Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/10/17

Çmenduria serbe vazhdon lojën teatrale me fatin e shqiptarëve

 Askush nuk mund të flasë për ndarjen e Kosovës


Serbia e ka bërë të qartë se nuk do ti përmbahet Marrëveshjes së Brukselit. Kjo Marrëveshje ende është në realizim e sipër, përkatësisht në finalizimin e rrjedhojave të marrëveshjes, dhe qysh tani për qeverinë e Serbisë ajo është një hiq. Derisa kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi krenohet me Marrëveshjen në Bruksel, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq është duke menduar që dialogun për Kosovën ta vazhdojë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Daçiq është duke këmbëngulur që pavarësisht pozicioneve ndërkombëtare që çështja e kufijve të mos trajtohet, këtë temë ta provokoj për diskutim në një takim të mundshëm me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Vetëm Kosova flet për territorin e saj
Këtë dialog të mundshëm me kryeministrin Rama e kanë hedhur poshtë, analistët, historianet dhe politikanët e Kosovës, duke thënë se tashmë Kosova është shtet dhe askush tjetër përveç institucioneve të Kosovë nuk mund të flas për Kosovën. Gazeta “Bota sot”, ka kërkuar një përgjigje edhe nga institucionet e Kosovës që udhëhiqen nga PDK-ja, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, për gazetën “Bota sot”, thotë se Kosova i ka institucionet e veta dhe askush tjetër nuk mund të negocioj apo të bëjë zgjidhje për territorin e Kosovës.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...