Rreth 1,5 deri në 2 milion myslimanë janë në pelegrinazhin vjetor për në Mekë, që njihet si Haxh, ose haxhillëk. Ky numër është shumë më pak se ai i një viti më parë, ndërsa autoritetet saudite përpiqen ta mbajnë ritualin të izoluar nga tensionet e vendeve të tjera të Lindjes së Mesme, dhe nga rreziku i një virusi që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 50 personave në mbretërinë saudite.
Sot, kur muslimanët janë të mbërthyer në konflikte në disa vende të Lindjes së Mesme, ky pelegrin nga Siria ofron lutjen e tij për bashkim:
Ne u larguam nga shtëpitë tona dhe fëmijët tanë u vranë, kështu që i lutem Zotit në këtë ditë të shenjtë të na lirojë nga vuajtjet.
Megjithatë, Haxhi u duk se filloi pa ndërprerje të mëdha. Disa njerëz mund të kenë ankesa politike, thotë eksperti i terrorizmit, skocezi Stephen Vertigans nëpërmjet Skype-it:
Por shumica e njerëzve që shkojnë atje po shkojnë për shkak të fesë së tyre, për tu bashkuar me myslimanë të tjerë, për të shprehur besimin e tyre nëpërmjet ritualeve të ndryshme.
Edhe pa tensionet politike, kontrolli i turmës është një sfidë e madhe. Vitet e kaluara janë karakterizuar nga kaosi dhe një pushtim terrorist në 1979-ën.
Këtë vit, një virus i rrugëve të frymëmarrjes i përqëndruar në Gjirin Persik i mbajti larg shumë nga pelegrinët. Virusi ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 50 vetave në Arabinë Saudite.
Qeveria saudite uli kuotat edhe për shkak të punës për zgjerimin e Xhamisë së Madhe.
Por sauditët do të jenë nën presion për ti hequr kuotat, për tu dhënë sa më shumë myslimanëve mundësinë për të shkuar, thotë zoti Vertigans.
Nëse po e pakësojnë atë mundësi për arsye politike dhe jo shëndetësore apo arsye sigurie, ata do të kritikohen mjaft në komunitetet dhe vendet myslimane,-thotë analisti.
Haxhi përfundon me festën e Eid Al Adha, dhe muslimanët në mbarë botën e festojnë atë me gosti dhe dhurata.
Në të gjithë botën sot festohet Kurban Bajrami. Besimtarët myslimanë i janë drejtuar xhamive për t’u falur dhe uruar njëri-tjetrin. Por kjo festë nuk ka filluar mirë në disa vende.
IRAK
Në Irak, një shpërthim bombe jashtë një xhamie besimtarësh Sunni, ka lënë 9 persona të vdekur. Shpërthimi ndodhi në qytetin Kirkuk të Irakut, pas lutjeve të cilat shënonin fillimin e Kurban Bajramit. Të paktën 22 persona mbetën të plagosur. Militantët kanë venë në shënjestër besimtarët Sunni dhe Shia në një valë dhune fetare që ka përfshirë Irakun muajt e fundit. Rreth 6 mijë veta kanë mbetur të vrarë nga këto sulme gjatë këtij viti.
AFGANISTAN
Guvernatori i provincës Logar në Afganistan, ka mbetur i vrarë nga një shpërthim në një xhami gjatë lutjeve të Kurban Bajramit. Arsala Jamal po qëndronte para xhamisë duke përshëndetur njerëzit kur shpërtheu një bombë e fshehur poshtë një tavoline. Të paktën 15 persona mbetën të plagosur dhe disa janë në gjendje të rëndë. Për momentin asnjë nuk e ka marrë përsipër këtë sulm.
Jamal u caktua si guvernator në prill, pasi u kthye në Afganistan nga Kanadaja. Më parë ai ka qënë guvernator në provincën e Khost.
SIRI
Bajrami është festuar edhe nga vetë presidenti i Sirisë Bashar al-Assad. Ai doli si rallë herë në publik duke u falur në një xhami në Damask për të shënuar fillimin e Kurban Bajramit. Assad arriti në xhaminë Hassibah së bashku me myftiun e Sirisë Ahmad Bader al-Din al-Hassoun.Çdo vit në jug të qytetit Karachi në Pakistan, afër një autostradë e cila të njerr jashtë qytetit, formohet një treg. Mijëra kafshë sillen nga i gjithë vendi në këtë treg për t’u therrur dhe shitur. Por njerëzit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për çmimet e larta të bagëtive një ditë para festës së bajramit, ditë në të cilën kafshët e therrura u jepen të varfërve për të kërkuar faljen e Zotit.
FILIPINE
Myslimanët filipinas bënë lutjet e tyre të Kurban Bajramit në parkun e Manila-s. Rreth 2 mijë myslimanë u mblodhën në Rizal Park pas agimit dhe iu bashkuan lutjeve të imamit. Pas lutjeve, disa familje qëndruan në park për piknik. Festa nuk filloi mirë në këtë vend pas tërmetit të rënë i cili morri jetët e më shumë se 30 personave.
BANGLADESH
Edhe në Bangladesh u festua Kurban Bajrami. Mijëra myslimanë nxituan për në terminalet e trenave dhe autobuzëve në Dhaka, për të zënë një vend në to që të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Disa prej tyre udhëtuan edhe me anije në pamundësi për të hipur në tren.
Kurban Bajrami, e cila është festa e dytë më e madhe myslimane, do të festohet në Bangladesh në datë 16 tetor.
EGJIPT
Egjipti gjithashtu ka festuar Kurban Bajramin së bashku me pjesën tjetër të botës myslimane. Me gjithë instabilitetin politik, vendasit janë gati për një nga festat fetare më të rëndësishme të vitit. Tradicionalisht, myslimanët kalojnë pjesën më të madhe të ditës me familjen dhe me shpresën se këto festime do të kalojnë pa incidente.