2013-10-17

Në Tiranë është përkujtuar poeti i ndjerë, Ali Podrimja

Ali Podrimja përkujtohet në Tiranë
Në Tiranë është përkujtuar poeti i ndjerë, Ali Podrimja, i cili u nda nga jeta 15 muaj më parë në Lodyv të Francës.
Autori i vepres së njohur "Lum Lumi", është cilësuar si një prej penave të arta të letërsisë shqipe.
“Jemi bashkë për të kujtuar poetin, të gjallë mes nesh me fjalën e tij, Ali Podrimën dhe poezinë e tij, i cili ndërroi udhë në një ditë të fjalës poetike të Mesdheut, duke qenë i bindur dhe duke iu bindur thirrjes së atij festivali, ku mbeti e nuk u kthye. Njerëzit lidhen me fjalë, me tinguj dhe poezi”, tha Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës.
Me këtë rast u promovua kompleti i veprës së plotë të Podrimjes, që përfshinë krijimtarinë e tij mbi 50-vjeçare.Akademik Ali Aliu ka deklaruar se shfaqja e fuqishme e talentit poetik të Ali Podrimjes, gjysmë shekulli më parë, e nxiti dhe i dha shtysë modernizmit në poezinë shqipe drejt lashtësisë dhe rrënjëve, drejt nyjeve tona të qëndresës ndër shekuj.
“Çdo takim me poezinë e Ali Podrimës, të ngjall ndjesi se je në shoqërim me atë që është përjetësi e shenjtë e qenies, e truallit, e etnisë.”, tha Aliu.
Kjo akademi përkujtimore u organizua nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe Akademia e Skencave dhe e Arteve e Kosovës.
Në korrik të vitit të kaluar, Ali Podrimja vdiq në rrethana të panjohura.Trupi i pajetë i tj u gjend në Francë, ku autori ishte i ftuar në një festival të poezisë mesdhetare.

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...