2013-10-17

Artan Didi zyrtarisht drejtori i Policisë së Shtetit

Artan Didi zyrtarisht drejtori i Policisë së Shtetit
Është zhvilluar  ditë më ëarë ceremonia e emërimit të drejtorit të ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi. Hysni Burgaj i ka dorëzuar flamurin e Policisë së Shtetit drejtorit të ri në praninë e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Këshilli i Ministrave miratoi dje emërimin e Artan Didit në krye të Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Hysni Burgajt. Prezantimi i Artan Didit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë është bëra nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa po sot janë prezantuar edhe dy nëndrejtorët e policisë Sokol Bizhga dhe Altin Qato.
Policia e Shtetit ka pësuar dje një rokadë të thellë, që ka ndryshuar jo vetëm kupolën në qendër, por edhe 12 drejtorët e policisë në qarqe.
36 drejtues të lartë të policisë së shtetit janë lëvizur dje nga një strukturë në tjetrën, ndërkohë që kjo reformë ka prekur edhe kreun e policisë që u zëvendësua nga Artan Didi.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sqaroi dje se ndryshimet në strukturën e Policisë së Shtetit dhe zëvendësimi i të gjithë drejtorëve të policive në qarqe përmbyllën fazën e parë të reformës strukturore të Policisë. Ministri Tahiri bëri të ditur se është reduktuar numri i funksionarëve në drejtorinë e policisë për të fuqizuar më tepër komisariatet ndërsa shtoi se krerët e rinj të policisë janë zgjedhur mbi bazën e kritereve të forta.
Artan Didi me një karrierë të gjatë në polici, me funksione si në hetimin e krimeve, ashtu edhe në të rendit, ishte nxjerrë në reformë në vitin 2006 nga qeveria e asaj kohe.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...