2013-12-18

Agim Doci-KUSHTUAR FERDIAND DEDËS


KUSHTUAR FERDIAND DEDËS

U ngjitën në qiell tastierat e bardha 
mbetën vetëm djezis në mërzi..
.Heshti më në fund Ferdinand Deda. 
Të gjitha pianofortet le të mbajnë zi!

Shpejt ike Maestro… sa kohë e pa kohë!
Ike si uvertura e një sinfonije...
trishtueshëm pikojnë shirat në sibemol
marrshi funebër tek çdo gjethe që bije...

fryma duke i dalë i vajtoi një kabà:
"...mbeçë more mbeçë, tek Urës së Qabesë!…"
Iku… kohë pa kohë... iku dhe na la!
Trupi në Azi… Emri s'do t’i vdesë...

E kisha tepër mik maestron e këngës
U rrit mbi pentagramin…i lindur në Peqin.
U nda përherë nga shokët, në shtrat të Gjysëmhënës…
Armik kishte veç helmin…me emrin nikotin!
Foto: KUSHTUAR FERDIAND DEDËS

U ngjitën në qiell tastierat e bardha 
mbetën vetëm djezis në mërzi..
.Heshti më në fund Ferdinand Deda. 
Të gjitha pianofortet le të mbajnë zi!

Shpejt ike Maestro… sa kohë e pa kohë!
Ike si uvertura e një sinfonije...
trishtueshëm pikojnë shirat në sibemol
marrshi funebër tek çdo gjethe që bije...

fryma duke i dalë i vajtoi një kabà:
"...mbeçë more mbeçë, tek Urës së Qabesë!…"
Iku… kohë pa kohë... iku dhe na la!
Trupi në Azi… Emri s'do t’i vdesë...

E kisha tepër mik maestron e këngës
U rrit mbi pentagramin…i lindur në Peqin.
U nda përherë nga shokët, në shtrat të Gjysëmhënës…
Armik kishte veç helmin…me emrin nikotin!

(Jemi ne prag Festivali te Kanges ne Radio -Televizion. Me ka marr malli per Maestron - Dirigjentin Virtuoz dhe Njeriun e Mrekullueshëm FERDINAND DEDA! I KAM KUSHTUAR KETO VARGJE- Agim Doci)
(Jemi ne prag Festivali te Kanges ne Radio -Televizion. Me ka marr malli per Maestron - Dirigjentin Virtuoz dhe Njeriun e Mrekullueshëm FERDINAND DEDA! I KAM KUSHTUAR KETO VARGJE- Agim Doci)

LAMA: KRYETARI NUK MA DHA FJALEN


Foto: LAMA: KRYETARI NUK MA DHA FJALEN

(Fjalimi i pergatitur sot per seance) 

I nderuar kryetar,
Te nderuar deputete,

Zgjedhjet per pushtetin vendor perfunduan dhe na prodhuan nje rezultat I cili jo vetem nuk shenon progress persa I perket integrimit te komunitetit serb ne institucionet e Kosoves, por shenon nje regres.
Menyra se si u implementuan keto zgjedhje eshte nje keqperdorim I votes qe I dha Kuvendi i Kosoves marreveshjes 15 pikeshe me Serbine, te ndermjetesuar nga Brukseli. Serbia po i realizon planet e saj, thjesht duke ndërruar taktikat, ndërsa ne heshtim dhe pranojmë gjithcka që na serviret.
Tashme 9 komuna ne territorin e Kosoves udhehiqen nga lista serbe, nje liste per te cilën beri fushate vete kryemistri I Serbise, duke shkelur me te dy kembet sovranitetin e Kosoves. Lejimi I tij këtu ishte shkelje flagrante, te cilen e cilesonin te tille edhe diplomatet e huaj me te cilet kam pasur rastin te flas.
Rezultati I ketyre zgjdhjeve ka alarmuar shumekend, madje edhe ata që e shtynë Kosovën të miratojë marrëveshje që nuk I shkojnë përshtat. Ambasadorja amerikane tha “kujdes nga krijimi I një Republika Serbska, ndërsa kryeministri I Kosovës bën sikur ska ndodhur asgje. 
Ishte MUP-i nga ana tjetër që ndihmoi Listën serbe, mu brenda territorit të Kosovës. Te mos flas për gjendjen në veri, që nuk mundem kurrsesi të besoj se ka pasur një process të rregullt elektoral. Edhe ne rast se nuk jane vjedhur vota, ka pasur atmosphere frike.
Nga ana tjetër përditë kemi zyrtarët më të partë të qeverisë serbe se të zgjedhurit serbe nuk do njohin dhe veprojnë sipas ligjeve të Kosovës. Une kesai I them bashkeqeverisje me Beogradin. Ndryshe nuk ka sit e kuptohet.
Kjo papergjeshshmeri e sotme do të na kushtojë tepër shtrenjtë, ne te ardhmen e afert. Destabilizmim dhe Territore.


I nderuar kryetar,
Te nderuar deputete,

Zgjedhjet per pushtetin vendor perfunduan dhe na prodhuan nje rezultat I cili jo vetem nuk shenon progress persa I perket integrimit te komunitetit serb ne institucionet e Kosoves, por shenon nje regres.
Menyra se si u implementuan keto zgjedhje eshte nje keqperdorim I votes qe I dha Kuvendi i Kosoves marreveshjes 15 pikeshe me Serbine, te ndermjetesuar nga Brukseli. Serbia po i realizon planet e saj, thjesht duke ndërruar taktikat, ndërsa ne heshtim dhe pranojmë gjithcka që na serviret.
Tashme 9 komuna ne territorin e Kosoves udhehiqen nga lista serbe, nje liste per te cilën beri fushate vete kryemistri I Serbise, duke shkelur me te dy kembet sovranitetin e Kosoves. Lejimi I tij këtu ishte shkelje flagrante, te cilen e cilesonin te tille edhe diplomatet e huaj me te cilet kam pasur rastin te flas.
Rezultati I ketyre zgjdhjeve ka alarmuar shumekend, madje edhe ata që e shtynë Kosovën të miratojë marrëveshje që nuk I shkojnë përshtat. Ambasadorja amerikane tha “kujdes nga krijimi I një Republika Serbska, ndërsa kryeministri I Kosovës bën sikur ska ndodhur asgje.
Ishte MUP-i nga ana tjetër që ndihmoi Listën serbe, mu brenda territorit të Kosovës. Te mos flas për gjendjen në veri, që nuk mundem kurrsesi të besoj se ka pasur një process të rregullt elektoral. Edhe ne rast se nuk jane vjedhur vota, ka pasur atmosphere frike.
Nga ana tjetër përditë kemi zyrtarët më të partë të qeverisë serbe se të zgjedhurit serbe nuk do njohin dhe veprojnë sipas ligjeve të Kosovës. Une kesai I them bashkeqeverisje me Beogradin. Ndryshe nuk ka sit e kuptohet.
Kjo papergjeshshmeri e sotme do të na kushtojë tepër shtrenjtë, ne te ardhmen e afert. Destabilizmim dhe Territore.

JAMES RUBIN "Ne Kosove duhet te vdesesh, qe ta kuptojne te verteten per ty'...

Foto: JAMES RUBIN
"Ne Kosove duhet te vdesesh, qe ta kuptojne te verteten per ty. Jam thellesisht i impresionuar pas takimit me Ramush Haradinajn, ne Prishtine. Ai e respektoi drejtesine nderkombetare, dhe edhe ne Hage e deshmoi dhe mbrojti te verteten. Ne Kosove u desh te ndodhe sakrifica, qe ne te nderhyjme, perkunder zerave te disa shteteve te Evropes, qe ne te mos e bejme kete".



JAMES RUBIN
"Ne Kosove duhet te vdesesh, qe ta kuptojne te verteten per ty. Jam thellesisht i impresionuar pas takimit me Ramush Haradinajn, ne Prishtine. Ai e respektoi drejtesine nderkombetare, dhe edhe ne Hage e deshmoi dhe mbrojti te verteten. Ne Kosove u desh te ndodhe sakrifica, qe ne te nderhyjme, perkunder zerave te disa shteteve te Evropes, qe ne te mos e bejme kete".

ERNEST LUMA: MIMOZA, MOS LUAJ ME FOTOGRAFITË

Foto: LUMA: MIMOZA, MOS LUAJ ME FOTOGRAFITË

Mimoza, të lutem, mos ia nis "pastrimit" të Komunës, me maskenballin tashmë të njohur politik shqiptar, lojën me fotografitë. Andaj, mos e heq foton e Presidentes Jahjaga nga zyra e Kryetarit të Komunës së Gjakovës.
(Disi, kam një parandjenjë të bazuar për padurueshmërinë eventuale brenda asaj zyreje, se dy femra në një hapësirë nuk mund të jenë "shefe". Pavarësisht faktit se njëra është në foto si presidente dhe pavarësisht faktit tjetër se edhe ajo vjen nga Gjakova).
Do të isha shumë mirënjohës po që se e respekton këtë sugjerim timin, dhe nuk e zëvendëson buzëqeshjen e Jahjagës me buzëqeshjen e Bacit  apo të kujtdo tjetër. 
Mimoza, urime kryetarllyku i Komunës!

Sinqerisht, Ernest Luma

Mimoza, të lutem, mos ia nis "pastrimit" të Komunës, me maskenballin tashmë të njohur politik shqiptar, lojën me fotografitë. Andaj, mos e heq foton e Presidentes Jahjaga nga zyra e Kryetarit të Komunës së Gjakovës.
(Disi, kam një parandjenjë të bazuar për padurueshmërinë eventuale brenda asaj zyreje, se dy femra në një hapësirë nuk mund të jenë "shefe". Pavarësisht faktit se njëra është në foto si presidente dhe pavarësisht faktit tjetër se edhe ajo vjen nga Gjakova).


Do të isha shumë mirënjohës po që se e respekton këtë sugjerim timin, dhe nuk e zëvendëson buzëqeshjen e Jahjagës me buzëqeshjen e Bacit apo të kujtdo tjetër.

Mimoza, urime kryetarllyku i Komunës!

Sinqerisht, Ernest Luma

Izet Duraku-Kontributi i Tucoviqit në denoncimin e masakrave serbe në Shqipëri

Izet Duraku


Izet Duraku

Në 100 vjetorin e përjetimit të golgotës, që synoi të zhbinte popullsinë shqiptare të Veriut nga faqja e dheut, krahas nderimit për qindra e mijëra të humburit tanë: gra, burra, pleq e plaka, fëmijë, foshnje në barkun e nënës, që u vunë nën zjarrin e ferrit të ushtrisë serbe, na duhet të nderojmë të gjithë ata gazetarë, politikanë e humanistë, që edhe pse u ndodhën në anën tjetër të barrikadës dhe i përkasin kombit serb, gjetën kurajon të ngrenë zërin për të dënuar veprimet e qeverisë së tyre. Nuk ishte aspak një veprim i lehtë për ta. Ata rrezikuan të damkosen si tradhtarë, të ndëshkohen dhe ta paguajnë edhe me jetë përkrahjen për shqiptarët.
Masakrat serbe ndodhën në fund të vitit 1913 para se të largoheshin trupat e pushtimit nga Tropoja, Hasi, Luma e Dibra, të detyruara nga fuqitë evropiane për të respektuar kufijtë e përcaktuar të Shqipërisë.
Në librin e tij rreth këtyre masakrave, për njohjen e dhe demaskimin e tyre, studjuesi kuksian Shefqet Hoxha ka përfshirë edhe kontributin e Leon Trockit, politikan i njohur rus, një nga korifejtë e revolucionit të tetorit, që, pas triumfit të tij dhe fill pas vdekjes së Leninit u përndoq haptas nga Stalini, u detyrua të largohej nga Rusia, por nuk i shpëtoi hakmarrjes staliniane, që i mori jetën duke e ndjekur deri në Meksikë. Ndërsa Kosta Novakoviq, një nga politikanët socialdemokratë serb, rrugës për të dalë në Adriatik ishte në Lumë me trupën pushtuese serbe në nëntor të vitit 1912, përjetoi humbjen dhe shpartallimin e njësisë së tij dhe rikthimin pas dy javësh qëndrimi në Prizren. Ai pa me sytë e tij hakmarrjen e trupave të ushtrisë gjatë rikthimit dhe u neverit nga veprimet e pabesa të eprorëve të tij serb.
Natyrisht në radhët e socialdemokratëve serbë mund të përmenden edhe të tjerë, por më i shquari ndër ta mbetet Dimitrije Tucoviq, për të cilin, ndonëse me vonesë duam ta shprehim gjithë mirënjohjen tonë të mundshme. Tucoviq, (1881-1914) humanisti serb që kundërshtoi mizoritë ndaj popullit shqiptar, jetoi në kapërcyell të shekujve XIX dhe XX që ishin të mbushur me gjakderdhje e luftra. Ai ishte themelues i Partisë Socialdemokrate Serbe dhe botues i gazetave “Radniçke Novine” dhe “Borba”. Gjithë jetën e tij ai ia kushtoi drejtimit të lëvizjes socialiste në Mbretërinë e Serbisë, luftës për mrojtjen e të drejtave universale njerëzore, barazisë gjinore, të drejtave sociale dhe lirive civile. Gjatë Luftës së Parë Ballkanike në vitin 1912, Tucoviq u mobilizua në ushtrinë serbe dhe mori pjesë në fushatat e kësaj ushtrie në Shqipëri, ku përmes publikimeve dënoi masakrat që u bënë ndaj popullsisë së pambrojtur. Ai vdiq në nëntor të vitit 1914, gjatë betejës së Kolubarës (Serbia jugore) në Luftën e Parë Botërore kur ishte oficer në divizionin e Moravës, që luftontë kundër trupave austrohungareze.
Qarqet militariste në Beograd, veçanërisht pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe sidomos me fillimin e shekullit XX, nga viti në vit shumfishuan buxhetin për ushtrinë, rritën numrin e forcave ushtarake, blenë armatime të shumta dhe modernizuan gjithë paisjet luftarake. Kjo përgatitje e ethshme për luftë u shoqërua me shtimin e veprimtarive agjenturore në viset shqiptare, duke rekrutuar agjentë dhe duke mbledhur informata në lidhje me terrenin, potencialin ekonomik, shpirtëror si dhe me dëshirat dhe vullnetin e popullit shqipatar. Në këtë kohë trualli i Shqipërisë që vuante ende zgjedhën osmane, u mbush nga gjithfarë “studiuesish”, siç thotë dhe Tucoviqi, “çdo kallogjer, çdo propagandist i paguar, çdo turist dhe aventurier” e quante veten “kompetent për të informuar opinionin evropian rreth Shqipërisë” (fq 360, v.II). Klima e pushtimit dhe mizorive u parapërgatit nga një shtyp gjakatar, në kolonat e të cilit midis shumë të tjerëve Stojan Protiqi, Ballkanikusi dhe dr. Vlladan Gjorgjeviqi, që siç thotë Tucoviq, “botuan shkrimet e veta kanibale kundër popullit shqiptar” duke arritur deri atje sa shqiptarët t’i quajnë si njerëz me bisht.
Vepra kryesore e Tucoviqit “SERBIA E SHQIPËRIA, një kontribut për kritikën e politikës pushtuese të borgjezisë serbe”, si libër më vete u botua së pari në Beograd në vitin 1914 dhe u ribotua pas vdekjes së tij midis dy luftrave botërore dhe menjëhere pas luftës, madje edhe në gjuhën shqipe në Prishtinë në vitin 1948, me parathënien e disidentit malazez Millovan Gjillas dhe më vonë, po në Prishtinë në vitet 1968, 1974 me parathënien e Ali Hadrit dhe si vepër e plotë në vitin 1981, kur disa kopje të kësaj vepre depërtuan deri në Tiranë, jo vetëm në Biblotekën Kombëtare, por edhe në disa institucione studimore e redaksi botimesh.
Në parathënien e shkurtër të botimit të parë Tucoviqi e fillon kështu librin e tij:
“Politika e qeverisë sonë ndaj Shqipërisë mori fund me disfatën që na kushtoi viktima të shumta. Viktima edhe më të mëdha na pre¬sin në të ardhmen. Me politikën pushtuese të qeverisë serbe kundër popullit shqiptar u krijuan në kufijtë perëndimorë të Serbisë relacione të atilla, sa që në të ardhmen e afërme është e vështirë të priten paqja dhe gjendja e rregullt.”
Problematikat shqiptare në analizat e tij u dukën më herët në vitet 1909-1912, kur bëhen të dukshme kryengritjet shqiptare dhe përpjekjet e xhonturqve për shtypjen e tyre. Në gazetën socialdemokrate Radniçke Novine të Beogradit, ai botoi pesë shkrime: “Therjet nëpër Turqi”( 3 nëntor 1909), Çështja shqiptare, (25 prill 1910) “ Nga vendi i trekëmbshave”(16 korrik 1910) “Kriza në Turqi” (23 korrik 1912 dhe fjalimin mbi “Ngjarjet në Ballkan dhe demokracia sociale”( 26 gusht 1912)
Kontributet e Tucoviqit në përkrahje të shqiptarëve si shkrime mund të klasifikohen si refleksione dhe vlerësime që nisen nga një traditë e shkruar, shpeshherë e mbushur me shtrembërim skandaloze, teprime, monstruozitete të propogandës politike dhe të pseudoshkencës të vënë në shërbim të krimit ndaj një populli me synim shfarosjen e tij. “Krimet e Luftës Ballkanike, thekson Ai, nuk janë vepër e individëve dhe e disponimit individual, por një sistem që e kanë krijuar dhe e kanë zbatuar ushtria dhe qeveria. Epiqendra e tërë çështjes është në një plan kriminal, të cilin ushtria e qeveria e kanë llogaritur si nevojë të ardhmërisë..., të bindur se po bëjnë një vepër nacionale, sepse, duke e hequr nga toka, e heqin qafet armikun, i cili në të ardhmen mund të jetë i pakëndshëm.
Natyrisht, refleksione të tilla rreth traditës më të hershme nuk mund tu shpëtonin pasaktësive, që vinin si njohuri të ngulitura dhe dije të pakritikueshme në atë kohë. Tucoviqi nuk ka mundur të shmangë qëndrimet e shtrembëra në raport me autoktoninë, virtytet dhe veset e shqiptarve, të cilat edhe shkenca e cilësuar serioze serbe i kishte të evidentuara dhe të nxira me një zell vrastar. Sidoqoftë në analizën aktuale të fakteve, veçanërisht në ato që pa vetë gjatë qëndrimit të shkurtër në kohë lufte në Shqipëri, ( nga Kumanova, Elbasani deri në Prespë) Tucoviqi është përherë i saktë, vëzhgues i hollë, dashamirës dhe përkrahës i aspiratës kombëtare, politike dhe kulturore të shqiptarëve.
Letrat Shqiptare që shërbyen edhe si lëndë për librin e tij “Shqipëria dhe Serbia” janë të mbushura me mbresa njerëzore dhe konkluzione të drejta. Shënimin e tij “Nga një garnizon i kufirit” e fillon kështu:
“Gjakova është qytet thjesht shqiptar. ...Edhe rrethina e Gjakovës është jo vetëm kryesisht, por krejtë¬sisht shqiptare. Në të vërtetë në tërë këtë anë Serbia gjeti në vend të serbëve, monumentet mesjetare serbe. Shkaku themelor i të gjitha vështirësive prej të cilave vuajmë sot dhe prej të cilave do të vuajmë shumë në të ardhmen, qëndron në faktin se kemi hyrë në tokë të huaj. (Korsivi është i origjinalit).
Pena e tij flakëron teksa denoncon krimet: “U mbush viti prej se fiset e pikëlluara shqip-tare e bartin kryqin e vet në Golgotë... Ky është viti i shfarosjes sistematike të popullsisë shqiptare në të gjitha viset që i ka pu¬shtuar ushtria serbe, sepse ndryshe i luten zotit, flasin në gjuhë tjetër, mbajnë emër tjetër dhe që në vatrën e vet shekullore i kanë pritur naivisht katër ekspedita të egra. ...Në javët e para të luftës ne nuk kishim natë, sepse lëviznim, fushonim dhe luftonim në dritën e fshatrave shqiptare që digjeshin.”
Dhe më poshtë: “Mbi popullsinë shqiptare të Pejës, të Gjakovës dhe të Prizrenit fluturonte fantazma e vdekjes natën e ditën. Kush shpëtonte i gjallë, nuk ishte i sigurt se do të gëdhihej. Sepse pikërisht natën, i mblidhnin prej shtretërve dhe hapsaneve e i dërgonin në poligone të ekzekutimit . Edhe hijenat do t'i mbytnin në mënyrë më njerëzore!”
Stili i tij është i gjallë, dinamik dhe emocional. Kundërshtimi i Tucoviqit vjen përmes një revolte në ngritje, që synonte të gjente mendjen dhe zemrën e lexuesit.
Është e rëndësishme të vemë re se Tucoviqi në veprën e tij e përmend Malësinë e Gjakovës, Prizrenin, Lumën etj. në një sërë shkrimesh duke filluar, që nga rezistenca antiosmane kundër Xhavit Pashës dhe Turgut Pashës, 1909-1910. “ Nëpër Lumë zjarri i topave po djeg dhe po rrënon fshatrat e po gëlltit popullsinë e rebeluar, nëpër viset e tjera të krahinave fatkëqija po mbretëron një gjendje e tmerrshme dhe rënkim nën goditjet e kamxhikut, rrahje nëpër burgje, vdekje nën dajakë, kurse trekëmbshat si kurorëzim i sistemit, punojnë pa pushim” Edhe atëhere ai i kundërvihej shtypit “shovinis” serb që trekëmbshat turq i paraqiste si “mjete të domosdoshme për t’i mbushur me mend shqiptarët e padurueshëm”.
Por shkrimi i tij “Masakrimi në Lumë” i botuar më 22 tetor(4 nëntor) 1913, i pasuar në të njejtën ditë nga analiza “Gjakmarrja e soldateskës” duhet të njihen nga të gjithë shqiptarët. Për të mos harruar asnjëhërë ata që u flijuan në pragun e shtëpisë, për t’i ruajtur të gjithë martirët në kujtimet tona dhe për tua ngritur varrin që u mungon në zemrën tonë dhe për të pranuar e respektuar më së fundmi edhe vajin e një serbi që u bashkua me lotët tanë të shkrumbuar në vjeshtën e 1913-s.
“ Korespondentët e Beogradit e quajnë detyrë nacionale fshehjen e krimeve të ushtrisë... Njëfarë kapiten Jurishiq në bashkëpunim me nënkolonelin Miliqeviq për dy orë vranë 500 shpirt, një fshat i tërë, fshat pa fshatarë, pa burra, fshat në të cilin kanë pasë mbetur vetëm gratë me fëmijë në gji, vajzat, të sëmurët e pleqtë dhe fë¬mijtë e të gjitha moshave... Duke e botuar këtë letër, Ju..., do ta vini qeverinë publikisht në pozitë: ose të hapë procedurën për ndjekjen e ekzekuto¬rëve të këtyre krimeve, ose të solidarizohet me kriminelët. Në qoftë se vendos për të parën, ky nuk do të jetë vetëm satisfaksion i dobët, por megjithatë satisfaksion për ndjenjën e fyer të çdo njeriu të kulturuar dhe një akt që ajo ia ka borxh prestigjit të ulur të popullit serb, por edhe garanci publike se do ta ndalë një¬herë punën sistemi i shfarosjes së një populli të tërë. Në qoftë se qeveria përpiqet të kalojë mbi këtë akuzë publike, atëherë së paku pasojat shumë të mëdha të këtij sistemi para historisë dhe popullit serb patjetër do të vihen në përgjegjësinë e saj. E ato do të mbahen në mend brez pas brezi, sikurse mbahen në mend Nata e Bartolomesë, Mbrëmja e Sicilisë, Kishenjeva dhe si do të mbahen në mend Demir-hisari e Doksati.”
Emri i këtij fshati të masakruar nga ushtria serbe nuk përmendet nga Tucoviqi. Në Shqipërinë e Veriut gjenden mjaft fshatra të martirizuar, por në rastin e përmendur nga Tucoviqi, sipas studjuesve të veprës së tij, ka shumë gjasa të jetë Topojani, një fshat në rrethin e Kukësit. Masakrimi i Topojanit ishte planifikuar të ndodhte shumë vite më parë edhe për shkak të heroizmit të Ejup Topojanit, Sahit Gegës dhe dhjetra luftëtarëve nga ky vis i pamposhtur që luftuan siç dëshmon dhe poezia e epikës historike “Prej Prokupljes deri në Nish” në vitin 1876 për mbrojtjen e tërësisë tokësore të viseve shqiptare që ranë aso kohe nën thundrën e pushtimit dhe të shfarosjes serbe. Ndërsa hakmarrja ndaj fshatit tjetër po në Kukës, e Përbregut, ku u martirizuan në vitin 1913 qindra burra, gra e fëmijë, ishte më e freskët: hakmarrja e përgjakshme për katastrofën e ushtrisë serbe në nëntor 1912, pra vetëm një vit më parë te Kulla e Lumës.
Janë të shumta fshatrat e tjerë të shkrumbuar gjithashtu në Dibër, Has, Tropojë e Lumë. Madje shtypi serb i kohës njoftonte shuarjen e krejt krahinës së Lumës, por ajo u mbijetoi rrebesheve të kohës. Ajo nderon sot bashkë me martirët e saj të pavdekshën edhe mikun e rrallë, një zë në shkretëtirë, siç thoshte vetë, Dimitrije Tucoviqin shpirtmadh, serbin që i bën nder çdo populli ta ketë në gjirin e vet.


LEBËRIT, BURRA QË DIJNË TË FLASIN ME RADHË DHE TË DËGJOJNË ME VËMËNDJE



RIZA LAHI


Çdo të marrtë, të enjte dhe të shtunë në orën nëntë , në një lokal që mban emrin e qytetit të tyre, “Vlorës së kaltër”, mblidhen një grup lebërish. Ata janë të gjithë burra të vjetër dhe ulen nëpër karriget e tyre, saktësisht në orën që e kanë lënë.
E dinë se ky takim, kjo odë burrash, do të zgjasë një orë. Më pas të gjithë do të shkojnë sipas planeve të veta, duke lënë në dorën e njërit prej tyre, secili paratë e kafesë së vet.
Tanimë janë pensionistë dhe nuk është e mundur që ta paguajë tavolinën njëri, sikurse do t’ia donte shpirti secilit.
“Besoj e keni dëgjuar emrin e këtij mysafiri që e kemi nga Shkodra. Është pilot….”
Më ka ftuar Luan Çipi dhe unë shikoj përqark tavolinave të bashkuara, fytyra shumë të përzemërta; secila më e ngrohtë se tjetra.
Kanë të përbashkëtën e tyre Vlorën, ama mes këtyre ndodhet fytyra e një ish kandidati të Byrosë Politike të PPSH si edhe ajo e kryetarit të ish të burgosurve politikë antikomunistë; fytyra e njërit prej themelueseve të PD dhe ajo e një ish sigurmisi; e fytyra e një shkrimtari ish komunist, dhe ajo e një shkrimtari antikomunist.
…E kaluara e tyre ka qenë e ndryshme.
E pandryshuar dhe e njëjtë për të gjithë ka qenë Vlora…
Luani ma kish thënë këtë gjë, “tavolinën tonë pluraliste”, por unë nuk munda ta dalloj këtë jo vetëm me të pamët, por edhe gjatë bisedave. Me siguri në këtë respekt ka dozën e vet profesioni im i pilotit. Një lab dorëzohet menjëherë para simbolit të guximit, siç është në përfytyrimin e tyre profesioni i pilotit. Të gjithë këta janë lebër, pavarësisht se njëri “burgaxhi” e tjetri “sigurims”. Mes tyre ka ardhur një pilot. Për më tepër, jo lab. Ata i kanë soditur me mijëra herë aeroplanët duke bërë akrobaci vertikale mbi kokat e tyre, para syve të tyre lart drejt kupës qiellore. Paçka se dikush i ka parë ato akrobaci të mahnitshme nga Komiteti Ekzekutiv apo dikush tjetër nga Zvërneci.
Vlora ka patur shkollën e aviacionit dhe djem 18 vjeçar kanë fluturuar mbi qiellin e saj për herë të parë. Themeluesi i saj – tanimë ajo nuk është më - ka qenë vlonjati me pseudonimin luftarak gjatë luftës për çlirim, “Llastiku”, Babaçe Faiku, legjenda e Aviacionit Shqiptar. Vlora ka nxjerrë pilotë trima dhe shumë të talentuar, si Kostandin Sadiku, Agim Nanaj, Agim Balili, Raqi Qari, Ramo Mejdijaj, Frederik Beltoja …
Pas akademikut Bardhyl Golemi, në krye të kësaj tryeze ku mysafiri ka privilegjin që të flasë i pari dhe ta dëgjojnë plot vëmendje, është një miku im i mrekullueshëm, Luan Çipi, poet, publicist, autori & librave edhe i një libri shumë intrigues “Nga Llogoraja në Niagarë”.
Kur ka raste që në tavolinën e tyre vjen një mik, jo vlonjat, të gjithë lëvizin t’i lënë kryet e vendit dhe, sigurisht, mezi presin të shuajnë kureshtjen se kush iu ka ardhur. Kjo, se “kush u ka ardhur”, do të varet nga biseda që ai do të nise; “disertacioni i tij personal” që të ardhurit në këtë odë labërie, i duhet të “mbrojë”, sapo për këtë të kujdeset Luan Çipi. Luani ruan me kujdes rendin e të folurit apo mbyll ndonjë diskutim të ngatërruar që ka marrë rrugë gjithnjë, duke folur njëri e duke dëgjuar të tjerët, zakon që e ka edhe Mirdita.
“Ku hanë e s’të ftojnë, ku flet e s’të dëgjojnë, mos të pastë zoti”, thotë me të drejtë populli.
Dhe...burrat flasin me radhë. Kjo tryezë pluraliste e parashikon, madje e kërkon, kundërshtimin dhe debatin; është dialektike, rrahja e të kundërtave, edhe mendimeve; sigurisht pa fyerje dhe pa britma.
Të vetmin mik të vjetër që kam këtu, është Irfan Bregu , po sytë e tij të kaltër dhe luftarakë, vetëm kundrojnë rretheqark dhe goja e tij preferon të heshtë. Mbase, ky njeri i sferës së fjalës së zgjedhur me sqimë, poezisë, e ka një shkak të fortë që preferon vetëm të blejë. Libri i tij i fundit poetik, një shëmbëll brilant për qejflinjtë që nxitojnë të botojnë vjersha të bëra shpejteshpejt, se si duhet stërlëmuar vargu dhe që duhet të ketë kusht të vetëm, të dalë nga shpirti, por duke u filtruar në tru, quhet “Lulet e Zeza”; një poemë. Por, e lamë te goja që hesht e gazetarit “përbindësh” të dikurshëm. Ai tërë jetën ka nënvizuar librat që lexonte dhe i ka hedhur në një vend të veçantë citatet e zgjedhura prej atyre.
Këta citate secili lexues mund t’i gjejë në librat e poetit vlonjat. Përmes këtyre citateve të përzgjedhura, lexuesi arrin të kuptojë ambiciet e jetës së këtij burri që çuditërisht ka nisur të mplaket pa u kuptuar dhe që, megjithëse nga vendi i trimave, djalit të tij ia ka vënë emrin e një trimi legjendar nga Shkodra, Vojo…

Populli i Vlorës, i Labërisë përbën një nga gjerdanët e renditur me margaritarë mirë e bukur në qafën nënës sonë Shqipëri.
Ky popull impulsiv, di të të dojë me shpirt dhe di të të zbulojë karakterin tënd falë edhe aftësisë genetike për të dëgjuar me vëmendje e deri në fund.
Lebërit nuk llogaritin asgjë por sulen të të ndihmojnë, qofsh ti edhe i panjohur, por që të kanë rënë në qafë dhe ti po lufton si burrat dhe i vetëm.
Eugen Potje njihet nga i gjithë njerëzimi vetëm me një poezi përkthyer në të gjitha gjuhët e njerëzimit.
Po Asllani ? Cila mund të ishte “Internacionalja” e tij, nëqoftëse ai e ka një të tillë vetëm për shqiptarët?

…Mora armët, sheshit dolla
Dyzet milionëve u fola:
“Ja do hiqeni si miq
ja na prisni si armiq!”

Unë i thashë, i thashë, i thashë
S’më dëgjoi dhe unë i rashë...

Ai ishte i pajosur
Që në fill e në gjilpërë
Unë në kurmin e gjakosur
Plagën s’kesh me se ta zërë

Vallë, sa njerëz ka hedhur në sulm për Shqipërinë me këngë në gojë kjo poezi? Shkruajtur nga Gjergj Fishta i Labërisë, siç mund ta cilësonim këtë bir të Vlorës ?
Ajo ka shpërthyer në periudhën e habitshme të lavdisë shqiptare, kur një qytet fitoi përmbi një perandori.
Ali Asllani, edhe ndonjë ves që mund të ndeshet mes lebërve, e korrigjon me shumë dashuri dhe hare, ëmbël dhe duke qeshur, siç ta zëmë, poema humoristike kushtuar “Hodo qorrit”.
Mbase zonat që e paguan më shtrenjtë, me gjak, shkretime e lot pafund periudhën e postkomunizmit, pikërisht Vlora në Jug dhe Tropoja në veri.
Po flasim për Vlorën e Labërisë. Kjo zonë që nxori aq brigade luftarake partizane, që nxori aq pilotë, tankistë, sigurimsë trima; që nxori aq shkencëtarë të paepur, erdh dita, që, prej politikës dhe kushteve të berihajt postkomunist, nxori nga brezi tjetër, më pas, një tjetër kategori nga rinia e radhës. Jo pak banda, trafikantë ultratrima, djem guximtarë që çanin Adriatikun me gomone natën dhe nën terror të disafishtë, në të tilla kushte, saqë mund të dukeshin lodra kalamajsh përplasjet me detin të kryepiratit ulqinak Haxhi Alia; transportues narkotikësh, kriminelë sypatrembur dhe gjakftohtë. Këta mund të ishin bërë pilotë, policë, oficerë, sigurimsa të shtetit e popullit të tyre, futbollistë, kompozitorë këmbëngulës, etj, por ja…Jeta. Sigurisht e tërë rinia vlonjate nuk e pësoi siç përshkruan Londoni qenin që u kthye ne origjinën e ujkërisë së tij.
Vlonjatët vazhdojnë të mbërthehen në dashurinë e tyre për dijen, librin, kulturën e edukatën. Ata qenë një popullatë thuajse e pashkolluar por pas luftës ata morën penën dhe u shkolluan shumë, në mënyrë masive dhe kësaj dashurie ata i mbetën besnikë për jetë, duke bërë vetëm përpara, si “arnautë “ të vërtetë; siç është kuptimi i kësaj fjale arabe me të cilën na cilësonin turqit ( “arnavuud” – njeri që shkon vetëm përpara, sipas psikollogjisë së antkitetit iliro – grek shprehur “O me mburojë, o mbi mbrojë”; ja, nga ky tipar tanimë genetik te shqiptarët, lindi, duket, cilësimi ynë “Arnaud”. Lexuesit mbase s’e dinë që në kohën e Preandorisë Otomane, rrugën për në Qabe, e ruanin vetëm mercenarë të një nacionaliteti, vetëm burra aranutë – duke iu këkrkuar falje për këtë sqarim të zgjatur, autori, R.L.)
Kush mund të ketë rast të shtjerë në dorë librin e Luanit “Nga Llogoraja në Niagarë”, do të ndjejë atë dashuri të papërshkruar për atdheun, saqë me siguri matematike, një emigranti do t’i shkojnë lot.
Të gjithëve na kujtohet se çfarë bënë njëmbëdhjetë lebër në emër të atdheut, në kohën kur nëpër botë nuk pushonin lajmet për shtypjen e popullatës kosovare nga regjimi i Beogradit. Ishte viti 1981 dhe shqiptarët atje u hodhën në revoltë mbi skëterrën e projektuar nga Tito. Ata i kishin sytë nga “Ama”. Dhe … njëmbëdhjetë lebër nga “Ama” mundën ekipin brilant të “Partizanit “ të Beogradit, të dytin në Evropë. Ata, para ndeshjes heroike deri në kufijtë e barbarisë në Beograd, ia kishin mbathur këmbët skuadrës sërbe mu në Vlorë. Atje, ku dikur, kishin hedhur në det superfuqinë e vitve ’20 të shekullit të kaluar…
Mua më ka rastisur ndonjë herë të shkoj në këtë “akademi” lebërish. Mburrja, që është defekt i njohur i lebërve, këtu nuk ndjehet dhe aq, apo nuk ndjehet fare. Është edhe ajo, siç thuhet, “Ujku” e njeh “çakallin”, por është edhe kultura që mbizotëron në këta orë të shenjta për secilin nga këta burra. Sa më i ditur të jetë njeriu, aq më kokë të rënduar nga mendimet ka, dhe, këta burra, janë që të gjithë , adhurues të librave, leximeve dhe dijeve...Fesate mund të ngrërë politika. Është e pamundur të mos flitet për të. Ama, kur ka ndonjë gjaknxemje, ekonomisti Luan, që ka bredhur nga Llogoraja në Niagarë, që u ka dhuruar shokëve edhe nga një bejte shumë të bukur, kujdeset që puna të mos trashet më, duke joshur mirësinë e të gjithëve…
Ora për të ikur.
Bardhyl Golemi, Fatosh Voshtina, Vasillaq Ndini, Laver Hasani, Llazar Papajorgji, Duro Mustafaj, Irfan Bregu, Taulla Bino, Pirro Veshi, Harilla Papajorgji, Niko Gjyzari, Gudar Toto, Sadedin Gjoka, Axhem Gjonaj, Vangjel Loli, Dusho Dushaj, Reshat Kripa e Minella Mosko, Përparim Hysi Amerikano – Skraparlli, Viktor Hoxha nga Gjirokastra dhe Luan Çipi, ngrihen si me komandë.
Kafeneja që ka mbledhur këta burra të mençur dhe që gjenerojnë atë që i duhet më shumë shqiptarëve, kulturën dhe tolerancën – nis të boshatiset.
Në një cep të tavolinave të bashkuara, në krye të filxhanëve të braktisur, rri tanimë një tog i madh me monedha 50 lekëshe...



Besa Kalaja dhe Qëndrim Bunjaku-Universiteti cullak


Politika ka zhveshur Universitetin e Prishtinës, nga çdo cilësi akademike dhe ka arritur t’ia humb çdo integritet stafit të tij akademik.
Ajo ka shndërruar UP-në në një bazë prej nga mëton të mobilizojë konstituencën e vetë duke e shfrytëzuar atë për qëllime elektorale.
Universiteti për vite të tëra ka funksionuar nën një rreth vicioz mes politikës e arsimit të lartë. Derisa UP është shfrytëzuar si bazë për lansimin në politikë të shumë politikanëve aktual, edhe politika në këmbim, e ka shfrytëzuar universitetin për t’u veshur nën petkun e akademikut, ka tentuar që të përfitoj kredibilitet në sy të opinionit. Sot, të jesh staf akademik në UP, duhet medoemos të jesh vazal i politikës dhe të zhvishesh nga çdo atribut akademik dhe profesional.
Ky hulumtim i Preportr, ka gjetur se në këtë instiucion të lartë arsimor, ekziston një trekëndësh i ndërvarur i ndikimit të politikës mbi rekrutimin e stafit akademik, dhe zgjedhjes së organeve udhëheqëse. Po ashtu, hulumtimi tregon se ka një lidhje të fortë në mes pozitave të larta publike, të organeve qeverisëse të vendit, dhe stafit akademik të UP-së dhe universiteteve private.
Një numër shumë i madh i stafit akademik, qoftë ata në Universitetin e Prishtinës, apo në kolegjet private, mbajnë pozita politike ose punojnë si drejtorë departamentesh në dikasterët qeveritarë.
Sipas të gjeturave të Preportr, del se një pjesë shumë e madhe e stafit akademik të UP-së, por edhe të universiteteve private, ose janë pjesë direkte e politikës, ose denjësisht i shërbejnë asaj.
Universiteti i Prishtinës në këtë rast del më i dëmtuari pasi pothuajse të gjithë profesorët që janë edhe politikanë, punën në universitet e kanë punë dytësore. Universiteti edhe ashtu ka mungesë të madhe të stafit me gradën më të lartë PhD. Nga të dhënat që Preportr ka nxjerrë nga ueb faqet e tri fakulteteve, Juridik, Ekonomik dhe Filozofik, del se gjysma e stafit është me gradën master.
Të gjetura e Preportr kanë treguar se punësimi i stafit akademik në UP, por edhe zgjedhja e organeve udhëheqëse, nuk mund të bëhen pa një përkatësi apo përkrahje politike, ku primatin e mban Partia Demokratike e Kosovës.
Me gjithë se në vitet e pasluftës me Ministrinë e Arsimit, ka udhëhequr Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila në pak raste ose hiç ka pasur ndikim në Universitet, UP-ja del se gjithmonë është komanduar nga Partia Demokratike e Kosovës, përmes mercenarëve ‘akademik’ të saj.
Ndikimi i fortë dhe direkt i LDK-së në UP, sipas Dukagjin Popovcit, ka marr? fund nga 1 tetori i vitit 1997.
Gjithë struktura udhëheqëse e UP-s?, që nga pas lufta, ose ka ardhur drejtpërdrejt nga politika, ose tërthorazi ka qenë e lidhur me politikën duke iu kryer shërbime të gjitha partive që kanë pasur pushtet.
Mirëpo, shfrytëzimi i politikës për të fituar pozita në universitet nuk ka qenë rrugë njëkahëshe. Shumë profesorë e asistentë e kanë shfrytëzuar universitetin që të marrin poste të rëndësishme politike, qoftë si deputetë, këshilltarë politik, ministra, zevëndësministra, kryetar asambleshë komunale etj.
Edhe organizatat studentore, që edhe ashtu kurrë nuk janë marrë me problemet e studentëve, i kanë dalë krah politikës, atëherë kur këtyre të fundit u është dashur kjo ndihmë. Kjo mbështetje nuk u është ofruar vetëm atëherë kur ish-luftëtarë të UÇK-së po akuzoheshin, ose dënoheshin për krime lufte. Drejtues të organizatave studentore që më shumë merreshin me politikë se me problemet e studentëve, sot kanë pozita shumë të rëndësishme në institucionet e Kosovës.
Universiteti i politikës
Universiteti i Prishtinës, që prej themelimit të tij, i ka dalë krah ngjarjeve më të rëndësishme politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova. I themeluar në vitin 1971, UP-ja ka qenë prijëse e proceseve më të rëndësishme, që ka kaluar Kosova që prej demonstratave të vitit 1981 deri të ato të vitit 1997.
Roli i universitetit ka ndryshuar ndër vite. Pas luftës, dëshira e pak njerëzve që vijnë nga bota akademike për depolitizimin e këtij institucioni nuk ka dhënë fryte. Sa më shumë që po kalojnë vitet, UP-ja po shfrytëzohet nga politika për interesa të ngushta të grupacioneve politike ose grupeve të tjera të interesit.
Zgjedhjet e fundit të strukturave udhëheqëse të këtij universiteti veç sa e dëshmojnë këtë. Veç rektorit të Universitetit që ka ardhur nga politika, dhe që gjatës fushtës zgjedhore direkt i ka kontribuar asaj,edhe disa anëtarë të Këshillit Drejtues, si dhe disa dekanë fakultetesh poashtu kanë ardhur bazuar në përkatësinë politike.
“Politika është e pranishme në Universitetin e Prishtinës dhe kjo gjendje vazhdon prej mesit të viteve të e 90-ta, zakonisht shprehet përmes dominimit të grupacioneve të ndryshme politike brenda universitetit”, thotë Dukagjin Pupovci, ekspert i arsimit.
Pupovci, thotë se ndikimi i politikës vërehet në rastet e zgjedhjeve të strukturave menxhuese të universitetit, por edhe të fakulteteve si dhe në rastet e emërimit të stafit akademik.
“Pra Universiteti i Prishtinës nuk është imun nga ndikimi i politikes dhe kur ngatërrohen interesat politike me çështje akademike atëherë mund të këtë ndikime negative n? cilësi”, shton ai.
Në hulumtimin e vet, Preportr ka gjetur se shumë nga ministrat, deputetët, këshilltarët politikë, drejtorët e departamenteve të ndryshme qeveritare janë profesorë edhe në Universitetin e Prishtinës por edhe në kolegjet private.
Akademikët e ekzekutivit:
Deputetë të Kuvendit të Kosovës q? punojnë si ligjërues në UP por edhe në kolegjet private.
Në presidencën e Kosovës
Kryetarët e Komunave
Zonjat e Akademis?
Strukturat udhëheqëse të ardhura nga politika
Mënjëherë pas luftës në krye të Universitetit erdhi Zejnel Kelmendi. Ai veç që herë- herë u ka kryer shërbime partive politike, nuk ka pasur ndonjë ndikim në bërjen e reformave dhe ngritjen e cilësisë në Universitet.
Këtë punë e kryente Georg Woeber, këshilltar special për arsimin e lartë në Ministrinë e Arsimit. Ngecjet në arsimin e lartë ai i arsyetonte me kushtet nëpër të cilat kishte kaluar ky institucion, në atë kohë i vetmi i arsimit të lartë. Në kohën e Woeber, Universiteti i Prishtinës qe bërë me statut.
Në kohën që Zejnel Kelmendi, ishte rektor, ( sot është këshilltar i ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit), Kuçit dhe Arsim Bajramit u ishin ndarë troje në atë që quhet lagjja e Universitetit.
Komuna e Prishtinës, drejtoria e Gjeodezisë dhe Kadastrit nuk kishte hezituar që këto troje t’i qes në emër të këtyre dy profesorëve që ishin nënkryetarë të Partisë Demokratike të Kosovës. Edhe pse trojet u qitën në mënyrë të jashtëligjshme, siç thuhej në atë kohë, në emër të tyre, Kuçi dhe Bajrami po bënin edhe një shkelje tjetër- kishin filluar ndërtimin e shtëpive pa leje ndërtimi. Në kohën kur i ndërtuan shtëpitë reagoi drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Lulzim Nixha.
Pas Kelmendit në një periudhë shumë të shkurtër rektor i Universitetit u bë Arsim Bajrami, i cili po vinte drejtpërdrejt nga politika. Bajramin e shkarkoi nga detyra ministri i Arsimit, Rexhep Osmani, që vinte nga LDK, me arsyetimin se Bajrami ishte emëruar në këtë detyrë në mënyrë të paligjshme. Universiteti për disa muaj u udhëhoq nga Këshilli Drejtues.
Në vitin 2006, Enver Hasani u zgjodh rektor i Universitetit. Gjatë mandatit të tij rektori Hasani, po mundohej të vë rregull duke i identifikuar profesorët të cilët doktoraturat e tyre i kishin plagjiat. Për këtë veprim Hasani, nuk po merrte përkrahjen e askujt. Madje edhe Këshilli
Drejtues i UP-së ishte i ndarë, disa ishin pro e disa kundër. Si rrjedhojë as në kohën e Hasanit nuk u bë shumë për depolitizimin e UP-së dhe zhvillimin e reformave.
Ndërhyrjet më të mëdha të politikës janë bërë në kohën që rektor i UP-së, u zgjodh Mujë Rugova. Rugova në mandatin e tij ka bërë shumë shkelje. Dy vitet e fundit të mandatit të tij ai i ka mbajtur jashtëligjshëm, pasi në gjysmë të mandatit kishte arritur moshën 65 vjet dhe duhej të shkonte në pension.
Mujë Rugova, u bënte favore njerëzve të fuqishëm të PDK-së. Në kohën e tij asistent mësimor u zgjodh Bekim Haxhiu-Kamishi, deputet i PDK-së dhe ish- anëtar i SHIK-ut. Në rastin e Haxhiut u shkelen të gjitha kriteret për rekrutimin e stafit të ri akademik.
Rugova vetëm katër ditë para se ta përfundonte mandatin trevjeçar si rektor i Universitetit të Prishtinës, ka nxjerrë dy vendime, sipas të cilave të drejtën e regjistrimit të doktoratës në Fakultetin Juridik e kanë fituar 16 kandidatë.
Në dosjet që i kishte siguruar, Koha Ditore, ka dalë se shumica absolute e tyre nuk e kanë pasur mjaftueshëm as notën mesatare të kërkuar me konkurs.
Universiteti nuk u çlirua nga ndikimi i politikës as në zgjedhjet e fundit. Veç rektorit, Ibrahim Gashi, i cili vjen direkt nga politika dhe në zgjedhjet e fundit i shërbeu Partisë Demokratike të Kosovës, nga politika në detyra menaxhuese u zgjodhen disa dekanë dhe një pjesë e Këshillit Drejtues.
Bujar Dugolli u zgjodh dekan i Fakultetit Filozofik. Dugolli në zgjedhjet e fundit parlamentare u rendit në listën e PDK-së për deputet, ku nuk i mori votat e nevojshme. Ai në këtë parti kaloi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Për disa vjet Dugolli, ka qenë ministër i Tregtisë dhe Industrisë. Në kohën e tij janë privatizuar një numër i madh i ndërmarrjeve publike përfshirë edhe Feronikelin. Pjesë e kësaj partie, AAK-së madje në struktura më të larta të saj ka qenë edhe Ethem Çeku, i cili u zgjodh dekan i Fakultetit të Edukimit. Çeku ka qenë ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor. Nga partia, Çeku ishte larguar vite më herët, më arsyetimin se do t’i përkushtohej jetës akademike.
Edhe disa nga prorektorët e tashëm janë të lidhur me politikën. Nuri Bexheti është këshilltar politik i ministrit të Arsimit, Ramë Buja, Sejdi Rexhepi për disa vite ka qenë këshilltar komunal në Kuvendin e Prishtinës, nga PDK.
Politizimit nuk i kanë shpëtuar as Këshillet Drejtuese të Universitetit. Pas shkarkimit nga pozita e rektorit të Arsim Bajramit, Këshilli Drejtues, për disa muaj kishte udhëhequr Universitetin e Prishtinës. Në përbërje të atij Këshilli, po ashtu kishte njerëz që vinin nga partitë politike ose ishin të lidhur më to. Kryetar i atij Këshilli ka qenë Jahi Hoxha, nënkryetar Demë Hoti, ndërkaq
anëtarë : Rahmil Nuhiu, Enver Mehmeti, Abdullah Aliu, Ibrahim Gashi, Isa Mustafa, Dukagjin Popovci dhe Haki Demolli. Në kohën që Universiteti u udhëhoq nga Arsim Bajrami për pak muaj dhe pas shkarkimit të tij nga pozita, ka pasur tendenca nga LDK që ta shtrij ndikimin e saj në Universitet përmes Ministrisë së Arsimit të udhëhequr nga Agim Veliu. Përbërja e Këshillit Drejtues e tregon këtë tendencë. Disa prej anëtarëve të Këshillit ishin pjesë e LDK-së si Isa Mustafa e Haki Demolli. I ndjeri Rahmil Nuhiu, ka qenë i afërt me PDK-në.
Mustafa e Demolli kanë qenë pjesë e Këshillit Drejtues edhe në kohën që rektor i Universitetit ishte Enver Hasani. Pjesë e KD-së ishin Basri Çapriqi, Demë Hoti, Abdullah Zejnullahu, Hivzi Sojeva, Dukagjin Pupovci dhe Hivzi Muharremi.
Pas kandidimit të Isa Mustafës për kryetar të Prishtinës, atë e zëvendësoi në Këshill, Muharrem Bajrami, që është anëtar i LDK-së.
Në mandatin e kaluar pothuajse të gjithë anëtarët e këtij Këshilli, ose vinin drejtpërdrejt nga politika, ose ishin familjar politikanësh kryesisht të PDK-së. Këshilli Drejtues ka shumë kompetenca të cilat i gëzon me statutin e UP-së dhe Ligjin për arsimin e lartë, përfshirë misionin, zhvillimin, financat veprimtarinë, suspendimin apo shkarkimin nga puna të personelit, etj.
As Këshilli aktual nuk i mbetet mangut atij paraprak, për sa i përket përkatësisë politike. Pjesa dërmuese e Këshillit aktual kanë afërsi me PDK-së.
“Sa i përket zgjedhjes së personelit akademik e udhëheqës ka anomali të mëdha. Besoj që parakushti është kur një ditë, me shpresë, p.sh. stafi udhëheqës etj. në universitet nuk diktohet e emërohet nga politika. Thjeshtë është ofendim dhe poshtërim shumë i madh për krejt botën akademike e intelektuale kur lejon interferimin e politikës në jetën e universitetit e atë akademike”, thotë Arben Hajrullahu, ligjërues në departamentin e Shkencave Politike në Fakultetin Filozofik.
Hajrullahu, ka qenë shumë i zëshëm ndaj parregullsive në Universitet. Ai ka bindjen që universiteti shfrytëzohet si trampolinë për t’u ngritur në politikë, po kjo nuk është rrugë njëkahëshe.
“Unë e kam ndjenjën se postet në universitet i ruajnë si rezervë që kur nesër mos të jenë më në pushtet të vijnë në universitet për t’u veshë me petkun e ri. Në fakt krejt ndërhyrjet nga politika janë në dëm të Universitetit, janë në dëm të publikes, për të cilën, për fat të keq, ka pak apo fare sens në këtë shoqëri”, thotë ai.
“Këtu është në mënyrë zingjrore se si njëri-tjetrit ia zënë si thuhet kokën me derë, duke filluar prej asaj se shumë raste dyshohen se kanë diploma fals, disa janë të emëruar prej politikës, pranojnë student pa asnjë kriter e me diktate nga politika ditore, krijohen programe ose tentohet të krijohen programe sipas nevojave të politikës së ditës, etj”, shton Hajrullahu.
Një profesor tjetër i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, në një opinion të botuar në të përditshmen Koha Ditore, e ka përshkruar në detaje gjendjen në këtë institucion të arsimit të lartë. Ai ka folur për ndikimet e politikës dhe ngecjet në Universitet.
“Sa i përket Universitetit të Prishtinës, përmasat e së keqës ka kohë që janë bërë shqetësuese. Menaxhimi i UP-së, nën kontrollin e rreptë politik, po degjeneron. Grupe individësh të akomoduar mirë në jetën akademike dhe që, për interesat e tyre në vendimmarrje, shpërdorojnë edhe grupe studentësh, më nuk arrijnë të fshehin sjelljet joakademike, rrugaçërie, kriminaliteti e amoraliteti. Ata janë faktorizuar aq shumë sa e kanë shndërruar këtë institucion në pronë private të tyre, kurse imazhin e mirë që më vite e kishin krijuar studentët e mrekullueshëm dhe stafi i përkushtuar në këtë universitet e kanë rrënuar pakthyeshëm”, thotë Zejnullahu.
Studentët e politikës!
Politika në Universitetin e Prishtinës nuk ka mbetur vetëm në nivel te menaxhmentit. Ajo në masë të madhe i ka prekur edhe studentët. Disa prej këtyre studentëve që janë treguar më të zellshëm në shërbim të politikës, kanë përfituar shumë pas kryerjes së studimeve.
“Shumica e këtyre organizatave vihen në mbrojtje të mentorëve të tyre politikë për t’i arritur marrëveshjet e tyre paraprake. Këto organizata kanë ndërhyrë shumë shpesh në çështje që nuk i takojnë shumë studentëve, çështje qe i takojnë gjyqësorit etj, por nuk janë ngritur kundër korrupsionit në universitet, cilësisë së studimeve e kështu me radhë”, thotë Dukagjin Pupovci.
Ai mendon që politizimi i organizatve studentore e ka fillin në vitin 1997, kur disa studentë të organizuar nuk po e duronin gjendjen dhe moszbatimin e marrëveshjes për arsim të lartë, të arritur mes autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë. Në tetor të atij viti ata organizuan demonstrata, pa e marrë bekimin e presidentit Ibrahim Rugova.
Këtu sipas Pupovcit merr fund ndikimi i LDK-së, mbi universitetin, ndikim ky që nuk e ka fituar as pas luftës edhe pse e udhëhiqte Ministrinë e Arsimit.
Organizatorët e kësaj proteste u pozicionuan pas luftës, me partitë që njihen si krah i luftës. Bujar Dugolli me AAK-në e Muhamet Mavraj e Driton Lajçi mbetën të afërt më PDK-në.
Pas luftës, me Unionin e Pavarur të Studentëve ka udhëhequr Afrim Hoti, sot profesor i Universitetit të Prishtinës. Pas tij ka ardhur Gani Morina, i cili ka qenë edhe luftëtar i Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës. Ai ka marrë pjesë në protestat që organizoheshin ndaj arrestimit të Fatmir Limajt, nga ana e Gjykatës Ndërkombetare për Krime Lufte në Hagë.
Unioni i Morinës, ka qenë kritik edhe ndaj bisedimeve që me 2003 zhvilloheshin mes Kosovës e Serbisë. Pasi Unioni i Pavarur i Studentëve më shumë merrej me çështje politike sesa me probleme të studentëve, në vazhdimësi nga studentë tjerë kanë dalë organizata të tjera, që synonin të merreshin me probleme të studentëve.
Më së shumti që ka përfituar nga shërbimi bërë politikës dhe jo studentëve është Sejdi Hoxha. Unionin e Pavarur të Studentëve, Hoxha, tash 32 vjeçar, e ka udhëhequr gjatë viteve 2004-2005. Vetëm disa vite më vonë, ai po ushtron funksione shumë të rëndësishme udhëheqëse në ndërmarrje të ndryshme si kryetar i Bordit të Hekurudhave të Kosovës, kryeshef ekzekutiv në Postën e Kosovës, asistent në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj që është pjesë e UP-së. Hoxha është nip i deputetit nga radhët e PDK-së, Azem Sylës.
Në kohën sa Hoxha ishte kryetar i Unionit që zhvilluar një betejë në mes tij dhe Elbasan Hotit për të marrë këtë post. Postin e të parit të Unionit e mori Elbasan Hoti e Sejdi Hoxha themeloi një organizatë tjetër. Elbasan Hoti, njëjtë si Hoxha, i ka shërbyer dhe vazhdon t’i shërbej mirë politikës. Hoti është drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Klinë, përderisa babai i tij, Avdi Hoti ka konkurruar si asamblist i PDK-së, për Komunën e Klinës, në zgjedhjet e fundit lokale.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...