2013-10-13

Nga Juljana Kurti-Higjena orale, vendosja e piearcing dëmton smaltin e dhëmbëve

Higjena orale, vendosja e piearcing dëmton smaltin e dhëmbëveTë kesh një higjenë të pastër të gojës do të thotë një pamje estetike më e mirë dhe gjithashtu një jetë më e shëndetshme. Gjëja e parë që bie në sy kur bisedojmë me dikë është goja dhe dhëmbët. Larja e dhëmbëve rregullisht është e rëndësishme jo vetëm për shëndetin e dhëmbëve, por edhe për parandalimin e sëmundjeve të tjera që vijnë nga problemet dentare. Higjena e gojës në Shqipëri për një pjesë të konsiderueshme të njerzëve quhet “ luks i tepërt”, pasi individët shkojnë tek dentisti vetëm kur kanë shqetësime dhe jo për një kontroll rutinë dentar.
Stomatologia Blerina Kadiu, në një intervistë të dhënë për MediaLajm, theksoi rëndësinë e higjenës së gojës dhe pasojat që sjellë higjena jo e pastër orale në shëndetin e individit.
Pse është e rëndësishme higjena e gojës? Cilat janë disa nga pasojat negative që sjellë  mungesa e kujdesit ndaj dhëmbëve?
Higjena e gojës është pastrimi i kavitetit oral nga mbetjet ushqimore pas ngrënies, me anë të furçes dhe fillit dentar (floss). Mbajtja e higjenës së gojës është shumë e rëndësishme dhe duhet të fillojë që nga momenti i daljes së dhëmbëve të qumështit te fëmijët, e deri në fund të jetës. Pasojat negative të saj mund të jenë :
1) Halitosis( era e keqe e gojës)
2) Paradontopati( sëmundja e mishit të dhëmbëve)
3) Karies (prishje e dhëmbit)
Sipas një studimi amerikan, një higjenë jo e mirë e gojës ndikon negativisht në sëmundjet e zemrës dhe të diabetit? Pse ndodh kjo?
Higjena e keqe është faktor risku për sëmundjet kardiake, pasi bakteret nëpërmjet xhepave paradontale mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe të shkaktojnë bakteremi dhe prezenca e baktereve në gjak mund të shkaktojë inflamacion në shumë organe të tjera, si veshka, mushkëria, etj.
Ndërsa diabeti është ai që shkakton paradontopati, abscese paradontale, mjekimi i të cilave konsiston në uljen e glicemisë dhe mbajtjen e një higjene të mirë orale.
A janë të kulturuar shqiptarët me kontrollin periodik tek stomatologu, sa rëndësi i kushtojnë higjenës së gojës?
Vitet e fundit pacientët janë shumë më të ndërgjegjshëm për shëndetin oral, kjo si pasojë e informimit më të mirë. Është më mirë të parandalosh se sa të mjekosh. Por pjesa më e madhe vijnë vetëm atëherë kur kanë dëmtime serioze.
Një pjesë e adoleshenteve vendosin  nëpër parukeri piercing në dhëmbë, sa e dëmshme është kjo për shëndetin e tyre?
Vendosja e piercing te parukierja rrit riskun për shkaktim të kariesit, dhe pllakës bakteriale tek dhëmbi që vendosen , pasi ngjitja bëhet me materiale të fabrikuara për sende si piersing që vihet tek thonjtë, jo për dhëmbët.
Ka pasur ndonjë rast ekstrem në klinikën tuaj dentare, ku lënia pas dore e higjenës së gojës ka sjellë sëmundje më të rënda?
Sëmundje të rënda mund të quajmë komplikacionet që mund të vijnë nga mosmjekimi i dhëmbëve dhe rastet me komplikacionet më të mëdha që mund të jenë paraqitur në klinikën time kanë qenë abscese të lokalizuara në katin e poshtëm dhe të mesit të fytyrës, me temperaturë 38.5grade C.
Cfarë këshillash jepni për të gjithë lexuesit për të pasur dhëmbë të bukur dhe të shëndetshëm?
Disa nga këshillat që i jap lexuesve janë:
1. Kontrolle periodike tek dentisti. Pjesa më e madhe e pacientëve përveçse neglizhojnë kujdesin ndaj dhëmbëve nuk e marrin mundimin të paraqiten tek dentist. Të paktën një herë në 6 muaj duhet të paraqitesh tek dentisti qoftë edhe për një kontroll. Pacientët në shumicën e rasteve vijnë kur dhëmbët e tyre janë të dëmtuara rëndë. Gjithashtu duhet dhe pastrimi profesional i dhëmbëve.
2. Larjen e dhëmbëve pas çdo vakti  për 2-3 minuta, dhe pastrimin e hapësirave interdentale me fill dentar.
3. Konsumimin e kufizuar të pijeve të gazuara dhe moskonsumim të duhanit etj.


I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...