë”, botim i shtëpisë botuese “Naimi”, po shkëpusim intervistën me shkrimtarin Ismail Kadare, ku ai ka shuar kuriozitetin e të rinjve për tekstet e letërsisë, për ato në diktaturë dhe ngutjen e të rinjve për t’u bërë pjesë e tyre.

Sipas jush, ku qëndron misteri apo magjia e letërsisë, që, me gjithë “bombardimin” e TV-ve, kompjuterit, internetit, kinemasë etj., përsëri letërsia mbetet ajo që ka qenë?
Natyrisht që unë si shkrimtar do ta mbroj letërsinë në të gjitha rrethanat. Megjithatë, jam i bindur se letërsia dhe libri gjithmonë do të kenë vendin e vet të parapëlqyer te njerëzit. Në këtë botë ka disa gjëra të pazëvendësueshme.
Si e kujtoni letërsinë dhe lëndën e letërsisë kur ishit gjimnazist? Po shokët e klasës, të shkollës dhe profesorët tuaj, si i kujtoni?
E kujtoj me shumë gëzim gjithçka që lidhej me letërsinë dhe librat. Ishte një nga gëzimet e sigurta, nga ata që nuk të braktisin kurrë.
Kemi dëgjuar që gjithmonë keni treguar vëmendje e shqetësim për tekstet e letërsisë në shkollë. Madje, në kohën e diktaturës i keni denoncuar edhe në shtyp zyrtarët e lartë, përgjegjës për cilësinë e tyre të dobët. Ç’mendoni për tekstet e sotme?
Kjo është e vërtetë. Shumë njerëz kanë qenë të shqetësuar për tekstet e letërsisë. Ky shqetësim lidhej me të tjera, shumë më dramatike. Ngandonjëherë, çështja dukej tepër e ndërlikuar, gati-gati e pazgjidhshme. Te tekstet pasqyrohej një krizë e ndjeshme morale, pavarësisht nga optimizmi i tyre i jashtëm. Tekstet e sotme nuk më ka qëlluar t’i ndjek.
Në tekstet tona të letërsisë ka një protokoll dhe hierarki të ngrirë prej dekadash dhe në to nuk përfshihen poetë e prozatorë të talentuar të rinj, siç vazhdojnë të quhen, por që janë pesëdhjetëvjeçarë. Ç’mund të na thoni?
Ky është një problem që ngjan i përjetshëm. Në tekstet shkollore të shumicës së vendeve shkrimtarët e rinj hyjnë me vështirësi. Mendoj se nuk është aq dramatike sa ç’duket. Vetvetiu letërsia kërkon një farë kohe për të shfaqur vlerat e veta të qëndrueshme. Natyrisht, nuk është mirë që tekstet të jenë arkaike, me shkrimtarë që koha nuk i përligj më. Por, edhe te nguti i shkrimtarëve për të hyrë në tekstet shkollore nuk shoh ndonjë gjë për t’u lakmuar. Një shkrimtari të ri, të talentuar, nuk besoj se i rri në mendje nëse ka hyrë apo s’ka hyrë në tekstet shkollore. Fati i tij si shkrimtar nuk varet aspak nga kjo.
Profesori ynë i letërsisë mendon se për të gjykuar një vepër letrare nuk ka kurrfarë rëndësie jeta e autorit, meritat, veset, bindjet politike, vendi apo koha kur është krijuar. Cili është mendimi juaj?
Përgjithësisht ka dy mendime lidhur me këtë problem. I pari, se autori duhet kërkuar kryesisht te vepra, pavarësisht nga gjithçka tjetër jashtëletrare. Mendimi i dytë është se vepra dhe jeta e autorit janë të pandara.
Këtë mendim të dytë e ka bërë më të theksueshëm shekulli XX, me dy rrebeshet kryesore te tij: fashizmin dhe komunizmin. Ishin një provë e rëndë për njerëzimin, pasojat e të cilëve ende nuk janë kapërcyer. Mendimi im është se pasqyra themelore e një autori është në radhë të parë vepra e vet. Ndërkaq, rrebeshet që përmenda më lart kanë kushtëzuar, gjithashtu, peshën e moralitetit në jetën e shkrimtarit. Jemi ende pranë tragjedisë, ndaj është herët, e ndoshta do të jetë gjithmonë herët, për të thënë se ne jemi shpërfillës për tmerret që kanë ndodhur. Qytetërimi europian, ai qytetërim ku ne bëjmë pjesë, nuk e lejon kapërcimin e kufirit të gjykuar prej tij të pakapërcyeshëm. Thënë shkurt, shkrimtarët që, pa u detyruar nga rrethanat (torturat etj.), kanë futur në burg kolegët e tyre, ata që kanë marrë pjesë në krime drejtpërdrejt, e kanë humbur të drejtën e të qenët qytetar i Republikës së Letrave. Por ju s’duhet të bëheni merak se thesari botëror ose thesari ynë shqiptar i letrave nuk rrezikon të humbasë ndonjë vlerë kushedi çfarë.
Historia ka treguar se talentet e mëdha nuk kanë marrë pjesë kurrë në krime të tilla të neveritshme. Një poet i madh, ndoshta më i madhi i gjuhës angleze, Ezra Paund, zë kreun e vendit midis të dënuarve pas rënies së fashizmit. Ai u dënua mizorisht, ndoshta me shumë se ç’peshonte faji i tij. Ishte kjo arsyeja që kolegët e tij në gjithë botën kërkuan falje për të. Faji i tij ishte se pati fatkeqësinë të pranonte fashizmin dhe të fliste në Radio Roma në kohën e Musolinit. Ishte, natyrisht, e rëndë për një poet të njohur. Por ishte, megjithatë, shumë larg atyre që kanë vrarë njerëz me duart e tyre, madje me plumb në kokë. Te ne në Shqipëri ka një çoroditje lidhur me këtë problem. Kërkohet ose dënimi i skajshëm, ose falje e skajshme. Kështu, për shembull, në emër të një liberalizmi të tepruar janë futur në tekstet tona shkollore, madje të reklamuar ndonjëherë si disidentë, bashkëpunëtorë të Sigurimit, e që kanë qenë vrasës të pështirë, ata me plumb pas koke. Kjo është e padurueshme.
Shumë studiues letërsie, shqiptarë apo të huaj, e kanë shprehur dhe po e shprehin mendimin e tyre. Po mendimi juaj për ta cili është?
Shkrimtarët, zakonisht, nuk japin mendime për studiuesit, e sidomos studiuesit që merren me të. Mendoj se bëjnë mirë.

Gabriel Garcia Marquez: Shkrimtarët frikë nga “Nobel”, kush e fiton vdes

Ç’mendonte romancieri dy vjet para se të merrte çmimin.

Mallkimi nga “fantazma” e trofeut, fituesit i mbeteshin vetëm shtatë vite jetë, të tjerë nuk morën në të gjallë.

Dje, Akademia Suedeze shpalli emrin e shkrimtares fituese të çmimit “Nobel” për Letërsi për vitin 2013: është kanadezja Alice Munro. Kjo është një traditë e njohur tashmë çdo tetor. Shumë emra shkrimtarësh dhe në fund vetëm një fitues. Fituesit papritur i hapen dyert e parajsës, ndërsa finalistët presin në heshtje një rast tjetër, një vit tjetër… Por kush i përzgjedh kandidatët? Ç’ndodh me fituesit dhe si e përjetojnë shkrimtarët çmimin “Nobel”? A kanë fituar gjithnjë më të mirët? Në morinë e shkrimeve që mund t’i përgjigjeshin këtyre pyetjeve zgjodhëm një artikull të botuar plot 33 vjet më parë. Titullohet “Fantazma e çmimit Nobel” dhe autori i tij është Gabriel García Márquez, shkrimtari i mirënjohur dhe fitues i çmimit “Nobel” në 1982-shin. Márquez në këtë shkrim, opinion të botuar në gazetën spanjolle “El Pais”, në tetor 1980, përveç anekdotave të shkrimtarëve sjell edhe një vështrim mjaft interesant rreth skenave dhe prapaskenave të këtij çmimi, rreth të vërtetave, mistereve dhe legjendave që qarkullojnë rreth tij. Fragmente nga ky shkrim i sjellim për herë të parë në shqip.

“Çdo vit, në këto ditë, një fantazmë i shqetëson shkrimtarët e mëdhenj: Çmimi Nobel për Letërsinë…
Nuk mbaj mend një parashikim të saktë. Fituesit, në përgjithësi, duket se janë të parët që befasohen. Kur dramaturgut irlandez Samuel Beckett ia komunikuan me telefon lajmin e fitimit të çmimit në 1969, ai tha i dëshpëruar: “O Zot, çfarë tmerri!” Pablo Neruda, në vitin 1971, e mori vesh tri ditë përpara se të publikohej lajmi, përmes një informacioni konfidencial nga Akademia Suedeze. Natën tjetër ftoi një grup miqsh për darkë në Paris, ku atëherë ishte ambasador i Kilit, dhe askush prej nesh nuk e mësuam arsyen e festës deri kur gazetat e mbrëmjes publikuan lajmin. “Asnjëherë nuk besoj asgjë, derisa ta shoh të shkruar,” na shpjegoi më pas Neruda me të qeshurën e tij të paarritshme. Pak ditë më vonë, ndërsa hanim në një restorant të zhurmshëm në bulevardin ‘Montparnasse’, u kujtua që ende nuk kishte shkruar fjalimin për ceremoninë që do të mbahej 48 orë më pas në Stokholm. Atëherë ktheu mbrapsht letrën e menysë, dhe pa bërë asnjë ndalesë, dhe pa u shqetësuar nga zhurmat e njerëzve, … aty për aty shkroi fjalimin e bukur të kurorëzimit të tij”.
Tre nga emrat më të përfolur në vitin 1980 për marrjen e çmimit “Nobel” për Letërsi ishin Jorge Luis Borgesi, mjeshtri i madh argjentinas, emri i të cilit kishte kohë që përsëritej vit pas viti si fitues i mundshëm i çmimit “Nobel”, për të cilin Márquez thotë:
“Një version pretendon se Jorge Luis Borgesi ishte i përzgjedhuri në maj të 1976, por kjo nuk ndodhi në votimin final në nëntor. Fituesi i atij viti ishte i madhi dhe dëshpëruesi Saul Bellow, i përzgjedhur me nxitim në momentin e fundit [...] E vërteta është se, më 22 shtator të atij viti, një muaj përpara se të votohej, Borgesi kishte bërë diçka që s’kishte të bënte aspak me letërsinë e tij mjeshtërore: takoi në audiencë solemne gjeneralin August Pinochet. “Është një nder i pamerituar të pritem nga ju, zoti President”, tha ai në fjalimin e tij fatkeq. “Në Argjentinë, Kili dhe Uruguai kanë shpëtuar liria dhe rendi”, vazhdoi, pa e pyetur askush. Dhe i pandryshueshëm përfundoi: “Kjo ndodh në një kontinent në anarshi dhe të gërryer nga komunizmi”. Ishte e lehtë të mendoje se kaq shumë marrëzira bashkë mund të ishin vetëm për ta vënë në lojë Pinochetin. Por, suedezët nuk e kuptojnë humorin e argjentinasve. Që atëherë, emri i Borgesit u zhduk nga parashikimet. Tani, pas një pendese të padrejtë, u rikthye …”
Ndërsa dy pretendentët e tjerë ishin dy shkrimtarë anglezë, Vidiadhar Surajprasad Naipaul dhe Graham Greene. Lidhur me Graham Greene, Márquez thotë: “Disa vjet më parë, …i shpreha Graham Greenit habinë dhe pakënaqësinë time se si një autori si ai, me vepra aq të shumta dhe origjinale, nuk i kishin dhënë çmimin “Nobel”. “Nuk do të ma japin kurrë”, më tha ai shumë seriozisht, “sepse nuk më konsiderojnë shkrimtar serioz”.
***
“Akademia Suedeze, e cila është e ngarkuar për dhënien e çmimit “Nobel” për Letërsi, vetëm këtë çmim, u themelua në vitin 1786, me pretendimin e vetëm që t’i ngjante Akademisë Franceze. Askush nuk e imagjinonte atëherë, që me kalimin e kohës do të fitonte pushtetin shenjtërues më të madh në botë. Akademia përbëhet nga tetëmbëdhjetë anëtarë të përjetshëm me moshë të respektueshme, të përzgjedhur nga vetë akademia, ndër figurat më të shquara të letrave suedeze… Versioni më i përhapur mes shkrimtarëve dhe kritikëve është se akademikët suedezë bien dakord në maj, kur fillon të shkrijë bora, dhe studiojnë veprën e finalistëve të paktë gjatë të nxehtit të verës. Në tetor, ende të thekur nga dielli i Jugut, lëshojnë vendimin e tyre…
Si procedojnë, si bien dakord, cilat janë angazhimet e vërteta që përcaktojnë vendimet e tyre, është një nga sekretet e ruajtura më mirë të kohës sonë. Kriteri i tyre është i paparashikueshëm, kontradiktor, i pandikueshëm edhe nga parashikimet, dhe vendimet e tyre janë të fshehta, solidare, dhe të pakthyeshme…
Një tjetër sekret që ruhet shumë mirë është se ku është investuar kapitali që sjell të ardhura kaq të bollshme. Alfred Nobel (me theks te “e”-ja, jo tek “o”-ja), e krijoi çmimin në 1895 me një kapital prej 9.200.000 dollarësh, interesat vjetore të të cilit duhet të ndaheshin çdo vit, jo më vonë se 15 nëntori, mes pesë fituesve. Si rrjedhojë, shuma është e ndryshueshme, në varësi të të korrurave të vitit. Në 1901, kur u dha për herë të parë çmimi, çdo fitues mori 30.160 korona suedeze. Në vitin 1979, që ishte viti me interesa më të majmë, secili mori nga 160.000 korona.
Gjuhët e liga thonë se kapitali është investuar në minierat e arit në Afrikën e Jugut dhe se, rrjedhimisht, çmimi “Nobel” jeton nga gjaku i skllevërve të zinj”.
***
Në artikullin e tij të gjatë, Marquezi përmend edhe marrëdhënien e Akademisë Suedeze me fuqitë e mëdha, duke filluar me Hitlerin që në 1938 ndaloi gjermanët të merrnin çmimin “Nobel” “… me argumentin qesharak se themeluesi i tyre ishte hebre”. E duke vazhduar gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku “për bindje apo për maturi… nuk u nda asnjë çmim. Por, menjëherë sapo Europa e rimori veten nga plagët, Akademia Suedeze bëri atë që duket se është i vetmi kompromis i saj i dhimbshëm; i dha çmimin “Nobel” për Letërsi Sir Winston Churchillit, vetëm sepse ishte njeriu me më shumë prestigj në kohën e vet”.
“…Ndoshta marrëdhëniet më të vështira të Akademinë Suedeze kanë qenë me Bashkimin Sovjetik. Në vitin 1958, kur iu dha çmimi shumë të shquarit Boris Pasternak, ky e refuzoi nga frika se mos nuk e lejonin të kthehej përsëri në atdhe. Autoritetet sovjetike e konsideruan çmimin si një provokim. Megjithatë, në vitin 1965, kur fitues ishte Mikhail Sholokhov, shkrimtari më zyrtar mes shkrimtarëve zyrtarë sovjetikë, vetë autoritetet e vendit të tij e festuan me gëzim. Ndërsa pesë vjet më vonë, kur iu dha disidentit të madh, Aleksandër Solzhenicin, qeveria sovjetike e humbi toruan dhe arriti të thotë se çmimi ‘Nobel’ ishte një mjet i imperializmit…
I vetmi anëtar i Akademisë Suedeze që lexon në spanjisht, dhe shumë mirë, është poeti Artur Lundkvist. Është ai që i njeh veprat e shkrimtarëve tanë, që propozon kandidaturën e tyre dhe që lufton në heshtje për ta. Kjo e ka kthyer, pa dashjen e tij, në një perëndi të largët dhe enigmatike, nga i cili varet disi fati universal i letrave tona. Megjithatë, në jetën reale është një plak rinor, me një ndjenjë humori pak latin, dhe me një shtëpi aq modeste sa që është e pamundur të mendosh se nga ai varet fati i ndokujt. Disa vjet më parë, pas një darke tipike suedeze në atë shtëpi, me mish të ftohtë dhe birrë të nxehtë, Lundkvist na ftoi që të merrnin kafe në bibliotekën e tij. Unë mbeta i shtangur, ishte e pabesueshme të gjeje një numër aq të madh librash në spanjisht, më të mirët dhe më të këqijtë të përzierë bashkë, dhe pothuajse të gjithë me dedikimet e autorëve të tyre të gjallë, në prag të vdekjes apo të vdekur ndërkohë që prisnin… Shpeshherë është thënë se shkrimtarët më të mëdhenj të tetëdhjetë viteve të fundit vdiqën pa e marrë çmimin “Nobel”… Leon Tolstoy, romani i të cilit, “Lufta dhe Paqja”, është pa dyshim më i rëndësishmi në këtë zhanër, vdiq në vitin 1910, në moshën fisnike 82-vjeçare, kur çmimi ‘Nobel’ ishte dhënë tashmë dhjetë herë. Libri i tij mjeshtëror kishte njohur 45 vite lavdi, me përkthime të shumta dhe ribotime në mbarë botën, dhe asnjë kritik nuk dyshonte që ishte i destinuar të jetonte përjetë…
Nga të dhjetë shkrimtarët e që e fituan çmimin ‘Nobel’ sa ishte gjallë Tolstoi, i vetmi që ka mbetur gjallë në kujtesë është anglezi Rudyard Kipling. I pari që e fitoi çmimin ishte francezi Sully Prudhomme, i cili ishte shumë i njohur në kohën e tij, por librat e tij nuk gjendem më, veçse në ndonjë librari shumë të specializuar… Një tjetër nga dhjetë fituesit e parë ishte polaku Henryck Sienkiewicz, i cili ishte futur kontrabandë në mbretërinë e lavdisë me tullën e tij të pavdekshme Quo Vadis… Në 60 vitet e mëvonshme pesë nga shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave vdiqën pa e marrë çmimin ‘Nobel’: Henry James në 1916, Marcel Proust në 1922, Franz Kafka në 1924, Joseph Conrad në të njëjtin vit, dhe Rainer Maria Rilke në 1926. Gjithashtu, gjatë këtyre viteve ishin ulur në sediljen e gjeniut jo pak, por G. K. Chesterton, i cili vdiq pa e marrë çmimin e tij në vitin 1936 dhe James Joyce, i cili vdiq në 1941, kur “Uliksi” i tij kishte ndryshuar rrjedhën e romanit në botë, nëntëmbëdhjetë vjet pas botimit të tij. Ndërsa, nga katërmbëdhjetë autorët që e morën në atë kohë të keqe, mbijetojnë vetëm katër: belgu Maurice Maeterlinck, francezët Romain Rolland dhe Anatole France, dhe irlandezi Xhorxh Bernard Show…
E keqja është se rezultati përfundimtar nuk varet nga e drejta e vetë kandidatit, dhe as nga drejtësia e zotave, por nga vullneti i padepërtueshëm i anëtarëve të Akademisë Suedeze.
***
Një besëtytni shumë e përhapur në mesin e shkrimtarëve është se çmimi ‘Nobel’ për Letërsi është gjithmonë një homazh pas vdekjes: nga 75 fituesit, vetëm dymbëdhjetë janë gjallë. Njoh shkrimtarë të mëdhenj që këto ditë … ndiejnë një tmerr metafizik, sepse gjithnjë e më tepër rritet besimi se askush nuk mbijeton më shumë se shtatë vjet pas marrjes së ‘Nobel’-it për Letërsi. Statistikat nuk e aprovojnë, por as nuk e përgënjeshtrojnë këtë: njëzet e dy kanë vdekur brenda kësaj periudhe. Shembullin e keq e dhanë të parët. Sully Proudhomme (fituesi i parë i çmimit ‘Nobel’) vdiq gjashtë vjet pas marrjes së çmimit; gjermani Theodoro Mominsen vdiq pas një viti; norvegjezi Bjornstjierne Bjiornson vdiq në shtatë vjet. Rekordin e dekadës së parë e theu poeti italian Giosué Carducci, i cili e mori çmimin ‘Nobel’ në nëntor 1906 dhe vdiq në shkurt të vitit tjetër. Megjithatë, rekordin aktual e mban poeti i madh anglez John Galsworthy, i cili e mori çmimin në vitin 1932 dhe vdiq gjashtëdhjetë ditë më pas. Ata që nuk besojnë në besëtytnitë, natyrisht, kanë shpjegimin logjik: mosha mesatare e atyre që kanë marrë çmimin është 64 vjeç, kështu që është një probabilitet statistikor që fituesit vdesin brenda shtatë viteve. Të kundërtën e dëshmojnë fituesit më të rinj: Rudyard Kipling, më i riu nga të gjithë, e mori çmimin në moshën 42 vjeç, dhe vdiq 76 vjeç, Sinclair Lewis, i cili e mori kur ishte 45, vdiq 66; Pearl S. Buck, e harruara, që e mori në moshë 46 vjeçe dhe vdiq në moshën 81 vjeçe; edhe Eugene O’Neill, i cili e mori kur ishte 48 dhe vdiq 73 vjeç. Një përjashtim mjaft i trishtë ishte Albert Camus, i cili e mori çmimin në moshën 44-vjeçare, në shkëlqimin e lavdisë së tij dhe talentet e tij, dhe vdiq dy vjet më vonë, në një aksident me një makinë që drejtohej nga një fat që ndoshta nuk ishte i tij. Megjithatë, jeta gjithmonë gjen mënyrën për të qenë kundër logjikës. Për të provuar këtë është lista e tre fituesve më të vjetër në moshë: gjermani Paul Heyse, me 80 vjeç; Bertrand Russell, me 78, dhe Winston Churchill, me 79. Heyse, që në këtë rast është përjashtim për të kundërtën, vdiq katër vjet pas çmimit. Por, Churchilli mbijetoi njëmbëdhjetë vjet, duke pirë një kuti me puro dhe dy shishe konjak në ditë, dhe Bertrand Russell theu të gjitha rekordet botërore: vdiq njëzet vjet pas marrjes së çmimit, kur ishte 98 vjeç. Jean Paul Sartre nuk dha asnjë shenjë se besonte në këto mistere numrash, përveç njërit, kur një gazetar e pyeti nëse ishte penduar që e kishte refuzuar çmimin ‘Nobel’, ai tha: “E kundërta, kjo më shpëtoi jetën”. Brengosëse është se vdiq gjashtë muaj pasi e tha”.
Këtë artikull Gabriel Garcia Márquez e botoi në tetor të 1980-s. Atë vit, çmimin ‘Nobel’ e fitoi polaku Czeslaw Milosz, nuk ishte brenda listës së kandidatëve më të përfolur për ta fituar çmimin. Borgesi i madh, vdiq 6 vjet më vonë, në 1986, pa e marrë çmimin ‘Nobel’, edhe profecia e Graham Greene u bë realitet, kurrë nuk ia dhanë ‘Nobel’-in, vdiq në 1991. Vetë Márquez do ta fitonte dy vjet më vonë çmimin ‘Nobel’, në vitin 1982. Nuk dimë sa ndikoi ky artikull në dhënien e çmimit, por duket që Márquez është i imunizuar nga mallkimi i ‘Nobel’-it, ai e mori çmimin kur ishte 55 vjeç dhe edhe pas 31 vjetësh ende është gjallë.

Fshati i Marijuanës, fotot në Deutsche Welle

Deutsche Welle publikon foto nga puna per perpunimin e kanabistit ne Lazarat, pune me te cilen merren edhe grate.


Nje grup gazetaresh nga “Journal Evropian” ka qenë ndër të parët që janë lejuar të hyjnë në këtë fshat dhe me pas fotot jane publikuar, se bashku me nje shkrim te shkurter “Fshati i Marijuanes”.
Fermerët e një fshati në jug të Shqipërisë prodhojnë 900 ton kanabis çdo vit, sasi që në treg kap vlerën e 4.5 miliardë euro edhe pse kultivimi i saj është i ndaluar.

Fshatarët e Lazaratit mbrohen dhe kërcënojnë të huaj me armë. Per vite me radhe agjencitë e zbatimit të ligjit mezi marrin ndonjë hap për parandalimin e kultivimit të marijuanës.
Rrjeti kriminal mes Shqipërisë dhe Italisë thuhet se sa i takon shitjes kontrollohet në shumë raste nga anëtarë të mbrojtur prej njerëzve të drejtësisë dhe politikës, ku në këmbim të heshtjes ofrohen para.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...