Shumë nga përdoruesit e internetit, bëjnë pjesë të kompjuterit të tyre softuerët pa pagesë, pasi janë më të aksesueshëm në internet. Por këto programe jo gjithmonë janë të sigurta, pasi mund të përmbajnë kode dashakeqëse që mund të dëmtojnë kompjuterin apo pajisjen tuaj mobile. Ato mund të prishin programet që ndodhen në kompjuterin tuaj, mund të marrin kontrollin e tij dhe gjithashtu mund të ndërhyjnë në të dhënat tuaja personale si dhe t’i vjedhin ato.
Softuerët pa pagesë, të njohur ndryshe si freeware, po rriten shpejt në numër pasi janë lehtësisht të aksesueshëm në internet. Një freeware, i cili mund të instalohet në kompjuterin tuaj, mund të jetë një lojë pa pagesë, një program falas që ju mund ta përdorni për shërbimet që juve ju duhen. Ato vijnë tek ju përmes CD-ve apo internetit, madje disa prej tyre mbajnë emrin widget.
Problemi i tyre qëndron tek siguria, pasi jo të gjithë janë të sigurt, kjo varet dhe nga burimi ku është shkarkuar programi. Disa nga freewaret mund të përmbajnë kode dashakeqëse, si viruse, worms, apo Trojan horses. Ato mund të përmbajnë edhe malware që përgjojnë kompjuterin tuaj. Disa mund të shkatërrojnë skedarë të rëndësishëm. Kode të tjera si botnets marrin kontrollin e kompjuterit në mënyrë që hakerat të vjedhin identitetin tuaj. Ka edhe freeware që deklarohet se shërbejnë për të mbrojtur kompjuterin, skedarët apo informacionet tuaja, por duhet të keni shumë kujdes edhe nga ato.
Për të verifikuar sigurinë e tyre këshillohet të verifikohet nëse një prodhues shareware ka një reputacion të lartë, kjo duke kontrolluar Web-in për emrin e tij. Gjithashtu në faqe si CNET apo ZDNET, që testojnë softuerët, mund të merrni përshtypje mbi sigurinë e tyre, duke kërkuar për shenja aprovuese. Një tjetër mënyrë është përditësimi i programeve të sigurisë, si antivirusin apo softuerët anti-spyware.