2013-10-17

Rina Cakrani ‘Rrufepritësi’

Title:

Rrufepritësi: roman.

Subtitle:
Author:
Year:
2013
Place:
Tiranë
Publisher:
Country:
Albania
Pages:
Br., 179 S.
ISBN:
978-99943-1-911-4
Media:
Weight:
250 g.
Price:
20,00 Euro
Order number:
7333261



Ngjarjet e romanit janë të vendosura në dy prej qyteteve më të njohura të Brazilit: Sao Paolo dhe Brazilia, në të tashmen dhe të shkuarën (falë leximit të një ditari).


Familja e Dolores dhe Paolo Dos Santos Oliveira Gostinja, jetonte në njërën prej lagjeve të Sao Paolos. Dikur kishte qenë një familje e lumtur, pa problem familjare, me të ardhura ekonomike të mira, por tashmë që Paolo vazhdonte të pinte më shumë alkool, si mënyra e vetme për t’u larguar nga realiteti, grindej çdo ditë me Doloresin, edhe për gjëra fare pa kuptim, madje dhe para syve të fëmijëve, grindeshin kudo… Madje, ndonjëherë, kur ishte tepër i pirë, ushtronte dhunë edhe ndaj fëmijëve, sidomos ndaj Andreas, djalit të tij të vetëm. Kishin tre fëmijë, Andrean, Sonjën dhe Martinën.











Fragment nga romani “Rrufepritësi” i autores Rina Cakrani.



Po e shfrytëzoj këtë ditë për të shkruar një parafrazim të jetës sime, ose më saktë të kësaj aventure të madhe, të cilën Zoti më dha mundësinë ta shijoja. Nuk po them që ka qenë një jetë pa gabime, por pa dyshim që ka qenë një jetë e madhe. Tani që kthej kokën pas, e di që s’më ka mbetur asnjë peng, ndihem plotësisht i realizuar dhe i gëzuar që jeta më ofroi këto mundësi kaq të mëdha. Mbi të gjitha, e ndiej se duhet të falënderoj Zotin që më dha forcën dhe besimin e duhur për të ndërmarrë një rrugë që s’ka qenë aspak e lehtë, madje herë-herë ka qenë edhe më e vështirë se ç’duhej. Por nuk ankohem aspak. Pengesat dhe vështirësitë të kalisin, ashtu siç më kanë kalitur dhe mua. Kam jetuar një dashuri të madhe. Tani Klarisa ime e dashur nuk është më, por unë ndiej se do i bashkohem asaj shumë shpejt. Kam një nip dhe dy mbesa të mrekullueshëm, të cilët më shtojnë ditë për ditë buzëqeshjen. Kam miq që më kanë qëndruar pranë në çdo moment. Njoha tradhtinë, mashtrimin, dashurinë, zilinë, fisnikërinë, bujarinë, madhështinë, rrënimin, por s’e kam dhënë veten në asnjë çast. Më kanë frikësuar ëndrrat e mira, por nëse ato nuk të frikësojnë, do të thotë që s’janë të mëdha. I realizova ëndrrat e mia, që, siç thoshte mamaja ime, dukeshin të pamundura. Më kujtohet ajo reklama e Adidas-it “Impossible is nothing”. Unë i ktheva në të mundura. Kam qenë fitimtar dhe ende ndihem si i tillë, sepse kam arritur ç’kam dashur dhe kam qenë gjithnjë i drejtë dhe i bindur. Por, mbi të gjitha, kam mësuar se Zoti s’të lë asnjëherë në baltë. Lotët t’i transformon në buzëqeshje, dhimbjen në forcë, dobësinë në besim dhe ëndrrën në realitet
.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...