Eshref Ymeri
Tradhtari është shumë më i rrezikshëm sesa armiku rrënjës
Në analizën me titull “Pirro Dhima, shqiptar i greqizuar, shoqëron në Tiranë Venizellosin”, të botuar më 14 tetor 2013 në faqen e internetit “KOHAnet”, analizë kjo e ardhur nga Athina, zbulohet fare qartë veprimtaria armiqësore e këtij ish-shqiptari të bastarduar, të shndërruar në një copë brashnjari të shovinizmit grekokaragjoz.
Nga ajo analizë del në dritë të diellit krejt aktiviteti i tërbuar antishqiptar i kësaj vemjeje të pështirë me origjinë nga Progonati, i cili e ka zhburrëruar vetveten deri në atë derexhe, saqë të deklarojë pa pikën e turpit se sikur gjuhën greke na e paska pasur gjuhë amtare dhe në Shqipëri ia paskan ndaluar ta mësojë!!!
Pikërisht ky përfaqësues tipik i shëmtisë njerëzore, para ca kohësh, u pati kërkuar strukturave mjekësore greke që të mos u jepnin asnjë ndihmë mjekësore emigrantëve shqiptarë që nuk ishin të pajisur me dokumente.
Shkrimtari moralist francez Laroshfuko (François VI, duc de La Rochefoucauld - 1613-1680) thotë:
“Tradhtinë njeriu e kryen të shumën e herës jo se niset nga ndonjë qëllim i paramenduar, por thjesht për mungesë karakteri”.
Ky tradhtar mashtrues dhe gënjeshtar i tipit të horrave që enden nëpër strofulla kriminelësh, paska qenë mik i ngushtë i armikut të betuar të kombit shqiptar me emrin Sebastianos të Konicës, që i ka kthyer patkonjtë nga dielli para ca vjetësh. Ky palaço me damkë na qenka aktivist i shquar i organizatave terroriste që, me bekimin e Athinës zyrtare, veprojnë në territorin grek kundër Republikës së Shqipërisë për greqizimin e Epirit të veriut.
Pikërisht ky njeri, i poshtër deri në thua të këmbës në qëndrimin që mban ndaj ish-atdheut të tij të dikurshëm, sot është pjesë e politikës zyrtare greke, është deputet i PASOK-ut. Ky fakt dëshmon se cili është niveli i politikës zyrate greke në qëndrimin ndaj Republikës së Shqipërisë, një politikë që zyrtarisht na hiqet si “dashamirëse dhe miqësore”, por që faktikisht ka qënë, është dhe mbetet një politikë thellësisht armiqësore.
Unë mendoj se në rastin e tradhtarit Pirro Dhima, organet e shërbimit inteligjent shqiptar nuk e kanë kryer detyrën e tyre të shenjtë në mbrojtje të Republikës së Shqipërisë. Ato duhej ta kishin informuar me kohë Tiranën zyrtare për veprimtarinë e egër armiqësore të pushtit politik grek, me emrin Pirro Dhima, kundër vendit tonë. Dhe Tirana zyrtare duhej ta ndalonte hyrjen e tij brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Në rast të kundërt, organet tona kufitare atij duhet t’i hedhin hekurat.
Santa Barbara, Kaliforni
14 tetor 2013
-------------------------
Pirro Dhima deputet, në krye të listës së PASOK
Pirro Dhima udhëheqë listën me 12 emra për deputet të PASOK, e cila u shpall kete pasdite nga kryetari i partisë, Evangelos Venizelos. Atleti me origjinë shqiptare është një zgjedhje personale e Venizelos. Sipas mediave në Greqi, Venizelos kërkon të tregojë simbolikë të fuqishme me zgjedhjen e Dhimës, simbolikë e cila korrespondon me imazhin e sportistit në Greqi. Pirro Dhima është atleti më i mirë grek i të gjitha kohërave me katër medalje Olimpike dhe një ndikim të fortë social në shtetin fqinj. Ai është gjithashtu edhe njeriu i cili nxori nga “bataku” peshëngritjen greke, pas shpërthimit të skandalit për përdorimin e substancave të ndaluara. Pirro Dhima është gjithashtu një oficer në ushtrinë greke, i cili merret më së shumti me aktivitetet sportive në rradhët e Forcave të Armatosura. Lista e plotë 1. Pirro Dimas 2. Fofi Genimmata 3. Nikos Androulakis 4. Theodore Kariotes 5. e diel Stamadianou 6. Athanasios Tsaftaris 7. Tasos Flampoura 8. Artemis Papadakou 9. Sotiris Giasoukas 10. Anna Pantos 11. Francis Brilakis 12. maria Anagnostopoulou
Si e keni përjetuar titullin kamion bote?
Nuk ka gjë më të bukur të jesh kampion bote dhe jo për një herë. Jam kampion që nga '92-shi. Puna është ta mbash titullin. Përballë ke një ushtri, një numër të madh sportistësh që stërviten pa reshtur për të marrë atë titull që ti duhet ta mbrosh me punën tëndë. Në këtë garë është puna ime 10-vjeçare që shpresoj ta mbyll sërish me një medalje nderi.
Dhe sa do të garojë Pirro Dhima në peshëngritje?
...Mosha ime shënon kulmin në këtë sport. Pas kësaj moshe fillon rënia. Kam 25 vjet karrierë dhe mendoj se ka ardhur koha të shkëputem nga ky sport.
Ka miq kampioni në Tiranë dhe në Shqipëri?
Po, është e vërtetë që kam shumë miq e shokë. Kam trainerin tim Zef Kovaçi, mikun tim Fidel Yllin, Florian Fidonin, Adem Toskën, Mirjan Hakanin dhe shumë të tjerë të cilët mund të mërziten se nuk po ua përmend emrat. Dhe në Athinë kam takuar shumë shqiptarë që i kam bërë miq e më kanë mik, që i kam ndihmuar e më kanë ndihmuar.
Largimi i Pirro Dhimës nga Shqipëria, pasi ka hipoteza dhe emërtime të shumta?
Në ato vite ikën shumë shqiptarë nga vendi i tyre. Unë nuk ika me ambasadat. U largova më vonë. Si gjithë shqiptarët që ikën në emigrim, ashtu ika edhe unë. Por ajo që më ka dëshpëruar më shumë është shkolla.
Pse ky zhgënjim?
Unë doja të hyja në Institutin e Fizkulturës në Tiranë. Sapo isha kthyer nga Danimarka. Isha 17 vjeç dhe bëja pjesë në ekipin e të rriturve dhe kthehesha që andej me rezultat të mirë. Zura vendin e katërt. Kur doja të hyja në shkollë më thanë shko dhe kap normat se Shqipëria ka nevojë për të gjitha.
Fituat dhe u regjistruat?
Jo, nuk ndodhi ashtu si unë dëshiroja. Unë arrita 32 pikë kur dhashë normat. Duhej dhe një pikë që të hyja në shkollë. Por për këtë pikë nuk më lejuan të regjistrohem.
E ndërpretë stërvitjen?
Jo. Nga klubi "17 Nëntori" në atë kohë vetëm tre veta bënim stërvitje, të tjerët kishin ikur.
Pastaj vendoset të largoheshit?
Shkolla më mërziti shumë shpirtërisht dhe psikologjikisht. Bisedova dhe me vëllanë tim Odisenë dhe u largova nga Shqipëria, ndonëse pa dëshirë.
Nga është Pirro Dhima?
Unë kam lindur në Tiranë. Ndërsa babai im është himariot. Mund të them se familja ime ka rrënjë greke. Por unë nuk i kam mohuar dhe nuk i mohoj kurrë ato 19 vite të jetës sime që kam kaluar në Shqipëri. Nuk mund ta bëj këtë gjë.
Interesohesh se çfarë ndodh në Shqipëri?
Pyes pothuaj çdo javë miqtë e mi se si shkojnë punët, si kanë ndryshuar gjërat. Kënaqem kur dëgjoj se kanë ndodhur ndryshime pozitive, që shqiptarët po jetojnë më mirë..
Ju lind dëshira ndodnjëherë të ktheheni?
Kam dashur shumë herë të vij në Shqipëri. Por më në fund e kam vendosur. Pas olimiadës do të kthehem. Kam dëshirë të shoh ish-palestrën e Klubit të Tiranës ku jam stërvitur, ajo mbase është prishur, por më merr malli për vendin. Kur të vij kam dëshirë të eci në këmbë, të shkel ato vende ku kam ecur 19 vjet të jetës sime.
Një mesazh shqiptarëve?
Janë thënë shumë gjëra në emrin tim të cilat nuk janë të vërteta. Kanë folur në emrin e Pirro Dhimës duke abuzuar, kanë bërë thashetheme. Gëzohem që Shqipëria ka bërë hapa të mëdha përpara.
Librat, miqtë dhe dëshirat e kampionit
Leximi i librave më pëlqen, thotë Pirro Dhima. Ndonëse nuk kam shumë kohë, prapë lexoj diçka dhe vazhdimisht. Tani kisha në dorë librin "Jeta e Pirros", shprehet Dhima. Kam lexuar gjysmën e tij. Miqtë i kam të shumtë, thotë kampioni. Flas me miqtë e mi që kam në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Bisedat me Pirron janë të përjavshme nga miqtë e tij. Sportisti thotë se ka bërë miq të shumtë nga Shqipëria edhe pasi ka ikur në Greqi. I ka ndihmuar të gjithë ata që kanë pasur nevojë dhe kanë mbetur shokë të tij. Kjo është jeta ime, thotë ai, jeta me të cilën kanë abuzuar dhe thënë të pavërteta shumë njerëz prej vitesh.
Pirro, ditë dhe natë pas sportit të peshëngritjes
Pirro Dhima është larguar para disa vitesh nga Shqipëria. Aktualisht gjendet në Greqi dhe ushtron sportin e peshëngritjes ku ai është kampion. Kam tre fëmijë, thotë kampioni. Dy vajza, Elenin dhe Marian dhe djalin Viktorin. Dita e tij është e programuar vetëm me sportin. Jetoj pothuaj si një robot, thotë Pirro. Çohem që në mëngjes herët, fillon stërvitja për tre orë radhazi. Kafe, bukë, gjumë, pastaj stërvitje prapë. Gjithnjë i grumbulluar nëpër hotele pas ekipit. Shumë pak kohë pranë familjës, fëmijëve, gruas. Por tashmë Dhima mendon të tërhiqet, pasi lodhja ka bërë terren.
Kush është Pirro Dhima
Pirro Dhima ka qenë kampion bote në peshëngritje. Në moshën e 19-vjeçare ai është larguar nga Shqipëria për të ikur në Greqi. Pikërisht në këtë moshë ai theu të gjitha rekordet kombëtare dhe Shteti ynë i paaftë për të trajtuar sportistët cilësorë e lejoi atë të konkurronte për një vend tjetër. Me të shkuar në Greqi ai u shpall kampion bote në peshën deri në 85 kilogramë, duke ngritur 200 kilogramë në stilin e shkëputjes. Njëkohësisht ai barazoi edhe rekordin botëror. Në podin e fituesve u ngrit flamuri grek dhe u këndua himni grek, por Pirroja pohonte shpesh se vinte nga Shqipëria. Vitet e fundit ai u dëmtua dhe nuk konkurroi. Eshtë i martuar me një vajzë greke dhe sërish nuk e mohon origjinën e tij.
http://en.wikipedia.org/wiki/Pyrros_Dimas
http://sports.espn.go.com/oly/summer08/fanguide/athlete?athlete=3168
CILI ISHTE SHQIPTARI PIRRO DHIMA NË SHQIPËRI?
Shumë sportdashës – edhe shqiptarë, sidomos të rinj – besojnë se Pirro Dhima të ketë qenë një qytetar i dëshpëruar, i cili gjatë krizës shqiptare të vitit 1991, ka emigruar në Greqi për t’i dhënë fund një dimri, dhe se atje ai ka zbuluar peshëngritjen, duke u bërë një nga sportistët më të lavdishëm të të gjithë kohërave: titullar i tri Medaljeve të Arta rresht në Olimpiada (Barcelonë 1992, kateg. 75-82.5 kg; Atlanta 1996, kat. 76-83 kg; Sidnei 2000, kat. 77-85 kg); dhe madje edhe Bronz në Athina 2004: 77-85 kg – arritje që i kanë shumë pak njerëz. Por gjithçka tjetër këtu është po aq e vërtetë. Pirro Dhima kur i takoi të binte në përkdheljet e funksionarëve grekë, ishte prej kohësh një peshëngritës i afirmuar dhe plot vlerë në atdhe dhe jashtë tij: një peshëngritës i shkollës së madhe shqiptare. Dhima dhe shqiptari tjetër i emigruar në Greqi, Luan Shabani (ky i fundit për mirë dhe jo) krijuan pres asgjâsë peshëngritjen helenike.
Ripërshkojmë karrierën e artë të Dhimës në Shqipëri.
Pirro Dhima ka lindur në Tiranë më 13 tetor 1971. Ndjek shkollën “Bardhyl Popa” në Elbasan. Fillon veprimtarinë e tij 11 vjeç (136 centimetra shtatlartësia) në skuadrën e peshëngritjes “Studenti”. Në fillim të 1986 regjistrohet në klubin “17 Nëntori” dhe debuton në nivel kombëtar në moshën 14 vjeç e 6 muaj në Turneun e të Rinjve “Qemal Stafa”, zhvilluar në Tiranë nga 22-25 pril 1986, në kategorinë 52-56 kg për pionierët, duke u renditur i dyti. Qysh atëherë, në Shqipëri, Dhima nis ngjitjen drejt një serie të panumurt triumfesh mbresëlënëse dhe rekordesh.
I shohim së bashku:
Tituj kombëtarë:
1. Kampion për pionierët më 1986 (Fier, 10-12 korrik): 52-56 kg (shkëputje, shtytje, dygarësh).
2. Kampion i të rinjve, 1986 (Elbasan, 18-19 nëntor): 56-60 kg në të tre ushtrimet.
3. Kampion i të rinjve, nëntor 1987 (Elbasan, 25-26 nëntor): 60-67.5 kg në të tre ushtrimet. Qysh nga ky çast dhe më mbas, Pirro Dhima, me lejën e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes edhe pse është i të rinjve, merr pjesë edhe në të gjitha garat e të rriturve.
4. Merr pjesë në Kampionatin Kombëtar të të Rriturve për ekipet (Tiranë, 24-27 qershor 1988) dhe në kategorinë e tij (67.5-75 kg: tre ushtrimet) renditet i dyti mbas Muharrem Berishë, duke lënë mbrapa 24 vetë.
5. Kampion i të rinjve, nëntor 1988 (Elbasan, 12-13 nëntor): 75-82.5 kg në të tre ushtrimet.
6. Në Kupën e Republikës të të rriturve me ekipe (Durrës, 27-30 mars 1989) fiton vendin e parë në kategorinë 75-82.5 kg (në të tre ushtrimet) duke thyer rekordin kombëtar të të rriturve të Erlin Nikollës, vendsour qysh më 1984: 17 Nëntori i Dhimës fiton Kupën e Republikës.
7. Në Kampionatin Kombëtar vetjak (të rritur) (Tiranë, 10-12 korrik 1989), Dhima tejkalon gjithçka, dhe prej të rinjve vendos rekorde kombëtare edhe për të rritur në kategorinë 75-82.5 kg.
8. Në garat e peshëngritjes për Spartakiadën IV Kombëtare (Tiranë, 26-28 tetor 1989), Pirro Dhima fiton Medaljen e Artë në kategorinë 75-82.5 kg.
9. Më 2 shkurt 1990 mbërrin vendin e 5-të në referendumin popullor 10 Sportistët më të mirë 1989 të të dyhershmes në javë «Sporti popullor» drejtuar nga Besnik Dizdari.
10. Renditet i pari në Garën Kombëtare (Tiranë, 6-9 mars 1990) né kategorinë 82.5-90 kg (në të tre ushtrimet).
11. Më 12 prill 1990 Pirro Dhima (kategoria 82.5-90 kg) me 367 pikë fiton Kupën e FSHF, midis 22 peshëngritësve më të mirë të të gjitha peshave; i 2-ti Luan Shabani 366, i 3-ti Fatmir Bushi 359.
12. Renditet i pari në Garën Kombëtare (Tiranë, 26-28 qershor 1990) në kategorinë 82.5-90 kg (në të tre ushtrimet).
13. Më 12 shtator 1990, BFSSH i jep Pirro Dhimës titullin “Mjeshtër Sporti”.
14. Më 17 tetor 1990 Dhima merr pjesë vetëm me të rriturit.
15. Në Kampionatin Kombëtar ekipor (Durrës, 23-28 tetor 1990) Dhima diskuton garën e tij të parë vetëm si i rritur, duke fituar në kategorinë 82.5-90 kg (në tre ushtrimet); ekipi i tij “17 Nëntori”, fiton titullin kombëtar.
16. Kampionatit Kombëtar vetjak i të rriturve (Elbasan, 21-23 nëntor 1990) Dhima fiton titullin e tij të dytë të kampionit kombëtar në kategorinë 82.5-90 kg në të tre ushtrimet.
17. Më 4 janar 1991 zë vendin e tretë në referendumin popullor 10 Sportistët më të mirë 1990 nga e përdyherëjavëshmja «Sporti popuIlor» drejtuar nga Dizdari.
Pjesëmarrja në veprimtaritë ndërkombëtare:
1. Pirro Dhima merr pjesë në Kampionatin IV Ballkanik të Rinjve (Selanik, 26-28 gusht 1988): renditet i 5-ti në kategorinë 75-82.5 kg; Shqipëria është Nënkampione, mbas Bullgarisë (grekët hedhin vështrimin te Dhima).
2. Dhima fiton medaljen e artë në kategorinë 67.5-75 kg nëTurneun e të Rinjve ne Selanik (29-30 tetor 1988).
3. Dhima fiton tri medalje të arta në Kampionatin V Ballkanik të të Rinjve (Kladovo, Jugoslavi, 21-23 korrik 1989) në të tre ushtrimet e kategorisë 75-82.5 kg (22 korrik); më 23 korrik Shqipëria e stërvitur prej Ferid Berberit dhe Hektor Shaqirit, është Kampione e Ballkanit.
4. Në Kampionatin e 62-të Botëror (të rritur) dhe në të Kampionatine 68-të Evropian (Athinë, 16-23 shtator 1989), juniori Dhima në kategorinë 75-82.5 kg renditet i 8-ti në Evropë dhe i 12-ti në botë, duke lënë mbara shumë të rritur dhe duke prëmirësuar rekordet kombëtare; Shqipëria e stërvitur nga Niko Bruneci dhe Zef Kovaçi, është 4-ta në Evropë dhe 13-ta në Botë, duke lënë mbrapa edhe SHBA-në.
5. Kupa e Evropës për kombet (Sofia, 16-17 dhjetor 1898) midis 6 shteteve më të fortë të Evropës (nuk ishte Greqia), Dhima renditet i 5-ti në kategorinë 75-82.5 kg; Shqipëria e stërvitur nga Buneci renditet e treta me 1211.60 pikë, i dyti BRSS me vetëm 5.31 pikë më tepër, e para është Bullgaria. Në këte çast, 18 vjeç dhe 65 ditësh, ai kishte vendosur 40 rekorde kombëtare për të rinjtë dhe 22 rekorde kombëtare të të rriturve.
6. Dhima fiton Medaljen e Artë në Turneun Ndërkombëtar “Tofalo Kakushi” (Athinë, 23-25 shkurt 1990) në kategorinë 82.5-90 kg.
7. Në Kampionatin e 69-të të Evropës për të rritur (Alborg, Danimarkë, 13-20 maj 1990), juniori Dhima në kategorinë 75-82.5 kg renditet i4-ti në Evropë; Shqipëria e stërvitur prej Bunecit dhe Kovaçit, i çudit të gjithë duke u renditur e 3-ta në Evrope. Mbas Bashkimit Sovjetik dhe Bullgarisë. Agron Haxhihysenit, Fatmir Bushit dhe Pirro Dhimës, Federata Kontinentale iu jep titullin Mjeshtër i Evropës në peshëngritje.
8. Dhima fiton tri medalje të arta në Kampionatin IV Ballkanik të të Rinjve (Korçë, 20-22 korrik 1989) në të tre ushtrimet e kategorisë 82.5-90 kg (22 korrik); më 22 korrik Shqipëria e stërvitur prej Berberit dhe Shaqirit rikonfirmohet Kampione e Ballkanit (Greqia është e fundit).
9. Kupa Ndërkombëtare në Turqi (Salaria, 21-23 shtator 1990); Dhima fiton tri medalje të arta në të tre ushtrimet e kategorisë 82.5-90 kg.
10. Kupa e Evropës për kombet (Antalia, Turqi, 1 dhjetor 1990) midis gjashtë Kombëtareve më të mira të Evropës (nuk është midis tyre Greqia): Pirro Dhima, Luan Shabani dhe Fatmir Bushi, të stërvitur nga Kovaçi e Berberi e çojnë Shqipërinë në vendin e dytë në Evropë, duke sanksionuar madhështin shqiptare; Shqipëria zë vendin e dytë në Evropë mbas Bullgarisë.
Më 29 prill 1991, Nr. 34 i «Sportit popullor», shkruan në aperturë si artikullin e parë (Peshëngritje – Fatmir Bushi më i miri): «Për të patur një mendim të kualifikuar, biseduam me kryetarin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Vojo Dervishi, i cili na tha se megjithate eksodi më tepër se çdo sport goditi peshëngritjen, kam besim për suksese të reja».
Pirro Dhima kishte emigruar midis janarit dhe marsit 1991, por peshëngritja shqiptare vazhdonte të kishte suksese. Tash prër tash mund të them vetëm se gjatë Kampionatit të 70-të Evropian (Wladyslawowo, Poloni, 24-31 maj 1991), Shqipëria pa Dhimën, Shabanin e të tjerë, arriti vendin e 8-të (167 pikë), Greqia ishte e 12-ta (92 pikë), dhe Italia e 13-ta (91 pikë)... Mirëpo kështu kalojmë në një histori tjetër që kishte filluar qysh prej vitit 1948, saktësisht 60 vjet më parë...
Foto e parë e Dhimës në shtypin shqiptar
«Sporti popullor», N. 17, 28 prill 1986, f. 2
|
|