Ish-zvëministri i Brendshëm e quan të paprecedentë ndëshkimin kolektiv
Brenda natës u likuiduan profesionistët që asgjësuan bandat e krimit të organizuar, të lidhura ngushtë me drejtuesit më të lartë të qeverisë sotme, akuzon Partia Demokratike përmes ish-zvëministrit të Brendshëm Arben Ristani,
“Një ndëshkim i tillë kolektiv në nivelin e lartë drejtues të policisë nuk ka ndodhur as në vitin 1992, as në vitin 1997 dhe as në vitin 2005. Dje filloi shfryrja e urrejtjes, mllefit dhe hakmarrja e rilindasve Rama – Tahiri, ndaj atyre drejtuesve profesionistë që në këto vite luftuan dhe çuan para drejtësisë bandat e trafiqeve vdekjeprurëse, trafikut të drogave të rënda dhe në vijim dhanë një kontribut të çmuar në liberalizimin e vizave dhe bënë të mundur vendosjen e partneritetit të plotë të policisë shqiptare me të gjitha organizmat homologe euro-atlantike”- deklaroi Ristani.
Demokratët nuk e kanë harruar rolin që Artan Didi pati në procesin zgjedhor të 2001-shit, sipas Ristanit duke udhëhequr vjedhjen tyre. Didi vjen në krye të policsë si i shpërbler politikisht dhe në kundërshtim të plotë me ligjin për Policiën e shtetit
“1. Nuk ka mbaruar Akademinë e Rendit Publik qe është detyrim i pakapërcyeshëm ligjor
2. Nuk ka shërbyer për një periudhe kohe 3-vjecare ne gradën drejtues i pare pasi është larguar me gradën kryekomisar
3. Nuk plotëson kriterin e detyrueshëm për 16 vjet pune ne polici ne 20 vjetet e fundit.
Kriteret sipas Ristanit nuk i plotësojnë as dy zv. Drejtorët e Përgjithshëm pasi nuk kanë shërbyer tre vjet me gradën drejtues i parë.
Gjithashtu, zoti Bizhga është me masën disiplinore “Shtyrje e afatit të gradimit për 1 vit”.
Ristani konstaton shpërblim politik në kurriz të ligjit edhe për ripranimet

“Niko Brahimaj është shpërblyer me këtë post, në shkelje të plotë dhe flagrante të ligjit, me meritën e vetme se ashtu si Artan Didi, ka vjedhur me dhunë zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, dhe ka dhunuar opozitën.
Neritan Nallbati është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Policisë së Qarkut në kohën e qeverisjes socialiste, ne vitin 2004 për shkelje të rënda të ligjit, gjatë kryerjes së detyrës, lidhjet e tij me organizatat kriminale, persona me precedent kriminale dhe për cënimin e provave gjatë hetimit të Hakmarrjes për Drejtësi.
Perlat Cullhaj, i shkarkuar nga detyra në vitin 2009, për shkelje të rënda të ligjit, në ushtrimin e detyrës, dhe I hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pas të dhënave të shërbimeve partnere të huaja dhe Shërbimit Informativ Shqiptar, për lidhje me organizata kriminale, persona të inkriminuar dhe veprën penale të pastrimit të parave.
Edmond Targaj, është shkarkuar për veprime të dhunshme kundër opozitës së asaj kohe gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005, në detyrën e shefit të komisariatit në rrethin e Gjirokastrës. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm disponon materiale të plota për ushtrimin e veprimtarisë se paligjshme nga ana e Targajt, për trafik lëndësh narkotike dhe falsifikim të pasaportave.
Demokratët deklarojnë se të njëjtën logjikë emërimi, ministri i brendshëm ka ndjekur edhe për drejtorët e policisë në qarqe, ndëras akuzon Ramën dhe Tahirin se duan të jenë mbi ligjin
“Parimi: Një Shtet Një polici u kthye në Një Shtet një Bandë Drejtuese e lartë në Polici”.