2013-10-19

QEVERIA EDVIN KRISTAQ RAMËS PO PËRHAP PANIK PËR SITUATËN EKONOMIKE

PD: Qeveria po përhap panik për situatën ekonomike
Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë se po përhap panik për situatë të rënë ekonomike në vend , në një kohë që raporti i Bashkimin Evropian e injoron këtë.
Në një deklaratë për mediat Sherefedin Shehu i bëri apel qytetarëve që të mos besojnë qeverinë, por institucionet ndërkombëtare dhe Bashkimin Europian.
Deklarata e plotë e deputetit të PD-së z. Sherefedin Shehu:
Raporti i Bashkimit Europian injoron panikun që përhap Qeveria për situatë të rendë ekonomike.
Qytetarët të mos besojnë qeverinë por institucionet ndërkombëtare dhe Bashkimin Europian.
Kryeministri Rama thotë që Shqipëria është në ditën më të vështirë por FMN, në mbledhjen e tij vjetore, dhe raporti i Komisionit Europian konfirmojnë stabilitet dhe mundësi për përmirësim të situatës ekonomike dhe fiskale në vitin e ardhshëm.
Ministri i Ekonomisë dhe Financave të Italisë, z. Fabrizio Saccomanni, me 12 Tetor, 2013 në Takimin Vjetor të FMN, deklaroi;
•Shqipëria në 2013 pritet të ketë një rritje reale të PBB rreth 2 për qind dhe në 2014 ajo do të përmirësohet.
•Papunësia mbetet stabel në 12.8 për qind dhe është rritur paga reale dhe për ditë pune.
•Inflacioni për 8 muajt e parë të vitit ishte mesatarisht 2.1 përqind.
Katër ditë më vonë, me 16 Tetor, raporti i Progresit i BE konfirmon se:
•Shqipëria ruajti stabilitetin makroekonomik me rritje 3.1% në 2011, 1.6% në 2012, dhe 1.7% ne tremujorin e I-rë 2013.
•Investimet e huaja në gjysmën e parë të 2013 u rritën 12.3% dhe eksportet u rritën me 18.4%.
•Papunësia në 2012 u ul në 13% nga 13.4% në 2011. Punësimi u rrit me 2.8% dhe në gjysmën e parë të 2013, papunësia u ul më tej në 12.8%.
•Inflacioni nga 3.5% në 2011, ra në 2% në 2012, dhe në tremujorin e I-rë dhe të II-të të 2013 ishte përkatësisht 2.5% dhe 2.2%. Ndërsa kursi i këmbimit të lekut ishte i qendrueshëm.
Në vend të forcimit të stabilitetit të trashëguar, Qeveria ka zgjedhur destabilizimin.
•Dje deputetët e Qeverisë miratuan aktin për ndryshimin e buxhetit 2013, i cili nxit destabilizimin fiskal.
•Raporti i BE konfirmon se në 2012, deficiti u ul në 3.4% të PBB nga 3.5% që ishte në 2011, ndërsa qeveria në vend që ta ulë me aktin e djeshëm e rrit atë në 6.3%.
•Raporti i BE thekson se rishikimi i buxhetit në 2012 e kompensoi uljen e të ardhurave me shkurtim të shpenzimeve, ndërsa akti i kësaj qeverie e katërfishon mosrealizimin mujor të të ardhurave dhe e mbulon atë me borxh të dyfishuar. Deri në Gusht u morën borxh rreth 35 miliardë lekë, ndërsa në 4 muajt e mbetur do të merren rreth 37 miliardë lekë
Në vend të forcimit të stabilitetit fiskal, qeveria rrit shpenzimet e veta dhe borxhin ndaj bizneseve.
•Akti i Qeverisë rrit borxhin me 24 miliardë pa ulur asnjë lek shpenzimet për veten dhe rrit buxhetin e Kryeministrit me 600 mijë dollarë.
•Akti i Qeverisë i ul investimet me rreth 100 milionë dollarë dhe nuk shton asnjë lek për faturat e papaguara të investimeve publike
•Qeveria rrit borxhin për të ardhurat që nuk do të mbledhë me qëllimin e fshehtë që të shpërblejë klientët e saj duke mospaguar tatime ose u rikthyer ato të paguara.
Deputetët e qeverisë shkelen standardet fiskale dhe miratuan një akt të paligjshëm. Që nga 2005, është marrë borxh vetëm për investime, ndërsa me aktin e djeshëm rreth 100 milionë dollarë borxh do të shkojnë për pagat e administratës dhe shpërblimin e klientëve të qeverisë. Akti i djeshëm është i paligjshëm, mbasi neni 57 i ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor e lejon qeverinë të marrë borxh vetëm për investime.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...