Në konferencën kundër trafikimit të personave kryeministri Edi Rama theksoi domosdoshmërinë e një aksioni të menjëhershëm kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe shprehu vendosmërinë e qeverisë së tij për të angazhuar të gjitha burimet njerëzore, mjetet teknike dhe mbështetjen financiare, për të arritur rezultate konkrete në këtë drejtim.
Sipas tij lufta kundër trafikimit kërkon një bashkërendim të sofistikuar institucional, që siç tha ai do të bëhet i mundur përmes themelimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, që do të shërbejë si hallka lidhëse për koordinimin e organeve të rendit me ato të drejtësisë.
“Kjo sfidë sado komplekse dhe e vështirë është një emergjencë shoqërore, por edhe një emergjencë që lidhet me domosdoshmërinë për të mos lejuar që Shqipëria të hyjë në kutinë e zezë të vendeve që konsiderohen sot si pa shpresë. Kjo çështje kërkon një aksion të menjëhershëm, dhe të orientuar nga rezultatet. Hapat e mëtejshëm do të japin rezultate të menjëhershme, reformimi i policisë edhe në këtë aspekt, përmirësimi i kuadrit ligjor, mirë koordinimin e organeve të drejtësisë dhe të rendit në përgjithësi. Me themelimin dhe fuqizimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, një strukturë e re që së shpejti do të vihet në jetë, do të kemi një standard tjetër në hetimin e veprave penale, duke forcuar gjithë zinxhirin institucional dhe duke pasur një hallkë të munguar për të koordinuar organet e rendit me organet e drejtësisë”.
Duke iu referuar edhe raporteve të DASH-it dhe BE-së, kryeministri deklaroi se Shqipëria gjendet sot përballë një tabloje të dhimbshme, përsa i përket trafikimit të qenieve njerëzore.
“Dallohet qartë sofistikimi i veprimtarisë kriminale që forcon dhe zgjeron rrjetet e trafikimit dhe nga ana tjetër një shtet krejt të paaftë për tu përballur me këtë fenomen që shpesh herë bëhet tragjik për jetën e njerëzve. Arsyet që gjendemi përballë kësaj tabloje janë komplekse, por nuk ka se si të mos nënvizohet mosfunksionimi i organeve të drejtësisë dhe të rendit në radhë të parë. Korrupsioni që duke përfshirë ato ka sjellë keqfunksionim të plotë të drejtësisë dhe rendit”- deklaroi Rama, i cili shtoi se edhe në luftën kundër trafikimit, Shqipëria ka dy aleatë të mëdhenj, SHBA-në dhe BE-në.
“Shqipëria sot është e dobët, ka shumë sfida të mëdha, por Shqipëria sot ka dy miq të mëdhenj, dy partnerë të mëdhenj, ka dy krahë që nuk do ta lenë kurrë të përplaset përtokë, që janë SHBA dhe BE-ja.”- përfundoi Rama.

Tahiri: Lufta kundër trafikut, sipërmarrje e përbashkët
Nga ana e tij ministri i brendshëm Saimir Tahiri theksoi domosdoshëmërinë e bashkërendimit të punës mes ministrisë, agjencive përgjegjëse, shoqërisë civile, për të luftuar trafikun e qënieve njerëzore.
“Sot i shpallim luftë trafikimit të qënieve njerëzore dhe asetit kriminal që sot e gëzojnë skllavopronarët. Luftën kundër trafikut e shpallim si sipërmarrje të përbashkët të qeverisë e çdo dikasteri që ka rol në këtë luftë së bashku me shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë” theksoi Tahiri.
Duke nënvizuar se pas çdo lypsi të vogël në rrugë qëndron një trafikant, Ministri i Brendshëm u bëri thirrje qytetarëve që të mos u japin lëmoshë fëmijëve në rrugë, për t’i shpëtuar ata nga skllavëria.
“Të gjithë bashkë si shoqëri ndalojmë dhënien e çdo qindarke për këta fëmijë, pasi kështu i kemi shpëtuar përfundimisht nga skllavërimi. Përmbajmë ndjenjat dhe kështu i kemi çliruar nga skllavëria. Luftën kundër skllavopronarëve modernë do ta fitojmë të gjithë bashkë dhe unë jam i bindur për këtë. Kjo luftë të na gjejë në të njëjtin front dhe në të njëjtën anë, në anën e suksesit.”- përfundoi ministri Tahiri.

Në konferencën kundër trafikur ishte i pranishëm ehde ambasadori i BE-së në vendin tonë Etore Sekui.