Nëse një ditë vendosni të mbyllni llogarinë tuaj në rrjetin social Facebook nuk duhet të mjaftoheni vetëm me “deactivating your account”, pasi ky opsion ndonëse duket i lehtë dhe i shpejtë do të fshijë vetëm profilin dhe informacionet vetjake, por jo fshirjen nga serverat e Facebook-ut.
Nëse përdoruesit duan thjesht të mbyllin profilin e tyre, procedura është e thjeshtë. Ata duhet të vizitojnë opsionin “Security Settings” (klikoni shigjetën më poshtë në këndin e sipërm në të djathtë të ekranit dhe zgjidhni “Account Settings”, më pas klikoni “Security” në kolonën e majtë), kliko linkun “Deactivate your account” dhe ndiqni udhëzimet. Por nëse ju ndryshoni mendje dhe deshironi t’a mbani llogarinë tuaj, duhet të hyni sërish në llogarinë tuaj të Facebook-ut dhe profili do të jetë përsëri aktiv.
Por nëse ju doni t’a fshini përgjithmonë llogarinë tuaj, duhet të plotësoni një sërë etapash pasi procesi nuk është i menjëhershëm.
Së pari duhet të gjeni linkun për të fshirë llogarinë tuaj. Ndaj duhet të kërkoni “Delete account” në Qendren e Ndihmës së Facebook-ut ose thjesht të klikoni mbi këtë link.
Hapi tjetër është të shkoni në faqen e paralajmërimit “page warning”, e cila të informon se çfarë ndodh nëse llogaria juaj fshihet, domethënë, që nga çasti që llogaria fshihet, ju nuk mund jeni në gjendje të riktheni të dhënat tuaja. Nëse ju jeni i sigurt që doni ta fshihni përgjithmonë llogarinë tuaj klikoni butonin “Delete My Account”.
Pas këtij hapi përsëri do t’ju shfaqet një dritare me një paralajmërim tjetër: “A jeni gati për ta fshirë përfundimisht llogarinë tuaj? Jeni të sigurt?”. Në këtë moment ju vendosni fjalëkalimin dhe kodin e sigurisë “captcha” (grup shkronjash të rastësishme, të cilat sigurojnë që ju nuk jeni “spambot”.
Pasi të keni kryer këto hape klikoni butonin “OK” dhe më pas kontrolloni postën elektronike për e-mail-in që konfirmon nëse doni ta fshini përfundimisht llogarinë tuaj. Ju keni 2 javë kohë të ndërroni mendje pasi keni kërkuar për ta fshirë llogarinë e Facebook-ut.
Tani vjen çështja-kohë. Facebook-u nuk do ta fshijë menjëherë llogarinë. Ju duhet të prisni plotë 14 ditë që profili juaj të fshihet përgjithmonë. Nëse keni dyshime gjatë pritjes dy-javore, hyni përsëri në llogari dhe klikoni butonin “Cancel Deletion”.
Së fundmi edhe pasi Facebook–u e ka fshirë përfundimisht llogarinë tuaj, disa të dhëna do të mbeten rezervë në serverë për 90 ditë. Pas kësaj kohe, të dhënat e tjera do të fshihen tërësisht nga Facebook-u.
No comments:
Post a Comment