Shkarkohet kupola e policisë së shtetit, drejtori i përgjithshëm Hysni Burgaj, ka lënë këtë post dhe pritet të shkojë drejtor i Akademisë së Policisë.
Me të njëjtën listë shkarkimesh janë edhe zëvendësdrejtorët e përgjithshëm të policisë dhe drejtorët e 12 qarqeve.
Shkarkimet priten të zyrtarizohen në mbrëmje, kur do të bëhen të ditur edhe krerët e rinj të policisë.
********
Në postet drejtuese kthehet Sokol Bizhga, I cili bëhet zëvendësdrejtor I përgjithshëm dhe njëherësh drejtor I departamentit të hetimit, Altin Qato, pritet të emërohet zëvëndës drejtor I përgjithshëm për Rendin, Ardjan Cipa vje drejtor I policisë së Tiranës, Perlat Vatoci në Dibër, Edmond Targaj në Korçë, Lorenc Paganika në Elbasan, Kastriot Skënderaj në Vlorë, Shaban Nexhi në Shkodër, Niko Brahimaj rikthet në polici si drejtor I policisë së Lezhës, Altin Hodaj shkon drejtor I policisë së Fierit.
Emërimet e reja, pritet të pasohen nga një tjetër furtunë shkarkimesh në nivelet e mesme drejtuese në drejtoritë e policive në qarqe, ndërsa drejtoria e përgjithshme e policicë nga 850 punonhjës pritet të reduktohet në 350 të tillë.