Kartat SIM nuk janë të sigurta, pasi ato mund të hakohen nëpërmjet një mesazhi të fshehur.
Kjo deklaratë është dhënë nga studiuesi gjerman i sigurisë, Karsten Nohl, i cili ka zbuluar defektin që i lëjon sulmuesit të dërgojnë mesazhe, të bëjnë thirrje direkte dhe incizojnë bisedat.
Forbes raporton se Nohl ka punuar tre vjet dhe testoi gati 1,000 karta SIM për të gjetur defektin, i cili është i bazuar në një standard të vjetër – DES (Digital Encryption Standard).
Jo të gjitha kartat SIM janë të prekshme – vetëm një e katërta e kartave SIM të testuara ishin të ndjeshme ndaj hakimeve, por ato që janë mund të hakohen nëpërmjet dërgimit të një mesazhi të fshehur. Kjo, pasi karta SIM të hakohet, sulmuesi mund të përdorë telefonin e viktimës për të dërguar mesazhe SMS Premium, të cilat mund të ngrenë faturën e telefonit të dikujt, të mbledhë të dhënat e vendndodhjes dhe të bëjë telefonata.
Ndërkohë, dy operatorë të mëdhenj tashmë janë duke punuar për rregullimin e problemit, të cilat kanë në plan të ndajnë gjetjet e tyre me operatorët e tjerë.