2013-11-03

Makina gjigande e kampit që varros trupat e vdekur të njerëzve....

Spiuni më i guximshëm i Luftës së Dytë Botërore

Ndoshta ishte veprimi më i guximshëm i spiunazhit të Luftës së Dytë Botërore. Pasi u burgos vullnetarisht në kampin e përqendrimit “Aushvic Birkenau”, për dy vite e gjysmë për të spiunuar sekretet e tij më të errëta tek aleatët, Vitold Pilecki u shpëtoi rojeve së bashku me dy shokët e tij dhe u arratis duke ditur se e priste vdekja e sigurt. Tashmë janë bërë publike fakte të reja për “përrallën” e jashtëzakonshme të oficerit polak, i cili kurdisi një komplot me lëvizjen e rezistencës së vendit të tij që u pushtua nga Gjermania, shtatorin e 1940-s, për t’u dërguar në qendrën naziste më famëkeqe të shfarosjes. Gjatë kësaj kohe Aushvici shërbente kryesisht si burg për luftëtarët robër të rezistencës, edhe pse hebrenjtë dhe kushdo tjetër që përbënte kërcënim për regjimin nazist, dërgohej atje. Dokumente të reja që kanë dalë nga arkiva polake, tregojnë se si Pilecki, i maskuar me emrin Tomas Serafinski, krijoi një lëvizje të brendshme në kamp për të shpëtuar njerëzit që i priste vdekja. “Në mënyrë që të jemi të sigurt, kam arritur që në çdo qeli me pesë vetë të mos ketë dijeni se ç’ndodh me qelitë e tjera”, – shkruante ai në një nga raportet e tij për rezistencën, por që vetëm tani është bërë publik. “Në mënyrë që të arrijmë sigurinë maksimale, jam siguruar që çdo qeli me pesë vetë të mos ketë dijeni se ç’ndodh me qelitë e tjera”, – shkruante ai në një nga raportet e tij për rezistencën, por që vetëm tani është bërë publik. “Prandaj i kam shmangur personat që janë regjistruar këtu me emra të vërtetë. Disa janë përfshirë në shumicën e komploteve të dështuara dhe kanë planet e tyre për kryengritje”. Më vonë ai shkroi: “Makina gjigande e kampit që varros trupat e vdekur të njerëzve, ka marrë dhe disa prej shokëve të mi… Ne i kemi dërguar mesazhe botës së jashtme dhe i kemi dëgjuar ata vetë nga stacionet e radiove. Prandaj rojet e kampit janë shumë të irrituar në këto momente”. Pilecki raportonte nga kampi me aleatët me anë të një sistemi ndërlidhës që rezistenca polake operonte, edhe pse Evropa ishte e pushtuar. Në vitin 1942, lëvizja e tij konfirmoi ekzistencën e dhomave të gazit dhe Pilecki nisi punën në shumë drejtime për të liruar Aushvicin. Disa nga këto nisma ishte dhe plani për të bombarduar muret e kampit me avionë anglezë apo parashutistë polakë që do të zbrisnin atje nga Anglia. Sidoqoftë, në vitin 1943, duke parë që aleatët nuk kishin plan për të liruar kampin, ai, së bashku me dy shokët e tij u arratisën. Dokumentet konfirmojnë dhe paralajmërimet e një roje Gestapoje, i cili u bëri thirrje të ndaleshin. Pilecki u sigurua që një raport i plotë të shkonte në Londër, ndërsa grupi i tij i rezistencës që u krijua në kamp, vazhdonte t’i raportonte Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ata u bënë të ditur aleatëve se nazistët kishin vendosur t’i shfarosnin të gjithë hebrenjtë.
Dokumenti i arshivës ngre dhe një herë pyetjen se përse aleatët, veçanërisht Uinston Çërçilli, nuk bënë asgjë për ta ndaluar këtë barbarizëm. “E vetmja gjë që mund të mendojmë, është se britanikët mendonim se po e ekzagjeronim”, – thotë historiani polak Jacek Pavloviç. “Unë jam i sigurt se polakët i shkëmbyen informacionet me “MI6”-n dhe me autoritetet më të larta qeveritare britanike, që për disa arsye zgjodhi të heshtte”. Pas arratisjes, Pilecki u kap rob duke luftuar në kryengritjen e Varshavës në vitin 1944, dhe qëndroi në burg deri në fund të luftës. Në qershor 1945, ai iu bashkangjit trupave të lira polake në Itali, nga ku pranoi për t’u kthyer përsëri në Poloni për të spiunuar pushtuesin e ri të vendit të tij, Rusinë. Megjithatë, ai u arrestua nga regjimi komunist polak dhe si për ironi të fatit, ata që e torturonin gjatë marrjes në pyetje, ishin bashkatdhetarët e tij. Gjatë një vizite të gruas së tij në qeli, Pilecki i tha se ajo çfarë kishte ndodhur në Aushvic, nuk ishte asgjë po të krahasohet me këto tortura. Pas një gjyqi që ishte më shumë një shfaqje, ai u dënua tri herë me vdekje dhe u pushkatua. Dokumenti i ri i arkivit përfshin dhe fletën e akuzës së tij, e cila ka 132 nënndarje ku secila rendit një krim të supozuar të tij. “Prej qershorit të 1945-s deri në maj të 1947-s, i akuzuari punoi kundër shtetit polak si spiun i paguar nga një agjenci e huaj spiunazhi”, – shkruhet në një nga akuzat. “Krimi më i rëndë ndaj shtetit ishte puna që ai bënte në interes të imperializmit të huaj, për të cilin spiunonte prej një kohe shumë të gjatë”. Përfshirja e tij është e qartë: Pilecki i siguronte informacione për regjimin sovjetik “MI6”-ës. Pas vdekjes së tij, ai u demonizua nga komunistët, ndërsa puna iu njoh si heroike vetëm pas vitit 1989. Djali i tij, Andrej Pilecki, i cili ishte vetëm 16 vjeç kur mësoi se babanë ia kishin vrarë thotë: “Nuk ka përkujtimore më të mirë për babanë tim sesa dëshira e një djali për të ndjekur rrugën e tij. Kur mora vesh lajmin e vrasjes së tij, isha në shkollë, dhe për mua ishte një shok i jashtëzakonshëm. Por tani pas plot 60 vitesh pritjeje, jam shumë i lumtur që drejtësia u vu në vend”. Nga arkivi dalin dhe detaje prekëse. Në një letër të datës 18 tetor 1943, dërguar vajzës së tij 10-vjeçare, ai shkruan: “Jam shumë i lumtur që dëgjoj se je një nikoqire kaq e përkushtuar dhe që të pëlqen që të kujdesesh edhe për kafshët e lulet e kopshtit. Edhe mua më pëlqejnë shumë të gjitha tartabiqet dhe brumbujt, ashtu siç më pëlqejnë dhe fasulet dhe bizelet. Më pëlqen gjithçka që jeton dhe jam shumë i gëzuar që shikoj që brenda fëmijëve të mi shfaqen të njëjtat mendime si të babait”. Drejtuesi i “Rabit”, komunitetit të hebrenjve të Polonisë, Mikael Shudric, thotë se Pilecki ishte një shembull i mirësisë së pashpjegueshme në një kohë të së keqes së pashpjegueshme. “Njerëzit po bëhen gjithnjë e më tepër të ndërgjegjshëm për ndihmën që kanë dhënë polakët për të ndihmuar hebrenjtë gjatë Holokaustit dhe si e paguan këtë ndihmë me jetët e tyre, ashtu si edhe Pilecki. Duhet t’i nderojmë dhe t’i ndjekim edhe sot këta shembuj kudo në botë, që gabime të tilla të mos përsëriten kurrë më”. Historiani Mikael R. D. Fut, thotë se jeta dhe vdekja e Pileckit solli turpërimin e forcave britanike dhe atyre aleate, të cilat mbyllën njërin sy për krimet e luftës së Stalinit, ashtu siç bënë dhe me Holokaustin. “Tradhtia ndaj Zyrës së Jashtme të Polonisë” është kapitulli më i errët i historisë së tij, edhe pse ajo erdhi si nevojë strategjike”, – tha ai.

Epiri , pjesë e Greqisë apo e Shqipërisë ?

Sabri Selmani


Qysh nga ardhja e turqve në Europë, Epiri ka qenë konsideruar si një pjesë e Greqisë apo e Shqipërisë?
Tek një autor me origjinë greke Teodore Spandugino Cantacuscuino, në një histori mbi origjinën e Turqisë, ne lexojmë pjesët e mëposhtme:
“Perandori Cantasuzene zgjodhi në Janinë një njeri nga shtëpia Spata dhe e bëri nën – dhespot dhe guvernator so bashku me një Musak Topia nga tëcilët njëri qëndroi në Janinë që ishte kryeqyteti i mbretërisë së Shqipërisë.”
“Janina, e cila ishte një vend i fortë, ka qenë kryeqyteti i gjithë Shqipërisë.”
“Amurati, që ishte në gatishmëri, pa pritur më gjatë, hyri në Shqipëri dhe pushtoi Artën.”
Pra, jo vetëm Janina por edhe Arta konsiderohej si territor shqiptar. Për më tepër Sansovino në faqen 302 na tregon se në kohën e ardhjes së turqve e gjithë Maqedonia quhej Shqipëri sepse banorët e saj flisnin shqip duke u shtrirë nga Thesalia deri në Dalmaci, kufizuar në Lindje nga lumi Strimon dhe shtatë liqenet e tij të mrekullueshëm.
Domethënë qysh nga koha e ardhjes së turqve, Epiri shqiptar nuk ishte aspak grek përkundrazi mund të thuash se një pjesë e madhe e Greqisë ishte shqiptare dhe se turqve iu desh të luftonin në Greqi jo vetëm kundër princëve vendas por kundër princëve shqiptarë.
Mbas pushtimit turk dhe gjatë shekujve modernë a ka pësuar ndryshime fizionomia etnografike e Epirit? Nuk e besojmë. Turqit e kanë konsideruar Epirin si një tokë shqiptare dhe historianët e tyre e përshkruajnë këtë rajon meemrin arnautllëk (Shqipëri) kurdoherë kur flitet për Himarën, Delvinën, Pargën, Janinën ose Prevezën.
E tillë është konsideruar ajo edhe nga misionarët katolikë të Romës, për të cilët Epiri formonte vazhdimësinë jugore të Shqipërisë.
Një dokument interesant i ruajtur në arkivat “Propaganda Fide” të Romës, që daton më 1703 dhe është dërguar nga peshkopi i Antivarit Mgr Vincenzo Zmaviewich, një slloven i lindur në Perasto, përcakton kufijtë e Shqiprisë që shtrihet nga Antiveri dhe Dulcigno deri në gjirin e Artës në jug (Italisht në tekst).
“Shqipria.. e vënë nën zgjedhë nga turqit, e kufizuar me Maqedoninë dheEpirin si dhe me një pjesë të mirë të skajit të Dalmacisë, zë sot gjtihë atë pjesë bregdetare që ndodhet ndërmjet Postroviçit, kufiri i fundit i republikës Venete dhe gjirit Ambarkisë, i quajtur liqeni Arta duke përfshirë me emrin Shqipëri jo vetëm qytetin Tivari dhe Ulqini, pranë Dalmacisë, por edhe gjtihë Epirin qështrihet nga Vlora deri në Arta si dhe pjesa më e madhe e Maqedonisë.
Pra, Epiri përshkruhet vetëm si pjesë, si një provincë e Shqipërisë, si Toscana në Puglia në Itali, si Gaskonje ose Provence në Francë.
Për dijetarët modernë kjo çështje qëndron vetëm kështu dhe jo ndryshe. Në botimin e tretë të vitit 1778 në Gjenevë të Enciklopedisë nga Didero dhe Dalembert, në artikullin “Shqipëria”, ky vend përshkruhet i kufizuar:
“… në perëndim nga gjiri i Venecias, në veri nga Dalmacia dhe Bosnja, në lindje nga Maqedonia dhe një pjesë e Thesalisë, ndërsa në Jug nga Achaie ose Livadie. Me emrin Shqipëri kuptohet Iliria e vjetër dhe Epiri i Greqisë…”
Gjatë gjysmë – pavarësisë së Ali Pashës, Epiri ka qenë konsideruar vetëm si një pjesë integrale e Shqipërisë dhe francezi Mark Bruere des Rivaux s’ka bërë gjë tjetër veçse ka thënë një të vërtetë të thjeshtë kur i spjegonte Ali Pashës së Janinës se “me Epir kuptohet e gjithë hapësira e banur prej arnautëve ose shqiptarëve me përjashtim të Maqedonisë ku ishte vendosur pashallëku i Shkodrës.”
Mbas luftës ruso – turke të vitit 1877, atëhere kur projektohej copëtimi i Turqisë, në një seancë të kongresit të Berlinit u propozua me shumë “bujari” nga Franca që t’i jepej Greqisë një pjesë e Shqipërisë së Jugut që shkonte nga Preveza deri në luginën e lumit Kalamas.
Ky ishte një territor shqiptar por në atë kohë mendohej vetëm për shtete tashmë të pavarur dhe ishte e natyrshme që të mohohej egzistenca e një kombësie tjetër aty. Shqiptarët u revoltuan kundër një dhunimi të tillë të të drejtave të tyre kombëtare. Ata protestuan kundër kësaj padrejtësie dhe e famshmja Lidhja e Prizrenit, që shtrihej nga Shkodra deri në Prevezë, mori pjesë aktive në këtë çështje duke dërguar një mision në kancelaritë e Fuqive të Mëdha. Përkundrejt këtij manifestimi krejt të ligjshëm dhe me gjithë demostrimet dhe qëndrimet qesharake të Greqisë, gjyqi evropian e dha verdiktin e vet dhe nuk pranoi t’i jepej Greqisë një pjesë e Shqipërisë.

Jeta e saj përfundoi në valët e Adriatikut


Ngjarje Lufte në Kosovë

Ditën që ishin dëbuar nga shtëpia, ajo kishte qarë aq shumë, sa të gjithë të pranishmit kishin thënë se do t’i pëlciste zemra.
“A do t’i takoj më vëllezërit, a do bëhemi bashkë
ndonjëherë më në tokën e Kosovës”, – kishte pyetur ajo dhjetëra herë. Kur iu kishin afruar kufirit maqedon, e kishte ndalur veturën dhe iu kishte bashkangjitur kolonës. Edhe kur të gjithë po flinin në veturë, ajo rrinte zgjuar dhe herë pas here dilte të tymoste cigare. Të nesërmen e ëma e kishte qortuar pse dilte jashtë e vetmuar dhe ajo vetëm e kishte shikuar, pastaj me zërin e qetë i kishte thënë:
“Moj nënë, kjo ikje po më duket si vdekje, andaj s’është gjë edhe po të më marrë ndonjë plumb”. I ati, që ishte i plagosur, i thoshte:
“Bija ime, unë nuk do të qëndroj edhe gjatë. Ti duhet të kujdesesh për
familjen. Mos rri jashtë shumë, se po të panë shkijet, vaj halli. Do të të
marrin. Je aq e bukur dhe u bie në sy”. Edhe ditën e dytë prapë H.S. nuk
futi gjë në gojë. Ishte buzëmbrëmje. Policët serbë filluan t’ua grabisin
veturat shqiptarëve. H.S., nuk brengosej për veturën, por për babanë e
plagosur. Kur asaj i erdhi radha t’i nxirrte njerëzit jashtë, sikur u
trimërua. “Nuk e jap veturën, kam njeriun e sëmurë brenda”, – tha ajo. Kurse njëri nga policët urdhëroi: “merreni bashkë me veturë”. E kotë ishte tani përpjekja e saj që të dilte jashtë. Aty hynë dy policë që ia nxorrën
familjarët jashtë. Derisa familjarët mbetën jashtë, atë e dërguan në një
shtëpi në Kaçanik, dhe ia lidhën duart e këmbët. Të nesërmen në mëngjes ajo pa si i vranë dy të rinjë mu në atë oborr. “Së paku nuk do të përfundoj në duart e tyre”, – tha me vete, duke menduar se do ta vrasin. Nuk vonoi shumë dhe i erdhën po ata të dy që e morën me veturë. “Do të lindësh fëmijë serbi, moj shqiptare”, – i kishte thënë njëri nga policët. Ndërsa tjetri filloi t’ia prekë flokët që iu kishin shprishur në atë dhomë të ftohtë. Ajo deshi t’i ikë, por dora e tij e fortë e tërhoqi për flokë afër vetes dhe, si
gjarpër i ftohtë, filloi t’ia prekë trupin e njomë. Kot u përpoq t’i bëjë
rezistencë. Ata ishin dy, ndërsa kjo duart i kishte të lidhura me pranga.
Ata e çnderuan derisa u ngopën, kurse ajo fytyrën e kishte të përgjakur,
sepse e kishin grushtuar disaherë në kokë dhe nga hundët i rridhte gjak. Kur policët po dilnin nga dhoma, ajo i pështyu, por njëri nga ata e tërhoqi
zvarrë dhe i tha: “Kështu do ta kesh çdo natë, derisa të ma lindësh fëmijën. Mos provo të bësh diçka, se familjen tënde e kam në dorë, a e ke harruar këtë”. Ishte dita e pestë që ajo s’kishte futur asgjë në gojë dhe shpresonte të vdiste sa më shpejtë. Kur po errësohej, barbarët i erdhën prapë. Ajo e luste zotin të vdiste. Ata prapë e dhunuan. Dhe sërish, para se të dilnin, i thanë se do të lindë fëmijën e serbit. “Ndoshta edhe do ta lindi, por ai do t’më ngjajë mua, e do t’ju vrasë juve”, – u kishte thënë ajo. Njëri nga ata ishte këthyer me rrëmbim dhe thikën e tij ia kishte futur në bark. Asaj i kishte humbur vetëdija, por nuk kishte vdekur. Më vonë e hetoi se ishte e zhveshur dhe e mbështjellë me një batanije. Vetëm pasi i hapi sytë disa herë, dikush i tha se ishin në autobus dhe se udhëtonrin për në Shqipëri. Kur kishin hyrë në Shqipëri, me helikopter e kishin dërguar në spitalin e Tiranës. Pasiqë e kishte të lënduar shumë pjesën e barkut, ku ia kishin ngulur thikën, ajo duhej të dërgohej për shërim në Itali. Atë natë, kur e dërguan në Durrës prej nga duhej të nisej për në Itali, ajo nuk fjeti. Të nesërmen e gjetën të vdekur në valët e Adriatikut.
Nje Vajzë që ka përjetu Tmerrin rrefen
Rrëfim i një vajze shqiptare që nuk sheh ardhmëri. 17 vjeçarja e traumatizuar nga rrethi i Deçanit që së bashku me motra u kidnapuan nga paramilitarët serb.
Arkiv- ZiK/ 21 gusht 1999
Ishim mëse 150 persona që ishim strehuar gjithandej në fshat. Vetëm dy katunde më larg zhvillohej një luftë çuditëse. Krismat e armëve dëgjoheshin aq mirë dhe aq afër sa që ta merrte mednja se vetëm një livadh mëtej po zhvillohet kjo luftë. Kishim kaluar katër ditë në atë vend pak sa më të sigurtë nga të tjerët. Fshati ishte buzë malit dhe ne mendonim se mund të iknim më lehtë. Une isha vetë e katërta motër, me babain dhe nënen time. Ishin edhe të afërmit e tjerë aty. Kishte nga katunde të ndryshme që ishin strehuar në të njëjtin vend. Më parë ishim në një fshat tjetër të strehuar, por kur morrëm vesh se serbët kishin mësyerë atë fshatë për ta sulmuar, plaçkitur dhe djegur vendosëm që të largohemi edhe pse kishim qëndruar aty pothuajse që nga fillimi i luftës. U larguam disa fshtara më larg. Menduam se jemi më të sigurtë. Por siguria jonë ishte vetëm katër ditë. Tri ditë më vonë filloi një betejë e cila vazhdoi disa ditë. Shpërthimet që dëgjoheshin afër, por nuk na trembnin. Ishim mësuar me ato krisma, ishim mësuar të vuajmë… Rreth orës 20 në mbrëmje erdhën disa fëmijë, dhe na treguan pak më larg nga ne vëreheshin disa persona, që duket se nuk janë shqiptarë. S’dinim se çka të bëjmë. S’dinim kah të mbajmë. Vendosëm të gjithë që të rrijmë aty. U pëshendetëm me njëri-tjetrin. U përshednetëm për së gjalli. Ish vështirë, shumë vështirë të përshendetësh me motra, me nënën, me babain e me të tjerët, për së gjalli. E dinim se jemi të vdekur. Të gjtihë. Pak më vonë arritën paramilitarët. Kishte edhe rusë. Dhe kishte edhe disa që flisnin shqip, por nuk mundeshim të vërejmë se kush ishin ata dhe se a ishin shqiptarë, sepse bartnin edhe maskat. Na nxorën në oborr dhe na ndanë të gjithëve. Burrat me një anë. Vajzat me një anë. Gratë me një anë dhe fëmijët e pleqtë me një anë. Pasi na ndanë atëherë kërkuan nga të gjithë që të japim çdo gjë që kishim me vlerë. Kemi dhënë gjithë çka patëm. Njëra nga vajzat që ishte në rendin tonë që na ndanë, hezitoi të jipte një shenjë që kishte në qafë. I thanë hiqe. Ajo kundërshtoi. Tha, më vritni se nuk e heq këtë. Ne pakëz çuditeshim me vendosmërinë e saj. Njëri nga paramilitarët ia hoqi me zor nga qafa atë shenjë dhe ajo përsëri ia mori nga dora: “Këtë shenjë për sa të jam gjallë nuk e merrni dot!”. Një tjetër paramilitar nuk hezitoi që ta vrasë në sy të të gjithëve. Ne u stepëm dhe nuk guxonim të lëviznim as kokën. Ai që e vrau atë vajzë më parë i tha diçka në vesh atij tjetrit dhe pastaj e vrau. Pasi e vrau e tërhoqi zvarrë mëtutje, e zhveshi dhe e preu me thikë, këtu ndërpret rrëfimin e saj kjo vajzë duke marrur frymë thellë dhe shton: “Tmerr….i mbyllë sytë për një kohë të gjatë dhe pastaj vazhdon me lotët e saj që ia mbushin faqet përplot… edhe babain ma kanë vrarë, thotë ajo dhe vazhdon… na lanë ashtu për katër orë. Nuk guxonim as të uleshim dhe as të lëviznim. Gjatë kohës kur ne qëndronim në këmbë ata i vranë burrat. Ma vranë babain… vranë fëmijët… Në sytë e kësaj vajze vërehej pasiguria… vërehëshin ende traumat që kishte dhe për këtë arsye ndërpret rrëfimin e saj përsëri për disa minuta… pastaj vazhdon përsëri me këto fjalë: “Jo vetëm të rriturit që i vrisnin, e i shkruanin në trup shenjën e tyre me katër “S” për së vdekuri, por edhe fëmijët dhe nënat që ishin aty… përsëri ndërpret rrëfimin e saj dhe ngritet në këmbë…
Gjatë rrëfimit të saj ndërhyra dhe e pyeta se ç’ndodhi më pastaj me ata njerëz që u ndanë në grupe të ndryshme? -Çka pat të bëhet… u bë më e keqja, dhunuan, masakruan, vranë, prenë, varën nëpër litare… s’lan gjë pa bërë.!Rrëfimin e saj e vazhdon përsëri duke rrëfyer për kohën kur këto vajza ishin të rrëmbyera dhe të ndara nga më të dashurit e tyre.Na morën të gjitha vajzave dhe na quan me një shtëpi. Shtëpia ku na dërguan u duk se ishte e njohur për ta. Muret e brendshme të saj ishin të lyera me gjak. Gjithçka, duke filluar nga hyrja e asaj shtëpie, nëpër mure, oborr e dhoma të tjera… Na futën me një dhomë pasi na ndanë në katër grupe. Mua më ndanë me tri motrat e mia. Për një çast na lan të vetmuara dhe atë çast e shfrytëzuam që të bisedojmë edhe njëherë mes vete. U përshendetëm edhe njëherë. Gjatë bisedës që bënim së bashku, në të njëjten kohë kemi dëgjuar britma të ndryshme nga dhomat tjera… Ishin britma të vajzave që ishin ndarë dhe me siguri se ishin prerë për së gjalli. disa minuta më vonë erdhën… Këtu ndërpret përsëri rrëfimin e saj vajza që nuk mund t’iu përmbahet lotëve të saj… Pasi erdhën e morën motrën time të madhe dhe shkuan në një dhomë tjetër, pas 5minutave dëgjuam zërin e saj, britmën e saj… dëgjuam edhe një krismë të armës… Ne llogaritëm se e vranë. Pas pak dëgjuan ca zëra. Njëri zë ishte i njërit nga çetnikët kurse zëri tjetër ishte i motrës tonë. Nga dhoma jonë ka dalur çetniku tjetër që vetëm rrinte aty dhe asgjë nuk fliste, vetëm pinte cigare. Është bërë një gjurullti… ka hyrë njëri nga çetnikët në dhomën tonë dhe na tha: “Motra juaj ka vrarë shokun tonë” tash do të hakmerremi ne në Ju… Me sigruri se motra e jonë ka ditur se ç’do të ndodhë me të, dhe për këtë arsye ka vepruar ashtu siç veproi, për të vdekur e lumtur dhe për të mos jetuar kështu siç jam unë, siç jemi ne siç janë ndoshta edhe mijëra të tjera në Kosovë. Nuk e di mund të ketë ndodhur ngjarja. Si mund ta ketë vrarë motra çetnikun, apo edhe ka mund të ndodhë diçka tjetër për të cilën nuk di gjë. Po të kishm ditur se do të ndodhte ajo që ndodhi me ne, me siguri se do të kishim vepruar edhe ne në të njëjten mënyrë. Motra që vrau çetnikun, nuk duroi as që të maltretohet për së gjalli. Zërin e motrës më nuk e dëgjova…
Përgatituni na thanë kur erdhën në dhomën tonë… s’ditëm se për çfarë të përgatiteshim. Hyrën përsëri në dhomën tonë dhe pyetën: “Cila deshiron e para? Nuk flisnim asgjë. Cila?… pyetën edhe njëherë! Përsëri nuk folëm. Dhe pastaj morën motrën time të tretë. Pastaj e morën edhe motrën tjetër. Mua më lanë vetëm. S’disha se si të veprojë. Mendjen e kisha për të vepruar ashtu siç kishte vepruar motra ime e madhe, por nuk kisha se si, sepse shpresoja se sëpaku mua do të më lëjnë të lirë… dhe këtu ndërpret vajza përsëri rrëfimin e saj duke qajtur me gjysmë zëri dhe duke i fshirë lotët që nuk e lenin ti hapë sytë… Ka hyrë njëri nga ata çetnikë në dhomën ku isha unë dhe më ka pyetur se sa vjeçare jam… gjashtëmbëdhjetë ithashë. Për habi dhe çudi më ka shikuar gati një minutë në sy pandërprerë dhe më ka thënë…. Edhe une e kam një motër 16 vjeçare dhe se kam parë që nga fillimi i luftës. Doli sërish nga dhoma. Pastaj kam dëgjuar një zhurmë në korridorin e asaj shtëpie. Kam dëgjuar edhe një zë shqip. Nuk i besoja veshëve, sidomos kur dëgjoja duke thënë “dhunoje se është e bukur” nuk isha e sigurtë se a mendonte për mua apo për ndonjë tjetër, në atë moment kam dëgjuar zërin e atij shqiptari duke thënë në serbishte “Nemoj brate” dhe është zbrazur një rrafall automatiku. Pastaj çetnikët kanë qeshë për një kohë të gjatë. Më vonë ka ardhur përsëri personi i mëparshëm dhe më ka thënë se, vetëm një motër e kam të vrarë dhe se dy motrat tjera janë gjallë dhe gjallë do të mbesin. Nuk flisja asgjë, sepse nuk guxoja dhe nuk kisha fjalë nga frika. Më tha të pres pak aty se së shpejti do të më lirojnë. Sapo doli jasht u dëgjua një krismë tjetër. Me gjasë kishin dëgjuar llafet e tij që më kishte thënë mua dhe e kishin vrarë shokun e tyre.
Pasi vranë shokun e tyre donin të hakmerreshin në mua dhe kanë hyrë katër të tjerë brenda duke më thënë që të zhvishem dhe të mos provojë asgjë, përndryshe do të më vrasin. Kam refuzuar duke qarë dhe këtu përsëri ndërpret fjalët e saj… pas disa minutave vazhdon përsëri rrëfimin… Pasi refuzova kanë hyrë për dere edhe katër persona tjerë me maska, nuk e di se a ishin të njëjtit persona që më herët kur na morrën nga vendi ku ishim strehuar folën shqip dhe jan munduar që të më zhveshin, por pasi vendosa se me çdo kusht të vdesë dhe të mos zhvishem më kan rënë me Grykë automatiku pas koke, pastaj nuk di asgjë më se çka kanë bërë me mua… Dikur vonë mu ka kthyer vetëdija dhe aty kam parë disa persona që edhe sot më kujtohen duke pirë duhan, duke qeshur dhe duke marrë “Shprica” nëpër duar. Se a kam fjetur përsëri nuk e dijë… Më duket se gati pas dy ditëve kur më kaloi ajo tronditje kam hapur sytë dhe kam parë se jam e rrethuar nga dy motrat tjera dhe më thoshin se çdo gjë do të rregullohet. Ishin të lodhura dhe çdo herë kur i mbylli sytë, më rrinë ajo pamje të motrave, gjë që më shqetëson rregullisht. Pas disa orëve më ka ardhur vetëdija dhe jemi larguar nëpër disa ara e livadhe të trijat së bashku. Binte Shi pa ndërprerë…s’kishim ngrënë tri ditë me radhë. Ishim të lodhura e të rraskapitura… vendosëm të shkojmë në vendin ku na morën tri ditë më parë. Kur shkuam aty, nuk ishte askush i gjallë. Ishin vetëm trupat e të vrarëve dhe të masakruarve. Trupi i vajzës që ishte vrarë në atë moment kur na morrën, për çudi nuk ishte më aty. E kërkuam babain, nënën e i kërkuam të tjerët që i kishim lënë aty. Askush nuk mundi ti gjejë. Edhe sot nuk dijmë për trupin e babait që u vra atë ditë kur na morën ne nga ai vend. Nëna thotë se pasi e kanë vrarë ata dhe disa të tjerë kanë ardhur me një kamion dhe i kanë larguar nga aty, por ne shpresojmë se së paku gjendet i gjallë diku nëpër burgje, pasiqë nuk është lajmëruar deri sot, gjë që po të ishte i lirë nuk do të lente kurrë pa u lajmëruar. Aty, në vendin e ngjarjes kemi qëndruar gati dy orë, kemi kërkuar në çdo skaj të asaj shtëpie, trupat e të vdekurve, masakruarve ose të gjallëve që mendonim se ishin strehuar diku nga frika. Por e gjithë kjo ishte e kotë.
Pas dhunimit i luta të më vrisnin
L.B. 16vjeçare nga komuna e Shtimjes.
Nuk dëshiroj të flas me emër për ngjarjen më të hidhur të jetës sime. Ndonjëherë nuk kam dëshirë të jem në mesin e të gjallëve. Vetëm diçka më mban në jetë. Fare pak njerëz dinë se mua më kanë dhunuar. Edhe ata që kanë njohuri se atë ditë më datën 22 prill 99, më kanë dhunuar, nuk janë njerëz të rrethit tim. Në mëngjes, jemi nisur të shkonim për në Shqipëri disa vetura që kishim mbetur në rrethinën e qytezëts. Policia ndër të cilët shumë paramilitarë, na kanë ndalur në rrugë, posa kemi arritur në afërsi të Qafës së Dulës. Katër vetura janë ndalur dhe pasi janë keqtrajtuar fizikisht njerëzit e tyre, nga ato, janë ndalur tri femra. Unë kam qenë më e reja, njëra, më duket se ishte më e pjekur se unë, dhe tjetra më duket se eka qenë nuse pa fëmijë. Dy të tjerat, duket se kishin qëndruar rreth njëzet ditë në një fshat afër Shtimjes, pasi kishin arritur nga Prishtina në fund të muajit mars, kur serbët i kishin dëbuar nga Kryeqyteti. Na kanë ngarkuar të triave në një pizgauerë dhe na kanë nisur për në Shtimje. Asnjërën, nuk na kanë rrahur, por kemi pasur shumë kërcënime. Na kanë zbritur nga pizgaueri në hyrje të Shqimjes dhe na kanë vendosur nga pizgaueri në hyrje të Shqimjes dhe na kanë vendosur në një shtëpi dykatëshe. Mua, më kanë dërguar në një bodrum, dy të tjerat në katin e përdhesë. Fillimisht na kanë thënë se do të na pyetnin për guerilën shqiptare dhe pastaj do të na lironin, duke na dërguar deri në kufirin shqiptar.
Në bodrum, kam qëndruar deri në mbrëmje, pastaj kanë ardhur tre paramilitarë, njëri prej të cilëve mbante maskë në fytyrë. E kisha shumë të qartë se çfarë do të ndodhte. Njëri mi ka prerë në të gjitha pullat e këmishës me një bajonetë të gjatë. Më janë kërcënuar se nëse bërtas do të më vënin në damarë shricë droge. Nuk kam mundur të mos bërtas dhe njëri prej tyre m’i ka vendosur gjunjët në të dy duart, ndërsa tjetri m’i ka zhveshur egërsisht pantollonat dhe veshjet e brendshme. Njëri prej tyre ka dalë jashtë. Më kanë dhnuar të dytë me rend, kude më fyer kombëtarisht. Madje, ankoheshin se nuk më kishin gjetur të virgjër dhe për këtë shkak deshën të me¨vrisnin. Kah mesnata, kur unë isha strukur në një kënd të bodrumit ku kishte disa batanije ushtarake, ata filluan të pinin alkool. E mbaja në prehër një batanije dhe atëherë më britën se nëse nuk e heq batanijen nga gjunjët, vërtet do do të më vrisnin. Unë qaja, ndërsa ata pinin dhe këndonin dhe thoshin se jne jemi këtu për t’ju detyruar të lotoni, pasi nuk e pranoni Serbinë. Para mëngjesit, derisa ata flinin, kanë hyrë edhe dy paramilitarë të tjerë, njëri prej të cilëve i maskuar. Më kanë dhunuar deri në mëngjes, ndërsa ai me maskë në fytyrë edhe më ka rrahur. Kur është hapur dera e bodrumit, i kam dëgjuar britmat e femrave të tjera që po i rrahnin e me siguri edhe po i dhunonin. Unë kam mbetur në bodrum edhe dy net të tjera dhe në çdo natë më kanë dhunuar nga katër paramilitarë. Ditën më jepnin bukë dhe ndonjë pashtetë dhe më detyronin ta merrja ushqimin me dhunë. I kuptoja kur bisedoja se thoshin që duhet të më dërgonin në një kamp ushtarak ku kishte qindra femra shqiptare që po mbaheshin pengje dhe kryesisht për shkaqe te¨tilla. Më kanë dhunuar pamëshirshëm disa net rresht. Megjithatë, fare pak njerëz dinë se mua më kanë dhunuar. Kam edhe offerta nga djemtë, por nuk kam guxim të vendos për fatin e jetës sime, meqë, unë kam trauma dhe herët a vonë një gjë e tikkë do të dihet. Po përpiqem ta mbaj dhunshëm freskinë trupore, por shpesh më mbulojnë djersët dhe tretem në mendice. Ndryshe nga shumë femra të tjera të dhunuara, unë kam menduar për vetëvrasje dhe kam bindjen se meshkujt duhet të më ofrohen mua, sikur edhe femrave të tjera të dhunuara të cilat pa dashjen e tyre janë gjetur në kthetrat e armikut që ka ardhur për të na shkatëruar kombëtarisht. Ne, megjithatë, nuk do të jemi nëna të liga e të pandjenja. Do të jemi nënat më të mira që do të dimë çfarë t’u lëmë amanet fëmijëve tanë. Besoj se do të kenë mëshirë ndaj nesh që mezi u kemi shpëtuar ekzekutimit, pasi jemi dhunuar dhe në të vërtetë, për ne edhe jeta nuk ka kuptim. Morali është shtylla e jetës, por neve nuk mund të na quajnë femra pa moral.
Nëna dhunohej në prani të fëmijëve
N.D 19 jeton në Prishtinë
Por nuk jam nga këtu. Shtëpinë na e kanë djegur tërësisht, tash e kemi zënë një banesë serbe dhe nuk do ta lëshoj, pa u takuar me pronarin e saj edhe po të vijë një mijë KFOR-a. Më kanë ndarë nga grupi i bashkëvendësve të mi, shumica nga të cilët kanë qenë femra. Burrat ishin në front dhe ne ishim krejtësisht pa mbrojtje. Na kanë zgjedhur nga grupi katërmbdhjetë femra dhe na kanë ndarë e na kanë dërguar në një përrockë. Na kanë komanduar të ulemi dhe na kanë pyetur, mos kemi ndihmuar ndonjëra prej nesh UÇK-në. Ne u thamë se vetëm ikim nga granatimet dhe shkojmë në vend më të sigurt. Pastaj, rend na kanë ngritur në këmbë dhe çdonjërit paramilitar udhëheqësi i tyre i ka dhënë nga jë femër. Na kanë largura vetëm nga pesë a gjashtë metra larg njëra tjetrës dhe na kanë zhveshur të gjtihave. Më vjen turp të shprehem tërësisht se çfarë ka ndodhur me ne gjatë dhunimit. Dy nga grupi edhe i kanë vrarë, pasi kanë kundërshtuyar të zhvishen sipas urdhrave. Ne kemi britur të madhe kur i kanë pushkatuar dhe kemi menduar se asnjëra nuk do të shpëtojmë nga plumbei i automatikut. Kemi shpëtuar nga predhat, por nuk kemi shpëtuar nga rrahjet dhe dhunimet. E dimë se ka qenë luftë, por lufta nuk bëhet për dhunime. Kam parë për të parën herë në jetë si qajnë fëmijët që britnin pranë kërcënimeve që bënin paramilitarët e tjerë që vëzhgonin vendin e krimit moral në përrockën ku e ekzekutuan dy femra, pasi refuzuan të dhunoheshin nga serbët. Problemin e dhunimit tim e di familja ime dhe shumë të tjerë. Unë kam vendosur të mos shkoj më në fshat dhe dua të lirohem nga rrethi im, vetëm e vetëm të mos traumatizohem. Do të preferoja të bisedoja me aktivistet e Forumit të Gruas, të cilat do të kuptojnë me dhimbje problemin e femrave të dhunuara dhe të dalin në lëkurën tonë. Çfarë të them për perspektvën? Nuk më jetohet aq, mendoj se jam e nënçmuar pse nuk kam kërkuar të më vrasin, por sërish nuk jam fajtore.
Fëmijët dëgjonin britmat e nënave
N.L 34 nga rrethi i Prizrenit
Nuk mundem tërësisht të tregoi se çfarë ka ndodhur atë ditë kur na kanë dëbuar për ne¨Shqipëri. Burrat vërtet i kishim në front dhe vetëm ne femrat,m ishim në fshat. Kur kanë filluar të na granatojnë, i kemi marrë vetëm fëmijët dhe kemi qenë të detyruara ta shfrytëzojmë vetëm korridorin që na drejtonte për kufirin e Shqipërisë. Na kanë detyruar të ecim këmbë në drejtim të Zhurit dhe kemi ecur derisa ka filluar të errësohet. Një grup policësh serbë na kanë pritur në hyrje të Zhurit dhe fillimisht na kanë ulur në baltë. Për të na i marrë shënimet e para për gjendjen tonë dhe për rrugën ku ishim nisur. Ata e dinin se nee vinim nga një fshat i Prizrenit, sepse komunikonin me paramilitarët e atjeshëm përmes radio-lidhjeve lokale. Na kanë the¨në pastaj se duhej tëktheheshim patjetër në një fshat të afërt nga vendi ku ishim, sepse, nata nuk ishte e sigurt për udhëtim. Ishim qindra femra, në mesin tonë kishet edhe plaka, gra, nuse, vajza por edhe të mitura. Një plakë, e cila nuk mundi të ecte më tej, e vranë aty për aty dhe të tjerave, na e bënë të ditur se kushdo që mund të ndihet e lodhur dhe mbetet në rrugë, do të vritet. Kemi udhëtuar edhe disa orë të tëra, nën përcjelljen e policisë dhe paramilitarëve bashkë, derisa na kanë dërguar diku shumë më larg se që na premtuan. Na kanë vendosur nëpër shtëpi të zbrazëta dhe na kanë renditur si kanë dashur vetë. Në dhomën timei kanë futur tri vajza dhe dy gra të reja, të cilat kishin në duar fëmijë, të cilët qanin pa rreshtur. Pastaj, nuk kanë lejuar që ne të gjitha të flenim në atë dhomë, me pretekst se do ta kishim ngushtë. Ishim shumë të lodhura, por nuk flinim, sepse paramilitarët dhe policët pinin alkool dhe këndonin këngën çetnike. Nuk ka vonuar shumë dhe janë futur në dhomat tona. I kanë marrë dy vajza dhe i kanë futur në një dhomë, ndërsa njëren nga gratë e reja në banjë. Të gtjiha kemi dëgjuar britmat e femrave. Kundërshtimet janë përshkruar me brutalitetin paramilitarë mbi viktimat. E kemi ditur se4 çfarë po ndodh dhe të gtjiha kemi qenë dakord që të vriteshim menjëherë për ta ruajtur nderin. I kanë dhunuar për disa orë rersht, pastaj, janë ndërruar me të tjerët dhe më vjen rëndë ta shpjegoj tërë gjendjen dhe ta përkujtoj rastin. E gjtiha më duket një ëdnërr. Ne kemi heshutr, ndërsa fëmijët s’ndaleshin duke qarë. Një tjetër fëmijë që e kemi patur aty me vete ishte strukur, sepse, dinte të frikësohej. Më dhimbsen fëmijët që kanë patur rast të kalojnë nëpër gjendje të tilla, duke dëgjuar britmat e nënave apo të motrave.Pastaj, na kanë marrë edhe neve, fillon të qajë gruaja e dhunuar dhe për shumë momente ndërpret rëffimi. “Po e shihni vjehrrin tim, është i sëmurë rëndë prej kur ka dëgjuar krimin mbi mua, ndërsa, një plakë, të cilës i është dhunuar shumë brutalisht, vajza, është çmendur dhe ja ku ëhstë në tendën pranë nesh. Nuk besoj se mund të flitni em të. Mua, më kanë detyruar të futem në një dhomë, ku një polic i uniformuar po e dhunonte një vajzë. Tmerr më dukej skena. Serbi, as që më ka urdhëruar të zhvishem. Ai përnjëherë ka nxjerrë bajonetën dhe mi ka prerë të gjtiha rrobat e veshura. E kam kundërshtuar me tërë forcën dhe i kam britur të më vriste. Ata nuk më vranë, sepse, qëllimi i tyre ishte që ne të traumatizoheshim. Njëri prej tyre fliste të madhe dhe thoshet po më kujtohet Bosnja, por këtu duket edhe më mirë. Na kanë mbajtur deri në mëngjes dhe të pakta janë atofemra, të cilat nuk jane¨dhunuar,. Nuk kemi patur çfarë të fshemim e as çfarë të shpjegojmë. Disi, çdonjëra, shumë spontanisht, e di se po përpiqet ta minimizojë rastin, duke paraqitur sikur ka shpëtuar e paprekur. E di se nuk është ashtu, sepse, kam qenë pjesëmarrëse okulare e dhunimeve, por edje e dhunuar. Nuk besoj se jemi turpëruar, kjo ka ndoshur jashtë dëshirës sonë, kjo ka ndodhur në momentin kur plumbin e kemi kërkuar më shumë se shpe¨timin. Nuk flasin me askë. Na kanë ardhur italianet dhe na kanë pyetur se çfarë kemi përjetuar, asnjëra nuk tregon asgjë, sepse mendojnë që do të pasojë shkurprëzimi, ndëra asnjëra prej nesh, nuk dime ku I kemi burrat dhe a kanë shpëtuar, apo kanë vekur në luftë.Kemi ardhur në këmbë në Shqipëri pas katër ditësh udhëtimi, duke na transferuar fshat më fshat, me nga një grime bukë që na e jepnin çdo mëngjes. Jetojmë shumë të brengosura dhe nuk mund të takohem me bashkëshortin.
Kam gjurmë dhëmbësh nëpër trup!
M. 29 nga I njëjti grup femrash
Dita kritike e pesëmbdhjetë majit, kurrë nuk do të harrohet. Krejt afërnesh, derisa nuk jemi largura, ka goditur NATO-ja në Korish, opr nuk kemi vdekur. Më mirë të kishim vdekur atje, me nder e me fytyrë. Kam dëgjuar gjithçka dhe nuk mund t’i përkujtoj të gjtiha skenat e trishtuara. Plumbei është i pastërt, dhunimi është plumb mbi plumbea që të shpon gjithë jetën. Posaçërisht kur e dhunuara e di se për rastin dinë shumë të tjerë. Më kanë rrahur derisa humba vetëdijën, më kanë përgjakur, sepse, kam kërkuar të më vrisnin, nuk kisha armë ta vrisja veten. Unë kam qenë në katin e dytë të një shtëpie të rregulluar bukur. Në parket kishet gjak dhe kutëmonte erë e rëndë. Më kanë lidhur për strati. Njëri prej tyre, ka dashur të më shpojë me një injeksion, për të cilin thoshte se posedonte drogë dhe nëse do të ma jepte, më pas, do të më dërgonin në një kamp ku kishte vetëm femra. Më thoshin se atje, femrat shqitpare, janë të destinuara vetëm për qëllime seksuale dhe do të përdoreshin në fund të fundit si mburoja kundër trupave të kombësorisë së NATO-s, nëse ata, do të futeshin përmes invazionit në Kosovë. Tash, na vjen turp të shihemi me njëra-tjetrën, por, mundohemi ta humbim escila tragjedinë e vet. Ndoshta kështu mbijetojmë më lehtë tragjedinë e dhunimit. Sidoqoftë, nuk jemi fajtore, besoj se bashkëshortët tanë, do të jenë shumë të mrië, vetëm duke na kuptuar se çka kemi përjetuar e çka kemi parë, derisa kemi arritur në Kukës.
Gjyshja ka kërcyer nga dritarja
L.Xh. 18 nga një fshat afër Prishtinës
Pasi i kanë dëbuar të gjtihë të afërmit tanë, babi, nuk deshi ta braktiset shtëpinë. Por, paramilitarët, kanë ardhur menjëherë dhe na kanë largura nga shtëpia, sepse, plani i tyre ishte që të vendoseshin pikërisht në shtëpinë tonë. Pas gjashtë ditësh, kanë urdhëruar që ne të ktheheshim në shtëpitë tona, por me kusht që të kishim lëvizje të kuizuara. Vinin ata çdo ditë dhe na vizitonin, kërkonin alkool dhe mbi të gjitha kërkonin nga ne që të fotografoheshim me paramilitarët. Na preknin çdo ditë ngapak, por ne, tërhiqeshim me shpresë se kjo do të kalonte. Ishte aty babai dhe gjyshja, por kishte edhe fqinjë të tjerë që përgatiteshin të dilnin në Macedoni, sepse ndryshe nuk do të kalonim mir. Kanë ardhur një mesditë disa paramilitarë të dehur dhe pa më pyetur, më kanë marrë mua dhe motrën time dhe na kanë ngujuar në një dhomë të shtëpisë. Është ditur se çfarë do të kërkonin nga ne, sep’se dy tir ditë më parë, e njëjta kishte ndodhur në afërsi tonën, por askush, nuk kishe pohuar e as pranuar rastin, sepse ne do të iknim. Na kanë detyruar dhunshëm të zhvishemi dhe kur ne kemi bërtitur, gjyshja, nga pamundësia t’i dëgjojë britmat tona, ka kërcyer nga dritarja dhe ka rënë në tokë. E kishte thyer kurrizin dhe paramilitarët e kanë tërhequr zvarrë, derisa, ajo ka hyrë në dhomën prej nga kishte kërcyer. Duket se e kishin sjellë të ndjerën, vetëm e vetëm të dëgjonet britmat tona. E kanë mbajtur në atë gjendje derisa e kanë kryer dhunimin, kurse gjyshës, nuk i kanë ofruar kurrfarë ndihme mjekësore. Ajo, ka vdekur pas dy ditësh, nga lëndimet në boshtin e kurrizit, pasi kishte mbetur e paralizuar në vend. Më vjen turp të pranoj se njëra prej nesh ka patur nje¨shtatzëni rasti, të cilën e kemi pastruar posa kemi kuptuar. Babi është shumë i traumatizuar, gjyshja ka vdekur, ndërja ne jetojmë disi të heshtura dhe mundohemi që me babin të sillemi krejt normalisht, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Babi ka propozuar ta ndërrojmë shtëpinë, sepse, nuk i hiqet nga menda skena e ditës kobëtare, ndërkaq, ne ngulim këmbë se ajo ditë harrohet sa më shpejtë të jetë e mudnur. Na kanë dhunuar dhe na kanë rrahur pa mëshirë. Nuk jemi të vetmet, pajtohemi se ka qenë luftë, pajtohemi se do të kishim pranuar të vriteshim, sepse, nuk kem ipranuar ta braktisim shtëpinë, as me kusht të vrasjes dhe të likuidimit të tërë familjes. Jemi të lënduara shpirtërisht dhe kemi nevojë për t’u rehabilituar, nëse diçka e tillë do të organizohet në Kosovë.
Si është gjetur viktima e dhunuar dhe e prerë me thikë?
Xh.G. 32 farkatar në Prishtinë
Derisa po trupoja rrugën e asfaltit, për të kaluar në pjesën e Gallapit, kali, nuk donte të ecte me tej. Vinte erë kufomash, por unë, nuk i kisha muhatur, meqë nxitoja t’I shmangësha sa më shpejt trevës së rrezikshme. Jam ndalur dhe i kam kërkuar viktimat. Ishin pesë trupa të pajetë të shqiptarëve, pak më tej dy femra. Njëra ishte e veshur, tjetra ishte krejtësisht lakuriq dhe me gjoksa të prerë. Ishte prerë me thikë edhe në organin gjenital dhe ksihte një kryq të prerë në abdomen. Ishte shumë e qarte se ishte e masakruar. E kam zhveshur pallton dhe ia kam vënë përmbi dhe kam vazhduar rrugën, pa patur mundësi të bëja më tepër, meqë isha i vetëm në rrugë. Shqiptarët e kësaj ane të Gallapit, rrëfejnë se të dy femrat, kufomat e të clave janë gjetur aty, janë dhunuar më 22 prill, kur ishin kapur nga forcat serbe, në ppërpjekje të kalonin për në Prishtinë. Meshkujt, kanë qenë të ekzekutuar me nga një predhë automatiku pas koke.

Filmi hyri në Shqipëri në vitet 1911-12.



Filmi hyri në Shqipëri në vitet 1911-12. Shfaqjet e para publike u dhanë në qytetet Shkodër e Korçë. Sallat e para të kinemave si institucione publike u ngritën me iniciativë private pas Luftës I Botërore, në qytetet Vlorë, Korçë, Tiranë, Shkodër, Berat. Filmat e parë u bënë nga të huajt; ata qenë kronika. Kronika e parë për ngjarje të lidhura me Shqipërinë është ajo e lidhur me Kongresin e Manastirit (1908), që sanksionoi Alfabetin e gjuhës shqipe. Gjatë 30 vjetëve pas Shpalljes së Pavarësisë (1912) u xhiruan kryesisht kronika, filma dokumentarë, nga shoqëri të huaja kinematografike të Europës apo SHBA, si dhe nga amatorë. Menjëherë pas Luftës II Botërore u krijua nga shteti Agjencia Shqiptare e Filmave (1945), e cila më pas u shndërrua në Ndërmarrje Shtetërore Kinematografike Shqiptare (1947), kohë kur u bë shtetëzimi i plotë i rrjetit të sallave, importit, dhe prodhimit. Nisi xhirimi i filmave kronikalë dhe në maj 1948 u shfaq kinokronika e parë shqiptare. Në një vend me përqindje të lartë të analfabetizmit në vitet ‘40-’50, shteti i dha rëndësi shtimit të numrit të sallave dhe aparateve lëvizës, si dhe importit të filmave kryesisht nga vendet e Europës Lindore, Franca e Italia. Një etapë të re shënoi ngritja e së parës studio shqiptare të filmave, Kinostudios “Shqipëria e Re” (1952). Përvoja e parë në fushën e filmit artistik qe bashkëprodhimi shqiptaro-sovietik Luftëtari i madh i Shqipërisë – Skënderbeu (1954, regjisor S. Jutkeviç, fitues çmimi në Festivalin Ndërkombëtar të Kanës). Filmat e parë artistikë të kineastëve shqiptarë janë Fëmijët e saj, film i shkurtër, punë diplome (1957, regj. H. Hakani), dhe Tana (1958, regj. K. Dhamo). Vitet ’60 shënojnë prodhimin sistematik të filmit artistik në mesatarisht 1 film në vit, kryesisht me subjekte nga Lufta kundë pushtuesve fashistë e nazistë (1939-44) dhe nga reformat e viteve të para pas Luftës. Bënë filmat e tyre të parë regjisorët e rinj Dh. Anagnosti, V. Gjika, G. Erebara, P. Milkani. Në vitet ’70, me shkurtimin drastik të importit, si rezultat i politikës së izolimit të ndjekur nga shteti në fushën e kulturës,u shenua një rritje të ndjeshme të prodhimit, nga 5-6 filma artsitikë në vit në fillim të periudhës, deri në 8-10, për të arritur në 14 në vitet ’80. U zgjerua gama e zhanreve; u bënë filmat e parë për fëmijë, ku u shqua regj. Xh. Keko, (ndër filmat e saj përmendim Beni ecën vetë, 1975); kinokomedia e parë Kapedani (1972, regj. F. Hoshafi e M. Fejzo); u bënë filma historikë e muzikorë; po zhanri më i pëlqyer mbeti filmi dramatik. Krahas të tjerëve bënë filma një brez i ri regjisorësh, R. Ljarja, S. Kumbaro, I. Muçaj, K. Mitro, E. Mysliu. Nisi prodhimin e filmave artistikë edhe TV Shqiptar ( Udha e shkronjave, 1978, regj. V. Prifti). Në fund të periudhës dhe sidomos në vitet ’80 filmi artsitik shqiptar trajtoi më shumë aktualitetin si dhe ngjarje e personazhe para Luftës II Botërore. Në ekran u afirmuan regjisorë të tjerë me filma si Ballë për ballë (1979, regj. K. Çashku e P. Milkani), Dora e ngrohtë (1983, regj. K. Çashku), Agimet e stinës së madhe (1981, regj. A. Minga), Kohë e largët (1983, regj. S. Pecani), Tela për violinë (1987, regj. B. Kapexhiu), etj. Në vitet ‘70-’80 prodhimi i filmave dokumentarë u stabilizua në rreth 20-40 në vit, dhe pati tipare të thella propagandistike, po edhe kulturore; lindi filmi vizatimor shqiptar me filmin Zana dhe Miri (1975, realizues V. Droboniku e T. Vaso), i cili arriti deri në 16 filma në vit. Krijimtaria kinematografike, e përqendruar në një kinostudio dhe në TV Shqiptar, qe fryt i bashkëpunimit të organizuar nga shteti mes kineastëve, regjisorëve të të gjitha brezave, shkrimtarëve, piktorëve, kompozitorëve, aktorëve, dhe industrisë kinematografike. Deri më 1990, nga rreth 200 filma artistikë 80 janë ekranizime nga letërsia shqiptare. Në fund të viteve ’80 në Shqipëri kishte 450 salla kinemaje e kinema lëvizëse. Por baza industriale e teknike në këtë periudhë erdhi duke u vjetëruar. Në vitet ’90, me ndryshimin e sistemit shoqëror, u bënë reforma të thella.Kinostudioja e dikurshme u nda në disa studio, dhe filmat tani prodhohen kryesisht nga shtëpi filmike private (kryesisht regjisorë të kinostudios së mëparshme) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK), të ngritur në mesin e viteve ’90, dhe me producentë të huaj. QKK është qendër e re e administrimit të filmit në Shqipëri, që ka dhënë tashmë rezultatet e para; aktualisht prodhimi kinematografik kryhet në bazë të Ligjit për Kinematografinë, mjaft i diskutuar nga kineastët. Shkollimi i kineastëve shqiptarë nisi në vitet ’50 në vendet e Europës Lindore; më pas, me ndonjë përjashtim të rrallë, nuk u bë më jashtë vendit, por brenda vendit, në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë, ose me specializime në Kinostudio. Kritika dhe studimet për kinemanë u zhvilluan disi krahas rritjes së prodhimit, kryesisht nga vetë kineastët apo nga gazetarë. Revistë e posaçme ka qenë në vitet ’80 Skena dhe Ekrani, e cila pushoi së botuari në fillim të viteve ’90. Në Qendrën e Studimeve të Artit të Akademisë së Shkencave historia e kinemasë shqiptare studiohet në një departament të veçantë. Deri në fillim të viteve ’90 kineastët kanë qenë të organizuar në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë; më pas ata u veçuan dhe formuan Shoqatën e Kineastëve Shqiptarë. Arkivi Shtetëror i Filmit, dikur departament i Kinostudios “Shqipëria e Re”, në vitet ’90 u bë institucion më vete. Është anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Arkivave të Filmit. Që prej vitit 1976 në Shqipëri janë organizuar Festivale Kombëtare të Filmit, në fillim një herë në dy vjet për të gjithë filmat, e më pas në mënyrë alternative, një vit për filmin artistik, e një vit për filmin dokumentar e vizatimor. Në vitet ’90 festivalet janë organizuar një herë në pesë vjet. I fundit, Festivali XI – prill 2000, mblodhi gjithë prodhimin e pesë vjetëve, 10 filma artistikë, 27 dokumentarë, 14 vizatimorë. Në prodhimin e viteve ’90 vazhdon të ndjehet tipari i thellë social, preokupimi i artistëve për problemet e shoqërisë, në veçanti të lidhura me dukuritë e reja të periudhës së tranzicionit. Një numër filmash kanë stigmatizuar totalitarizmin. Në këtë festival, për herë të parë u shfaqën prodhime të kineastëve shqiptarë nga trevat e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Në dy festivalet e fundit (1995, 2000), përveç çmimeve të tjera, u dhanë edhe çmime të karierës, të cilat u fituan nga regjisorët Dh. Anagnosti e K. Dhamo, e nga aktorët K. Roshi e S. Pitarka. Sot kinemaja shqiptare përjeton një periudhë të vështirë tranzicioni e përshtatjeje me ekonominë e tregut. Përveç rënies së prodhimit ne sasi edhe rrjeti i sallave të kinemave ka zbritur ndjeshem, dhe vetëm kohët e fundit jane bere dhe po bëhen përpjekje për ngritje sallash të reja bashkëkohore si kinemaja “MILLENIUM” ne Tirane dhe nje tjeter ne Elbasan. Nga ana tjetër, forcat krijuese janë të shumta dhe entuziaste, të çliruara nga trysnia etatiste, totalitare, dhe ekonomike e përqendruar, si dhe me iniciativë private përherë në rritje. Mund te thuhet se kinemaja shqiptare sot ndodhet midis nostalgjisë së një kinemaje kombëtare, të lindur e zhvilluar në kushte të caktuara, dhe së ardhmes në ndërtim e sipër.

33% e shqiptarëve me depresion

Sipas studimit të mbështetur nga OBSH-ja, shkaku kryesor për shfaqjen e problemeve të shëndetit mendor, në 66% të rasteve, është varfëria dhe papunësia
Problemet ekonomike dhe papunësia, po ndikojnë negativisht mbi shëndetin mendor të shqiptarëve. Stresi dhe depresioni janë dy format e sëmundjeve mendore që gjenden rëndom tek shqiptarët.
Një studim i Qendrës së Shëndetit Mendor, mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për shëndetin, mendor u realizua vitin e kaluar në 10 rrethe të vendit dhe rezultoi se në vendin tonë njerëzit kanë shqetësime mendore, që arrijnë deri në format më të rënda të shëndetit mendor.
Ndërkohë, specialistët e shëndetit mendor në Institutin e Shëndetit Publik, shpjegojnë se përse shqiptarët janë më të stresuar se para viteve ’90-të. “Janë shumë faktorë që ndikojnë mbi shëndetin mendor.
Ato fillojnë nga problemet ekonomike, pabarazia, mungesa e mundësive për të përballuar jetesën, faktorët gjenetikë dhe shumë të tjerë që rëndojnë shëndetin mendor te njerëzit”,- ka shpjeguar drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli. Shpjegime për këtë japin edhe profesorët e psikologjisë, të cilët thelbin e kësaj e lidhin me disa arsye.
Studimi
Në studimi për shëndetin mendor, u përfshinë 520 persona të rritur, të moshës mbi 18 vjeç, bazuar në kuotat demografike, në 10 rrethe të vendit, si Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Elbasan, Berat, Vlorë, Korçë dhe Sarandë. Intervistat u kryen në mënyrë individuale në shtëpinë e të intervistuarave, përgjatë periudhës 15 korrik-15 shtator 2008 dhe të dhënat nuk ishin aspak pozitive.
Problemi më i përhapur i shëndetit mendor në Shqipëri, sipas studimit, është stresi, me 41 % të rasteve.
“Bazuar në studimin e realizuar me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, personat që vuajnë nga depresioni përbëjnë 33 % të rasteve me sëmundje mendore, ndërsa për abuzimin me substancat janë shprehur në 8% të rasteve”,- bëhet e ditur, duke u shtuar se qëllimi i studimit ishte vlerësimi i këndvështrimeve të popullatës mbi çështje të shëndetit mendor dhe mbi personat që vuajnë nga probleme të ndryshme të shëndetit mendor.
Faktorët
Njerëz të stresuar në çdo moment, duke kaluar në forma të rënda të shëndetit mendor, që është depresioni. Në fakt, këto probleme mendore janë kthyer në fenomen për shqiptarët dhe numri i tyre po vjen gjithnjë në rritje.
Madje, specialistët e shëndetit mendor pohojnë se shqiptarët ishin më pak të stresuar para viteve ’90-të. Në vendin tonë, shkaku kryesor për shfaqjen e problemeve të shëndetit mendor janë kryesisht probleme ekonomike dhe papunësia, ndonëse para viteve ’90-të shqiptarët ishin më të varfër se sot. Në studim, këto raste përbëjnë 66 % të të gjitha rasteve që u morën në analizë për këto probleme.
Ndërsa nga ana tjetër, profesori i psikologjisë, Edmond Dragoti, ka dhënë disa shpjegime për këtë fenomen. “Shpjegimi për këtë është se populli ynë, në ato vite, ka qenë një shoqëri kolektive, që do të thotë se familja, fisi, dhe shteti, të mbështesnin financiarisht dhe shpirtërisht.
Madje, varfëria dhe barazia ishte mbështetja më e madhe shpirtërore që merrte shoqëria para viteve ’90-të,- pohon psikologu Dragoti, duke shpjeguar se në ditët e sotme, jo vetëm që nuk ka barazi sa i përket nivelit ekonomik, por tashmë shoqëria nuk ka ku gjen askund mbështetje, as ekonomike dhe as shpirtërore. Sipas tij, pikërisht ky konflikt që ka tregu i sotëm, bën që shumë individë të mos gjejnë dot alternativa për të jetuar me sukses.
41 % e sëmundjeve mendore në vendin tonë, shkaktohen nga stresi
31 % e sëmundjeve mendore në vendin tonë, shkaktohen nga depresioni
10 rrethe të vendit u përfshinë në studimin e shëndetit mendor, mbështetur nga OBSH-ja
520 persona u përfshinë në studimin e shëndetit mendor, mbështetur nga OBSH-ja
Sipas USAID-it, shqiptarët përdorin metodat tradicionale të kontracepsionit, të cilat nuk janë të besueshme. Prezantohet programi C- Change FP në Shqipëri

Cilat jane shkaqet e gjelozisë - si mund ta mjekojme?


Xhelozia eshte reagim, qe ne te vertete tregon interesim, perkujdesje dhe ruajtje. Burri xheloz revoltohet e nervozohet shume shpejt per edo gje te keqe qe prek familjen e tij. Gjithashtu edhe gruaja xheloze revoltohet dhe zemerohet per burrin e saj, nese dikush e konkurron ate.
Ne psikologji, xhelozia eshte nje reagim qe gershetohet nga kater reagime te tjera qe jane: zemerimi, frika, deshperimi dhe neveria. Ne rastet e xhelozise se forte shfaqet smira, lakmia dhe deshira per hakmarrje. Ne pergjithesi xhelozia eshte reagim i turbullt, qe njeriu e ndien kur kupton se ekziston dikush qe po konkurron per poziten, vendin apo dashurine e nje personi.
Ne te njejten kohe ai ndien xhelozi kur kupton se konkurrenti i tij arrin ate qe deshiron.
Reagimi i xhelozise gjendet tek te gjithe njerezit ne shkalle te ndryshme. Ka njerez qe behen xheloze ne disa raste, por shume shpejt e kontrollojne veten perpara se besimi ne vetvete teu lekundet. Ndjenjat
e xhelozise tek ai luajne rolin e nxitesit drejt suksesit kundrejt sfides, pa mundur te krijojne ndjenjat e smires e te lakmise. Por, ka njerez qe behen shume xheloze dhe ndjenjat e frikes, te deshperimit dhe
te neverise e sundojne, e shume shpejt prej tij ndihet smira, lakmia, ndjesia se ai eshte i manget, i pafuqishem dhe fajtor. Tere keto jane ndjenja te dhembshme, qe e nxisin njeriun drejt armiqesise kundrejt
sfiduesit apo edhe demtimin e eeshtjes per te cilen konkurrohet. Nese deshton, atehere i kthehet hileve shpirterore mbrojtese, te cilat mund te kalojne kufijte, duke e rrenuar shpirterisht. Ne te shfaqet
paqendrueshmeria shpirterore apo semundje te ndryshme si psikosomatia, nje semundje teper e rende, qe ka si shkak ndjenjat e smires, te deshperimit dhe te pafuqise qe mbizoterojne mbi njeriun xheloz.
Shenjat e nje xhelozie te lehte nuk konsiderohen te demshme per shendetin mendor, sepse ato jane shtytes per pune, aktivitet dhe perfitim pervoje, realizimin e suksesit dhe arritjen e kulmeve ne
fushen e konkurrences. Si rezultat, xhelozia e gruas ndaj burrit, nese eshte e lehte, do ta shtyje ate te shfaqe dashurine e saj dhe interesimin per te, ndersa xhelozia e burrit ndaj gruas do ta beje ate
te jete i kujdesshem ndaj saj si dhe te ndieje mbrojtjen e tij.
Pak xhelozi kerkohet, qe edhe jeta bashkeshortore te jete e bukur.
Xhelozia e tepert eshte ndjenje e dhembshme, qe e torturon te zotin dhe te tjeret rreth tij, shkaterron jeten shoqerore dhe rrenon shendetin shpirteror. Xhelozia e forte konsiderohet si nje shkak i drejtperdrejte
i shume semundjeve mendore dhe shoqerore. Keshtu, per shembull, nese xhelozia e femijes ndaj vellait te tij te vogel eshte e forte, do ta beje ate te hakmerret e te armiqesohet, jo vetem me te, por edhe me
prinderit e tij. Kjo xhelozi mund ta beje te terhiqet e te ndrydhet ne vetvete, mund te shkaktoje disa anomali si: mekjen e gojes, urinimin e pavullnetshem, prishjen e gjumit, humbjen e oreksit apo ta beje qe te
qaje shpejt a te genjeje.
Nese xhelozia e gruas eshte e forte, mund ta armiqesoje me burrin e saj, te hakmerret apo edhe tei prishe jeten bashkeshortore me grindje e konflikte, te cilat mund te cojne ne ndarje.
Kjo xhelozi mund te nxise edhe kryerjen e krimeve. Ja disa nga rastet kriminale qe kane si shtyse ndjenjen e xhelozise: nje nepunes i vuri flaken magazinave te kompanise vetem se shoku i tij fitoi dhe u caktua
magazinier ne to; nje femije hodhi vellane e tij te vogel nga dritarja kur ndjeu se ai po e konkurronte ne dashurine e prinderve te tij, kur ndjeu kalimin e dashurise se prinderve tek vellai i vogel.
A mund ta quajme semundje xhelozine
Xhelozia mund te rritet dhe mund te behet semundje psikike qe ndryshe quhet esemundja e xhelozisee.
Simptomat e saj jane frika prej humbjes se dashurise se personit tjeter, parashikimi i privimit nga i dashuri nese ndahet. Keshtu gruaja e semure nga xheloziae hidhet mbi burrin e saj dhe e mban per vete e
nese ai largohet pak nga ajo, per edo lloj arsyeje, ajo ndien xhelozi dhe dyshon ne sjelljet e tij. Imagjinon sikur ai po shkon tek nje grua tjeter. Jeton ne deshperim, zymtesi dhe ndien xhelozi per punen, shoket
dhe te afermit e tij, ndonjehere edhe prej librave apo femijeve, sepse ato e largojne prej tij.
Femija i semure me xhelozi frikesohet prej humbjes se dashurise se nenes kur ajo largohet per ne pune apo edhe kur perkujdeset per ndonjerin prej vellezerve. Ky femije dyshon ne dashurine e saj per te.
Do te imagjinoje qe ai eshte i perbuzur ne familje. Atij do ti vishet deshperimi dhe shqetesimi. Semundja e xhelozise mund te eoje edhe ne semundjen e fobise prej shkolles. Ai refuzon te shkoje ne shkolle, jo
prej frikes se mesueses apo te shokeve, por prej frikes se humbjes se dashurise se nenes.
Vete semundja e xhelozise tregon egoizmin e personit dhe dashurine e tij ndaj vetvetes, deshiren per te marre pa dhene, kerkon qe deshira e tij te zoteroje e te sundoje.
Gruaja e semure me xhelozi e do veten e saj me shume se burrin per te cilin behet xheloze. Femija me kete semundje perqendrohet ne veten e tij, i shqetesuar, pa besim ne vetvete e kjo e ben ate te imagjinoje
konkurrencen dhe privimin. Kjo semundje mund te kete shkak edhe gabimet e personit kundrejt atij qe do. Ai ka frike prej humbjes se dashurise se tij dhe behet shume xheloz per te. Burri, ndoshta mund te ndieje qe nuk eshte i sinqerte me gruan e tij dhe ndien faj e shqetesim per kete tradhti. Ai ka frike se ajo do ta lere, nese e zbulon. Me pas, ai i hedh tej keto ndjenja, duke ia hedhur te shoqes e duke dyshuar ne
dashurine e saj. Ka frike se ajo mos i pergjigjet konkurrentit te tij te pretenduar, duke parashikuar largimin e saj.
Ndjenja e xhelozise se forte, ne me te shumten e rasteve, ka si burim nxitjen e stresit, duke e bere ate me shume se te tjeret te jete objekt i ndjenjave te xhelozise. E ben ate te ndieje privimin apo kercenimin
per privim ne shume raste. E ben ate nervoz, te shqetesuar e te kete smire njerezit, qe ndoshta mes tyre mund te kete konkurence te vertete apo imagjinar.
Gruaja mund te ndieje xhelozi per burrin e saj e mund te nervozohet.
Shan cdo grua qe flet me te edhe ne qofte se ajo eshte nena e tij,motra apo ndonje grua qe seka asnje lidhje me te.
Vete parapergatitja per xhelozine e forte perbehet nga nje grup elementesh psikike, ku me i rendesishmi eshte ndjenja e mangesise, e shqetesimit, ndjenja e fajit dhe e armiqesise. Te tera keto jane
elemente shpirterore, qe nese kultivohen tek njeriu, e bejne ate me besim te paket ne vetvete dhe tek te tjeret, nervozohet shpejt.
Suksesin e te tjereve e konsideron si deshtim te tijin. Ate e vret ky sukses dhe i ka smire ata.
Parapergatitja per xhelozi kultivohet qe ne vegjeli nepermjet ndjesise se femijes per pasiguri, ankth ne marredheniet e tij me prinderit, mesuesit e te tjeret. Nje prej faktoreve te pasigurise se tij dhe
paqetesise eshte ndjesia qe ka ai per preferencen e njerit prej femijeve ndaj tij. Perseritja e kesaj preference e ben ate te ndieje nenvleresim dhe paaftesi, e kupton pasigurine dhe mospranimin. Pozita e
tij shoqerore lekundet ne shtepi dhe shkolle. Tek ai kultivohet shqetesimi, armiqesia dhe ndjenja e mangesise.
Ai do te jete objekt i xhelozise ne etapat e tjera te jetes.
Grate jane me shume xheloze se burrat

Nga studimet qe jane bere ka dale se grate jane me shume xheloze se burrat. Pohime te nje gruaje xheloze: Ndjejat e xhelozise jane shume lodhese. Ato jane nje perzierje shqetesimi, frike, krize, dridhjeje te
brendshme dhe ngrirje muskujsh. Ndonjehere stomaku me shqeteohet dhe filloj te ndiej dhembje, koka me eahet nga dhembja dhe ndiej nje nxehtesi qe ngrihet nga kembet ne koke, ngushtim ne kraharor dhe fyt.
Zeri me dridhet dhe muskujt e fytyres me pezmatohen. Ndiej sikur ajo ka ngrire. Me pershkon nje nervozizem i erregullt, pa adrese. Ndjenja me e keqe eshte kur lekundet besimi ne vetvete e kjo duket qarte kur krahasoj veten me te tjerat dhe dal e mundur. Ndiej qe jam e manget, se me mua nuk ia vlen dashuria dhe interesimi e se burri im mund te pelqeje nje tjeter. Por , keto ndjenja te frikshme nuk vazhdojne gjate, sepse une jam shume e sigurt per dashurine e madhe te tij. Sa here me
sulmojne ndjenja negative, vrapoj e mbeshtetem ne ate bagazh pozitiviteti te marredhenies sone e keshtu zemerimi me largohet se bashku me deshperimin, duke meu kthyer besimi ne vetvete.
Ndonjehere zbrazem me inat, duke kritikuar sjelljet e tij, por krenaria ime me ndalon tei drejtohem drejtperdrejt se une jam xheloze, vetem kundershtoj sjelljet e tij. Here te tjera preferoj te hesht e mbi mua
bie nje re zemerimi qe pengon diellin e zakonshem te jetes tone dhe e ndiej dhembjen e saj.
Kete meriton ai, sepse nuk e ve re dhembjen time dhe nuk perkujdeset per ndjenjat e mia edhe pse ai eshte i vetmi qe di te fshehtat e mia, dobesite dhe vendet qe me lendojne. Kush do nje njeri, ben gjitheka qe i pelqen atij dhe i largohet edo gjeje qe e zemeron dhe e lendon.Të jesh xheloz do të thotë të vuash, ndërsatë jesh objekt xhelozie do të thotë të jesh vazhdimisht i frikësuar. Dhe ndonjëherë xhelozia
është fatale, vret veten ose të tjerët. Xheloziaështë reagim ndaj perceptimit të kërcënimit
që ekziston në një marrëdhënie, që jo gjithmone bazohet në realitet.
Shkaqet e xhelozisë
Zakonisht, xhelozia krijohet nga perceptimi që njëri partner tërhiqet nga dikush tjetër. P.sh. femrat ndjehen xheloze për kohën që të dashurit e tyre e kalojnë në familje ose me hobin e tyre. Xhelozia është më
intensive kur thyhet romanca, ngaqë partneri terhiqet ndaj një personi tjetër. Në pergjithësi, xhelozia lidhet
me ndjenjat e pabarazisë dhe papërshtatshmërisë në një marrëdhënie. Ashtu si marrëdhëniet
me afat te shkurtër (flirti) kanë më pak siguri se ato afatgjata (si martesa), si dhe individët me ndryshim kronik për mirëqenien e vet shpirtërore mund të jenë pre e xhelozisë që në fazat e para të
marrëdhënieve. Po ashtu të predispozuar për të qenë të tillë janë edhe ata qe janë të
varur nga marrëdhënia intime. Por xhelozia më e fortë dhe potencialisht më destruktive synon të rritet
kur provon kërcënimin ndaj ekskluzivitetit seksual. Ka individë që ndryshojnë në varësi të
faktit se sa rëndësi i kushtojnë ekskluzivitetit seksual. Madje, janë disa dallime të medha kulturore në
llojin e sjelljes që shkaktojnë xhelozinë seksuale.
Sipas një studimi, e puthura shkakton nivel të lartë të xhelozisë seksuale tek hungarezët, vallëzimi dhe
marrëdhëniet seksuale tek ish-sovjetikët, flirtimi tek jugosllavët, dhe fantazitë seksuale tek hungarezët.
Xhelozia mund të prodhojë një numër të madh e të ndryshëm reagimesh emocionale. Zakonisht këto ndjenja janë negative, si: stresi, turbullimi, dyshimi, armiqësia,zemërimi, etj. Disa janë edhe pozitive, si: eksitimi,dashuria, gjallëria.
Xhelozia është gjendja e dobësimit të pushtetittë nënkuptuar, kur partneri xheloz ka frikë se ka humbur
pushtetin për të tërhequr tjetrin.
Problemet e marrëdhënieve
Mosmarrëveshjet nga seksi, xhelozia, dhe pushteti i partnerit,mund të krijojnë konflikte serioze në
marrëdhëniet intime. Pavarësisht nga shkaku, një nivel i caktuar stresi dhe konflikti është i
pashmangshëm kur njerezit kanë lidhje të forta emocionale me njëri-tjetrin, sidomos kur jetojnë bashkë.
Nga natyra e tyre, marrëdhëniet intime krijojnë konflikte midis dëshirës së çdo partneri për
pavarësi kundrejt dëshirës për afërsi, midis nevojës për të qenë i hapur dhe i sinqertë,dhe nevojës për privaci, midis dëshirës për veprime të parashikuara dhe asaj për të provuar romantizmin spontan.
Zbulimi i ndryshimeve
Kur dy njerëz zbulojne se janë të ndryshëm në një sërë qendrimesh, vlerash dhe preferencash,
fillojnë të shfaqin ndjenja negative. Dukuri të tilla ndodhin shpesh në lidhjet e bazuara në dashuri pasionante.Kur dashuria është e verbër, emocionet kanë një pushtet të tillë që zotërojnë
gjithçka dhe nuk lejojnë vëmendjen që të dallojë detaje të papranueshme. Dallimet mund të
jenë fatale për marrëdhëniet intime, por ato mund të jenë më pak të dëmshme kur zbulohen në
fazat e para të marrëdhënieve sesa më vone, ose pas martese. Ndonjëherë dallimet kuptohen qartë, por
njëri nga partnerët ecën me shpresën se tjetri do të ndryshojë. Kjo ështe një karrocë
mbrojtëse nga ndryshimet, por e përkohshme, sepse periudha e mëvonshme (martesa) nuk është magjike. Ka dallime që shfaqen në periudhën pas martese dhe ato kurrsesi nuk mund të shmangen. Në këto raste ngjashmëritë e fillimit kthehen në dallime. Kur bashkëshortja vendos që ti përkushtohet me pasion karrierës, por më vonë të jetë një amvisë shembullore, kjo krijon diferenca në qëndrimet e saj. Interesi i ndryshuar dhe shumë i madh i bashkëshortes për jetën brenda shtëpisë mund të jetë burim konflikti për
burrin e befasuar nga ndryshimet.

Çfarë duan gratë?

Sigmund Frojdi thoshte se, edhe pas tridhjetë vjet kërkimesh në seksologji, nuk arriti dot ta gjente se çfarë duan gratë, kur fjala është për seksin.
Shtysën që të kthehem edhe një herë tjetër tek kjo pyetje, e mora kur revista amerikane “The New York Times Magazine”, e janarit të vitit 2009, botoi artikullin me titull: “Çfarë duan gratë”. Ky artikull, padyshim, tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve, midis tyre edhe timen. Autorja e artikullit jep një përgjigje që më bëri të ngre vetullat nga habia.
Në këtë artikull, doktoresha Marta Meana, në esencë thotë: Kur bëhet fjalë për seksin, ajo që gratë dëshirojnë me të vërtetë është të jenë të pëlqyera. Sipas fjalëve të doktoreshës Meana: “Të jenë të dëshiruara, kjo është për gratë, një orgazmë e vërtetë”
Dr. Meana, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin e Las Vegasit në Nevada, ka studiuar për rreth njëzet vjet dëshirën seksuale të grave. Ajo thotë: “Unë nuk mohoj kënaqësinë e orgazmës. Por të jetë e dëshiruar prej partnerit, kjo është shumë eksituese për një grua. Të jesh e dëshiruar, do të thotë që burri nuk do vetëm të bëjë seks, por ai dëshiron të bëjë seks vetëm me ty”.
Në fushën e jetës seksuale, gratë përpiqen që të jenë sa më të dëshiruara prej burrave. Për të arritur këtë qëllim ato harxhojnë shumë kohë, shumë energji dhe shumë para. Ato, më shumë duan të jenë të dëshiruara prej burrave, se sa të bëjnë seks me ta.

Një dëshirë tjetër e grave, kur fjala është për seksin, është të jenë të dominuara nga një burrë, të cilin e duan. Sipas doktoreshës Meana, “Ato nuk kujdesen për asgjë tjetër, veç që burri të ndjehet më mirë me to”. Ato duan të dominohen nga një burrë që i dëshiron. Këtë dominim ato nuk e konsiderojnë as shtrëngim e as violencë. Ato pranojnë shumë sjellje seksuale sadiste prej një burri që i pëlqen ato. Dr. Meana thotë se, kur gratë flasin për skena seksuale dominimi, ato thonë: “Isha shumë e dëshiruar nga ai që e doja”.
Një aspekt tjetër, nga më të komplikuarit të dëshirave femërore, është se ato, në kohë të ndryshme, duan gjëra të ndryshme. Dr. Meana thotë: “Gratë janë të komplikuara, por nuk janë konfuze. Disa herë ato duan të jenë të dëshiruara prej burrave. Herë të tjera duan vetëm seks. Ato duan kombinim të gjërave”.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...