“Më mungon gjysh.... Të dua shumë... Ti më bërë të besoj se kjo është e mundshme. Ti besove te unë para se unë vetë të besoja në vetën time. Të do Rita Pita ! ka shkruar këngëtarja shqiptare, fjalitë e së cilës janë vendosur në kopertinën e librit.
Jeta dhe vepra e regjisorit të njohur shqiptarë Besim Sahatçiu është përfshirë në një libër monografik që do të promovohet të dielën në Kinemanë “ABC” në Prishtinë.
Libri “Besim Sahatçiu- Një jetë për ekranin dhe skenën”, i akademikut Kopi Kyçyku, është përqëndruar në momentet kyçe dhe në problemet thelbësore të jetës dhe krijimtarisë së mjeshtrit të madh të ekranit dhe skenës.

Autori Kyçyku ka shfrytëzuar dokumente dhe fotografi kryesisht nga arkivi i familjes Sahatçiu dhe ka përshkruar mjaftë atribute duke filluar që nga puna krijuese e Sahatçiut deri te shpërblimet e ndryshme që kishte marr ai në fushën ndërkombëtare.
Ky botim përmban shumë elemente, deri tani të panjohura për opinionin e gjerë ndërsa është i ndarë në 30 nëntituj.
“Libri është i shkruar më ngrohtësi me gjuhë të pastër e lakonike me stil të rrjedhshëm e plot vërtetësi. Sipas tij nga ky material lexuesi mëson më shumë për veprimtarinë e Besim Sahatçiut dhe krijon bindje të plotë për vlerat e shumta krijuese të tij në fushën e kulturës së filmit dhe të dramës shqiptare” ka thënë në parathënien e librit, profesor dr. Akil Koci.

Akademiku Kopi Kyçyku është autor i një numri të madh të veprave letrare gjuhësore e historike të shkruara në shqip dhe në gjuhë të huaja.Këtë vepër autori e po e promovon me rastin e përvjetorit të tetë të ndarjes nga jeta e Besim Sahatçiu.
Besim Sahatçiu ka vdekur më 18 tetor të vitit 2005 në Prishtinë në moshën 70 vjeçare.
Veprat e tij janë shfaqur në 35 festivale ndërkombëtare. Sahatçiu është gjyshi i këngëtares së mirënjohur me famë botërore Rita Ora, e cila suksesin e punës së saj ia ka atribuuar gjyshit të saj.