2014-08-02

Islami në Gjermani = racizëm i importuar?

Teksti ishte i shkurtër, por shkaktoi shumë reagime. Gazeta bulevardeske “Bild am Sonntag” ka botuar një koment me përmbajtje armiqësore ndaj fesë islame. Pasoja: reagime të shumta dhe indinjatë e thellë.

Bomba e 'Bild' kunder fese islame

Tema ka shkaktuar tek shoqatat dhe rrjetet e ndryshme reagime të shumta dhe indinjatë të thellë. “Komentet duhet të polarizojnë, duhet të jenë subjektive dhe ndonjë herë të shkaktojnë dhimbje”, shkruan autori i komentit më të njohur këto ditë në Gjermani, para pak javësh në një gazetë austriake. Këtë synim të tij Nicolaus Fest e ka arritur me komentin e botuar në gazetën “Bild am Sontag”. Reagimet në Twitter dhe Facebook, por edhe në qarqet politike kanë qenë kryesisht negative.

Edhe tek vetë njerëzit brenda redaksisë së gazetës “Bild” ka pasur reagime kontradiktore. Ndërkohë që tek bota arabe ky minikoment ka arritur madje në vendin e parë në disa portale online. Por çfarë ndodhi?

Islami në Gjermani = racizëm i importuar?

Në një koment të botuar në gazetën “Bild am Sonntag”, e cila me 1,2 milionë ekzemplarë është gazeta më e lexuar e fundjavës në Gjermani, feja islame paraqitet në mënyrë paushale si pengesë për integrim. Autori Nicolaus Fest, zëvendëskryeredaktor i gazetës, deklarohet vetë si “ateist mik i fesë”. Autori thotë se nuk ka kurrfarë problemesh me hebrenjtë, të krishterët dhe budistët, por ka probleme me fenë islame. Myslimanët e rinj në Gjermani kanë rënë mesatarisht më shumë në sy për vepra kriminale. Ai pengohet edhe nga përbuzja, që shkon deri në gatishmëri për vrasje e fesë islame ndaj grave dhe homoseksualëve.

A është feja një faktor, që pengon integrimin, shkruan autori në fund të komentit dhe jep një përgjigje provokative: në rastin e fesë islame po, ndërsa tek fetë tjera më parë do të thosha jo. Ai sugjeron që këto fakte të merren parasysh edhe me rastin e trajtimit të kërkesave për azil dhe ardhjen e emigrantëve. Konkludimi i Fest: “Unë nuk kam nevojë për racizëm të importuar, nuk kam nevojë as për gjërat, për të cilat angazzohet feja islame.”

Shqetësimet në rrjete

Kualifikimet e tilla të këqija për fenë islame kanë shkaktuar reagime të menjëhershme në familjen e madhe të gazetës “Bild”. Kai Diekmann, kryeredaktor i gazetës ditore “Bild”, ka shkruar menjëherë një kundërkoment. Tenori i tij: lufta kundër islamizimit po, por jo edhe shpifje ndaj fesë islame. Refuzimi paushal i ndonjë feje nuk ka vend në gazetën “Bild”. Deputeti ekologjist Özcan Mutlu e quan racizëm të pastër kritikën e fesë islame nga komentatori Fest. Ai thotë se nuk ka mundur t’u besojë syve të tij, kur e ka parë titullin e komentit.

Kryeredaktorja e botimit të fundjavës Marion Horn është vetëdijësuar për rëndësinë e komentit vetëm pas reagimeve të shumta. Në reagimin e saj të parë në Twitter ajo e ka mbrotur autorin (“Feja për mua nuk luan ndonjë rol, … por ai ka diçka kundër intolerancës”). Por më vonë ajo u detyrua të mbrohet. “Ne nuk jemi armiq të fesë islame! Kërkoj falje për përshtypjen e krijuar.”

Gazetari Stefan Niggemeier është i befasur me kërkimin falje për “pështypjen e krijuar”, por jo edhe për vetë komentin.

Reagimet kanë qenë shumë të qarta edhe nga radhët e deputetëve. Ekologjisti Volker Beck ka kërkuar që të gjithë muslimanëve në Gjermani t’u kërkohet falje. “Një kovë me ndytësira”, e quan politikani i SPD Jonas Westphal këtë koment të gazetës “Bild”. Ndërsa Niema Movassa nga e Majta është e indinjuar me nxitjen e racizmit. Vetë autori ishte në fillim pak i impresionuar dhe i gëzohej kësaj “vale të mrekullueshme të reagimeve”.

“Bild” mbetet temë e kryetitujve

Gjermania po e përjeton aktualisht jo vetëm debatin për antisemitizëm, por edhe kundërthëniet për integrimin e pjesëtarëve të fesë islame. Të dy temat janë nxitur nga shkrimet e gazetës “Bild”. Të premten (25.07.2014) gazeta e ka vënë një titull të përbashkët “Kurrë më urrejtje ndaj hebrenjëve”, mbi figurat e njohura si Angela Merkel dhe Joachim Gauck. Aksioni kundër antisemitizmit ka shkaktuar ragime pozitive. Ndërsa komenti i “Bild am Sonntag” shtron pyetjen: a thua provokimi ishte i qëllimtë?

Publikohet axhenda e Papa Franceskut ne Tirane, do te udhetoje me makine te hapur

Është publikuar axhenda e vizitës një ditore që Papa Françesku do të zhvillojë në Tiranë, më 21 shtator të këtij viti. I shoqëruar nga rreth 70 gazetarë të huaj, kreu i Vatikanit do të niset nga kryeqyteti italian, Romë, në orën 7:30 të datës 21.09.2014 dhe pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza”, të Tiranës rreth orës 09:00. Në aeroport, Ati i Shenjtë do të pritet nga kryeministri i vendit, Edi Rama.
Publikohet axhenda e Papa Franceskut ne Tirane, do te udhetoje me makine te hapur
Më pas është parashikuar të mbahet pritja zyrtare në kryeministri dhe 30 minuta më vonë, Papa do të drejtohet në selinë e presidencës ku do të pritet nga kreu i vendit, Bujar Nishani.

Mesha e Shenjtë është parashikuar të mbahet nga Papa Françesku në orën 10:00, në sheshin “Nënë Tereza”. Në orën 13:30 është parashikuar dreka e Papës me Ipeshkvijtë shqiptarë dhe më pas takimi me krerët e e besimeve të tjera në Shqipëri. Në orën 17:00 do të kremtohet lutja mbrëmësore në Katedrale. Në 18:30 Papa Françesku do të takojë fëmijët e qendrës “Betania” në Fushë-Krujë dhe në orën 19:45 do të zhvillohet ceremonia e përcjelljes së Papës në aeroport. Ati i Shenjtë parashikohet të niset nga aeroporti i Tiranës drejt atij të Romës në orën 20:00.

Gjithashtu vlen të theksohet se Papa Françesku nuk do të përdorë makinë të blinduar dhe të mbyllur gjatë vizitës së tij në Tiranë, por një automjet të hapur i cili do të ofrohet nga pala shqiptare.

Më rastin e vizitës së Papa Françeskut në vendin tonë, Këshilli Bashkiak i Tiranës, ka miratuar fondin për rikonstruksionin e sheshit “Nënë Tereza” dhe dhënien e titullit “Qytetar Nderi” i Tiranës, Atit të Shenjtë.

Ja pse Izraeli eshte 'i tmerruar' nga Hamasi! »


Në tre javë luftime të përgjakshme në Gaza, forcat izraelite janë surprizuar nga disa tunele të sofistikuara që janë përdorur nga Hamasi, për të hyrë në territorin izraelit dhe për tu furnizuar me armë. Shkatërrimi i këtij sistemi tunelesh është kthyer në objektivin kryesor të operacioneve izraelite. Kryeministri Benjamin Netanyahu ka theksuar se pavarësisht çdo armëpushimi të mundshëm mes palëve, forcat e tij do të vazhdojnë të kërkojnë dhe identifikojnë tunele.

Për të kuptuar se pse këto tunele janë kthyer në një çështje të nxehtë, mjafton të shikoni këtë video. Ajo tregon një grup ushtarësh të Hamasit të cilët duke shfrytëzuar tunelin sulmojnë një bazë ushtarake të Izraelit dhe vrasin një ushtar. Këtu mund të shihni pse tunelet janë kthyer në fokusin kryesor të Izraelit. Ato lejojnë Hamasin të kalojnë kufijtë izraelite dhe të kryejnë sulme të papritura.




NGA FJALA E LIRË : MBI FILOZOFINË E RUMIUT



Nektari i poezisë perse, Rumiu, mban një peshë të madhe të filozofisë universale se njeriu kalon nën një proces të gjatë të njohjes së Egos hyjnore. Rruga që ai ndoqi për ta gjetur hyjnoren pasqyrohet në thëniet e tij

MËSIME JETE

Rumiun, bota islamike e njeh si poetin e saj më të madh, por prej kohësh ai është bërë poeti universal i shpirtrave që kërkojnë dashurinë dhe gëzimin e jetës. Emri i tij i vërtetë është Jalal ad-Din Muhammad Rumi (1207-1273), i njohur edhe si Mavlana (Mjeshtri) Jalal ud din Balkhi, për shkak të vendlindjes së tij në Balkh të Persisë. Por ata që e duan poezinë e tij, e thërrasin shkurt Rumi.
image
MBI FILOZOFINË E RUMIUT

Rumiu ishte një mendimtar evolucionar, në kuptimin që besonte se shpirti pas ndarjes nga Egoja hyjnore kalon nën një proces evolucionar që e sjell gjithnjë e më pranë së njëjtës Ego. E gjithë materia në univers i nënshtrohet këtij ligji dhe kjo lëvizje beson te një shtysë e brendshme që Rumiu e quan dashuri, për të evoluar dhe për të kërkuar kënaqësinë te hyjnorja prej së cilës ka burimin. Ngritja nga kafsha në njeri është vetëm një fazë e këtij procesi. Doktrina e Rënies së Adamit, është interpretuar sërish si një degradim i Egos nga hyjnorja dhe është një fenomen kozmik universal. Ideja e jetës si kreative dhe evolucionare e filozofit Henri Bergson, është e ngjashme, por ndryshe nga Bergson, Rumiu besonte se kishte një qëllim të veçantë në proces: arritja e Zotit. Për Rumiun, Zoti është baza dhe qëllimi i të gjithë ekzistencës. Ai nuk ishte i interesuar me anën shkencore të teorive dhe nuk kishte lidhje me biologjinë evolucionare që Darvini e solli më pas. Rumiu ishte i interesuar për evolucionin shpirtëror të një qenieje njerëzore: njeriu që nuk njeh Zotin është i ngjashëm me një kafshë dhe njohja e vërtetë e bën atë hyjnor.

Kjo shihet si një doktrinë neoplatonike: shpirti universal që punon në sfera të ndryshme të ekzistencës, një doktrinë që iu shtua Islamit nga filozofët myslimanë si Al Farabi dhe lidhur njëkohësisht me idenë e dashurisë së Avicenna-s. Ky i fundit e përcaktonte dashurinë si një fuqi magnetike që e lartëson jetën.

SHPREHJET

Ndonëse rruga s’merr kurrë fund, bëj një hap përpara dhe vazhdo të ecësh, mos u tut nga largësia. Në këtë rrugëtim, lëre zemrën të jetë udhërrëfyesja jote kur trupi ngurron dhe është mbytur nga frika.

Ti erdhe papritur dhe vodhe prej meje tri gjëra. Durimin nga zemra, ngjyrën nga fytyra dhe gjumin nga sytë.

Jo vetëm ata që flasin të njëjtën gjuhë, por edhe ata që ndajnë të njëjtat ndjenja e kuptojnë njëri-tjetrin.

I thashë natës, “Nëse je e dashuruar me hënën, kjo sepse kurrë s’qëndron gjatë”. Nata u kthye dhe më tha, “Nuk është faji im. Kurrë nuk e shoh diellin, nga ta di që dashuria është e pafund?”

Ji i çmendur dhe i dehur me dashuri, nëse je shumë i kujdesshëm, dashuria nuk do të të gjejë.

Duhet të vazhdosh ta thyesh zemrën derisa të hapet.

Lerë heshtjen të të çojë në bërthamën e jetës.

Duhet të hesht. Të hesht. Dhe ta lë dashurinë të përshkruajë vetveten: nën një përshkrim të lumtur, të gëzuar që s’merr fund kurrë.

Kurrë mos e humb shpresën, zemra ime, mrekullitë burojnë nga e padukshmja.

Mjaft me fjalë! Hap dritaren në qendër të kraharorit… Lëri shpirtrat të hyjnë dhe të dalin.

Mund të mësosh të dashurosh vetëm duke dashuruar.

Nëse fjalët dalin nga zemra, ato do të hyjnë në zemër.

Duke bërë si më thanë të tjerët, u verbova. Duke shkuar kur të tjerët më kërkonin, humba. Më pas u largova prej të gjithëve, edhe prej vetes. Kështu i gjeta të gjithë, edhe veten.

Unë nuk jam këto flokë, nuk jam kjo lëkurë, jam shpirti që jeton brenda tyre.

Nëse ke shumë, fal prej pasurisë tënde. Nëse ke pak, dhuro prej zemrës.

Bëhu si lulja që ia jep aromën edhe dorës që e këput.

Detyra jote nuk është të kërkosh dashuri, por të kërkosh dhe të gjesh të gjitha pengesat që vetja jote ka ndërtuar kundër dashurisë.

Nuk kam fe. Feja ime është dashuria. Çdo zemër është tempulli im.

Unë buzëqesh si një lule, jo vetëm me buzë, por me tërë qenien.

Mos u gënje nga bukuria ime, drita që më sheh në fytyrë vjen nga qiriu i shpirtit tim.

Kur bota të gjunjëzon, je në pozicionin e duhur për t’u lutur.

Përse po troket në çdo derë? Jepi, trokit në derën e zemrës tënde!

Ai që vë intelektin mbi dëshirat është më i lartësuar se engjëjt, ai që vë dëshirat mbi intelektin, është më pak

Fjala e lirë se një kafshë.

Frederik Rreshpja poeti qe nuk u thye


Frederik Rreshpja poeti qe nuk u thye

Poeti la pak poezi, gjithsej nje liber prej me pak se dyqind faqesh. Gjithsesi, kjo race artistesh nuk eshte shquar ndonjehere per sasi. Shtoji ketij fakti, faktin tjeter se per Fredin, drita jeshile u hap vone, kur qe bere mosperfilles ndaj disa gjerave si suksesi.

Sot kam shfletuar librat e Frederik Rreshpjes, nje poet shkodran te cilin e lexoj here pas here dhe asnjehere nuk e mbyll me ndjesine se e lexova. Kam shtate libra te Frederikut. Libri i pare titullohet Rapsodi shqiptare dhe eshte botuar me 1968. Atehere poeti ishte njezetetete vjeç. Me pas vjen romani Zeri i larget i kasolles botuar me 1972 ndersa nje vit me pas, me 1973 del ne qarkullim vellimi i dyte poetik i tij Ne kete qytet. Ne vazhdim nje heshtje e gjate derisa me 1994 shfaqet me Erdhi ora te vdes perseri. Dy vjet me pas boton permbledhjen Lirika te zgjedhura, ndersa me 2004 dalin njera pas tjetres dy botime te poezive, Vetmi dhe Ne vetmi. Me 17 shkurt 2006 vdes.

Miqte qe e kane dashur dhe i kane ndenjur prane, e paraqesin si njeri fisnik veçse te veshtire. Dhe, eshte e besueshme. Ai bente pjese te ata qe quhen poete te lindur. Nuk ka nje poet te gjuhes shqipe qe t'i qaset me bindshem ketij percaktimi. Ai ishte poet i gjinise se William Blak-ut, Arthur Rimbaud-se, Sergej Eseninit etj, nje race qe tek ne eshte disi ne mungese. Jam lemerisur njehere kur kam degjuar nje shkrimtar por edhe poet (pretendimi i tij) shqiptar me grade akademik te thoshte: une mund te shkruaja si simbolistet franceze (Rimbaud, Verlain, Mallarme) por s'do me kuptonte lexuesi yne!

Ne fakt libri i pare i Frederikut, eshte i kopsitur mire sipas kerkesave te asaj kohe. Ishte mesi i viteve '60. Shteti komunist perpunon ambiciet e veta per te kontrolluar dhe shtypur mendimin e lire dhe ndergjegjen e njerezve, madje edhe vete natyren e lirise, per ta kthyer individin ne mase. Ne keto kushte qe e rrethojne nga jashte, dhe kur energjia e brendshme krijuese kerkon terren, poeti ben leshime ne temat e tij. Nga ana artistike, ai eshte ne kerkim te vetvetes, te zerit te vet te brendshem, brenda atij pylli te veshtiresive qe ekzistonin, teksa ndihet i prirur kah tonet e larta, kah epika e gjerave.

Libri i dyte me poezi Ne kete qytet, eshte nje kapercim i ndjeshem drejt cilesise. Zeri eshte zbutur dhe ka marre ngjyrime interesante, ndonjehere uitmaniane. Dihet se arti ne ate kohe duhej te pohonte lumturine, nje ndjenje qe siç thote Valery-a "nuk eshte e prirur me u kthye ne fjale per shkak se eshte qellim ne vetvete". Por poeti ia ka dale te zoteroje nje alkimi permes se ciles perpunon lenden e vet. Dhe megjithese kjo lende eshte pergjithesisht e imponuar, ai arrin te jape efekte te verteta artistike. Per te nuk eshte i rendesishem sinqeriteti por krijimi. "Anila, zog i lumtur qe iken mbi çatite e diteve / Rinia jote erdhi si nje lajm i madh qe i bie portes." shkruan poeti te poezia Leter Aniles.

Vetem ne nje gje kishte besim dhe bindje: poezia. Ai nuk ishte i varur as te nje krah i politikes, as te nje shkolle e artit, as te nje mik i bardhe as te nje mik i zi. Ai ishte nje shpirt i pakufizuar dhe, si i tille çmonte lirine. Kaq. Une me njerezit rri per edukate - do te shprehej ne nje interviste. Njehere, kishte udhetuar nga Shkodra ne Tirane, dhe aty ne Lidhjen e Shkrimtareve, pritesit e pyesin per nje shkrimtar, mik te tij: ç'thote X-i? Pergjigja qe: mire, i shkreti, por nuk ka talent. Libri i dyte u shkrua dhe u botua ne fillim te viteve '70 ne kohen e shkurter te liberalizmit. Pak kohe me pas, ai do mund te cilesohej si i papershtatshem per shkak te ekuivokeve dhe ambiguiteteve, por edhe te risive te cilat ishin te mistershme per sistemin, dhe nuk do te botohej. Ja nje shenje moderniteti, mbivendosje metaforash, nga ky liber: degjoj eren si fryn neper fjalet e mia te cilat befas u bene te gjelbera/.

Ky liber ka shume drite, ngjyra dhe shprese, te gjitha ne levizje te perhershme. Ketu ben pjese edhe balada e bukur Kata. Atehere autori sapo i kishte kaluar te tridhjetat. Nese krejt jeten e poetit do ta qasnim me nje dite astronomike, atehere kjo periudhe do te ishte dita, ndersa vitet e pas nentedhjetes, mbremja, e mbase edhe nata e tij. Poezite qe i perkasin kesaj te fundit, kane shume hije dhe trishtim, dhe pak drite e optimizem. Duket sikur as edhe dhimbje nuk ka mbetur me, por vetem hi. Ne fakt kjo mund te thuhet vetem ne kuptimin fizik te gjerave, sepse ne poezi tashme, alkimia e poetit eshte bere vete magjia, ndersa ajo çka ka humbur me kalimin e viteve eshte artificialiteti pasi edhe vete artificet letrare jane bere lende.

Kemi vetem poezi: emocione intensive estetike, imazhe qe transpozohen nga nje varg te tjetri, ironi, paradokse. Shfaqja e kesaj poezie determinuese ne jeten letrare shqiptare, menjehere sapo ra diktatura, mbetet edhe sot nje mister. Dikur poezia e tij jo rralle kishte trajte ditari, takime dhe pervoja me njerez dhe vende. Kishte kronike dhe gjeografi. Kjo lloj poezie ka shume pika komunikimi me publikun. Tani temat pothuajse jane zhdukur. Ka mbetur veçse lenda e panderrueshme e brendesise se shpirtit, nje lende thelbesore qe merr trajte ne levizjet dhe fiksimet dhe perseri levizjet e nje imagjinate te pakushtezuar.

E gjithe hapesira astronomike eshte transpozuar ne hapesire shpirterore. Perceptimi i botes nuk behet me permes pervojave empirike por permes shkrepjeve intuitive. Neqoftese ne vitet shtatedhjete, shkruante nje poezi per Anilen per te bere diçka te bukur dhe te pranueshme, ne periudhen e dyte gjerat kane ndryshuar. Tash, edhe kur shkruan per dhimbjen e vet, nuk e ben kete per t'ua bere te ditur te tjereve. Ai ne fakt shtiret, siç thote Pessoa, sikur ndien dhimbje nga dhimbja qe ka. Shkruan poezi jo per te realizuar vetveten sepse kjo do t'i mbetet pergjithmone e parealizuar siç ka dashur dikur, por veç per te kujtuar nje pasion te vjeter. Veçse ky kujdes per kujtese, eshte vete qenia e tij ekzistenciale. Tashme kur i ka kaluar te pesedhjetat, sjell nder mend se dikur nuk trembej nga gjinite e gjata te letersise: romane, poema. Tani ne nje interviste kujton Eluarin te kete thene: "por le te pyesim nese ai luftoi me pare se bota ta mundte ate".

Dhe, ne te vertete poeti yne luftoi duke ndjekur natyren e tij.

Imagjinata e tij e njesuar me vete qenien, funksionon perbukuri nder skaje te fshehta dhe te pazbuluara. Gjerat nuk kane me nje kuptim, nje tingull, nje ngjyre. Sipas William Blake-ut, keto jane pune te arsyes, jo te poezise. Poezia e tij behet polifonike dhe multikolore. Ajo eshte tashme ekzistenca e gjerave qe nuk ekzistojne. Vete leximi i saj behet pjese e te krijuarit. Askush nuk i ka ditur keto gjera kaq mire sa Frederiku. Mirepo kjo e ben poezine te jete elitare d.m.th ia pakeson asaj pikat e komunikimit me publikun e gjere i cili, duhet thene, e ka me te lehte t'i qaset logjikes se thjeshte te pervojave se lojes valavitese te imagjinates. E megjithate, "talenti mendon, artisti sheh" thoshte perseri William Blake-u. Frederiku eshte poet i perfytyrimeve dhe vegimeve. Poeti la pak poezi, gjithsej nje liber prej me pak se dyqind faqesh. Gjithsesi, kjo race artistesh nuk eshte shquar ndonjehere per sasi. Shtoji ketij fakti, faktin tjeter se per Fredin, drita jeshile u hap vone, kur qe bere mosperfilles ndaj disa gjerave si suksesi. Ne France, qe per ne eshte nje yll, Jean Cocteau qe autodidakt por e kurorezuan akademik, ndonese edhe ky, jo se qe shume i pershtatur me shoqerine ku jetoi.

Per te nje grua e njohur pati shkruar: ai ecte me krenarine e nje shpendi te eger qe rastesisht ka rene ne nje oborr me shpende. Per ata qe e kane njohur, kjo eshte si e thene per poetin tone. Rreshpja nuk qe nga ata artiste qe permes pasaportes se artit bejne karriere diku tjeter, dhe as nga ata qe japin "gjenine ne jete, talentin ne vepra". Ne socializem - i persekutuar, ne demokraci - i shperfillur jo domosdoshmerisht per faj te te tjereve, i paafte per tu sistemuar ne jete, vepren e vet e krijoi ne kushtet e mjerimit dhe dhimbjes, plot plage shpirterore, ndonese fakti qe adhuronte De Raden na thote se do te kishte preferuar klimen e bute, te qete, me prirje orfeike. Poezi brilante, te kursyera ne fjale, qe rralle i kalojne njezet vargjet, gjithmone te mbyllura ne nje unitet te pacenueshem, ato nuk jane te veshtira per tu kuptuar por jane elitare per shkak te rafinimit te thelle artistik, te mbivendosjes se imazheve e te metaforave, mendimit obskur dhe shkrepetitjes se larget, prandaj nuk eshte popullore, ndonese kjo eshte shenje e vertete e modernitetit, vlera te cilat ne jo se i kemi me tepri, perkundrazi.

Ajo nuk synon te artikuloje jeten njerezore ne gjeresi por eshte nje ze i mahnitshem i ndijimeve si shprehje shpirti universal. Po jap si shembull njeren, Rekuiem, nga libri Erdhi ora te vdes perseri, botuar me 1994:


Noton ne perrua me gjethe mbeshtjelle
Nje dite e vdekur vjeshte
Dhe shterget e fundit kaluan te ngrire
Me syte e verdhe ne heshtje.


Rrezohet nga druret trishtimi i bores
Lugina me hene e lyer
Dhe dreret e eres vene kujen me dhembje
Me briret prej akulli thyer.

Me vdiq dhe kjo vjeshte, me shkoi si kjo dite
Qefinin me gjethe te thare
O dimri i drereve me briret ne ere

Ke vjeshte te qajme me pare?

Mekati i kesaj poezie eshte se, duke qene universale, lenda qe mbart nuk na çon te ndonje gjeografi e njohur as te ndonje kohe e njohur, ku ne te lidhim sentimentet tona empirike, e megjithate eshte e rralle pernga cilesia e realizimit, permes nje gjuhe qe kendon si muzike, gjithmone e shkruar sakte dhe paster. Siç e ka vene ne dukje studiuesi gjerman Hans Joachim-Lanksch, ndryshe nga ç'ben me jeten, kaosin e poezise se vet, ai e organizon ne menyre te perkryer.

Ai bente pjese ne eliten artistike mbareshqiptare. Ne fakt ai jetoi gjithnje ne skaj te shoqerise ndonese nuk kishte asgje nga veset per te cilat shoqeria e paster e mallkon njeriun. Por gjendja e tij shpirterore ishte gjithmone ne mungese pasi ai jetonte ne hijen e perendise se Humbjes. Ketej vijne ngjyrimet e forta te poezise se tij e cila duhet thene nuk bie ne dekadentizem por ka natyre te larte dhe fisnike.

Sidoqofte, nuk ka shenja te mjaftueshme se Frederiku lexohet nga nxenesit apo studentet, pra se kerkohet konsiderueshem ne programet e shkollave. Kete e ndiej sepse punoj ne nje biblioteke. Tashme eshte ore e vone e nates. Nga Dajti ku prape keto dite ka rene bore, vjen nje ere e ftohte qe fershellen permbi ndriçimin e krejt Tiranes, e me tej kodrave. O dimri i drereve me briret ne ere! peshperis kete varg te Frederikut. Mbi tavoline kam shtate librat e tij, te gjithe te botuar sa ishte gjalle, atehere kur ai ishte poeti me brilant i gjalle i gjuhes shqipe (mendimi im).

Por sot nuk kemi ne dore nje botim integral dhe dinjitoz te vepres qe la. Po, edhe nese deshiron nje liber te tij çfaredo, nuk e gjen dot. Mandej, duhen hulumtime dhe studime per kete vlere kombetare te cilat them se nuk do te mungojne pasi zeri i tij nuk mund te kete pergjigje tjeter nga njerezit e letersise dhe artit perveç pohimit. Mes lexuesve qe ka, numri i adhuruesve te tij eshte ndoshta nga me te lartet. Ka fituar Çmimin Kombetar te Poezise dhe eshte perfshire ne disa antologji serioze te poezise shqipe. Ka qene ne vemendjen e studiuesve dhe poeteve, qysh ne gjallje dhe me pas. Sot e kujtojme ne shtatedhjete vjetorin e lindjes. Poezia e tij Rozafa e flijuar mbyllet me keto vargje:

O Medaur! Bekoje kete qytet qe lindi nga nje grua
Tani qe ra hena e syve te mi!

Gjerat e rendesishme kerkojne sakrifica sublime. Keto e ushqejne panderprere vetedijen tone historike, shpirtin tone te panderrueshem. Frederik Rreshpja pati nje mision per te permbushur per te cilin luftoi dhe sakrifikoi por nuk u thye, duke lene pas, ne radhen e krijuesve te medhenj bashkeqytetas, nje veper cilesisht dinjitoze, te bekuar.
Autori eshte poet, fitues i Çmimit Penda e Argjendte 2004

Letërsia për femijë e Adelina Mamaqit



Dallueshmëria dhe papërsëritshmëria e një shkrimtareje të shquar



Letërsia për femijë e Adelina Mamaqit



Nga qëmtimi i lëndës krijuese, gjithashtu kuptoj se, Adelina i dha kodin e magjinë e saj universit të letërsisë për fëmijë, shenjoi në të: dashuri, ngrohtësi, çiltërsi, ngjyra dhe shpërfaqi ëndrra të pafund që i ka vetë bota dhe jeta e fëmijëve, shpërfaqi botë dhe jetë përrallore, të cilët fëmijët nuk mund të jetojnë pa to.



Nga Xhahid Bushati


Emri i Adelina Mamaqit u shfaq në fushën e letrave shqipe, aty, nga fundi i viteve ’50. Në agimin e viteve ’60 botoi librin e parë poetik për të rritur “Ëndrra vashërie”. Si dëshmi e kësaj vepre poetike, krijuesja Adelina Mamaqi u bë poetja e parë në letërsinë shqipe. Të kësaj letërsie, që në kontekstin historiko – shoqëror e të zhvillimit të procesit letrar të saj, studiuesit dhe kritika letrare e emërtuan me termin letërsi e re. E cekëm këtë problem që në krye, sepse, kohët e fundit ka disa interpretime jo të sakta në lidhje me vendin letrar dhe shfaqjen në fushën e letrave shqipe të poetes Adelina Mamaqi. Interpretimi i fundit është ai i studiueses Baviola Shatro, e cila thotë: “… po të mendojmë që me përjashtim të Musine Kokolarit, deri në vitet ’60, nuk ka pasur krijuese femra në letërsinë tonë (pa dashur të hyjmë, sidoqoftë në shtjellimet brenda domenit të studimeve gjinore). Studiuesja në fjalë, vazhdon më tej, dhe fokusohet në vitet ’30. Duke u pikënisur nga ato vite, si element përgjithësimi ajo përforcon mendimin e saj, duke i shtuar atij edhe këtë sintagmë: “Nga kjo hapësirë boshe botimesh e dokumentimi të qenësisë së gruas…”. Kontributi letrar i poetes Adelina Mamaqi i pozicionuar në fundin e viteve ’50 dhe më dukshëm në fillesën e viteve ’60, është argumenti më i mirë, që na bën të pohojmë se, nuk jemi të një mendjeje nga pikëpamja shkencore dhe të procesit historiko-letrar, me studiuesen Shatro. Gjithashtu, mendojme se studimi i çfarëdo periudhe historiko-letrare qoftë ajo, veçanërisht, studiuesit të letërsisë, i kërkohet njohje e thellë, ndjekje procesi e ngulmim shkencor, kulturë e saktësi, aq më shumë kur segmente të kësaj periudhe që i qaset studiuesja, janë ende të pastudiuara a shpesh u mungon edhe thellësia e interpretimit shkencor në rrafshet: lineare, deskriptive e krahasuese, pa përmendur ato në diakroni e sinkroni.

Përjetimi i saj poetik


Siç ndodh jo rëndom, zakonisht ndodh me poetët dhe tek poetët e vërtetë, po në këtë vit Adelina, në krijimtarinë e saj, ndërron objekt e psikologji, vështrim e personazh, problematikë e tematikë, fantazi e situatë, imazhe dhe lexues. Në vitin 1963 boton librin për fëmijë “Bubi i vogël”.

Komunikimi, përjetimi i saj poetik dhe përcjellja e këtij përjetimi, ka një tjetër marrëdhënie e auditor. Ai është i mbushur me parashkollarë e shkollarë. I përkushtohet me një devocion e përkushtim serioz letërsisë për fëmijë; por nëpër vite, nuk do ta humbas kontaktin edhe me poezinë për të rritur, ndoshta nisur si dashuri e parë krijuese, ndoshta nisur si mall që e thërret dhe e përvëlon, ndoshta nisur, se shpirti i saj ka ende fjalë e motive për të thënë… Ndonëse u bënë tre ndoshta, koha dhe koha poetike e Adelinës i bëri të vërteta… Ajo, pas tre dekadash e gjysmë boton librin poetik për të rritur “Një mjelmë nga vitet”, Botues: Libri Shkollor, Prishtinë, 2003.

Ishte kujtesa ajo, që na erdhi në ndihmë si arkiv, për të risjellë fillimin e udhës poetike të autores, udhë, pavarësisht largësisë së viteve, plotëson në mënyrë të plotë biografinë artistike të saj.

Në afro pesë dekada, autorja krijoi raporte të ngushta me letërsinë për fëmijë. Në mënyrë të vetëdijshme e spontane derdhi frymëzimin e saj për të. Në këtë frymëzim, përcaktoi poetikën e saj të dritësisë, që rrezaton nga libri në libër. Ky rrezatim vazhdon edhe sot e kësaj dite të dritësojë lëndën poetike që shtohet dita-ditës.

Gjatë leximit të tekstit që na ofron shkrimtarja Adelina Mamaqi dhe qasjes ndaj tij, mësojmë se, librat që ajo krijon, për të janë dritaret e shpirtit; e përsëri, se librat që ajo krijon janë shkruar për t’i prirë lumturisë.

Krijimtaria letrare e Adelina Mamaqit, në rrafshin krahasues të individualiteteve krijuese bashkëkohës dhe të mëvonëshëm që kontribuojnë në letërsinë për fëmijë, qëndron në vlera të veçanta dallueshmërie dhe papërsëritshmërie. Shkrimtarja Adelina Mamaqi është profil më vete, me qenësi dhe karakteristika që i ka vizatuar dhe thelluar talenti i saj, talent që ka sjell nga njëri libër në tjetrin, përherë prurje kualitative, ku spikat, veçanërisht, opusi letrar i botuar pas viteve ’90, opus që numëron afro 21 vepra letrare, vepra që u adresohen disa klave moshore, e që përmbajtësohen me kriter gjinie: poezi e prozë, si dhe me një larmi zhanresh të ndryshme letrare.

Krijimatria në dy periudha

Rrjedha e krijimtarisë së shkrimtares Adelina Mamaqi, paraqitet përmes dy tablove apo më saktë përmes dy periudhave kohore dhe një “pauze”, siç do ta quaj unë.

Periudha e parë nis me librin “Bubi i vogël” dhe daton, siç e përmenda më lart, në vitin 1963. Pastaj vazhdon me një bibliotekë librash nëpër vite, deri në vitin 1990. Hapësira dhe spektri tematik, problematik e kriteri gjinor është më i gjerë. Paraqet interes prurjet dhe individualiteti i saj krijues, dhe bëhet objekt studimesh i shkrimtarëve dhe i studiuesve: Odhise Grillo, Bedri Dedja, Agim Deva, Astrit Bishqemi, Faik Shkodra, Xhevat Syla, Fatos Kongoli, Ibrahim Ibishi. Kjo periudhë mbyllet si proces studimi me monografinë dinjitoze të titulluar “Shpirti plot rubinë” (studim: Vepra letrare e Adelina Mamaqit), autore Shukrie Rama, botim Shtëpia Botuese Rozafa, Prishtinë, 2007), si dhe me shkrimin analitiko-didaktik ”Kopshti i bukur” i vjershave dhe përrallave të Adelina Mamaqit” (Profile letrare” (studime) Milaim Nelaj, botim OMSCA-1, Tiranë, 2008).

Në këto shkrime dhe studime evidentohen disa tipare të krijimtarisë së kësaj autoreje, të cilat vizatojnë qartë prirjet e individualitetit të saj krijues. Dukuritë e shfaqura rreth këtyre prirjeve të individualitetit krijues që kanë evidentuar studiuesit po i përmbledhim në mënyrë substanciale:

Periudha e dytë, të cilën do ta e quaja “pauzë”, ka si cak vitin 1990. Vazhdon afro një dekadë. Janë vite emigracioni që shoqërohen nga dhembje të pafundme, dëshira dhe ëndrra të trazuara si vetë dallgët e detit, nga malli e dashuria që i kanë si thesare të veçanta, veçanërisht poetët. Emri i poetës së mirënjohur sikur “hesht” në botime e në publikime të përditshme, boton më pak, por vëzhgon jetën më me vëmendje. Akumulon më shumë në laboratorin e saj krijues.

Periudha e tretë që fillon, aty, te pragu i vitit 2000 e që është në vazhdim, autorja ka një buum botimesh. E pritshme. Botimet e kësaj periudhe flasin, veçanërisht, në pikëpamje të stilit dhe të poetikës së saj. Shfaq risi të reja, në të cilat “fshihen” pjesë të tjera të panjohura të personalitetit krijues, që tashmë marrin një zgjerim e plotësim të mëtejshëm. Nuk gaboj po të them se është e vetmja shkrimtare e letërsisë për fëmijë që sjellë risi të reja në krijimtarinë e saj dhe në letërsinë shqipe për fëmijë, e cila duke u ballafaquar me ndryshimin e kontekstit historiko-shoqëror ende mes vlerës dhe antivlerës, mes letërsisë së rrugës e manisë për të botuar.

Kjo periudhë (e tretë) është pothuajse e “paprekur” nga kritika e studimet tona letrare, përveçse ndonjë sythi a gjethi poetik të vënë re nga disa studiues të paktë. Lënda krijuese që na ka ofruar autorja, kërkon interpretime nga kritika letrare. Në periudhën e tretë personaliteti artistik i Adelina Mamaqit merr konfigurime të reja. Pa dashur të marr përsipër shterrimin e problemeve dhe të dukurive që paraqesin librat e kësaj dekade, po paraqes disa veçanësi, që mendoj se përbëjnë vlera jo vetëm për krijimtarinë e autores, por edhe me këtë fazë zhvillimi të letërsisë shqipe për fëmijë, ashtu siç e përmenda më lart.

Në tesktet e ofruara, krijimtaria e mirëfilltë dhe e re e autores, zë pjesën dërmuese. Përmendim: “Përrallëzat e shkronjave”, “Lodërzat e alfabetit”, Ora e Shibës”, “Xhoi Toi”, “Sa shtëpi ka dielli?”, “101 gjëegjëza”, “Ariu dhe dy karriget”, etj.

Përfundim

Në tavolinën time të punës kam gjithë librat e poetes Adelina Mamaqi. I shikoj dhe më shikojnë. U flas dhe më flasin. Sjell nëpër mend të bëj një përcaktim përfundimtar. Shkrimtarët janë, përsëri, ato, që, të parët të vijnë në ndihmë. Kujtoj një thënie të Mitrushit të Madh, i cili thoshte: “Autori i përrallave është shkrimtari më i madh dhe më i talentuar i gjithë kohërave,…” Mendoj se këto fjalë plot dritë i takojnë meritueshëm shkrimtares Adelina Mamaqi!



















Letërsia shqiptare në botën anglisht folëse



Nga Robert Elsie



Tashmë u bënë dy dekada që kur Shqipëria u hap me botën e lirë, pas një gjysëm shekulli diktature Staliniste, dhe pothuajse një dekadë nga dita kur Kosova u bë një shtet i lirë. Letërsia shqiptare qëndron, megjithatë është një ndër vendet më pak të njohura për sa i përket kulturës kombëtare europiane. Shumë shkrimtarë të interesuar do të kenë dëgjuar për emrin e shkrimtarit të mirënjohur shqiptar Ismail Kadare, por vetëm disa shoqëri letrare do të vijnë për këtë. Ndërkohë një pjesë e mirë e letërsisë shqiptare është përkthyer në gjuhën frënge, disa të tjera në gjuhët italiane, gjermane, ruse dhe në atë spanjolle, në gjuhën angleze bëjnë përjashtime romanet e Kadares që fatkeqsisht mungojnë nëpër libraritë e ndryshme. Me këtë shkrim orvatem të një rezyme të publikimeve të letërsisë të përkthyer në gjuhën angleze si dhe përhapjen e këtij elementi në letërsinë shqiptare.Përkthimi i parë në gjuhën angleze është libri që u publikua në vitin 1596. Ky është libri i cili titullohet ‘Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, mbreti i shqiptarëve”, që përshkruan kohën e tij të artë, duke përfshirë fitoret e tij kundër ushtrisë otomane për të mbrojtur krishtërimin, ky përkthim është bërë nga Zachary Jonesqë e përktheu nga frëngjishtja nga një punë e një përkthyesi latin. Ky libër është shkruar nga historiani Marinus Barletius Scodreansis (1450-1512)I njohur në Shqipri si Marin Barleti, i cili pas eksperiencës së okupimit turk në qytetin e tij të lindjes Shkodra, u zhvendos në Padova, ku aty u bë rektor i kishës St. Stephen’s.




2-Intervista me Ismail Kadaren

Nga Gjek Marinaj



Ismail Kadare është një ndër shkrimtarët më të mirë të kohës sonë. Ai është përkthyer në tridhjetë gjuhë të huaja dhe ku ka marrë edhe cmimin prestigjoz Man booker Internacional Prize. Disa nga romanet e tij që janë përkthyer në gjuhën angleze përpara janë përkthyer në gjuhën frënge. Gjatë regjimit komunist ai u bë një lloj guide për shkrimtarët e tjerë në Shqipëri. Shumë vetë i japin Kadares kreditin që ai shpëtoi popullin shqiptar që të mos shkonte drejt një revolucioni politik. Gjithsesi ai iku drejt Francës në vitin 1989 ku kërkoi dhe azil politik, gjë që ishte një sinjal për shtetasit shqiptar që të lëviznin përpara rrugës drejt demokracisë. Janë dy qëndrime rreth Kadares e para është ajo e një personaliteti udhëheqës në rrugën kulturore dhe atë politike, si dhe atë të një shkrimtari të madh i cili është njësuar me literaturën botërore të shekullit të 20’. Një listë e punëve të tij të përkthyera në gjuhën angleze është shpalosur në fund të intervistës.



3- Duke përkthyer Ismail Kadaren

Nga Devid Bellos



Takimi im i parë me Kadaren qe në vitet e para të viteve 90’. Një publicist më coi mua romanin e titulluar “Dosja H’ dhe më kërkoi mua nëse mund ta përktheja atë- nga frëngjishtja. Mbeta pa fjalë nga Kadare me historinë e shmangieve dhe atyre feudale, të cilat i kasha mësuar kohë më parë përgjatë punëve të tjera gjatë rrugës sime. Unë mbeta i mahnitur thellësisht rreth përzierjes të së tashmes me të shkuarën, nga historitëdhe pozitë e tij, si dhe komeditë dhe politikën që ai e përshkruan shumë mirë. Ky duket një përkthim mjaft i mirë, por kur fillova të lexoj romanet e tjera që tashmë janë përkthyer në anglisht si: Prilli i thyer, Pallati i ëndrrave, Koncerti vura re se kasha të bëja me një shkrimtar me rëndësi. Unë isha shumë në mëdyshje për shkak se ky libër nuk duhet të përkthehet direkt nga shqiptarët ose më keq akoma një njeri shumë familjar(ashtu sic unë nuk isha), me letërsitë e njërës apo disa prej gjuhëve të tjera të Ballkanit. Dhe kështu edukimi im në cështjet e errëta të botës së letrave filloi.



3-Ismail Kadare: Homer modern apo disident

Nga Peter Morgan



Ismail Kadare ka një përvojë si një njeri që ecën kundra rrymës. Në vendin e tij dhe jashtë saj Kadare është cilësuar si një ndër kandidatët potencial të cmimit nobel dhe gjithashtu i kritikuar shumë nga regjimi si sahanlëpirës. Kur mori cmimin e tij të parë sic ishte Man-booker Prize për letërsinë në vitin 2005, John Carey e cilësoi Kadaren si një ndër shkrimtarët që arrin të nxjerri në pah kulturën me gjithë tërësinë e saj, një shkrimtar shumë universal që mbështetet shumë në tabanin tradicional në tregimin e historisë që përngjan shumë me kohën e Homerit. Vlerësimi për Kadaren si gardiani i identitetit kombëtar shqiptar sigurisht që tërheq një ndër aspektet më të rëndësishme gjatë punës që ai zhvillon. Kadare sjell një sens të fuqishëm identiteti etnik në shkrimet e tij, duke shfaqur për herë të parë në arenën ndërkombëtare zakonet e vendit të tij të lindjes. Kadare nuk përdor vetëm një ngjyrë të vetme në punët e tij por disa. Dhe ky aspekt në punën e tij ekziston përgjatë dickaje shumë më tepër moderne, rilevante dhe me efekt turbullues për audiencën kontemporane. Ai është gjithashtu edhe kronisti i fundit i jetës së përditshme nën regjimin Stalinist.


4-Letërsia Shqiptare



Perandoria Otomane e cila renjoi në Shqipëri nga shekulli i 15’ deri në shekullin 20’e kishte ndaluar rreptësisht që të publikoheshin libra në gjuhën shqipe, një klishe kjo që u bë një pengesë shumë e madhe për zhvillimin e letërsisë në këtë gjuhë.Librat në atë kohë qenë shumë të rrallë në Shqipëri deri në shekullin e 19’.Një shembull i vjetër i shkrimit në Shqipëri është një dorëshkrim i vjetër teologjik, filozofik dhe historic nga Teodor Shkodraniqë daton në vitin 1210; ajo u zbulua gjatë viteve 90’ në arkivat e Vatikanit. Përkrah shkrimeve të tjerë mund të përmendim gormula baptiste(1462) Mashari (1555) nga prelati katolik roman Gjon Buzuku. Në vitin 1635 u publikua fjalori i parë Shqiptar që qe një moment i rëndësishëm historik në historinë e letërsisë shqipe. Autori i fjalorit latino-shqiptar qe Frank Bardhi, një peshkop katolik shqiptar. Punët e para në literaturën shqipe u shkruan nga klerikë katolikë që qenë tëlidhur me Vatikanin që i ndihmuan ata që ti kundërviheshin Turqisë dhe rregullave të saj duke i publikuar punimet e tyre jashtë Shqipërisë, vecanërisht në Romë. Punët letrare në shekujt midis 16’-18’ qenë në shumicën e tyre fetare dhe didaktike në karakter të saj.


5-Duke përkthyer Meduzën e Moikom Zeqos

Nga Uejn Miller



Periudha nga vitet 1966 dhe 1974 qe një periudhë e huaj si dhe shumë e komplikuar gjatë regjimit komunist. Vendi qe shumë i izoluar dhe represiv në pjesën lindore të Europës për pjesën më të madhe të shekullit 20’. Në vitin 1961 diktatori komunist shqiptar Enver Hoxha i preu mardhëniet me Bashkimin Sovjetik për shkak se Hrushov nuk vazhdoi vijën Staliniste. Enver Hoxha vendosi që të bashkohej me Kinën Maoiste. Kjo bëri që shkrimtarët dhe letërsia shqipe në përgjithësi të shkonte drejt një rruge të pa qartë, sepse tashmë jo vetëm që tani nuk lejoheshin rrymat perëndimore, por edhe ato tradicionale qenë rreptësisht të vëzhguara. Në këtë kohë disa poetë të rinj sic qenë Dritëro Agolli, Ismail Kadare, dhe Fatos Arapi, publikonin libra të rinj që shpalosnin një teknik të re poetike, duke përfshirë edhe vargun e lirë. Kur këta shkrimtarë të rinj sulmoheshin në mënyrë të vazhdueshme nga nomenklatura e kohës , nga ana tjetër diktatori Enver Hoxha qëndronte ose si të thuash i mbështeste këta të rinj novatorë. Në vitin 1967 Enver Hoxha zyrtarisht ndaloi në mënyrë kategorike fenë e praktikuar, shumë shpejt do të ndihej rrezultati edhe në rrymat e ndryshme kulturale. Kultura shqiptare që për shumë shekuj me rradhë qe në okupimin ottoman, pa pritur e gjetën veten në një rrugë të bllokuar dhe pa dalje. Në vitin 1972 Filarmonia e shtetit dha një koncert, Instituti i folklorit shqiptar publikoi katër koleksione respektivisht proverba, fibula, kërcim, këngë dashurie si dhe folk, dhe më pas do të krijohej Akademia e Shkencave.




6-Vizioni poetik i Prec Zogaj gjatë përkthimit

Nga Gjek Marinaj



Qe gjysma e vitave 1980 kur në arenën e botës letrare shqiptare doli Prec Zogaj si një ndër poetët më premtues të kohës. Për katër dekada me rradhë shqiptarët patën vuajtur një represion shumë të egër gjatë regjimit famëkeq të Enver Hoxhës. Njerëzit u burgosën kudo nga 10 deri 25 vjet për vetëm një fjalë goje kur ata flisnin për kushtet e këqia rreth jetës që ato bënin. Ekzekutimi qe mënyra më e preferuar e ndëshkimit për njerëz si Gjin Jaku dhe Ndue Jaku(të dy qenë xhaxhallarët e babait të Prec Zogaj), të cilët u ekzekutuan vetëm se qenë kundra këtij regjimi. Në krahasim me sot, kur poetët e rrisin reputacionin e tyre me kualitetin e poezive të tyre, kurse gjatë asaj kohe reputacioni i një poeti rritej dhe bëhej dominant vetëm atëherëkur poetët glorifikonin regjimin komunist, duke u kthyer në instrumenta ideologjik të tyre. Në kontekstin e letërsisë së realizmit socialist poetët qenë ndarë në tre kategori. Me përjashtim të disa poetëve si Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare, që qenë dhe janë akoma gjigandët letërsisë shqipe, kategoria e parë përbëhej nga ata poetë që patën më avantazhe nga regjimi komunist. Ata qenë poetë profesionistë të paguar nga regjimi, dhe paguheshin që të shkruanin në favor të regjimit. Shumë nga ta morën shtëpi në Tiranë duke u larguar nga qytezat e largëta ku ata qenë dhe duke pasur shumë privilegje që për disa s’qe e tillë dhe gjithë kjo qe në këmbim të punës së tyre të sofistikuar në favor të regjimit. Ata quheshin nga njerëzit e tjerë thjeshtë si ‘Poetucë” që s’kishin talent në letërsi. Ata qenë të paguar të glorifikonin regjimin. Kategoria e dytë qe ajo e atyre poetëve si Prec Zogaj, Rudolf Marku, Agim Spahiu, Moikom Zeqo etj që gjithashtu dolën në atë kohë. Ata qenë shumë të talentuar individualisht, por ata qëndruan pasiv karshi politikës dhe politikanëve të kohës, shumë nga privilegjet që gëzonte kategoria e parë për këtë grup qe si të thuash “Molla e ndaluar” për ta. Pjesa më e madhe e tyre qenë publicistë dhe punonin në gazetat më të mëdha të kohës. Puna e vërtetë e kësaj kategorie qe që të ndihmonin boshllëqet që Lenin poetucët me paaftësinë e tyre dhe kështu ata duhet të gjenin një kohë të përshtatshme për krijimtarinë e tyre. Nëqoftëse Prec Zogaj apo edhe poetët e tjerë të kësaj kategorie nuk zbatonin një për një rregullat e parashtruara më lart zbrisnin në kategorinë e tretë të poetëve sic qenë Vilson Blloshmi apo Genc Leka që u ekzekutuan me vdekje thjesht se nuk qenë pro vijës së partisë. Blloshmi u dënua me vdekje për shkak se ai botoi një vepër e titulluar Sahara duke aluduar për regjimin e atij viti sikur qemë në një shkretëtirë dhe ku ajo nuk kishte miq në këtë botë.Nga ana tjetër Genc Leka u ekzekutua përpara një toge pushkatimi sepse sipas regjimit të kohës librat e tij qenë të mbështjella nga një tis trishtimi dhe pesimizmi, gjë që s’qe pro vijës së politikës së regjimit.Të dy u vranë më 17 korrik të vitit 1977 diku gjetkë.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...