2013-10-13

Mes tezave hungareze dhe atyre osmane!


Historia e Shqipërisë në të gjithë rrafshin e saj mund të përmblidhet në dy rryma influente, njëra nga “sundimi i gjatë” i Perandorisë Osmane dhe tjera nga influenca e ndjeshme e fuqisë së kohës në Evropë, Perandoria Austro-Hungareze.

Historia e Shqipëisë Mes tezave hungareze dhe atyre osmane!
Ndërsa historia është një shkencë që përpiqet të gjejë të vërtetën, në rastin konkrret kjo e fundit duket senuk gjendet dot, pikërisht për faktin se dokumenta të ndryshme japin versione të ndryshme të histografisë.
Dy perandoritë e mëdha deri diku kanë patur këndvështrime të kundërta me njëra-tjetrën, jo aq diametarlisht sa Perandoria Osmane me Rusinë, por mund të thuhet se kishin etje për zotërime apo okupime të sa më shumë territoreve të mundshme.
“Përplasje për Shqipërinë” ose më mirë të thuhet për territoret e një shteti relativisht të vogël si Shqipëria këta dy perandori kanë patur që në kohën kur ka jetuar heroi ynë kombëtar, Skëndërbeu.
Nga njëra anë, Perandoria Osmane ishte një perandori e fuqishme e ku ne u bëmë pjesë e saj, dhe shumë shqiptarë, nisur dhe nga fakti se “pushtimi i gjatë” ishte i butë e përkrahën atë dhe nga ana tjetër, sa herë që shqiptarët merrnin iniciativa kundër osmanëve dhe kundër revansheve për sundim nga fqinjët, mbrojtjen më të madhe e kishin pikërisht nga Perandoria Dyshtetase e asaj kohe, Austro-Hungaria.
Në njëfarë mënyre, Austro-Hungaria nuk është se kishte dëshirën e mirë për ndihmë ndaj një shteti si Shqipëria, por më së shumti kërkonte një shtet shqiptar sa më të madh gjatë gjithë rrjedhës historike pikërisht për shkak të urrejtjes së kësaj perandorie ndaj përparimit osman e si rrjedhojë islamit në botën perëndimore dhe nga ana tjetër urrejtjen ndaj sllavëve, urrejtje tëzhvilluara në kohë të ndryshme.
Për rastin e parë, mjafton të kujtojmë faktin se në territorin e sotëm të Serbisë, është zhvilluar lufta e Beogradit, ajo betejë ku u ndeshën përballë njëra-tjetrës ushtria e madhe e osmanëve me ushtrinë e bashkuar evropiane, për ta penguar depërtimin osman në Evropë, e ku u bënë bashkë hungarezë, polakë, gjermanë, italianë, e popujt e Ballkanit, por ndalesa qe e pamundur, e 500 vitet e robërisë ballkanase pllakosën një pjesë të Evropës dhe “u ndanë” nga ajo.
Tjetër fakt “i dashurisë” së kësaj perandorie me emrin Austro-Hungari ndaj nesh është urrejtja ndaj sllavëve, dëshmuar kjo në mënyrën më të pastër në vitin 1914-të, kur edhe Lufta e Parë Botërrore shkak kishte vrasjen e artidukës së Perandorisë në Sarajevë nga një i ri serb.
Si rrjedhojë e kësaj urrejtje ndaj racës sllave, Austro-Hungaria do ta mbronte Shqipërinë në sy të Evropës, madje në vitin 1913 në Konferencën e Londrës propozimi më ideal dhe ku përfshiheshin gjithë qytetet ku banojnë sot shqiptarët do të ishte nga kjo Perandori, ndërsa më i cungëti vetëkuptohet nga Rusia, si “promotorja e sllavizmit”.
Sot edhe historianët janë “të ndarë” nëse historia e Shqipërisë vërtetësinë më të madhe e ka nën vëzhgimin e histografisë hungareze apo asaj osmane, dy Perandori të dikurshme të mëdha që në njëfarë mënyre, diku më pak apo diku më shumë “kanë dashur të kemi në vijimësi si popull.”
Ajo që dihet është se Austro-Hungaria na përkrahu fuqimisht për të na njohur ndërkombëtarisht si komb, lidhur kjo me interesa të saj strategjikë në Ballkan, e ndërsa Perandoria Osmane, përjashto disa kryengritje të segmentuara në kohë, gjithmonë ka ndjekur një politikë të butë kundrejt “popullit si vëlla shqiptar”.
Problematika më e madhe e historianëve shqiptarë sot qëndron në faktin se disa historianë e dëshmojnë historinë e popullit tonë sipas arkivave të Stambollit dhe disa nisur nga arkivat dhe të dhënat e Vjenës, e duket se paasnjëanësia është vështirë të gjendet.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...