2014-04-09

Frojd dhe mendimi i një gjeniu

Një intervistë me Xhovani Xhervis, profesor i Psikologjisë Dinamike në La Sapienza të Romës

Tek analizë e mbarueshme dhe analizë e pambarueshme, Frojdi pohon që psikanalisti nuk duhet të konsiderohet një «dhënës urtësie». Në njëfarë mënyre duhet të zbresë nga piedestali mbi të cilin vihet me lehtësi dhe mbi të cilin nganjëherë bie, sepse shpesh «nuk është bartës shëndeti më të madh mendor se pacientët e tij.

Materializmi dhe pozitivizmi i Frojdit e ndjejnë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, por në mënyrë shumë më evidente, krizën e konceptimit të individit të gjeneruar nga darvinizmi. Në këtë kuptim, Frojdi futet në rrugën e hapur nga teoritë darviniane.

Profesor Xhervis le ta fillojmë këtë analizë të figurës së Zigmund Frojdit duke përshkruar kontekstin historiko–kulturor që influencon mbi veprën e tij.

Problemi i kontekstit është i një rëndësie qendrore pikërisht pse Frojd paraqitet si pikë konvergjence e një serie temash, të cilat janë qendrore të kulturës së tetëqindtës dhe, në të njëjtën kohë, si pikë zgjidhjeje dhe kthese. Në radhë të parë, është oportune të flitet për temën më të rëndësishme, domethënë krizën e konceptimit klasik të individit. Në këtë kuptim, si mendimtar, si themelues i një korrenti ideologjik, Frojdi me të drejtë afrohet me mendimtarë të tjerë: më të rëndësishmit që vijnë në mendje, nga ky këndvështrim, janë Niçe, Marks dhe Darvin. Ata përbëjnë atë që Paul Rikoeur e ka quajtur «shkolla e dyshimit». Çfarë është dyshimi? Është dyshimi sistematik mbi vetëlegjitimimin e ndërgjegjes. Paraardhësi ideologjik më i dukshëm i Frojdit është Niçe, edhe pse Frojdi pohonte se nuk i kish lexuar veprat e tij; ndoshta nuk ishte e vërtetë. Në fakt, mjaft qartë tek Niçe dhe më parë tek Fransis Bejkën, tek Hjum dhe tek Shopenhauer, të cilët Frojdi i kish lexuar ekziston një konceptim i krizës së individit, i «krizës së Unit». Uni, thotë tashmë Niçe, nuk është diçka që është e dhënë, por është diçka që është bërë: përkundrazi, njeriu luan me Unin e tij.

Ka diçka nga brendësia që dominon dhe përcakton Unin tënd si iluzion i të qenit individ i plotë, i vetëlegjitimuar dhe i vetëpërcaktuar. Kjo ishte pika qendrore për Frojdin, edhe pse nuk mjafton për të përcaktuar të gjithë perspektivën e refleksionit të tij; ekzistojnë kështu elementë të tjerë ideologjikë që kontribuojnë për ta përkufizuar. Njëri sigurisht jepet nga influenca e darvinizmit. Darvini është sot një figurë gjerësisht e rivlerësuar në shkencën moderne pikërisht prej influencës që ka pasur gjatë të gjithë rrugës së psikologjisë të nëntëqindtës, si dhe mbi biologjinë. Me të fillon një kritikë sistematike ndaj konceptimit idealist të individit dhe fillon edhe demonizimi i botës naive për të konceptuar ndërgjegjen. Darvini pohon në mënyrë eksplicite se diferencat midis njeriut dhe kafshëve janë si diferenca cilësore, por edhe që përcaktohen në procesin evolutiv, në të cilin nuk asgjë thelbësisht të re që të futet nga jashtë. Në thelb, njeriu është kafshë ose bir kafshe dhe Frojdi e ka të qartë në mendje këtë definicion. Materializmi dhe pozitivizmi i Frojdit e ndjejnë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, por në mënyrë shumë më evidente, krizën e konceptimit të individit të gjeneruar nga darvinizmi. Në këtë kuptim, Frojdi futet në rrugën e hapur nga teoritë darviniane.

Të ndalemi në korpusin frojdian në përgjithësi: si na paraqitet komplesivisht?

Tema dhe problemi i domethënies së veprave të Frojdit është me interes të jashtëzakonshëm, si dhe shumë kompleks. Në qoftë se shqyrtojmë korpusin e veprave frojdiane, vërejmë se ai përgjithësisht përmblidhet në dhjetë vëllime, në të cilat janë veprat e tij me interes psiko-analitik. Lihen jashtë disa vepra rinore, që nuk janë të rëndësishme drejtpërsëdrejti për sa i përket psikanalizës. Frojdi ka shkruar vepra të rëndësishme, duke filluar nga viti 1895, deri në epokën e vdekjes, deri më 1937-1938; bëhet fjalë për një seri shkrimesh, punimesh, që qëndrojnë në një hark vitesh mjaft të gjerë. Menjëherë është për t’u thënë një gjë: opusi zyrtar frojdian nuk përfshin epistolarin, sepse thjesht nuk është zakon ta bashkosh me shkrimet e tjera. Epistolarët, që janë me interes të jashtëzakonshëm, janë botuar vetëm kohët e fundit. Ka shkrime të tjera të Frojdit, në veçanti disa letra, që akoma nuk janë bërë publike nga ata që janë trashëgimtarët dhe që ruhen në Shtetet e Bashkuara. Kjo veç të tjerash provokon mjaft polemika.

Epistolarët, për shembull korrespondenca me Jung apo me Frais, janë të rëndësishme për sa mund të kapim të formuarin e ideve frojdiane dhe lindjen e vetë psikanalizës. Pjesë të tjera të epistolarëve janë me interes më të specializuar, më margjinale, midis të cilëve epistolari midis Frojdit dhe Ferençit, i cili është botuar kohët e fundit. Shkrimet e Frojdit janë heterogjene: midis tyre gjejmë shkrime sistematike, punë të rastësishme, me karakter didaktik dhe shkrime të tjera që nuk u pati as dëshirën dhe as kohën t’i rilexonte dhe kështu që u botuan në formën e bocave. Niveli i punimit është shumë i ndryshëm. Për më shumë, është për t’u vërejtur se nëpërmjet këtyre shkrimeve regjistrojmë një evolucion në mendimin e Frojdit, por edhe një degëzim, në kuptimin që disa tema, për shembull konceptimi i mendjes, struktura e mendjes, ajo që quhet «metapsikologjia» dukshëm modifikohen. Tema të tjera shtohen me kalimin e kohës në kuadrin e kërkimit të Frojdit; ai është marrë me tema me interes të jashtëzakonshëm me karakter antropologjik, filozofik e social, sidomos në dy dekadat e fundit të jetës së tij.

Këto degëzime të mendimit të tij, me karakter jo ngushtësisht klinik, jo vetëm na ndihmojnë të kuptojmë mendimin e tij më në përgjithësi, por na japin një kuadër më të qartë të orientimeve të tij. Frojdi i modifikon idetë e tij; duhet thënë se nganjëherë edhe në shkrime të vonshme gjenden ide të reja që bashkëjetojnë me të tjera tashmë të konsoliduara apo deri «të vjetra» e të tejkaluara. Ka shtytje, prej nga ku mund të deduktohet se Frojdi orientohet gjithnjë e më shumë drejt konceptimesh psikologjike, të çliruara nga konsiderata të natyrës shkencore, biologjike e neruologjike. Me fjalë të tjera, në shkrimet e fundit, ka dhe referime ndaj natyrës biologjike të njeriut dhe aspekteve të caktuara që Frojdi mendonte se qenë të rëndësishme në raportin midis trurit dhe funksioneve psikike. Ka në shkrimet e fundit aspekte të tejkalimit të konceptimeve në mënyrë të dukshme më naive të psikanalizës si shkencë ekzakte, por, në të njëjtën kohë, ka teza që futen në këtë konceptim të përgjithshëm; në një prej shkrimeve të fundit Frojdi në fakt thotë: «Psikanaliza është një shkencë si kimia apo fizika», gjë që sot e konsiderojmë pak absurde, por që qysh në atë epokë mund të konsiderohej e diskutueshme.

Mund të na flisni për evolucionin e mendimit frojdian duke ripërshkuar disa etapa qendrore?

Le të fillojmë me veprat frojdiane, të shkruara përpara nëntëqindtës dhe që hodhën bazat e psikanalizës. Mund të dallojmë jo vetëm në brendësi të prodhimit frojdian, por edhe midis ngjarjeve të jetës së Frojdit, që pastaj janë të lidhura ngushtësisht me prodhimin e tij intelektual në mënyrë më të thjeshtë dhe më skematike, mund ta ndajmë këtë hark kohor, të jetës, në dhjetëvjeçarë; kemi kështu periudhën që shkon deri më 1900, dhjetëvjeçarët 1900 – 1910 dhe 1910 – 1920, e kështu me radhë, deri në fundin e viteve Tridhjetë (Frojdi vdes më 1939). Përpara fundit të tetëqindtës kemi si një seri shkrimesh në të cilat merr formë ideja psiko-analitike, ashtu dhe veprën që ndoshta mbetet kryesorja e Frojdit, domethënë interpretimin e ëndrrave, që botohet saktësisht më 1900-ën.

Duhet kujtuar miqësia midis Frojdit dhe Brojerit, një mjek mik i Frojdit, katër vjet më i madh në moshë se ai. Me Brojerin merr formë vepra e parë me interes psiko-analitik, “Studime mbi histerinë”, që është e periudhës 1892 – 1895. Formimi i Frojdit është thelbësisht mjekësore: neurologjike dhe psikiatrike. Mund të shikojmë evolucionin e një karriere që nis nga kërkimet neurologjike laboratorike dhe arrin deri në interesa ngushtësisht më klinike, domethënë tamam kurative. Shfaqen kështu çështjet e definicionit të histerisë, e kurimit të mundshëm të saj, e funksionimit të hipnozës; formulimi i një teorie të traumës psikike si shkak i hipnozës; formulimi i teorisë sipas së cilës një traumë e harruar dhe e hequr është shkaku i shqetësimeve histerike. Ideja që shërimi eventual nga shqetësime histerike kalon nëpërmjet një mekanizmi «shfryrjeje», implikon bërjen aktive të kujtimit të traumës. Lindja e psikanalizës ka si bazë pikërisht këtë studim mbi histerinë. Si pasojë e këtij studimi hapet një diskutim rreth pandërgjegjshmërisë, të kujt janë forcat që veprojnë në të, nga një pikëpamje klinike, psikologjike dhe në njëfarë mënyre, edhe neurologjike.

Profesor Xhervis, mund të marrim në shqyrtim në brendësi të prodhimit frojdian dhjetëvjeçarin e luftës dhe të pasluftës, i cili karakterizohet nga zhvillimi i teknikës psiko-analitike në kuptimin e vërtetë të fjalës?

Shkrimet më të rëndësishme mbi teknikën psiko-analitike janë pikërisht të kësaj periudhe, domethënë të fillimit të dhjetëvjeçarit të dytë. Është formulimi i konceptit «transfert» dhe i «controtransfert», janë përshkrimet që Frojdi u jep nxënësve të tij lidhur me mënyrën sesi duhet ta kryejnë psikanalizën. Bëhet fjalë për një prej trashëgimive të mëdha të mendimit frojdian për terapinë klinike të shekullit tonë. Siç e dimë të gjithë, mendimi frojdian ka dhënë kontribute dhe trashëgimi të diferencueshme; është lëvizja psiko-analitike, e cila është një tërësi shoqatash private dhe me besim frojdian, që deri pak vite më parë është zhvilluar në një botë mjaft të pavarur si nga studimet e psikologjisë, ashtu dhe nga akademitë universitare. Është influenca e Frojdit mbi kulturën që ndoshta është elementi më i rëndësishëm mbi konceptimin që njeriu perëndimor i jep vetes (nëse sot flasim për Frojdin, e bëjmë në thelb për këtë motiv). Është influenca e Frojdit mbi klinikën moderne, mbi mënyrën për të trajtuar pacientët, mbi mënyrën e konceptimit të neurozave. Ka disa pika kryesore, që kanë të bëjnë pikërisht me strukturën e raportit midis terapeutistit dhe pacientit, ose, për ta thënë më në përgjithësi, midis atij që vihet në rolin e dhënësit të ndihmës dhe atij që vihet në rolin e marrësit të kësaj ndihme.

Këtu konsideratat e Frojdit kanë një aktualitet dhe një vlerë që nuk e hasim në aspekte të tjera të mendimit frojdian lidhur me klinikën dhe terapinë. Në njëfarë mënyre, Frojdi na paralajmëron lidhur me kompleksitetin e këtij raporti nga një pikëpamje psikologjike. Ai na thotë se pacienti ose çdo person që kërkon i ndihmë për motive personale dikujt tjetër, pozicionohet në një botë shpresash e fantazish respektivisht tjetrit, që është shumë e rëndësishme për gjendjen e tij psikike dhe që mund të rezultojë e rëndësishme për shërimin e tij përfundimtar: në thelb, ky është procesi transfert. Subjekti vuajtës projekton tek mjeku, tek ai që duhet ta ndihmojë, një shpresë shpëtimtare dhe e vesh deri diku me karakteristikën «magjike» të plotfuqishmërisë: i projekton afeksionet e tij mbi një figurë të idealizuar, të tipit prindëror. Gjëja më e interesante është se Frojdi kupton një problem që pastaj do të ripropozohet në terma të ndryshëm në një prej shkrimeve të fundit të tij, analizë e mbarueshme dhe analizë e pambarueshme relativisht faktit se edhe kush jep ndihmë ka problematikat e veta të pandërgjegjshme.

Kush jep ndihmë, mjeku psikiatër apo psikanalisti, pozicionohet kundrejt pacientit me një seri shpresash dhe e shikon veten në një optikë të caktuar. Për shembull, edhe mjeku mund të ketë tendencën për t’u mbajtur më i fuqishëm sesa është; mund të ndodhë që ai të pranojë një atribuim të caktuar idealizues ose mund të ketë ndjenja pasigurie, pasi e di që instrumentet e tij terapeutikë janë më pak efikase sa mendon pacienti. E gjitha kjo përcakton një seri problemesh psikologjike që janë veçanërisht të rëndësishëm, Frojdi kupton problemin e «controtransfert», domethënë të tematikave psikologjike, të zgjidhura ose jo nga terapeutisti, edhe pse kjo do të analizohet në të gjithë rëndësinë e saj vetëm duke filluar nga vitet Pesëdhjetë, domethënë shumë kohë pas vdekjes së tij.

Le të flasim për vitet e fundit të Frojdit, vite që shkojnë nga 1930 e prapa. Çfarë refleksionesh i karakterizojnë këto vite të fundit të jetës së tij?

Vitet njëzet dhe Tridhjetë shikojnë suksesin e psikanalizës në kuadër kulturor; suksesi i tij para së gjithash është sukses i prozelitizmit, pasi krijohet Lëvizjen Psiko-analitike. Në këtë periudhë verifikohet diaspora e madhe e psikanalistëve hebrej në Shtetet e Bashkuara; nëpërmjet surrealizmit, idetë e Frojdit hyjnë veç të tjerash të bëhen pjesë e kulturës së pararojës, pjesërisht e kulturës artistike, e kulturës letrare. E dhënë interesante dhe e rëndësishme është se idetë psiko-analitike në vitet Njëzet e Tridhjetë pranohen jo vetëm në brendësi të kulturës në përgjithësi, por sidomos në ambientet kulturore antikonformiste. Në këtë epokë idetë e psikanalizës shoqërohen shpesh me idetë e marksizmit, me idetë anarkiste dhe në përgjithësi të gjitha ato perspektiva ideologjike të bazuara në parime liberale, edhe në fushën e edukimit të fëmijëve. Në brendësi të evolucionit frojdian meritojnë të kujtohen një seri shkrimesh të rëndësishme, që kanë të bëjnë me konceptimin e shoqërisë dhe analizën e neurozës në raport me qytetërimin.

Frojdi jep një formulim jashtëzakonisht interesant dhe akoma, në disa aspekte, i pranueshëm. Fillimisht Frojdi theksonte se trajtimi psiko-analitik në thelb duhej të synonte që të sillte në ndërgjegje «heqjen» dhe që nga kjo të derivonte shërimi i pacientit. Më pas ai kupton se pacientët nuk shërohen dhe aq me lehtësi dhe se trajtimi psiko-analitik duhet të synojë në gjëra të tjera, domethënë thelbësisht në një ristrukturim të mbrojtjeve të Un-me shumë prej nxënësve të tijit, në një modifikim aspektesh të caktuara të personalitetit. Në origjinë të këtij ndryshimi në konceptimin e modaliteteve dhe të finaliteteve të psikanalizës ka faktorë të ndryshëm, midis të cilëve, ka gjasa, kontrastet me shumë ish-nxënës të vet. Më 1911 ndodh prishja me Adlerin, pasuar më 1913 nga prishja me Jungun dhe më pas ajo me Oto Rank e të tjerëJ. Kemi edhe një rimendim lidhur me urtësinë e psiko-analistit; tek analizë e mbarueshme dhe analizë e pambarueshme, Fojdi pohon që psikanalisti nuk duhet të konsiderohet një «dhënës urtësie». Në njëfarë mënyre duhet të zbresë nga piedestali mbi të cilin vihet me lehtësi dhe mbi të cilin nganjëherë bie, sepse shpesh «nuk është bartës shëndeti më të madh mendor se pacientët e tij».

Në disa aspekte, Frojdi është intolerant dhe dogmatik, por në të njëjtën kohë qe një person thellësisht i ndershëm me veten, sa për t’u nënshtruar autokritikave të vazhdueshme, të paktën të anshme. Lidhur me dimensionin e brendshëm dhe qëndrimin e tij ndikojnë ngjarja e nazizmit, si dhe një gjendje personale pak a shumë e rëndë, domethënë fakti që për shumë vite me radhë ka vuajtur për shkak të një kanceri në gojë, që më pas e ka çuar në vdekje. Kujtoj se Frojdi ka vdekur me eutanazi më 1939; ka qenë mjeku i tij që ia ka injektuar një dozë të lartë morfine, duke ndjekur udhëzimet e sakta të tij. Të mos harrojmë se Frojdi në vitet e fundit të tetëqindtës përdorte kokainë, me rreziqe të mëdha, ndoshta edhe me ndonjë pasojë në gjendjen e tij. Në thelb, Frojdi edhe në këto vite të fundit të jetës së tij, në të cilat kanë ndodhur këto revizionime, dyzime dhe hidhërime, nga pikëpamja e personalitetit, konfirmohet si intelektuali i madh tipik i tetëqindtës.

Kriminaliteti dhe ndikimi i henes te plote ne te.


Qysh nga kohërat e lashta është i njohur fakti se hëna ka ndikim në njeriun.
Kështu që, me kalimin e kohës, janë krijuar kulte në bazë të të cilave më vonë janë shkruar tregime, e disa prej tyre janë realizuar në projekte filmike, me tema të ndryshme horrori. Në këta filma, të pashmangshme kanë qenë skena me pamje të hënës së plotë.






▪ Në këtë fazë të hënës së plotë, zakonisht shfaqeshin skena me vrasës, dhunues dhe kriminel të ndryshëm. Të gjithë këta, vërehej se ishin të ndikuar nga fuqia e hënës.


Sipas burimeve të Nasa-së, distanca në mes të Hënës dhe Tokës lëvizë prej 356,410 km e gjer më 406,697 km. Distanca mesatare është 384,400 km.
Diametri I hënës është 3,476 km, kurse diametri I Tokës është 12,756 km.
Perimetri I hënës është 10,927 km, kurse perimetri I Tokës është 40,075 km.

Shkencëtarisht është e ditur se hëna ndikon në baticën dhe zbaticën e oqeaneve, detërave, në botën shtazore, bimore e gjithsesi ky ndikim manifestohet edhe tek njerëzit.


Kështu, ndikimi I hënës ka rëndësi të madhe në jetën e përditshme. P.sh. në mjekësi është I njohur fakti se gjakderdhjet (hemorragjitë) gjatë hënës së plotë janë më të mëdha, kështu që kirurgët gjatë përgatitjeve për operacion kësaj dukurie I kushtojnë kujdes të posaçëm.


Dr. Edson J. Andrews nga Asociacioni I Mjekësisë në Florida kishte bërë një hulumtim në 1.000 persona që ishin operuar nga bajamet dhe kishte konstatuar se 82% të tyre kishin pasur gjakderdhje më të madhe pas operacionit në fazën e hënës së plotë. Sipas këtij mjeku, kjo fazë është e rrezikshme për kirurgjinë dhe këto të dhëna duhet të shpërndahen dhe të shërbejnë si bazë për planifikimin e operimeve.


Gjithashtu edhe gjakderdhja gjatë ciklit menstrual në këtë fazë është më e madhe.
Hëna e plotë në mes tjerash, ndikon e dhe në pagjumësi. Somnambulët (njerëzit që hëna ka ndikim në ta, që zgjohen gjatë gjumit dhe kryejnë veprime të ndryshme pa vetëdije) janë një dukuri e njohur, që të gjithë ose I kemi parë ose kemi dëgjuar për ta nga rrethi I ngushtë ose I gjerë.


Ndikimi I hënës vërehet edhe në disponimin e përgjithshëm të njerëzve. Me siguri se e keni vërejtur se në këtë kohë në mbrëmje jeni më të shqetësuar se zakonisht, kështu që iu pengojnë disa imtësi që zakonisht nuk I keni vërejtur.


Duke u nisur nga kjo, shumë shkencëtarë botërorë e kanë studiuar këtë fenomen dhe kanë ardhur në përfundim se hëna e plotë pashmangshëm ndikon në sjelljet e njerëzve. Natyrisht se ka pasur edhe shkencëtarë të tillë që nuk e pranojnë këtë teori, mirëpo shkencëtarët që e përfaqësojnë këtë teori, mendimin e tyre e mbështesin dhe e ilustrojnë me shumë fakte dhe statistika.


Dr. Arnold Lieber pas një studimi 15vjeçar të ndikimit të hënës së plotë në njerëzit ka ardhur në përfundim se:


Gjatë hënës së plotë numri I vrasjeve është më I madh, Lëndimet e trupit janë shumë të shpeshta, Aksidentet rrugore në këtë kohë janë shumë të theksuara, Vetëvrasjet më së shumti ndodhin në këtë fazë.


Ky shkencëtar, si mjek në Klinikën Psikiatrike në Miami kishte konstatuar korrelacionin në mes të hënës së plotë dhe pacientëve në këtë spital. Në këtë korrelacion ishte bindur edhe I tërë personeli mjekësor në këtë spital.


Prandaj që prej atëherë ky fenomen e kishte inspiruar këtë shkencëtar që të merrej edhe më tutje me këtë çështje. Rezultatet e hulumtimit kishin qenë mahnitëse. Numri më I madh I vrasjeve ishte kryer pikërisht gjatë hënës së plotë.
Pse ndikon hëna në njeriun? Kur hëna të arrijë pozitën më të lartë në relacion me planetin e tokës, ajo shkakton baticën dhe anasjelltas kur hëna është më së afërmi planetit tonë shkaktohet zbatica. Meqenëse njeriu, si edhe toka përbëhet prej 75- 80% nga materia e lëngtë dhe 20-25% nga materia e ngurtë, kur hëna është e plotë në njeriun shkaktohet një “Aksion koncentrik”. Në këtë fazë pasojat që njeriu i përjeton janë: ngushtimi I indeve, edemet (të ënjturit), eksitimet nervore, etj. Të gjitha këto ndryshime që përjeton njeriu manifestohen në oreks, gjumë, disponim, sjellje, aktivitete trupore, seksuale, etj. Në këtë fazë është vetëvrarë (ose vrarë, pl. i autorit) aktorja e famshme, Merilyn Monro, pastaj është vrarë John Lenon, legjenda e grupit “Beatles”, dhe shumë njerëz të famshëm nga bota e filmit dhe muzikës.


Dr. Lieber së bashku me kolegët e tij, nga Universiteti I Miamit pra, kishin bërë një hulumtim 15 vjeçar. Duke krahasuar numrin e vrasjeve në këtë periudhë, që kishte qenë gjithsej 1887, këta shkencëtarë ishin befasuar më shumë se që kishin pritur, me numrin e madh të vrasjeve që kishin ndodhur gjatë hënës së plotë. Sipas këtij hulumtimi, sa më shumë që afrohej hëna e plotë dukshëm rritej edhe numri I vrasjeve. Duke dëshiruar të binden për një dukuri të tillë, hulumtuesit bën një studim të njëjtë edhe në Ohajo të Clevelendit. Statistikat gjithashtu treguan se numri vrasjeve është dukshëm më I madh gjatë hënës së plotë se sa në faza të tjera të hënës. Dr. Lieber dhe kolegët e tij nuk ishin të befasuar edhe aq shumë me këto rezultate. Një raport I mëhershëm I Institutit Amerikan I mjekësisë klimatologjike pranë Departamentit Policor të Filadelfisë, I titulluar “Efektet e hënës së plotë në sjelljet e njerëzve”, kishte zbuluar gjithashtu rezultate të njëjta.
Sipas këtij raporti shenja e hënës së plotë në fazën e saj kulminante rezulton me orientime të ndryshme kriminale siç janë: vrasjet, piromanitë, vozitjet e rrezikshme dhe kleptomanitë. Sipas këtij raporti, po ashtu disa njerëz duken pak a shumë më të gjindosur (krisur) gjatë kësaj faze të hënës së plotë.
Kohët e fundit, regjioni I Sussexit në Anglinë Jug-lindore kishte shtuar numrin e policëve që patrullojnë në rrugë gjatë këtij cikli lunar, pasi që oficerët e tyre kishin konstatuar lidhjen në mes të hënës së plotë dhe krimeve të dhunës.


Hëna e plotë dhe ditët e pagave të rrogës ishin identifikuar si faktorë të rritjes së krimeve të dhunës në mesin e vizitorëve të kafeneve dhe klubeve të natës.


Me dt. 06.06.2007. zëdhënësja e policisë së Sussexit kishte deklaruar:


“Hulumtimet e bëra nga ana jonë tregojnë qartë se ekziston një lidhje e fortë në mes të hënës së plotë dhe krimeve të dhunës”, duke shtuar se, në të ardhmen shumë oficer do të patrullojnë nëpër rrugë, në këtë fazë të hënës.
Duke u bazuar në këtë, Andy Parr I kishte deklaruar Brighton Argus:


“Meqenëse grafikoni I krimeve të dhunës është më I madh në këtë fazë të hënës se sa në jashtë kësaj faze, do të dëshiroja që me këtë dukuri të merreshin shkencëtarët e niveleve më të larta. Kjo do të ishte në interesin e përgjithshëm”.


Gjithashtu edhe prof. Michael Zimecky, nga Akademia Shkencore e Polonisë, duke studiuar qindra raste, ka argumentuar se hëna e plotë, bën ndikim në aktivitete kriminale si dhe në shëndetin e njeriut.


Ndërkaq, hulumtuesi japonez Asaka Fukada, mendon se hëna e plotë ndikon sidomos te piromanët.
Në hulumtimet psikologjike 3 mujore, të bëra në mesin e 1200 të burgosurve, në burgun Armley në qytetin Leeds, në vitin 1998, ishte zbuluar një rritje e krimeve të dhunës në këtë fazë të hënës së plotë. Por, gjatë fazave të tjera të hënës, është shënuar numër më I vogël I incidenteve, kurse gjatë disa ditëve tjera nuk është shënuar asnjë incident.
Fransua Leroj, ishte një Parisien pesëdhjetëvjeçar me pamjen e një djaloshi, që miqtë dhe të gjithë të tjerët e njihnin si shumë të sjellshëm dhe të butë, me një fjalë e admironin të gjithë. Mirëpo, për fat të keq, më vonë pasi që I tërë Parisi vuante nga një neurozë kolektive, u kuptua se ky njeri I adhuruar nga të tjerët ishte një vrasës maniak sadist-mazohist, që kishte kryer shtatëmbëdhjetë krime seksuale-sadiste, ndërsa dyshohej edhe për nëntë krime tjera. Ky kriminel nuk zgjidhte viktima dhe vriste vajza prej moshës
18 vjeçare e gjer te ato 73 vjeçare. Vetëm 3 nga viktimat e tij nuk I vrau dhe pikërisht ato ndihmuan në hetimet e policisë që të zbulohet ky vrasës serik.


Ekspertët mjekësorë të cilët e kishin kontrolluar të akuzuarin dhe që e ndoqën gjendjen e tij, mundoheshin që në mënyrë objektive t’i tregonin gjyqit ndikimin misterioz të hënës në sjelljet kriminale të akuzuarit.


Testet e ndryshme treguan se Leroj sillej në mënyrë të veçantë kur hëna ishte e plotë. Në këtë kohë, te ai rritej sasia e hormoneve deri në atë shkallë sa që në gjak kishte sasi të jashtëzakonshme të adrenalinës. “Niveli I hormoneve të tij arrinte në nivele të cilat mund të jenë të barabarta me ato të dhjetë njerëzve njëkohësisht. Përveç kësaj, edhe muskujt I ndryshojnë, ato tkurren dhe forcohen, dukuri që në mjekësi janë vërejtur vetëm në disa sëmundje”, ishte shprehur para gjykatësit psikiatri, prof.


Ogist Sharije. Sipas këtij psikiatri, shkenca edhe në shkallën e sotme të zhvillimit ende nuk mund ta shpjegojë ndikimin e hënës në njeriun, apo siç quhen në Francë këta njerëz, “Homme de Lune”!
Gjithashtu edhe në Serbi, këtë vit kishte ndodhur një tragjedi e paparë në fshatin Jabukovci, afër Negotinit. Vrasësi Nikolla Radosavljeviq (39), siç shkruanin gazetat në “gjendje të tërbuar”, në mbrëmjen e 27.07.2007. (Pl. i autorit, në fazën e hënës së plotë) kishte vrarë nëntë vendas të tij, dhe kishte plagosur disa të tjerë me pushkë gjuetie. Sipas fjalëve të bashkëshortes së vrasësit Jellena, e cila ishte e plagosur me këtë rast:


“Nikolla më kishte sulmuar pa asnjë arsye dhe isha shumë e befasuar, meqenëse deri më tani nuk kam pasur asnjëherë problem me te dhe nuk më ka sulmuar asnjëherë”. Këta kishin pasur një jetë bashkëshortore shumë të lumtur dhe kishin dy fëmijë, Gordanën (12) dhe Daliborin (13). Së bashku kishin jetuar dhe punuar në Austri, prej nga kishin ardhur në pushim një ditë para krimit. Të gjithë banorët e kësaj ane ishin çuditur me këtë veprim të jashtëzakonshëm të vrasësit Nikolla Radosavljeviq, që më parë e kishin njohur si një njeri serioz, stabil, të suksesshëm dhe që jetonte dhe punonte në Austri, një jetë me një familje në lumturi të plotë! Vrasësi kishte jetuar në vendin Himberg afër Vjenës dhe sipas fjalëve të banorëve të këtij vendbanimi kishte qenë një “njeri I qetë, që nuk dallohej nga të tjerët”.


Me siguri se raste identike ka shumë më shumë se këta që u paraqitën më lartë. Këto raste në vendet më të zhvilluara të botës, pa dyshim se po hulumtohen nga aspekte të ndryshme shkencore. Në Amerikë, Angli, Francë, etj, edhe pse është konstatuar dhe argumentuar një lidhje apo ndikim në mes të hënës së plotë dhe njeriut, prapë se prapë një numër shkencëtarësh këtë lidhje e konteston! Në vendin tonë, nga aspekti shkencor një dukuri e tillë nuk është përmendur dhe trajtuar asnjëherë. është mirë që kjo dukuri, edhe tek ne, sikurse në botën e civilizuar t’i sfidojë kriminologët dhe shkencëtarët tjerë, që së paku ky fenomen të trajtohet jo si një faktor amnistues por si faktor kriminogjen.


Dihet mirëfilli se, një dukuri e tillë edhe pse nuk është trajtuar në nivele shkencore, ajo në popull është përmendur edhe shumë më herët. Të gjithë ne e kemi dëgjuar e ndoshta edhe e kemi përmendur fjalën “I përhontë” duke mos menduar se çka në esencë nënkupton kjo fjalë. “I përhontë” e ka kuptimin e njëjtë me atë anglisht “Lunetic” ose frengjisht “Homme de Lune”, d.m.th.


Lunar-Hënor. Kjo fjalë është trashëguar brez pas brezi te ne, por në asnjë mënyrë rastësisht. Dihet se ndër shqiptarët ka pasur dituri dhe dijetarë shumë të fortë, sepse në këto troje ka pasur shkolla të larta (medrese) me traditë mbi 500 vjeçare, dhe se në këto shkolla është mësuar dituri burimore. Sa i përket nivelit shkencor këto shkolla, dihet se kanë qenë më të avancuara se shumë shkolla të vendeve perëndimore. Pikërisht nga këto shkolla ka dalur kjo fjalë e cila burimin e ka në thënien e profetit Muhamed, paça dhe shpëtimi qofshin mbi te, I cili ka porositë “Agjëroni në netët e bardha” (fjala është për 3 ditë të muajit të plotë). E dihet se agjërimi I mirëfilltë nuk d.m.th. të përmbajturit vetëm nga ushqimi por edhe nga fjalët e këqija, kacafytjet, cytjet e ndryshme, sjelljet asociale dhe të dhunshme, pastaj neurozat të cilat shkaktojnë rritjen e hormoneve, adrenalinës, e që si pasojë kanë rritjen e krimeve. “Dhe ai (Muhamedi) nuk flet nga dëshira e tij. Ai (Kur'ani) nuk është tjetër pos shpalljes që i shpallet. Atë ia mësoi, Ai fuqiforti” (Kur’an, kaptina 53, verseti 3-5).


Në mesin e efekteve fiziologjike që prodhon agjërimi janë edhe rënia e nivelit të sheqerit dhe kolesterolit si dhe e presionit sistolik të gjakut.
Krahas dobive materiale e fiziologjike, agjërimi ka edhe shumë efekte moralo-shpirtërore. Kështu, agjëruesi si rrjedhojë e kënaqësive shpirtërore të marra nga agjërimi, ka një situatë paqeje dhe qetësie. Urrejtja dhe zemërimi personal është në nivelin më të ulët. Agjëruesit gjithnjë duhet pasur parasysh këshillën Profetike: “Nëse jeni duke të agjëruar, dikush ju ofendon ose ju godet, thuani: “Unë jam duke agjëruar”.


Gjatë agjërimit, vëllimi i gjakut pakësohet. Kjo dukuri i jep zemrës një prehje me rëndësi. Më e rëndësishmja është se, pakësimi i lëngut ndërqelizor shkakton pakësimin e presionit indor. Ky presion indor i quajtur në gjuhën e popullit si presion i vogël, gjatë gjithë kohës së agjërimit është vazhdimisht i ulët, për rrjedhojë edhe zemra është e qetë. Prandaj, në këtë gjendje zemra hedh rreth 15000 litra gjak më pak në ditë, kështu pushon më shumë dhe bëhet më e fuqishme. Një i urtë kishte thënë: “Agjërimi është ilaç i padurimit i cili ia dyfishon fatkeqësitë njerëzimit


Si përfundim, shkenca e mirëfilltë nuk duhet të merret me paragjykime dhe të mbetet edhe më tutje peng e ideologjive të kaluara dhe dështuara.


Shkencëtari nuk duhet të vuaj nga kriza e identitetit, sidomos atij identiteti që duhet mburret me te. Ai duhet ta ketë guximin që, gjithnjë ta pranojë dhe ta thotë të vërtetën, dhe nuk duhet të ketë kompleks inferioriteti. Shkencëtarë janë vetëm ata dijetarë që e dinë fillimin dhe fundin, janë dijetarë komplet, dijetarë shumëdimensional, përndryshe “dituria” e tyre do të dëshmojë kundër tyre.



Shkruan: Mr.sci. Saad R.GASHI, Mitrovicë

NATYRA E PSIKËS SË NJERIUT

ALFRED ADLER






TË KUPTOSH NATYRËN E NJERIUT

Në parathënien e librit „Ta kuptosh natyrën e njeriut“ të Alfred Adlerit, të botuar nga SHB „Fan Noli“ Tiranë 2010, shkruan: „Ky libër është një përpjekje për ta njohur lexuesin me bazat e psikologjisë së individit. Në të njëjtën kohë, në të bëhet fjalë për zbatimin praktik të parimeve psikologjike jo vetëm për rregullimin e marrëdhënieve tona të përditshme me botën që na rrethon dhe njerëzve tjerë, por edhe për organizimin e jetës sonë të brendshme. Në bazën e këtij libri është vënë cikli vjetor i leksioneve të lexuara përpara një auditori që përbëhet nga qindra burra dhe gra të të gjitha moshave e profesioneve në Institutin Popullor të Vjenës. Qëllimi i këtij libri është, së pari, të tregojë se si linja e zgjedhur jo drejt e sjelljes së një njeriu sjell mungesë harmonie në jetën tonë shoqërore; së dyti, t’i mësojë njerëzit e veçantë të njohin e të pranojnë gabimet e tyre dhe, më në fund, t’u tregojë atyre se si të përshtaten në mënyrë harmonike me mjedisin shoqëror. Gabimet në shkencë dhe në biznes kushtojnë shtrenjt dhe meritojnë keqardhje, kurse gabimet në zgjedhjen e rrugës jetësore mund të vënë nën rrezik vetë jetën. Në këtë mënyrë, detyra e këtij libri është të ndriçojë rrugën e njerëzimit për të kuptuar më mirë natyrën e njeriut.“




http://www.social-psychology.de/do/PT_adler.pdf

http://arbeitsblaetter.stangl-taller.at/WISSENSCHAFTPSYCHOLOGIE/PSYCHOLOGEN/Adler.shtml

http://geistesspiele.wordpress.com/2008/07/26/alfred-adler-individualpsychologie/


Psikologjia individuale për objekt shqyrtimi ka veçantinë e çdo individi. Alfred Adler bëri shumë punë në studimin e mënyrës së jetës së individëve, duke u përpjekur që aty t’i gjejë rrënjët e zhvillimit të personalitetit. Duke u marrur me probleme jetësore në fusha të ndërveprimit me njerëzit e tjerë, çdo njeri përshtat një tip të veçantë të mënyrës së jetës. Natyra shoqërore e qenieve njerëzore u dikton atyre që të motivohen nga interesat e përgjithshme, duke hyrë në aso raportesh dashurie dhe bashkëpunimi me të gjithë. Fëmijët vuajnë nga kompelksi i inferioritetit dhe duke u rritur përpiqen deri në pjekuri t’i kompenzojnë dobësitë e tyre. Në këtë vazhdë ata mbikompenzojnë atë që synojnë dhe gradualisht zhvillojnë kompleksin e superioritetit. Theksi i Alfred Adlerit mbi proceset sociale dhe kognitive ka ndikuar edhe te teoricientët e tjerë të personalitetit. Në studimin e tyre të përbashkët më 1893 Brajer dhe Frojdi dëshmuan se simptomet histerike të të sëmurit mund të mënjanohen me gjetjen e shkaqeve të tyre psikologjike. Alfred Adleri konsideron se nevojat organike luajnë rol të parëndësishëm në jetën psikike të njeriut. Qëndrim të njëjtë mbajtën Horni dhe Fromi. Ajo që e vë njeriun në lëvizje nuk janë nevojat trupore por disa synime: si vullneti për fuqi tek Adleri dhe ankthi bazal te Fromi dhe Horni, që shkaktohen nga situata pa rrugëdalje e fëmiut në shoqëri. Të gjithë ne tepër pak e njohim njeriun, kjo ngase jemi në lidhje të izoluar me jetën tonë… Që nga fëmijëria mes nesh ka fare pak kontakte. Familja na izolon. Është fakt i dhembshëm se njërëzit edhe në fjalë, por dhe në vepër nuk kuptohen se nuk mund të gjejnë kontakte të përbashkëta, kështu që mbeten të huaj për njëri tjetrin, jo vetëm në ndonjë rreth të gjerë shoqëror, por edhe në vetë rrethin e ngushtë familjar. Njerëzit shumë më mirë do të jetonin në bashkësi sikur të njihnin më mirë natyrën njerëzore. Kështu që vëzhgimi i jetës psikike të fëmijëve u bë pika kryesore mbështetëse e shkencës sonë… Shumë punë iu përkushtuan studimit të atyre viteve të para jetësore. Njohja e njeriut duhet të paramendohet si një art me ç’rast kemi mjaft mjete në dispozicion…që duhet të na shërbejnë pikësëpari për shtimin e dijenive tona. Vështirësi në këtë pikë paraqet fakti se njerëzit përkitazi me këtë janë të ndjeshëm. Të pakët janë ata që nuk mendojnë për vete se janë njohës të njerëzve. Njerëzit shumë më mirë reciprokisht do të pajtoheshin dhe shumë më tepër do t’i afroheshin njëri - tjetrit atëherë kur kuptohen mirë. Zhvillimi i jetës psikike është i lidhur me lëvizjen… Të paramendojmë njeriun, të cilit ia privojmë çdo mundësi të lëvizjes, E tërë jeta e tij psikike do të jetë e gjykuar të stagnojë tërësisht. Ne as që mund të paramendojmë jetën psikike si të izoluar, por se vetëm si të tillë të rrethuar lidhur me gjithë atë që është e rrethuar dhe me qëllim kah i cili zhvillohet e tërë lëvizja dhe e gjithë dinamika e jetës psikike. Psikologjia individuale i sheh të gjitha dukuritë njerëzore (të psikës së njeriut) nga ky kënd, si të drejtuara kah ndonjë cak. Ideali dhe qëllimi i njeriut shfaqet qysh në muajt e parë të jetës së tij. Qysh atëherë do të luajnë rol ato ndjenja, në të cilat fëmija reagon me gëzim ose hidhërim.

NJERIU ËSHTË QENIE E DOBËT

Që ta kuptojmë se ç’po ngjet me ndonjë njeri, është e nevojshme që ta shqyrtojmë sjelljen e tij ndaj të afërmëve. Njeriut i duhen përpjekje të mëdha që të sigurojë të drejtën e tij për ekzistencë dhe që të shpëtojë nga zhbërja. Shikuar nga këndvështrimi natyror, njeriu është qenie e dobët. Mirëpo, kjo dobësi e mpiksur në të dhe e cila vie nga vetëdija - si ndijim se është i shkëputur dhe i pasigurt, vepron si stimulim permanent që ai ta gjejë rrugën e përshtatjes në jetë. Gjuha ka rëndësi të fuqishme dhe të thellë për zhvillimin e jetës psikike të njeriut. Mendimi logjik është i mundur vetëm me presupozimin e gjuhës, e cila na mundëson dallimin e koncepteve.

FËMIJA DHE EDUKIMI I TIJ NË SHOQËRI

Bashkësia na shtron kërkesa të shumta dhe kësisoj ndikon në të gjitha normat dhe format e jetës sonë, në këtë mënyrë edhe në zhvillimin e organit tonë të të menduarit. Në ato kushte të thjeshta dhe në atë synim të fëmiut që ta zotërojë dobësinë e vet, çka sërish nxit në zhvillimin e aftësive të ndryshme, bazohet aftësimi i fëmiut për edukim. Në një anë ky mjedis nga fëmiu i pranon përshtypjet armiqësore dhe këto përshtypje ia tregojnë botën si diçka armike… Nëse nuk ndërhyn edukata, psika e fëmiut të tillë mund të zhvillohet në drejtim të tillë që tërë botën ta konsiderojë si rreth armiqësor. Shpesh njeriu rritet në lidhje afrie vetëm me të vetmin person dhe s’mund ta zgjerojë rrethin e tij shoqëror tej një personi.. Fëmiu, i cili rritet në rrethin e tillë familjar ku të rriturit i drejtohen me fjalët: “Duhet të veprosh kështu ose ashtu, këtë ose atë, sepse përndryshe nuk të dua”, mësohet që gjithnjë përmes butësisë, me mjete të njëjta, ta shtojë edhe varshmërinë ndaj të tjerëve. Fëmiu mund të zhvillohet në kuptim tejet të dëmshëm në drejtim të arritjes së qëllimit të tij, por mund që të bëhet edhe i vlefshëm dhe me qëllim të dobishëm përpara vetes. Njeriun duhet ta vëzhgojmë domosdo si qenie shoqërore.

PËRSHTYPJET E PARA TË FËMIUT NGA BOTA OBJEKTIVE

Nevoja për t’iu adaptuar mjedisit, e zhvillon te njeriu aftësinë e pranimit të përshtypjeve dhe që përmes ndonjë mekanizmi të veçantë psikik gjithnjë të shkojë kah një qëllim… Lëvizjet psikike mund të përjetohen vetëm atëherë kur në ne tangon ndonjë qëllim para sysh. Fëmiu, i cili për herë të parë ngritet nga dyshemeja, në atë moment hynë në një botë tërësisht të re dhe ndjen një atmosferë armiqësore. Përshtypjet e tilla dhe këto ngjajre të cilat neve të rriturve na duken si imtësira të parëndësishme, ngjashëm ndikojnë në jetën psikike të fëmisë, para së gjithash në krijimin e imazhit e tij për botën. Bota e dukshme është e para gjë që në veçanti i imponohet njeriut dhe i shërben si pikëmbështetje e parë për përvojën e tij. Kësisoj sajohet imazhi vizuel i botës. Ne mund të kuptojmë një njeri, vetëm atëherë kur e dimë edhe atë se me cilin organ më së drejtëpërdrejti reagon në jetë. Njeriu shfrytëzon vetëm atë çka dhe si ia kërkon qëllimi i tij. Në trajtimin e fantazisë ajo hynë në sajesë artistike (ëndrrat ditore) e organit psikik që më vonë shfaqet në stadin e gjykimit të jetës reale dhe shërben që njeriu të tërhiqet nga jeta reale. Të gjitha përjetimet tona janë në lidhje të ngushtë me kënaqësinë. Është rrahur edhe problemi i ndikimit të njeriut mbi tjetrin përmes hipnozës dhe sugjestionit dhe reagimit të individëve në mënyrë nduarndurshme ndaj tyre.

SI FILLON JETA PSIKIKE E FËMIUT

Duhet pranuar fakti se jeta psikike fillon me ndjesinë e thellë, të pakët ose të tepërt të inferioritetit personal. Kjo është ajo forca lëvizëse nga e cila lindin dhe zhvillohen të gjitha synimet e fëmijërisë, fuqia që kërkon cakun e vet, kurse kjo është kënaqësia dhe sigurimi i jetës në të ardhmen. Në këtë pozicion specifik të fëmijës, që është ngusht i lidhur me organet e tij të aftësimit, qëndron baza e mundësisë për edukimin e tij. Secili fëmijë, përpos se është ndodhur në mes të të rriturve është i ekspozuar faktit që veten ta konsiderojë të imët dhe i krijuar me pafuqi. Në këtë disponim ai s’mund të ketë besim në vete se do të mund efektivisht dhe pagabim t’u përgjigjet detyrave që shtrohen dhe si ato nga ai priten. Poqëse nga fëmiu presim së tepërmi do t’ia mbjellim në shpirt edhe më fuqishëm ndjesinë e faktorit kurrfare. Ndjesia e vlerës së pakët, pasigurisë dhe lënies pa ndihmë, shkakton parashtrimin e qëllimit në jetë. Qysh në ditët e para të fëmijërisë te fëmiu hetohet synimi që të shquhet dhe që të tërheq vëmendjen e prindërve në gjithçka. Këto janë shenjat e para të synimeve të zgjuara të njeriut se vlen diç, synim ky që zhvillohet nën ndjenjën fëmijërore të dobësisë dhe motivit të fëmiut që t’i shtrojë vetes qëllim ashtu që do të dukej më dominant mbi rrethin e tij. Organi psikik nën presionin e kërkushësisë, dobësisë dhe ndijesisë së inferioritetit do të orvatet me vrullshmëri që ta mbizotërojë atë ndijesi dhe ta menjanojë. Synimi për fuqi dhe predominancë kalon në sëmundje. Fëmijët e tillë më nuk janë të kënaqur me rutinën e jetës normale. Atyre më tepër u përshtatet distancimi (distanca sa më e madhe), dallimi më i theksuar mes tyre dhe të tjerëve, që t’i nënvlerësojnë të tjerët etj. Bartjen e ndijesisë së vlerës së pakët te fëmiu mund ta shkaktojnë edhe metodat e ashpra edukative. Ka fëmijë që në shkollë sillen krejtësisht ndryshe sesa në familje. Nëse e kuptojmë se mendimi dhe veprimi njerëzor i nënshtrohet një qëllimi do ta kuptojmë edhe atë se prej nga rrjedhin gabimet më të mëdha në jetën individuale. Sa më tepër që njeriu të gjitha sukseset dhe triumfet e tij të jetës i kthen në mënyrën e vet, aq edhe më me vetëmohim i shfrytëzon ato që edhe më fuqishëm t’i verifikojë shabllonet e tij individuale të jetës dhe linjën e jetesës. Kjo ndodhë ngase njeriu asgjë nuk analizon, por se veç pranon dhe përvetëson në errësirën e vetëdijes dhe pavetëdijes. Shkenca do të ndihmojë që të sillet drita në mënyrë që të zbulojmë dhe të kuptojmë gjithë atë që ngjet. Përshtypjet fëmijërore gjithnjë rishtazi veprojnë në jetën e njeriut.

PËRGATITJA E NJERIUT PËR JETË

Një ndër pikëpamjet themelore të psikologjisë individuale thekson që çdo dukuri e shfaqur e jetës psikike duhet kuptuar si pranim për ndonjë qëllim të parashtruar. Përrallat, tregimet dhe bindjet fetare dëshmojnë dhe tregojnë se për parajsë, ringjallje, reinkarnim shpirtëror, te njeriu asnjëherë nuk shuhet shpresa për ardhmëri të lumtur. As lojën s’duhet kuptuar kurrsesi si prodhim i shpikur nga pridërit dhe edukatorët, por veç si ndihmesë edukimi, ngritje shpirtërore, e fantazisë dhe lëvizshmërisë, si përgatitje për ardhmëri. Në lojë vërehet se si fëmiu sillet ndaj jetës. Në lojë para së gjithash plotësohet ndjenja për afilacion. Fëmijët të cilët eskivojnë lojën gjithnjë janë nën dyshimin se kanë ndonjë mungesë (mangësi). Frika se rolin që u jepet do ta luajnë dobët, është shkaku kryesor i shfaqjes së tendencës që ata në inkuadrimin e tyre brenda lojës me të tjerë ose duan të tërhiqen ose e prishin lojën. Ka shumë lojra në të cilat theksohen në veçanti momentet krijuese. Në jetë shpesh ka ndodhur që njerëzit më parë të kenë qepur rrobe për kukulla e pastaj për njerëz. Loja nuk mund të ndahet nga zhvillimi psikik i fëmijës. S’duhet trajtuar si humbje kohe.Vëmendja është veçori e organit psikik, shpreh qëndrim gatishmërie, lidhshmëri personale me faktet, gadishmëri për sulm ose mbrojtje, për shkak të ndonjë nevoje ose ndonjë situate jo të zakonshme, me ç’rast e gjithë fuqia e jonë vihet në shërbim të ndonjë qëllimi. Faktori më i rëndësishëm për zgjimin e vëmendjes është interesimi thellësisht i rrënjosur. Vëmendja e zvogëluar sjell gjer te harresa dhe humbja e lëndëve të rëndësishme. Kjo ndodhë për shembull, kur fëmijët i humbin librat e tyre, amviset që gjithnjë i hudhin diku ose i humbin çelsat e tyre. Harrojnë ata që nuk duan të jenë hapur vigjilent, por për këtë edhe me harresën e tyre janë privuar nga interesimi dhe kanë përkushtim të dobët për detyrën e tyre. Ka edhe aftësi të organit psikik, të cilat s’mund të gjinden në sferën e vetëdijes, por të pavetëdijes. Kësisoj ekzistojnë edhe dy tipe njerëzish: 1) që jetojnë objektivisht pa iu frikuar asgjëje dhe me vetëdije dhe 2) që udhëheqin me pavetëdije. Shumë njerëz zhvillojnë në veten e tyre aso forcash vepruese e që për to ata nuk dinë gjë. Ato forca të pavetëdijshme ndikojnë në jetën e njeriut dhe mund të sjellin gjer te pasojat e rënda nëse nuk i zbulojnë. Për shembull, njerëzit të cilët pahijshëm i hanë thonjët dhe rrëmihin në hundë, ata as që dinë për shkaqet që i kanë sjellur gjer tek ato shprehi të këqija. Ajo çka na ndihmon bëhet pra, e vetëdijshme kurse e pavetëdijshme mbetet ajo çka do të mund të pengonte argumentin tonë. Problemet e jetës së njeriut zbulohen në ëndrra. Të gjitha ëndrrat nuk mund t’i kuptojmë ashtu thjeshtë. Në të vërtetë ëndrrën menjëherë ose e harrojmë ose nëse le mbresë zakonisht nuk e kuptojmë se ç’fshihet pas saj. Në ëndërr përmes krahasimit dhe simboleve shihet linja e lëvizshmërisë së njeriut.

RAPORTI PRIVILEGJUES I MASHKULLIT NDAJ FEMRËS

Ndarja e punës është faktor kyq për mbajtjen e shoqërisë njerëzore. Ajo kërkon që secili kudoqoftë të luajë rolin e vet. Ai që nuk dëshiron të marrë pjesë në këtë, bie nga roli ndërmarrës dhe bëhet prishës i qetësisë. Vlera e njeriut varet nga ajo se si ai e plotëson vendin, të cilin ia ka ndarë ndarja shoqërore e punës. Çdo individ simbas aftësive të tij merr (pjesë) zë vendin në procesin e tërësishëm produktiv të shoqërisë njerëzore. Ndarja e punës doli si e tillë që grupet e privilegjuara, meshkujve u është siguruar e drejta më e madhe dhe për shkak të pozitës së tillë të fortë që ushtrojnë ata në dobi të tyre decidivisht ndikojnë në pozitën e femrës në ndarje të punës dhe në procesin prodhues. Siç qëndrojnë tash punët me tendencën e meshkujve për mbisundim ndaj femrave shtohet nga ana tjetër edhe pakënaqësia e femrave për shkak të kësaj predominance. Edhe edukimi i sotëm familjar sikur është krijuar që t’i ndihmojë synimit për fuqi e lidhur me këtë edhe tendencës që privilegjet mashkullore të vlerësohen më tepër dhe që për to më shumë të trumbetohet. Mashkulli si prind më shpesh i ekspozohet fëmiut si ndonjë simbol fuqie. Fëmiu shpejtë e heton rolin dominant që luan babai, ngase ai ngre zërin, urdhëron dhe udhëheq me të gjitha, pra në çdo pikëpamje mashkulli në sy të fëmijës duket i fortë dhe me pushtet. Sa i përket prejardhjes historike të pozitës më të fortë të mashkullit, vlen të thuhet se kjo nuk është rrjedhë e faktorit natyror, ngase kalimi i fazës prej matriarkatit në patriarkat është shoqëruar me luftë. Të mendojmë vetëm për atë se çdo të thotë fakti për fëmiun ku në çdo kënd para syve i shfaqet pozita superiore e mashkullit. Qysh kur ka lind është pritur shumë më me gëzim sesa vajza dhe është pritur si princ. Fakt i njohur është dukuria e shpeshtë që prindërit duan të kenë fëmijë (Kanti: “Në gjendjen kulturore çdo femër do të donte të bëhej mashkull”). Ato i duan më tepër ato lojra dhe profesione që janë për djem, për shembull: ngjiten në dru (lis). Këto dukuri mund t’i kuptojmë si rrjdhojë e dominimit mashkullor.

PARAGJYKIMI PËR VLERËN E PAKËT TË FEMRËS

Në koncilet fetare është debatuar bujshëm rreth çështjes se a ka femra psikë. Janë shkruar diskutime rreth çështjes se në përgjithësi a është femra në të vërtetë njeri. Nëpër shekuj njihen dëshmitë keqardhëse për djegien e tyre nën pretekstin e djegies së shtrigave. Shpeshë është akuzuar femra se prej saj rrjedhin të gjitha të këqijat në këtë botë. Anegdodat dhe kritikat ndaj grave, të cilave u mvishet pasaktësia dhe torollaksia (flokët e gjata ment e shkurta). Mprehtësi e fortë mendore është shfrytëzuar në drejtim që të tregohet inferioriteti i saj, si p.sh: Strindbergu, Mebiusi, Shopenhaueri, Vajningeri. Madje shtohej edhe numri i madh i femrave që pranonin inferioritetin e gruas dhe pozitën e saj. Edhe në pagesë puna e saj gjithnjë paguhet më dobët pa marrë parasysh se a ka qenë ajo punë e barabartë me të mashkullit. Është e njohur gjithashtu se ka meshkuj të cilëve s’mund t’u bëjmë ofendim më të madh se sa nëse u themi se janë tip femre, gjersa njëkohësisht natyra mashkullore te vajzat nuk ka domethënie të keqe. Theksi gjithnjë bie në atë që gjithçka që kujton në femër tregohet si diç e ulët.

PARAGJYKIMI PËR VLERËN E MANGËT TË FEMRËS

Për femrat që eskivojnë punëve femërore, shumica mendojnë se tek ato fshihet ndonjë faktorë i lindur, ndonjë substancë mashkullore që i detyron të mbajnë qëndrim të tillë. Duhet theksuar edhe një dukuri, sepse edhe kjo shpesh merret si pretekst për kritikë që nënçmon femrën. Kjo reflektohet në vitet e 50’ta në kuptim të ashpërsimit gjatë ndryshimit të psikës në aspekt të karakterit. Ndryshimet fizike bëjnë që femrës t’i imponohet mendimi se tash arriti koha në të cilën ajo tërësisht do ta humb edhe vlerën e fundit të mbetur. Paragjykimi për vlerën e mangët të femrës e që lidhet me botëkuptimin e dominimit të mashkullit pengon harmoninë gjinore. Në këtë suazë të mendojmë vetëm se sa të shumtë janë ato vajza e djem që martesën e konsiderojnë si një e keqe e domosdoshme. Mosbesimi që mbretëron ndërmjet gjinive rrëmih çdo sinqeritet dhe kështu nga kjo vuan i gjithë njerëzimi. Nuk kemi kurrfarë arsye që të ngritemi kundër lëvizjes feministe për liri e barazi. Nga përpjekjet që janë bërë që mes dy gjinive të vendosen marrëdhënie më të mira, theksojmë këtu koedukimin, që ka edhe edhe përkrahës edhe kundërshtarë.

PRIVILEGJET E FËMIUT TË PARË

Fëmiu i parë i fshatit qysh nga fëmijëria e di se çka e pret në të ardhmen, se shtëpia do të kalojë në duar të tij, me ç’rast ai kalon në pozicion më të mirë sesa fëmijët e tjerë. Përndryshe shumë familje llogarisin në atë se djali i madh do të bëhet zot shtëpie. Për të parin fuqia është diçka që vetëvetiu kuptohet, diç që ka vlerë dhe që duhet dëshmuar në vepër. Djali i hasretit i është ekspozuar sulmeve edukative të rrethit. Edhe prindërit me gjithë elanin e tyre edukativ jepen pas tij. Ai gjithkund pret se si dikush do t’ia tregojë rrugën, bëhet i varur dhe vazhdimisht kërkon ndonjë mbështetje. Fëmijët e tillë do të kenë vështirësi në çdo veprimtari të pavarur dhe mund të bëhen në jetë të paaftë. Disa herë jeta e tyre gjason në jetë parazite. Në veçanti është e rëndë situata e një djali në mes të shumë vajzave. Motivi i tij për t’u treguar i vlershëm has në tensionime kur lipset demonstruar në vepër. Frika e tij mund të shkojë aq larg sa ai ndonjëherë pozitën mashkullore mund ta ndjejë si veçori e dobët. Kur ta vëzhgojmë njeriun në zhvillimin e tij psikik, atëherë në figurën që kemi para nesh duhet shikuar jo vetëm të kaluarën e tij, por pjesërisht edhe të ardhmen e tij. Vetëm atëherë njeriu bëhet për ne në kuptim të vërtetë i gjallë.

ÇKA ËSHTË KARAKTERI

Karakteri është nocion social që manifestohet me shfaqjen e formave të caktuara të shprehjes së psikës njerëzore, që synon shtrimin e detyrave vetëvetes. Për karakterin mund të flasim vetëm atëherë kur të kemi në mendje lidhshmërinë me të cilën njeriu është i lidhur me rrethin. Karakteri është mënyra me të cilën sillet njeriu ndaj mjedisit të tij. Nuk është siç mendon shumica: dhunti e lindur nga natyra e dhënë.

NDJENJA E BASHKËSISË NË ZHVILLIMIN E KARAKTERIT

Përveç synimit për fuqi rol me rëndësi për karakterin luan edhe ndjenja e bashkësisë. Njeriu është pranues i jashtëzakontë i ndjenjës së inferioritetit të çdo lloji. Mu në çastin kur të paraqitet ndjenja e vlerës së pakët fillon procesi i vërtetë i jetës së tij psikike. Nga kuptimi i ndjenjës së vlerës së pakët rrjedhin rregullat se si duhet të sillemi ndaj fëmijës. Çështja kryesore e këtyre rregullave është kërkesa e përgjithshme që të mos i bëhet fëmiut jeta aq e idhët, që fëmiut t’i ruhet prezentimi kryesisht i anëve të errëta të jetës dhe që në masë më të madhe tregohen edhe anët e ndritshme të jetës.

DREJTIMET KAH ZHVILLOHET KARAKTERI

Sipas drejtimit kah fëmija shkon drejt zhvillimit të tij psikik mund të jetë i drejtë ose i shtrembër. Presioni që gjatë edukimit shpesh aplikohet është mjet i vrazhdë dhe si rezultat i atij edukimi del se dëgjushmëria e imponuar është vetëm sa për sy e faqe. Njerëzit mund të ndahen edhe në mënyra tjera, simbas asaj se çfarë qëndrimi marrin ndaj vështirësive. Optimistët janë njerëz te të cilët zhvillimi i karakterit rrjedh në linjë të drejtë. Duke ruajtur besimin në vete ata më lehtë gjejnë qëndrimin e volitshëm ndaj jetës. Nuk kërkojnë aq shumë, sepse mirë i peshojnë aftësitë e tyre. Vështirësitë e jetës i sfidojnë më lehtë sesa të tjerët, që në vete gjithnjë gjejnë shkak që veten ta konsiderojnë si individë të dobët pa fuqi të mjaftueshme dhe mjete. Në situata të rënda ata mbesin të qetë, me bindje se gabimet mund të përmirësohen. Optimistët mund të dallohen edhe nga pamja e jashtme. Ata nuk frikohen, të tjerëve u flasin lirshëm dhe nuk janë të turpshëm. Lehtë shoqërohen me njerëzit e tjerë, lehtë formojnë miq, ngase nuk janë të pabesë. Të folurit e tyre është i lirshëm, ecja dhe qëndrimi i hapur. Tip tjetër është ai pesimist, i cili paraqet problemin më të rëndë edukativ. Këta janë ata që nga përshtypjet dhe përjetimet fëmijërore kanë bartur ndjenjën më të fortë të vlerës së mangët dhe të të cilët për shkak të vështirësive gjithnjë e më të mëdha është zhvilluar ndijesia se jeta nuk është e lehtë. Sjelljet e padrejta dhe të këqija vërtetojnë tek ai botëkuptimin pesimist për jetën, kurse shikimi i tij gjithnjë do të bie në anët e errëta të jetës. Shpesh kërkojnë ndonjë mbështetje, s’mund të lëvizin lirshëm, për shembull, fëmijët kur e thërrasin nënën e tyre e shkojnë pas saj, janë të frikësuar, të ngadalshëm dhe flenë keq. Ky tip mund të njihet madje edhe sipas pozitës që merr kur fle. Shpesh ndodhë që këta njerëz kërrusen mbledhur dhe mbulesën e tërheqin kah koka.Nga këndvështrimi tjetër njerëzit mund të ndahen në sulumues dhe të sulmuar. Qëndrimi sulmues tregohet para së gjithash në shumë lëvizje. Ndonjëherë tregojnë edhe vrazhdësi. Nëse janë pesimistë ndaj të gjithëve qendrojnë armiqësisht. Zhvillimi i njerëzve të tillë nuk është i lehtë. Shoqëria njerëzore nuk i do qenjet e tilla. Lehtë vijnë në konfliket me të tjerët. Jeta e tyre bëhet vargojë e pandërprerë e luftës. Faza e fundit e zhvillimit të tyre përfundon me ndjesinë se ndihen gjithnjë të sulmuar. Tipi tjetër është të sulmuarit të cilët e ndjejnë dobesinë e tyre dhe frikën. Kur ndodhen para çfarëdo detyre fillojnë të dyshojnë dhe të luhaten sikur të donë të lirohen nga marrja e vendimit. Gëzimi i huaj ndonjëherë tek ata shkakton dhimbje dhe për këtë ndihen të lënduar. Bëhet fjalë edhe për tipet e temperamentit që nga ndarja e Hipokratit në: sanguin, kolerik, melankonik dhe flegmatik. Më së shpeshti shfaqen rastet e përzierjes e jo tipet e pastra. Ndodhë që temperamentet të zëvendësohen gjatë periudhës së jetës. Për shembull një fëmijë në fillim shfaqet si kolerik, më vonë bëhet melankolik dhe ndoshta përfundon si flagmatik. Njohja e njeriut nuk mund të realizohet në bazë të të vetmes dukuri të shkëputur nga struktura psikike.

KARAKTERI TE NATYRA AGRESIVE

Mund të gjenden njerëz që gjithkund ankohen se si jeta është e vështirë dhe të cilët theksojnë se dikush diçka u ka mbetur borxh. Se edukimin s’e kanë pasur të keq. Ata siç pohojnë do të ishin në vend të pare po të kishin kushte. Këso dhe ankesash tjera ata shtrojnë gjithnjë. Gjithnjë gjejnë shkas që të mos dalin në frontin e jetës. Ekziston një shumë e madhe njerëzish, të cilët më së shumti kënaqësi gjejnë në atë që gjithkund të shkojnë elegant dhe të veshur në modën më të re. Të tjerët mbajnë fotografi në ato veshje me shenja dhe emblema lufte arme, erotike etj. Madje disa ato i mbejnë në lëkurë të tyre me tetuazhë. Këta njerëz lënë përshtypje sikur duan në çfarëdo mënyre të imponohen e të theksohen. Mjaft interesant është fakti që jo vetëm në përralla por edhe në realitet, psika njerëzore është e prirur kah synimi për fuqi-të kalojë në një lloj ideale perendie. Shpesh njeriu sillet si Zot ose sikur që po e zëvendëson Zotin. Kjo dukuri e synimit për përgjasim me Zotin është linja e fundit e tejkalimit të kufijëve të personalitetit të tij. Rrënjët e kësaj dukurie mund të kërkohen edhe në edukim (priftërinjët shpesh ligjërojnë se si sipas rrëfimeve biblike njeriu është krijuar në formën e Zotit). Fuqia që luan rolin e ndikimit magjik te njeriu është paraja. Shumica mendojnë se me para mund të bëjnë gjithçka. Posedimi i fuqisë është i lidhur ngusht me të hollat dhe pasurinë.

XHELOZIA

Kur flitet për xhelozinë nuk mendohet vetëm për atë në marrëdhëniet e dashurisë, por edhe për atë që mund të gjendet edhe në të gjitha raportet tjera ndërnjerëzore, e në veçanti në fëmijëri, ku fëmiu që të bëhet dominant përskaj vëllaut ose motrës, zhvillon në vete xhelozinë dhe me këtë rast shpall qëndrimin e tij luftarak (kundërshtues). Fëmijët pothuajse rregullisht janë xheloz në veçanti atëherë kur lind fëmiu tjetër që si më i ri tërheq më shumë vëmendjen e prindërve, kështu që fëmiu më i madh ndjehet si mbret i rrëzuar nga froni. Më së lehti bëhen xheloz ata fëmijë, të cilëve më parë u është kushtuar vëmendje e jashtëzakonshme. Xhelozia shfaqet në forma të nduarnduarta. Cila formë do të shfaqet më tepër kjo varet nga ajo se sa i ka shkuar njeriut përdore që të përgatitet për jetë shoqërore. Xhelozia mund t’i shërbejë qëllimit që të tjerët të nënçmohen, që t’u bëhen vërejtje etj. Kështu xhelozia nuk është gjë tjetër veçse formë specifike e synimit për fuqi.

ZILIA

Në synimin për fuqi dhe dominim njeriu shumëherë vie gjer te zilia. Sado që për të gjithë ne për shkak të ndjenjës së përbashkësisë dhe religjionit ajo është e pakëndshme (sepse morali e ndalon), vështirë është çlirimi prej saj. Duhet ta pranojmë se askush prej nesh nuk është i liruar nga zilia. Nëse njeriu vuan nga mungesa e të hollave, ushqimit, rrobave, ai nuk do të shoh atëherë kurrfarë rrugëdalje nga pozicioni i tij i rëndë dhe i vështirë, pos zilisë. Ndjenja e zilisë shfaqet edhe në mënyrë fiziologjike dhe hetohet nga mënyra e të folurit. Organikisht, zilia shfaqet me ngushtimin e enëve të gjakut. Njeriu i cili tërë jetën është i mbushur me zili është i pafrytshëm për jetë shoqërore. Zilia mund të sjell njeriun deri në atë shkallë që ai në dhembjen e të afërmit të tij të ndjejë një lloj kënaqësie.

KOPRRACIA

Me këtë nuk nënkuptohet vetëm në atë lloj koprracie, e cila kufizohet në ndrydhjen e të hollave, por në formën e përgjithshme që kryesisht përqëndrohet në atë se dikush nuk mund ta durojë që dikujt t’i bëjë ndonjë të mirë. Ndonjëherë mund të na duket se koprracia kur shfaqet në disa forma të jetës është madje cilësi e çuditshme, psh: kjo ndodhë atëherë kur dikush e ndrydhë kohën ose fuqinë e vet punëtore. Sot ekziston një drejtim shkencor dhe moral që e thekson ndrydhjen e kohës dhe fuqisë punëtore aq shumë sa kërkon që me to të shërbehemi ekonomikisht. Ndonëse kjo tingëllon si teori e mirë, por më së shumti përdoret për të keq, sepse ai që ndrysh kohën me fuqinë e vet punëtore do të përpiqet, që barrët që janë të lidhura për të, nga vetja t’i bartë te të tjerët. Tërë zhvillimi i epokës sonë teknike shkon në atë që me njeriun të sillet si me makinën dhe t’i imponojnë atij parime teknike, të cilat jetës i sjellin shkretërim, kurse njeriut vetmi dhe shkëputje nga të afërmit.

URREJTJA

Ndjenja e urrejtjes shfaqet shpesh qysh në fëmijëri. Mund të shfaqet ndaj detyrave që njeriu mund t’i zgjidhë, ndaj personave të caktuar, ndaj ndonjë populli, gjinisë tjetër ose ndonjë race. Mund të fillojë në formën e sjelljeve kritike për të arritur deri në armiqësi ndaj njerëzve.

KARAKTERET E NATYRËS JOAGRESIVE

Tërheqshmëria - introveriteti është figura e njeriut, i cili ndoshta askujt asgjë keq nuk i bën porse tërhiqet nga jeta dhe njerëzit. Tek ata agresiviteti armiqësor ndaj të afërmëve nuk lëviz në drejtim të qartë, por në një lloj armiqësie të izoluar. Njerëzit të cilët tërhiqen në vete flasin pak ose nuk flasin fare, askë s’e shikojnë, nuk e dëgjojnë ose nuk janë të vëmendshëm kur dikush u flet çfarëdoqoftë. Në çdo marrëdhënie tek ata gjejmë një ftohësi. Kjo shihet në atë mënyrë kur ata ia zgjasin dorën ndokujt, me tonin me të cilin ata u thonë diçka të tjerëve etj.

FRIKA

Frikshmëria është dukuri mjaft e përhapur, e cila e ndjek njeriun qysh në ditët më të hershme të fëmijërisë deri te pleqëria e thellë e që në masë të konsiderueshme ia ithtëson jetën, kështu që ia merr mundësinë për rehati dhe aktivitet të plotë. Frika mund të shtrihet në të gjitha raportet e jetës ndërnjerëzore. Në të vërtetë ka njerëz te të cilët gjithkund pikësëpari shfaqet frika kur duan të pranojnë diçka, ose kur e lënë shtëpinë, kur ndahen nga ndonjë që i shoqëron, ose kur kanë për të kryer ndonjë shërbim, ose kur i fton e dashura. Ata janë aq pak të lidhur me jetën dhe njerëzit rreth vetes sa që çdo ndryshim i situatës së tyre u sjell frikë. Kësisoj çdo zhvillim i personalitetit të tyre dhe i aftësisë për punë mbetet i penguar. Disa fillojnë herët të mendojnë për vdekjen, gjë që i pengon në jetë. Agorofobia - është frika nga hapësira kur njerëzit nuk duan të dalin vetëm. Frika nga njerëzit mund të hiqet vetëm në lidhshmëri me individin, rrethin.

SHPIRTËNGUSHTËSIA

Paraqitet tek ata të cilat në detyrat që i presin gjejnë vështirësi dhe nuk besojnë se kanë forcë të mjaftueshme për zotërimin e atyre detyrave. Shfaqet në formë të lëvizjes së ngadalshme, luhatshmërie. Sillen si të lodhur e nuk e dinë se prej çkahit, ngarendin dhe askend nuk arrijnë, s’kanë fuqi, duken nervozë. Mund të njihen në bazë të disa formave të veprimit të jashtëm: si kafshimi i thonjëve, kruarja e hundës, hudhja me turr në ushqim, përtypja e zëshme, e që janë pasqyrë e paedukimit. Këto sjellje të paedukatë kanë prejardhje që nga fëmijëria. Ka raste kur fëmijët me sjelljet e tyre të pahijshme tentojnë që ta kthejnë vëmendjen e rrethit kah vetja e tyre dhe përmes kësaj të luajnë rol më të madh dhe të kalojnë në një pozicion më të volitshëm. Kjo më pas mund të formohet në të rritur si një shprehi që të krijojnë probleme dhe të nëpërkëmbin kërkesat e mjedisit.

SHPREHJET TJERA TË KARAKTERIT

Njerëzit e mirë i ndiejmë jo vetëm gjatë veprimtarisë së tyre, mënyrën se si na ofrohen, si flasin me ne, sesi sillen ndaj interesave tona, por edhe në gjithë qenien e tyre të jashtme gjatë lëvizjes së fytyrës, buzëqeshjeve. Aspektin e buzëqedhjes e potencon edhe Dostojevski. Përndryshe qeshja ka jo vetëm nianse që lidhin, por edhe nëntone armiqësore dhe sulmuese. Ka njerëz të cilët fare nuk janë të aftë për qeshje dhe të cilët janë aq larg nga marrëdhëniet e thella ndërnjerëzore, saqë aspak nuk kanë gadishmëri për të krijuar gëzim dhe për të sjellur disponim të kthjellët. E të mos flasim rreth gjithë asaj turme njerëzish, të cilët jo vetëm që janë të paaftë që t’i bëjnë të tjerët të gëzuar, por që përkundrazi kanë të predispozuar që t’ua idhëtojnë jetën të tjerëve në çdo situatë në të cilën ndodhen dhe të cilët shkojnë në jetë sikur kudo duan t’i fikin të gjitha dritat. Këta njerëz ose fare nuk duan të qeshin ose do të qeshin me zor. Kjo pasqyrë e shkurtër ndriqon reflektimin e ndjenjës së simpatisë dhe antipatisë. Të theksojmë edhe një tip njerëzish që mund të trjatohen si rrënues të paqes, të cilët pandërprerë vazhdojnë që botën ta paraqesin si hendek mjerimi dhe që gërryejnë nëpër dhimbje. Ka njerëz të cilët synojnë me gjithë mund që të shkojnë në jetë sikur pothuajse bartin barrë të rëndë mbi supe. Çdo vështirësi të vogël ata e fryejnë.

MËNYRA E TË MENDUARIT DHE E TË SHPREHURIT

Mënyra e të menduarit dhe e të shprehurit te disa njerëz le ndonjëherë aq përshtypje plastike saqë s’mund ta harojmë. Ata pandërprerë mendojnë dhe flasin sipas shablloneve të njohura, ashtu që njeriu paraprakisht e di se si do të shprehen ata. Ka njerët të cilët s’mund të çlirohen nga kjo mënyrë e të shprehurit. Shumë shpesh mund të hasim njerët të tillë, të cilët lënë përshtypje se si kanë ngecur në një pikë të zhvillimit të tyre dhe se si nuk mund të ngriten nga stadi i nxënësit. Kudo sillen si nxënës, përgjojnë me veshë… me sy, sikur duan të japin shenjë se duan të thonë diçka. I shohim se si mundohen të gjejnë shpejt përgjigje në ndonjë pyetje që bie ndokund në shoqëri, sikur duan ta tejkalojnë (ose arrijnë ndokend) dhe të tregojnë se edhe ata dinë diçka dhe për këtë presin që të tjerët t’i vlerësojnë mirë.

NJERËZIT PEDANT

Janë ata që synojnë që të gjitha dukuritë e jetës së t’i marrin sipas një parimi. Ata ua diktojnë të tjerëve ligjet e veprimit të tyre. i shoqëron gjithnjë një disponim ndaj vetes dhe mjedisit. Mund të gjenden vetem në vende, të cilat nuk provokojnë iniciativa të shumta.

NËNSHTRUESHMËRIA

Një lloj njerëzish ndjehen mirë vetëm aty ku ka ndonjë urdhër që ta kryejnë. Për ta ekzistojnë vetëm ligjet dhe rregullat. Sot e kësaj dite është vështirë të fshihet prej koke ndarja e njerëzve nga ata që shërbejnë dhe në ata që udhëheqin. Në një mentalitet të tillë është brumosur qysh nga botëkuptimi i vjetër se puna është gjë relativisht e ulët (madje e turpshme), ngase me të janë marrë skllevërit dhe se zotëriu s’bënte të ndotë dot duart me punë, ngaqë ai jo vetëm që jepte urdhëra, por se ishte edhe ai që në vete ngërthente të gjitha cilësitë e mira. Edhe Niçe kërkonte pushtetin për të mirët dhe nënshtrimin e të tjerëve. Megjithatë, një dukuri negative që vlen të potencohet është fakti se për femrën në disa qarqe mentalitetesh është formuar bindja se ajo duhet të jetë e nënshtruar ndaj burrit, se ajo duhet të punojë dhe vetëm të punojë. Ata këtë pozicion të saj e konsiderojnë si fat i kurdisur e që nënkuptohet. Për të qenë paradoksi në zenit ndonjëherë hasim edhe në aso femra, të cilat e bartin në vete frymën e nënshtrueshmërisë në atë masë sa kërkojnë mu aso meshkujsh që janë brutal dhe duan pushtetin (mbi të tjerët). Mirëpo jeta ndërmjet burrit dhe gruas duhet të jetë një shoqërim, një punë e përbashkët nga e cila askush nuk duhet të ndihet i nënshtruar.

IMPONUESHMËRIA

Një tip i njerëzve që ngriten, të cilët gjithnjë duan të luajnë rol të parë dhe të cilëve jeta nuk u paraqet çështje më të lartë sesa t’i nënshtrojnë të tjerët. Këta njerëz hasen zakonisht atje ku është e nevojshme ndonjë direktivë, ku kërkohet ndonjë pozitë urdhërdhënëse dhe ndonjë organizim. Në këto vende ata hudhen vetë. Këta janë ata të cilët qysh në shtëpi janë mësuar të komandojnë, që më parë nuk u ka pëlqyer asnjë rol në lojë, pos gjeneral, konduktor etj. Ata s’do të gjejnë rehati gjersa kudo që ndodhen të mos e demonstrojnë dominimin e tyre jo vetëm në gjëra të mëdha, por edhe në të imta.

DISPONIMET NJERËZORE

Është një tip njerëzish të cilët në çdo vështirësi jete fitojnë përshtypje se si ata janë pikërisht ata që do t’i godas e keqja: se si diçka e errët i përcjell vetëm ata, të cilët gjatë stuhisë mendojnë se stihia do t’i godas mu ata, në raste konfuziteti se hajnat do ta kidnapojnë mu atë etj. Këso teprimesh mund ta përshkojnë vetëm atë njeri që në ndonjë mënyrë e konsideron veten si epiqendër e ngjarjeve. Këta janë ata njerëz që gjithçka e marrin për masë serioze dhe e vlerësojnë me shikim pesimist.

RELIGJIOZITETI

Disa mendojnë së tepërmi se atë të cilën ata e respektojnë jashtëzakonisht dhe të cilët me aq ngul i luten qëndron pikërisht në shërbim të tyre, se për ta bartë përgjegjësi dhe që kjo duhet fituar përmes mjeteve siç janë lutjet e ngrohta.

AFEKTET

Një anë e afekteve është edhe ndjenja e vlerës së mangët, e pamjaftueshmërisë. Siç janë të lidhura njëri me tjetrin shpirti dhe trupi, ashtu edhe afektet janë të lidhura thellë me të gjitha ato që janë njerëzore. Dukuri përcjellëse fiziologjike të tyre janë: veprimet në enët e gjakut dhe në organet e frymëmarrjes, pulsi i rritur, skuqja, zverdhja etj.

ZEMËRIMI

Ka njerëz të cilët nga ky afekt krijojnë sistem dhe zakonisht sillen sipas tij, çka kurrsesi nuk dinë rrugë tjetër. Janë njerëz tejet të ndjeshëm, të cilët nuk e durojnë askë para dhe mbi vete. Rëndë i përshtaten rrethit dhe u druajnë çdo detyre serioze. Nëse privohen nga diçka në të cilën kanë pasur të drejtë bëhe agresivë, për shembull thejnë, dëmtojnë gjësende me vlerë. Më vonë përpiqen të arsyetohen, duke thënë se si nuk kanë ditur se çka bënin. Kështu njeriu i tillë për shkak të afektit të tij mund të ndeshet me rrethin e tij. Ky afekt tregon pothuajse shkatërrimin e tërësishëm të ndjenjës shoqërore. Krijon qëndrim armiqësor kundrejt tjerëve. Gjer në këtë shkallë s’mund të mbërrijë ai që është i vetëdijshëm për aftësitë e tij dhe që mbështetet qetë në forcat e veta. Ndër faktorët të cilët lehtësojnë zemërimin duhet cekur alkoolin. Te disa njerëz janë të mjaftueshme edhe sasitë e vogla. Njeriu i dehur me alkool, sillet ashtu sikur që kurrë të mos ketë jetuar në botën kulturore. Ai e humb pushtetin mbi veten e tij. Zemërimi shumë më tepër shfaqet te fëmijët sesa te të rriturit. Kjo rrjedhë si pasojë se tek ata është më e theksuar ndijesia e dobësisë. Zemërimi i skajshëm mund ta çojë njeriun deri në vetëvrasje.

PIKËLLIMI

Shfaqet te njeriu kur ai privohet nga diçka, kur i ndodhë ndonjë humbje për të cilën ai s’mund të ngushëllohet lehtë. Sado që pikëllimi në qenien njerëzore është fundamentuar nga natyra, ai prapëseprapë në tepërimin e tij ka diçka që ndaj rrethit ka karakter të ndjenjës armiqësore. Njeriu i pikëlluar në masë të madhe kudo kërkon nga rrethi që të interesohen për të. Edhe ky afekt tregon linjën që çon nga posht - lartë, që për qëllim ka të balancojë ndjenjën e dobësisë dhe pandihmesës në atë mënyrë që e tregon vetë njeriu. Përdorimi i afekteve automatikisht mund të bëhet shprehi dhe të zhvillohet deri në atë masë që më nuk ndjehet si normale. Zemërimi dhe pikëllimi janë afekte që nuk bashkojnë, por që shkaktojnë kundërthënie dhe ndarje, ndonëse në shikim të parë duket se pikëllimi bashkon.

FRIKA

Rëndësi kyqe në jetën e njeriut ka frika. Mekanizmi i frikës nuk paraqet dominim të drejtëpërdrejt mbi rrethin, por pikësëpari paraqet dështim: frikacaku ik nga ndonjë mbrojtje e situatës tjetër dhe synon që në këtë mënyrë të përforcojë pozicionin e tij duke fituar mbi rrezikun. Qysh në shprehjet lëvizëse të këtij afekti, veçanërisht në mimikë, gjejmë fillimin e një kundëraksioni, por se kjo nuk sillet në linjë të drejtë - nuk është agresive.

GËZIMI

Nuk duron izolimin. Është pikërisht shprehja e parë me të cilën tregohet se vështirësitë janë mposhtur. Pas saj shfaqet buzëqeshja, e cila plotëson ndjenjën e çlirimit. Me anë të gëzmit njeriu ngritet mbi vetveten dhe kërkon simpatinë e të tjerëve.

KEQARDHJA

Është shprehja më e pastër e ndjenjës shoqërore. Ky afekt tregon sesa është dikush i aftë që të ndiej pozitën e të afërmit të tij. Në këtë kontekst vlen të ceket se ka njerëz, të cilët gjithnjë turren përpara kur të ndodh ndonjë fatkeqësi dhe ndonëse s’bëjnë pothuajse asgjë, duan veç të përmenden. Kështu ata orvaten që në këtë mënyrë më së liri ta arrijnë famën në opinion.

TURPI

Pa këtë afekt shoqëria njerëzore do të ishte e pamundur. Ky afekt paraqitet te njeriu në situatë të atillë, kur ai në sferën e tij shpirtërore ndien rrezikimin e vlerës së personalitetit të tij dhe kur i kanoset që të humb diç nga dinjiteti i tij, për të cilën secili njeri është i vetëdijshëm. Ka njerëz që pos në fytyrë skuqen edhe në gjoks.

VËREJTJET E PËRGJITHSHME PËR EDUKIM

Për faktin se pridërit nuk janë as pedagogë dhe as psikologë ajo që luan sot rolin në edukimin familjar është egoizmi familjar. Kjo ka të bëjë edhe sa i përket vetë organizimit familjar që s’mund të shkëputet nga autoriteti i babait. Kësisoj shpesh ndodhin gabimet e tilla në edukim kur fëmijëve u thonë se duhet të krenohen para të tjerëve dhe se veten ta konsiderojnë më të mirë. Në këtë mënyrë te fëmiu mbillet ndijesia e dominancës. Lëvizjet e para të sjelljes së butë të fëmiut lidhen ndaj nënës. Nëna për fëmiun është përjetimi më i rëndësishëm i afërsisë, ajo është person ku ai mëson të ndiej e të njoh të tjerët. Mirëpo kjo butësi dhe ky interesim i fëmiut nuk duhet të koncentrohen vetëm te nëna e vet, sepse tek ai zhvillohet baza për mungesë të ndjesisë shoqërore. Edukimi i gabueshëm në ditët e para të jetës mund të ketë pasoja të rënda të mëvonshme. Edukimi i rreptë dhe i vrazhdë mund të pamundësojë gëzimin e jetës dhe lojën e përbashkët, kurse edukimi në atmosferë gjithnjë të ngrohtë e të përzemërt mund më vonë të sjell gjer tek ajo që fëmiu të mos ketë aftësi e mundësi të adaptohet në klimë më kontestuese jashtëfamiljare. Numri i madh i fëmijëve në klasë nuk i ofron mundësi as mësuesit për edukim të drejtë të fëmijëve. As jeta nuk mund të sjell ndonjë ndryshim qenjësor dhe kjo është psikologjikisht e kuptueshme, pasiqë njeriu hyn në jetë si i gatshëm, me botëkuptime të verifikuara dhe që synon drejt qëllimit individual për dominim. Përndryshe jeta, përkundrazi, është mësuese e keqe, nuk është aspak e butë dhe e mëshirshme, nuk na tregon fare vërejtjen dhe nuk na këshillon, por se vetëm sa na dobëson me ftohtësi dhe na le të biejmë. I vetmi autoritet që do të mund ta kryente rolin edukativ është shkolla, sikur të mos instrumentalizohej nga ato instanca që synojnë realizimin e planeve të tyre.

FJALA PËRFUNDIMTARE

Organi psikik zhvillohet në varësi të kushteve sociale, d.m.th. nga një anë duhet të kënaqen kërkesat e organizmit, kurse në anën tjetër kërkesat e shoqërisë njerëzore. Ky ligj i zhvillimit psikik na tregohet si një udhërrëfyes më i rëndësishëm për çdokend që nuk do të bie nën ndikimin e drejtimeve të errëta, por që synon me vetëdije ta ndërtojë fatin e tij. Me këtë njohje të njeriut ofrojmë shkencën, e cila askund nuk kultivohet dhe që tregohet si më e rëndësishme për të gjitha llojet e shoqërisë.

NDIKIMI I FAMILJES NË EDUKATËN E FËMIJËS





Një kapitull i zgjedhur nga libri i  Alfred Adler’it: Wozu leben wir - Për çka jetojmë ne

Cover:

Lexoni: Autor: Adler, Alfred - Titel: Wozu leben wir

Cover:
Që nga çasti i lindjes foshnja kërkon lidhjen me nënën. Ky është qëllimi i lëvizjeve të saja. Shumë muaj me radhë nëna luan një rol jashtzakonisht të rëndësishëm në jetën e saj (foshnjes); gati se plotësisht gjithçka varet nga ajo. Në këtë situatë zhvillohen fillet e aftësive për jetë në bashkësi. Nëna i ofron foshnjes lidhjet e para me një krijesë tjetër njerzore, dhe interesi i parë në dikënd tjetër se vetëvetja. Ajo është ura e parë për jetë në bashkësi, dhe një foshnje, e cila nuk mund të krijoj lidhje me nënën e saj apo ndonjë njeri tjetër, i cili e merr rolin e saj mbarimi (i foshnjes) do të ishte i pashmangshëm.
Kjo lidhje është aqë e thellë dhe e gjërë sa që ne në vitet e mëvonshme kurrë nuk do të jemi në gjendje çfarëdo tipari ta cilësojmë me siguri si ndikim i trashigimisë. Çdo prirje që ne do mund ta konsiderojmë si trashiguese është përshtatur nga nëna, e ushtruar, e formuar dhe gjithëmonë është tejkaluar. Shkathtësitë e saj, apo mangësia e tyre kanë ndikuar në të gjitha mundësitë ekzistuese në fëmijën. Me 'shkathtësinë' e një nëne ne nuk mendojmë asgjë tjetër përveç aftësisë së saj të bashkpunoj me fëmijën, ta përfitoj për bashkpunim në këtë shoqëri. Kjo shkathtësi nuk mund të mësohet nëpërmjet rregullave. Çdo ditë sjell situata të reja. Mirëpo, ka raste në të cilat ajo duhet të dëshmoj zgjuarsinë dhe mirëkuptimin e saj për nevojat e fëmijës. Ajo mund të jetë e shkathët vetëm nëse ajo e përgjon fëmijën me përplot dashuri, nëse ajo përpiqet të fitoj simpatinë dhe për t'ia siguruar shëndetin dhe mirëqenien.


Qëndrimi i saj tregohet në të gjitha veprimet e saj. Kurdo, sa herë që ajo e merr fëmijën, e mban fëmijën në krah, bisedon me të, e pastron apo ushqen ajo ka mundësi t'i ngushtoj lidhjet edhe më shumë me fëmijën. Nëse ajo për detyrat e saj nuk është e edukuar apo nuk can kokën për to, ajo nuk mund të ndihmohet dhe fëmija bën rezistencën e tij. Nëse ajo kurrë nuk ka mësuar se si duhet pastruar fëmija, a është ky pastrim për atë (fëmijën) një përvojë e pakëndshme, të cilën nëna nuk ia mëson por i jep shkas të zbrapset. E shkathët duhet të jetë mënyra e nënës kur ajo e vën fëmijën në krevatin e tij, megjithë lëvizjeve dhe zhurmës që shkakton ajo, të vendosë se a duhet ta lërë vetëm apo duhet të qëndroj pranë tij (fëmijës). Ajo duhet t'i kuptoj të gjitha rrethanat e fëmijës - ajrin e pastër, temperaturën e dhomës, ushqimin, kohën e gjumit, zakonet trupore, pastërtinë. Çdo herë ajo krijon mundësinë për fëmijën që ta dashurojë atë, apo të mos e dashurojë, të bashkpunojë me të (nënën) apo të refuzojë këtë bashkëpunim.
Shkathtësia e nënës në vete nuk ka asgjë enigmatike. Çdo shkathtësi është rezultat i ushtrimit shumëvjeçarë dhe flijim. Përgatitja për nënësi në jetë fillonë shumë herët. Hapat e parë mund të vërehen në qëndrimin e vajzave ndaj fëmijëve të vegjël, në dashurinë e tyre ndaj fëmijëve të vegjël dhe ndaj dëshirës së tyre për të ardhmen. Nuk është e preferueshme që djemtë dhe vajzat të edukohen ashtu sikur të kenë para veti saktësisht detyra të ngjashme. Nëse dëshirojmë të kemi nëna të shkathëta, dhe ashtu që ato ta pranojnë parashikimin që ato të behën nënë, dhe nënësinë e shofin si veprim krijues dhe nuk dëshpërohen nga roli i tyre, nëse në jetën e mëvonshme qëndrojnë para kësaj.


Fatkeqësisht sot në kulturën tonë rolin e nënësisë së gruas shpeshëherë e trajtojmë si diçka të rangut të dytë. Nëse djemtë duhen më shumë se vajzat, nëse roli i tyre vlenë si i epërsuar, është e natyrshme se vajzat detyrën e tyre të ardhshme ta pranojnë me neveri dhe antipati. Askush nukë mund të jetë e/i kënaqur me një pozitë dytësore. Nëse vajzat (të cilat nuk e pranojnë pozitën dytësore) e tilla martohen dhe perspektivën e tyre e kanë tek/me fëmijët ato do shprehin neverinë e tyre në një mënyrë apo tjetër. Ato nuk gëzohen për këtë, ato nuk e ndiejnë atë me pasë fëmijë si vepër krijuese dhe interesante: ndoshta kjo është vështërsia më e madhe e shoqërisë sonë e që shumë pakë po punohet në mposhtjen e saj. E mira e gjithë shoqërisë njerzore varet nga qëndrimi i grave përballë nënësisë. Gati gjithëkund roli i gruas në jetë nënvleftësohet dhe shikohet si e rangut të dytë. Që në vogli djemtë i shikojnë punët shtëpiake nga lart poshtë sikur të ishin një send i shërbëtorëve, sikur të ishin nën dinjitetin e tyre, që ndonjëherë të ngrehin, lëvizin njërën dorë për ndihmë në punët e shtëpisë. Ekonomia dhe puna shtëpiake shumë shpesh nuk konsiderohen si punë, punë këto që mund t'i bëjnë gratë, por si rropatje për të cilat (gratë) janë të dënuara. Nëse për një grua punët e shtëpisë janë një art që i lidhë interesat e saj dhe nëpërmjet saj ajo ndritë jetën e bashkënjerzëve të saj dhe pasuron, nga kjo ajo mund të ndërtojë një punë të ngjashme me çdo punë tjetër në botë.
Cover:

Nëse, nga ana tjetër, kjo punë për burra vlerësohet si e nënçmuar, ne nuk duhet të habitemi nëse gratë e refuzojnë rolin e tyre femëror, ta kundërshtojnë dhe të shkojnë në atë drejtim e të argumentojnë - çka duhet të jetë e vetëkuptueshme - se gratë janë të barabarta me burrat, dhe se ato nuk kanë më pak të drejta për vëmendje dhe në mundësinë për zhvillimin e aftësive të tyre. Është e vërtetë se, Aftësitë mund të zhvillohen vetëm me anë të ndjenjës së përgjegjësisë sociale; por ndenja shoqërore do t'i shpiej gratë në rrugën e drejtë, poashtu edhe pa kufizimet e jashtme dhe ngushtimit të rregullave, të cilat pengojnë zhvillimin e tyre.
Aty ku roli i gruas nënçmohet, harmonia në martesë është e prishur. Nëse një grua edukimin e fëmijës e shef si punë të pavlerë është e pamundur të gjejë durimin, përkujdesjen, mirëkuptimin, që janë aq të nevojshme për t'iu mundësuar fëmijëve një pozicion të përshtatshëm për hyrje në jetën e tyre. Një grua, e cila është e pakënaqur me rolin e saj dhe ka një qëllim të jetës që i pengon asaj të mbajë lidhjet më të mira me fëmijët e saj. Qëllimi i saj nuk ka drejtim të njëjtë sikur edhe ai i fëmijëve; ajo merret më shumë me atë të argumetojë mbizotërimin e saj; dhe për këtë fëmijët janë shkurt një ngarkesë dhe një shmangie. Nëse ne, rasteve të dështuara iu kthehemi mbraba dhe i përcjellim, gati gjithëmonë gjejmë se nëna nuk i ka përmbushur mirë detyrat e saja, ajo nuk i ka siguruar fëmijës një fillim të përshtatshëm. Nëse nënat dështojnë, nëse ato me detyrat e tyre janë të pakënaqura dhe s'kanë kurrëfarë kënaqësie me to, e tërë njerzia është në rrezik.
Megjithatë, ne nuk mund ta fajsojmë nënën për dështimin e saj. Nuk ka faj. Ndoshta vetë nëna nuk është e edukuar për bashkëpunim.

Cover:

Ndoshta ajo në martesën e saj është e shtypur dhe e pakënaqshme. Gjendja, që ndodhet ajo e huton dhe turturon vetvetën, nganjëherë ajo humbë shpresën dhe dëshpërohet. Zhvillimi i shëndoshë i një jete familjare është i kërcënuar nga shumë pengesa. Kur nëna është e sëmurë ajo ndoshta ka dëshirën më të mirë ta ndërtoj mardhënien e plotkuptimt me fëmijët, mirëpo ajo ndihet shumë e dobët për këtë. Nëse ajo shkon të punojë kur të kthehet në shtëpi ajo ndihet e lodhur. Nëse kushtet ekonomike janë të këqia fëmija vuan nga mangësia në ushqim, veshëmbathje dhe strehimi i pamjaftueshëm. Së këndejmi nuk janë përvojat e fëmijës që përcaktojnë veprimet e tija, por rrjedhimet që vijnë nga përvojat e tija. Nëse ne hulumtojmë jetën e një fëmije që duhet kujdesur për të ne gjejmë vështërsitë në mardhëniet mes tij dhe nënës; mirëpo të njëjtat vështirësi i gjejmë edhe te fëmijët tjerë. Këtu kthehemi te një pikëpamje themelore të psikologjisë individuale: nuk ka asnjë shkak të detyrueshëm për zhvillimin e cilësive të caktuara, mirëpo fëmija mund t'i shfrytëzoj përvojat në kuptimin e qëllimit të tij dhe ato t'i kthej në thellësi. Ne psh. nuk mund të themi se, një fëmijë do të bëhet kriminel nëse ai është i ushqyer keq. Ne duhet të shofim çfarë rrjedhimesh ka nxjerrë.
Është lehtë për t'u vërejtur nëse një grua, e cila është e pakënaqur me rolin e saj femëror, pëson vështirësi dhe tensionime. Hulumtimet kanë vërtetuar se nevoja e nënës për t'i mbrojtur fëmijët e saj është më e madhe se çdo mbikqyrje tjetër. Te kafshët, psh. te mijtë e kanaleve dhe majmunat, shtytja nënë është më i theksuar se shtytja seksuale dhe ushqimore; nëse ato do duhej të vendosnin se cilin qejf do ta dëgjonin më parë, roli i nënës do të kishte vendin e parë. Bazë e kësaj shtytjeje nuk është seksualiteti por nevoja për bashkësi. Nëna e ndien shpesh fëmijën e saj si pjesë të trupit të saj. Nëpërmjet fëmijëve ajo është e lidhur me gjithë jetën; ajo ndihet si mbretëreshë për jetë a vdekje. Secila nënë pak a shumë e ka ndjenjën e spikatur se ato nëpërmjet fëmijëve kanë realizuar një vepër krijuese. Ne gati mund të themi ajo ka ndjenjën se, ka marrë pjesë në krijim, sikur që është marrë edhe vetë Hyu - nga asgjëja ajo ka krijuar një krijesë të gjallë. Drejtimi për nënësi në fakt në njërën anë është synim drejt epërsisë, të synimit të ngjajshëm si ai i Hyut. Neve na ofron një nga shembujt më të qartë për atë se si ky qëllim mund të përdoret për të mirën e njerëzisë, në të mirë të të tjerëve dhe me ndjenjën më të thellë shoqërore.



Nëna, natyrisht, ndjenjën se fëmija është një pjesë saj, mund ta ekzagjeroj dhe ta bëjë të përdorshëm për qëllimin e epërsisë personale. Ajo, pastaj, mund të përpiqet që fëmija të jetë i varur plotësisht nga ajo dhe t'ia zotërojë jetën, që të jetë e lidhur gjithëmonë me atë. Më lëjoni ta tregoj një rast të një gruaje shtatëdhjetëvjeçare të një fshatari. Fëmija i saj, pesëdhjetëvjeçar, jetonte ende me të dhe të dy njëkohësisht sëmuhen nga ndezja e mushkrive. Nëna mbijeton, shërohet; ndërsa fëmija i saj dërgohet në spital dhe vdes. Kur nëna merr lajmin mbi vdekjen e të birit, thotë: "e kam ditur gjithmonë se djaloshin tim kurrë nuk do ta mund ta rris të shëndoshë". Ajo ndjehej përgjegjëse për gjithë jetën e të birit. Ajo kurrë nuk ishte përpjekur që atë ta bëjë anëtar të barabartë të bashkësisë sonë. Ne tani gradualisht mund të kuptojmë se çfarë gabimi është, nëse nëna lidhjet që i ka marrë me fëmijën, nuk i zgjëron dhe nuk e udhëzon që ta renditë në mënyrë të barabartë në shoqëri n e njerëzve të vet. Mardhëniet e një nëne kurrë nuk janë të lehta, poashtu edhe lidhja nënë-fëmijë nuk guxon të theksohet jashtë mase. Këtë e kërkon e mira e fëmijës, por edhe e nënës. Aty ku një detyrë theksohet jashtë masës, duhet të vuajnë të gjithë të tjerët, edhe vet detyra e jonë e veçantë, me të cilën ne tani po merremi, mund të zgjidhet më lehtë, nëse ne nuk i japim masë të madhe. Një nënë mban mardhënie me fëmijët, burrin, dhe me gjithë bashkësinë e rrethit të saj. Këto tri lidhje kërkojnë përfillje të barabartë: te triat duhet të merren parasysh në mënyrë të qetë dhe të arsyeshme. Nëse nëna e merr parasysh vetëm lidhjen me fëmijët, ajo medoemos do t'i llastojë dhe mësojë keq ata. E pastaj për ata (fëmijët) është shumë vështirë të zhvillojnë pavarsinë dhe vetëdijën e bashkësisë. Nëse asaj i ka shkuar për dore të lidhë një lidhje të qëndrueshme mes vetit dhe fëmijës, detyra tjetër e saj është ta zgjërojë pjesëmarrjen e tij në drejtim të babait; mirëpo kjo është gati e pamundur nëse për vetë atë (nënën) babai është i parëndësishëm. Ajo duhet poashtu ta udhëzoj për jetën në bashkësi me rrethin, motrave dhe vëllezërve tjerë, shokëve, të afërmëve, dhe njerzëve të tjerë në përgjithësi. Pra detyra e saj është e dyfishtë. Ajo duhet t'ia ndërmjetësojë fëmijës besimin e bashkëkrijuesit; dhe pastaj ajo duhet të jetë e gatshme dhe të jetë në gjendje, këtë besim dhe këtë shoqëri ta zgjërojë deri sa t'i bashkohet bashkësisë njerëzore.


Nëse nëna përpiqet ta lidhë fëmijën vetëm me vetën, më vonë ai do të refuzojë çdo përpjekje për pjesëmarrjen e të tjerëve tek ai. Ai do t'i besojë vetëm nënës së vet, kurse të gjithë të tjerët dhe secilin do ta konsiderojë si armik, në të cilin ia merr mendja se ai është si një rival konkurent për dobinë e tij. Çdo pjesëmarrje që e tregon ajo për bashkshortin apo fëmijëve të tjerë, do t'i konsideroj si cënim të të drejtave të veta dhe fiton bindjen: "nëna ime më takon mua dhe askujt tjetër". Psikologët modernë e kanë keqkuptuar gjendjen shumë. Sipas teorisë së Frojdit, nga kompleksi i Edipit, për shembull supozohet se, fëmijët anojnë për atë të dashurohen në nënat e tyre dhe të martohen me ato si dhe të urrejnë e ta vrasin babain e tyre. Një gabim i tillë nuk mund të lindë kurrë, nëse ne e kuptojmë zhvillimin e fëmijës. Kompleksi i Edipit mund të lindë vetëm te fëmija që dëshiron të posedojë vëmendjen e plotë të nënës dhe përjashton çdo njeri tjetër. Kjo dëshirë nuk është e kufizuar në gjini. Është dëshira për ta vënë në zgjedhë (sklavërojë) nënën, atë ta kontrollojë e zotërojë plotësisht dhe ta bëjë si shërbëtore. Kjo është e mundur vetëm te fëmijët, të cilët janë llastuar nga vetë nënat e tyre, dhe atyre nuk iu është bashkuar edhe ndjenja shoqërore me pjesën tjetër të botës. Në rastet e rralla ka ndodhur që një djalosh, i cili ka qenë plotësisht i lidhur me nënën e tij, e bënte nënën pikë qendrore të përpjekjeve të tij, për t'i zgjedhur problemin e dashurisë dhe martesës; mirëpo kuptimi i një sjelljeje të tillë do të ishte se ai nuk mund ta paramendojë një shoqëri tjetër, përpos asaj me nënën e tij. Asnjë grua tjetër nuk do ta luajë rolin e saj, e flijimit të plotë. Kompleksi i Edipit do të ishte gjithmonë rezultat artificial i një edukimi të gabueshëm. Nuk është e nevojshme, që animin e trashëguar ta marrim si incest apo edhe ta paramendojmë, se një gabim i tillë në bazë ka të bëjë me gjininë.
Nëse fëmija, i cili është i lidhur vetëm me nënën, do të vijë në një pozitë kur do të heqen lidhjet me nënën, dhe do të fillojnë vështërsitë. Kur të shkojë në shkollë, apo nëse luan me fëmijët, do të jetë përherë qëllimi i tij që të mbesë në lidhje me nënën e tij. Sa herë që të ndahet prej saj, ai vuan. Ai dëshiron ta ketë nënën e tij përherë pas vetit, t'ia tërheqë vëmendjen, të jetë përherë në përkujdesje. Dhe ka shumë mjete që mund t'i përdorë. Ndoshta bëhet një djalë i nënës, gjithmonë i butë dhe i ëmbël, dhe i uritur për dashamirësi. Ndoshta ai qan për çdo vështërsi të vogël, ose sëmuret, për të treguar se sa urgjentisht ka nevojë për përkujdesje të përherëshme. Ndoshta mund të ketë raste tërbimi, ku është i padëgjueshëm, dhe i kundërshtueshëm, për ta kthyer vëmendjen e nënës nga vetja. Ne gjejmë te fëmijët që kanë nevojë për përkujdesje mijëra lloje të tilla rastesh të fëmijëve të llastuar, të cilët luftojnë për vëmendjen e nënave të tyre dhe kundërshtojnë çdo kërkesë të rrethit të tyre.


Fëmija fiton përvojë të shpejtë në zgjedhjen e mjeteve më të përshtatura për tërheqjen e vëmendjes. Fëmijët e llastuar shpesh kanë frikë nga ajo që të lihen vetëm, posacërisht në errësirë. Nuk është vetë errësira që i frigohen ata; por ata e përdorin frikën për ta detyruar nënën, që të qëndrojë afër tyre. Një fëmijë i tillë i llastuar bërtet përher në errësirë. Kur nëna e tij njëherë natën shkon te fëmija pas bërtimës, e ka pyetër atë: "pse po frigohesh?" "Sepse është errësirë", përgjigjet ai. Mirëpo nëna e kishte hetuar qëllimin e sjelljes së tij. "Dhe tani që jam këtu", i thotë ajo, "a është më pak errësirë?" Vetë errësira nuk është me rëndësi dhe frika nga kjo do të thotë vetëm se nuk dëshironte të jetë i ndarë nga nëna. Nëse ky rast paraqitet te një fëmijë i tillë, gjitha emocionet e tij, gjithë fuqia shpirtërore dhe aftësitë e tij, janë të drejtuara për ta krijuar një situatë për të cilën nëna duhet të vijë e të marrë kontakt përsëri me atë. Më anë të bërtitjes, thirrjeve, pagjumësia apo të tjera, ai përpiqet ta sjellë, gjejë nënën e vet. Një mjet i vëçantë, që ka tërhjekur vëmendjen përherë të psikologëve dhe edukatorëve është frika. Në psikologjinë individuale nuk merremi me shkaqet e frikës, por me çështjen e qëllimit të frikës. Të gjithë fëmijët e llastruar vujan nga frika. Me ndihmën e frikës së tyre mund të shkaktojnë tërheqjen e vëmendjes mbi ta dhe për këtë ata ndërtojnë këtë ndjenjë në stilin e jetën së tyre. Ata përfitojnë nga kjo që qëllimin e tij - (ri) fitimin e kontaktit me nënën - ta arrijnë. Fëmija frikacak është një fëmijë, i cili është i llastuar dhe dëshiron të jetë edhe mëtutje i llastuar.
Nganjëherë fëmijët e tillë të llastuar ëndërrojnë ëndrra të këqia dhe bërtasin në gjumë. Kjo është një simptomë e njohur; por përderisa gjumi konsiderohej si e kundërta e gjendjes zgjuar, nuk mund të kuptohej. Por kjo ka qenë gabim; gjumi dhe zgjuarja nuk janë kurrëfarë kundërshtimesh, por lloje të lojës të sjelljes. Fëmija sillet në ëndrrat e tij gati njëjtë sikur edhe gjatë ditës. Qëllimi i tij, për ta ndryshuar gjendjen për përfitime të tij, ndikon trupin si dhe mendjen e tij; dhe pas disa ushtrimeve dhe përvojës e gjenë rrugën më të suksesshme për t'iu ofruar qëllimit të tij. Bile edhe në mendimet në gjumë i vijnë në kujtesë pamjet dhe mendimet, që i shërbejnë për qëllimin e tij. Fëmijët e llastuar pas disa përvojave gjejnë mendimet që shpien në tmerr, frikë, që janë shumë të përshtatshme, që ta rivendosë shpejt lidhjen e ndërprerë përkohësisht më nënën. Fëmijët e llastuar mbajnë bile edhe shpesh ëndrrat e frikës pranë veti edhe kur të rriten. Ëndrrat e frikës kanë qenë mjet i mirë për tërheqjen e vëmendjes, që më vonë është mekanizuar si zakon.
Ky pëdorim i frikës është i përhapur aq shumë sa që ne do të befasoheshim shumë, nëse do të dëgjonim nga ndonjë fëmijë i llastruar se, ai natën kurrë nuk ka shkaktuar telashe. Numri i trikave për nxitjen e vëmendjes është shumë i pasur. Disa fëmijë ankohen për krevatin e papërshtatshëm ose kërkojnë ujë; disa të tjerë frikohen nga hajdutët ose kafshët e egra. Poashtu disa të tjerë nuk i zë gjumi, nëse prindërit e tyre nuk ulen pranë tyre. Disa ëndrrojnë; disa bien nga krevati; disa e lagin krevetin. Vetëm një fëmijë i llastuar, që e shëroja unë, dukej se natën nuk shkaktonte fare vështërsi. Nëna thoshte, vajza flen mirë pa ëndërruar dhe pa u zgjuar, s'ka pasur kurrë vështirësi. Unë i emrova të gjitha simptomat të cilat mund të vinë në shprehje, mirëpo te kjo vajzë nuk kishte diçka te ngjajshme. Më në fund u mjegullova. "Ku flenë ajo?" e pyeta nënën. "Në krevatin tim", - mu përgjigj ajo.
Shpesh sëmundja është ndihmë për fëmijët e llastuar, sepse nëse janë të sëmurë, llastohen edhe më shumë se herave tjera. Ndodh shpesh, që një fëmijë i tillë pakë pas sëmundjes del si fëmijë që ka nevoj për kujdesje; së pari në të shumtën e rasteve supozohet se ende është një rezultat i sëmundjes. Në të vërtetë kujton mbas shërimit vorbullin, rrapëllimën që është bërë për shkak të tij, kur ishte i sëmurë. Nëna nuk mund ta llastoj edhe më tutje sikur që ka bërë deri atëherë, dhe kështu hakmarret duke u bërë fëmijë që ka nevojë për përkujdesje. Nganjëherë ndonjë fëmijë, i cili përgjon, sikur një fëmijë tjetër që nëpërmjet sëmundjes së tij bie në qendër të vëmendjes në rrethin e tij, dëshiron që të sëmuret edhe vetë; kështu ai puthë fëmijën e sëmurë që edhe ia vetë të marrë sëmundjen e tij.



Një vajzë kishte qenë katër vite në spital dhe ishte llastruar shumë nga mjekët dhe infermierët. Kur kthehet në shtëpi në fillim llastohet edhe nga prindërit, mirëpo mbas një kohe fillon të largohet vëmendja ndaj saj. Çdo herë që asaj nuk i është dhënë ajo që ka dëshiruar, ajo ka futur gishtin në gojë dhe thoshte: "unë kam qenë në spital". Ajo ju kujton të tjerëve, se ajo ka qenë e sëmurë, dhe kërkonte ta rivendosë gjendjen e këndshme që kishte qenë. Sjellje të njëjtë, ne vërejmë edhe tek të rriturit, të cilët me kënaqësi flasin për sëmundjet dhe operacionet të cilave iu janë dashur t'iu nënshtrohen. Në anën tjetër, nganjeherë ndodhë që një fëmijë i cili iu ka shkaktuar vështërsi prindërve, pas sëmundjes shërohet dhe nuk u bën më probleme prindërve. Ne vec ndëgjuam se fëmijët me të meta organike për fëmijën është një ngarkesë plotësuese, mirëpo ne ndëgjuam poashtu se kjo nuk i shpjegon në mënyrë të mjaftueshme karakteret e këqia. Së këndejmi ne guxojmë të dyshojmë se mos të metat organike në vete kanë të bëjnë diçka me ndryshimet. Një fëmijë, i dyti në familje, iu shkaktonte prindërve merakosje të madhe. Ai ishte një gënjeshtar, vjedhës dhe mashtrues, ishte i ashpër dhe i egër. Mësimdhënësit e tij nuk kishin mundësi që të fillojnë asgjë me atë sa që vijnë deri te mendimi se ai duhet të dërgohet në një shtëpi për përmirësim. Gjatë asaj kohe fëmija sëmuhet. Ai vuante nga sëmundja e turberkulozit në eshtra dhe ishte detyruar të qëndroj gjysmë vjeti në gips i shtrirë. Pasi që ai fillon të ndjehet mirë bëhet fëmija më i mirë në familje. Ne nuk mund ta marrim me mend se një sëmundje mund të ketë një ndikim të tillë në fëmijën, dhe kështu ne pamë se ky ndryshim kishte të bëjë me njohjen e gabimeve të mëparshme. Ai kishte menduar gjithmonë se prindërit po e dashurojnë vëllaun e tij më shumë dhe se atë e kanë lënë pas dore. Gjatë sëmundjes së tij ai vetë gjendet në qendër të vëmendjes. Secili përkujdesej për atë dhe i ndihmuan atij, dhe kështu ai ishte mjaft i aftë të kuptojë dhe të largohet nga pikëpamja e tij se ai po lihet pas dore.
Është qesharake, të mendohet, se rruga më e mirë është, që gabimet e shpeshta të nënës të menjanohen, të gjithë fëmijët t'iu largohet përkujdesaja e nënës së tyre dhe t'ju jepen kujdestareve apo institucioneve adekuate për këtë, që të kujdesën për ata. Kurdo që ne të kërkojmë një zëvendësim të nënës, të shikojmë ne ndonjë që luan rolin e nënës - e cila lidhë fëmijën në vete, mu ashtu sic e bën edhe nëna. Fëmijët që rriten nëpër jetimore, shpesh nuk kanë kurrëfarë kuptimi, ndjenje për të tjerët: askush nuk ka qenë pranë tij, që të mund të jetë një urë e gjallë mes fëmijës dhe bashkkrijuesit (nënës) të tij. Nganjëherë janë bërë përpjekje me fëmijët e jetimoreve, që janë shvilluar jo-mirë. Është kërkuar një edukatore për parashkollorë apo ndonjë infermiere, që fëmijës t'ia ndajë përkujdesjen e saj personale, ose të vendoset në një familje ku nëna do të kujdeset si për fëmijën e saj. Rezulati ka qenë gjithnjë një përmirësim i theksuar, nëse është zhgjedhur nëna për përkujdesje (njerka) e mirë. Mundësia më e mirë për të rritur fëmijë të tillë, nëse gjendet një zëvendësim për babanë dhe nënën dhe për një jetë familjare; dhe e gjithë ajo çka do mund të bënim nëse do t'iu marrim fëmijën prindërve, me shumë mund do të mundeshim të gjejmë njerëz të tjerë që do të mund t'i merrnin detyrat e prindërve.
Domethënia e dashamirësisë së nënësisë dhe përkujdesjes nënësore del nga fakti se, ka aq shumë dështime që vijnë nga rrethi i jetimëve, të fëmijëve nga prindërit pa kurorë, fëmijëve të padëshirueshëm dhe fëmijëve nga kurorat e prishura. Është e njohur se, roli i një njerke është shumë i vështirë dhe fëmijët shpesh e refuzojnë atë. Në të vërtetë vështërsia nuk është e pazgjidhur, dhe unë njof raste ku me rezultat të mirë është tejkaluar; mirëpo vetëm shpeshherë gruaja nuk e kupton situatën. Ndoshta lidhen shumë ngushtë fëmijët me babain, nëse vdes nëna dhe llastohen nga ai. Pra ndihen se do t'i vidhet dashamirësia dhe kështu rezistojnë kundër njerkës. Ajo (njerka) mbrohet dhe kundërsulmon, dhe tani fëmijët kanë një arsye të vërtetë për rezistencë. Ajo i ka provokuar ata dhe fëmijët luftojnë më shumë se kurrë. Lufta me një fëmijë është gjithmonë e pakuptimtë; nuk mundet kurrë të fitohet me përdorimin e dhunës apo të fitohet për bashkpunim. Nga përleshjet e tilla del gjithmonë si fitimtar, ngadhnjyes ai më i dobëti. Kërkohet diçka nga ai, çka kundërshton të japë, diçka çka me anë të mjeteve të tilla, metodave të tilla kurrë nuk mund të arrihet. Një përpjekje e paparashikueshme në tensionim dhe harxhim të pakuptimtë të energjisë do të kursehet, nëse ne përfundimisht do të kuptonim se, dashuria dhe bashkpunimi nuk mund të fitohen kurrë nëpërmjet dhunës.
Roli i babait në jetën familjare është poashtu i rëndësishëm sikur ai i nënës. Në fillim mardhëniet e tij me fëmijën janë më pak të ngushta; ndikimi efektiv i tij fillon më vonë. Ne vecse kemi parashtruar disa rreziqe që mund të dalin nëse nëna dashamirësinë, simpatinë e fëmijës nuk e zgjeron edhe drejtë babait. Mund të pësojë pastaj një pengesë të madhe në zhvillimin e ndjenjës së tij për bashkësi. Nëse martesa është fatkeqe, situata për fëmijën është potë rreziqe. Nëna ndoshta ndihet e pafuqishme, që ta përfitojë, bashkangjisë babain në jetën familjare; ndoshta ajo dëshiron që ta mbaj fëmijën vetëm për vete. Ndoshta te dy prindërit e shfrytëzojnë fëmijën si peng për luftën e tyre personale. Secili dëshiron ta lidhë fëmijën për vete, të dashurohet nga fëmija më shumë se partneri tjetër. Nëse fëmijët ndjejnë qëndrimet, mendimet e ndryshme të prindërve ata lagohen me shkathtësi. Kështu krijohet një konkurencë, se kush mundet më mirë të sillet me fëmijën apo ta llastojë atë më mirë. Është e pamundur një fëmijë në një atmosferë të tillë të edukohet për vetëdije në bashkësi. Bashkësia e parë me njerëzit e tjerë që përjeton është ajo me prindërit; nëse ajo është e keqe nuk mund të pritet që kuptimi për bashkësi të zhvillohet vetëm. Fëmijët nga kurorat fatkeqe rriten me pikëpamje pesimiste për martesë, nëse nuk fitojnë përshtypjen e parë të mirë. Edhe kur të rriten do ta kenë ndjenjën, se çdo martesë mund të përfundojë keq. Ata do të përpiqen t'i ikin gjinisë së kundërt ose janë të bindur se përpjekjet për afrim do të të përfundojnë si të pafat. Për këtë fëmija është shumë i dëmtuar nëse kurora, martesa e prindërve të tyre nuk është një qeliz&eum l; aktive e bashkësisë, një rezultat i jetës në bashkësi dhe një shkollë e jetës në bashkësi. Kuptimi i martesës është partneriteti mes dy njerzëve për mirëqenien e dyanshëm, për të mirën e fëmijëve të tyre dhe shoqërisë, dhe nëse ata dështojnë në njërën nga këto pikëpamje, ajo nuk qëndron në harmoni me kërkesat e jetës.
Këtu pasi që martesa është partneritet, asnjëra palë nuk do të duhej të ushtrojë mbizotërim. Kjo pikë duhet të kihet parasyshë në mënyrë bazore. Në gjithë udhëheqjen e jetës familjare s'ka nevojë për demostrimin e forcës, dhe është e pakëndshme, nëse një partner udhëheqë dhe i kushtohet më shumë vëmendje se të tjerëve. Nëse babai është një pesonalitet i fortë dhe ngren tonin në familje, të rinjët marrin një pikëpamje të gabueshme për pritjet që janë të lidhura me rolin e tyre mashkullor. Vajzat vuajn edhe më shumë. Meshkujt në pikëpamjen e tyre janë tiranikë; martesa ju duket atyre sikur të jetë një nënshtrim ose një skllavërim. Nganjëherë ato do të përpiqen ta shpëtojnë vetën nga gjinia tjetër me ikjen e tyre në perversione. ( Nga gjermanishtja e përktheu: Zef Ahmeti )

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...