Të gjithë përdoruesit e rrjetit social Facebook shqetësohen për sigurinë e të dhënave të tyre në këtë rrjet. Një studim i fundit ka zbuluar se sa më shumë gabime drejtshkrimore të ketë një password aq më i sigurtë do të jetë ai.
Disa përdorues krijojnë password duke kombinuar disa shkronja të vogla dhe të mëdha, ose duke përdorur karaktere speciale apo duke krijuar një password sa më të gjatë. Por dhe këto mënyra kanë rezultuar pa sukses pasi shumë përdorues janë bërë “viktima” të vjedhjeve të adresave të tyre.
Një studim i ri i ka kushtuar rendësi algoritmit, i cili trajton nje tendence ne rritje te passwordeve shumë të gjata, zakonisht me formën e një fjalie të plotë. Kështu, nëse passwordi ‘ioOdioilMioLavoro!’ mund të gjendet më lehtësisht se ‘IlMioOdioLavoro!’. Sipas kërkimit, passwordi i dytë është më i sigurtë, thjesht për shkak të mosrespektimit të rregullave drejtshkrimore.
Analiza është kryer me më shume se 1500 passworde dhe 18% e përdoruesve ka krijuar një password me saktësi drejtshkrimore
Ja cilat janë 9-të strategjitë më të mira për një password sa më të sigurtë:
- Bashko dy fjalë
- Bashko një fjalë me numra
- Nëse lejohet përdor simbole që nuk janë alfanumerike (!@#$%)
- Përdor qëllimisht gabime drejtshkrimore
- Kapitalet përdorini në mënyrë jo otrodokse (si shembulli që dhamë më lart)
- Akronime që kanë domethënie personale
- Zëvendësoni gërmat me numra apo karaktere ekuivalente
- Mos përdorni të njëjtin password në vende të ndryshme
- Lidh dy fjalë me një simbol si urë lidhëse
Së fundmi, verifikoni sigurinë e passwordit me një mjet kontrolli që monitoron efektivitetin e tij. Një nga këta mjetet është Microsoft Online Safety dhe përdorimi është falas.