2013-10-13

Nacionalizmi shqiptar ne kuadrin ballkanik

Churchill thosh që Ballkani është fuçi baruti, ndërsa kancelari gjerman Oto van Bismark e ashtëquante Shqipërinë si ‘shprehje gjeografike’.
Po të ndërlidhesh dy lartpohimet, arrihet vetëvetiu në përfundimin se edhe nocionet e liderëve të mëdhenj bien poshtë.
‘Shprehja gjeografike’ e Bismark po godet themelet e shteteve të rajonit tonë, ‘shprehja gjeografike’ e Bismark është shndërruar në fuçi baruti që ‘vret’ dinjitete popujsh të tjerë ballkanikë.
Shqipëria në politikën ballkanase ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm, e aq më i rëndësishëm ka qenë roli i shqiptarëve në trojet e tyre brenda hapësirës së Gadishullit Ballkanik.
Ismail Kadare, në një reagim të tijin publik lidhur me nacionalizmin në Ballkan, është shprehur se tre popuj e bluajnë dhe gatuajnë politikën në Gadishull: grekët, serbët dhe shqiptarët.
Lidhur me referencat e ndryshme që e shpërfaqin nacionalizmin shqiptar dhe ‘frikën’ ndaj saj, do më duhet të përmend edhe një ndër hulumtuesit më të mëdhenj të shqiptarëve, Lord Bajron, që lidhur me popullin tonë tregonte se ‘Nuk ka popull në botë që fqinjët tia kenë frikën më së tepërmi sesa populli shqiptar’.
Shqiptarët janë të lindur në vetvete me brumin nacionalist, e kanë ndërtuar vetë sistemin e atillë që çdo shqiptari i lë në shpirt pakëz copë patriotizmi, pakëz copë nacionalizmi.
Shumë persona i konsiderojnë si nocione të ngjashme, si sinonime fjalët ‘nacionalizëm’ dhe ‘patriotizëm’, por janë nocione variable në thelb të tyre.
Patriotizmi është dashuria ndaj vendit, duke mos ushqyer kurrfarë urrejtje ndaj kujtdo populli tjetër, ndërsa nacionalizmi shpreh definicionin e urrejtjes së popullit tjetër, e kllapimit të kombasit ‘fqinj’ si armik.
Praktikisht, shqiptarët çdo fqinj të tyre në kuadrin e konfiguracionit kufitar kombëtar e kanë shqyrtuar si armik, përfshi këtu serbë, malazezë, grekë e maqedon.
Duke vëzhguar situatën, duke vështruar deklaratat plot vrull e pasion nacionalist të liderëve tanë politikë, është e thjeshtë të arrihet në konkluzionin: Shqiptarët janë nacionalistë, prodominohen nga elementi nacional.
Madje, kjo shpërfaqje ka prekur edhe qelizat e popujve ‘fqinjë’ (fqinjë në kllapa, i kemi konsideruar dhe ashtu na kanë dhe po na konsiderojnë), duke reaguar nga nacionalizmat e pafrè shqiptarë.
Nëse lidhja ‘nacionalizëm – zgjedhje elektorale’ në Shqipëri është në proporcion të drejtë, atëherë politikanët tanë, kushdo që e promovon elementin kombëtar për arsye zgjedhjesh, është shpërfytyrimi më i madh i vlerave dinjitoze të shqiptarit.
Nëse brenda deklaratave ‘Shqipëria ndër kufi shtrihet nga Bujanovci në Medvegjë, e gjer në Prevezë’ ka projekte reale, qoftë edhe politike, atëherë motivimi lejohet dhe definicioni konkludohet në ndjenja të sinqerta ndaj një flamuri dhe një kombi.
Nisur nga premisat e referencave të mësipërme, po dua të ndërtoj një objektiv diplomatik dhe një qëndrim ndaj këtij nacionalizmi tonit të flaktë.
Vatra nacionaliste nuk ka vetëm Shqipëria, ka edhe Greqia, Serbia e Maqedonia, tre armiqtë tanë të përjetshëm, që duket se quhen të tillë kryesisht nën vulën e fesë së kundërt me dominimin e fesë islame ndër shqiptarë.
Ndër këta vatra, përjashtim bën partia ekstremiste ‘Agimi i Artë’ në Greqi, e cila para së gjithash është formësuar si antivlerë me kryfjalë krizën, por që po përpiqet me çdo kusht të mposhtet e të mos shpërfaqej një ‘Republikë e Dytë e Vajmarit’ në ‘Evropën Juglindore’.
Athina duket se është e kënaqur dhe nuk e do në këtë moment nacionalizmin shqiptar, sepse sot nuk e cënon, pasi politikën e saj diskriminuese e raciste nën emër të një populli të pastër ndaj popujve të huaj ‘barbarë’ e ka realizuar dhe predikon moralin se ‘nacionalizmat sëmurin demokracinë’.
Nacionalizmi shqiptar sëmur, nacionalizmi grek ndaj Maqedonisë lidhur me çështjen e emrit është i pastër.
Këtë thotë Athina, e cila paçka vërejtjeve gëzon një status të veçantë nga çdo shtet tjetër ‘fqinj’, është pjesë e Bashkimit Evropian dhe nacionalizmat kundrejt saj mund të konsiderohen edhe ‘naive’.
Nacionalizmi ‘i sëmurë shqiptar’ që ‘po sëmur’ ëndjet e një Ballkani ka rrezik të rrëmojë demokracinë ‘e shëndoshë’ që ne disponojmë dhe të ndërlikojë marrëdhëniet tona në Gadishull, gjë që do kishte pasoja edhe në qasjen ndaj Unionit Evropian.
Vëllai i Faik Konicës, Mehmet Konica, një ndër përfaqësuesit e Shqipërisë në Konferencën e Londrës e ka lënë një amanet në kryqytetin britanik: ‘Ballkani nuk do gjejë rehat pa u zgjidhur çështja shqiptare’.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...