Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/10/17

”Terrori i Serbisë Pushtuse mbi Shqiptarët 1844-1999”

Edhe në Gjenevë promovohet libri historik për terrorin serb 1844-1999
Në Universitetin e Gjenevës, promovohet libri historik: ”Terrori i Serbisë Pushtuse mbi Shqiptarët 1844-1999”, ribotimi i pestë i plotësuar, i sajuar në 7 gjuhë: shqip, anglisht, frengjisht, gjermanisht, turqisht, serbisht e maqedonisht, me 616 faqe dhe 550 fotografi me ngjyra, dhe me DVD-inë brenda - me filmin dokumentar të përkthyer anglisht e gjermanisht.
Ky libër deri tani ka arritur të promovohet në qendrat kryesore evropiane e botërore, si: Prishtinë, Tiranë, Shkup, Tetovë, Cyrih, Gjenevë, Lugano, Lozanë, Lion, Paris, Vjenë, Shtutgart, Dortmund, Nynberg, Singen, Hechingen, Ludvigsburg, Stokholm, Oslo, Budapest, Ankara, Stamboll, Izmir, Bursa, Pulë, New York, Detroid, Washington, Melbourne, Hamm, Toronto, etj.
Të njëjtën ditë promovohet edhe filmi dokumentar ”Rugëtimi i një libri nëpër botë”.

No comments:

Post a Comment

Shpallja e pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të ës  së Kombeve të Bashkuara(OKB), pub...