Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/10/17

Sali Berisha: Shkarkimet në polici, akt hakmarrjeje dhe urrejtjeje e Edit

Berisha: Shkarkimet në polici, akt hakmarrjeje dhe urrejtjeje i Edvinit
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha e cilësoi hakmarrje primitive të Edi Ramës për bandat e shpartalluara, shkarkimin nga detyra të gjithë drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit, Drejtorin e Përgjithshëm, zëvëndësdrejtorët dhe drejtorët e të gjitha qarqeve të vendit.
Në një reagim të tij në Facebook, ish kryeministri akuzon Ramën se, në kundërshtim flagrant me ligjin e Policisë së Shtetit, Rama ka emëruar në drejtim njerëz delinkuent, trafikant, bashkëpunëtorë të grupeve dhe organizatave kriminale dhe persona që bashkëjetuan në simbiozë të plotë me mafien me të rrezikshme të Europës.
“Akti i dënimit kolektiv të drejtuesëve të Policisë së Shtetit është hakmarrja primitive e Edivin Kristaq Ramës për bandat e shpartalluara nga Policia e Shtetit, si banda e rrugës së Kavajës, bandat e Lushnjës, Durrësit, Hakmarrja për Drejtësi, ajo e Dritan Dajtit etj, me të cilat Rama kishte shndërruar Tiranën në lavatriçen gjigande të parave të krimit në rajon.”- shkruan Berisha.
Ndërsa ka shprehur mirënjohje të madhe ndaj, siç shprehet ai, këtyre shërbëtorëve të shoqërisë dhe kombit, ish kryeministri e konsideron këtë një kthesë drejt të shkuarës, goditje në palcë e rendit, qetësisë, sigurisë së qytetarëve dhe integrimit të vendit në BE.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...