2013-11-05

Bibika Kokalari, gruaja që u kujdes për Musine Kokalarin: Ditët e fundit në spital të Musine Kokalarit

Musine Kokalari kishte një karakter të mbyllur, lexonte shumë dhe nuk donte t’i bëhej barrë askujt. Në një kohë që njerëzit më të afërt e kishin braktisur, ata që u kujdesën për të ishin kushërinj apo gra të internuara. Bibika Kokalari, gruaja e kushëririt të Musinesë, vetë e internuar në Luz të Kavajës, tregon të jetë kujdesur për të gjatë kohës që ajo ishte në spital. Bashkëshortit të Bibikës, Platonit, Musineja i besoi dorëshkrimet e saj. Mes tyre veçojmë disa fletë ditari, shkruar gjatë ditëve në spital Sa herë përmenden histori të shkuara, të vërtetat janë gjithnjë më shumë se tri.


                     Bibika Kokalari

Të dhëna nga njerëz të ndryshëm natyrisht, pretendentë të gjithë se kanë qenë dëshmitarë okularë. Në fakt, disa kanë qenë, po secili prej tyre duhet besuar, këtë e lëmë në dorën tuaj. Për të na folur për kohët e fundit të disidentes së burgosur e internuar nga politika, kemi marrë njërën prej të afërmeve të saj, Bibika Kokalarin, bashkëshortit të së cilës Musineja i ka dhuruar dorëshkrimet e fundit, si dhe njeriut që e ka gjetur vetëm pak minuta pas vdekjes, kur infermierja që i bëri gjilpërën e fundit ishte larguar, Agim Sinovarfajt. Njëra tregon Musinenë e ditëve të fundit në Spitalin Onkologjik në Tiranë, ndërsa tjetri tregon për 20 vitet që jetoi me të në një ndërtesë. E vërtetë është që njerëzit që i kanë qenë pranë Musine Kokalarit, kanë qenë shumë pak. Pjesa me e madhe e tyre, të internuar të tjerë në Rrëshen. Pikërisht prej njërit prej tyre njohim Musinenë e përditshme dhe atë të ditëve të fundit. Çfarë e kishte bashkëshorti juaj Musine Kokalarin? Platoni, ose Totoni si e thërriste ajo, i thërriste hallë, sepse i ati i tij me të ishin rritur në një shtëpi, por në fakt e kishte vajzë xhaxhai.

                                                            Musine Kokalari


Si ishin marrëdhëniet e tij me të? Flisnin, ishin në kontakt? Ne jetonim në Luz të Kavajës, gjithashtu të internuar, ndërsa ajo në Rrëshen. Për shkak të punës që kish, tim shoqi i qëllonte ndonjëherë të udhëtonte dhe e ka takuar disa herë, ndërsa unë jo, derisa erdhi në Tiranë në kohën që u sëmur, por edhe atëherë fare rastësisht e mësova, sepse nuk thoshte njeri gjë. Si e morët vesh? Unë erdha për një vizitë për vete në Tiranë, probleme me shëndetin, dhe me këtë rast shkova të takoj edhe njerëzit e tim shoqi. Rastësisht takohem rrugës me një të afërme të tij, që më pyet nëse kisha ardhur për Musinenë. Unë s’dija gjë dhe i them “Jo, ç’ne për Musinenë!” Më thotë se ishte shtruar prej pak ditësh në spital. Mbërrij në shtëpinë e të afërmve dhe u them ç’më kishin thënë dhe nëse kishin shkuar. Nuk mora asnjë përgjigje dhe pas kësaj heshta, fundja për ata ishte e afërt më shumë sesa për mua. Pra, e latë me kaq? Jo, e lashë aty për aty, nuk fola më. Të nesërmen që në mëngjes, sapo u largova, shkova në spital, bashkë me vajzën që kisha me vete. Nuk e njihja dhe nuk lejonin njeri brenda, kështu që pyeta disa njerëz në mund ta lajmëronin. Pas pak kohe zbriti. Ishte e dallueshme që nga ecja. U prezantova kush isha, Platoni i kishte folur për mua. Më pyeti e pyeta, përgëzoi vajzën pak te koka nga meraku që ishte e sëmurë. Më tregoi për shëndetin dhe u largova, duke i thënë se do të vinim sërish. Sapo shkova në shtëpi, lajmëroj tim shoq dhe të motrën e tij, të cilët shkuan të nesërmen në spital e takuan. I përgatita dy zogj dhe një kek, të cilin e kishte kthyer ta hanin fëmijët, sepse ajo nuk hante të ëmbla. Vazhduat të shkonit kur ishte në spital? Po, shkonim, këtë ajo e shkruan edhe në dorëshkrimet e saj. Kur do operohej, na nisi telegram dhe fillimisht shkoi për 2 ditë kunata ime, më pas për dy ditët e tjera unë. Nuk e operuan në datën që i kishin caktuar, mbaj mend që kur shkova në spital, gjej vetëm kunatën që e priste te dera e sallës. Ishte 2 ditë me vonesë, megjithatë përfundoi e u transferua në dhomë, ku qëndrova për ta ndihmuar të pastrohet e të lëvizë për nevojat e saj, sado që ajo refuzonte. Nuk donte t’i bëhej barrë askujt. Për çfarë flisnit? Çfarë ju thoshte? Në përgjithësi ajo nuk fliste shumë. Përveç shqetësimeve të shëndetit dhe të afërmve nuk fliste të tjera gjëra. Ka qenë natyrë e mbyllur edhe për shkak të jetës që ka kaluar, këtë tregojnë të gjithë. Pasi doli nga spitali, shkuat në Rrëshen? Në dy vitet e fundit të jetës kemi qenë vazhdimisht në kontakt. Shumë të afërm të saj, edhe më të afërt se ju, i kishin ndërprerë të gjitha marrëdhëniet me të. Frika ishte te të gjithë, nuk gjykohet askush. Po ju, nuk kishit frikë? Më keq se ç’ishim, nuk mund të shkonim. Të internuar, punëtorë krahu? Ç’të na bënin më?! Ata që nuk shkonin, ishin në pozicione të mira shoqërore, e kishin frikë për punët e veta, për shkollimin e fëmijëve, nuk gjykoj dot askënd. Dorëshkrime ende të pabotuara i keni ju…? Po, ia dha tim shoqi. Siç i shihni, fletoret origjinale janë këtu. Im shoq punoi aq sa mundi për t’i daktilografuar, por fatkeqësisht nuk jetoi dot aq sa për t’i mbyllur të gjitha. Në momentin që të jenë gati patjetër që do t’i botojmë. Çfarë ju la tjetër? Gjëra të vogla, dy unaza, një spilë, një shami jeshile për tim bir të punuar te anët me grep, një shall, një kostum, një pelerinë që e mbante krahëve që kur kishte qenë në burg, një dyshek e një jorgan. Edhe disa gjëra të tjera të ngjashme. I keni ruajtur? Po, po, janë të gjitha. Nga të pranishmit në vdekjen e saj, thuhet se ju nuk keni qenë aty kur ajo ka vdekur? Jo, nuk arritëm të ishim. Unë isha te familjarët e mi në Vlorë bashkë me tim shoq kur na erdhi telegrami. U kthyem po atë ditë në Kavajë, e të nesërmen u nisëm për Rrëshen. Ishte varrosur natyrisht, shkuam te varri e bëmë ato zakonet e rastit.
I internuari në Rrëshen tregon jetën në një godinë me të dënuarën. Agim Sinovarfaj: Si e gjeta të vdekur Musinenë, pak minuta pasi iku infermierja Ç’marrëdhënie kishit me Musinenë? Ku njiheshit? Ishim të dy të internuar në Rrëshen, unë jetoja me familjen, ajo e vetme. Banonim në të njëjtën godinë. Si jetonit, në ç’kushte? Në një ndërtesë që sapo binte shi zhytej në ujë e në lagështirë, me kushte internimi. Përtej vështirësive të banesës, e shihnit Musinenë përditë, cilat ishin ritualet e ditës së saj? Patjetër që e shihja, e takoja përditë, ishim fare ngjitur. Ishte grua e qetë, pa fjalë, nuk përzihej me askënd, sado që shpesh i thoshin fjalë për ta acaruar, fëmijët sidomos, të vënë nga të rriturit. Ajo s’u përgjigjej kurrë. Punonte në ndërtim, kthehej në banesë, pastrohej, vishte rroba të tjera dhe dilte shëtitje nga vendi ku jetonim deri te Ura e Fanit. Rrugë kjo që ishte 2 km. E bënte përditë këtë gjë. A vinte e vizitonte njeri? Kurrë në 20 vite që kemi jetuar pranë, s’kam parë të vijë njeri përveç dy grave, Muzos sidomos, që ishin gjithashtu të internuara e që kujdeseshin për të. Njëherë, ka pas qenë mbrëmje, rreth orës 21:00 erdhi një burrë që më pyeti ku e kishte shtëpinë. Hyri brenda, por nuk morëm vesh as kush ishte as ç’i tha. Kohë më vonë, Musineja i pat thënë mamasë se i kishte kërkuar për martesë, duhet të ketë qenë viti ’62. Tregonte për njerëz që mund t’i rrinin përreth për ta vëzhguar, apo kërcënime që mund të merrte? Ajo fliste pak dhe nuk donte të përfshinte të tjerët në bisedat e saj, sepse i dukej sikur i vinte në rrezik. Madje kur na shihte në rrugë nuk na fliste, vetëm aty në banesë komunikonim, luanim domino, shkëmbenim gjëra me njëri-tjetrin, kur kishim nevojë. Një herë u kthye e nervozuar në shtëpi dhe na tha se ishte inatosur sepse kishte takuar rrugës atë që e kishte torturuar në hetuesi. Gjatë gjithë kohës së lirë lexonte, nënvizonte, shkruante. Derisa u sëmur… Po, mbaj mend që i tha menjëherë mamasë se i kishte dalë një gjëndër në gjoks që duhet ta shihte. Ajo i tha të kujdesej, e pas kësaj, shkoi ta shihte në Tiranë, ku u operua pak kohë më vonë. Vinte ta shihte njeri kur u sëmur? Jo, asnjëherë nuk kanë ardhur, përveç Muzit që është kujdesur për të sikur ta kishte nënë. Ju e gjetët i pari pas vdekjes? Po, kam hyrë në shtëpi pak minuta më vonë, sepse më tha ime më: shko shih njëherë, sepse sa iku infermierja. Demek duhet t’i kishte bërë gjilpërën qetësuese të radhës, por siç u duk, ishte e fundit. Si e gjetët? Të shtrirë, me një libër mbi gjoks, dhe me dy adresa të shkruara në një letër. Adresat e kujt? Të afërm të saj, të cilëve u nisa menjëherë telegram. Erdhën? Jo, atë ditë jo, të nesërmen po. Çfarë ndodhi atë ditë? Pasi e patë, a lajmëruat njeri? Po, patjetër, u mor vesh menjëherë, nuk ishte nevoja të lajmërohej njeri, Sigurimi ishte pas dere. Erdhën kontrolluan shtëpinë, morën gjithçka ç’gjetën, letra e dorëshkrime të mbetura dhe urdhëruan të mbyllej dera me çelës për t’u hapur të nesërmen. Ishte mëngjes? Po ishte ora 9:00 e mëngjesit, pas ikjes së tyre unë e mbylla derën siç më thanë dhe ka ndenjur trupi më shumë se 24 orë brenda, aq sa nisi të ndihej erë. Është varrosur të nesërmen në orën 17:00. Edhe atëherë komunalja nuk erdhi, gjeta një arkivol, të cilin e ngarkova mbi një makinë me zhavorr. Kush e bëri gati trupin përpara varrimit? Ime më me time shoqe dhe një grua tjetër, banore aty pranë. Kush ishte i pranishëm në varrim? Ishim 5 veta, unë, Muzi, Shabani, Disha dhe nipi i Beqir Ballukut që hapte gropën. Ndonjë i afërm jo? Kishte vëllain në Tiranë, ç’marrëdhënie kishte pasur me të? Jo, jo, ai nuk erdhi as të nesërmen. Vite më parë pat shkuar njëherë, sepse ai i jepte materiale dhe ajo i përkthente. Pas asaj vizite nuk shkoi e as erdhi më njeri. Me ç’të ardhura jetonte? Të punës? Po, madje i mbyllte paratë në bankë e me përqindjen e tyre blinte libra e shkonte në kinema. Ishte frekuentuese e rregullt e saj, shkonim edhe bashkë të gjithë. Madje, njëherë ishim duke parë një film që s’më kujtohet cili ishte, dhe për personazhin, Ermira Vela quhej, tha se ishte ajo. Kur vdiq, paratë e arkivolit që bleva m’i dha Muzi, i kishte lënë ajo vetë. Edhe ato pak para të mbetura ia pat lënë asaj.
Pjesë nga ditari i pabotuar i Musine Kokalarit në ditët e fundit të jetës. 16 mars: Shkova te Dr. Me dha fletëdaljen. Me caktoi shtrimin e dyte me 14 Prill. Kur po dilja erdhi Totoni, u nisëm bashkë. Mashkë shkuam gjer në hotel. Ai arriti të më priste biletën dhe unë zura një odë këtu. U shtriva deh nuk u ngrita më. 17 mars. Në orën 10 pa çerek u nisa me tren. Arritëm në Milot shpejt dhe shpejt në Rrëshen. Më në fund në odën time. Takova udhës Farien, qajti kur më pa. Ajo gjithmonë e dashur. Erdhu Muzua menjëherë. U ç’mallmë. I thashë që më ka ardhur fundi. Trupi tim nuk mban më. Ja do përfundoj. Tuberkulozi ja është një çfaqje e sëmundjes. Në cdes nuk më vjen keq. Jam e lodhur. Dhe ska asnjë kuptim të jetoj më. Mos e thuaj atë fjalë u përgjegj e mallëngjyer. Pse të vdesësh? -Po ç’kuptim ka që të jetoj? 18 Mars. Sot në mëngjes erdhi Dishua. Dhe ajo në hall për vajzën që i sëmuret në çerdhe. Ska ku ta shpjerë. Shpresa i ka thënë që nuk ta mbaj. Vetë e dobët, e sëmurë. Shabani gjithmonë nevrik. I ka ardhur kunata. Po infermiere. Pastaj lava ca rroba. Tani kam kollë më pak, si do më vejë halli? Se di. Në qoftë se më ka ardhur fundi, të më vijë i qetë. 14 Prill. U shtrova në spital. Tek stacioni më priti Bibika. Më shoqëroi deri në fund. 16 Prill. Bëra radioskopi. Më ka zënë prapë ujë. 18 Prill. Doktori më bëri punksjon, më hoqi 1 litër ujë. Më tha, po do që të shpëtosh përfunidimisht nga ujët, duhet të bësh 4-5 herë punksjon. –Dr-i thashë: sëmundjet janë të pa dëshirueshme por çdo moshë. Ama në moshën time gjithë këto telashe dhe përse kur je nga fundi i jetës. -Pra ti je nga fundi i jetës?-më pyeti. -Po doktor. Dhe pak shpresë kam. Unë nuk besoj se është ftohje po diçka më e rëndë. Sa kam menduar, kam lexuar dhe e kuptoj se që të mjekohesh me indoksan nuk është plevit e zakonshme. -Jo nuk është ashtu më tha ai. Ç’far shkolle ke? -Të lartën për letërsi. Folëm pak frëngjisht dhe më tha që nesër do të dal. Se di do më vejë halli, nuk e di. Dje takova Tixhen. Më kallëzoi për vdekjen e Hejes. Më erdhi keq. Dhe asaj i kishte mbledhur mushkria ujë, d.m.th e njëjta gjë si me mua. E gjora ishte e re, 46 vjeç. Vuajti 6 vjet dhe me të gjitha mundësitë nuk shpëtoi. 19 Maj. U shtrova për herën e tretë në pavionin e dytë. Tek stacioni më priti Platoni. Frymë marrjen e pak patur të rëndë. Leukocitet i pata 5000. radioskopia më nxorri me ujë. 22 Maj. E diel. Doktoresha më hoqi më tepër se 2 litra ujë. U dobësova shumë. Ajo e ndërpreu. Bëra radioskopi. Kam prap ujë. Do të shpohem për herë të dytë. 24 Maj. Doktori i vjeëtr më inkurajoi me fjalë të mira për sëmundjen time të rëndë e të pa shpresë. U inatosa me veten t’ime që shkova te përshëndetesah me Meseretin. Erdhi Platoni mbasdite. 25 Maj. Sot doktoreshë Liliana më hoqi prap ujë. Më tepër se 1 litër. Nesër dal. Shënim në koopertinën e fundit: Proletariati revolucionar ecën po dhe forcat demokratike nuk mbeten prapa. Nga: ANI JAUPAJ

Në vend të përkujtimit :Disidentja shqiptare Musine Kokalari


Për Musine Kokalarin është folur e shkruar shumë këto vite. Edhe këtë gusht, në 30-vjetorin e shuarjes së saj, pati një ritual përkujtimor, duhet thënë rutinë, kur mund të ishte një ceremoni me të tjera përmasa e jo me tridhjetë vetë në sallën e Ministrisë së Kulturës, sa ç’mblidhen kur promovon vjershat një letrare e re. Për më tepër, shkruan “Shqip”, krahas gjërave me vlerë rreth saj, vijon të thuhet tek-tuk dhe ndonjë pasaktësi, ku për ta goditur regjimin e djeshëm sa më në asht, i vishen atij dhe ca “flluska” të këqijash që nuk kanë ndonjë peshë dhe nuk bindin askënd. Sikur të mos mjaftonte odiseja politike që hoqi në kurriz kjo figurë emblematike e elitës shqiptare të shekullit XX.



Ndodh njëfarësoj si dikur më heronjtë partizanë, që iu mbushej biografia me hollësira “domethënëse”, kur ata kishin bërë më të madhen, kishin dhënë jetën për lirinë. Musineja kishte sakrifikuar gjithçka për lirinë e ndërgjegjes, kësisoj asgjë nuk shton në figurën e saj të martirizuar për së gjalli “fakti” se demek në ditën e vdekjes ajo i kishte pasur duart të lidhura me tela me gjemba (!?) çka është e pavërtetë. Por qëllimi ynë nuk është të ngjallim ndonjë debat të panevojshëm, thjesht na intereson të shkruhet e vërteta rreth shkrimtares dhe politikanes dhe jo teprimet, që në thelb i bëjnë dëm historisë.Kodet e qytetit mirditor me Musinenë
musinekokalari - Copia
Shqiptarët tashmë e njohin historinë e saj tronditëse, pa droje do të hynte në librin e disidencës së krejt Lindjes komuniste, ku shëmbëlltyra e saj mbase do të ishte më e përkryera për një memorial me simbolikën e rezistencës gjatë Luftës së Ftohtë. E doktoruar në Itali për letërsi, shkrimtare e parë shqiptare, idealiste e kulluar, që donte ta bënte politikën socialdemokrate jo sipas ideologjisë komuniste, një divë e iluminizmit dhe mirësisë njerëzore. Dihet se si u soll regjimi i kaluar me këtë kategori intelektuale të dorës së parë, që, kur nuk e asgjësoi fizikisht, e kalbi nëpër burgje e internime për gjithë jetën. Por përtej regjimit ka pasur dhe një qëndrim qytetar, ndryshe nga ai i zyrave të shtetit. Është e njohur tashmë se Musineja dhe Rrësheni, qyteti ku ajo qëndroi në internim për 22 vite, e kishin një gjuhë të fshehtë mes tyre, sado memece në dukje. Njerëzit e qytetit, që asokohe nuk ishin vetëm mirditorë, nuk e tanonin në punë, rrugë, kinema, bibliotekë, ashtu si ajo nuk i “provokonte” me agjitacion e propagandë kundër pushtetit.



 Ajo agjitonte sa mundej vetëm për kulturimin dhe emancipimin e njerëzve që e rrethonin, pa qenë ndonjë misionare. Kuptohet që Komiteti i Partisë dhe Sigurimi i Shtetit ishin vigjilentë ndaj çdo lëvizjeje të saj në 24 orë, kontrollonin gjer ç’libra lexonte dhe ç’filma shihte. Por nuk mbahet mend ndonjë përplasje funksionari shtetëror me Musinenë, çka është domethënëse. Ishte në të vërtetë personaliteti i saj tejet rrezatues që e kishte fashitur nga sytë e tyre pamjen e saj “armike”, aq sa të mos e urrenin e stigmatizonin. Ishte po ashtu dhe natyra e fisme mirditore kundrejt të ardhurve, cilët do të ishin ata, ndoshta dhe nga statusi i mikut. Shkurt, kishte një marrëveshje të pashkruar, të heshtur, të dyanshme. Ajo si e internuar nuk mund të shkonte në shtëpitë e tyre dhe as ata në shtëpinë e saj, pos rasteve sporadike, pasi kjo ishte e ndaluar nga regjimi, ama njerëzorja shtrihej përtej këtij kontakti gjysmë të munguar. Kjo soj etike ka funksionuar dhe me të internuarit e tjerë në Rrëshen, që nuk kanë qenë të paktë dhe të mos kërkojmë më shumë nga ajo kohë!
musine2 - Copia
Musineja ishte një zonjë që dinte ta gjente vendin dhe fjalën, të shmangte incidentet e mundshme me regjimin. Kishte për zemër sidomos fëmijët, por sillej me ta me takt e elegancë, pa u shkrirë mes tyre si ndonjë masovike. Këshillonte të rinjtë për leximin e librave a shikimin e filmave, pa u shtyrë në opinione. Po ashtu ajo u fliste grave, sidomos atyre që i psikologjiste se e mirëkuptonin. Ajo nuk e bënte këtë për të fituar ndonjë pozitë favorizuese, pasi e dinte se ishte e pamundur, por thjesht nga edukata dhe formimi solid që kishte. Sidoqoftë mëkati ndaj saj ishte.



Siç kishte fëmijë që nënat e tyre i çonin në shtëpinë e Musinesë me një copë bukë misri, ashtu ndodhte që dikush t’i thoshte vajzës së vet se ajo gruaja është një “shtrigë”, vetëm që vogëlushja të mos e adhuronte “armiken e popullit”. Sidomos në punë, në ndërtim, ajo ishte e kursyer në fjalë, se aty popullata ishte më heterogjene dhe mundësia e provokimit për një armike të klasës ishte më e madhe. Vetë Musineja në ditarin e saj nuk ka shkruar asgjë të rezervuar për njerëzit e qytetit, të cilët më e pakta nuk donin t’i bënin keq. Asnjë akuzë, dënim a ridënim aty, asnjë dëshmitar kundër saj. Asgjë e kësaj natyre. Dhe nuk qëndruan pak bashkë Rrësheni dhe Musineja, por rreth një çerekshekulli, nga shkelja për herë të parë aty pas daljes nga burgu e deri në shuarjen e saj në vitet ‘80. Ndonëse gruaja e paepur rronte në një banesë që notonte mes ujërave të ndenjura dhe mizerjes.

Rrëshen, që u rrite në krahët e mi…

Ky është një varg poezie i Musinesë. Por dhe fati i saj fort i bjerrë. Kur zonja e internuar vajti aty, qyteti nuk ishte as 15-vjeçar. Musineja e ndërtoi me duart e veta. Ajo dinte gjithçka që lidhej me ata njerëz dhe ata dinin gjithçka që lidhej me të, kush më shumë e kush më pak, pasi ishte një pëllëmbë vend e një grusht njerëz. Informacioni i marrë nga ata në veçanti dhe i përmbledhur nga ne në këtë shkrim, ndërton njëfarësoj përditshmërinë e saj, që ishte dhe përvitshmëria, apo gjithëkohësia e saj e privuar. Rronte e vetme, në një dhomë të amortizuar, në një shtëpi përdhese në moçalishte, bashkë me dy-tri familje të tjera të persekutuara. Për të hyrë në atë banesë të mjerë duhej të vije dy-tre tulla dhe ndonjë dërrasë që të mos binte këmba në ujë. Aty ishte shtrati i saj dhe një raft rrobash, pak libra dhe një dorë revistash në gjuhë të huaj që vazhdonin t’i vinin nga jashtë.



Punonte në ndërtimin e pallateve, përziente llaç për ustallarët gollobordas, ngrinte qytetin që nuk i jepte një strehë për të futur kokën. Kishte dhe ndonjë grua tjetër si ajo e persekutuar që gjithashtu përziente llaç dhe ngrinte tulla mbi krahë. Musineja shihte si regjimi kafshonte të vetët dhe një ditë pranë saj do të punonte punëtore dhe e bija e ish-ministrit të Mbrojtjes, Beqir Ballaku me të shoqin, një profesor i nderuar universiteti.



Kjo ishte paraditja e mundimshme sizifiane saj, kurse pasditja ishte “mondane”. Vishej me shije të hollë si ato zonjat e rënda, shkonte në kinema, bibliotekë dhe sidomos nuk harronte kurrë atë xhiron e saj të famshme, nga qyteti deri në periferi tek Ura e Fanit, sa shpesh identifikohej me atë xhiro. Nxënësve u thuhej se ajo ishte Emira Velo e romanit “Para Agimit” të Shevqet Musarajt. Si dhe paraqitej rregullisht në sportelin e Degës së Brendshme. Jeta asaj nuk i afronte asgjë bujare, megjithatë ajo kishte arritur të mbijetonte, të ishte një personazh në sytë e qytetit, mund të harroheshin të gjithë një ditë, por jo Musineja.





Njerëzit nuk e dinin biografinë e saj me hollësi, nuk dinin sidomos se ajo kishte qenë shkrimtare, por as ajo nuk e tregonte këtë anë. As që kishte pyetur ndonjëherë nëse në bibliotekën e atij qyteti ishte ndonjë nga librat e saj, çka do të kishte shkaktuar befasi te vendësit, por ajo ishte një bibliotekë me fond të ri të pasluftës, ndërsa librat e saj ishin botuar më parë. Është Rrësheni që e rindërton biografinë e disidentes antikomuniste, si dhe ditari i saj. Rrësheni, me praninë dhe mungesën, me dëgjesën dhe me heshtjen e tij, është i vetmi dëshmitar i vdekjes së Musinesë, ashtu si dhe i jetës së saj për njëzet e dy vjet, ndaj nuk mund të shpërfillet ai në këtë histori.
Musinesë i bën nder vetëm e vërteta

Mikja më e ngushtë e saj ishte vetmia. Vetmia e një gruaje të bukur plot ndjesi njerëzore. Pas gjithë atij kalvari të mundimshëm, duke bërë bilancin e trishtë të jetës së saj, Musineja shkruante si nga fundi i dëshpërimit: “Nganjëherë them me vete se nuk fitova gjë që mbeta gjallë. Ndoshta do të ishte më mirë të kisha mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë. Kështu merrnin fund dhe vuajtjet, me gjithë gjendjen tragjike”. Dhe prapë ajo do të kthehej mes sokakëve të saj e pavdekshme. Do të linte porosi që sendet që gjendeshin në valixhen e saj prej druri të dërgoheshin në muzeun e Gjirokastrës. Gjithsesi, asaj i mjafton qëndresa e vet morale e pazakontë, për afro një gjysmëshekulli, ndaj nuk e kupton pse duhet t’i vishet diçka që nuk kanë ngjarë me të. Në Wikipedia shkruhet: “Musineja vdiq e vetme dhe u varros nga varrmihësit. Kur e zhvarrosën vite më vonë, u pa se duart e saj ishin të lidhura me tela me gjemba”. Nuk kishte arsye as mosarsye të ndodhte një gjë e tillë. Në historinë e njerëzimit, në asnjë popull nuk ka ndodhur që i vdekuri të lidhet as për çështje besëtytnish. Nuk bëhet më tragjike jeta e Musinesë duke shtuar diçka monstruoze për të. Asnjëri nga varrmihësit e paktë nuk dëshmon për “pranga” në duart e saj të kryqëzuara mbi gjoks. Përkundrazi, ata e kundërshtojnë fort këtë si një sajesë. Musinenë zyrtarisht e ka varrosur Komunalja, por kanë qenë komshinjtë e saj, njerëz të persekutuar si ajo, që e kanë kryer atë varrim. Ndaj nuk është drejtë që figura të tilla të shoqërohen sot nga legjendat urbane. Të vërtetës i duhet vetëm ajo që ka ndodhur dhe jo shtesat a dënesat. Se ka ngjarë kështu kemi sot një histori të gjymtuar. Ky është problemi. Besojmë se biografët e Kokalarit do të peshojnë çdo të dhënë rreth figurës së saj, larg qasjes ideologjike të asaj kohe. Agim Haruni, fqinji më i afërt i saj, njëherësh njeriu që ka organizuar varrimin deklaron sot e gjithë ditën: “Nuk është e vërtetë që në duart e Musinesë ka pasur tela me gjemba për së vdekuri!” Është tjetër gjë të thuhet se si do të duhej të ishte varrimi i saj, por kjo do të dilte jashtë realitetit të asaj kohe. A mund të kërkohej sadopak vëmendje mortore për këtë zonjë të madhe, kur në atë kohë regjimi varroste ish-Kryeministrin e vet legjendar me një grusht njerëz, pa asnjë protokoll?!



P.S. Akti i vdekjes e ka të shënuar emrin e vendlindjes së Musinesë në Turqi, Andona (?), kur dihet që është Adana, që besohet të jetë një gabim teknik i Gjendjes Civile të viteve ’60, kur Kokalari pati ardhur për herë të parë në Rrëshen. Musineja vdiq me 13 gusht 1983 në këtë qytet dhe jo me 14, siç del në ndonjë botim, çka paraqitet dhe në certifikatën përkatëse.



Musine Kokalari (February 10, 1917 Adana, Turkey - August 14, 1983) of Gjirokastër, Albania was an Albanian prose writer and politician in Albania's pre-communist period.She was the founder of the Social-Democratic Party of Albania in 1943.[1] Kokalari was the first female writer of Albania.[2] After a short involvement in politics during World War II, she was persecuted by the communist regime in Albania, and not allowed to write anymore. She died in poverty and complete isolation.



Musine Kokalari was born on February 10, 1917 in Adana in southern Turkey of a patriotic and politically active family of Gjirokastrian origin. She returned to Albania with her family in 1920. Musine was early to acquire a taste for books and learning since her brother Vesim operated a bookstore in Tirana in the mid 1930s. In January 1938, she left for Rome to study literature at the university there and graduated in 1941 with a thesis on Naim Frashëri. Her stay in the eternal city gave her an ephemeral glimpse into a fascinating world of intellectual creativity and her sole aim in life upon her return to Albania was to become a writer.
In 1943, she declared to a friend, "I want to write, to write, only to write literature, and to have nothing to do with politics."


She had, at the age of twenty-four, indeed already published an initial 80-page collection of ten youthful prose tales in her native Gjirokastrian dialect: As my old mother tells me (Albanian: Siç me thotë nënua plakë), Tirana, 1941. This historic collection, strongly inspired by Tosk folklore and by the day-by-day struggles of women of Gjirokastër, is thought to be the first work of literature ever written and published by a woman in Albania. Their value consists of the very lively dialect of Gjirokastër and the prevailing mores of the region.[2] Kokalari called the book, "the mirror of a world gone by, the path of transition from girlhood with its melodies and the first years of marriage to the world of the grown woman, once again bound by the heavy chains of slavery to patriarchal fanaticism."
Three years later, despite the vicissitudes of World War II, Kokalari now twenty-seven, was able to publish a longer collection of short stories and sketches entitled How life swayed (Albanian: Sa u-tunt jeta), Tirana, 1944, a total of 348-pages which established her—ever so briefly—as a writer of substance. A third volume of her folksy tales was entitled Around the Hearth (Albanian: Rreth vatrës), Tirana, 1944.

Musine Kokalari.jpg
As World War II came to an end, Kokalari herself opened a bookstore and was invited to become a member of the Albanian League of Writers and Artists, created on October 7, 1945 under the chairmanship of Sejfulla Malëshova. All the time she was haunted by the execution without trial of her two brothers, Mumtaz and Vejsim, on November 12, 1944 by the communists and candidly demanded justice and retribution. Having herself been closely associated in 1944 with the fledgling Albanian Social-Democratic party and its press organ Zëri i lirisë ("The voice of freedom"), she was arrested on January 17, 1946 in an age of terror concomitant with the arrest of Malëshova, and on July 2, 1946 was sentenced to twenty years in prison by the military court of Tirana as a saboteur and enemy of the people.[3]
Right before her arrest Kokalari had sent a letter to the Allied Forces, which were still based in the Albanian capital, Tirana. In her letter she called for free elections and freedom of expression. At the trial, Kokalari stated the following:[3]
I don't need to be a communist to love my country. I love my country even though I am not a communist. I love its progress. You boast that you have won the war, and now you are the winner you want to extinguish those who you call political opponents. I think differently from you but I love my country. You are punishing me for my ideals!
In 1964, after 18 years in the Prison of Burrel in the District of Mat region, isolated and under constant surveillance, she spent the following next 19 years of her life in internment in the town of Rrëshen, Northern Albania, where she had to work as a streetsweeper.[4] She was never allowed to resume her writing.[3] Terminally ill with cancer, she was even refused a hospital bed before her death on August 14, 1983.

This article contains information from Frosina.org and it is used with permission. Much of this text appears in: Robert Elsie, Albanian literature: a short history, Centre for Albanian Studies, London 2005, p. 157.

Sondazh ndërkombëtar i Vatikanit për temat tabu


 Vatikani nisi një sondazh të thelluar ndërkombëtar për të zbuluar se çfarë mendojnë realisht katolikët nga mësimet e fesë mbi martesën dhe familjen, raportuan mediat ndërkombëtare të martën.

Në bazë të përfundimeve të kësaj ankete, Papa Françesku do të grumbullojë një këshill kardinalësh në Selinë e Shenjtë në Tetor 2014, për të biseduar mundësinë e reformimit të kishës, për t'iu përshtatur me mirë realitetit të jetës së sotme shoqërore.

Pyetësori është i fokusuar në pikëpamjet e katolikëve mbi përdorimin e prezervativëve, mbi bashkëjetesën, mbi abortin dhe martesat homoseksuale.

Sipas analistëve, kjo është një lëvizje pozitive, e cila tregon se Vatikani po përpiqet të analizojë më mirë çështje të konsideruara deri më tani si tabu.

"Kriza shoqërore dhe shpirtërore, gjithmonë e më e qartë në ditët e sotme, po shndërrohet në një sfidë të veçantë për kishën dhe misionin e saj në lidhje me mbrojtjen e familjes", shkruante Vatikani në parathënien e anketimit.

"Midis situatave të reja që kanë nevojë për vëmendjen e kishës përfshihen familjet me një prind, martesat midis partnerëve të besimeve të ndryshme dhe divorci", shkruhej më tej.

Pavarësisht presionit në rritje, Vatikani vazhdon të jetë deri më tani një kundërshtar i ashpër i divorcit, përdorimit të metodave të parandalimit të shtatzanisë apo martesave të së njëjtit seks dhe pavarësisht studimit, me Papa Françeskun që ka kundërshtuar personalisht këto fenomene, pak pritet të ndryshojë në qëndrimin e Selisë së Shenjtë.

Në vend të përkujtimit për mikun dhe bashkëpunëtorin e Agjencionit Floripres:Vdes publicisti i shquar Adnan Abrashi



































Papritmas  më datën 3 nëntor 2013 vdes publicisti i shquar shqiptar, Adnan Abrashi. Ai ishte njeri ndër publicistët më aktiv dhe më në zë kundër dukurive negative.


Njëherësh, publicisti Abrashi mbetet në kujtimet tona, si njeri me virtyte të larta njerëzore e kombëtare. Vdekja e z. Adnan Abrashit ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve.




Njëherësh, publicisti Abrashi mbetet në kujtimet tona, si njeri me virtyte të larta njerëzore e kombëtare. Vdekja e z. Adnan Abrashit ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve.


 Ndërron jetë publicisti Adnan Abrashi

Vdekja e Abrashit është humbje e madhe për penën shqiptare, për familjen Abrashi dhe për gjithë kombin shqiptar.




Adnan Abrashi u lind më 21.12.1957 në Prizren. Shkollën fillore dhe atë të mesmen e kreu në vendlindje, ndërsa më 1982 diplomon në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Me të diplomuar, përkatësisht që nga viti 1982, punon si referent juridik e me pas sekretar i ndërmarrjes grafike-botuese “Ramiz Sadiku” në Prizren. Për shkak të bindjeve të veta politike, në vitin 1992, largohet nga puna si politikisht i papërshtatshëm për regjimin e asaj kohe.


Që nga vitet e shkollës së mesme, si amator i pasionuar, është marrë me analizën e fenomeneve të ndryshme metafizike dhe paranormale. Që nga kjo kohë, përmes artikujve analitik nga kjo fushë specifike, ka bashkëpunuar me shumë revista të kësaj natyre: Ishte njëri prej themeluesve të parë të revistës mujore “Astra”, që botohej në Prizren, e vlerësuar si revistë e parë gjithëshqiptare e specializuar për trajtimin e temave psikologjike, filozofike, parapsikologjike, metafizike... Po ashtu, një kohë të gjatë, me mjaft sukses ka bashkëpunuar edhe me revistat: “Kosovarja” që editohej çdo dy javë në Prishtinë, si dhe revistën “Horoskopi”, që dikur botohej në Prizren. Ka qenë editues i faqes shumë të suksesshme elektronike personale në internet: www.syri3.com, e cila po ashtu trajton tema të kësaj natyre.

Ishte bashkëpunëtor i rregullt i agjencisë Floart,Floart-Press dhe Floripress, por edhe i shumë mediave të shkruara dhe elektronike shqiptare. 

Ka marrë pjesë në mjaftë kurse, ligjërata dhe seminare nga këto fusha.
Përveç artikujve të shumtë eseistik, deri më tash ka botuar edhe dy vepra: “Paratheniet e Nostradamusit” dhe romanin: “Ne vorbullën e jetes“.
Ka punuar si producent në Televizionin “Opinion” me seli në Prizren.

Pak orë pas finalizimit të këtij libri, vdiq më 3 Nëntor 2013.

Autor:

Adnan Abrashi

Titulli:

Në vorbullat e jetës

 
ISBN:978-9951-641-62-3
Botues:Filozofia Urbane
Përshkrimi:
Faqe:300
Viti:2013
Çmimi:0 Euro


http://www.librariaelektronike.com/libri/88

Shkrimet nga Adnan Abrashi mund ti lexoni :

http://www.syri3.com/


http://www.syri3.com/index.php?kat=5


http://www.syri3.com/index.php?kat=6

http://www.syri3.com/index.php?kat=7

http://www.syri3.com/index.php?kat=20

http://www.albanur.eu/horoskopi/libri_nostradamusit.html


Web faqen http://www.syri3.com e kanë shfletuar deri me tash hiq më pak se 5,253.246 klikime virtuale.

Lavdi punës dhe veprës së atdhetarit Adnan Abrashi!


Flori Bruqi

Aleksandar Tijaniqi-Kosovën duhet shitur



Aleksandar Tijaniqi, njëri nga gazetarët më të rëndësishëm dhe më të njohur në Ballkan, që ishte drejtor i Radio Televizionit të Serbisë, vdiq të hënën në moshën 64 vjeçare dhe pas vete ka lënë një amanet të quajtur “Publikojeni pasi unë të vdes”. Sipas dëshirës së tij, ky amanet, video-intervistë, që ishte një lloj mesazhi-amaneti është publikuar pikërisht pas vdekjes së tij, e këtë intervistë ai e ka dhënë për “NIN”-in që para dy vjetëve.

Ai me këtë rast e ka kujtuar edhe Kosovën, Deçanin dhe me rezignacion ka konstatuar : “Qëndrimi im është që Kosovën duhet shitur. Nuk kemi ne forcë fizike ta mbajmë. Ne jemi ish hegjemonistët e Ballkanit”.

“Nuk do të dëshiroja që gazetaria serbe të më kujtojë. Dëshiroj që t’i lë një dy-tri libra me tekstet e mia dhe këto libra t’i shfletojnë vetëm studentët e gazetarisë, kur të duan të shohin dhe të vlerësojnë duke lexuar disa tekste ta shohin se çfarë i çmenduri ka qenë Tijaniqi. 12 vitet e fundit të punës time kjo nuk është gazetari, por luftë për ta ruajtur kokën”, transmeton ina deklaratën e Tijaniqi në këtë video-intervistë.

“Unë thellësisht e urrej profesionin të cilin e ushtroj. Gazetaria, kjo është shtresë e robërve. Nuk e dijë as vetë se çfarë kërkoj në gazetari plot katër dekada. Kur i mbledh – sublimoj të gjitha, janë nja dhjetë tekste që mund të shprehin atë që jam unë. Janë vetëm nja dhjetë tekste nga dhjetë mijë që i kam shkruar unë”- ka thën; Tijaniqi.

Ai ka thënë edhe diçka personale për veten: Krekosem që njerëzit të mos e vërejnë frikën time dhe për shkak të këtij qyqarllëku të mos më urrejnë. Prandaj bëhem i guximshëm në situata të çmendurisë”.

Sepse, siç ka thënë edhe vetë ai: Lista e armiqve të mi është “Kush dhe çka kush është në Serbi” nga njerëzit më të fuqishëm. Për të mbijetuar këta armiq, unë jam shndërruar dhe kam qenë lëmbanisti më i madh i kishës së Zonjës Mari: ashtu i shëmtuar, gungaç e kurrfarë. Mirëpo, t’u bijë kambanave aq fortë që të dëgjohen shumë larg”.

Aleksandar Tijaniqi, drejtor i përgjithshëm i RTS-së vdiq të hënën para ndërtesës ku ka jetuar, ndërsa varrimi bëhet të premten në Alenë e personave të merituar në Beograd.

Aleksandar Tijaniq, sipas të dhënave biografike, ka lindur në Gjakovë, ka jetuar në Prishtinë e Podujevë, ndërsa ka studiuar në Beograd.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...