2013-10-13

Rritet kërkesa e prindërve për softuerë që kontrollojnë aktivitetin e fëmijëve në Internet -

Rritet kërkesa e prindërve për softuerë që kontrollojnë aktivitetin e fëmijëve në Internet









Në ditët e sotme, ku Interneti është bërë pjesë e pa ndashme e jetës tonë, mbrojtja e fëmijëve dhe adoleshentëve në hapësirën kibernetike është një prej problemeve më shqetësuese për prindërit. Në lidhje me këtë kompania kërkimore e tregut ABI Research ka vlerësuar se shuma e arritur nga tregu i softuerëve që ndihmojnë prindërit të kontrollojnë aktivitetin e fëmijëve të tyre on line për vitin 2013 është 1.044 miliard $.
Për rritjen e mëtejshme të këtij tregu do të ndihmojnë njëkohësisht shpenzimet e prindërve, investimet e institucioneve arsimore (shkollat, bibliotekat publike) si dhe të ofruesve të shërbimeve të komunikimit dhe informacionit. Produktet dhe shërbimet përfshijnë filtrimin, bllokimin, monitorimin, mbledhjen e të dhënave, mbikëqyrjen dhe teknologjitë e lajmërimeve (notifications). Burimet e rrezikut janë të shumëllojshme.
Numri i platformave dixhitale prej të cilave mund të aksesohet Interneti po rritet gjithnjë e më tepër duke përfshirë smartfonët, tabletët dhe platformat e lojërave, përveç kompjuterëve desktop edhe laptopëve. Aksesi i pakontrolluar i Internetit mund të rezultojë në ekspozimin e të dhënave personale, shfaqjen e përmbajtjeve të papërshtatshme si dhe në dhunimin e privatësisë. Duke qenë se kontrolli personal është i vështirë, po rritet gjithnjë e më tepër kërkesa për teknologji që mundësojnë filtrimin, kontrollin apo bllokimin e aktivitetit on line.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...