2013-10-17

Babai refuzoi t’ia kthejë djalit telefonin,ai vari vehtën!


description

Një djalë 13-vjeçar e ka varur veten në dhomën e tij të fjetjes, pasi që celulari i tij ishte konfiskuar nga prindërit. Ai ndoshta nuk ka dashur që ta vrasë veten, zbulon hetimi
Deklan Gejtenbisë i ishte thënë që ta dorëzojë telefonin e tij, të cilin thuhet se e mbante gjithmonë në dorë, pasi që kishte shkaktuar probleme në shkollë. Por, një ditë, para ditës kur do të duhej që t’i kthehej telefoni, ai u shqetësua, pasi që babai i tij refuzoi që të pendohet dhe t’ia japë atij telefonin. Ai shkoi në dhomën e tij të fjetjes dhe më pas u gjet i varur nga ana e Xhordanit, vëllait të tij 9-vjeçar. Mjeku ligjor gjatë hetimit të tij tha se tinejxheri ka shpresuar që vëllai i tij ose babi do të shkonin pas tij dhe ta gjenin me kohë.

Telefoni mobil iu konfiskua për një javë

Deklani nga Rosendejli në Angli ishte një “tinejxher tipik”, i cili është përshkruar si i “paturp dhe i djallëzuar”, kanë thënë prindërit e tij. Babai i tij 31-vjeçar, Uoren Gejtenbi, ka thënë në gjykatën e Bërnlit: “Ai ishte një djalë tipik tinejxher. Ai shtynte kufijtë, siç edhe është pritur nga ai dhe është përfshirë në probleme në shkollë disa herë, por në asgjë serioze. Nuk kemi pasur probleme me të, asgjë nuk na ka dhënë arsye të madhe për t’u brengosur”. Por, hetuesit i është thënë se Uejn dhe nëna e Deklanit, Dona, kishin vendosur që ta dënojnë atë me arrest shtëpiak dhe t’ia konfiskojnë telefonin mobil për një javë. Një ditë para vdekjes atij iu lejua që të dalë jashtë dhe ta vizitojë gjyshen e tij që jeton në afërsi, para se t’i shikonte disa filma me vëllain e tij të vogël. Në ditën e tragjedisë, më 7 korrik, Dona shkoi në punë në një shtëpi të pleqve në orën 11:30, ndërsa Uoren kishte mbetur në shtëpi me dy djemtë. Ai tha se ishte një ditë e ngrohtë dhe ata herë hynin në shtëpi e herë dilnin jashtë, shikonin TV me mua dhe dolën sërish jashtë. Në orën 17:30 Deklan më pyeti nëse bën që t’ia kthej telefonin”. Ai ka thënë në gjykatë se i kishte thënë se ende nuk kishte ardhur koha që t’i kthehej telefoni dhe se më pas Deklan “nuk u ndie mirë për shkak të kësaj” dhe se shkoi lart.

Telefoni do t’i kthehej të hënën

Ai shtoi se telefoni do t’i kthehej të hënën, një ditë më pas. Ai u ngrit dhe u largua nga dhoma. E dëgjova derën e hyrjes duke u hapur dhe mbyllur dhe supozova se doli jashtë. Mendova se ai pranoi dhe doli jashtë shtëpisë”. Xhordani shkoi më pas në dhomën që e ndante me dekanin dhe e zbuloi trupin e vëllait të tij. Uoreni menjëherë pasi që Xhordan i tregoi se çfarë kishte ndodhur vrapoi lart dhe provoi që ta ringjallë të birin e tij, por pa sukses. Personeli i ambulancës arriti pas disa minutave, por nuk mundi që ta shpëtojë. Gejtenbi ka thënë gjithashtu se familja nuk ka qenë në dijeni për ndonjë problem brenda shkollës dhe pas hetimit të rasteve është bërë e ditur që nuk ka pasur asgjë të rëndësishme që ia ka vlejtur që të ceket. Duke e regjistruar rastin si aksident, gjykatësi hetues Riçard Tejçoj familjes i ka thënë: “Më vjen keq që u desh të kaloni sot nëpër tërë rastin sërish, por ne duhet që të jemi sa më të drejtpërdrejtë dhe ta bëjmë rastin sa më të qartë për ju, pa e injoruar rëndësinë e hetimit”.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...