Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/10/17

Shkrihet njësia elitë “Shqiponja”

Shkrihet njësia elitë “Shqiponja”
Ndryshimet në Policinë e Shtetit prekin edhe repartit elitë të policisë “Shqiponja”.
Sipas një urdhri të Ministrisë së Brendshme kjo njësi është shkrirë duke iu bashkangjitur Patrullës së Përgjithshme.
Janë 50 oficerë, që tashmë nuk do të vazhdojnë të jenë të veshur me uniformë operacionale por do të transformohen në komisariatet kryesore të vendit.
Njësia elitë “Shqiponja” u rikrijua në dhjetor të vitit 2012 dhe funksionoi mjaft mirë në parandalimin e krimit të rrugës dhe kapjen në flagrancë të autorëve të ngjarjeve.
Njësia elitë “Shqiponja” ka kapur në flagrancë 220 persona, ka bllokuar dhjetra armë zjarri si dhe ka vënë rreth 5500 gjoba qarkullimi.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...