Nga Flori Bruqi
Enver Hoxha (16 tetor 1908 - 11 prill 1985) ishte udhëheqësi komunist i Shqipërisë nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985, si Sekretar i Parë i Partisë së Punës së Shqipërisë. Ai ishte kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura nga viti 1944 deri në vdekjen e tij. Ai shërbeu si Kryeministër i Shqipërisë, 1944-1954 dhe në kohë të ndryshme ka shërbyer si ministër i jashtëm dhe si ministër i mbrojtjes.
Periudha 40 vjeçare e sundimit të tij, u karakterizua nga eliminimi i opozitës, dënimet e kundërshtarëve të tij politikë me vdekje ose burgime të gjata dhe dëbimet e familjeve të tyre nga shtëpitë ku jetonin dhe internimet e tyre në fshatra të thella, ku kontrolloheshin rreptësisht nga policia dhe Sigurimi i Shtetit (policia sekrete). Gjithashtu, diktatura komuniste, u karakterizua nga metodat staliniste të asgjësimit të bashkëpunëtorëve të tij, që kërcënonin pushtetin e tij personal.
Regjimi i Hoxhës, pas viteve 1970 u karakterizua nga ndjekje strikete e ideologjisë anti-revizioniste Marksizëm-Leniniste. Pas ndarjes me Maoistët, gjatë viteve 1976–1978, disa parti Maoiste u deklaruan Hoxhaiste. Në ditët e sotme Konferenca ndërkombëtare e partive dhe organizatave marksiste-leniniste (Hoxhaiste) një fraksion me pak ndjekës, është grupimi më i njohur i këtyre partive.
Lindi më 16 Tetor 1908 në lagjen "Palorto", Gjirokastër. Por për ditëlindjen e tij ekziston një çertifikatë lindje e përdorur nga vet Hoxha për tu regjistruar në fakultetin e Montpelejesë e cila shumë qartë tregon që ditëlindja e tij është 3 tetor 1908. Enveri ishte djali i dytë i Halil Hoxhës, një tregëtar rrobash, që udhëtonte shpesh nëpër Europë dhe SHBA dhe Gjylihanit. Ai kishte një vëlla më të madh të quajtur Beqir i cili vdiq në moshë të re nga tuberkulozi, dhe tre motra Fahrien, Haxhon dhe Sanijen. Hoxhajt ishin muslimanë dhe i kishin shërbyer Perandorisë Osmane brez pas brezi. Ata kishin ardhur nga Dropulli para 3 shekujsh. Enveri u edukua dhe u ndikua ne formimin e karakterit nga xhaxhai i tij të cilin e thërriste baba Ceni, ndërsa babait Halilit i cili kishte emigruar para lindjes së tij në SHBA, i thërriste xhaxha. Pas vdekjes së djalit të madh Beqirit nga TBC më 1921, i ati ka thënë -Më vdiq i miri më mbeti rezili, edhe shprehja tjetër e tij akoma më e fortë dhe e rëndë të cilën i ati e thoshtë publikisht -Enverin kush e njeh çoç u duket, por kush e ka çirret e nduket.
Mësimet e para i mori në Gjirokastër 1917-1924 në shkollën Drita ku dallohet për vullnetin e tij por kishte vështirsi sepse i merrej goja. Liceun e nisi në vendlindje më 1924 por më pas e vijoi në Liceun e Korçës më 1927-1930 ku u ndihmua ekonomikisht nga xhaxhai i tij Hysen Hoxha. Vitet e qëndrimit në Korçë luajtën rol të rëndësishëm për formimin dhe edukimin komunist të Enver Hoxhës.
Largimi nga Shqipëria për studime në Francë
Në tetor 1930 Enver Hoxhës iu dha një bursë nga qeveria e Zogut për të studiuar biologji në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Montpeljesë, Francë. Por pikërisht kjo bursë ka lindur shumë dyshime sepse ai nuk qe student me rezultate të larta, ai kishte vështirësi të mëdha në lëndët e shkencave të sakta dhe provimet i merrte me nota të dobëta kaluese. Këtë dyshim e shton edhe rekomandimi i një institucioni si ai Ministrisë së Bredshme për t'ia dekretuar me urdhër personal të prefektit. Të gjitha këto fakte lindin dyshimin që Enver Hoxha të ketë qenë agjent sekret i mbretit Zogu për të zbuluar shqiptarët anti-zogist në emigrim.[Cito burimet] Në mars të vitit 1934 i ndërpritet bursa nga Ministria e Arsimit sepse nuk kishte kaluar asnjë provim. Mbas kësaj ai shkon në Paris ku qëndron deri nga fundi i vitit 1935 i ndihmuar financiarisht nga kunati i tij Bahri Omari. Me ndihmën e Llazar Fundos, profesor në Universitetin e Sorbonës ndjek leksionet në Fakultetin e Drejtësisë të këtij universiteti, por përsëri nuk mundi të kalojë provimet dhe nuk mundi të vazhdojë më tej. Gjatë kohës që ndodhej në Paris Hoxha mori pjesë në takimet e Grupit Komunist të Shqiptarëve që drejtohej nga Llazar Fundo (vrarë me urdhër të Enver Hoxhës nga forcat partizane në Tropojë në vitin 1944). Ai shkroi një artikull të shkurtër në gazetën e Partisë Komuniste të Francës "L'Humanité". Më pas arrin të sigurojë punë në Bruksel, si nëpunësi i vetëm i konsullatës shqiptare në Belgjikë. Nuk është e qartë se si ai arriti të sigurojë këtë punë. Edhe ky tjetër fakt forcon dyshimet përsa i përket statusit së tij si agjent, sepse ai nuk kishte as përgatitijen e duhur, as shkollën e as eksperiencë pune si atashe për tu emëruar si nënpunës në konsullatë. Emërimet per çdo nënpunes firmoseshin nga vete mbreti Zog pasi studiohej kadidatura nga zyra sekrete e Ministrisë së Jashtme. Ndaj Enver Hoxha ka qenë vërtet agjent sekret i rekomanduar nga zyra sekrete e Ministrisë së Brendshme tek ajo e Jashtme për tu punësuar si nënpunës në konsullatën në Bruksel.[2] Pas disa muajsh, në fillim të verës 1936, pushohet nga qeveria shqiptare për pikëpamjet e tij revolucionare dhe sepse zyrën e konsullatës e kishte mbushur me literaturë marksiste.
Zhdukja e çdo dokumenti të viteve 1927-1936
Pas ardhjes në pushtet të Hoxhës, çdo dokument që i përket jetës së tij gjatë viteve 1927-1936 nuk ekziston në asnjë arkiv shqiptare, as dokumenti i emërimit nga mbreti Zog si nënpunes në konsullatë.[3]
Enver Hoxha në Montpelije më 1933
Kthimi në Shqipëri
Në korrik të vitit 1936 Enver Hoxha kthehet përfundimisht në Shqipëri. Betimi që bëri më 29 korrik 1936 mbi varrin e Bajo Topulli në Gjirokastër se ai dhe gjithë të rinjtë do të luftonin "për një Shqipëri më të mirë", "për mbarëvajtjen e atdheut", "për bashkimin e vërtetë të kombit", ishte një program lufte për të.
Puna si mësues në Korçë
Pasi mbetet muaj të tërë pa punë, në prill të vitit 1937 mundi të sigurojë një vend si mësues me orë në Liceun e Korçës. Prej faktit që ai nuk kishte një diplomë kualifikuese ai jepte vetëm disa orë mësim, këtë e vërteton edhe Abaz Ermenji ish-kolegu i tij në Liceun e Korçës. Shumë shpejt Enver Hoxha rivendos lidhjet me grupin komunist të Korçës të drejtuar nga Koço Tashko dhe bëhet simpatizant i kësaj lëvizje komuniste, gjë të cilën e thotë me gojën e tij në Kongresin e Beratit, -Shokët kujtojnë që unë kam qënë eksponent i komunistëve të Korçës,por unë kam qënë thjesht një simpatizant i tyre.[4]
Si mësues në Korçë
Aktiviteti i tij komunist para e gjatë luftës
Më 1936 u njoh me Ali Kelmendin. Në pragun e pushtimit fashist të Shqipërisë më 7 prill 1939 Enver Hoxha mori pjesë në demonstratat antifashiste të popullit të Korçës. Më 12 dhjetor 1939 pushohet nga puna për mungesë diplome. Pas kësaj ai shkon në Tiranë ku jeton tek e motra, i ndihmuar nga kunati i tij Bahri Omari, i cili i gjeti një punë si cigare shitës në dyqanin "Flora". Ai mori pjesë në degën e grupit komunist të Korçës që vepronte në Tiranë. Pas demonstratës së 28 tetorit 1941 Hoxha u hodh në ilegalitet.
Krijimi i Partisë Komuniste Shqiptare
Më 8 nëntor 1941, pas dy vjetësh pune të palodhur e të pandërprerë, përfaqsuesit e të tre grupeve komuniste, të Korçës, të Shkodrës dhe të të rinjve themeluan Partinë Komuniste Shqiptare.[5][6][7][8]
Prezenca e Hoxhës në mbledhjen e themelimit të Partisë
Prezenca e Hoxhës në këtë mbledhje ishte thjesht si figurë, këtë e vërteton Todi Lubonja[9], Bedri Spahiu dhe Liri Belishova. Ai u ftua nga Koço Tashko për të ballancuar disi numrin e besimtarëve orthodhoksë të cilët ishin 4, ndaj duhej edhe një musliman e për këtë arsye Tashko mori me vete Hoxhën. Në këtë mbledhje themeluese merrnin pjesë edhe 2 eksponentë komunistë jugosllavë Miladin Popoviç, dhe Dushan Mungosha të cilët ishin inisiatorët e kësaj mbledhjeje.[10] Popoviçi hyri në miqësi menjëherë me Hoxhën sepse të dy flisnin frëngjisht.
Zgjedhja e Hoxhës si drejtues i komunistëve
Mbledhja themeluese nga (8-14 nëntor 1941) e zgjodhi Enver Hoxhën anëtar të Komitetit Qendror të Përkohshëm dhe, ndonëse nuk u caktua asnjë sekretar i KQ, ai u ngarkua me drejtimin e punëve të KQ të Përkohshëm. Më 23 nëntor 1941 Enver Hoxha merr pjesë dhe drejton në emër të KQ të PKSH, mbledhjen për themelimin e Organizatës së Rinsë Komuniste Shqiptare.
Hoxha në ilegalitet
I njohur në Parti e në radhët e simpatizantëve me pseudonimet "Tarasi", "Shpati", "Valbona", "Hasani", "Saliu", "Malo" etj., duke u paraqitur herë si punëtor e herë si tregtar e intelektual, ai gjatë gjithë vitit 1942, në ilegalitetit zhvillon një veprimtari të dendur anti-fashiste në Tiranë. Në krye të KQ të Partisë, Enver Hoxha përpunoi dhe udhëhoqi zbatimin e vijës ushtarake të PKSH për organizimin dhe zgjerimin e kryengritjes së armatosur në të gjitha anët e vendit dhe për krijimin, në luftë e sipër, të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare.
Në vitin 1943 Enver Hoxha, nën ndikimin e përfaqësuesit të Partisë Komuniste Jugosllave Svetozar Vukmanoviç-Tempo, dënoi Marrëveshjen e Mukjes midis Frontit Nacional-Çlirimtar dhe Ballit Kombëtar, ku ndër të tjera theksohej bashkimi i trojeve të banuara nga shqiptarët mbi bazën e parimit të vetvendosjes së popujve. Si Komisar Politik i Shtabit të Pergjithshëm të Ushtrisë Natcionalçlirimtare (korrik 1943) e më pas Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare (maj 1944), Enver Hoxha punoi për krijimin dhe rritjen e UNÇSH.
Me propozim të KQ të PKSH më 24 maj 1944 filloi punimet Kongresi i Parë Antifashist
Nacionalçlirimtar i popullit shqiptar, Kongresi i Përmetit, i cili themeloi shtetin shqiptar të demokracisë popullore. Komiteti Antifashist, që doli nga ky Kongres ishte, faktikisht, qeveria e Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm i PKSH, Enver Hoxha, u emërua President i këtij Komiteti. Mbledhja e Dytë e KANÇ-it (tetor 1944), që u mbajt në Berat, vendosi shndërrimin e Komitetit Antifashist në Qeveri Demokratike Provizore të Shqipërisë. Enver Hoxha u emërua Kryeministër. Më 28 nëntor 1944, pas 5 vjetësh lufte e përpjekjesh titanike, Qeveria e parë demokratike popullore në Shqipëri, me kryeministër Enver Hoxhën, hyn në Tiranën e lirë.
Hoxha marshon në Tiranë pas çlirimit të saj
Vendosja e sistemit stalinist
Qeveria e përkohshme e Shqipërisë, e drejtuar nga Enver Hoxha, filloi menjëherë të marrë kontrollin e plotë të ekonomisë. Në dhjetor të vitit 1944, menjëherë pas ardhjes në pushtet, regjimi i Hoxhës miratoi ligje të reja që siguronin rregulla shtetërore të rrepta për të gjitha kompanitë industriale dhe tregtare private, si dhe marrëdhëniet e jashtme dhe të brendshme tregëtare. Një "taksë për fitimet nga lufta" dhe ligje që lejonin konfiskimin e pasurisë që i përkiste atyre që u quajtën "armik i popullit" dobësuan klasën e mesme ende të vogël të vendit. Në fillim të vitit 1945, qeveria e Hoxhës konfiskoi pasuritë italiane dhe gjermane, anulloi të gjitha koncesionet e huaja ekonomike, shtetëzoi të gjitha shërbimet publike dhe mjetet e transportit, dhe krijoi një rrjet të sponsorizuar nga qeveria të kooperativave të konsumit. Pa marrë parasysh nevojat e Shqipërisë dhe përparësitë e konkurrencës, Hoxha ndoqi diktatin stalinist dhe nxiti zhvillimin e industrisë së rëndë dhe jo bujqësinë dhe industrinë e lehtë.
Regjimi i Hoxhës u përpoq të bënte për vehte fshatarësinë duke zvogëluar fuqinë e pronarëve të mëdhenj të tokës dhe duke dhënë koncesione për fshatarët. Në janar të vitit 1945, qeveria e Hoxhës anuloi borxhet e pazgjidhura bujqësore, shkurtoi pagesat për përdorimin e tokës me 75 për qind, shtetëzoi burimet ujore, dhe ofroi një mundësi për fshatarët për të blerë ujë për ujitje nga shteti me tarifa nominale. Ligji i Reformës Agrare në gusht 1945 shkatërroi atë që kishte mbetur nga fuqia ekonomike e pronarëve të mëdhenj të tokave të Shqipërisë qendrore dhe jugore, duke zëvendësuar pasuritë e tyre me rreth 70.000 ferma të vogla. Gjithashtu qeveria e Enver Hoxhës shtetëzoi të gjitha pyjet dhe tokat për kullotë dhe shpronësoi pa kompesim tokat që i përkisnin individëve, të cilët kishin burime të të ardhurave jo nga fermat. Ligji i toka lejoi pronarët të mbajnë deri në dyzet hektarë nëse ata fitonin të ardhurat e tyre ekskluzivisht nga bujqësia dhe punonin tokën me makineri. Institucionet fetare dhe fermerët që nuk kishin makineri u kufizuan në njëzet hektarë. Fshatarëve pa tokë dhe njerëzit që kishin pasur më pak se pesë hektarë të tokë morën deri në pesë hektarë për familje dhe hectarë shtesë për bijtë e martuar të cilët ishin anëtarë të familjes.
Në prill të vitit 1946, gjykatat ushtarake filluan të dënojnë me burg fshatarët grumbullonin grurë. Qeveria e Enver Hoxhës shtetëzoi edhe mjetet bujqësore dhe kafshët e punës, ndaloi shitjen dhe transferimin e tokës, dhe fshatarët duhet të mernin lejen e qeverisë për të therrur kafshë. Në qershor autoritetet urdhëruan fshatarët për të ofruar kuota relativisht të larta të grurit në qendrat shtetërore të prokurimit në çmime të ulëta, të përcaktuara zyrtarisht. Duke përdorur propagandën dhe dhunën, qeveria u përpoq të bindë fshatarët për t'u bashkuar në ferma kolektive që quheshin kooperativa bujqësore. Pavarësisht nga fakti se anëtarët e kooperativave paguanin taksa të ulëta dhe kishin kuota më të vogla prodhimi, fushata arriti të bindë vetëm 2.428 familje fshatare të bashkohen në kooperativa deri në vitin 1948. Qeveria pranoi se fushata kishte dështuar. Prodhimet e varfëra, spastrimet, shtrëngimet karakterizuan sektorin e bujqësisë për tre vitet e ardhshme, dhe mungesa e drithërave u bë një problem kronik.
Deri në vitin 1947, qeveria kishte vendosur shumë nga korniza institucionale e nevojshme për një sistem ekonomik stalinist, shtetëzimin e industrisë dhe marrjen nën kontroll të tregtisë së jashtme dhe tregtisë së brendshme. Një reformë monetare i dha një tjetër goditje klasës së mesme. Në prill të vitit 1947, Komisioni i Planifikimit Ekonomik hartoi planin e parë ekonomik të vendit, një plan nëntë-mujor me objektiva të përcaktuara të prodhimit për minierat, fabrikat, dhe sektorët e bujqësisë shprehura në drejtim të prodhimit fizik sesa parasë. Në ndërmarrjet shqiptare filloi futja e sistemit sovjetik të kontabilitetit, dhe fanatikët dhe instruktorët e partisë indoktrinonin popullsinë me parimet ekonomike të marksizëm-leninizmit.
Marrëdhëniet e Hoxhës me anglo-amerikanët
Hoxha, dhe me rrath të kuq oficeri amerikan
Rreshtimi në krahun e Aleatëve ishte një fakt, por edhe marrëdhëniet e mira të Hoxhës me anglo-amerikanët është një fakt i pamohueshëm megjithë çensurimet që u kryen. Anglo-amerikanët me agjentët sekret e oficerët e ndërlidhjes amerikane e kanë ndihmuar LANÇ dhe Hoxhën për hipjen në pushtet. Agjenti britanik David Smiley pjesë e organizatës SOE e krijuar enkas nga kabineti qeveritar i Winston Churchill për të luftuar në prapavijat armike e për të ndihmuar partizanët e vendeve të pushtuara të Evropës Lindore, është parashutuar në veri të Greqisë e më pas ka hyrë në Shqipëri klandestinisht në prill 1943.[11] Kolonel David Smiley e ka faktuar misionin e tij si agjent i SOE në Shqipëri nëpermjet fotografive me partizanë shqiptarë, në kundershtim me kundërshtim me rregullat zyrtare.[12] Në qershor 1943 kolonel Smiley së bashku me kolegun Billy McLean janë takuar me Hoxhën.[13] Pasi kanë vendosur marrëdhënet reciproke, kanë filluar edhe ndihmat britanike për forcat partizane të cilat parashutoheshin, ato konsistonin në njerëz, armatime, ushqime, veshmabthje etj, në këtë menyrë u vendos Misioni Ushtarak Britanik.[14] Por pas çlirimit, Hoxha u rreshtua në kampin Stalinist kundër anglo-amerikanëve, në prishjen e marrëdhënieve midis Hoxhës dhe britanikve ndikoi edhe incidenti i Korfuzit, ku disa anije britanike hasën në mina nënujore ndërsa lundronin në ujrat shqiptare duke shpërthyer, edhe duke humbur jetën shumë marinarë.[15][16] Shumë foto ku paraqiteshin oficerët aleatë anglo-amerikanë në shoqëri të udhëheqjes së LANÇ u retushuan. Por në ditën e çlirimit të Tiranës shihet një foto e disa nga udhëheqsëve të PKSH edhe një oficer i quajtur Tom Stefan i ndërlidhjes amerikane.[17][18] Pasi Shqipëria përfundoi në duart e Hoxhës, misioni i Smiley ndryshoi karakter, ai nëpërmjet forcave anti-komuniste që vepronin në Shqipëri ka tentuar disa herë gjatë viteve 1949-1950 për të realizuar kryengritje ndaj pushtetit të Hoxhës me qëllim rrezimin e tij.[11]
Enver Hoxha dhe idhulli i tij diktatori i Bashkimit Sovjetik Stalini
Aktivitetet politike
Sekretar i Përgjithshëm i KQ të PKSH 1943-1948.
Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së 1948-1985.
Kryeministër i Shqipërisë me mandat nga 22 tetori i vitit 1944 gjer më 10 janar të vitit 1946 si pjesë e kabinetit të parë komunist.
Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer më 30 qershor të vitit 1950.
Ministrave i Jashtëm i Shqipërisë me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer më 30 qershor të vitit 1950.
Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 5 korriku i vitit 1950 gjer më 23 korrik të vitit 1953.
Ministrave i Jashtëm i Shqipërisë me mandat nga 5 shtatori i vitit 1950 gjer më 23 shtator të vitit 1953.
Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 23 korriku i vitit 1953 gjer më 19 korrik të vitit 1954.
Kundërshtarët politikë dhe krimet e komunizmit
Posa mori pushtetin, Enver Hoxha u përqendrua në një politikë të edukimit të popullatës por duke mos lejuar asnjë veprim sado qoftë të vogël opozitar. Qëndrimi i Hoxhës për opozitë ishte i prerë gjë që shpie në eliminimin e më shumë se 600 [19] udhëheqësve politikë.
Qeveria e tij gjatë sundimit 40 vjeçar burgosi, ekzekutoi ose shpërnguli mijëra drejtuess, njerëz të thjeshtë, drejtues lokalë për çështje jo madhore, klerikë dhe predikues të thjeshtë fetarë myslimanë dhe të krishterë, fshatarë të cilët kundërshtuan kolektivizimin dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të tij.[20]
Ka ekzistuar një paradoks në trajtimin armik i popullit e partisë edhe është abuzuar e janë kryer krime e tortura monstruoze ndaj atyre që konsideroheshin të tillë. Shumë patriotë e fshatarë të thjeshtë që ju bashkuan luftës ANÇ, pas përfundimit të saj u arrestuan e u dënuan me akuza fiktive e të krijuara në tavolinë. Shumë bashkëluftëtarë e miq të Hoxhës si Beqir Balluku, Kadri Hazbiu, Koçi Xoxe janë ekzekutuar si armiq të popullit. Edhe krahu i djathtë i Hoxhës Mehmet Shehu i cili u akuzua si agjent i shumfishtë e kompllotist që donte të eleminonte Hoxhën në bashkpunim me CIA-n amerikane u vetvra në rrethana të dyshimta më 1981, dyshohet të jetë ekzekutuar nga Sigurimi i Shtetit.
Politika fetare[
Gjatë luftës
Baba Faja, Enver Hoxha,Myslum Peza, Ramadan Citaku
Politika fetare e ndjekur nga Enver Hoxha dhe nga komunistët që ishin ateistë, kishte dy krah medaljeje. Përgjatë luftës ncional-çlirimtare 1939-1944 në të cilën luftuan e dhanë jetën mijra të rinj e të reja, në mes tyre kanë ishin si partizan shumë klerik të lartë të të gjitha komuniteteve fetare musliman-sunit, bektashi, ortodoks e katolik. Por komuniteti që e përkrahu më shumë luftën ishte ai bektashi, ndër figurat më të shquara ishte Baba Faja e Baba Fejzo. Komunisteve edhe Hoxhës ju interesonte që të kishin përkrahjen e gjithë popullit për LANÇ e të mos ishin të përçarë edhe nga feja. Pas çlirimit politika e Hoxhës ishte ndërhyrëse në çështjet e brendëshme të fesë. Për këtë fakt në vitin 1945 ai ju kërkoi të katra komuniteteve fetare që të krijonin Statutet e reja përkatëse. Të parët që u angazhuan ishin bektashinjtë e muslimanët të cilët e krijuan më 1945.[21][22] Ndërsa dy komunitetet kristiane nuk dëshironin të hartonin një të tille.
Baba Fejzo,Shefqet Peçi, Hysni Kapo
Njohja e personit juridik të komuniteteve fetare
Në dekret-ligjin e vitit 1949 i aprovuar më 1950 mbi njohjen e personalitetit juridik të të drejtës civile për të gjitha komunitetet që njihen nga ligji përfshiheshin ndër të tjera:[23]
1.Liria e ndërgjegjes dhe besimit për çdo shtetas shqiptarë.
2.Komunitetet fetare janë të ndara nga shteti.
3.Ndalohet përdorimi i fesë për qëllime politike.
Gjithashtu garantohej e sigurohej ndihma ekonomike në rast nevoje nga Shteti por komunitetet nuk duhet të merrnin financime nga jashtë shtetit. Menjëherë pas ketij dekret-ligji për tu ligjëruar e për tu njohur nga Shteti, komunitetet fetare hartuan Statutet e reja. Të parët edhe kësaj here ishin muslimanët[24] e bektashit[25] pas tyre ishte rradha e ortodoksve. Lindi problemi me katolikët të cilët nuk e kishin hartuar kurrë një të tillë sepse kembngulnin që Bibla është Statuti i tyre dhe që ata varen direkt nga Vatikani e jo nga shteti shqiptar. Këtë problem me katolikët e kishte hasur edhe Mbreti Zog sepse edhe gjatë qeverisjes së tij e gjithashtu gjatë mbretërimit të tij, katolikët nuk pranonin kurrësesi të hartonin Statut. Pas shumë diskutimeve midis dy palëve qeveritare dhe klerikale katolike duke e parë veten para ligjërimit dhe ilegalitetit këta të fundit pranuan të hartonin një Statut vetëm më 1951.[26] Brenda komuniteteve kishte lindur fryma e re e Partisë e sidomos në komunitetin bektashian ishin krijuar dy grupe mendimesh, i të rinjve të cilët ishin simpatizant të Partisë dhe kërkonin një revolucion edhe në fe, ku baballarët të mund të martoheshin, gjë kjo e pa imagjinueshme nga të vjetrit. Këto debate çuan edhe në një vrasje në komunitetin bektashi midis dy grupeve.[27]
Viti 1963 pranë vitit 1967
Pas viteve '50 filloi edhe kontrolli e çensura ndaj komuniteteve fetare, meshat apo liturgjit nuk mund të thuheshin pa marrë aprovimin e organeve të qeverisë. Situata u bë delikate kur në vitin 1963 nëpërmjet një ligji mbi ndryshimin e personalitetit juridik të 1949 qeveria filloi morsën e saj ndaj komuniteteve fetare. Tani njohja e komunitetit mund të revokohet nqs ky i fundit ka shkelur ligjet, rendin publik apo zakonet e mira.[28]
Viti 1967 pezullimi i të gjitha komuniteteve fetare
Me urdhër të Enver Hoxhës doli ligji për ndalimin e fesë në Shqipëri. Ky është viti më i egër dhe në historinë e popullit tonë, me anë të këtij dekreti famëkeq u shkelën të gjitha të drejtat elementare të njeriut ajo e ndergjegjes dhe e besimit fetar. Shumë klerik u përndoqën, u arrestuan, u debuan me akuza si spiun i armiqve të popullit shqiptar, komuniteteti qe u godit më shumë ishte ai katolik, por edhe ai protestant i cili nuk u njoh kurrë nga Shteti, për shkak të rrënjve anglo-saksone të protestantve si komunitet konsideroheshin si agjent të britanikve. Shumë xhami, teqe, e kisha u shkatrruan, disa të tjera i kthyen në qëndra kulturore.[29]
Ateismi i vitit 1976
Por ditët e zeza nuk kishin përfunduar ende. Ishte viti 1976 kur Shqipëria ndryshon Kushtetutën e saj duke e shpallur veten jo më laike si çdo Shtet tjetër por ATEISTE. Shqipëria ishte i vetmi vend në botë që e shpalli ateizmin e saj në Kushtetutë. Nisi një propagandë ateiste kudo në filmat që prodhonte kinostudioja Shqipria e Re e kudo, me anë të një ligji ndaloheshin përdorimet e emrave fetarë për fëmijët e sapolindur, lista e emrave të lejuar ishtë e caktuar në një listë pranë gjëndjeve civile.[30]
Enver Hoxha me pushime në Vlorë
Vitet e fundit të jetës
Vitet e fundit të jetës ishin rënduar për Hoxhën për shkak të diabetit që i ishte diagnostikuar shumë vite më parë, ai pëson një infarkt në zemër në vitin 1972, më pas një tjetër në vitin 1973, këto dy infarkte e rënduan akoma shumë shëndetin e tij. Fillimi i prillit do të shënojë edhe fundin e jetës së tij, pasi i janë paralizuar këmbët edhe goja, pëson një ishemi më 9 prill 1985 vdes më 11 prill 1985.
Lajmërimi në gazetën ZP
Ceremonia e mortore
Në një ceremoni madhështore Enver Hoxha u varros në varrezat e dëshmorëve ku ju bënë nderimet e larta si për çdo udhëheqës. Por pas rënies së komunizmit varri i tij u zhvendos tek varrezat në Sharrë, ku ndodhet edhe sot.[31][32][33]
Monumenti i Enver Hoxhës në Tiranë dhe vlerësimi i emrit të tij
Menjëherë pas vdekjes së Sekretarit të Parë të PPSH Enver Hoxha, lideri pasardhës i tij Ramiz Alia në mbledhjen e Byrosë Politike propozon që në qëndër të Tiranës dhe të vendlindjes në Gjirokastër të ngrihet nga një shtatore në nder të tij, Universitetit të Tiranës i vihet emri Enver Hoxha, portit kryesor të Durrësit, e shumë uzina e hidrocentrale morën emrin e tij.[34] Gjithashtu u krijua Java e Enverit e cila festohej gjithmonë me rastin e ditëlindjes së tij duke punuar me rendimente më të larta për të tejkaluar planin. Monumenti i Hoxhës u përurua në vitin 1988 dhe ishte 8 metra e lartë. Më 20 shkurt 1991 ai u rrëzua nga protestuesit, rrëzimi i tij simbolizonte edhe rënien e komunizmit[35].
Një botim biografik i ri, i pajisur me dokumente arkivore, zbulon shumë anë të errëta të diktatorit Enver Hoxha; me dyer të blinduara, ku ruhet arkivi sekret i Enver Hoxhës në Arkivin Qendror, dalin fragmente dokumentacionesh që flasin për tjetërsimin e historisë personale të diktatorit në librin e ri të dr. Vasfi Barutit, “Enver Hoxha në optikë të re”, botimet “Uegen”. Ndoshta ky është libri i vetëm pas ‘90-ës që “zhvesh” diktatorin, pa kursyer asnjë detaj, ndryshe nga librat e botuar së fundi për të, ku ndihet frika dhe kompromisi
Një botim biografik i ri, i pajisur me dokumente arkivore, zbulon shumë anë të errëta të diktatorit Enver Hoxha; me dyer të blinduara, ku ruhet arkivi sekret i Enver Hoxhës në Arkivin Qendror, dalin fragmente dokumentacionesh që flasin për tjetërsimin e historisë personale të diktatorit në librin e ri të dr. Vasfi Barutit, “Enver Hoxha në optikë të re”, botimet “Uegen”. Ndoshta ky është libri i vetëm pas ‘90-ës që “zhvesh” diktatorin, pa kursyer asnjë detaj, ndryshe nga librat e botuar së fundi për të, ku ndihet frika dhe kompromisi. Më poshtë botojmë disa nga faktet që dekonspirojnë shumë dëshmi të diktatorit të shpalosur në libra, por që bien në kundërshtim me dokumentet arkivore, madje dhe atyre të klasifikuara si të shërbimit sekret. Bëhet fjalë për misterin e lidhjes së Enver Hoxhës me fashizmin, ku prej fondit të fshehtë të Arkivit si me “kirurgji” zbulohen fakte të retushimit dhe zhdukjes së pjesëmarrjes së diktatorit në lëvizjen antifashiste, dhe si i shpëtoi arrestimit.
***
Shtatë argumente – fakte konspiracioni sekret
Krere te komunisteve ne rrjeten e konspiracionit te fshehte dhe s’eshte ndonjë habi! Naku Spiru, ne fillimet e fashizmit ishte kreu i rinise fashiste ne Durres, Bedri Spahiu ne vitin 1939 behej fashist i oreve te para, keshtu Omer Nishani e te tjere. Per te shkelur ne gjurme te Enverit me fakte të rendesishme.
“Enveri do te tregohej hakmarres sidomos me njerezit qe kishin dijeni per jeten e tij. Me porosi te tij u vrane me atentat gjate luftes ish-qarkomandanti i Korçes Skender Qami, 1942, dhe ish-prefekti i Korces Veli Vasjari, 1944. Keta kishin dijeni te plote per Hoxhen kur ishte mesues ne Korçe. Por edhe persona te tjere ne funksione, si ish-qarkomandantet Tahsim Bishqemi, Daut Çarcani, Shyqyri Borshi, Gjush Dedja etj., ish prefektet Zef Kadarja, Javer Hurshit, Kolë Tromara etj. u shkuan ne plumb per informacionet e tyre per Korçen e Gjirokastren, ai ishte shume i madh e i rrezikshem”. (Kastriot Dervishi, Shërbimi Sekret shqiptar, 2007)
Enveri me doren e tij pastron mire arkivin sekret te Sherbimit Sekret, arkivat e prefekturave te Gjirokastres, Korçes e Tiranes, pasi me pare ka shkuar ne plumb kreret e tyre dhe me gjithe spastrimet mbeten ca gjurme fare te qarta dhe qe vijne me shtate argument-fakte konspiracioni sekret te Enverit. Partizanet e mendimit kunder me çfare argumentesh mund t’i rrezojne shtatë fakte konspiracioni?
Fakti 1
Enveri me “kostumin” e profesorit te Liceut eshte aktiv ne demonstrime hapura antifashiste ne qytet ama dhe ne paqe me organet fashiste.
“Ngjarjet e diteve te para te prillit 1939 e gjejne Enverin ne Korcegjithn krye te perpjekjeve per organizimin e njefronti te perbashket antifashist”.
Nje paralele e Enverit me Zai Fundo
“Ne prag te 7 prillit, [Zai Fundo] pasi beri c’ishte e mundur qe te sabotonte punen tone per rezistencen kunder pushtuesit, papritur nderroi rol. Ne kulmini e demonstrates popullore u ngjit ne shkallet e Bashkise dhe mbajti nje fjalim “antifashist” gjithe figura, gjeste e ekstaze. Ne qe e njihnim fytyren e vertete te renegatit, nuk i hengrem fjalet e tij, por sidoqofte, ato efektin e bene”.
Zai Fundo si “shperblim” te fjalimit entuziast antifashist para shkalleve të Bashkise se Korces dhe qe beri efekt pozitiv mori internim me 3 vjet ne ishullin e vdekjes Ventotene dhe e vuajti ate deri ne fund, kurse Enveri s’pesoi asfare si “antifashist” i hapur, perndryshe nga “agjenti” Zai Fundo! Perse vuajti Fundo dhe Enverit demonstrues i “flakte” s’i hyri asnje gjemb ne kembe! Sepse Enver ishte “demonstrues” antifashist figurant!
Fakti 2
Profesor Enveri betohet se ishte me qendrime te hapura antifashiste ama shperblehet nga organet e larta fashiste me nje vize per arsye shendeti Itali.
Enveri, rrefimi i tij:
“Kur isha mesues ne Korce dhe Italia na kishte pushtuar, mua m’u fry keq dhe doktoret me rekomanduan se duhet te beja banja me nje balte speciale. Fahrija dhe Bahriu nuk ishin kthyer akoma ne Shqiperi. Mora ca para hua tok me Fahrien shkuam në Salcomaxhore. Duhet thene se banjat ishin te mira, po ashtu e shërbimi dhe pata përmirësim te tille sa semundja e gjurit nuk m’u përsërit më, bile as gjatë viteve të rënda të luftës” (Enver Hoxha, Vitet e rinisë, 1988)
Enveri, në memorie të Luan Omarit
“Ne vitin 1939 erdhi ne Bari per mjekim…] Shkuam dhe kur anija iu afrua skeles pame se Enveri ishte ne kuverten e anijes ne nje karrike, me gjunjët e mbuluar me batanije. Hipem ne anije dhe morem vesh se nuk ecte dot dhe se kishte dhimbje te forta ne kembe, nga gjuri e poshte. Nga anija deri ne skele e mbajti nje hamall i fuqishem. Ne Bari iu nenshtrua vizitave dhe analizave mjekesore te patolog i njohur i Universitetit te atjeshem, profesor Gargasole. [...] fjala ishte per reumatizem akut qe mund te sherohej me kura te ndryshme dhe me banja termale. Ne Bari filloi kurat. Qendroi ne shtepine tone nje kohe relativisht te gjate, ndoshta dy-tre muaj dhe gradualisht u permiresua, ngrihej ne dhome me paterica e me bastun dhe pas nje fare kohe dilte shetitje.
Kur u permiresua krejt dhe hoqi edhe bastunin Enveri u largua nga Bari per ne Shqiperi. Ne vere (me duket se ishte po viti 1939) se bashku me nenen time dhe vellane e vogel Fatosin, shkoi ne Salsomaggiore (nje vend me banjo termike prane Bolonjes), ku Enveri beri banja per reumatizem. (Kujtime për Enverin, vol.1)
Enveri, “protagonist” i njohur antifashist:
“Enveri u shqua per demaskimin ne popull e veçanerisht me rinine shkollore të qellimeve te fashizmit” (Enver Hoxha 1908-1985, Tiranë, 1986)
Enveri merr vize ne Ministrine e Brendshme fashiste e shkon ne Itali per mjekim dhe kjo s’mund te ndodhte kurre pa lidhje te fshehta me Ministrine e Brendshme fashiste. Nje protagonisti te njohur antifashist as qe mund te besohet kurre se do t’i jepej vize shendetesore per ne Itali!
Fakti 3
Më 28 nëntor 1939 me profesorë dhe nxënës të Liceut të Korçës organizaohet një demonstrim antifashist dhe prefekti i Korçës dhe Mëkëmbësja e Përgjithshme fashiste në Shqipëri evidenton shkaktarët dhe i pari në rend të organizatoreve eshte listuar Enver Hoxha.
Por ne dosjen hetimore te gjyqit fashist jane gjithe organizatoret e demonstrates dhe mes tyre ne dosje nuk eshte profesor Enver Hoxha qe ishte i pari ne shkresen denoncuese të poicisë dhe heqja prej dosjes hetimore mund te behet vetem nga eprorë të organeve te fshehta fashiste, si SIM-i apo OVRA fashiste, me te cilat, aq sa shihet kishte bashkepunuar Enveri. E asnje argument nuk mund ta çliroje Enverin nga kjo akuze dokumentare.
Me 28 nentor 1939 ne Korce behet nje manifestim antifashist, qe vjen ne memorien e Abaz Ermenijit, njeri nga organizatoret e tij:
“Demonstrata e madhe antifashiste e 28 nentorit 1939 ishte nje nga veprimet e para te fuqishme. Selman Riza ishte ne rreshtin e pare bashke me organizatore te tjere te demonstrates: Faslli Frasheri, Llazar Fundo, Stavro Skendo, Loni Kristo”. Dhe mes tyre eshte edhe vete rrefimtari, Abaz Ermenji, aso kohe profesor i Liceut te Korces.
Policia arreston organizatoret e demonstrates por jo Enverin dhe Enveri ku ishte ate nate arrestimi te shokeve?
“… Naten e asaj dite karabinieret arrestuan Seiman Rizen, po ate nate ar-prestuan dhe Loni Kristo, Pellumb Dishnica, Masar Shehu, Stavri Skendo, Fejzulk Shahini. Naten vone pasi u lodh se pyeturi i lane te lire. “Mbaj mend, tregon Masar Shehu ne kujtimet e tij, se ne shtepi me priste Enver Hoxha per te marrë vesh se çfare kishte ndodhur”
Në dokumentin fashisht Enveri është i pari në listimin e organizatorëve të demostratës, por ai nuk thirret nga zyra e karabinierisë fashiste dhe e pret në shtëpi shokun e tij Masar Shehu të mësojë ç’u ishte thënë shokëve në zyrën fashiste ku qenë marrë në gjendje arresti. Prëse Enveri nuk u mor në gjendje arresti si shokët e tij organizatorë antifashistë, kur ishte i listuar i pari?! Dhe pa asnjë aryse të fortë kjo s’mund të jetë!
Prefekti i Korçës në shkresën nr.235 XVIIrez, dt.7.12.1939 njofton eprerët se në përfundim të hetimeve dyjavore shkakarë të manifestimeve të 28 nëntorit ishin profesorët e Liceut të Korçës Enver Hoxha, Masar Shehu, Stavro Skendi, Selman Riza, Foto Bala, Loni Kristo, Abaz Ermenji si dhe studentë të klasave të larta: Pëllumb Dishnica, Tomorr Zavalani, Dhimitër Lamani, Fejzulla Shehu, Rexhep Drrasa, Kristaq Tutulani, Riza Kira, Eleni Panduku, Nurie Shehu.
Figura 12
Mëkembesia e Pergjithshme fashiste ne Shqiperi ne relacionin mbi hetimin e prefektit Kodeli, qe ne rreshtin e pare te raportit te tij konstaton:
“Per incidentin e 28 nentorit jane pergjegjes profesoret e Liceut te Korçes Masar Shehu, Stavro Skendi, Selman Riza, Abaz Ermenji, Vedat Kokona dhe studentet..”.
Seksioni Politik i Ministrise se Puneve te Brendshme njofton prefekturen e Korçes, me 8 dhjetor ‘39, se personat e akuzuar ne lidhje me incidentin e verejtur jane 39 persona (jepen emrat) dhe profesori Enver Hoxha perjashtohej nga lista e te akuzuarve, (Arkivi i Ministrisë së Brendshme, Fondi hetimor i gjyqit, dosja 125551, 1939) kur ishte i pari ne listen e prefektit dhe të Mekembesise se Pergjithshme fashiste te Shqiperise. Sherbimi Sekret fashist ishte ne krye te detyres per sherbimet e posaçme qe Enveri i jepte atij! Heqja e Enverit nga lista e te akuzuarve nga organet policore fashiste eshte tjeter argument i forte i lidhjeve te fshehta te Enverit me sherbimin e fshehte fashist dhe kalon keshtu nga dora e “ngrohte” e Sherbimit Sekret Shqiptar ne nje tjeter dore, ate fashiste.
Komisioni i internimeve merr masa te egra per organizatoret e demonstratës se 28 nentorit, ne shkurt 1940 ata internohen me tre vjet ne ishullin e vdekjes Ventotene ne detin Tirren dhe atje behen bashke demonstruesit antifashiste te 28 nentorit ‘39: Selman Riza, Abazi Ermenji, Stavri Skendi, Masar Shehu, Loni Kristo, dhe si rregull me ta bashke pritej te ishte dhe “antifashisti” Enver Hoxha.
Fakti 4
Drejtoria e Liceut te Korces i jep pergjigje negative lutjes se Enver Hoxhes per t’u paguar per ore mesimi te pabera dhe drejtoria i drejtohet Ministrise se Arsimit dhe me urdher te Ministrit te Brendshem fashist urdherohet Ministria e Arsimit qe profesorit Enver t’i paguhen oret e mesimit qe ai kerkonte. Eshte e kuptueshme se Enveri kerkonte ndihmen e jerarkeve te larte fashiste dhe pergjigjja jepej ne urdhrin e ministrit te brendshem fashist. Ja dhe kronologjia e faktit dhe konstatimet.
Nendrejtori i liceut i shkruan Ministrise se Arsimit:
“… Kemi nderin t’i paraqitim bashkengjitur asaj Ministrije lutjen me da 30/11 /’43-XVIII te Enver Hoxha profesor me ore speciale ne Lice i cili kerkon qe te paguhet qe prej dates 25/9-1/10/39-XVII. Veç kesaj ky zotni na paraqiti sot nje liste per 116 ore te muajit Tetor k.v [ketij viti] tue kerkue qe te paguhet edhe per keto ore. Siç dihet mesimet ne kete Institut filluan daten e sotme andaj, ju lutemi te kemi pergjigjen e asaj Ministrie te mund t’ja komunikojme t’ interesuarit. Zv. Drejtor i Liceut. Sarafim Ligori!
Drejtoria e Liceut i shkruan Ministrise Arsimit se profesor Enver Hoxha kërkon t’i paguhen ore qe s’i kishte bere dhe kerkon pergjigjien e asaj Ministrie. Profesor Enveri e mori pergjigjien negative te drejtorise se Liceut dhe mesoi se drejtoria do t’i drejtohej Ministrise se Arsimit, ama Enveri di ta zere ujin te burimi. Dhe ç’ndodhi?
Me shkresen 5.XII.1939 me porosi te ministrit te brendshem pergjigjja nga zevendesministri i Ministrise se Brendshme dhe ne zbatim te urdhrit eprorit fashist Ministria e Arsimit leshon urdhrin e brendshem:
“Llogarise ketu. Autorizoheni me leshue ne favor te personelit mesimor Liceut te Korces si shperblim oresh speciale… Enver Hoxhes, me llogarine: X3= 426 [franga] Figura 14.
Konstatimi i parë
Drejtoria e Liceut i shkruan Ministrise se Arsimit dhe pergjigjja jepet me porosi te Ministrit te Brendshem dhe ç’lidhje ka profesor Enveri me Ministrine e Brendshme qe urdheron t’i behet pagesa per ore te pabera! Dhe nese pergjigjja do te jepej nga ministri shqiptar i Arsimit ky citim s’do te vinte ketu. Dhe shihet qarte se ka nje lidhje te fshehte te Enverit me Ministrine e Brendshme fashiste me jerarket me te larte te saj.
Konstatimi i dyte
Ministria e Arsimit urdheron financen e saj te paguhen ne favor te profesor Enverit 142 ore te pabera (=426 franga) si “shperblim per oret e shtator-tetorit te k.v. kur mesimet filluan me 30 nentor! Duhet te kete arsye te forte pse te dy ministrite urdherojne pagese per profesor Enverin per pune te pabere, derisa nendrejtori i Liceut i shkruante Ministrise: po “mesimet sot filluan”.
Konstatimi i trete
Urdhri per pagese te oreve te pabera jepet pas demonstrates se 28 nentorit: kur policia fashiste Enverin e liston me organizatoret e demonstrates dhe kur pritej te pesonte ate qe vuajten shoket – internimin, Enveri paguhet per ore te pabera dhe me porosi te ministrit te brendshem fashist!
Konstatimi i katert
Profesor Enveri kerkon qe drejtoria e Liceut t’i paguaje punen e papaguar dhe ja kerkesa qe i bente drejtorise se Liceut. Figura 15.
Ne kerkesen e profesor Enverit numri i oreve per pagese eshte 118, ne list-kërkesë jane bere korrigjime nga drejtori i Liceut, Kurville, qe shihen ne kolona e dyte dhe nga 118 ore te kerkuara drejtori nxjerr vetem 37 ore qe kishte bere profesor Enveri. Ndersa datat 9,11 e 12 dhjetor drejtori i mbyll ne kuadrat dhe u heq nje kryq me shenimin e tij me boje:
“Me date 8/XII/ iu komunikua urdhri i transferimit”.
Pas transferimit profesor Enveri s’kishte bere asnje ore mesimi e kerkon pagese per pune te pabere dhe kerkesa nuk i shkon per detyren qe mban, per me teper eshte mesues i lendes se moralit dhe kete mund ta beje vetem nje njeri fare ordiner.
Fakti 5
Ne inventarin e AQSH, per vitin 1939, mbeti fare rastesisht, si mungese vigjilence e censures, nje prove se Enveri shkon ne Itali dhjetorin 1939 me vizë nga Ministria e Jashtme dhe e Brendshme fashiste. Ne permbajtjen e dosjes mbeti edhe ky indikacion:
“Korrespodence ndermjet Ministrise se Arsimit dhe drejtorive te gjimnazit Korçe e Gjirokaster mbi transferimin e Enver Hoxhes, shperblimin e oreve te mesimit dhe dhenia leje per te shkuar ne Itali per arsye familjare “ (AQSH, Inventari 1939, fondi 195, dosja 274)
Bobina ka edhe nje prerje te shiritit me shenimin: “Dokumentat jane marre nga Komiteti Qendror”. (AQSH, kutia 9, arka 139, bobina 335, 1939)
Shenimi ne bobine eshte pa emrin e marresit te dosjes, censori mendoi se zhduku çdo gjurme te dokumentit e s’i punoi mendja se dokumentet ishin dubluar edhe ne fondin e origjines: Liceu i Korçes, siç citohet me pare. Ne dosje eshte dokumenti i transferimit te Enverit dhe ai per shperblimin e oreve te mesimit, por ne kete fond s’mund e s’pritet të ishte leja e ministrise Brendshme sepse dosja merrej ne KQ te Partise.
Perse duhej marre “denimi” kapital: prerje e shiritit te bobines me gershere? Qe dokumenti te ishte vetem ne arkivin personal te Enverit apo per t’u asgjesuar dhe nese dokumenti ne film (bobine) s’kishte ndonje sekret, pse duhej prere ai? Sepse kishte disa sekrete: Kerkesa e paligjshme per t’u paguar për nje pune te pabere; per te fshehur vendimin e Ministrise se Arsimit i cili s’ka motiv politik per pushimin e profesor Enverit si e deshen te ishte; kane një arsye madhore: Te fshehesh lejen e Ministrise se Brendshme qe i jepej profesor Enverit per te udhetuar ne Itali “per arsye familjare” ne dhjetor 1939. Enveri H. ne ditare udhetimin e tij ne Itali per arsye shendetesore, ne vere siç shkruhet me pare, por ama s’la asnje gjurme per udhetimin e tij te dhjetor 1939! Dhe pa arsye kjo s’mund te jete dhe arsyeja eshte e qarte!
Fakti 6
Nje loje fashiste per “kapjen” e Enver H. – “protagonist” ne demonstrën e 28 tetorit l941!
Me 28 tetor 1941 behej e para demonstrate politike antifashiste ne vend ne Tirane, qe nga e premtja e zeze e 7 prillit 1939 kur vendi pushtohej nga Italia fashiste. Frytet e demonstrates i korren komunistet dhe organizatorë udheheqes i saj njihej Enveri:
“Demonstrata u be e madhe, e fuqishme, e furishme, ashtu siç e kishim parashikuar u perleshem e u gjakosem me karabinerine e me milicine fashiste” (Enver Hoxha, Kur lindi Partia)
Në mjaft burime e verteta eshte tjeter, keshtu edhe ne memorie te pjesemarresit aktiv ne demonstrate:
“… Demostrata ishte e rinise antifashiste dhe e asaj komuniste, rinia e organizoi, rinia mbajti peshen kryesore dhe Enveri s’kishte asnje rol udheheqesie organizatori, ai me shoke te tij ishte vezhgues ne bisht te turmes. ..”. (Todi Lubonja, 2004)
Ne Kalendarin enciklopedik te Vasil Xhaçkes (‘45) eshte fiksuar me dy rreshta se Enver Hoxha u perlesh me nje fashist per t’i rrembyer nga duart shokun Gjike Kuqali dhe “fakti” mbeti edhe ne ate qe shkruan Enveri: “u perleshen e u gjakosen”. Kjo edhe mund te ishte e vertete por po kaq e vertete eshte fakti se aty ku ndodhi “perleshja”, para Xhamise se sotme, demonstruesit ishin te rrethuar me milice te shumte, si e jep dokumenti, edhe zogu s’mund t’i shpetonte atij rrethimi fashist, por ja Enveri i “shpetoi” dhe doli ne ilegalitet!
Qe shpetoi Enveri nga arrestimi fashist ishte nje loje fashiste, e rrefen edhe vete Enveri, pa e kuptuar as vete thelbin e rrefimit te tij te sinqerte:
“…Te nesermen u detyrova te hidhem ne ilegalitet. Ka edhe kjo historinë e vet. Ne mengjesin e 29 tetorit ne “Flora” ia behen karabinieret. Dy prej tyre, krekosur me rripa meshini kryq e terthor kraharorit e me kellefet e revolver te hapur, hyne brenda, te tjeret qerndruan jashte. Vetem ato çaste ndieme se c’gabim te madh kishim bere. Kishim menduar se ne rremujen e madhe te perleshjes së djeshme ne mes atyre qindra e mijera demonstruesve, qe tunden Tiranen, fashistët nuk na kishin identifikuar. E ja tani thuajse te gjithe ne “punetoret”e “Florës” ndodheshim përpara çarkut të tmerrshëm. “Enver Hoxha! thirri njeri nga karabinierët – Dove Enver Hoxha?!
Pilo e Ilo Dardhes qe ndodheshin ne banak u ngrine pecetat ne duar. Pasoi një çast heshtjeje por une nderkaq e mblodha veten dhe nga arka e pronarit ortak zgjata koken e gjithe xhentilence provova te vetmen mundesi qe mund te provohej.
-Ja, ketu brenda eshte, prisni ju lutem, ta lajmeroj, – u thashe me ze te qete e me gjeste te nje “gatishmerie” kaq shembullore, sikur mezi prisja rastin t’u beja pipinove nje sherbim te çmuar!
- Kisha goditur ne shenje. Me besuan. Hyra ne pjesen e brendshme te dyqanit, duke thirrur me ze te larte, “Enver, te kerkojne”, hapa me shpejtesi deriçken e pasme, te çelur apostafat per raste te tilla, u leshova ne nje rrugice te ngushte kaperceva ne oborrin e nje plake te vetmuar dhe prej andej, duke i rene mespermes “Lagjes së çobaneve”, pershkova “i qete”, por me syte kater bulevardin e madh. Pas disa çastesh kur hyra ne lagjen popullore, matane bulevardit, u binda se fashisteve vetem emri u kishte mbetur ne duar”. (Enver Hoxha, Kur lindi partia, 1982)
Literatura:
^ 01 Enver Hoxha - Story of a Dictator divx - YouTube
^ http://ngarkovideo.com/media/document/214.pdf
^ http://www.youtube.com/watch?v=ev2hBRRCj7s Dokumentar realizuar nga Top-Channel
^ http://www.youtube.com/watch?v=KKGyKxgQtRo&feature=channel_video_title Dokumentari Opinion - Fakte te reja mbi Enver Hoxhen
^ Tribuna
^ Historia ndryshe
^ “Enver Hoxha” i Blendi Fevziut | Panorama ONLINE
^ http://www.enver-hoxha.net/images/fotoalbumi/04-kriegszeit-1939-1944/21-26-0-eh.jpg
^ Nën peshën e dhunës nga Todi Lubonja
^ Miladin Popovic
^ a b BBC - Today
^ http://news.bbc.co.uk/2/shared/spl/hi/pop_ups/08/programmes_an_agent_in_albania/html/3.stm Foto pasqyruese të misionit të Smiley në prapavijat armike
^ Soe - Albania
^ http://thelevantandthebalkanswwii.devhub.com/blog/567115-soe-albania/ SOE-ALBANIA
^ Axis History Forum • View topic - Corfu Incident 1946
^ albmodww2
^ dossier
^ Misioni amerikan në Shqipëri nga Peter Lucas
^ Diktatori i muajit - (Anglisht)
^ Enver Hoxha diktator shqiptar - (Anglisht)
^ http://licodu.cois.it/616/view Statuti Komunitetit Bektashi 1945
^ http://licodu.cois.it/428/view Statuti Komunitetit Musliman 1945
^ http://licodu.cois.it/618/view Ligji mbi Komunitetet fetare
^ http://licodu.cois.it/576/view STATUTI I KOMUNITETIT MYSLIMAN SHQIPTAR 1950
^ http://licodu.cois.it/594/view STATUTI I KOMUNITETIT BEKTASHIAN SHQIPTAR 1950
^ http://licodu.cois.it/422/view Statuti i Komunitetit Katolik 1951
^ Morozzo Della Rocca Roberto - Nazione e religione in Albania
^ http://licodu.cois.it/586/view Mbi disa ndryshime në dekretin nr.743 datë 26.11.1949 “Mbi komunitetet fetare”
^ http://licodu.cois.it/587/view MBI CFUQIZIMIN E DISA DEKRETEVE
^ http://licodu.cois.it/423/view Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste e Shqipërisë 1976
^ http://www.enver-hoxha.net/images/fotoalbumi/06-trauer/25.jpg Varri i dëmtuar
^ http://www.enver-hoxha.net/images/fotoalbumi/06-trauer/26-enver-tomb.jpg Varri i rindërtuar
^ http://www.youtube.com/watch?v=0-nRdOLuaKQ&feature=channel_video_title Dokumentar i ceremonisë funebre së Enver Hoxha
^ Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit - Forumi Shqiptar
^ Dielli | The Sun - Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
^ http://www.universytv.it/cinema/inside.php Reçension i filmit (italisht)
^ http://www.youtube.com/watch?v=76Ahr7GhvNE