2013-10-16

Informacion për Pirro Dhimën, botuar në faqen e internetit “KOHAnet” me titull: Pirro Dhima, shqiptar i greqizuar, shoqëron në Tiranë Venizellosin”




Publikuar: 14.10.2013 - 10:10
Athinë, 14 tetor

Pirro Dhima do të shoqërojë sot zv. kryeminstrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangjelos Venizellos në vizitën e tij zyrtare në Tiranë. Ish-peshëngritësi shqiptar Dhima pas 1991 përfaqëson në sport Greqinë; dy herë fitues olimpik nën flamurin grek dhe sot është i angazhuar edhe në Parlamentin grek si deputeti i partisë PASOK, transmeton Shqiptarja.

Zyrtarisht Pirro Dhima vjen në Tiranë si deputet i partisë PASOK për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Por, në të vërtetë, kush është misioni i vërtetë i Pirro Dhimës?
Sipas poetit, shkrimtarit dhe publicistit Albert Zholi, Pirro Dhima me rrënjë është nga Progonati, një fshat i banuar vetëm nga shqiptarë. Por familja Dhima, ashtu si Bollano, në fillim të viteve 1920 migruan në Himarë.

Pas viteve 1990, Pirro Dhima emigroi në Konicë të Greqisë, ku ra në kontakte me mitropolitin grek, Sebastianon, një antishqiptar i tërbuar. Aktiviteti i klerikut ortodoks Sebastiano kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve ka filluar që në vitet 1960.

Gjatë një fjalimi në qershor 1967, mitropoliti Sebastiano e shpalli veten Mitropolit i Jugut të Shqipërisë dhe deklaroi se do të luftonte, që Jugu i Shqipërisë t'i bashkëngjitet Greqisë.
Mitropoliti Sebastiano hapi një radio me përforcues të fuqishëm me qëllim që valët e saj dëgjoheshin në Dropull, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë etj. Kjo radio bënte propagandë antishqiptare, për nxitjen e një lufte greko-shqiptare.

Më 1982, Sebastiano themeloi SFEVA (Bashkimi i Studentëve për Luftën e Vorio-Epirit), ndërsa më 1987 organizatën e fshehtë Panelene PASYVA për të njëjtën çështje.
E pra, në fillim të vitit 1992 Pirro Dhima pa ditur asnjë fjalë greke ra në kontakte me Mitropolit Sebastianon, i cili e përpunoi ish-sportistin shqiptar të propagandojë për greqizmin e Jugut të Shqipërisë. Me porosi të Sebastianos, Pirro Dhima lidhi shoqëri të ngushtë me një antishqiptar tjetër të tërbuar, Babis Karathanos, i cili nga viti 1982-1989 ka qenë kryetari i SFEVA - (Bashkimi i Studentëve për Luftën e Vorio-Epirit).

Babis-Harallambos Karathanos disa herë ka qenë kandidat për deputet i partisë Demokracia e Re, më tej i partisë ekstremiste të djathtë greke, LAOS dhe këto dy vitet e fundit u rikthye përsëri në Demokracinë e Re të Antonis Samaras. Karathanos është i lindur në Greqi, por prindërit e tij janë me origjinë nga Dropulli.

Deputeti i PASOK-ut, Pirro Dhima, i cili u diplomua më 2011 për mësues i klasave fillore, gjithnjë në intervistat që jepte shante kombin shqiptar, i cili sipas tij nuk e kishte lejuar të mësonte gjuhën e nënës, greqishten. Këtyre britmave antishqiptare i bashkoheshin shpeshherë babai dhe vëllai i tij.

Enigmë është fakti se Pirro Dhima asnjëherë nuk e zë në gojë nënën apo ta nxirrte atë në TV. (Thonë se ka pasur probleme me nënën, që kur u martua me Anastasia Sdoygkoy, e cila është shumë vite më e madhe se ai dhe ka punuar gazetare në televizionin shtetëror grek, ERT, kur ata u njohën).

Pirro Dhima është pjesëmarrës në çdo aktivitet për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Në dhjetor 2011, shoqata e Vorio Epiriti me seli në Thesali të Greqisë i dha: "Mirënjohje Pirro Dhimës" për kontributin që jep.

Pirro Dhima në mars-prill të 2012 u nis për në SHBA me qëllim për të mbledhur fonde për financimin e shkollës greke “OMIROS” të Himarës, e cila gjendej në vështirësi ekonomike. Atje ai zhvilloi shumë takime me figura të larta të lobit grek. Pas kthimit Pirro Dhima u propozua kandidat për deputet me partinë PASOK.

Më 17 shkurt 2013, ora 11 u tubua në sheshin Karitsi Athinë për të përkujtuar 99-vjetorin e shpalljes së Autonomisë së Vorio-Epirit. Aktivitetin qendror e organizon çdo vit Babis Karathanos, kryetar i shoqatës së Vorio-Epirit në bashkëpunim me Rininë Vorio-Epiriotase, të drejtuar nga ish-këshilltari i ministriti Spiro Ksera, Theofan Kaliviotis.Për çdo përvjetor të këtij aktiviteti marrin pjesë figura të njohura të minoritetit grek dhe të politikës së Greqisë.

Pirro Dhima është njeri nga këta, që nuk mungon për të qenë i pranishëm në përvjetorët e Autonomisë së Vorio-Epirit. Krenarinë që feston çdo vit Autonominë e Vorio-Epirit, Pirro Dhima e ka shprehur edhe në forumet sociale si Facebbok. Për shërbimet ndaj kombit grek, Pirro Dhima gëzon edhe një titull të lartë ushtarak.


Ekskluzive: Te villa e Millan Radojiçiqit policia ka gjetur listën e bashkëpunëtorëve të tij shqiptarë, ka edhe nga Maqedonia

Policia e Kosovës gjatë operacionit për gjetjen dhe konfiskimin e gjësendeve te villa e Millan Radojçiqit që mund të jenë pjesë e hetime...