2013-12-20

FLORI BRUQI :Antropologjia e Ballkanit -Kodet gjenetike...

HULUMTIMI GJENETIK PËR POPUJT E BALLKANIT

http://floart-press.blogspot.com/2010/11/hulumtimi-gjenetik-per-popujt-e.html

Pas publikimit të këtij studimi, Evropa Perëndimore e ka mirëpritur atë, ndërsa reagimet negative kanë ardhur nga shtet e Ballkanit dhe Spanja. Më e zëshmja ndër fqinjët tanë ka qenë Greqia.




Inma Pazos, drejtoreshë menaxhuese e "IGENEA" nën përkujdesjen e Gentest.ch GmbH, Instituti më prestigjioz i kërkimeve gjenetike në Zvicër, thotë për media  se studimi është bërë në gusht të vitit 2008, ndërsa në nëntor të 2008-tës  është plotësuar më të dhëna shtesë.






Në këtë studim, sipas saj, janë futur hulumtimet e fundit. "Ky studim është një rishikim i hulumtimeve më të rëndësishme, të cilën ne i kemi lexuar", shton ajo.


Ajo sqaron se hulumtimet e "IGENEA"-së kanë filluar para tri viteve. Sipas saj, që nga atëherë ky hulumtim është rritur dhe është plotësuar me të dhëna shtesë. Vetëm në vitin e shkruar, sipas Pazos, ka pas dyfish më shumë publikime sesa në vitet paraprake. "Të gjitha studimet tona janë publikuar në një magazinë profesionale, kontrollimin dhe metodën e tyre e kanë bërë shkencëtarë të pavarur. Hulumtimet janë studiuar mirë, krahasuar dhe vlerësuar me bazën e të dhënave tona", vlerëson ajo.


Për të përpiluar këtë studim janë dashur dy vjet fazë përgatitore. Ajo tregon se studimi gjithmonë riaktualizohet dhe plotësohet më të dhëna shtesë.


"Studimi është shumë i saktë dhe i besueshëm, sepse ne nuk përdorim vetëm bazën e të dhënave tona, por edhe dhjetëra studime që janë bërë më parë dhe që janë vetëtuar. Publikimi i një studimi në magazinat "Science", "Nature" apo "AJHG" kërkon një përkushtim shumë të madh në fushën e shkencës. Vetëm studimet shumë serioze dhe të besueshme mund të publikohen", thekson Pazos. Ajo tregon se pas publikimit të këtij studimi kanë pasuar edhe reagimet. Evropa Perëndimore e ka mirëpritur atë, ndërsa reagimet negative kanë ardhur nga shtetet e Ballkanit dhe Spanja. "Vetëm në Spanjë dhe në rajonin e baskëve të dhënat janë shndërruar në "skandale të vogla". Atje nuk dëshirojnë të pranojnë se baskët kanë tjetër profil gjenetik se pjesa tjetër spanjolle. Të dhëna të tilla mund të politizohen nga politikanë të ndryshëm", vlerëson ajo. Ndërsa në Ballkan reagimet ishte pothuajse të njëjta, ku të dhënat e publikuar janë keqpërdorur për fushata dhe propagandë politike.
 


                                                  Mosaik nga Pella, Maqedoni shek.4 BC


"Në Ballkan kemi pas përvojën e njëjtë, edhe pse në Greqi ka pas reagime shumë, shumë më të mëdha. Në këtë shtet i kanë ngatërruar termet gjenetike me politikë dhe të dhënat janë keqpërdor për propagandë. Nga maqedonasit për të vetëtuar që ata janë maqedonasit e lashtë, dhe nga grekët për të përdorur të dhënat si shkencë politike. Por, të dyja palët reflektuan se të dy shtetet kanë pjesë të rrënjëve të maqedonasve të lashtë"... Ajo thotë se nuk e di numrin e mostrave të marra nga shqiptarët e Shqipërisë për këtë studim. Për të gjetur numrin e saktë duhet një rishikim i thellë dhe ajo do të merrte shumë kohë. Ndërsa për Kosovën, sipas saj, nuk ka të dhëna të veçanta, ngase studimi është bërë në kohën kur Kosova ende nuk ishte shtet.


Përgatiti:Flori Bruqi






Vetëm 30 për qind e shqiptarëve janë ilirë, kurse 20 për qind janë me prejardhje sllave. Gjysma tjetër është copa-copa. As serbët nuk janë më mirë se ne. Jo më shumë se 30 për qind e tyre kanë prejardhje sllave, por rreth 20 për qind janë ilirë. Koktej i ngjashëm gjenetik është në tërë Ballkanin. Këto janë përfundimet që i ka nxjerrë Institut Zviceran për Hulumtime Gjenetike, IGENEA. Drejtoresha e Menaxhuese e Institutit, Inma Pazos, sqaron  se si është realizuar hulumtimi. Express sjell të plotë këtë hulumtim.






 E tërë historia që kemi mësuar për vite dhe gjenerata të tëra në shkolla, në rast se e lexojmë një raport hulumtues që merret me prejardhjet gjenetike të popujve të Evropës, shembet si një kullë prej letre.


Sipas shkencës, aq sa ka të drejtë një prind shqiptar t'i emërtojë fëmijët me emrin, Ilir, pothuajse ngjashëm ka të drejtë edhe një prind boshnjak, maqedonas, turk, kroat apo edhe serb. Këto të dhëna i ka publikuar IGENEA, një institut i njohur në Zurich të Zvicrës që merret me hulumtime gjenetike të popujve dhe individëve.


Madje në këtë institut secili person me vetëm 200 franga dhe pesë javë pritje mund të zbulojë gjenetikën e tij dhe të gjejë përkatësinë e tij deri ne antikë. Sigurisht, nëse nuk ka frikë se mund të dalë si pasardhës i një fisi tjetër nga ai që ka mësuar në histori. 


Kështu, bazuar në një raport të publikuar nga ky institut, në këtë rast, më shumë se prindërit shqiptarë që kanë të drejtë t'i pagëzojnë fëmijët e tyre me emrin Ilir, ky nder u takon boshnjakëve dhe kroatëve. Sipas rezultateve, 40 % e boshnjakëve dhe 34% e kroatëve të sotëm kanë prejardhje ilire, ndërkohë që shqiptarët në këtë rast janë në vendin e tretë me 30 %. Sa i përket kësaj çështjeje, në këtë rast menjëherë pas Shqipërisë radhitet Serbia dhe Mali i Zi (aty përfshihet edhe Kosova) me 21 % e pasuar nga rumunët me 12% dhe maqedonasit me 10 %


Sipas këtij raporti, i cili përfshinë 35 shtete të kontinentit evropian, asnjë prej popujve të sotëm, për paraardhës nuk ka një fis të vetëm. Por, për dallim nga shtetet perëndimore e veçanërisht ato skandinave ku popujt e sotëm mund të kenë për paraardhës vetëm dy fise të lashta, në Ballkan numri më i vogël i fiseve si paraardhës të popujve të sotëm është pesë, kurse më i larti është tetë.


Sipas zyrtarëve të këtij instituti, ky hulumtim mbështetet në të dhëna të mbledhura brenda periudhës trevjeçare. E në këtë rast, mbledhja e të dhënave ka filluar para se Mali i Zi dhe Kosova të shpallin pavarësinë, kështu që Serbia, Mali i Zi dhe Kosova në këtë hulumtim janë përfshirë në një shtet të vetëm me emrin Serbia dhe Mali i Zi.


Lista e shteteve të Evropës në këtë hulumtim fillon me Portugalinë dhe përfundon me Shqipërinë. Në këtë rast, sa i përket popullit shqiptar në Shqipëri, vetëm 30 % prej tyre janë pasardhës të ilirëve, ndërkohë që 20 % mund të jenë pasardhës të sllavëve. E në këtë rast, nëse rezultati i dytë është shumë i vështirë për t'u gëlltitur, shqiptarët mund të ngushëllojnë vetën se janë pasardhës edhe të trakasve, por në këtë pikë shansi zvogëlohet në vetëm 18 %. Sipas këtij hulumtimi, 16 % e shqiptarëve janë me prejardhje fenikase, 14 %
helene dhe 2 për qind vikinge.


"Shqipëria qysh në kohën e vjetër të gurit është banuar nga njerëzit. Ilirët janë paraardhësit kryesorë dhe më të lashtë të Shqipërisë së sotme.


Por, edhe helenët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në gjenetikën e Shqipërisë, pasi ata ishin vendosur në këtë vend. Në shek VI erdhën edhe sllavët dhe nomadët nga Sicilia", thuhet në legjendën e këtij hulumtimi për popullin shqiptar.


Popujt e Serbisë dhe Malit të Zi, sipas këtij hulumtimi, 30 % e tyre janë sllavë, ndërkohë që 21 % kanë prejardhje ilire. Është interesant se përveç shqiptarëve, në pjesën më të madhe të popujve të sotëm të rajonit të Ballkanit, diku më shumë e diku më pak, bëjnë pjesë edhe germanët (gjermanët e sotëm).


Në rastin e Serbisë dhe Malit të Zi, 18 % e tyre kanë prejardhje të tillë (germane),


14 për qind kelte, 9 për qind fenikase, 6 për qind helene dhe 2 për qind vikinge.


"Ilirët dhe keltët ishin banorët e parë të Serbisë dhe Malit të Zi. Helenët erdhën më vonë në bazë të tregtisë. Në shek III, nomadë nga Azia kanë lënë gjurmë të thella në gjenetikën e popullatës. Që nga shek VI filloi lëvizja e sllavëve në Serbinë dhe Malin e Zi të sotshëm. Më vonë ky rajon u emërua Serbi", thuhet në shpjegimin e shkurtër për këtë shtet të këtij hulumtimi.


Bosnja dhe Hercegovina, sipas hulumtimit gjenetik, përbëhet prej 40 % të pasardhësve të ilirëve, 20 % të gjermanëve, 15 % të sllavëve, 15 % të keltëve, 6 %të fisit të hunëve dhe 4 % të trakasve.


"Populli i Bosnjës dhe Hercegovinës është pasardhës i vërtetë i ilirëve. Edhe keltët ishin prezent, por ilirët gjithmonë kanë dominuar. Ndërsa në vendet kodrinore kishte edhe fise tjera siç janë liburnët dhe dalmatët. Në Shek IX erdhën skordiskët nga Serbia, fis ky që gjithashtu kishte prejardhje të ilirëve, keltëve dhe dakëve. Me lëvizjen e popullatave këtu erdhën edhe gjermanët. Bosnja ishte e rrezikuar gjithmonë nga popuj të tjerë, madje edhe nga germanët, hunët, vandalët, elanët, gepidët dhe avarët. Në shek VII erdhën sllavët, të cilët u shumuan për një kohë të shkurtër", thuhet në sqarimin e këtij instituti për këtë shtet.


Sa u përket kroatëve, hulumtimi tregon se 34% e tyre janë me prejardhje ilire, 20 % sllave, 18 %kelte, 16 % fenikase dhe 12 % germane.


"Gjurmët e para në Kroaci shkojnë deri në kohën e gurit. Banorët e parë të Kroacisë ishin keltët dhe ilirët, por përgjatë Adriatikut u ndërtuan edhe qytete greke. Në shek III u formua mbretëria ilire, të cilët ishin mundur pas 400 vjetëve nga romakët.


Pas lëvizjeve të popujve erdhën edhe gotët, vandalët, gepidët dhe sarmatët. Vetëm në shek XI erdhën edhe sllavët, në mesin e tyre edhe fiset kroate", thuhet në sqarimin e hulumtimit për prejardhjen e popullit të këtij shteti.


Hulumtimi gjenetik i këtij instituti shpjegon se 30 % e popullit të Maqedonisë së sotme kanë prejardhje maqedonase, kurse 20 % gjermane, 15 % sllave, aq sa edhe helene, 10 % dhe nga 5 % fenikase dhe 5 % hune . Pretendimet e grekëve se maqedonasit e sotëm janë thjesht grekë të lashtë, ky hulumtim i hedh poshtë pasi shkencërisht, sipas tyre, maqedonasit janë popull i veçantë. "Maqedonia e sotme përmbledh vetëm një pjesë të Maqedonisë së lashtë. Në njërën anë ata shihen si pjesë e trungut helen, ndërsa disa mendojnë se maqedonasit janë një përzierje e trakëve, ilirëve dhe fiseve të tjera. Por, është e sigurt që maqedonasit mund ta bëjnë diferencimin gjenetik", sqaron hulumtimi. Sa për grekët, bazuar në raportin gjenetik, krenaria e tyre se janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Helenëve të vjetër, është një bllof ashtu si edhe krenaria e shumë popujve të tjerë të Ballkanit se janë pasardhës të fiseve të veçanta. Hulumtimi sqaron se vetëm 35 % e tyre kanë prejardhje helene, kurse nga 20 % janë sllav dhe fenikas. Në të njëjtën kohë, nga 10 % e tyre kanë prejardhje gjenetike ilire e gjermane dhe vetëm 5 % maqedonase.


"Banorët e parë të Greqisë ishin minorët nga Kreta që kanë jetuar 3  600 vjet para lindjes së Krishtit. Pas lëvizjeve të indo-gjermanëve në Greqi, erdhën edhe fiset ashër, trakët dhe ionierët. Në fund të periudhës së Mykës, filloi edhe ardhja e fisit të donierëve. Përmes Sicilisë në Greqi erdhën edhe disa nomadë, persët ishin luftuar për një kohë të gjatë, mirëpo me tregtinë detare me grekët, aty erdhën më shumë popuj të tjerë në kontakt, si me maqedonasit, ilirët, feniksët dhe sllavët", thuhet në sqarimin e hulumtimit për këtë shtet.


Nga i tërë ky hulumtim gjenetik, populli më i përzier që del është ai që jeton në Turqinë e sotme. Prejardhja e tyre është gjetur se vjen së paku nga tetë fise të ndryshme. Vetëm 28 % e tyre kanë prejardhje turke, kurse 21 % për paraardhës kanë keltët, 6 % hebraiko-armenase, 11 %berberase, 11 % arabe, 9 % sllave, 4 % iliro/helene dhe 10 % gJermane.


"Banorët e parë të Turqisë nuk ishin turqit. Ata erdhën vetëm pas shekullit XI me invazionin e seldshukëve. Banorët e parë ishin hetitasit, të cilët pas luftës, inavzionit dhe urisë ishin shuar si popull 1 mijë e 200 vjet para lindjes së Krishtit. Këtu kanë jetuar edhe fygerët, tregtarët helenë, kimerët, lydierët, armeniasit, keltët, persët, hunët, germanët dhe bullgarët. Pas invazionit nga turqit, ky vend ka marrë emrin Turqi", sqaron raporti.










ÇFARË JANË KODET GJENETIKE ?






Sipas shkencëtarëve, çdo qelizë e trupit tonë përmban një mesazh nga të parët tanë. Ky mesazh ndodhet në ADN, material gjenetik që trashëgohet nga brezi në brez. Sipas tyre, brenda ADN-së është shkruar jo vetëm historia individuale, por historia e mbarë njerëzimit. ADN-ja e njeriut nuk vjetrohet, nuk ndryshket e nuk gërryhet. ADN-ja është udhëtar nga lashtësia që jeton mes nesh, brenda nesh, në trupin tonë. Një nga rastet më të veçanta është ai i vitit 1991, kur në alpet e Italisë ishte zbuluar skeleti i një njeriu që kishte jetuar 5350 vjet më parë. Pas punës në laboratorë, më 1994, grupi i shkencëtareve të kryesuar nga Bryan Sykes i Universitetit të Oksfordit botoi në revistën Science rezultatet e kërkimeve. Befasues ishte jo vetëm fakti, që tashmë shkencëtaret kishin në dorë ADN-në e një njeriu mbi 5 mijëvjeçar, por kjo ADN përputhej me atë të një gruaje 30 vjeçare me banim në Irlandë.










PREJARDHJA NGA FISET


Hulumtimi gjenetik tregon edhe numrin e fiseve prej nga janë popujt e sotëm. 


* Shqiptarë- 6 fise


* Serbia dhe Mali i Zi- 7


* Rumania-5


* Maqedonia-7


* Bullgaria-5


* Bosnja dhe Hercegovina-6


* Kroacia-5


* Turqia-8


* Greqia-6


* Sllovenia-6




FISET




FENIKASIT

Historianët i quajnë ata kananite, kur flasin rreth kulturës së tyre që hodhi bazat 5 mijë vjet para erës sonë në brigjet e Libanit të sotëm. Në vitin 1200 Para Erës Sonë, ata dolën si një fuqi e madhe politike e kulturore dhe grekët e lashte filluan t'i quanin "fenikas" "njerëz të kuq", për shkak te ngjyrës se një cope të kushtueshme që ata eksportonin. Fenikasit njiheshin si detarë të zotë, tregtarë e eksplorues dhe ne vitin 900 para erës sonë, ata përmenden si force mbizotëruese me koloni te shumta ne mbare rajonin e mesdheut. Gjurme të thella ata lanë edhe në trojet Ilire.



BERBERËT

Mendohet se fisi i berberëve përbëhej nga njerëz që lëviznin (nomadë) të ardhur nga Afrika e veriut, duke sjellë me vete edhe kultura të ngjashme me ato që praktikohen edhe sot.



TRAKASIT

 Mendohet se ky fis ishte populli më i madh për nga numri në Evropë dhe të dytët në botën e atëhershme.



HUNËT

 Besohet se ishin grupe apo fise të një populli me bazë në Azi (hapësirën mongole). Në bazë të përshkrimit të përgjithshëm të tyre nga romakët, ardhja e tyre në kontinentin evropian ka qenë më e ashpra. Dyndja e këtyre fiseve ka vazhduar deri në kufijtë e Perandorisë Romake, ku si duket edhe këta si shumë popuj, fise e grupe endacake, janë vendosur aty. Mendohet se hungarezët e sotëm kanë përqindjen më të madhe të prejardhjes nga ky fis.



VIKINGËT

Ky fis mendohet të ketë qenë shumë i përhapur dhe vlerësohet se ata janë paraardhësit kryesorë të popullit të sotëm të Britanisë së Madhe.


BULLGARIA



Sa i përket popullit bullgar, hulumtimi gjenetik ka gjetur se qysh në kohën e gurit, rreth 4 mijë vjet para Krishtit, janë gjetur gjurmë të jetesës së njerëzve. "Trakët janë paraardhësit e lashtë të bullgarëve. Maqedonasit erdhën po ashtu në Bullgari dhe u përzien me popullatën vendase. Edhe helenët janë vendosur përgjatë Detit të Zi. Ndërsa ardhja e sllavëve në shek VII ka ndryshuar gjenetiken e bullgarëve", thuhet në këtë dokument. Aktualisht 49 për qind e bullgarëve kanë prejardhje trakase, 11 për qind maqedonase, 15 për qind sllave, 15 për qind helene dhe 5 për qind fenikase.



SLLOVENIA



Sipas hulumtimit, banorët e parë të Sllovenisë kanë qenë keltët dhe ilirët. "Grekët kanë ardhur po ashtu në Slloveni, por vetëm për tregti dhe nuk janë rrënjosur këtu. Me zhvendosjen e popujve këtu erdhën edhe sarmatët, gotët, alanët, vandalët dhe gepidët. Pas ardhjes së stuhisë sllave në shek VI është përzierë edhe më shumë pellgu gjenetik i sllovenëve", thuhet në këtë raport. Aktualisht sllovenët janë 35 për qind pasardhës të germanëve, 20 për qind të ilirëve, nga 20 për qind nga sllavët dhe fenikasit dhe 5 për qind hebraike.









Antropologjia e Ballkanit



Në AGJENCIONIN FLOART-PRESS  ,kemi hapur shpesh tema ne lidhje me origjinen tone si popull si dhe jane permendur shkarazi popujt e tjere te Ballkanit. Duke qene se eshte nenforumi i Antropologjise do ishte me vlere te mesonim dicka me shume per popujt qe banojne aktualisht ne Ballkan dhe lidhja e tyre me te kaluaren e larget.
Per kete qellim mendova ta titulloj kete teme Antropologjia e Ballkanit qe te fokusohet vetem ne popujt ballkanike dhe tipare e tyre antropologjike.
Perpera se te filloj shtjellimin e temes dua te sqaroj dicka ne lidhje me terminologjine qe do perdoret ne teme. Duke qene se lidhet ngushte me analizat gjenetike dhe grupimeve te DNA, nengrupeve dhe ndarjes apo markimit gjenetik, shpesh do hasen fjale si HG26 apo HG1 etj apo haplogrup, mtDNA etj. Te gjithe keto terma jane pjese perberese e Antropologjise dhe ne rast se do kete nevoje per sqarime atehere ne fund te pjeses se pare te kesaj teme do mundohem t'i sqaroj. Gjate shtjellimit te pjeses se pare jam munduar te jap disa sqarime por ne rast se me ka shpetuar ndonje detaj atehere mund te drejtohen pyetje per gjera qe jane te paqarta.

Duke qene se eshte diskutuar shpesh per shqiptaret dhe prejardhjen e tyre dhe deri diku tema te tilla jane ngarkuar me fakte, komente dhe argumentime nga anetare te ndryshem, mendova qe temen te filloj me fqinjin tone jugor (nderkohe qe me antropologjine e Ballkanit i referohem kryesisht vendeve fqinje me ne) e me pas te vazhdohet me te tjere. Pra le te hedhim nje sy ne ate qe na thote Antropologjia mbi Greqine dhe greket. Le ta fillojme temen duke shtruar pyetjet:

A jane Greket e sotem ‘ende’ Indo-Europiane? A kane qene ndonjehere?


Greket moderne nuk rrjedhin ne menyre predominuese nga Indo-Europianet. Eshte qesharake te flasesh nese greket ‘vazhdojne apo jo’ te jene Indo-Europiane pasi njerezit qe jetonin dikur brenda kufijeve gjeografike te Greqise nuk kane qene asnjehere me prejardhe dominuese Indo-Europiane. Sidoqofte aristrokracia e Greqise klasike duhet te kete rrjedhur nga Indo-Europianet. John V. Day ne shenimet e tij ve ne dukje:

Indo-Europianet shpesh duken sikur kane qene minoritete te vogla ne vendet ku ata penetruan: Klasa e luftetareve Kelte ne Irlande: patriket Romake: disa heronj Homerike dhe e ashtuquajtura ‘grek puro’ e viteve te mevonshme; si dhe Arianet qe luftuan kunder shume vendasve ne Indi.

Sipas Petersonit, aristokracia greke ishte e ndare nga ‘shtresa te ngjashme me kasten... ne klasa me njerez te lire dhe skllever midis te cilave influenca gjenetike e popullates autoktone gjenetike duhet te kete predominuar’. (Peterson 1974).
Po ashtu duhet mbajtur ne mend se greket kane 28 % HG9 ( qe eshte nje percaktim Y-chromosome haplogroup J blog ose kromozoni Y i haplogrupit te tipit ose llojit J i njohur ndryshe si HG9, Eu9/Eu10.) te Lindjes se Mesme dhe 28 % HG21 Afrikano Veriore. Pjesa me e madhe e kesaj lashtesie mund te datohet qe nga Neoliti por eshte kurioz fakti qe RM (ose Racial Myths/Mitet mbi Rracat) nuk e intepreton kete te dhene ne kuptimin qe greket jane 56% ‘Hamito-Semitik’ dhe si rezultat shume me pak ‘puro’ Europiane. Sic ve ne dukje Day (2002): “Gjenetikisht popullata greke dhe jugosllave jane midis atyre qe paraqesin me pak tipare ‘Europiane’’. 
Sipas te dhenave te studimeve te fundit ne fakt sugjerohet se pjesa me e madhe e origjines neolitike ne Greqi perfaqeson nje vershim gjenetik mbas Neolitit. 


Greket Aristoi 


Pjestare te familjeve aristokrate jane te paraqitur me teprice ne rradhet e Grekeve te periudhes klasike. Pra kur flitet mbi llojin rracial te ‘grekeve’ te lashte, eshte shume e rendesishme qe te konsiderohet lloji rracial i aristokracise. Nga kendveshtrimi fizik antropologjik kompleksiteti etnik i shoqerise greke gjate mijevjecarit te pare p.e.s. ‘ndalon’ cdo perpjekje per nje deklarate te pergjithshme te tipit fizik te bazuar mbi mesataret statistikore te te dhenave qe kane dale nga materialet e disponueshme skeletore. Nje kaste shtresore thelbesore e shoqeruar nga principe relativisht strikte te nje kaste endogame (martese brenda fisit) ndante Eupatridet me prejardhje Indo-Europiane nga klasa e njerezve te lire dhe sklleverit midis te cileve influenca gjenetike e popullates ‘Pellazge’ autoktone mund te kete predominuar. (Paterson 1974)

Peterson ve ne dukje se gjuhet IE (qe nga ky moment per fjalen Indo-Europiane do perdor shkurtimin IE) eventualisht filluan te fliten nga njerez te ndryshem gjenetikisht dhe ne rrace por ne te njejten kohe ai sugjeron se:

Gjate rrjedhes se pese ose gjashte mijevjecareve ekspansioni dhe pushtimi, nje kaste e larte IE gjithnje ne zgjerim padyshim duhet te kete ruajtur nje vazhdimesi te nje shkalle te larte gjenetike (Pearson, 1974), ndersa i impononin veten e tyre popullatave autoktone. Ata qe sollen te foluren IE ne territoret e sapo pushtuara u shnderruan ne klasen sunduese fisnike luftarake sic deshmohet nga konotaciopni ‘fisnik’ per aryane Indi dhe Persi, ariothez ne Greqi (pra aristokracia) dhe aire tek Keltet. Dhe ne fakt evidencat tregojne se ne nje fare menyre pushtuesit arya, art ose aire ruajten principe strikte te endogamise ne zgjedhjen e grave te tyre zyrtare dhe sidoqofte ndonese ne disa zona ata duken se ne menyre disproporcionale kane ndikuar fuqishem ne ‘pellgun’ gjenetik te popullates indigjene nepermjet praktikimit te mbajtjes se nje numri te madh konkubinash, ata ndryshonin nga popujt e Uralit dhe ato Semitike ne kundershtine e tyre per te prodhuar trashegimtare te paligjshem nga martesa dhe per te pranuar statusin social te babait. 

Pra deri ne kete pike ne lidhje me pjellen e tyre, ne shoqerine aristokrate greke si ne shume shoqeri te hershme IE, endogamia strikte e klasave pushtuese u evidentua nga pohimi qe ‘ne i zgjedhim grate tona sic zgjedhim kuajt: nga kohezgjatja gjeanologjike’? dhe eshte i njohur respekti i madh qe greket kishin per kuajt. 

Sipas Peterson:

Fakti qe emigrantet IE kishin nje koncept te qarte dhe te prere mbi ate qe konsideronin si nje karakteristike te vecante te tyre fizionomike e cila duhet te jete ruajtur madje edhe theksuar nga martesat brenda fisit, eshte evidentuar me bollek ne literaturen Greke. Tek Odisea (XII, 222) kuptojme qe Athina e maskuar pershkruhej si te ishte ‘delikate dhe tolerante sic jane bijte e mbreterve’, ndersa tek Iliada (II, 26) Thersites me origjine autoktone pershkruhet si ‘i keq formuar dhe me koke te deformuar’...

Coon permend:

Batakcinjte, karakteret komike, satiret, centauret, gjigandet dhe te gjithe njerezit e tjere te pakendeshem dhe ata qe nuk mund te admirohen, shpesh paraqiten ne skulptura dhe ne vizatimet e vazove si fytyre gjere, hunde te shtypur dhe me mjeker te dendur. Sokrati qe i perkiste ketij lloji ne menyre keqdashese krahasohej me nje satir. Kjo lloj fizionomie vazhdon te ekzistoje edhe sot ne Greqi dhe eshte nje fizionomi e zakonshme Alpine. Ne skeletet e hershme te gjetura kjo tregohet nga kafka brakiocefale. 
Sokrati, djali i nje skulptori dhe nje mamie, nuk ishte nje aristokrat. Fakti qe ky lloj fiziku percmohej nga aristokracia tregon se vete aristokracia nuk ishte e llojit Alpin, me siguri jo Alpine e perzjere. Coon po ashtu thekson se “Lloji rracial te cilit i perkiste Sokrati [nje lloj rrace qe nuk favorizohej nga elita IE] sot eshte lloji rracor me i rendesishem ne Greqi.

Peterson vazhdon:

...si nje suplement i fuqishem i studimit te mbetjeve te paplota skeletore... perdorimi i mundshem i nje analize te detajuar mbi portretet e mbijetuara greke, skulpturat dhe gdhendjet e te gjitha llojeve, te klasifikuara sipas prejardhjeve te verifikuara historike, tribale dhe familjare te individeve te paraqitur. Nje klasifikim i tille behet shume i rendesishem nen kendveshtrimin e e pranuar gjeresisht qe gjate mijevjecareve p.e.s. popullata e Egjeut mbetet e ndare nga nje numer ndarjesh te izoluara gjenetike ne vend qe te perfaqesojne nje popullate homogjene Mendeliane. 

Greket qe tregohen me siper, pasardhes te familjeve te lashta aristokrate, paraqesin te dhena fizionomike IE. 

Ska nevoje te permendet por ne ditet e sotme eshte me e mundur te shohesh nje rrace te tille ne Angli apo Suedi sesa ne Greqi. Coon afirmon:

...mbasi shikon bustet portret te Athines dhe maskat prej argjili te Spartaneve, impresionohesh nga ngjashmeria e tyre me Europiano Perendimoret e sotem. Kjo ngjashmeri behet me e paket ne artin Bizantin ne te cilin jane te pranishem me shume fytyrat e Lindjes se Aferme; por Bizantinet jetuan ne pjesen me te madhe jashte Greqise. 
Peterson raporton se ‘gjate periudhes se dominimit Romak... aristoit e vjeter te prejardhur nga perendite ishin virtualisht te zhdukur’. 

Angel (1945) konfirmon pranine e llojit Nordik-Iranian midis pushtueseve te Epokes se Hekurit te Greqise dhe vazhdimesise se tyre si minoritet ne Athinen e Koheve Klasike. Te dhenat e tij po ashtu sugjerojne pranine e lidhjes se llojit Nordik me Nordiko-Alpinet midis pushtuesve te Epokes se hershme te Bronzit dhe sic Angel permend me tej nje rrace te me vonshme Helladike-Nordiko-Iraniane-Mycenaean Athinase qe ‘pa shume dyshim... ishte luftetare’. Lloji Nordiko-Iranian ka qene i pranishem edhe ne kohet e vona helenike. 

Demosteni (fotoja ne fund te faqes) trashegoi 84.000 dhrahmi nga babai i tij prona e te cilit ‘na jep disa ide mbi pronat e 300 qytetareve me te larte ne shekullin e katert’ (Webster 1973,44). Ne kontrast, ‘nentedhjet per qind e qytetareve kishin nje te ardhur prej 180-480 dhrahmi’, dhe ‘qytetaret, metikset (metikset ne Greqine e Lashte kane qene qytetare te dores se fundit, ata qe nuk kishi asnje te drejte civile ne jeten e vendit dhe konsideroheshin si te huaj dhe te ardhur) dhe klleverit punonin bashkarisht ne minierat e argjendit dhe paguheshin ne te njejten menyre’ (46)
Shtresa e ulet e qytetareve ka gjasa te kete qene me origjine autoktone (dhe jo IE). Shifra 317 p.e.s. e pranuar me konsensus per Athinen tregon 12.000 qytetare ne klasat e uleta (thetet), 8.000 te klases se mesme (hoplitet) dhe 1.000 ne dy klasat me te larta. Klasat e larta ishin te dominuara ne numer nga qytetaret e tyre, pra sklleverit dhe metikset. 

Aristokracia ishte nje segment i vogel dhe i izoluar i popullsise dhe shume familje aristokrate praktikonin kremimin (djegien e trupave) ‘deri ne periudhen Klasike’ (Peterson 1974) duke e kufizuar me rreptesi panevojshmerine e evidencave skeletore ne diskutimin e llojit rracor te aristrokracise. Por evidenca e permendur me siper eshte konsistente me idene qe lloji Nordik duhet te kete perfaqesuar gjeresisht aristokracine, sic sugjerojne dhe vete portretet. 

Aksidentalisht vete praktika e kremimit ne vetvehte eshte nje e dhene.

...kremimi... ishte i asociuar me popullatat pastoralo-nomade Nordike per te cilat shpirti duhet te sillet i lire ne vdekje ashtu si dhe ne jete. Si rezultat futja ne perdorim e kremimit ne Greqi eshte konsideruar nga shume studiues si nje tregues i ardhjes se popullates se re Nordike dhe nomade... (Hall 1997, 116)

Ska rendesi nese kremimi u prezantua nga ndonje ‘element verior’ i panjohur dhe i gjeneralizuar si i tille, ose ne menyre specifike nga ‘pasardhesit Doriane te praktikave te kremimit te popullates Zjarrperdoruese qe banonin ne Iliri dhe Bosnje ne Periudhen e Bronzit te Vone’ (Hall 1997, 116-117), eshte e qarte se kremimi sic eshte praktikuar nga aristokracia greke e ka origjinen e tij tek Nordiket. 

Pigmenti


Ne lidhje me pigmentin, Coon (1939) thote:

Literatura greke dhe arti grek na japin evidenca te bollshme mbi pigmentin dhe karakteristikat e fytyres te banoreve te lashte te Eladhes. Perendite e Olimpit, paraardhesit e gjysem-heronjve ne pjesen me te madhe te tyre ishin bjonde, lekurbardhe dhe floke te verdhe. Athina kishte sy gri. Ndersa Poseidoni ishte me floke te zeze. [Shenim: Poseidoni e ka prejardhjen nga nje perendi Mesdhetare pre IE]. Nese do besonim Homerin, keto perendi ishin paksa te ndryshme nga pasardhesit e tyre heronj, shumica e te cileve ishin lekurebardhe dhe floke verdhe. 

Day (2002) zbulon se:

Informacioni i vlefshem mbi greket e vertete dhe jo ata te fantazise vjen nga Polemoni, shkrimtari i dyte per nga rendesia mbi fizionomine i cili ka shkruar ne shekullin e dyte e.s. Polemoni shpjegon se ‘Greket puro’ te kohes se tij kane lekure te celet, floke te kuqe dhe ngjasojne me njeriun e prirur ndaj letersise dhe filozofise i cili ka lekure te celet dhe floke te celet. Polemoni mund te kete arritur ne keto perfundime nga Pseudo-Aristoteli, fizionimisti me i rendesishem grek i cili ne shekullin e trete p.e.s. deklaroi se mashkulli me perfekt eshte luani me krifen e tij te celet. 

Sipas Angel, ‘Nordik-Iranianet ishin te gjate dhe muskuloze, me faqe te fuqishme dhe ka mundesi qe ne rradhet e tyre te perfshiheshin dhe floke kuqerremtet, sy bojqielli, gri si dhe floke verdhe dhe kafe.’ Po ashtu Angel permend ‘nje ngjashmeri te dukshme’ te ketij lloji ‘me anglo-saksonet’ dhe pjeserisht me ‘veriperendimoret fqinje te ketij lloji grek’. 

Greket moderne jane ne menyre tronditese floke zinj dhe shume rralle me lekure te celet. 


Fotot e meposhtme i perkasin disa pjestareve te aristokracise greke dhe personazhe te njohura te antikitetit.


A kane ndryshuar greket qe nga lashtesia?


Natyrisht. Aristrokracia e vjeter, pergjegjese per shumicen e madheshtise se Greqise e Lashte, sigurisht qe nuk ekziston me. Kjo ne vetvehte eshte mjaftueshmerisht nje ndryshim shume i madh. Edhe vete fshataret kane ndryshuar ndonese debati i shkalles se sakte te prejardhjes se grekeve te sotem ne krahasim me ata te lashtesise vazhdon te mbetet i hapur.

Te gjithe kane dijeni mbi influencen e madhe te Shqiptareve ne Greqi. Sic thote Paul Theroux:

Greket nuk kane patur ndonje interes mbi te kaluaren e tyre deri ne momentin qe Europianet filluan te behen zbulues entuziaste dhe germues te rrenojave te tyre. Dhe ne fakt pse duhet te kishin interes ata? Greket nuk ishin Greke por pasardhes te peshkatareve sllave dhe popujve te tjere qe u dynden vone dhe qe nuk kishin kurrefare interesi ne shtyllat e thyera dhe tempujt pervec tokave ku te grumbullonin bagetite e tyre. (Shtyllat e Herkulit, 315-316)

Duke konsideruar levizjet e medha te grekeve ne Anatolia gjate epokes Bizantine si dhe spostimet e popujve lindore drejt Ballkanit qendron gjithmone nje mundesi qe Nje Turk te kete me shume prejardhje nga greket e lashte sesa nje grek modern. Dhe po ashtu ka gjithmone nje mundesi te nje kontributi Turk ne ‘pellgun’ gjenetik te grekeve te sotem.

Ne Greqi ka patur nje vershim gjenetik nga Negroidet dhe Mongoloidet, ne ate sasi saqe sot eshte e veshtire ta percaktosh. Sidoqofte pervetesimi i geneve nga Lindja e Aferme dhe Afrika Veriore ka mundesi te kete ndodhur ne nje shkalle me te gjere sesa pervetesimi i geneve jo kaukazoide (njeriu i bardhe): dhe kjo perzjere me e vonshme jo Europiane kaukazoide mund te jete shume me domethenese se perzjerja jo kaukazoide kur behet fjale per ndryshimet ne karakterin rracial te kombit Grek. Richards (2002) gjenj nje ‘frekuence shume te larte (~20 %) te nje rrjedhje te vonshme genesh ne Europen Mesdhetare Lindore.

Ne kete foto  behet krahasimi i nje greku te lashtesise me grekun tipik te diteve te sotme.

Lindja e Aferme formon nje grup te qarte, shume te ndryshem nga Europianet. Popullatat e Mesdheut Qendror dhe Lindor, sebashku me Europen Juglindore ndonese te pozicionuara me afer me popullatat e tjera Europiane po ashtu tregojne afersi me Lindjen e Aferme ndersa Europa Mesdhetare Perendimore grupohet me Europen Qendrore dhe ate Veriore...
Vecorite juglindje-veriperendim ne piketimin klasik te frekuencave eshte interpretuar me ndihmen e evidencave te radiokarbonit, si nje perfaqesim i nje difuzioni domethenes te komuniteteve agrare te Lindjes se Aferme ne Europe gjate Neolitit te Hershem (Sokal 1991; Cavalli-Sforza 1994). Sidoqofte struktura ne frekuencat e haplogrupit mtDNA qe shohim ketu indikojne nje ngjashmeri midis Europianeve dhe atyre te Lindjes se Aferme, sidomos ne Europen Juglindore dhe pergjate Mesdheut ndersa evidencat arkeologjike tregojne se ekspansioni kryesor agrokultural ndodhi ne Europen Qendrore (Bogucki 2000; Prince 2000). Pra duket qe eshte jo bindes fakti qe struktura e frekuencave te haplogrupit mtDNA te jene gjeneruar kryesisht nga nje ekspansion Neolitik...

Pjesa e dyte e PC e variacionit te kromozonit Y llogaritet si 26 % e vete variacionit dhe grupohet me shumicen e rrajoneve te Europes ne nje pol ndersa grupon ate te Lindjes se Aferme ne tjetren, me Mesdheun lindor dhe qendror, Europen Mesdhetare midis dy poleve. Kontribuesit kryesore te gradienteve jane haplogrupi E dhe J (ish haplogrupet 21 dhe 9, dy te cilet jane shume frekuent ne Lindjen e Aferme) dhe perseri R* dhe N3 (te dy te cilet jane me frekuente ne Europe). Kjo ndikon ne nje vershim gjenetik nga Lindja e Aferme sic sugjerohet nga te dy, Cavalli-Sforza (1994) dhe Semino (2000). Haplogrupi J ne Europe interpretohet ne menyre me specifike nga Semino (2000) si nje rezultat i shperndarjes Neolitike. Sidoqofte eshte interesant fakti qe haplogrupet E dhe J peseri jane me frekuente pergjate brigjeve Meshdetare dhe pakesohen ndjeshem ndersa spostohesh drejt Europes Qendrore ku te dhenat arkeologjike na tregojne se aty ndodhi ekspansioni me i madh agrar.

Analizat thelbesore te mtDNA ne Europe (Richards 2000) sugjerojne nje shpjegim te mundshem te kesaj strukture: ka mundesi te jete per shkak te nje vershimi substancial (post-Neolitik) ne vend te nje ekspansioni te vetem Neolitik. Keto analiza te mtDNA te cilat jane bazuar ne krahasimin e llojet e sekuencave perputhese (ndermjet haplogrupeve) midis Europianeve dhe Lindjes se Aferme, sugjerojne se se nuk ka patur nje korrelacion nje me nje midis migrimeve dhe ndryshimeve te medha. Analizat per Europen Mesdhetare Lindore indikojne nje frekuence shume te larte (~20 %) te nje vershimi te vonet gjenetik e krahasuar kjo me vetem ~10 % te atij Neolitik.

Angel (1945) shikon evidenca te nje prirje emigrimi qe vazhdon nga koha e Romakeve ne ate te Bizantit dhe me vone, gje qe solli elementat Mesdhetare, Europiane Alpine dhe Armenoide [nga Lindja e Aferme] nepermjet detit dhe [sllavo folesit ne kohen e Bizantit] elementat Alpine dhe Dinarike nga veriu. Angel po ashtu beson se ne kohet Klasike Athina absorboi nje numer te madh popullate sklleverish dhe metiksesh.
Natyrisht qe ‘pellgu’ gjenetik grek ka pesuar nje influks te konsiderueshem nga jashte, gje qe ka kuptim po te bazohesh ne vendndodhjen e Greqise dhe historine e saj. Angel perpiqet qe te veje ne dukje vazhdimesine e banoreve te Athines por eshte e veshtire te gjesh kete vazhdimesi tek popullata origjinale Mesdhetare e cila sot eshte brakiocefalike dhe gjeresisht Alpine dhe ku nje element i vogel i rendesishem rracial i koheve me te hershme ne esence eshte zhdukur teresisht. Duhet kuptuar qe kur Angel flet per ‘vazhdimesi’ ai ka parasysh qe ndryshimi rracial ne Greqi ka ndodhur me shume gradualisht sesa menjehere. Ne kete kontekst kuptimi eshte i njejte po te themi ne lidhje me ‘vazhdimesine rraciale’ te Arabeve ndersa absorboheshin gradualisht nga numri i madh i sklleverve te sub Sahares.

Aris Poulianos


Antropology grekocentrist Aris Poulianos ben deklarata dhe me te forta sesa Angel ne lidhje me ‘vazhdimesine’ greke duke ngulur kembe ne ‘vazhdimesine e parreshtur biologjike te grekeve pergjate gjithe epokave historike dhe parahistorike te cilat i referohen periudhave te pakten te Mezolitikut dhe Paleolitit te Vonet (15.000-30.000).” Por puna e Poulianos eshte e diskredituar nga deklarata te tilla:

...vazhdimesia eshte... provuar nga krahasimi i matjeve te banoreve aktuale me ato te kafkave te lashta te Greqise, te cilat ne menyre statistikore nuk tregojne asnje ndryshim...

Sic tregon dhe puna e Angel – dhe sic dikton llogjika normale – perberja rraciale e Greqise ka ndryshuar shume gjate koherave; dhe evidenca gjenetike provon se vershimi i ndjeshem Neolitik dhe i mevonshem ka ndodhur ne Greqi. Nese Poulianos eshte i paafte te dalloje ndryshimet midis grekeve te lashte dhe atyre modern atehere teknikat qe ai perdor jane mangeta.
Besueshmeria e Poulianos rrenohet edhe me shume nga disa pohime te cuditshme ne lidhje me gjuhesine.

Ne menyre indirekte duhet te pranojme se [Sarakatsanees] po ashtu kane gjuhen me te lashte pasi paraardhesit e tyre gjithmone kane folur... dhe folur vetem greqisht ne dhjete mije vjetet e fundit...50, 60, 70 mbase edhe 100. Ne te kunderten, teoria IE vetem sa mbulon kater miije vjetet e fundit. Por edhe perpara Indoeuropianeve, a nuk kane folur banoret e ketij vendi per kaq mijera vjete? A nuk jane Sarakatsanees nje prove e gjalle sot?

Ska nevoje te thuhet qe asnje studiues Perendimor mund te mbeshtesi teorite gjuhesore te Poulianos. Sidoqofte puna e Poulianos u prit ngrohte ne Bashkimin Sovjetik. Kjo nuk eshte aspak befasuese: Poulianos kreu disertacionin e doktoratures se tij ne Universitetin e Moskes dhe me fantazine e tij te Neandertaleve greqishtfoles ai thjesht sa i con me tej teorite qesharake sovjetike te etnogjenezes, madje ne nje ekstrem edhe me te madh. Si perfundim Poulianos eshte nje grindavec qe si intereson askujt pervecse nacionalizmit grek dhe arkeologjise staliniste.

Nje faqe qe promovon Origjinen e Grekeve eshte e afte te raportoje se qindra shkenctare te Bllokut Lindor ‘kane rene teresisht dakort me kendveshtrimin shkencor te Zotit Aris Poulianos duke theksuar seriozitetin e studimeve te tij’, por i vetmi shkenctar Perendimor i cilika mbeshtetur teorite e tij eshte J. L. Angel. Ndersa eshte e vertete qe Angel hartoi nje permbledhje kritike ndaj librit te Poulianos ne AJPA, ky mik i Poulianos e gjeti vepren e tij nje pune jo sistematike e cila kapercen gjysmen e literatures e pershtatshme, ‘tenton te mbivlersoje spekullimet e bazuara ne shembujt e vegjel’, dhe le ‘nje numer te konsiderueshem perfundimesh pa arsye’. Ne nje shenim pozitiv, Angel beson se perdorimi i zhargonit nga ana e Poulianos ne ‘gjuhen e perditshme greke’ ne vend te gjuhes shkencore te ‘bajatur’ ‘duhet te ndihmoje per te popullarizuar antropologjine ne Greqi e shoqeruar me disa citime te Stalinit, Marksit dhe Engelsit.’

Aksidentalisht njera nga perpjekjet madhore te Poulianos ka qene refuzimi i teorise se Fallmerayer qe thote se greket moderne jane pasardhes te shqiptarevee me pas te sllaveve. Sidoqofte:

I njejti studim tregon se shqip-folesit si dhe vllehet e rrajonit te madh te Maqedonise jane ne pjesen me te madhe autoktone dhe si rezultat influenca e tyre ka lidhje direkte me adoptimin e gjuheve kronologjikisht me te reja te cilat jane ne perdorim sot.
Nese eshte keshtu atehere duket qarte se Poulianos nuk mund te provoje asgje ne lidhje me shkallen ne te cilen kontribuan sllavo-folesit gjate epokes Bizantine ne popullaten moderne Greke. Ishin apo jo me origjine autoktone ne Ballkan keta sllave-foles kjo eshte nje ceshtje qe ska rendesi. Ata sidoqofte nuk ishin te njejtet njerez si greket e lashte. Po ashtu duke pare mesataren per popullaten ne teresi erreson faktin qe ndarja jo proporcionale e kontributit grek erdhi nga minoritete te izoluara, te vecanta gjenetikisht dhe ne numer te parendesishem. BURIMI I TE GJITHA ARRITJEVE TE GREKEVE KLASIKE.

Angel permend ‘modelin Blegen te fuzionit te materialeve te ndryshme sociale madje dhe psikologjike te elementave te cilet formuan kulturen e Athines Klasike’. Blegen eshte korrekt kur thote se arritjet kulturale te Athines i detyrohen dicka shkrirjes se kulturave. Por elementi kyc i cili i ndan mendimin dhe arritjet greke nga ato te civilizimeve me te hershme origjinoi me Indo-Europianet:

Ndersa Egjyptianet dhe Babilonasit mblodhen nje sasi te madhe informacioni mbi matematiken dhe astronomine dhe praktikuan inxhinjerine ne shkalle mahnitese, shkenca ‘e tyre’ ne fakt nuk ka patur asnjehere baze shkencore. Njohuria e tyre ekzistonte ose si dije e mbledhur nga prifterinjte ose si produkt i perpjekjeve te pafund te deshtuara dhe te suksesshme. Vetem greket IE aktualisht sistematizuan njohuri matematikore dhe shkencore dhe ata ishin ne gjendje qe ta ndertonin ate ne nje sistem pasi vete sistemi ishte nje koncept i Rregullit Kozmik ne te cilin te gjitha ngjarjet dhe fenomenet ishin te lidhura nepermjet rastesise dhe lidhjeve te patundura te nje fenomeni dhe ngjarje me nje tjeter...

‘Nuk eshte aksidentale,’ shkroi V. Gordon Childe, ‘qe avancimet e para te medha drejt shkencave abstrakte antyrore u bene nga greket Ariane dhe Hindut dhe jo nga Babilonasit apo Egjyptianet, ndonese keta te fundit kishin burime te shumta materiale si dhe nje progres befasues ne teknike si ne rastin e observimit astronomik psh... ‘ (Clark 1996)

I frymezuar nga modeli i Blegen mbi fuzionin e kulturave, Angel e shikon perzjerjen e llojeve rraciale ‘si real dhe mbase faktore te vegjel te domosdoshem te cilet ndihmuan ne prodhimin e njerezve te medhenj tek te cilet fillon e gjithe historia e civilizimit.’ Ajo qe kjo teori injoron eshte rroli i madh qe luajti martesa brenda llojit e aristokracise greke ne arritjet e kesaj te fundit. Qe nga Kohet Klasike Greqia ka marre edhe me shume nderhyrje gjenetike dhe eshte bere akoma me e perzjere. Nese ky eshte celesi i madheshtise se saj atehere pse Greqia eshte duke shkuar poshte e me poshte qe nga Kohet Klasike?

Murphy (1941) merr nje pozicion te ngjashem me Angel por pranon edhe faktore te tjere:

... te cilet mund te deduktohen nga puna e Darvinit ne pergjithesi dhe qe me vone eshte ndricuar edhe me shume nga studiues te tjere. Duket se perzjerja rracore njerezore e cila prodhon momentet me te shkelqyera te lulezimit ne zgjuarsi dhe aftesi, ndodh ne rradhet e varieteteve te cilet jane krahasueshmerisht te ngjashem me njeri tjetrin dhe ne te kunderten, kur keto varietete hibridet e te ciles jane larg nga njeri tjetri... atehere kemi nje mungese ne prodhimin e aftesive superiore.

Roger Pearson (1991) ka sugjeruar mundesine qe “ Europa duhet te kete pesuar nje regres trondites gjate dy mije vjeteve te fundit”. Nese kjo eshte e vertete atehere Greqia e cila sot ka mesataren me te ulet te inteligjences (IQ) ne Europe duhet te jete goditur me rende se cdo vend tjeter. Nga ana tjeter mund te jete fakti qe vetem klasa elitare ne Greqine e Lashte duhet te kete qene jashtezakonisht inteligjente. Dhe kur kjo elite u zhduk ose u absorbua nga masat me te medhaja ne numer atehere fuqia intelektuale e Greqise u zhduk bashke me te.

Zezake ne Greqine e Lashte




Fotoja e mesiperme eshte e nje Etiopiani qe jetonte ne Greqi ne shekullin e pare e.s. “Memnoni, favoriti etiopian i Sofistit Herodes Atticus”

Miti Rracor thote:

‘Nuk ka asnje evidence qe zezaket kane qene te pranishem ne Greqine e Lashte’

Deklarata e mesiperme eshte e gjitha fallco. Ne librin e tij Rraca, John R. Baker shkruan se:

Evans jep disa foto te personave te cilet paraqesin karakteristika negroide dhe sugjeron se elementa pjeserisht te negroidizuar jane sjelle ne Krete si te burgosur (517).
Prania e llojit Negroid ose pjeserisht Negroid ne Greqi eshte konfirmuar dhe nga evidenca kafkore. J. L. Angel shkruan:

‘Ne kampionet skeletore nga Greqia kam vene re gjurme te qarta te hundes dhe gojes negroide ne dy nga katermbedhjete skelete qe i perkisnin Neolitit te Hershem (mijevjecari i gjashte p.e.s.), vetem dy ose tre midis 364 nga mijevjecari i dyte p.e.s., nje midis 113 te Epokes se Hershme te Hekurit, nje ose dy midis 233 skeleteve Klasike dhe Helenistike, kater skelete te qarte Negroidesh (te gjithe nga zona e Korinthit te Krishterimit te Hershem) midis nentedhejt e pese skeleteve te periudhes Romake, dy midis tetedhjet e pese atyre te Mesjetes dhe natyrisht dhjete midis pesedhjet e dy te periudhes Turko-Greke dhe asnje midis 202 skeleteve te periudhes Romantike (shekulli i nentembedhjete). 

Frank Snowden ka studiuar pranine e zezakeve ne Greqine e Lashte nga kendveshtrimi artistik dhe ai i literatures. Gjetjet e tij perfshijne:

Te dyja evidencat, ato te literatures dhe ato arkeologjike furnizojne evidenca te nje kryqezimi frekuent midis zezakeve dhe te bardheve. Nga observimi i kesaj perzjerje rraciale asgje nuk ngjan me kufizimin modern te marteses apo mbajtjes se konkubinave midis rracave. 
Natyrisht qe sipas konceptit qe ekzistonte ne Perendim kohet e fundit, ka qene perzjerja rraciale ajo qe solli shkaterrimin e civilizimit Grek, Romak dhe te tjerave...

Ne boten Greko-Romake nuk kishte asnje ligj qe te ndalonte bashkimin midis zezakeve dhe te bardheve. Gjaku Etiopian u perzje me ate te Grekeve dhe Romakeve. Asnje autor Grek apo Romak nuk e denonte kete perzjerje rraciale... Shkenctaret Aristoteli dhe Plini ashtu si dhe Plutarku komentuan pamjen fizionomike te te lindurve nga kryqezimi bardh e zi por nuk bejne asnje koment qe ti afrohet sadopak koncepteve te sotme strikte mbi perzjerjet rraciale... Pra duhet pranuar se gjate rrjedhes se kohes shume Etiopiane u asimiluan ne rradhet e nje popullsie te bardhe predominuese. (Zezaket ne Lashtesi 193-195)

Shume skllever ne Greqi ishin kaukazoid. Por duke qene se sklleverit ishin nje pjese e madhe e popullates, edhe sikur zezaket te perbenin nje perqindje te vogel te sklleverve perseri nje numer i konsiderueshem prej tyre ka qene i pranishem aty. Nje burim Grek na jep nje shifer te nje numri prej 400.000 sklleverish ne Attica ne vitin 317 p.e.s, krahasuar me 21.000 qytetare te rritur meshkuj dhe 110.000 qytetare meshkuj metikse (rezidente te huaj). Ndersa autoret moderne pranojne se numri prej 400.000 ‘duhet te jete gabim’ (Webster 1973, 41), duket sikur te gjithe Athiniotet zoteronin skllever madje disa prej tyre edhe 1 mije te tille. Se fundi Webster perllogarit se sklleverit perbenin rreth nje te treten e popullsise se Athines (62.000 nga popullata totale me nje shifer prej 186.000 – personalisht mendoj se ky numer eshte i nenvleresuar.) Nese nje e treta e popullsise se mbetur perbeheshe nga metikse atehere mbetet qe me pak se nje e treta e banoreve te Athines te ishin qytetare. 



Mulate ne Greqine e Lashte



Disa individe deklarojne se ndonese ka mundesi qe ne Greqine e Lashte te mos kete patur skllever te bardhe, zakonet greke duhet te kene parandaluar cdo perzjerje me te huajt. Klasat e larta fillimisht i rezistuan me force perzjerjes me te huajt. Por klasat e larta nuk perbenin aspak pjesen derrmuese te popullates qe jetonte ne Greqi. Nuk ka asnje arsye qe te dyshosh se sklleverit dhe klasat e ulta dhe te mesme (te cilat ja kalonin shume here ne numer aristokracise) t’i jene perbajtur te njejtit zakon te klases se larte. Sic ve ne dukje Peterson; ‘shume [pjestare te klases tregtare dhe artizane] ishin me nje prejardhje te huaj’, pra eshte e veshtire te mendosh qe ata jane kufizuar nga perzjerja me rracat e tjera. Po ashtu duhet theksuar se:

Sklleverit kishin te njejten mbrojtje legale si dhe metikset, ata kishin mundesi qe te blinin lirine e tyre... Politikisht mund te jete e drejte te mendosh per metikset, sklleverit dhe qytetaret si tre grada te ndryshme. Por ekonomikisht dhe si rezultat deri ne nje fare pike ne menyre sociale, ato shkojne paralel me njera tjetren. Metikset dhe sklleverit isihin te bazuara ne te njejtat te ardhura gje qe mbulonte 90 perqind te qytetareve, punetoret e afte dhe ata te paafte. (Webster 1973, 47).
Ndonese mbas 451 kishte ligje qe ‘kufizonin qytetarine e nje femije te lindur nga dy prinder qytetare’, Websteri mendon se pavaresisht nga kjo ‘ne fakt nje numer i konsiderueshem athiniotesh kishin femiije me te huaj ose femra skllave te liruara dhe femijet e tyre ishin pranuar si qytetare’ (1973, 54).

Nuk ka asnje dyshim qe popullata e perbere nga sklleverit dhe metikset u absorbua nga popullata greke ne teresi. Pak rendesi ka nese ata u perzjene ose jo me qytetaret ne kohet klasike (dhe duket se ska aspak dyshim qe ata u perzjene, ose te pakten ne disa raste u be nga pjesa e ulet e qytetareve), ata nuk u zhduken ne fund te epokes Klasike. Ata me kalimin e viteve dhe kohes u shumuan ne numer dhe eventualisht u perfshine ne popullaten qe sot ne e quajme si ‘greke’. Kjo nuk perjashton aspak dhe situaten me metikset dhe sklleverit negroid.

Sipas Frank Snowden:


Relatat seksuale midis te bardheve dhe te zinjve nuk kane qene asnjehere shkak i krizave te medha emocionale dhe shume zezake sihin fizikisht te asimiluar nga popullata e bardhe qe dominonte boten Mesdhetare. 
Numri i referencave mbi Etiopianet ne literaturen greke te shekullit te peste p.e.s. mbi paraqitjen e femijeve mualte qe pasoi pranine e zezakeve ne Greqi ne ushtrine e Xerxes si dhe ne perfaqesime te shumta artistike te mesit dhe fundit te shekullit te pesete p.e.s. reflekton fuqishem kete evolucion antropologjik. 

Arthur Kemp ka hartuar nje sere referencash te zgjeruara mbi pranine e Negroideve dhe perzjerjes rraciale ne Greqine e Lashte. Burimet e dores se pare e bejne te qarte se ne fakt ka patur lindje te rracave te perzjera ne Greqi (madje dhe ne Rome). Nen driten e ketij fakti duket e qarte qe ka patur nje nderhyrje te fuqishme sub Sahariane gjenetike ne ‘pellgun’ gjenetik Grek.

___
Perzjerje Negroide ne Greqi



Duke konsideruar faktet e mesiperme nuk eshte aspak cudi qe Richards (2000) pikasi mtDNA Etiopiane ne haplogrupin M1 ne Greqi. Per me teper haplogrupi i kromozomit Y sub Saharian (me i zakonshmi midis Khoisianeve dhe Etiopianeve) u gjet ne nje individ nga Mitilini (Di Giacomo). Te tjere haplogrupe sub Sahariane jane gjetur ne Greqi. Megjithate Greqia mbetet e studiuar pak ne aspektin e geneve te popullates. Disa studime relevante qe jane bere kane trajtuar vetem disa shembuj te paket. Eshte shume shpejt te thuash me shume ne lidhje me shenjat e mtDNA sub Sahariane ne krahasim me vendet e tjera Europiane. Niveli i sakte i mtDNA sub Sahariane dhe kromozomit Y mund te kene hyre ne Greqi nga perzjerja me Negrit dhe sidomos me perzjerjen E3b qe e permbajne meshkujt afrikane.

E3b, haplogrupi i kromozomit Y me i zakonshem ne Greqi ‘ka mundesi qe ta kete origjinen nga Afrika’ (Semino 2004). Eshte propozuar ideja qe nengrupi me frekuent Eb3 ne Greqi, E-M78 i cili llogarit pothuajse gjysmen e kromozomit Y te Peloponezit (Cruciani 2004) e ka origjinen nga Somalia (Sanchez 2003). Duke patur parasysh te mesipermet del qe nuk eshte dhe aq e habitshme qe studimet e kryera ndaj meshkujve “HLA Genes in Macedonians and the sub-Saharians origin of the Greeks” ne menyre te pavarur raportojne nje lidhje gjenetike midis Etiopianeve dhe Grekeve (Arnaiz-Villena 2001).

Po ashtu ne lidhje me perzjerjen negroide, nje e tille mund te kete vazhduar te ndodhe dhe gjate periudhes Otomane. Buxton dhe Rice (1931) shprehen se ‘ne Qipro ka nje proporcion te madh te platyrrhiny (nje tipar fizik ku hunda eshte mjaft e gjere ne krahasim me gjatesine e saj) ne mesin e klasave te ulta ne krahasim me ate te shtresave shoqerore te tejra por kjo ka mundesi te jete si rezultat i importimit te sklleverve zezake nga Turqit.’ Angel (1945) permend ‘nje skelet te periudhes Turke’ nga Athina, ‘i cili eshte padyshim mbetja e nje individi negroid me nje perzjerje te lehte me njeriun e bardhe.’ Eshte me interes fakti qe 4.3 % te kromozomit Y ne nje kampion qipriot turkjane sub-Sahariane (Cruciani 2004; ndersa te dhenat per qipriotet greke nuk jane raportuar).




Perzjerje Mongolide ne Greqi




Pervec perzjerjes negroide, ka nje evidence te qarte te nje perzjerje Mongoloide ne Greqi. Ne nje studim te 118 grekeve u dedektua HpaI morph [gen mongoloid] per here te pare ne nje kampion europian. (kampion ketu ka kuptimin e mostres ose kampionit ne gjeologji apo arkeologji apo antropologji). (Astrinidis, 1994).
3% i kromozomit Y grek i perket GH26, nje haplogrup i cili eshte gjetur ne shkalle te larte ne disa popullata Mongoloide. Sidoqofte prania e HG26 nuk eshte – sic ka vene ne dukje Dienekes – prove e nje prejardhje Mongoloide pasi HG26 eshte karakterizuar nga nje gjymtim i hershem (HG26 eshte paraardhes i haplogrupit te zakonshem europian HG1). Mbajtesit origjinale te HG25 ka shume mundesi qe te kene qene ose kaukazoide ose pjese e nje grupi rracor qe ka qene paraardhes i te dyja grupeve te mevonshme, atij kaukazoid dhe atij mongoloid. Pavaresisht se shume popullata te stepave te Azise i perkasin ne menyre predominuese haplogrupeve te kromozomit Y te cilat gjehen po ashtu dhe ne Europe (HG26, HG1), e ben te veshtire te nxjerresh me saktesi kontributin e mashkullit Mongoloid ne Greqi me te dhenat aktuale qe zoterohen. Por studime te metejeshme po nxjerrin dhe pranine e nje parardhje nga Azia Qendrore ne Greqi.
Konkluzion



• Greket kane ndryshuar qe nga kohet antike; ndryshimet perfshijne perzjerjen e asaj qe ne kohet klasike ka qene nje gen i izoluar dhe zhdukja e elites e cila ka qene pergjegjese per arritjet me te fashme te Greqise se Lashte. Rrjedhja gjenetike ne Greqi eshte faktuar qe ka ndodhur por nuk dihet ende me saktesi niveli dhe efektet.


• Greket kane perzjerje Negroide, sasia e te cilit me te dhenat aktuale eshte ende i papercaktuar qarte.


• Greket kane perzjerje Mongoloide.


• Ka nevoje per me shume studime dhe kerkime per te percaktuar shkallen e sakte te nivelit negroid dhe mongoloid ne parardhesit e grekeve te sotem.


• Sa rrjedhje te sakte gjenetike ka ne ‘pellgun’ gjenetik grek nga Lindja e Aferme gje qe pa asnje dyshim ka ndodhur shume me vone se Neoliti dhe sa shume ka ndryshuar kjo perzjerje gjenetike popullsine greke kjo mbetet per tu studiuar me thelle.


• Cili eshte kontributi sllav dhe shqiptar ne pellgun gjenetik Grek dhe cfare impakti gjenetik kane patur turqit ne Greqi edhe kjo mbetet per tu studiuar.

Referencat e perdorura per te hartuar kete shkrim jane permendur ne teme por mund te lexohen edhe ketu:

Angel, J. Lawrence. A racial analysis of the ancient Greeks: An essay on the use of morphological types. American Journal of Physical Anthropology. Volume 2 N.S., Number 4. 1944.

Angel, J. Lawrence. Skeletal Material from Attica. Hesperia. Volume 14, Issue 4. The American Excavations in the Athenian Agora: Twenty-Seventh Report. Oct-Dec 1945. 279-363.

Angel, J. Lawrence. Human Skeletons from Grave Circles at Mycenae. In G. E. Mylonas (ed.). Ho Taphikos Kyklos B ton Mykenon [The Grave Circle B at Mycenae (Greek)] Volume I. Athens: Athenais Archaiologikes Etaireias, 1973. pp. 379-97.

Arnaiz-Villena et al. HLA genes in Macedonians and the sub-Saharan origin of the Greeks. Tissue Antigens. 2001 Feb;57(2):118-27.

Astrinidis, A. and A. Kouvatsi. Mitochondrial DNA polymorphism in northern Greece. Hum Biol. 1994 Aug;66(4):601-11.

Baker, John R. Race. Oxford, London, 1974.

Barac et al. Y chromosomal heritage of Croatian population and its island isolates. Eur J Hum Genet. 2003 Jul;11(7):535-42.

Buxton, L.H. Dudley and D. Talbot Rice. Report on the Human Remains found at Kish. Journal of the Royal Anthropological Institute of Great Britain and Ireland. Volume 61. Jan-Jun 1931. 57-119.

Clark, Edwin. The Roots of the White Man (Part I): A Reply to Jared Taylor. American Renaissance. Vol 7, No. 11. November, 1996.

Coon, Carleton S. The Greeks in The Races of Europe. Macmillan, New York, 1939.

Cruciani et al. Phylogeographic analysis of haplogroup e3b (e-m215) y chromosomes reveals multiple migratory events within and out of Africa. Am J Hum Genet. 2004 May;74(5):1014-22. Epub 2004 Mar 24

Day, John V. In Quest of Our Linguistic Ancestors: The Elusive Origins of the Indo-Europeans. The Occidental Quarterly, Volume 2, Number 3. Fall 2002.

Di Benedetto et al. DNA diversity and population admixture in Anatolia. Am J Phys Anthropol. 2001 Jun;115(2):144-56.

Di Giacomo et al. Clinal patterns of human Y chromosomal diversity in continental Italy and Greece are dominated by drift and founder effects. Molecular Phylogenetics and Evolution. In Press.

Hall, Jonathan M. Ethnic Identity in Greek Antiquity. Cambridge, New York, Cambridge University Press, 1997.

Hamilton, W.D. Innate social aptitudes of man: an approach from evolutionary genetics. In R. Fox (ed.), Biosocial Anthropology. Malaby Press, London, 133-53. 1975.

Jacobs et al. Pitfalls in the Search for Ethnic Origins: a Cautionary Tale regarding the Construction of "Anthropological Types" in Pre-Indo-European Northeast Europe. In Jones-Bley and Huld (eds.), The Indo-Europeanization of Northern Europe. Washington, D.C.: Institute for the Study of Man, 1996.

Lundman, Bertil. The racial history of Europe: an outline in The Races and Peoples of Europe.

Murphy, John. Racial Crossing and Cultural Efflorescence. Man. Volume 41. Jan-Feb 1941.

Pearson, Roger. Some comments on Lynn's thesis by an anthropologist. Mankind Quarterly. Fall/Winter 1991. Vol. 32. Issue 1/2. p175.

Peterson, R. The Greek Face. The Journal of Indo-European Studies. Volume 2, Number 4. Winter, 1974. 385-406.

Richards et al. Tracing European founder lineages in the Near Eastern mtDNA pool. Am J Hum Genet 2000 Nov;67(5):1251-76. Supplementary data.

Richards et al. In Search of Geographical Patterns in European Mitochondrial DNA. Am J Hum Genet 2002 Nov;71(5):1168-74.

Sanchez et al. Y-Chromosome analysis of the Somali population suggests the origin of the haplogroup E3b1. 2nd DNA POLYMORPHISMS IN HUMAN POPULATIONS International Symposium - Paris - December 5-6, 2003

Semino et al. Origin, diffusion, and differentiation of y-chromosome haplogroups e and j: inferences on the neolithization of europe and later migratory events in the mediterranean area. Am J Hum Genet. 2004 May;74(5):1023-34. Epub 2004 Apr 06.

Simoni et al. Patterns of gene flow inferred from genetic distances in the Mediterranean region. Hum Biol. 1999 Jun;71(3):399-415.

Snowden, Frank M., Jr. Blacks in Antiquity: Ethiopians in the Greco-Roman experience. Cambridge. The Belknap Press of Harvard University Press. 1970.

Tenzer, Lawrence R. How Do We Inherit Our Skin Color? from A Completely New Look At Interracial Sexuality.

Theroux, Paul. The Pillars of Hercules: A Grand Tour of The Mediterranean. G.P. 1995.

Webster, T.B.L. Athenian Culture and Society. Batsford, London, 1973.

The Negro presence in classical Greece -- an overview and References to Race in Classical Grecian writing by Arthur Kemp

Nordic Hellas by Karl Earlson

The Myth of Greek Ethnic 'Purity'

Modern Greece: re-invention and pretension

Qazim Berisha:Kronike pas lufte

Engjell Koliqi:Miku i madh i shqiptarëve,Rugova art,Prishtinë,2013.


Engjëll Koliqi , është lindur më 10 nëntor të vitit 1956 në Stubëll të Karadakut (Kosovë), aty ku është vatra e parë e Shkollës Shqipe në Kosovë, për të cilën edhe ka hulumtuar , studjuar e shkruar,shkrimtari dhe humanisti Profesor Engjëll Koliqi.



Shkollen fillore e ka kryer në vendlindje, kurse shkollën e mesme (gjimnazin shkencor-matematikor) e ka filuar në Viti, e ka vazhduar në Ferizaj dhe e ka mbaruar në Viti. Ka frekuentuar Fakultetin Universitar të Shkencave të Edukimit dhe është diplomuar në Universitetin e Kosovës në Prishtinë, ku ka fituar titullin akademik – profesor i pedagogjisë. Plot tetë vjet ka dhënë mësim në shkollën fillore në vendlindjen e tij (Stubëll) e një vit shkollor ka qenë asistent–edukator edhe në Itali – në kolegjin e famullisë në Firmozë (Acquaformosa) të Kozencës, në Kalabri.

Nga regjimi pushtues-diktatorial i Beogradit, është dënuar për motive politike (vetëm për fjalë), me një vit burg (1978/1979), por pas nëntë muajsh është liruar. I kualifikuar nga regjimi pushtues, si person i rrezikshëm kundër “sistemit socialist jugosllav”, i është hequr e drejta e mësimdhënies në shkollë, për plot gjashtë vjet (1978 – 1984).




I lodhur nga presionet permanente të atij regjimi, në mars të vitit 1990 ka qenë i detyruar të emigrojë në Itali, ku jeton ende dhe zhvillon veprimtari gazetarie, duke punuar për Radio Vatikanin, për Radiotelevizionin Shqiptar të Tiranës, për Radiotelevizionin e Maqedonisë të Shkupit, për Radiotelevizionin e Kosovës të Prishtinës dhe për radiotelevizione të ndryshme private në gjuhën shqipe. Ka shkruar për të përditshmet kosovare “Rilindja”, “Bujku”, “Bota Sot”, “Lajm ekskluzive”, “Pavarësia-news” dhe të tjera. Ka bashkëpunuar për vite të tëra e bashkëpunon edhe më me gazeta shqipe në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe në diasporë (Koha Jonë, Panorama, Rilindja Demokratike, Gazeta 55, etj). Nëpër revistat shqiptare, enekënd trojeve etnike dhe në diasporë ka botuar qindëra poezi në gjuhën amtare.




Gjatë luftës së Kosovë, ishte gjithnjë në radhët e para, në ndihmë popullit të vet, nga Italia. Gati çdo ditë ishte i pranishëm në studiot televizive të RAI-t dhe të MEDIASET-it, sikurse edhe duke folur përmes mikrofonëve të shumë radiostacioneve e duke shkruar në gazetat italiane: “Corriere della Sera”, “La Repubblica”, “Il Messaggero”, “Il Mattino”, “La Stampa”... duke njohur dhe sensibilizuar kështu opinionin italian me të vërtetën për Kosovën dhe për popullin e tij. Mbas luftës në Kosovë, afër dy vjet ka punuar në IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migracionet), në Romë – në projektet për Kosovën dhe Shqipërinë.
Në vitin 2002 është transferuar nga Roma në Lecco, ku jeton me familjen e tij. Në vitet e fundit ka filluar të shkruajë edhe italisht dhe bashkëpunon me revista të ndryshme kushtuar poezisë.




Ka marrë pjesë në dy konkurse letrare (në Livorno dhe në Kozencë) dhe poezitë e tij janë kualifikuar në finale. Në Konkursin e Dytë Ndërkombëtar “Autorët për Europën 2005” të shtëpisë botuese “IBISKOS di A. Ulivieri”, nga 156 pjesëmarrës është kualifikuar në mesin e 20 finalistëve. “Shekulli im quhet dashuri” është libri i tij i parë italisht dhe e sheh dritën e botimit si finalist. Është pjesëmarrës në disa antologji poetike, të botuara në Tiranë dhe në Bukuresht.

Merret shumë edhe me organizimin e diasporës shqiptare në Itali. Gjatë këtij viti, kryesisht po vepron në Brazil, ku ka lobuar për Kosovën, deri te kreu i federatës - Presidenti i Brazilit - Lula. Ka hapur dyert e bashkëpunimit në shumë fusha të jetës, në mes Brazilit dhe Kosovës. Në Brazil tashmë është i njohur dhe shumë i kërkuar si shkrimtar e gazetar me një vizion të mrekullueshëm, që parasheh dhe këmbëngul ta realizojë ndryshumin e botës me dashuri!

Engjëll Koliqi ka ndlrmarrur një hap shumë të guximshëm patriotik - historik: Ai mbas afër 23 vitesh ka lënë përfundimisht mërgimin dhe është kthyer në vendlindjen e tij, në Stubëll të Karadakut (komuna e Vitisdë në Kosovë), ku që nga gjysma e janarit po ushtron detyrën e mësuesit, aty ku e ka lënë në mars 1990 (mësuesi i vjetër na është bërë mësues i ri).

Profesor Engjell Koliqi deri më tani ka botuar këta libra: 

1. Il mio secolo si chiama amore (poezi italisht), IBISKOS, Empoli 2005 

2. Sentimento de luz (Ndjenjë drite) (poezi portugisht), PROTEXTO, Curitiba / Brazil 2007
 3. Sentimento di luce (Ndjenjë drite) (poezi italisht), BOOPEN, Napoli 2008 

4. Madre Teresa - um amor sem limites (Nënë Tereza - një dashuri e pakufishme), O LUTADOR, Belo Horizonte - Brazil, 2008 

5. Să schimbăm lumea cu iubire (Ta ndërrojmë botën me dashuri) (poezi rumanisht), BOTIMET E REVISTËS ALBANEZUL, Bukuresht, 2009 

6. Ylli i Dardanisë rrezaton tokë e qiell (Nënë Terezës), RUGOVA ART Prishtinë, 2010 
7. Trokitje të heshtura (poezi), GLOBUS R, Tiranë, 2010

 8. La stella di Dardania irradia terra e cielo (alla Madre Teresa), TRISAURO dhe ADMINISTRATA E KOMUNËS SË STRIGARIT (vendlindja e Serembes) Kalabri, 2010 

9. Dr Ibrahim Rugova - arkitekt i Dardanisë së Re - Republika e Kosovës, RUGOVA ART Prishtinë, 2011 .
10.Për një jetë më të mirë (ese, reportazhe dhe...), BOTIMET ADA Tiranë, 2011

 11.Nën kurorën e lisit plak (poezi), RUGOVA ART Prishtinë, 2011 

12.Njëqind lule për Nënën (vëllim poetik kushtuar Shqipërisë, në 100 Vjetorin e Pavarësisë), BOTIMET VLLAMASI Tiranë, 2012

13.Miku i madh i shqiptarëve,Rugova art,Prishtinë,2013.

Engjëll Koliqi ka edhe disa libra në dorëshkrim dhe vazhdimisht po mbledh shkrimet e tij nëpër vite, për t'i mbarështruar në libra të rinj. Së shpejti do të dalë me romanin e parë, me shkrepëtima humoristiko-satirike, por edhe me botime shkencore, sidomos nga historia e arsimit shqip. Shkruan edhe për fëmijë.

(Floripress)

Miku i madh i shqiptarëve

Nga Visar Zhiti


Në Akademinë e Shkencave në Tiranë u përurua libri “Miku i madh i shqiptarëve” kushtuar jetës dhe veprës së Papa Gjon Palit II, me autor Engjëll Koliqin, organizuar nga Fondacioni “Imazh & Media”. Po botojmë fjalën e shkrimtarit Visar Zhiti.




Një vepër e mirëpritur dhe me vlera, e duhur dhe me rëndësi, shpalosëse dhe përmbledhëse njëkohësisht, një jetë dhe një vegim, një arritje e madhe botërore dhe një pasqyrë për të – kështu do të doja të thoshim për librin e ri “Miku i madh i shqiptarëve” të studiuesit dhe krijuesit Engjëll Koliqi. Personazhi i tij, Papa Gjon Pali II, Karol Vojtila, është një nga personalitetet më të mëdhenj të kohërave, që bashkë me heronj të tjerë, i dhanë fytyrë tjetër shekullit XX, atë që dëshirohej, për të qënë nga ana e duhur e historisë, nga liritë dhe të drejtat e kombeve dhe njerëzve, nga morali kolektiv dhe mirësitë mbarënjerëzore, nga kujtesa gjenerale me vizione të së ardhmes, kundër dhunës dhe tiranive të ngritura në sistem, kundër mureve që ndajnë njerëzit midis tyre dhe njeriun me Zotin, duke u ngritur kështu në lartësitë e shenjtërisë. Është një punë e madhe, e hatashme, më përkushtim e mënçuri, që pa luftë dhe lumenj gjaku të rrëzoje perandorinë komuniste, e cila erdhi me revolucione të tmerrshme dhe shtua me luftë botërore. Në këtë bëmë të dëshurar nga popujt, për të cilën u sakrifikua shumë, është dhe dora e shenjtë e Papa Gjon Palit II.

Papa Vojtila e nisi duke na dhënë porosinë: “Mos kini frikë!”, e hodhi këtë thirrje në atdheun e tij, kur bënte pjesë në gjysmën e botës të shteteve të nënshtruar nën socializmin real ose “perandorisë të së keqes”, ndërsa kur ajo ra, patjetër dhe me ndihmesën e tij hyjnore, po ky Papë do të na porosiste përsëri: “Nuk e duam një demokraci pa virtyte”. Njeriu duhet të jetë njerëzor, prandaj është lindur dhe shoqëria duhet të jetë njerëzore, prandaj jemi bashkë. Libri “Miku i madh i shqiptarëve” është, po aq sa biografik, edhe rrëfim i bëmave dhe i arritjeve, i sakrificave dhe i urtësisë sublime, kronikë dhe kronologji e jetës së Papa Vojtilës, i udhëtimeve brenda dhe jashtë vetes, me frymën e Tij pannjerëzore dhe të perëndishme, i një dashurie aktive, në veprim.

Autori gjithsesi është përqëndruar dhe në hulumtimin e asaj ane aq të rëndësishme për ne, në lidhjet e Papa Vojtilës me popullin shqiptar, marrëdhëniet me shtetin e tyre dhe me atë që do të shpallej si shteti më i ri në botë, të dyja të një kombi, pra me Shqipërinë dhe Kosovën, me krerët e shquar e të përbashkët, së pari me Nënë Terezën, me të cilën ka bashkëpunuar, ia dha mundësitë, pasi ia kuptoi flatrat, që më pas do ta lumturonte po vetë.

Po kështu autori na ritregon për vizitën historike të Shenjtërisë së Tij, Papa Gjon Pali II në Tiranë dhe Shkodër, rënien e Tij më gjunjë dhe puthjen e tokës tonë sapo zbriti nga qielli, ishte e fundmja rënie më gjunjë e Papa Vojtilës mbi tokë, pritjen madhështore, takimet me njerëzit, besimtarët, me Presidentin Berisha, vlerësimet që i bën Shenjtëria e Tij kishës shqiptare, martirizimit të saj, për besimin që ngjall, po kështu dhe takimet me Presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, lutjet për një Kosovë të lirë, takimet me shërbesarë, por dhe me ata të Radio-Vatikanit, seksioni shqip, që në ditët më të vështira, morëm prej tyre shpresë fshehurazi, teksa denonconin të keqen e deri dhe tek dhuratat që Dom Lush Gjergji i ka dhënë Papës, “Mesharin” tonë apo librin e tij për Nënë Terezën në gjuhën polake.

Polonia është vendi i Vojtilës dhe libri që po përurojmë tani na shtjellon nga fëminia e tij atje, në atë vend heroik e me kulturë, nga rinia, kur e nisi si poet, aktor, teksa zbuloi brenda vetes dhe filozofin e shkencëtarin, të cilat s’duhet të jenë e nuk janë në kundërshtim me njeriun e fesë, e deri tek thirrja: Habemus Papa! (Kemi Papë!)

Habemus shpresë, besim, kemi përvojën e të kaluarërs dhe vizionet e së ardhmes, kemi ëndrrën dhe botën, kemi vdekjen dhe lindjen dhe rilindjen e shenjtë, kemi veten të shumëzuar në miliarda e miliarda të tjerë.
Kulme dhe kumte kuptimplotë e të gjithkohshëm gjejmë në këtë libër, ndër të tjera në vijim dua të kujtoj vajtjen e Papa Vojtila në qelinë e atentatorit, të vrasésit të tij, Ali Alça. Me dorën që tërhoqi këmbëzën e revolverit, ai i rrëmben dorën Papës dhe ia puth fort si një ndjesë e pendim i thellë, mësim për mijëra e mijéra duar që kanë tërhequr me gishtin si kthetér këmbëzën e armëve në plotonet e pushkatimeve të llahtarshme dhe të atyre që kanë përdorur armë té padukshme në pushkatime të padukshme ideologjike, kulturore, në vrasjet e përditëshme, gjithnjë e nga pak, deri sa sollën rrënim shpirtëror dhe mendor. Por njeriu është caktuar të ngrihet dhe të triumfojë.

Bashkë. Me tjetrin. Ta kuptojmë dhe ta duam. Në diversitet dhe tolerancë, e gjitha si pasuri e përbashkët përvojash e vlerash të gjithmonta. Ja, në libër, mes fotove të shumta, Papa Vojtila me Kur’anin në dorë, duke e puthur Librin e Shenjtë, gjest emocionues e domethënës, aq kollaj i kuptueshëm për shqiptarët, të shquar për bashkëjetesën ndërfetare.

Dhe ky Papë, që kur Shqipëria ishte nën diktaturë, në bregun përballë lutej për të me lot në sy. Eshtë fakt se shqiptarët kanë zgjedhur në rrugëtimin e tyre anën e duhur të historisë, pavarësisht se pësimet kanë qënë të rënda dhe ndëshkuese, por që meritojnë gjithsesi shpërblim.
Pra me të drejtë monografia e parë për Papa Gjon Palit II, e shkruar nga një shqiptar, titullohet “Miku i madh i shqiptarëve”, siç u cilësua nga pritësit e tij në Shqipëri. Dhe është rastësi e bukur, nëse mund ta quajmë kështu, që autori i librit ka emrin ungjillor Engjëll dhe mbiemrin Koliqi, si të kardinalit të parë shqiptar, që kaloi një kalvar të tmerrshëm nëpër burgjet e komunizmit, por që nga ky Papë u përzgjodh dhe shelbua.

Libri ndërkaq është dhe një homazh i përbashkët i shqiptarëve, mirënjohje dhe vlerësim për një mik të madh e të përbotshëm, nderim ndaj së mirës, që duke dalë në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, e bën dhe më të vyer duke i dhënë dhe simbolikë të dyfishtë. Libri ka vlera të qëndrueshme dhe shërben për informacionin, datat, bëmat e një jete të madhe të një njeriu të madh dhe për kumtet dhe porositë që përçon, për falje dhe kujtesë, për mirëkuptim dhe ringritje, për paqe dhe një jetë me kuptim dhe me besim, me virtyte njerézore e të perëndishme.

Pavarësia, identiteti ashtu si liria, mëçuria dhe mirësitë kuptohen dhe mbrohen nga njerëz të pavarur, të lirë, të mënçur dhe të mirë dhe me identitet dhe njerëzit e tillë u përkasin popujve të tillë. Çdo popull është njeri, çdo njeri është popull.


----------------------
Engjëll KOLIQI, Miku i madh i shqiptarëve: reflektim i Don Lush GJERGJI



Engjëll KOLIQI, Miku i madh i shqiptarëve, Rugova Art – DRITA, Prishtinë, 2013, fq. 261


Ky studim dhe botim i mirëfillët ndriçon jetën dhe veprën e madhe të të Lumit Papës Gjon Pali II në dimensione familjare, thirrjes dhe shërbimit të tij meshtarak, ipeshkvit ndihmës në Krakovë, pjesëmarrësit në Koncilin e Dytë të Vatikanit, emërimit kardinal, zgjidhjes së tij të papritshme në Selinë e Shën Pjetrit. Sidomos theksohet dhe paraqitet me porosi dhe fotografi dërgimi i tij apostolik gjatë pontifikatit vërtet unik në historinë e Kishës katolike, mirëkuptimi dhe përkrahja e gjithanshme ndaj popullit shqiptar, si dhe ndaj shumë popujve të ndrydhur dhe të shtypur.
Jeta dhe vepra e tij është aq e madhe dhe domethënëse, sa që vështirë mund të gjejmë ndonjë emërtim të thjeshtë dhe të përbashkët për ta vlerësuar dhe cilësuar atë. Pendat më të ngritura, regjisorët dhe kamermanët e afirmuar dhe të spikatur, gazetarët, publicistët, krijuesitë e profileve të ndryshëm në Papën Gjon Pali II kanë pasur një Protagonist të shkëlqyeshëm për frymëzim, një figurë të madhe për zbërthim, një shembull të prekshëm për modelimin e njeriut dhe njerëzimit të ri.
Edhe Engjëll Koliqi i bashkangjitet kësaj “aradhe”, dhe disi dëshiron ta lajë borxhin e madh të Shqiptarëve, siç e quan ai ndaj “Miku i madh i Shqiptarëve”, për kujdesin e tij atëror, guximin e tij të profetik dhe biblik për ta luftuar komunizmin dhe ateizmin, për afërsinë dhe ngrohtësinë e tij gjatë Kalvarit tonë në Shqipëri dhe në Kosovë, për shpresëdhënie ndaj së ardhmes më të mirë për ne dhe për mbarë njerëzimin.
Të gjitha këto verpimtari të llojllojshme kanë një emërtim të përbashkët, një vlerësim të përputhur, një shqyrtim të gërshetuar dhe të njësuar: Papa Gjon Pali II vërtet ishte Njeriu i Zotit, i Kishës Katolike dhe i mbarë njerëzimit, Njeri i risive dhe rekordeve në Kishë dhe në botë. Afro 27 vitet e shërbimit të tij në Selinë Apostolike të Shën Pjetrit zbuluan mendjen e tij të mprehtë, vizionare dhe profetike, zemrën e tij të madhe, të ngrohtë dhe kozmike, vullnetin e tij të fortë dhe të pathyeshëm për dashuri, shërbim, flijim dhe përqafim të tërë njerëzimin, verpimtarinë e tij të palodhshme për paqe, drejtësi dhe pajtim mes njerëzve, popujve, feve, shteteve, për njeri dhe njerëzim të afruar, të bashkuar dhe të vëllazëruar, për bijësi me Zotin dhe vëllazëri me të afërmin.
Jeta dhe veprimtaria e tij ishte shumë e gjithanshme dhe krijuese: poet, dramaturg, filozof, teolog. Opusi i tij është tejet i madh dhe shumë i begatshëm, me plotë shqyrtime dhe studime të gjithanshme.
Për ne Shqiptarët Gjon Pali II ishte dhe do të mbesë mik, dashamir, përkrahës mbrojtës dhe prijës i pathyeshëm para qarqeve botërore.
T’ i përkujtojmë vetëm di sa lidhje të ngushta të tija me ne:
“Unë pas popullit tim polak më së tepërmi e dua popullin shqiptar, sepse, së pari keni vuajtur tepër gjatë e tepër shumë dhe padrejtësisht, dhe së dyti, sepse na keni dhuruar Nënën Tereze” (2 shkurt 1981).
Në shumë fjalime, udhëtime, meshë gati gjithmonë e pati në gojë dhe në zemër popollin shqiptar, Shqipërinë dhe Kosovën, duke theksuar fenë, shpresën dhe dashurinë, historinë, traditën, kulturën, lashtësinë tonë, qendresën shumshekullore dhe martirizimin me theksime mjaft të qëlluar dhe shumë pozitive.
“S’ mund të mbytet njeriu që e ka fenë e gjallë… Nëse në jetën e njeriut mbytet Zoti, mbytet edhe njeriu… Përjetoj përzemërsisht dhe vëllazërisht këto vuajtje të mëdha me vëllazërit dhe motrat shqiuptare” (27 prill 1986).
Apo: “E njoh historinë tuaj, shpeshherë të shkruar me gjak. E di se me arsye mbaheni krenarë për ligjet dhe traditat tuaja bujare…” (6 maj 1988).
Një kapitull shumë i veçantë për Papën Gjon Pali II ishte Kosova jonë, sfidat, rreziqet, dhuna që pësuam. Si babë dhe bari i mirë pothuaj në çdo qast dhe rast foli, shkrojti, protestoi, apeloi, lutej për mbrojtjen e popullit të pambrojtur dhe të pafajshëm, për lirinë dhe dinjitetin tonë njerëzor dhe kombëtar duke i cilësuar ngjarjet tona kështu:
“Krishti është përbuzur dhe refuzuar në ata të share dhe të vrarë në luftën e Kosovës…” (29 mars 1999); “Unë mendoj për ata që janë të vrarë, për ata që janë të pastrehë, për ata që janë të ndarë nga familjet e tyre, për ata që janë detyruar të largohen…” (4 prill 1999).
Me një fjalë pa të Lumen Nënën tonë Tereze (1910-1997) dhe Papën Gjon Pali II s’ mund të kuptohet dhe të shpjegohe gjendja e Kosovës, ndërhyrja e NATO-s, internacionalizimi i çështjes sonë si sfidë dhe si sprovë e ndërgjegjes njerëzore.
Papa Gjon Pali II e cilësoi Nënën Terze si përfaqësuesen më të mirë të popullit shqiptar dhe të Kishës Katolike në dimensione botërore.
“Ju falënderoj, të dashur shqiptarë, për këtë bijë të tokës suaj, të popullit tuaj…Grua sa të vogël me shtat, aq të madhe me vepra…që sjell dhe ruan brenda vetes hirin e bujarisë së papërmbajtur të zemrës shqiptare…(25 prill 1993).
Në lumturimin e saj ndër të tjera tha: “Jam personalisht i falënderueshëm ndaj kësaj Gruaje të guximshme të cilën gjithmonë e kam pasur afër vetes…” (19 tetor 2003).
Këtë miqësi, dashuri dhe përkrahje ndaj popullit shqiptar Gjon Pali II e ka shprehur në çdo vend dhe kend të botës, sidomos gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 25 prill 1993, në emërimin e kardinal Mikel Koliqit (26 nëntor 1994), gjatë trazirave në Shqipëri (1997), gjatë Kalvarit të gjatë të Kosovës (1981-1999), në përshpejtimin e procesit të lumturimit të Nënës Tereze.
Në këto lidhje të ngushta, të përzemërta dhe miqësore mes Papës Gjon Pali II dhe popullit shqiptar, rol të rëndësishëm paten edhe dy prelatët e lartë tonë, Imzot Nikë PRELA (1918-1996) dhe Imzot Mark SOPI (1938-2006), që fatbardhësisht vazhdon edhe me pasardhësin e tij, Papën Benediktin XVI, tani me Papën Françeskun.
Papa Gjon Pali II dhe Imzot Nikë Prela paten takime të shpeshta dhe të përzemërta, bisedime të frytshme për Kosovën dhe për Kishën tonë. Imzot Nikë Prela vazhdimisht e ka informuar Papën gojarisht dhe me shkrim mbi gjendjen tonë, si dhe të gjitha institucionet tjera kishtare dhe shetetërore të Evropës dhe të botës.
Po e përkujtoj vetëm takimin e tyre të fundit më 17 tetor 1995, kur Papa dukshëm i emocionuar para Ipeshjvit në karrocë, para të gjithëve me ofshamë goje dhe zemre klithi: “Kosova plaga dhe shpresa jonë!”.
Gjon Pali II fill pas luftës në Kosovë (1999), e falënderoi personalisht Imzot Mark Sopin, Kishën dhe klerin katolik për guximin, dëshminë dhe shërbimin ndaj popullit të rrezikuar pa dalime gjatë Luftës 1998-1999.
Imzot Mark Sopi kështu e vlerësoi Gjon Palin e II: “Për popullin Shqiptar Papa ishte mik i madh dhe tregoi dashuri të madhe për të. Ai këtë e dëshmoi me vepra duke treguar angazhimin e palodhshëm në gjetjen e zgjidhjeve paqësore për Kosovën tonë të dashur”.
Kjo simpati dhe dashuri ndaj popullit shqiptar në përgjithësi, ndaj Kosovës në veçanti, është dëshmuar dhe përforcuar edhe me takimet e Gjon Palit II dhe Presidentit të Kosvës dr. Ibrahim RUGOVA )1944-2006).
Papa çmonte shumë Njeriun e urtë dhe veprimtarin e guximshëm, krijuesin dhe frymëzuesin e strategjisë paqësore jodhunore në Kosovë, në Ballkan dhe në Evropë, dr. Ibrahim Rugovën.
Ja vetëm disa hollësi:
Pas takimit të dr. Ibrahim Rugovës me Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit ai ndër të tjera tha: “Pasi Zoti, Papa, Vatikani është me ne, atëherë jam i bindur se e dhe bota do të jetë me ne, në anën tonë…”(27 qershor 1991).
Gjatë bombardimeve të NATO-s Papa Gjon Pali II e pranoi në audiencë private dr. Ibrahim Rugovën dhe familjen e tij. Po ashtu edhe në takimet tjera, veçmas atë të fundit në vitin 2003, qe vlerësuar nga qarqet e Vatikanit dhe të botës si përforcim miqësie dhe bashkëpunimi mes Selisë Shenjte dhe Kosovës.
Dr. Ibrahim Rugova në një takim me Imzot Nikë Prelën ndër të tjera tha:
“Në mua kanë ndikuar pozitivisht dy personalitete botërore, Papa Gjon Pali II dhe Nëna Tereze. Papa Gjon Pali II angazhohet gjithnjë për paqe në mbarë botën dhe është vendosmërisht kundër dhunës dhe luftës kudo. Nëna Tereze me dashuri e përfitoi mbarë njerëzimin…” (gusht 1993).
Pjesëmarrja e delegacionit të lartë të Vatikanit në varrimin e dr. Ibrahim Rugovës, si dhe cilësimi i tij si “Gandi dhe vizionari paqësor i politikës”, edhe një herë dëshmuan dhe vërtetuan marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin e frytshëm mes Papës Gjon Pali II dhe dr. Ibrahim Rugovës, Kosovës dhe Vatikanit.
Në historiografinë e afërt të popullit shqiptar Papa Gjon Pali II ka një vend kulmor dhe meritor për zhvillimin dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës, si dhe më gjerë, të popullit tonë. Provani a Zotit në kohën e duhur i gjeti njerëzit e zgjedhur dhe së bashku me ta e shkrojti një faqe të ndritshme të historisë sonë.
Njerëzit e mirë dhe të mëdhenj, si ishin papa Gjon Pali II, Nëna Tereze, Imzot Nikë Prela, Imzot Mark Sopi, dr. Ibrahim Rugova, lindin rallë dhe nuk vdesin kurrë. Kjo është histori, fatbardhësi dhe lumturi për ne, ngushëllim dhe siguri se Zoti mendon dhe vepron ndër ne, për ne dhe me ne.
Falënderoj përzemërsisht Engjëll Koliqin për punë dhe studim në këtë monografi, që është edhe si “meze” për shpalljen Shenjt të të Lumit Papës Gjon Palit II së bashku me të Lumin Papën Gjoni 23, vitin e ardhshëm, më 27 prill 2014. Ky botim është shkruar me shumë përkushtim, flijim, frymëzim, falënderim dhe dashuri. Shpresoj dhe uroj që të pranohet dhe lexohet me të njëjtat ndjenja.

Don Lush GJERGJI





Dashuria dhe respekti që gëzjonë ndër shqiptarë Nënëmadhja Nëna Terezë dhe ish presidenti amerikan Bill Klinton


Klinton me Nene Terezen




“Nënë Tereza, ishte e para Ajo që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që e plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”, kishte deklaruar Bill Klinton pas ndërhyrjes së NATO-s për çlirimin e Kosovës. Postimi i kësaj deklarate me rastin e 10 vjetorit të Lumnimit të Nënës Terezë, pati një shikim të jashtëzakonshëm në portalin FLORPRESS duke arritur në vetëm një publikim 239.896 shikime, 199.028 pëlqime (like), 6.473 shpërndarje dhe mbi 370 komente. Një rekord thuaja i paarritshëm, për nga shikimet dhe pëlqyeshmëria. Ndërsa, në një postim të dytë, vetëm për një orë, gjatë ditës së premte  mori mbi 24.012 shikime, dhe mbi 998 pëlqime (like), ndërsa kjo lloj ‘gare’ vazhdon, njëkohësisht dëshmon, dashurinë dhe respektin që gëzon ndër shqiptarë “Nëna Terezë” dhe ish presidenti amerikan Bill Klinton.

35 VJET NGA NJË DITË E “PARACAKTUEME”...

Nga Fritz RADOVANI:

Polonia, statujë gjigante për Gjon Palin II

Nder ngjarjet ma të shenueme të Epokës 2000 vjeçare të Kishës Katolike Botnore, asht data 16 Tetor 1978, atë ditë, kur Karol Wojtila i Polonisë komuniste zgjidhet Papë. Diten që u shpall zgjedhja e Tij si Papë per gjithë Boten u krijue një mendim nder të gjithë besimtarët katolik: “U lindi një shpresë”...ndoshta, nga dëshira e ndrydhun!
Mbas vitit 1963 që na dukej aq larg kur e mendojshim... Portreti i polakut Wojtila, sikur shpjegonte dishka të mëshefun mbrenda një fisnikije të paster. Të gjithë pa pikë dyshimi besonin në një forcë shpirtnore që buronte nga Atdhetarizmi polak i njohun dhe i perforcuem në dy betejat e pergjakshme të Luftës së Dytë Botnore, e ndoshta, krejt i pa provuem në Europë, perballë dy diktatorëve të asaj luftë: Hitler e Stalin. Madhështia e një Burri si Ai, ishte e lidhun me forcen shpirtnore dhe kuptohej vetem në përzemërsinë që shperthente kur bahej fjalë per persekucionin dhe shtypjen e të drejtave të njeriut.
Papa Gjon Pali II dukej si një vullkan kur fliste per Lirinë e Popujve të robnuem dhe, nuk mund të permbahej dhimbja shpirtnore e Tij kur fliste per Lirinë e Fesë. Ishte perballë Selisë së Tij në Vatikan, shemtimi ma i madh i Shekullit XX, Shqipnia ateiste e dhunueme nga komunistët sllavo – otoman ku, masakrohej çdo Njeri që beson në Zotin!



E, a mund ta pranonte këte Gjenocid në Atdheun e Gjergj Kastriotit një Polak?!
E, a mujte me heshtë një Papë, kur Zemra e Nanë Terezës pikonte gjak?!
E, a mujte një Papë, me pa Popullin e Ibrahim Rrugovës, në fund të shek. XX, tue e dëbue nga Trojet e veta një barbar komunist sllav?!


Një portret i një Pape që tregonte mendimin e thellë e të përqendruem tek sa e sa viktima të komunizmit dhe terrorizmit skllavnues, i cili, vetem me sy na jepte forcë!
Në vitin 1980 Papa Gjon Pali II, vizitoi në Jug të Italisë Otranton, e atje tha:
“Unë nuk rrij pa sjellë sytë nga Kisha Katolike heroike në Shqipni, e permbysun nga persekutimi i eger dhe i gjatë, por e pasunueme me dashuninë e Martirëve të Saj...” Atëherë nuk na besohej se një Papë Polak dinte aq shumë per vuejtjet tona...

Kur Papa vizitoi qytetin e Barit në vitin 1984, Ai persëriti edhe njëherë: “Mendja më shkon nga ky qytet, tek vllaznit e motrat e Shqipnisë, të cilët nuk mund të shfaqin haptas besimin e tyne fetar, një e drejtë themelore e kenjeve njerzore. Po ju këshilloj në lutjet tua të perbashkëta, se due ti siguroj këta vllazen që janë kaq të lodhun, se ata kanë një vend të veçantë në zemren time dhe ia Besoj per mbrojtje Zojës sonë!”


Në muejn Prill 1986, Papa vizitoi komunitetit katolik Shqiptar në Romë, dhe i tha fratit Shqiptar At Daniel Gjeçaj OFM., këto fjalë të paharrueshme: “Çdo ditë, sidomos gjatë sakrificës eukaristike, unë perpiqem të jetoj martirizimin tuej, të besimtarëve tuej, të vllazenve dhe motrave tona në Shqipni. Unë lutem çdo ditë per t’ ardhmen tuej, per të gjithë besimtarët e besimeve të ndryshme dhe per Kishen në Shqipni, e cila në dukje, asht zhdukë...Unë e baj këte tue qendrue para Botës, sepse Bota duhet ta kuptojnë këte vuejtje, duhet ta kuptojnë këte padrejtësi!”



Dhe, pikrisht me 25 Prill 1993, plot 20 vjet perpara Papa Gjon Pali II puthi edhe Token Shqiptare, Até Tokë të lame me Gjak Martirësh, per të cilen Ai lutej çdo ditë!
Ai vinte nga një Aushvic... në një Tiranë tiranësh, ku vrasjet e besimtarëve të Tij ishin anë e kand një cope tokë, jo ma e madhe se 28.000 km. katror...e ku, nen çdo pllambë Tokë...ishte një Klerik Katolik Shqiptar i masakruem...Pa Kryq tek koka!


Shqipnia mbas vitit 1968, nuk kishte asnjë Kishë Katolike të padhunueme...
Ai vinte në Shkodër, mu në qendren e Gjenocidit komunist kunder Klerit Katolik Shqiptar, pikrisht aty ku, edhe vetë Europa nuk dinte (ose bante sikur nuk dinte) per çka kishte ngja! Ai vertetë vinte nga një Poloni e robnueme, po në dorë kishte “çelsat” e një Kështjelle ma të dhunuemen në Ballkan me emnin “Rozafat”, ku pikrisht,... brijë sajë, mbi rrenojat e barbarëve të vitit 1967, Ai vuni me duert’ e Tij një Gurë...
Gurë që nuk do të tundet ma kurrë!..


Ishte porosi e Palit që në vitin 68 mbas Krishtit...
Atij Pali, paraardhës i Gjon Pali II..! Ky ishte polak... po ishte edhe yni!
Po, Po, i Shqiptarëve të Gjergjit... Bash Atij Prijsit Shqipeve që mbrojti Europen!
E para shtatores së Tij prej bronxi na la këte porosi:
“Të dashtun Vllazën e Motra! Sa herë në të kaluemen ju asht dashtë me ruejtë identitetin tuej. Me një angazhim të tillë, sikur edhe vetë ky shesh na e kujton, u shque figura e naltë e të Krishtenit Gjergj Kastriotit Skenderbeut, i respektuem nga Papët e Romës dhe përjetësisht i gjallë në kujtimin e Popullit Shqiptar...
Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vllazën e Motra s’ ishte pa kurrë në historinë e njerzimit... Europa duhet ta dijë...



Shqiptarë, Mos kini frikë!..”
***



35 vjet u banë që u zgjodh Papa Gjon Pali II...Me daten 16 Tetor 2013 !
Askush nuk mund të parashikonte se 20 vjet maparë, Ky Njeri i Madh që me thirrjen e Tij “Mos kini frikë!”... do të shemte komunizmin barbar të Shek. XX, dhe në vitin 1993...do të zbatonte dëshiren e vjeter të Papëve të Romës, me vizitue Shqipninë.
Tashti nuk ishte vetem Shqipnia e Gjergj Kastriotit po, edhe e Nanë Terezës...
Né që e kemi pa me sy në Katedralen e Shkodres, kemi pasë fatin e madh dhe ndoshta, të papërsëritshëm...me pa me sytë tonë Një Yll që kaloi në 130 vende të Botës, tue u dhanë dritë, dashni, paqë, mirkuptim, buzqeshjen e harrueme, e ma shumë se të gjitha, shpresë, guxim e trimni per vepra të mëdha në sherbim të Njerzimit...
“Mos kini frikë!”...
Me daten 3 Qershor 1991...edhe unë nëpermjet Imz. Mikel Koliqit... I bana një mesazh!... Me daten 8 Qershor, ora 19.00 mora përgjegjen bashkë me Bekimin e Tij...
Nuk kishte si me kenë rastësi ardhja e Gjon Palit II në Vatikan!
Janë plot 35 vjet...që u realizue edhe “Një Ditë e paracaktueme!..”

Melbourne, Dhjetor 2013.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...