2013-10-13

Flame – virusi më i fuqishëm deri më sot

flame















Çfarë është virusi Flame dhe çfarë bën?  

Flame është një virus kompjuterik, për të cilin, Teherani thotë se i ka infektuar kompjuterat e tij dhe për të cilin, ekspertët e pavarur thonë se është virusi më i fuqishëm deri më sot. Virusi duket se paraqet një përshkallëzim të madh në luftën kibernetike dhe disa qeveri, që janë të shqetësuara në lidhje me programin bërthamor të Iranit, dyshohet se ia kanë mësyrë Teheranit për të sabotuar përparimin e tij. Virusi infekton kompjuterat me qëllim të marrjes së informacioneve për përdoruesit, për të vjedhur informacionet sekrete dhe shkakton fshirje masive të të dhënave. Ai e bën këtë duke nuhatur rrjetin e trafikut, duke marrë pamjet kompjuterike, duke incizuar me zë bisedat, duke ndërprerë aktivitetin e tastierës. Të dhënat që mblidhen, i kalojnë krijuesit të virusit. Cilët kompjutera ka goditur dhe sa ka shkaktuar dëme në Iran, nuk dihet ende. Ekspertët iranianë e kanë zbuluar virusin në në muajt e fundit në kompjuterat e Ministrisë së Naftës dhe të Kompanisë Kombëtare të Naftës, derisa zbulimi është bërë publik vetëm këtë javë, pasi Teherani ka kërkuar nga një agjenci e OKB-së ndihmë për të kryer hetimet. Agjencia ka kërkuar nga kompania ruse e antivirusëve Kaspersky Lab në Moskë për t’ia hedhur një vështrim virusit dhe Lab publikisht e ka përshkruar atë si “një nga kërcënimet më komplekse të zbuluara deri më tani”. Magnus Kalkuh nga Kaspersky Lab thotë se virusi mund të jetë zhvilluar pa u vërejtur për vite të tëra. “Puna e tij, duket të jetë spiunimi në kompjutera, të cilët nuk janë ekstra të rinj, kemi parë këtë gjë, edhe me malware tjerë, por, ajo që ka qenë shumë interesante është se këtë gjë po e kryen për rreth 2 vjet dhe askush nuk e ka zbuluar deri më tani”, thotë Kalkuh.

Çfar ka të re në lidhje me Flame? 

Flame bën me një virus, atë që luftëtarët kibernetikë është dashur të  bëjnë më pare, me një seri virusesh. Kjo plotësi do të thotë se mund t’iu japë operatorëve një pamje më të integruar se kurrë më parë, në lidhje me atë se për çfarë po përdoret një kompjuter i caktuar. Boldizhar Benhaht, një ekspert kompjuteri në Laboratorin e Kriptografisë dhe Sistemeve të Sigurisë në Universitetin e Budapestit ka analizuar virusin pasi disa përdorues po ashtu kanë zbuluar se Flame po vëzhgon kompjuterat e tyre në Hungari. Ai thotë se gjërat që Flame bën nuk janë unike ose të panjohura. Por, ajo që është unike është vënia e të gjitha funksioneve në një paketë softuerike jashtëzakonisht të madhe.
Në përgjithësi, funksionaliteti i Flame është i ngjashëm me komponentët e malware-ve tjerë, për shembull përcjellja e aktiviteteve të tastierës. Por, e pazakonta këtu, është se Flame është kompleks, shumë i ndërlikuar. Kjo do të thotë se ka module të ndryshme të funksioneve në kod dhe për këtë arsye kodi është jashtëzakonisht i madh,” tha Benhaht.
Kaspersky Lab thotë pakoja softuerike Flame arrin pothuajse në 20 Mb në madhësi kur integrohet plotësisht. Kjo është befasi e madhe në krahasim me shumicën e viruseve, të cilët zakonisht shfrytëzojnë hapësirë të vogël të softuerit në mënyrë që të fshihen më lehtë.

A mund të ma sulmojë Flame kompjuterin tim shtëpiak?

 Flame është raportuar të ketë infektuar kompjuterët në Iran dhe Kaspersky Lab e ka zbuluar atë në kompjuterat e disa prej klientëve të tij në vendet e Lindjes së Mesme – në Izrael, në territoret palestineze, në Egjipt, Sudan dhe Siri. Ai gjithashtu është gjetur në disa kompjutera në Hungari, me sa duket, që kanë lidhje me Lindjen e Mesme. Por, të gjitha shenjat janë se infeksionet janë sulme që vënë në shënjestër dikë për qëllime të veçanta. “Ky është një sulm i shënjestruar. Ky mjet është përdorur për shënjestra të caktuara, që do të thotë se kompjuterat normalë në shtëpi, sipas të gjitha gjasave nuk janë në ndonjë rrezik”, tha Benhaht

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...