Nga
Fritz RADOVANI:
13 TETOR
1943
70 VJETORI I
BOMBARDIMIT Të TIRANëS
Në
Shqipni “rrêna i ka kambët e gjata”!..
Plot 70
vjet që vazhdon me rrêjtë Shteti Shqiptar, Akademia e Shkencave dhe me té, të
gjithë ata mercenarë historianë, që nuk e shkruejnë një rresht per bombardimin
ma mizor të Luftës së Dytë Botnore, me 13 Tetor 1943, ora 13.13’ të drekës, ku
u vranë 503 qytetarë të Tiranës nga Aleatët. Bombardimi filloi tek fusha
e vjeter e aviacionit dhe vazhdoi per të gjatë rrugës së Kavajës, deri tek shtëpia
e oficerëve (klubi i artistëve)...
Tirana u
la me gjak!
Deri sot
që po mbushen plot 70 vjetë të kësaj gjakderdhje të pashembullt, askush nuk ka
tregue qellimin e vertetë të ideatorëve barbar kundrejt popullsisë së pafajshme
të Kryeqytetit Shqipnisë Tirana... Dhe, as nuk duket kund “e verteta” e
shemtueme e të gjithë atyne që e projektuen dhe zbatuen këte veper kriminale!
Shqipnia
e shkelun nga një pushtues tek tjetri...Pa i shpallë luftë “askujt”...dhe pa
pasë pushtue KURRË një pëllambë tokë të huej, bombardohet kur sejcili asht me
lugë në dorë, tue shty të shkreten kafshatë e tue mendue se “çka t’ bajmë per
darkë”?
Bombardohet
një nga zonat ma të popullueme të Kryeqytetit, dhe nuk vritet asnjë “okupator”...vetem,
kalimtarë dhe njerzë të ulun nder sofrat e bukës së drekës!
Edhe sot
mbi trotuarët e asaj rrugë perballë Kishës së Jezuitëve, janë nder pllaka
gjurmët e ciflave të hjekuna të atyne bombeve që gjakosën një Popull të
pafaj...
Gati 15
vjet perpara kobra Nexhmije Hoxha, i pohon gazetares R. Xhunga, se “ne
komunistët nuk kishim si të pohonim bombardimin nga Aleatët, se ne ishim me
ta!”
Sigurisht,
as Aleatët, nuk kishin si të pohonin bombardimin e tyne mbi kokat tona të
mituna...e mbi të gjithë Ata Shqiptarë, që per 47 vjet nuk e harruen atë “Gjak
!”
Vertetë
u vranë e u masakruen me mija Burra... U interrnuen mija familje e humbën
pergjithmonë nder kampet e shfarosjes komuniste, e edhe pse ikëm nga Europa me
flamurin e “revolucionit”, terroristi Ramiz Alia deklaroi: “I kemi ruajtur
lidhjet e vjetra si unë dhe shoku Enver...Edhe gjak do bëjmë...Pushteti është
perjetësisht yni !”
***
Ishe i
vogel tre vjeç, në shtëpinë nr. 173...tue ngranë drekë me Baben dhe Nanen.
Zhurma e
uturima e avionëve si atëditë, vazhdon edhe sot në trunin tim...
Në
zbritje të shkallës Baba u vra! Nana filloi virrmen... Unë nuk kuptova asgja!
Atë natë
u nisëm per Shkoder dhe arrijtëm nga mesnata...
Mbas dy
o tre ditësh dikush në rrugë holli një bombë... U trondita nga krisma e saj dhe
vrapova tek prehni i Nanës, shikova Nanën e topitun dhe kishe thirrë: “Gjak!”
Unë
kujtoj vetëm Fëtyren e tronditun të Nanës...po jo, thirrjen time “Gjak!”...
Kujtoj,
se kur fillova me u rritë dhe na dilte gjumi spontanisht nga shprazja e armëve
në orët e para të ditës, në Zallin e Kirit, jo larg nga rruga Badra, ku
jetonim...
Automatikët
e komunistëve godisnin në trunin tim gjithnjë thirrjen “GJAK !”...
(Pjesa e
parë...Vazhdon.) Melbourne, Tetor 2013.