2014-07-10

Syri mashtrues i Evropës(4)

Brahim AVDYLI:

EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT (IV)

Duke dashur të përkrahë shtjellimin e mëtutjeshëm të punimeve të mia, Ridvan Muslija ka deklaruar për çështjen pellazgo-ilire, pra shqiptare, se,“te gjithë heronjt e lashtësise me plis në kokë, të gjithë shkrimet e vjetra lexohen e marrin kuptim vetëm nga gjuha shqipe, edhe alfabeti që quhet grek është pellazgo–iIir”.[1] Këtë gjë duhet ta njohë opinioni botëror dhe evropian. Evropa nuk duhet të lejojë shkencëtarët dhe teoricienët e vet të rrëshqasin me sy të mbyllur në kthetrat e gënjeshtrave greko-sllave apo tjetër, por të shohë kontributin e vjetër e të dokumentuar pellazgo-ilir, pra shqiptar, nëpër gurë,  statuja, mbishkrime, etj., për kulturën e përgjithshme të njerëzimit dhe të Evropës, sikurse të mendimeve të mitologjisë, të Zotave dhe të besimeve. Gjeneza e krijimit të Evropës dhe e Bashkimit Evropian nuk mund të shkojë nëpër duart e gënjeshtarëve grekë, të cilët përpiqen pa pushim të paraqesin si “argumente të krijimit” të botës kulturën dhe trashëgiminë e vjetër si “botë greke”, sepse qenkan të lëna me alfabetin “e tyre”, e të cilat nuk mund të deshifrohen nga gjuha greke. Ata nuk mund të “gënjejnë” tërë botën, sepse gjuha shqipe ka mbetur gjallë prej shekujve dhe mund të deshifrojë këto mbishkrime të vjetra, që janë kudo të lëna trashëgim nga pellazgo-ilirët, pra shqiptarët. Vetëm forma e shkrimit është "e grekëzuar" dhe kjo gjë mund të shpjegohet, sepse i kanë paraprirë të njëjtat rrethana. 
“Flasin vërtetë gurët, edhe dokumentet... por është e nevojshme që edhe ne ta ngrijmë zërin lart, të dëgjojë Evropa, për këtë gjë duhet që edhe shtetet, akademitë, televizionet e mjetet e informimit të punojnë shume më tepër”- thotë Ridvan Muslija.[2] “Padrejtësisht, në të gjitha tekstet e autorëve të lashtë emri "helenë" është zëvendësuar me emrin "grek", që është mashtrimi më i madh i së vërtetës historike. Siç pohojnë studiuesit shqiptar, për pellazgët emri "grek" nuk njihej jo vetëm në lashtësi (përveç emrit të një fisi që emigroi në gadishullin Apenin), as në shekullin e 19-të, kur e vizituan evropianët jugun e Ballkanit”- thotë Fatbardha Demi.
“Studimet shqiptare”-thotë ajo në vazhdim-“nuk botohen në gjuhë të huaj dhe nuk zënë vend në faqet e internetit në këto gjuhë...” [3]
 
Edhe Wikipedia, duke shkruar gjerësisht për Evropën, në gjuhën shqipe, bazohet në “National Geographic”“Havard reference” dhe në veprën e Olaf Petersen, “Early Physics and Astronomy: A Historikal Introduction”, [4] në të cilat e hedhë “Greqinë antike” si “një nga vendimtarët e thellë të qytetërimit perëndimor”-sikur konsiderojnë themeluesit dhe përkthyesit e Wikipedias,[5] sepse unë nuk e konsideroj si argument konkret historik. Duhet të jetë Pellazgia e lashtë dhe jo “Greqia antike”. Ajo duhet të jetë shumë më e gjerë se sa që paraqitet në atë faqe, me origjinën e lashtë të Evropës, me popullin e saj të parë, pellazgët hyjnorë, pra shqiptarët, dhe më konkretisht shqiptarët e sotëm; Epirin e lashtë, që e zë në gojë edhe Homeri, në veprën madhore të shkruar “Iliada”, në Dodonën, qytetin e parë pellazgo-shqiptar, “dimërkeqe”-që thotë ai, pra në Tomor të Shqipërisë, Epirin verior të Shqipërisë së Jugut, e pastaj, mund të zë gojë qytetin e dytë në Tomar të Janinës, Epirin jugor, Greqinë verio-perëndimore, që e ka grabitur me dhunë e dredhi Greqia e sotme dhe fuqitë e mëdha të Evropës prej Shqipërisë jugore... Kështu do të dalë në“qytetin shtet”- si e jep gabimisht Wikipedia “të poliseve grekëfolëse”[6], që luajti rol në krijimin e personaliteteve, sepse edhe ato janë pellazge. Emri“grek” iu dha të gjithë popujve të Greqisë, pa u pyetur për etninë dhe u quajt automatikisht “popullsi greke”, me rastin e krijimit artificial të tyre nga ana e  Francës, Anglisë dhe Rusisë, edhe pse nuk ka pasur kurrë“komb grek”, por popull pellazgo-ilir, d.m.th. shqiptarë, të shtrirë në tri kontinentet e botës, Evropë, Azi dhe Afrikë. Kështu, emri “grek” iu dha padrejtësisht popullit të varfër e të ndjekur shekuj me radhë nëpër gjenocidet e shumta, të ndarë të copëtuar nëpër të gjithë fqinjët rreth nesh, të etur për gjak të pafajshëm: grekëve të mëvonshëm, serbëve të mëvonshëm, bullgarëve të mëvonshëm, sllavëve të mëvonshëm, etj., që ditën të vrasin pamëshirë shekuj me radhë me shpatë, thikë, sopatë, e armë në duart e veta fëmijët tanë të pambrojtur, gratë, pleqtë, se lere më burrat, përpos që kanë gënjyer tërë botën.   
Ne po e marrin me këtë rast një argument nga Sheradin Berisha, të botuar në Pashtriku, nga Misha Glenny, i cili thotë se “vite më përpara, koncepti i shtetit grek nuk ka ekzistuar kurrë. Grekët nuk e dinin kush ishin.”[7]Ndërsa, po nga Sheradin Berisha, në të njëjtin shkrim, po e marrim citatin e Roger Just-it, një antropolog i njohur i botës, kur thotë se“shumë nga <<grekët>> e shekullit XIX, që sapo kishin fituar pavarësinë nga Turqia, jo vetëm që nuk e quanin veten helen (pra, po e citojmë sipas Sheradin Berishës, sepse grekët mësuan këtë gjë nga fanariotët dhe Kisha Ortodokse Greke), dhe as që flisnin greqisht, por flisnin në gjuhën shqipe, vllahe dhe sllave”.[8] E dimë se kjo gjë e fundit, pra gjuha sllave, ka mbetur prej themeluesve të parë, nga Çirili dhe Metodi, të thënë prej tyre“për nevojat liturgjike ortodokse”, pra artificialisht, në territorin e Gadishullit Ilirik, që “shkencëtarët” e mëvonshëm të shekujve 18-të e 19-të e këndej dinë ta shkëmbejnë me emrin urrejtës “Ballkan”, por nuk është folur më parë, në tërë gadishullin[9].
 

Të pesë thëniet vijuese po i marrim prej emisioneve të Çamërisë të dhënë me datën 5.06.2011,[10] nga një shkrim i dhënë në internet i Lidhjes Çame, nga Maximilian Lambertz“Historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm atëherë kur do të marrin pjesë në shkrim shqiptarët”; të Wadham Paecock: “Njerëzit që marshuan në Babiloni, Persi dhe Indi kanë qenë paraardhësit e shqiptarëve”; të Apollodonit“Pellazgët, populli i zgjeruar të njerëzimit të botës së vjetër, ka jo vetëm në kohët e vjetra të Anteut përmbi Heladën, por të gjysmës së gadishullit të gjithëmbarshëm Hem”, pra emërtimi i parë e Gadishullit Ilirik, të dhënë në veprën e tij[11]; dhe Instituti Kanadez“Selia primitive e Arianëve para shpërndarjes së tyre ishte Evropa... Pellazgët e vjetër, që mbijetojë në shqiptarët e sotëm, janë pasardhës të aksioneve primitive ariane”;[12] dhe, së fundit, thënien nga Straboni: “Epiri, vendi i Pirros, një rajon me lugina të thella, të egra, dhe pjesërisht pjellore, kishte qenë dikur e banuar nga pellazgët.[13] Këtu ishte Dodona, metropol fetar i pellazgëve në epokën homerike[14]ku ka ekzistuar “hyjnia supreme” (Zoti i Madh, Zeusi), që e qeveriste qiellin e tokën, dhe është nderuar me emrin kombëtar <<besë e pellazgëve>>, “Zeus Pelasgikon”, Zeusi (apo Zoti) i  pellazgëve.[15]
Në Tomor ishte faltorja e tij, që quhej Dodona, qytet i parë në shkëmb (si do ta gjurmojmë në vijim të këtij shkrimi), në Shqipëri, dhe nuk quhemi kot “Shqipëria”, d.m.th. vendi ku sundon shqiponja dhe flitet gjuha shqipe, sepse shqipen, pra shqiponjën “e kishim edhe në flamur”.[16]
Në fakt, kjo gjë e paraqet gjenezën e njëzimit dhe besimit të parë të mbarë njerëzimit, që e quajnë “mitologji”, siç thotë Sami Frashëri[17]; ndërsa më parë e kishim perëndeshën Sellena prej Dodonës së parë, nga mali Tomor i Shqipërisë dhe kulti i Dodonës është aktual për tërë njerëzimin, veçanërisht për shqiptarët, dhe vetë për autorin e këtij shkrimi, sepse kulti i Tomorit u shndërrua në kultin e malit, ku e ka selinë besimi i njerëzimit, zotat dhe zotreshat, Zoti i Madh, Zeusi, perëndia i lashte i shqiptarëve, jo grekëve.
“Shqiptarët e moçëm, -shkruan poeti ynë kombëtar Naim Frashëri, sipas komentimit të Ridvan Muslisë[18]-besojnë Hyjninë, dhe në mal të Tomorit ishte faltorja e tij, që quhej Dodonë”. Në Dodonë është trekëndëshi i Bermudes, që e kam dhënë në shkrimet e mija si “trekëndëshi i Noas”, d.m.th. Nuhës, që është pellazg, pra i Epirit, jo grek, por shqiptar. Kemi qindra emra të tillë.
Unë, nga Gjon Vuksani po e marrë një fotografi të Bermudës, nëse mund të dallohet trekëndëshi i Noas.
Ndërsa, për emrin e Kronit, që është shqip, Fatbardha Demi mendon se ai “vjen nga emri KREU që shpjegon pozitën e tij në shoqërinë e lashte si <<mbret bari>> dhe si Zot i parë (Zeusi, i riu apo i dyti). Ky fakt pasqyrohet edhe në lashtësinë egjiptiane, ku për mbretin apo Perëndinë hënore Horus, i cili edhe përfaqësohej nga shqiponja, për te thuhet <<Horusi i vjetër>> dhe ekzistonte edhe <<Horusi i ri>>”[19]që ishte pellazg, ilir dhe shqiptar, në Egjiptin e lashtë, të cilën e merr Evropa si shtet i bashkuar për “zanafillë”të saj, duke harruar gjurmët e kontinentit. Të shqyrtohet edhe faqja e internetit “Wikipedia”, do të gjëjmë se njerëzit e parë të Evropës, janë gjetur në Evropë 1 Milion e 800`000 vjet para kësaj kohe, pra në “parahistori”, dhe“terri Evropian”, që mbetet pa u shpjeguar dhe nuk trajtohet mirë. “Terri Evropian” u quajt edhe “Koha e Migrimeve”. Ndër më të dalluarat janë emigrimet apo luftërat për vendin në hapësirën e Evropës të Ostrogotëve(Ostrogothët shkruan aty, dhe nuk e bën një ngjashmëri në mes fjalës pellazgo-shqipe ZOT dhe fjalës trakase-gjermane GOT, por i shkruan gabimisht <<gothët>>. Kjo do të thotë “ata që e besonin Zotin nga Lindja”, ku “Ost” është Lindja. Janë fis pellazg dhe kanë ndërlidhje me pellazgo-shqiptarët, në historinë e lashtë dhe të vonë. Ky shpjegim që po e jap këtu, vlen edhe për të tjerat.); Visigotëve; Gotëve; Saksonëve; Vandalëve; Frankëve; Anglëve dhe Hunëve; pak më vonë, Vikingëve dhe Normanëve. Në këtë periudhë janë zhdukur qindra vepra të shkruara më parë dhe shumë pak shkrime kanë mbijetuar në letërsi, filozofi, mendime e matematikë, etj. Të gjitha këto janë zhdukur nga Evropa. Perandoria Romake shohim se bie nën kontrollin e klaneve Kelte, Sllave dhe Gjermanike. [20]
Sllavët themeluan në Evropën e Mesme dhe Lindore domenët e veta dhe prej aty sulmojnë brez pas brezi, së bashku me Hunët e vjetër, baballarët e Mongolëve dhe “Grekët” artificial, pa i lënë anash nga kthetrat e përfitimit me dredhi Keltët e vjetër, pjesërisht baballarët e Spanjollëve, etj. Sllavët, edhe pse lindën mjaft vonë në historinë e kontinentit të Evropës, duke marrë pas vetes të gjithë ata që mundi t`i privojë, të gjitha pakicat e popujve për rreth që u gënjyen, sepse në radhë të parë i ka gënjyer me fenë ortodokse, të cilën e ka grabitur nga duart e kombit pellazgo-ilirë, d.m.th. shqiptarë dhe shqip-folës, duke e vendosur përpara “sentencën”udhëheqëse të tyre se ata “janë të zgjedhur prej Zotit”, prandaj “janë ortodoksë”, që nuk është në përputhje me të vërtetën. Sllavët janë bazuar mija vite mbi gënjeshtrat. Serbët e kanë alfabetin gllagolik, të bërë për herë të parë nga Çirili dhe Metodi, të cilën e kanë bërë duke shfrytëzuar diskun e Festit, të shkruar nga Çakalli, apo Ermi, si alfabet fonetik i ardhur prej Egjiptit dhe nga disa me të padrejtë quhet “alfabeti i parë Evrpoian”. [21] 
Alfabeti i parë Evropian quhet edhe alfabeti i Kretës, alfabeti hieroglif, që është baza e alfabetit të më vonshëm helen, grek që e quajnë sot, sepse ai kishte atëherë shkrimin “grek”, ndërsa fjalët i ka pellazgo-shqipe, që Evropa vazhdon ta injorojë se ka lidhje me gegët e shqiptarëve të sotëm, më shumë se me “grekët”. Të folmen e sotme gegë të gjuhës së sotme shqipe e quan si të folme “barbare”, ashtu si tentojnë ta quajnë të ashtuquajturit“grekë”, sot si dikur, dhe këmbejnë linearët e vjetër në linearët e dytë dhe të tretë, për t`u larguar më shumë nga zbulimi i mijëvjeçarëve.
Pra, këtu qëndron edhe arsyeja e parë e gënjeshtrave dhe gënjeshtarëve të historisë. Ka edhe alfabete të tjera, më të vjetër se alfabeti i Kretës, të cilët janë gjetur në Evropë. Për ne mjafton të themi se alfabeti i Vinçës, i gjetur me kulturën e vjetër parahistorike të Evropës, që paraqesin shkrimin e vjetër evropian  (Old Europe- Evropa e vjetër), ka filluar në mijëvjeçarin e shtatë p. K. dhe është zhdukur 3500 vite p. K.[22]
Vinça e ka marrë emrin sipas lokalitetit Vinça, 14 kilometra largë nga Beogradit të sotëm dhe është vendbanimi më i famshëm neolit në Evropë, fenomen që paraqet zenitin neolit në kontinent.[23]
Kultura e Vinçës është sqaruar shumë pak dhe vetëm sa i zbukurojnë muzetë e Serbisë dhe të Evropës, pasi emri i tyre vjen nga vendi ku janë gjetur, ndonëse kanë pasur vende nëpër Kosovë, si p.sh. Prishtinë, Pejë e Gjakovë, ka janë gjetur mjaft gjësende të shenjta dhe të kësaj kohe dhe ato janë lidhur me çështje fetare, që në atë kohë kanë qenë qendra religioze. Kështu, ndikojnë në krijimtarinë artistike të Evropës se Mesme dhe të asaj Juglindore të kohës së neolitit.[24]
 
Grekët, serbët, sllavët, bullgarët, pa mos i larguar përfundimisht armiqtë tanë nga tryeza e shqyrtimit, edhe anglezët, turqit, spanjollët dhe portugezët, më pak francezët dhe italianët, të gjithë janë vetën një vorbull demonian për shqiptarët. Dihet se Perandoria Bizantine ka rënë në vitin 1453.[25] Në jug të Gadishullit Ilirian, që i thërrasin thjeshtë “Ballkan”, është themeluar Greqia e mëvonshme. Ndërsa një hartë e kësaj kohe, e vitit 1362, na nxjerr në shesh ekzistencën e Epirit, me ThesprotinëMolosët eDodonënPeloponezinAleancat e Tebës dhe Thesalinë; ndërsa Greqia është me ngjyrë të kuqe (Atika e Athina).[26] Rrafshimi i këtyre mbretërive dhe e fiseve të lashta të këtyre tokave, që sot po quhen “Greqi”, vie si rezultat e Perandorisë Osmane.
Ne po e shohim këtë hartë dhe po flasim shkurt për plisin apo qeleshen, si veshje kryesore iliro-pellazge. Fjala “Plis” vjen nga fjala e vjetër “Pilos”,[27] që do të thotë kapelëkapuç në gjuhën iliro-pellazge, ose e kundërta, nga fjala “plis” rrjedhë fjala “pilos”, që është e shkruar. Atëherë, kur gjendet e shkruar fjala “pilos” dihet se gjendja materiale e ilirëve, të lënë pas dore apo të shtypur prej atyre që ishin ngritur me kontributin jetësor, ndërtimor dhe historik të ilirëve, të vinin në vijat kryesore të udhëheqjes, merren me botime që në “Greqinë” e lashtë, e cila atëherë nuk quhej kështu.
Fisi “helen”, ka qenë një “fis” i vogël që është kombinuar nga afrikanët e Evropës dhe fiset pellazge, të cilët filluan të kooptoheshin nga ata që kishin ardhur si emigrues nëpër Iliri dhe falsifikuan emrat, mitet dhe historinë.[28]
Kjo gjë shihet mirëfilli në mitet e para iliro-pellazge të “krijimit të botës”, të “Zotave”, që udhëheqshin botën; të “besimit të njerëzve”, të “mitologjisë”së botës, e cila nuk quhet pellazge apo iliro-pellazge, por quhet “greke”.[29]
Kur i marrim veprat e para letrare të Evropës, “Iliadën”  dhe “Odiseun”, të  Homerit, “i mësojmë” se janë shkruar me alfabetin “grek”, pra “greke”.

Ne po e marrim një fotografi të vetme të kombinuar nga statujat, apo pjesë të statujave të gjetura nga gërmimet e vjetra, në të cilën shihetHomeri, Ulisi (Odisea, Olysse, ndoshta nga emërtimi Ulysse)Ari (i Pari, Çarësi, Çam, Parisi, Aleksadri) etj. me Plisa (qeleshja, pilosi, kapuçi) të bardhë si bora (borealë) dhe veshjen deri sot të ruajtur brez pas brezi nga shqiptarët, me krenari, me dhimbje, vuajtje, luftëra e gjenocide të papara nëpër histori, për ti thënë kësaj “Evrope” që është themeluar nga mitet tona, nga Evropa e lashtë prej mitologjisë shqiptare, jo greke, se ne jemi të parët tuaj, dhe një fis i joni kanë qenë arianëtjo grekët tuaj, që ju e falsifikoni historinë dhe zanafillën tuaj, duke u nisur nga rrenat e atyre që janë gënjeshtarë të përkryer, grekët dhe sllavët, duke u bazuar vetëm nëpër rrenat e tyre.
“Peshku qelbet nga koka”, thotë një fjalë e urtë shkodrane, të marrë nga shkrimi i Ridvan Musliut. Homerin e keni këtu me një qeleshe të bardhë(me një plis) dhe Ulysse-un, të cilët përshkruhen mirë se kanë origjinë nga Epiri. Kapuçi i bardhë që e quajnë plis, qeleshe dhe qylah është bërë ngalesh deleje i shkelur dhe është tradicionalisht veshje e denjë e shqiptarëve.Tipi i plisit me maje, ka trajtë kupe me maje të theksuar; ndërsa plisi pa maje, është me trajtë kupe të rrumbullakët, prandaj quhet i rrumbullakët.[30] Të dy plisat i mbajnë shqiptarët, toskë e gegë, vëllezër të një nëne-mëme, amë (amë dhe ati, së bashku në një fjalë, prej egjiptianëve të vjetër, që e merr Evropa si për gjenezën e saj), dhe ne i ruajmë prej kohësh.
Në këtë punim po e marrim edhe një fotografi më të vjetër, që në kohën eAlesandrit të Madh, me të cilin "fillon" historia e Ballkanit[31] dhe Evropës, me Epirin dhe Dodonën. Për këtë çështje nuk e rrahin kokën “shkencëtarët” se ai është bir i shqiptares Olimbia dhe fliste gjuhën shqipe me shokët e tij të ngushtë në suitë apo edhe në jetën e përditshme. Evropa ka financuar me çdo kusht dhe në çdo mënyrë qindra e mija vite me radhë për shkatërrimin e kombit më të vjetër në kontinent, iliro-pellazgëve. Ka qindra argumente, statuja e shkrime të vjetra, të ruajtura deri sot me kujdes, që janë aq shumë, sa do na duhej shekuj të tërë t`i studiojmë e të themi të vërtetën...
Do të shohim më tutje në vazhdimet tona të kësaj teme...
 
________________________________
  [1] Ridvan Muslia, thënie e tij direkte  me 21.02.2014, e thënë për punimet e mia në opinion„Evropa e Bashkuar dhe shqiptarët, I-III“, e ruajtur në arkivin personal të autorit.
  [2] Nëvizim për artikullin „Evropa e Bashkuar dhe shqiptarët-III“, të botuar në opinion publik të Gazetës Ora, me 22.02.2014, e ruajtur në arkivin personal të autorit.
  [3] Fatbardha Demi, historiane dhe shkencëtare shqiptare, në korrespodencën personale me autorin, e ruajtur në arkivin e tij, me datën 22.02.2014.
  [4] Shiko në faqet e shtypura të Wikipedia për Evropën, në pjesën „Antikiteti klasik“ të„National Geographic“ dhe të veprës së Olaf Petersen, “Early Physics and Astronomy: A Historikal Introduction”, 2nd edition, Cambridge: Cambridge University Press, 1993,http://www.sq.wikipedia.org/wiki/evropa/.
  [5] Shiko, po aty.
  [6] Shiko, po aty.
  [7] Sheradin Berisha, “Kombin Grek e krijuan Franca, Anglia dhe Rusia”, nëhttp://www.pashtriku.org, citohet vepra e Misha Glenny, “The Balkans, Nocionalism, War and the great powers”, faqe 26.
  [8]Shiko po të njëjtin shkrim të Sheradin Berishës, te http://www.pashtriku.org, duke cituar Roger Just-in.
  [9] Shikoni për këtë çështje më gjerësisht në artikujt “Armiqtë më të rrezikshëm gjatë rënies së Perandorisë Bizantine, I-VIII”, të botuar në revistat e gazetat shqiptare, si dhe në publikimet e internetit. 
[10]Lajm i dhënë nga Lidhja Çame në internet, mbi Programin në media të Çamërisë, ora 1:41, PD, i shtypur në letër, i ruajtur në arkivin tim.
[11]Shiko veprën Apollodorus, Bibl. Lib.III 8, 1.
[12] Proceduara e Institutit Kanadez, që nxirret nga ky Institut, nga volumi i tretë, seria 1886-1887, që është dhënë në programet e përmendura të Çamerisë.
[13]Po i njëjti shkrim, sipas Strabonit, lib. V. 2. 4.
[14] Po i njëti shkrim, sipas Strabonit, lib. VII. 7. 10.
[15] Të komentuar nga Homeri, “Iliada”, XVI, 233.
[16] Duke komentuar dijetarin e madh të Rilindjes, Sami Fashërin, në "Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e ç`do të bëhet", Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë 1980, për thënien e tij në faqet 28-29.
[17] I njëjti autor, e njëjta vepër, faqe 30-31.
[18] Ridvan Muslija, komentim i dhënë në http://www.facebook.com, në faqen “Ora e bashkimit kombëtar”.
[19] Fatbardha Demi, vazhdimi i korrespodencës së saj, i ruajtur në arkivin personal të autorit.
[21] Shiko Niko Stylo, “Historia e shenjtë e arvanitasve”, Printing Press, Prishtinë 2004, faqet 112-113
[22] Shikoni shkrimin tim, “Armiqtë më të rrezikshëm me rastin e rënies së Perandorisë Bizantine, VII”, të publikuar në të gjitha gazetat, revistat e faqet e internetit.
[23] Fahri Xharra, “Antika e mohuar”, Botimet Filozofia Urbane, Prishtinë 2013, faqe 6.
[24] Po aty, faqe 7.
[25] Shiko bibrin e John Julius Norwich-it, "Bizanti, shkëlqimi dhe rënia e një perandorie (330-1453)", Eugen, Tiranë 2005.
[26] Shënime dhe fotografi të marra nga Gjon Vuksani, në facebook.
[27] Shiko shkrimin e Ridvan Muslija, „Plisi apo qeleshja, simbol i identitetit të kombit shqiptar“, te“Ora e bashkimit kombëtar”, te http://www.facebook.com.
[28] Shikoni punimet e mija të botuara e të hedhura nëpër faqet e shumta të internetit, me gjithë literaturen e përdorur për këtë qëllim, me titullin “Armiqtë më të rrezikshëm gjatë rënies së Perandorisë Bizantine, I-VIII” , të dhënë edhe në faqen time http://www.brahimavdyli.ch.
[29] Shikoni veprat voluninoze për mitologjinë, si psh. Wilhelm Vollmer, "Wörterbuch der Mythologie", Area Verlag GmbH, Erftstadt 2004; Anton Graber-Haider & Helma Marx, "Das Buch der Mythen aller Zeiten und Völker", Marix Verlag GmbH, Weisbaden 2005; Scott C. Littleton"Das grosse Buch der Mythologie", Christian Verlag, München 2003, etj. etj.
[30] Ridvan Muslija, „Plisi apo qeleshja, simbol i identitetit të kombit shqiptar“, po aty.
[31] Shiko librin Fedinand Schevill-it: "Ballkani-Historia dhe qytetërimi", Eugen, Tiranë 2002.

Syri mashtrues i Evropës(3)


Brahim AVDYLI:
EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT (III) 

Pak më konkretisht, e jo kurrsesi më mirë, e kemi këtë të shpjeguar përmes vizatimit latin-romak apo i freskës së z. Giulio Romano (1499-1546),“Zotat e Olimpit”, ku, autori i veprës Neil Philipe, e fillon këtë rrëfim te “vendi i grekëve”, si përshtatje prej emrit “Griechenland”, pa e marrë parasysh se kush ka jetuar atje dhe prej kujt e kanë marrë këtë emër. Ai thotë se “Zotat e grekëve të vjetër kanë jetuar në kodrën e Olimpit, më e larta kodër e vendit të grekëve”[1]
Kur thotë se “Zotat e grekëve” gënjen shumë, sepse nuk janë vetëm Zota “të grekëve”, por, para se gjithash të atyre që kanë jetuar atje. Ndërsa kur thotë tekstualisht se janë “Zota të grekëve të lashtë”, gënjeshtra bëhet katërçipërisht e rëndë, sikurse gënjeshtrat e atyre që shkruajnë për“zanafillën e botës”, në qoftë se e ka fjalën për “grekët”, sepse ata nuk janë aq “të lashtë”.
Pranë Olimpit ka qenë njëri qytet i Dodonës, emrin e të cilit e kam përdorur edhe si emër simbolik për librin e dytë poetik, i cili, u detyrua të presë dhjetë vjet për t`a parë dritën e Diellit, ashtu e përgjysmuar. Shumë autorë të Evropës dhe të Botës shkruan për Dodonën-origjinën e botës njerëzore, dhe gati të gjithë u gënjyen prej gënjeshtarëve më të mëdhenj të historisë së njerëzimit, të ashtuquajturve grekë e sllavë dhe të tjerë, që e gënjyen botën.
Ne po i zgjedhim disa vepra, pikërisht ato që nuk kanë dashur ti shohim.
Në radhë të parë, po e vazhdojmë me zotin Philip. Z. Philip thotë se “më vonë kanë menduar njerëzit se Olimpi ka qenë vend i Zotave përmbi retë. Zotat e grekëve, sikur njerëzit, dashuronin dhe grindeshin dhe kapeshin si t`ua dojë kokrra e qejfit në frerët e fatit. Zoti i madh, më lartë, ishte Zeusi (Jupiteri romak), sundimtar i Qiellit dhe Tokës. Përveç tij kishte edhe shumë zota dhe gjysmë zota. Më të rëndësishmit kanë qenë dymbëdhjetë: Afërdita (Venus), Apolli ose Apolloni (Apollo), Aresi (Mars), Artemisi (Diana), Athina (Minerva), Dhimitra (Ceres), Dionisi (Bacckus), Hefraisti (Vulkanus), Hera apo Era (Juno), Hermesi (Merkuri), Hestia apo Hesti (Vesta) dhe Posejdoni (Neptun). Hadi, vëllai i Zeusit, qeveriste nëntokën. Zotat e Olimpit shkëputen nga brezi i parë i zotave.Gaia (Nëna Dhé) ka qenë e para Zotneshë. Ajo lindi të hijesuar Qiellin me yje-Uranin (Uranos), prej Vranit, me ré (shpj. i im) dhe nga bashkimi e të dyve lindi brezi i Titanëve.
Titanët shfuqizohen në udhëheqjen e Kronit (Kronos, sipas N. Filipit dhe Saturnit sipas romakëve) dhe kanë qenë përsëri të zhveshur prej bijve të tyre, të udhëhequr e të shtyrë prej Zeusit, birit të Kronit”.[2]
 
Kroni ka qenë i martuar me motrën e tij, Renë (Retë) Rhea, që e lindë Zeusin nëpër terrin e natës dhe ia dha nënës Gaia për kujdesje. Kur u rritë Zeusi i drejtoi vëllezërit e motrat e tij në luftë kundër titanëve, ata e munden brezin e vjetër dhe i dogjën në Tartaros (në Tartar). “Grekët kishin mjaft mite mbi krijimin e botës”, thoshte Neil Philipi (Neil Filipi), në faqen vijuese.[3]
Kroni, është fjalë shqipe, madje gegërisht, që në toskërishte do me thënëKrua, dhe është burimi i parë i botës, që fillon me shqipen e vjetër, sado që grekët e kanë ndërruar në Kronos, e cila nuk ia ndërron fjalës origjinën shqipe. Ajo është shtrembëruar vetëm pak, sa për të thënë. Mandej Rea, Retë, Renë janë trajta të njëjtës origjinë të fjalëve shqipe, që d.m.th. “e reja që ka marrë kroni”, pra “është martuar Kroni”Shqiptarët edhe sot e ruajnë këtë origjinë fjalësh të paprekur, madje në shprehjet popullore për krijimin e lumenjve prej burimit, edhe të krojeve ku janë zhdukur vajzat tona, apo ku ato e gjejnë përfundimisht partnerin e tyre jetësor. Te “krojet” dalin për këtë qëllim, të mbushin ujë dhe të njohin njerëz ose humbin gjurmë.
Rea është nëna e Zeusit, Za i fortë, Zânë,  pikërisht po të njëjtën gjë që e ka përmendur biografi i Pitagorës, kur shkruan për Zeusin[4], i cili e ka gjithashtu emrin prej prejardhjes pellazgo-shqipe të fjalëve, Za, Zan, Zana, të cilat janë më shumë gegërishte, që në toskërishte apo në shqipe është Zë, Zëridhe Zot apo Zanë, që shprehin Zërin e vjetër të Zotit, zotit pellazg, ilir, arbër apo shqiptar. Ai dëgjohet nëpër pëshpëritjet e fletëve të dushkut, pra në pëshpëritjet e “lisit të shenjtë”, dhe prej kësaj e ka prejardhjen fjala pellazgo-shqipe “dru” prej të cilës e kanë edhe keltët, apo “druidët”[5], të cilët kanë lëvizur prej Thrakës (Trakës), dhe ne po e përmendim këtu një vepër të re, vetëm për këtë qëllim, sepse ajo do të diskutohet që prej fillimit. Vepra quhet“Djepi i njerëzimit/Në gjurmë të paraardhësve tanë”, pjesa “Keltët-gjurmim në botën e Druidëve”.[6]
Zanat edhe sot janë njësoj sikur hyjneshat, sikur orët e Zotit, dhe ora e mat kohën. Kjo fjalë në Egjipt na del me emrin e Zotit “ORO”, që e ka prejardhjen e nga gjuha pellazgo-shqipe. Në kjo rrjedhë edhe emërtimi i greqishtes nga gjuha origjinale pellazgo-shqipe “oreadat”, që rrjedhë nga e njëjta fjalë.
Druidët e thonë “fjalën kelte”, ndërsa grekët e thonë fjalën e vjetër “drya”dhe “dryade”[7], dhe që të dyja shpjegohen përmes fjalëve shqipe nga fjala“dru”.
Të mos e harrojmë fjalën Homerit për Zeusin, hyjnisë së parë të Dodonës së Sellëve, që e kemi thënë në pjesën e parë. Këtu do të merremi me disa libra që kthjellin origjinën e tij, përveç atyre që i kemi shqyrtuar në shkrimet e mia. Në radhë të parë po e marrim edhe librin e Ilir Cenollarit, shkrimtar, historian, eseistë e publicist nga Temani i Beratit, “Profecitë e Zotit të Tomorit”,të nxjerrë të botuar nga Janalda, që është një studim i denjë historik.[8]
“Historia më e lashtë e Shqipërisë-thotë ai, grumbullohet, përmblidhet, vërtitet,  rrotullohet rreth Tomorit hyjnor, rreth malit-Zot, dhe aty gjen kulmet e saj,  shkëlqimin e lavdisë, shenjtërinë dhe madhështinë... Nga kreshta e Tomorit, mund të shohësh larg e thellë...Perëndia i ka përcaktuar fatin e mbrojtësit të jetës dhe të natyrës, të qiejve dhe të pyjeve, të burimeve dhe të të mbjellave, të gjësë së gjallë dhe të njerëzisë... Vështrimi i tij i perëndishëm endej tej e përtej, anembanë, poshtë e sipër, larg e afër, në qiell dhe në tokë... Zoti i Tomorit kish lindur para Budës, Krishtit dhe Muhametit. Zoti i Tomorit kish lindur me krijimin e botës, me ngjizjen e vetë malit... Dhitë e egra kërcejnë shkrepave të thepisura, luani i Tomorit zgjohet e kreshpërohet dhe struket shkurreve të dendura, lisat falltarë fëshfërijnë profecinë e shenjtë...”.[9]
Njerëzit sikur thonë, “të priftë e mbara, të mbroftë i Miri”. Emri Tomorit lidhet e buron prej “Tomureve” të Zeusit, vullneti i të cilit shprehej maje lisit, të cilat sipas autorëve të lashtë nënkupton “të dhënat”, “mendimet”, “parashikimet”, “urdhrat”, “ligjet”, “profecitë”, “këshillat” dhe priftëreshat që shërbenin pranë orakujve të Zeusit i interpretojnë me gjuhën e lisave të shenjtë.
Me emrin “malet e Dodonës” ekzistojnë dy male, Tomori i Berat-Skraparitdhe Tomari i Janinës,[10] dhe që të dyja bëjnë pjesë në Epir. Shikone edhe njëherë këtë fotografi timen të botuar në punimet e mia.
Janë tre autorët kryesorë shqiptarë që e ndajnë Dodonën:
1) Perikli Ikonomi, në veprën e tij shumëvjeçarë, që e lë vetëm në Shqipëri;   
2) Niko Stylos, përmes veprave të vjetra, që veçanërisht e quan në Greqi;
3) Ilir Cenollari, që e merr Dodonën në tërësi, në malet e larta të Epirit.
Këtu mundë të lidhen edhe shumë autorë apo historianë të vjetër e të rinj, si. p.sh. Dhimitri Pilika[11] , Fiqiret Barbullushi[12] , Resmi Osmani[13], apo edhe disa artikuj shkencorë të Fatbardha Demit, e në veçanti 3 artikujt e saj[14], Avdi Ibrahimi[15], Isuf Bajrami, Ridvan Muslija, etj., etj...
Më të denja kanë mbetur edhe këto vepra:
1)   Arif Mati, me veprat e tij të pamohuara, ”Mikenët=Pellazgët/Greqia ose zgjidhja e një enigme” dhe “Shqipëria-Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”;
2)   Luis Beonlew, me veprën e tij, “Greqia përpara grekëve”; dhe
3)   Dhimitri Pilika, me veprën "Pellazgët, origjina jonë e mohuar",etj.
 
Perikli Ikonomi, në studimin jetësor historik të tij, “Dodona pelazgjike dhe Tomori i Zotit të Pelazgëve”, sipas Vepror Hasanit[16], i cili ka qenë i shkyçur pa mëshirë nga rrjedhat e kohës. Ikonomi ia kushton jetën Tomorit të Shqipërisë, Zotit të Pellazgëve dhe Dodonës së shenjtë. Siç thotë autori i shkrimit, ai kishte mbetur i rrethuar prej një heshtje të madhe, që i mbulonte të gjithë, sidomos atë, pas kërkimit tërë jetën e tij të “orakullit të Dodonës”.[17] Tomori për te ishte monumenti më i madh kombëtar i Shqipërisë dhe për atë nuk kthente veshin as edhe njëherë regjimi i Shqipërisë së lirë, sado që atë e shtyri tërë jetën në kërkim të gjitha rrethanave historike për Tomorin e Shqipërisë. “Nëse Olimpi- si thotë Ikonomi-mali i përmendur i Greqisë së vjetër, sot ka rëndësi historike, ca në shumë Tomori i Shqipërisë duhet të jetë më i përmendur si selia parahistorike e Perëndive të vjetra të stërgjyshërve tanë Pellazgo-Ilyrianë dhe duhet të ketë një rëndësi më shkëlqyese për kohën e vjetër... A nuk e dini ju se shënimet historike të Herodotit, Hesiodit, Pliniusit, Pindarit, Plutarkut, Dionys Perigjitiut, Athanas Stragjiritit, Dydimosit, Eustathit dhe shënimet gjeografike të Strabonit, Skymnos Hiosit, të Meletios e Barthelemyt e largojnë nga Janina vetiu Dodonën dhe e sjellin këtej në veri të Toskërisë... d.m.th. në Tomorin e Shqipërisë së lirë.” Ai thoshte “Shqipëri e lirë”, për t`u thënë pushtetarëve mos kini frikë përderisa jetoni në një vend të lirë, brenda Shqipërisë, sepse ai i kishte studiuar tetë vite me radhë mirë këto vepra dhe e dinte shumë mirë gjuhen greke gjatë mbarimit të shkollës dhe studime në atë gjuhë. “Të studiohen mirë ato shënime si dhe shënimet e gojëdhënat si mjet argumentesh, atëherë mund të merret vesh më mirë e vërteta përkatëse, që deri sot ende nuk është ndriçuar plotësisht... Mali Tomor e ka trashëguar vetë emrin e tij dhe sa nuk e thotë që unë jam Tomori i Zotit të pellazgëve... Besa, sikur të kishte pasur gojë do të  gjëmonte fort kundër atyre që e përbuznin dhe kërkojnë t`i humbasin vleftën e madhe historike.[18]"Grekët, si armiq e varrmihës të pellazgëve, nuk mund të trashëgojnë asnjë lidhje gjenetike me pellazgët... Trashëgimia origjinale, e papërlyer, e gjithëmbarshme dhe intensive e pellazgëve, ndeshet ekskluzivisht, si faktor i brendshëm, vetëm në trojet shqiptare..."-thotë Dhimitri Pillika.[4] Studiusi i heshtur i Orakullit të Dodonës, Zotit të saj, orakujve dhe zanave, mbeti Perikli Ikonomi.
Si bazë e merrte thënien e parë e të shtypur prej Homerit, në veprën e tij“Iliada”, kur Akili (Aqilehti), për ta përshëndetur Zeusin (Zotin) e Pellazgëve, në formë lutjeje i drejtohej: “O Zot, mbret Dodonas pellazgjik, që banon në ato vende të largëta e sundon mbi Dodonën dimërkeqe...” dhe vetëm Tomori kishte një dimër të keq dhe të ashpër. Ikonomi e kishte provuar gjatë viteve të jetës së tij, në kërkim të vendit hyjnor të pellazgëve. Fjala greke, që përmendej nga Homerit “dhisqimeros”, në shqip do të thoshte “dimërkeqe”. Ajo zinte plotësisht vend në malet e Tomorit të Shqipërisë dhe rrethinat e saj, me atë klimë të ashpër e të ftoftë. “Atje bën një dimër i keq. Dëbora e mbanë malin të mbuluar pothuajse gjithë vitin. Mbi atë mal fryn një erë e ftohtë si akullimë. Është një tmerr i vërtetë. Atje gjen dëborë të pashkrirë kurrë ndonjëherë. Dëbora është shekullore. Banorët e atjeshëm thonë se mali ushton e gjëmon herë pas here. Ushtima e tij është e tmerrshme dhe përhapet si jehonë, madje thonë se ai gjëmon edhe për së kthjellti. Në këto raste dridhet i gjithë vendi. Kjo është arsyeja që njerëzit në atë vend betohen: Për atë mal që vret në të kthjellët”.[19] Edhe te gegët thuhet sot një mallkim i tillë, “të vraftë reja për së kthjellti”, që e lidhë rênë (kujto Rea, Retë, Rênë, Retë) me vdekjen“papritur”, për së kthjellti, që do të thotë se Zoti i Madh e dërgon rênë dhe vetëtimën kur të duhet, prej së kthjellti. Ai është Zot i Gjithëfuqishëm dhe ka mundësi të bëjë një gjë të tillë. Dodona e parë është në Tomor, jo në Janinë, ku nuk ka një dimër të tillë dhe as fjalë të tilla. Zeusi është Zot, jo Cojsi dhe lidhet me fjalët e parë shqipe “ZOT”, që vjen nga fjala shqipe. Populli i ynë, edhe sot thotë: “ky njeri është i zoti”, ose “i zoti je”“si zotëri”, pra “si Zoti”, etj. dhe këto fjalë lidhen me Zotin dhe vetëm me gjuhën shqipe.
 
Ikonomi thotë sipas Hasanit se “Hesiodi, në librin e tij (VII, 16) dhe Straboni në veprën e tij (VII, 19) e përmendin qytetin Sella të Sellopisë si vend të tempullit të Dodonës dhe tregojnë se Sellopija është vend plot dhera (ara, tokë) pjellore në drithëra, me plot livadhe të mira për kullotje, ku ka tufa të mëdhenj dhensh e me shumicë, ka tufa qensh e lopësh nga ata që i përdredhin ose i heqin zvarrë këmbët, kur ecin; ku banojnë dhe burra të pasur shumë me dhen (do me thënë dhenarë, pronar të dhenve, të pasur me bagëti) dhe të pasur në gjë të trashë (qe dhe lopë) dhe në kullotje (mushara). Thonë se të parët kenë qenë loparë (vuvotë), sipas skolastiut Traqin. Te Hesiodi përmendet se Dodona gjendet në anën e përtejme, larg në kufirin e Epirit (të Toskërisë). Kjo, do me thënë se është ana e këtejme dhe bëhet fjalë për fushën pjellore të Myzeqesë dhe jo për fushën e Janinës. Fusha e Janinës, të gjithë ata që e kanë parë e dinë mirë se ajo është një fushëz e vogël, fort e ngushtë, një luginë që nuk i përshtatet as thënies së Hesiodit, as të Dionisyt, as të Theusiatit dhe as të Strabonit, të cilët flasin për një  fushë me gjerësi e pjellori të famshme në drithëra, për kullota bagëtish, për ara dhe livadhe të shumta, për fushë me tufë bagëtish, për fushë me tufë delesh e lopësh. Fusha e Janinës nuk e kishte këtë mundësi, as për dhenarë me tufa dhensh të shumtë dhe as për të gjithë të tjerat, që përmend Hesiodi, Straboni dhe të tjerë”.[20]
“Kush nuk e di që krijimi i dy kolonive greke, Apollonia (Pojani) dhe Epidamma (Durrësi) nuk erdhi si rezultat i pjellorisë së fushës së Myzeqesë, por tregtia erdhi që nga shekulli i 6-të para Krishtit”-thotë Perikliu. Nga fjalët e tij të mëparshme, e dimë se buajt e Myzeqesë i përkasin një race të vjetër shqiptare. Aty, në fshatin Sheqishtë, nën gërmadhat e fshatit Navosellë, pranë Fierit, është gjetur një statujë bualli prej guri arduazi të errët, e cila na dëshmon për këtë.[21]
Studiues të tërë janë përpjekur që qytetin e Dodonës nga Dodona e Sellës, ta identifikojë Sellën me fshatin Sul të Janinës, së bashku me fshatin Lopësia, Lopçi apo Loparë; ndërsa malin Ksirovuno apo Uliçka me Malin e Tomorit, por nuk kanë arritur t`ia dalin kësaj pune. As gërmimet e shumta arkeologjike, të bërë nga Evropianët e të tjerë nuk kanë mundur ta identifikojnë një gjë të tillë.
Arsyeja më e thjeshtë që i demanton ata është logjika se vendi ku ka qenë Dodona e parë e shikonte detin, kurse nga vendet e përmendura nuk duket deti. Aravantinoi, pasi studioi shënimet e historianëve të tjerë, të vjetër, theksoi vendimin se Tomori ishte mali i Ksirovunit, ndërsa fshati Kastrica ishte qyteti i  Dodonës, por në epilogun e broshurës së tij të botuar në Janinë në vitin 1859 ai pohon se nuk ka argumente dhe prova të plota se vendi i Dodonës në cilën krahinë ishte. Qyteti Sella i Dodonës nuk ka dyshim seështë Sulova e Skraparit dhe se Sellopia është fusha e gjërë e Myzeqesë, si pohonte Perikli Ikonomi. “Të gjitha rrugët çojnë atje. Mollossi, në veprën e tij, volumi i I, faqe 122, thotë se qyteti Enissa dhe Ella (apo Sella, shtojmë ne, sipas emrit të saj) kanë qenë qytete të Orestiadës (Orestiadhës) së Epirit (të Toskërisë)- ashtu si e thotë Ikonomi, sipas artikullit të Vepror Hasanit. [22]
Ai vazhdon se Orestët kanë banuar që nga kohët e lashta në gjithë rrethin e Tomorit dhe Beratit. Krahina e mori emrin nga Oresti, biri i Agamemnonit, një nga prijësit e luftës së Trojës. Ai kishte ikur këtej pasi e kishte vrarë nënën e tij, për të jetuar i fshehur në rrethinën e Beratit dhe kjo e mori prej tij emrin Orestiadë, siç pohon edhe Straboni (libri i VII,  kr. VII, 8). Ne nuk po merremi me këtë emër, a është i rëndësishëm apo jo, por po vazhdojmë më tutje.
Me këtë rast nuk na imponohet i njëjti emër, sepse po të kishte marrë tërë krahina e Beratit nga Oresti, ajo nuk do të kishte edhe sot këtë shtrirje në tërë rajonin dhe nuk do ta kishte këtë emër-krahina e Beratit. Pra, këtë“emër” e ka “konstruktuar” kultura greke, që e ka lidhur me emrin e Orestit dhe “ikjen” e tij në krahinën e Beratit, sepse “e ka vrarë nënën e tij”. Logjika shqipe nuk e lejon as sot ta vrasë njeriu “nënën”, sepse ajo e ka sjellë në jetë, por djali e ka traditë që ta hedhë në rrugë, ose ti tregojë “atit”, sepse ajo ka bërë diçka të ligë.
Logjika e gënjeshtarit pra lejon gjithçka. Grekët janë falsifikatorët e historisë. Neve nuk na imponohen “shpikjet” e tyre. Neve na imponohen emërtimet, të cilat i gjurmojmë, për të ardhur te e vërteta. Thëniet greke për Orestiadhët, Orestiadët apo vetë Orestiadë lidhet me Orestiadat, që i kanë paraprirë femrat tona në mitologji, pra Orët, kur kanë sunduar ato dhe kanë pasur për ZOT të vetes zotneshën pellazge, Sellenën, prijëse e Sellëve. Kësaj i paraprinë tërë besimi i vjetër i PAGANIZMIT, që edhe në Egjiptin e lashtë, në të cilin merret me të padrejtë “baza shkencore e krijimit të Evropës”,[23]paraqitet si një rrymë e veçantë, e mbetur moti atje, apo si thonë ata se është“e ardhur prej Greqisë” –SELLENIZMI, e cila ka mbetur deri sot pa shpjegim të mirëfilltë apo adekuat.[24]
SELENIZMI është mit dhe besim i hershëm pellazg e arbër, që është krijuar në tokat shqiptare, me bazë në Shqipëri, ku ndodhet Dodona e besimit pellazg edhe ka përjetuar një shtrirje në të tri kontinentet, sot Evropë, Azi dhe Afrikë. Ajo është shtrirë në gadishullin Arabik para islamizmit me “tre gra”, që atje është quajtur “tre gru”, e cila është fjalë origjinale e gjuhës pellazgo-shqipe dhe është dëshmi e Sellenizmit në mitet e Azisë. Sellena trajtohet si krijuesja e natyrës tokësore, e njohur në gjuhën pellazgo-shqipe Dhé-mitra. Tek pellazgët dhe trevat arbërore Hëna përfaqësohej nga Perëndesha Sellenë[25]

Këtë do shohin në ndonjë punim të veçantë dhe në vazhdimet e tjera...
 
_____________________________
  [1] Neil Philip, „Myten&Legjenden-Ursprung, Bedeutung und Bilderwelt von über 50 Mythen aus aller Welt“, faqe 22.
  [2] Po aty, faqe 22.
  [3] Po aty, faqe 23.
  [4] Shikone veprën e Arif Matit, „Mikenët=Pellazgët/Greqia ose zgjidhja e një enigme”, faqe 578.
  [5] Shiko prej të njëtes vepër, faqet 578-579.
  [6] Johann Groll&Mattias Schulz, „Wiege der Menschheit /Unseren vorfahren auf der Spur“, Spiegel, Vilhelm Goldmann Verlag, München 1998, faqet 166-167, pjesa „Die Kelten- Fahndung in Druidenreich“.
  [7] Arif Mati, e njëta vepër, faqe 570.
  [8] Ilir Cenollari, “Profecitë e Zotit të Tomorit”, Jonalda, pa vend të botimit, në vitin 2010.
  [9] Po aty, faqet 3-5.
[1o] Po aty, faqet 5-6.
[11] Dhimiri Pilika, "Pellazgët, origjina jonë e mohuar", Botimet Enciklopedike, Tiranë 2005
[12] Fiqiret Barbullushi, „Homeri-historia, racizmi“, Botimet „Dita 2000“, Tiranë 2011.
[13] Dr. Resmi Osmani, „Dodona e vërtetë dhe ato të hamendësuarat“http://kosovarimedia.com, 06 gusht 2012.
[14] Fatbardha Demit, „Rruga e zbulimit të emrit e besimit pellazg dhe i vashës krahë-shqiponjë“ ,http://www.pashtriku.org„Skllavërimi i historiografisë zyrtare“ , http://www.dituria.se, 2 dhjetor 2010; dhe „Shteti i parë <grekë> është themeluar nga shqiptarët“, të dërguar te autori, etj.  
[15] Avdi Ibrahimi, „Zanafilla e rrënjëve tona“, të dërguar te autori.
[1] Artikull i Vepror Hasanit, „Dodona e vjetër pellazgjike jo në Janinë, por në Malin e Tomorit“,http://www.devolli.net, 16 janar 2013.
[16] I njëjti shkrim, në fillim.
[17] Shiko thëniet e tij, të përmendura në shkrimin e Vepror Hasanit, po aty.
[18] Dhimitri Pilika, "Pellazgët, origjina jonë e mohuar", Botimet Enciklopedike, Tiranë 2005, faqe 293.
[19]Po aty, Vepror Hasani, fjalët e Perikli Ikonomit.
[20]Fjalët e Perikli Ikonomit, në artikullin e Vepror Hasanit.
[21]Po aty.
[22]Po aty.
[23]Shiko këtu veprat Henric L. Wuermeling, „Auf der Suche nach Europa/Zeitreise duch die Geschichte“, Langen Müller, München 2005; Grup autorësh, „Wie sie damals lebten-im Griechenland der antike”, Deutsche Ausgabe, Time-Life Bücher, Amsterdam, 1997; Gerold Dommermuth-Gutrich, “Mitet më të famshmet e lashtësisë”, emri origjinal i veprës “50 mitet klasike”, Spektër/Botimet MAX, Tiranë 2006; “Atlas der Weltgeschichte, von 10`000 vor Christus bis heute“, H.F.Ullmann, Ullmann Publishing GmbH, Postdam 2013; Neil Philip,„Mythen&Legenden-Ürsprung, Bedeutung, und Bilderwelt von über 50 Mythen aus aller Welt“, Mondo-Verlag AG, Vevey/CH 1999; dhe Johann Groll&Matthias Schulz, „Wiege der Menschheit /Unseren vorfahren auf der Spur“, Spiegel, Vilhelm Goldmann Verlag, München 1998, etj...
[24]Shiko artikullin e Fatbadha Demit, „Rruga e zbulimit të emrit e besimit pellazg dhe i vashës krahë-shqiponjë“, http://www.pashtriku.org, të dhënë edhe në Simpoziumin e II-të Ndërkombëtar “Pellazgët, gjuha dhe pasardhësit e tyre”, Tiranë, 7-8 Nëntor 2012.
[25]Shiko artikullin e Fatbardha Demit, po aty.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...