2015-01-04

Shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi 1937-1941



nga Qerim Lita – Shkup

Abstrakt

Bashkësia Fetare Islame në Mbretërinë e SKS (jugosllave), përkatësisht Ulema Mexhlisi i Shkupit, i cili përfshinte tërë viset shqiptare nën Jugosllavi, pati një rol të rëndësishëm në organizimin e popullsisë myslimane. Nisur nga ky fakt, pushteti i atëhershëm jugosllav, te kjo organizatë, shihte një “alete” (vegël) të fuqishme për realizimin e planeve të veta të errëta, siç ishin: asimilimi i popullsisë myslimane veçanërisht të asaj shqiptare e turke; dëbimi i dhunshëm i kësaj popullsie për në Turqi dhe kolonizimi i këtyre viseve me kolona sllave.

Për këtë qëllim, zyrtarët e Beogradit, menjëherë pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, ndërhynë brutalisht në organizimin e brendshëm të BFI-së, duke emëruar emisarë të tyre nëpër të gjitha organet drejtuese të saja. Këta emisarë, të cilët vinin nga Bosnja e Hercegovina, siç ishin: Hasan Rebac, Ahmed Mehmedbashiç, Fejzi Haxiamziq, Sheçerkadiç e shumë të tjerë, në përpikëri do ti zbatojnë detyrat e marra nga padronët e tyre të Beogradit.

Përveç kësaj, me qëllim të realizimit të planeve të parapara, qeveria mbretërore e atëhershme e SKS, në vitin 1925, në Shkup, hapi një shkollë të mesme, gjoja për krijimin e “kuadrit fetar” për popullsinë myslimane, për viset siç thuhej “jugore jugosllave”. Në këtë shkollë që e mori emrin “Medreseja e Madhe Kral Aleksandri i I-rë”, përveç drejtorit (Mehmedbashiç, një mysliman nga Bosnja e Hercegovina, i deklaruar si serb), nuk pati asnjë të punësuar që i takonte besimit Islam, përkundrazi të gjithë ishin të krishterë, serb ose rus, përfshi këtu edhe mësimdhënësit e lëndëve fetare si dhe edukatorët.

Në një situatë të këtillë, u krijua një pakënaqësi e madhe në mesin e popullsisë myslimane, veçanërisht të asaj shqiptare, e cila në fillim të viteve tridhjetë do të shprehet në mënyrë publike. Për rrjedhojë në vitin 1930, u soll Kushtetuta e parë e Bashkësisë Fetare Islame e Mbretërisë Jugosllave. Sipas dispozitave të saj, tani Shkupi u bë qendër e barabartë me Sarajevën, sepse këtu tani u krijuan institucionet më të larta të BFI-së, siç ishin: “Ulema Mexhlisi” dhe “Kuvendi Mearif i Vakëfit”. Mirëpo e gjithë kjo, nuk solli ndonjë përmirësim të dukshëm në punën e saj, sepse udhëheqjen e saj e drejtonte klika serbomadhe. Nuk vonoi shumë, me qëllim të përmirësimit të pozitës tejet të palakmueshme të popullsisë shqiptare, në Shkup me nismën e disa veprimtarëve me ndikim, siç ishin: Ferhat bej Draga, Hasan Shukriu, Shaban Efendiu, Idriz Cërcëri, Remzi Abdullau, Mulla Idriz Gjilani, Kadri Saliu, Sali Beu, Bedri Hamidi etj., u krijua një qendër opozitare shqiptare. Fushëveprimi i kësaj qendre u përqendrua brenda Bashkësisë fetare Islame, ku ata ishin thellë të bindur se me marrjen e kësaj bashkësie, do të mund ti kundërviheshin më me sukses projekteve antishqiptare të autoriteteve të Beogradit.

Pas një beteje të gjatë dhe të mundimshme, në fillim të vitit 1936, në bashkëpunim me Mehmet Spahon, i cili i printe Organizatës së Myslimanëve të Bosnjës e Hercegovinës, ata bënë ndryshime radikale në dispozitat e Kushtetutës së BFI-së. Me këto ndryshime, BFI u bë një organizatë thuajse autonome, sepse të gjitha organet e saja drejtuese zgjidheshin nëpërmjet zgjedhjeve të fshehta e të lira nga popullsia myslimane, përkatësisht xhemati. Kjo u pa në zgjedhjet e vitit 1937, të cilat njëherë ishin të parat dhe të vetmet që u zhvilluan në këtë bashkësi gjatë sundimit të Mbretërisë së atëhershme jugosllave, në të cilat fitoi bindshëm krahu kombëtar shqiptar me në krye Ferhat bej Dragën.

Udhëheqja e re e BFI-së në Shkup, e cila erdhi menjëherë pas këtyre zgjedhjeve, bëri ndryshime radikale si në mënyrën e organizimit të myslimanëve, po ashtu edhe në krijimin e politikës brenda organeve të saja drejtuese. Falë kësaj, së shpejti kjo organizatë u bë shumë e popullarizuar tek popullsia shqiptare, e cila tani atë e konsideronte si “institucionin e vetëm ku mund ti mbronin interesat e tyre nacionale e fetare.”

Ndër aktivitetet e shumta që zhvilloi kjo organizatë fetare, gjatë periudhës kohore 1937-1941, duhet veçuar fushata e bujshme kundra shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi. Qarqet e atëhershme, policore e ushtarake jugosllave, me të madhe e akuzonin udhëheqjen e Ulema Mexhlisit të Shkupit, për aktivitetin e saj politik e organizativ brenda popullsisë shqiptare, që sipas tyre binte ndesh me “politikën shtetërore” dhe se në mënyrë të dukshme po i acaronte marrëdhëniet fetare e nacionale në ato vise. Sipas tyre, bartës i këtyre aktiviteteve ishte Ferhat bej Draga, i cili siç vihej në dukje “me ndihmën e Mehmed Spahos ka arrit ta shqiptarizoj Bashkësinë Fetare Islame në Shkup”, dhe se “tash më ai është shpall lider i pakontestueshëm i shqiptarëve në Jugosllavi”.



Një pasqyrë e shkurtër e Bashkësisë Fetare Islame në Shkup 1918-1937

Bashkësia Fetare Islame në Shkup (në vazhdim BFI), në periudha të ndryshme kohore pati organe të ndryshme drejtuese, disa prej të cilave funksiononin që nga periudha e Perandorisë Osmane. Me themelimin e Mbretërisë SKS (1918), me qëllim të futjes nën kontrollin e saj, autoritetet e Beogradit, themeluan Myftininë Supreme[1], e cila drejtpërsëdrejti merrej me organizimin fetar të mbarë popullsisë myslimane në vend. Burimet arkivore bëjnë të ditur se nga viti 1921, krahas Myftinisë Supreme u themeluan edhe disa Myftini të qarqeve si dhe ato të rretheve. Kështu në trevat e sotme të Maqedonisë, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi u themeluan katër myftini qarkore: Myftinia e Qarkut të Shkupit[2], Myftinia e Qarkut të Prizrenit[3], Myftinia e Qarkut të Novi Pazarit[4] dhe Myftinia e Qarkut të Plavës.[5]

Këtyre myftinive ju ishte caktuar territori, ku ata përgjigjeshin për organizimin e jetës fetare të myslimanëve. Kështu, territori i Myftinisë së Qarkut të Shkupit, përfshinte tërë Maqedoninë e sotme, Luginën e Preshevës si dhe rrethin e Kaçanikut, ndërsa ajo e Prizrenit, me përjashtim të rrethit të Kaçanikut, përfshinte territorin e sotëm të Kosovës. Në kuadër të këtyre myftinive u themeluan edhe myftinitë e rretheve siç ishin: Myftinia e rrethit të Shkupit, Kumanovës, Preshevës, Velesit, Gostivarit, Resnjës, Gjilanit, Prishtinës, Gjakovës, Pejës etj.[6]

Duhet të vëmë në dukje se krahas myftinive të sipërpërmendura, në këta territore funksiononin edhe shumë drejtori të Vakëfeve, si në: Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Kumanovë, Gjilan, Prishtinë, Ferizaj, Prizren, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë etj.[7] Themelimi i këtyre drejtorive, erdhi për faktin që të kontrollohej pasuria e patundshme e “BFI-së”, e trashëguar që nga periudha e Perandorisë Osmane. Kjo pasuri ishte e shumëllojshme duke filluar nga objektet fetare siç ishin xhamitë, teqetë, mejtepet, mezxhidet etj., e deri te pronat e shumta të patundshme si toka bujqësore, pyje, kullota, pastaj dyqane dhe hane të shumta nëpër vendbanimet urbane etj. E gjithë kjo pasuri kontrollohej nga një numër i vogël personash, të cilët pushteti i atëhershëm hegjemonist serb, si vegla të tyre më të besueshme, i solli nga Bosnja e Hercegovina, siç ishin Haxhiamziqi, Mehmetbashiqi, Rebac, Haxhibegiçi, Torfiç etj.[8]

Kjo strukturë, siç do të shohim në vazhdim të këtij punimi, në përpikëri do ta zbatojë politikën hegjemoniste serbomadhe, e cila parashihte “serbizimin e këtyre viseve të pastra shqiptare”, që sipas hartuesve të këtij plani, do të arrihej nëpërmjet asimilimit, përkatësisht dëbimit me dhunë të popullsisë shqiptare nga këto vise për në Turqi dhe Shqipëri, dhe në vend të tyre do të vendoseshin elemente sllave, nga viset e ndryshme të Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës. Çerdhja kryesore e serbomëdhenjve, ishte Medreseja e Madhe, e cila u themelua në shtator të vitit 1925, me propozim të Ministrisë për Fe të qeverisë së atëhershme mbretërore të SKS-së, dhe me dekretin e Mbretit Aleksandri i I-rë, të datës 24 prill 1924[9], e cila e mori emrin: “Medreseja e Madhe Kral Aleksandri i I-rë”[10]. Që qëllimi primar i kësaj shkolle ishte asimilimi i popullsisë shqiptare, mund ta shohim në raportin vjetor për punën e kësaj shkolle, dërguar me 14 korrik 1930 deri te Ministria e arsimit të Mbretërisë së Jugosllavisë, nga ana e Dragosllav Jovanoviqit, këshilltarit të ministrit dhe profesor universitar, i cili qartë shprehet se: “..përveç drejtorit (Mehmedbashiq, një boshnjak i serbizuar – Q.L.) nuk ka asnjë arsimtar ose edukator të besimit islam, por të gjithë janë ortodoksë të vërtetë, serb ose rus..” Në vazhdim ai në raport, ndalet në shkaqet e themelimit të saj ku shprehimisht thotë: “… që t’ju dilet në ndihmë, elementeve myslimane të shkojnë në rrugën e vërtetë të arsimimit dhe progresit, të bëhet rinovimi i kuadrit teologjik, të edukuar nëpër shkollat në frymën e kulturës sonë, për nevojat tona shtetërore dhe të aspiratave e idealeve tona nacionale, që të eliminohet propaganda e huaj në mesin e elementeve shqiptare e turke, që të përshpejtohet procesi i asimilimit i këtyre elementeve, si zgjidhje më e përshtatshme e çështjes u pa hapja e shkollës Medreseja e Madhe…”[11]

Në rrethana, kur shqiptarëve ju mohohej çdo e drejtë qoftë ajo qytetare apo nacionale, arsimore, kulturore etj., një pjesë e parisë fetare dhe kombëtare shqiptare, ndërmorën një sërë aktivitetesh politike dhe organizative, të cilat kishin për qëllim vetëdijesimin e popullsisë shqiptare. Dokumentet e kohës flasin se drejtuesit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, si qendër të tyren, nga ku do t’ju kundërvihen planeve dhe projekteve antishqiptare të pushtuesve hegjemonistë serbë, zgjodhën Shkupin. Ishin të shumta arsyet se përse atdhetarët shqiptarë fushëveprimin e tyre politik e organizativ e përqendruan në këtë qytet, disa prej të cilave po i paraqesim në vazhdim:

- Shkupi në atë kohë njihej si qytet me numrin më të madh të shqiptarëve, më shumë se në cilindo qytet tjetër shqiptar;

- Qeveria e Mbretërisë Jugosllave, Shkupin e kishte shpallur qendër, siç i quante ajo këto vise, të: “trevave jugore serbe”, përkatësisht: “Banovinës së Vardarit”, andaj këtu ishin vendosur një numër i madh i institucioneve civile e ushtarake jugosllave siç ishin: udhëheqja e Banovinës në krye me Banin, Qendra për realizimin e Reformës Agrare, ministritë rajonale të arsimit, fesë, drejtësisë, policisë, bujqësisë si dhe Komanda e Tretë e Armatës së saj;

- gjithashtu, nuk duhen harruar as institucionet e BFI-së, përfshi edhe Medresenë e Madhe, nëpërmjet së cilave pushteti tentonte të zbatonte politikën e vet antishqiptare;

Në anën tjetër, këtu në Shkup nga fillimi i viteve ‘30 ishin vendosur disa Përfaqësi Konsullore Diplomatike, si ajo e Mbretërisë Shqiptare, Republikës së Turqisë etj.[12]

Nga këto si dhe shumë arsye të tjera, atdhetarët shqiptarë vendosën që aktivitetin e tyre ta përqendrojnë mu në këtë qytet të lashtë shqiptar. Duhet të vëmë në dukje se numri më i madh i drejtuesve të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, në atë kohë ishin teologë, të cilëve do t’ju bashkëngjiten edhe atdhetarë dhe intelektualë të tjerë shqiptarë.

Në fillim të vitit 1936, ndodhën trazira të shumta brenda organeve të BFI-së, të cilat ishin rezultat i kërkesave permanente të krahut opozitar shqiptar, që me këtë bashkësi të udhëheqin vendorët, përkatësisht shqiptarët, e jo klika serbomadhe e instaluar nga Bosnja e Hercegovina në Shkup. Ndërkohë, prijësve fetarë shqiptarë, do t’ju bashkëngjiten edhe disa krerë shqiptarë më me ndikim siç ishin; Ferhat bej Draga, Hasan Shukriu, Kadri Saliu, Zenel Strazimiri, Emin bej Kumbara, Asim Luzha etj.[13] Njëkohësisht me ndihmën e Legatës shqiptare në Beograd, u themelua organizata studentore “BESA”, veprimtaria e së cilës së shpejti u përhap në mbarë trojet e okupuara shqiptare. Nismëtarët e themelimit të kësaj organizate ishin: Tahir Ismaili[14], Jahja Osmani nga Matejçi i Kumanovës, Shaip Mustafa nga Presheva, Abdulla Saqipi nga Presheva, Sokol Dobroshi nga Gjakova, Xhevdet Pallaska nga Gjakova, Shaip Kamberi nga Tetova, Esat Berisha nga Gjilani, Qazim Bllaca nga Bllaca e Malishevës, Ibraim Lutviu nga Prizreni etj.[15]

Kjo bërthamë e shëndoshë, kombëtare e fetare, së shpejti vendosi lidhje të ngushta edhe me konsullin shqiptar në Shkup, Rexhep Stablën, i cili pa rezervë do tu dilte në ndihmë, si në pikëpamjet materiale, po ashtu edhe në ato politiko-organizative. Burimet arkivore të kohës, bëjnë të ditur se, diplomati shqiptar, gjatë viteve 1935-1939, mbante lidhje të fshehta me disa veprimtarë të kauzës shqiptare siç ishin: Ferhat Draga, Hasan Shukriu, Fetah Mehmeti, Nevzat Maksuti, Gani Selimi, Shaban Efendiu, Remzi efendi Abdullahu etj. Takimet, siç vënë në dukje burimet e sipërpërmendura: “zakonisht mbaheshin në Bojali Han”, që më vonë ky lokal do të shndërrohet në qendër të rezistencës shqiptare, kundra politikës hegjemoniste serbe.[16]

Duhet të vëmë në dukje, se pas zgjedhjeve të vitit 1935, në qeverinë e Stojadinoviçit, merrte pjesë edhe “Organizata e Myslimanëve të Jugosllavisë”, që udhëhiqej nga Mehmet Spaho. Ndër kërkesat e Spahos dhe të partisë së tij, për ta mbështetur qeverinë e Stojadinoviçit, do të jetë: “..kthimi i selisë së Reis Ulemasë nga Beogradi në Sarajevë” dhe “revizioni i Kushtetutës së BFI, si dhe pensionimi i Reisit të atëhershëm Maglajiç.”[17]

Pas këtyre kërkesave qëndronte edhe opozita e BFI-së në Shkup, e cila autorizoi Ferhat bej Dragën, që të mbajë kontakte me Spahon. Për rrjedhojë, me 25 mars të vitit 1936, organet kompetente të Bashkësisë Fetare Islame të Jugosllavisë, sollën Kushtetutën e re, e cila me 24 tetor të vitit 1936 u nënshkrua nga ana e Mbretit, ndërsa me 5 nëntor u publikua edhe në gazetën zyrtare.[18]

Me 30 maj 1937 u mbajtën zgjedhjet e para të lira e demokratike të BFI-së, në të cilat fitoi krahu opozitar, përkatësisht lista e Ferhat bej Dragës, të cilat përfundimisht e bënë këtë bashkësi armën më të fuqishme kundër projekteve antishqiptare të klikës hegjemoniste serbomadhe. Se cili ishte roli i udhëheqjes së re të “Bashkësisë Islame” në Shkup, më së miri e përshkruan Vasa Çubrilloviq, në referatin e tij me titull: “Problemet e pakicave në Jugosllavinë e Re”, lexuar më 3 nëntor 1944 në Beograd, ku ndër të tjera pohon: “Kur pas marrëveshjes zgjedhore me Stojadinoviçin, nëpërmjet Mehmet Spahos, Ferhat bej Draga arriti ta zgjerojë autonominë e Bashkësisë Fetare Islame edhe në Serbinë e vjetër[19] dhe në Maqedoni, me seli në Shkup, separatistët shqiptarë përfituan një armë të fuqishme në duart e veta. Ata për dy tre vjet, aq shumë e shfrytëzuan, saqë e morën në duart e veta tërë organizatën fetare dhe arsimore të Myslimanëve në Jug. Nëpërmjet saj ata u organizuan politikisht, dhe kaluan në sulm..”[20]



Marrëveshja turko-jugosllave për shpërnguljen e shqiptarëve

Krahinat shqiptare të aneksuara nga Jugosllavia deri në vitin 1912 përbënin shumicën absolute të popullsisë së përgjithshme, ndërsa elementi sllav (serb, malazez, maqedonas), ishte një pakicë e parëndësishme, e që ishte infiltruar gjatë kohës së Perandorisë Osmane. Menjëherë pas pushtimit të këtyre tokave, nga ushtria serbe, filloi shpërngulja e dhunshme e shqiptarëve për në Turqi në njërën anë, si dhe kolonizimi i vendbanimeve të pastra shqiptare me serbë, malazezë, maqedonas, boshnjakë etj.

Historiografia sllave, për ti mbuluar gjurmët e gjenocidit të kryer mbi popullsinë shqiptare nga ana e tyre, gjithmonë ka tentuar ta fshehë realitetin etnik në këto krahina shqiptare. Ndër “argumentet”, që më së shumti përdoren nga historianët serbo-maqedonas, janë regjistrimet e popullsisë të kryera gjatë viteve 1921 dhe 1931, nga regjimi i atëhershëm i Jugosllavisë Mbretërore. Këto të dhëna, nuk mund të pranohen si të mirëqena, sepse siç dihet regjistrimet e atëhershme nuk janë mbajtur sipas kriterit të kombësisë por sipas atij fetar. Kështu, nga 700 000 banorë të deklaruar si mysliman, gjatë regjistrimit të vitit 1921, në krahinat shqiptare nën sundimin jugosllav, qeveria e atëhershme, si shqipfolës, llogariste 441 000 banorë, 132 000 turko-folës, ndërsa të tjerët serbo-folës. Ndarja e shqiptarëve në: shqiptarë, turq dhe serbë, zbulon haptazi qëllimin e qeverisë së atëhershme jugosllave, e cila parashihte shpërnguljen e detyrueshme të shqiptarëve për në Turqi në njërën anë, si dhe kolonizimin e këtyre krahinave me elemente sllave.

Për të pasur një pasqyrë më të qartë rreth përbërjes etnike, të krahinave shqiptare të aneksuara nga Jugosllavia, po i referohem librit: “Kosova – Djepi i Shqiptarizmit”, të autorit Hamit Kokolari, në të cilin përveç tjerash thuhet: “..elementët serbe e malazeze të infiltruar gjer më 1912 në krahinat shqiptare që më vonë do të aneksoheshin nga Jugosllavia, nuk përfaqësonin veçse 5% të popullsisë së përgjithshme, por çka meriton të vihet në dukje është fakti se në krahinat në fjalë, sidomos në veri të distrikteve të Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës, Gostivarit e Kërçovës, as para as pas vitit 1912, nuk figuron asnjë element bullgaro-maqedonas. Por dhe në ato vise shqiptare si Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërçova, Struga, Ohri, Manastiri, ku elementi maqedonas ka mundur të infiltrohet para vitit 1912, numri i tij ka qenë kurdoherë pa rëndësi në krahasim me numrin e Shqiptarëve.”[21]

Pra, nga kjo, shihet qartë se këto vise kanë qenë të banuara kryesisht me shqiptarë dhe se elementi sllav është vendosur pas vitit 1912. Mbështetur në të dhënat e dokumentuara, si dhe në literaturën shkencore të autorëve vendas dhe ndërkombëtarë, shpërngulja e shqiptarëve nga vatrat e tyre është zhvilluar në tri faza: faza e parë filloi nga viti 1912 dhe zgjati deri në fillimin e Luftës së Parë Botërore. Karakteristikë e kësaj faze është se okupatori serb gjatë kësaj periudhe me qëllim të pastrimit etnik zhvilloi një fushatë të egër, ndaj popullsisë vendase shqiptare si vrasje masive, përndjekje, etj. Faza e dytë filloi nga viti 1919 dhe zgjati deri në vitin 1931. Në dallim nga faza e parë, tani autoritetet serbe zhvillojnë një politikë tjetër antishqiptare, ku në emër të “Reformës Agrare”, bëjnë konfiskimin e pronës shqiptare dhe të njëjtat ua shpërndajnë kolonistëve serbë. Faza e tretë filloi pas vitit 1931 kur: “Mbretëria jugosllave shpall ligjin mbi kolonizimin e krahinave jugore.”[22] Veç kësaj në vitin 1937: “Klubi kulturor serb i Beogradit vendos një projekt për shpërnguljen e detyruar të shqiptarëve të Kosovës dhe të Maqedonisë drejt Turqisë dhe Shqipërisë.”Konform këtij projekti, qeveria jugosllave, më 29-30 shtator të vitit 1938, nënshkruan një Marrëveshje me qeverinë turke, që njihet si: “Marrëveshja turko-jugosllave për kalimin e shqiptarëve në Turqi.”[23] Në fakt kjo politikë antishqiptare u iniciua nga Vasa Çubrilloviçi në vitin 1936 për ta vazhduar Ivo Andriçi në vitin 1939.[24]

Në vitin 1935 pushtetarët e Beogradit, respektivisht Dhoma e Reformës Agrare në Shkup, filloi një aksion edhe më të ashpër, sa i përket konfiskimit të tokës pjellore nëpër vendbanimet shqiptare. Aksioni i ri parashihte që “fshatarëve shqiptarë, t’u lejohet vetëm 0,4 hektar tokë për një anëtar të familjes.”Qëllimi i kësaj politike, siç theksohet në raportet e ndryshme të organeve policore dhe ushtarake serbe, ishte “dëshpërimi i banorëve shqiptarë”,sidomos i fshatrave “që shtrihen buzë Malit Sharr, e deri në linjën Kumanovë – Prishtinë”,ku sipas tyre “fshatrat shqiptare janë tepër kompakte”.[25] Pushtetarët e Beogradit shpresonin, se nëpërmjet këtij presioni do të mund ti detyrojnë shqiptarët, ti shesin pronat dhe shtëpitë e tyre, për t’u shpërngulur në Turqi apo Shqipëri. Parashikimet serbe nuk do të realizohen, sepse udhëheqja kombëtare e fetare shqiptare në bashkëpunim me konsullatën shqiptare në Shkup, morën një sërë aktivitetesh, kryesisht informative, në mbarë hapësirën shqiptare nën Jugosllavi, ku veç tjerash, apelonin te fshatarësia shqiptare, që mos ta shesin tokën e tyre sepse, sipas tyre, pushtetarët: “mund t’u konfiskojnë gjithçka por shtëpitë nuk mund tua marrin”,dhe se kjo politikë “është afatshkurtër kur do të vijë dita që Shqipëria do ti çlirojë të gjitha viset e robëruara shqiptare edhe atë nga Shkupi e deri në Prishtinë.”[26] Kështu, sipas burimeve policore serbe : “Shqiptarët janë tepër të dëgjueshëm ndaj kërkesave të parisë së tyre” dhe se “tani që prej rreth tre vitesh të tëra nuk shesin as një pëllëmbë tokë.”[27]

Aktiviteti politik e diplomatik i atdhetarëve në pengimin e shpërnguljes

Në këto rrethana tragjike për fatin e shqiptarëve në sipërfaqe dolën dy grupime politike shqiptare, të cilat në mënyrë të hapur ju kundërvunë zbatimit të planit famëkeq “Naçertanie” të Ilija Garashaninit, të vitit 1844, i cili parashihte spastrimin e trojeve shqiptare.[28] Grupimi politik i udhëhequr nga Ferhat Draga, në të cilin merrnin pjesë paria e atëhershme kombëtare e fetare shqiptare siç ishin: Mulla Idriz Gjilani, Shaban Efendiu, Rexhep ef. Abdullau, Bedri ef. Hamidi, Kadri Saliu, Azem Hoxha, Idriz Cërcëri, Akshi Sulejmani, Mulla Lutfi Ahmeti, Zenel Ibrahim Strazimiri e shumë të tjerë. Ndryshe ky grup njihej si opozita e BFI-së, apo grupi i “Bojali Hanit” në Shkup. Grupimin e dytë e udhëhiqte Ataulla ef. Kurtishi, një ulema i njohur në hapësirat shqiptare e më gjerë.

Grupi që udhëhiqej prej Ataullah Hoxhës, fushatën e tyre kundra shpërnguljes e zhvillonin gjithnjë në botëkuptime fetare, respektivisht, ata apelonin te xhemati i tyre, që të mos i lëshojnë vatrat e tyre, sepse siç theksonin ata: “Ai që e lëshon vatanin është shkja (i pa fe – Q.L.)”.[29] Përveç kësaj, ata: “Turqinë e quanin si një vend pa fe, shtet ku nuk ekziston morali dhe ku nuk respektohen liritë fetare.”[30]

Roli i Ataullah efendi Kurtishit, në pengimin e shpërnguljes së popullsisë shqiptare ishte shumë i madh, sidomos në viset e Shkupit, Kumanovës e të Preshevës. Ai, gjatë fushatës së tij kundra shpërnguljes, e demaskoi projektin sllav për pastrimin e myslimanëve nga trojet tona etnike, i sqaroi dëmet dhe pasojat e emigrimit, qëllimin e vërtetë të kësaj çmendurie serbe, me qëllim që ti largojë myslimanët e posaçërisht shqiptarët nga këto troje dhe ti instalojë diku larg në Anadoll, ku do të shërbejnë si tampon zonë në mes turqve në njërën anë dhe armenëve dhe kurdëve në anën tjetër.[31]

Hoxha dhe nxënësit e tij, qëndrimin e mos shpërnguljes, e mbështesnin në dy parime:

1. Ta ruajmë fenë, dhe

2. Ta ruajmë atdhenë.

Parimin e parë e mbështetnin në Hadithin e Pejgamberit (a.s), i cili me rastin e çlirimit të Mekës kishte thënë: “Nuk ka hixhret (shpërngulje – Q.L.) pas çlirimit, por xhihad, përpjekje dhe nijet.” Ndërsa për parimin e dytë “ta ruajmë atdhenë” vinin në dukje se “vendet e lashta ku pushojnë eshtrat e të parëve tanë, është vend me peshë, Turqia nuk është parajsë, mos i braktisni këto treva, të parët tanë i mbrojtën me gjak.”[32]

Në dallim nga grupi i dytë, grupi i parë fushatën e tyre kundër shpërnguljes, e zhvillonte në pikëpamje kombëtare, respektivisht, ata apelonin që: “shqiptarët të mos i lëshojnë vatrat e tyre, sepse këto troje gjithmonë kanë qenë shqiptare dhe se shqiptari duhet të deklarohet si shqiptar e jo turk.”[33] Ferhat Draga me mbështetësit e tij, mbante lidhje të përhershme si me legatën shqiptare në Beograd, po ashtu edhe me konsullatën në Shkup. Dy përfaqësitë shqiptare, e përcillnin me vëmendje aksionin e shpërnguljes së dhunshme të shqiptarëve për në Turqi dhe bënin çmos për pengimin e saj. Kështu në vitin 1935, konsulli shqiptar në Shkup Asaf Xhaxhuli, përpiloi një projekt për pengimin e shpërnguljes së shqiptarëve, projekt i cili u diskutua në organet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Për këtë projekt ishte në dijeni edhe vetë mbreti Zog. Pra, projekti ishte mjaft serioz, në të cilin, veç tjerash theksohej se “brenda një kohe të shkurtër nga Kosova do të shpërngulen jo më pak se 800 000 shqiptarë.”[34]

Ndër krerët më të shquar të grupit të dytë, gjithsesi ishte Shaban Efendiu, i cili bashkarisht me disa krerë të tjerë me vetëdije të qartë kombëtare si: Hafiz Lutfi Ahmeti – Myftia i Preshevës, Mulla Idriz Gjilani, Azem Hoxha nga Kumanova, Abdulla Saqipi nga Presheva, pastaj dy tregtarët e njohur nga Presheva: Abdulla Veliu dhe Niazi Nuhiu[35], Esad Berisha nga Gjilani, Shaip Mustafa, Abdulla Ebipi i njohur si Mulla Dulla i Hotlës, Aqif Tetova nga Gjilani, Ilijaz Osmani, Jahja Osmani etj.[36], gjatë periudhës 1938-1941, zhvilluan një fushatë të fuqishme kundra shpërnguljes, nëpër fshatrat e rretheve të Kumanovës, Gjilanit dhe Preshevës dhe si rezultat i kësaj fushate, shpërngulja në këto vise nuk mori përmasa të një pastrimi etnik, siç e kishin paramenduar pushtetarët e atëhershëm serbë.

Aktiviteti i tyre zhvillohej, nëpër konakë, xhami, mejtepe, lokale, gjatë së cilit shpërndanin edhe materiale të ndryshme me karakter kombëtar si: revista, gazeta, libra në gjuhën shqipe, të cilat ata i merrnin nëpërmjet konsullatës shqiptare në Shkup. Lidhja e tyre me konsullatën shqiptare ishte vendosur që nga viti 1935, ndërsa ajo do të përforcohet sidomos gjatë dhe pas zgjedhjeve në “Bashkësinë Islame” të mbajtura në vitin 1937. Në atë kohë, përfaqësuesi i konsullatës shqiptare në Shkup Rexhep Stabla, mbante kontakte të shpeshta me Shaban Efendiun, Azem Hoxhën etj., në “Bojali Han”[37].

Lidhur me aktivitetet e bujshme, që zhvilloheshin nga krerët e “BFI-së” në Shkup, të organizatës “Besa” dhe “Kishës Katolike Shqiptare” gjatë vitit 1938, shërbimi sekret i armatës jugosllave njoftonte se: “Në kohë të fundit po vërehet një lëvizje te shqiptarët për shkak të aktiviteteve të pushtetit në konfiskimin e tokës.

Shqiptarët…. shkojnë në Shkup deri te konsulli shqiptar dhe kërkojnë nga ai mbrojtje, ndërsa katolikët ju drejtohen klerikëve të tyre. Në përgjithësi gjendja është e alarmuar.”[38] Siç shihet, gjatë viteve 1937-38, politika serbe rreth reformës agrare ishte gjithnjë e më e ashpër, madje ajo tashmë ishte e dhunshme, gjë që e detyroi popullsinë shqiptare të kërkojë ndihmë nga konsullata shqiptare në Shkup. Në kuadër të kësaj, qeveria shqiptare e autorizon Ministrin e Punëve të Brendshme Musa Jukën, që të dërgojë disa njerëz të besuar në Kosovë dhe viset e tjera shqiptare nën pushtimin jugosllav, të cilët së bashku me krerët e atjeshëm shqiptarë, të ndikojnë te masat e përgjithshme shqiptare që të mos i lëshojnë vatrat e tyre.[39]



Roli i Qeverisë shqiptare në pengimin e shpërnguljes

Njëkohësisht, Qeveria shqiptare në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme kishte formuar një komision të posaçëm për mbrojtjen e çështjes shqiptare nën Jugosllavi. Ky komision organizoi një mbledhje me 6, 7 dhe 11 janar të vitit 1937, nën kryesinë e zotit Ministër i Punëve të Jashtme E. Libohova, me anëtarë; z. Rauf Fiço, deri në atë kohë i Dërguari i Jashtëzakonshëm dhe Ministër Fuqiplotë në Beograd, z. Ekrem Vlora, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Hamdi Kazazi zv-drejtor për punët e lidhjes së Kombeve. Komisioni, pasi konstatoi politikën shkombëtarizuese Jugosllave në Kosovë dhe shpërnguljen e tyre në Turqi, gjykoi të arsyeshme të hartojë programin e punës; do të përmend disa nga ato pika:

“..I. Të vazhdohet zhvillimi i organizimit për mbrojtjen e organizimin e elementit shqiptar në Jugosllavi, duke e kundërshtuar emigrimin e tij kudo qoftë.

II. Të niset aksion diplomatik ndaj aleates (Italisë).

III. Nëse dështon plani i mësipërm të vijmë në bisedime me qeverinë e Beogradit mbi kushtet e krijimit të një zone në tokën Jugosllave.

IV. Në rast se edhe krijimi i kësaj zone nuk do të jetë i mundshëm atëherë do të duhet mjerisht të vijmë në marrëveshje me qeverinë Jugosllave për ta tërhequr atë sasi familjesh emigrantësh Kosovarë, që do të mundemi të marrin nga një shpërblim që do të japë qeveria Jugosllave.

Shënim: nën b) Në organizatën nacionaliste të Kosovës hyjnë personalitete si Ferhat Draga, Hasan Shukriu etj.

Kësaj organizate ti jepen 300 napolona në vit. Vejsel Kryeziut ti jepet një shpërblim mujor. Dhurata periodike tu jepen edhe hoxhallarëve të Kosovës.

Për ta legata të disponojë 150 fr. ar në muaj…”[40]

Në promemorien e MPJ-së, të gjysmës së dytë të vitit 1938, që instruktonte stafin e vet diplomatik në Jugosllavi për politikën që duhet ndjekur për të ndihmuar popullsinë shqiptare të Jugosllavisë dhe për të penguar shpërnguljen e saj në Turqi, duke i propozuar legatës (zotit Tahir Shtyllës) të “kultivojë me çdo mjet miqësinë nëpërmjet myslimanëve boshnjakë dhe myslimanëve shqiptarë”, duke përdor “ndjenjën fetare që ndër boshnjakët është tepër e fortë dhe të bëjmë që shqiptarët e Kosovës të jenë nën influencën e politikës së brendshme të zotit Mehmet Spaho. Ky ka interesa vitale që të qëndrojnë të gjithë myslimanët në Jugosllavi, sepse duke pasur këta, një bllok afro 1.500 mijë frymë, ai peshon në balancën e politikës së brendshme. Sa të pakësohen këta, aq i pakësohet influenca atij në politikë. Në anën tjetër vëllai i tij, siç dihet, është Reis-ul-Ulema i tërë myslimanëve në Jugosllavi, pra ka çdo interes dhe arsye që të bashkohet me ne në fushatën për të ndaluar emigracionin në Turqi të shqiptarëve myslimanë.”[41]

Pas pushtimit të Shqipërisë, nga Italia fashiste (7 prill 1939), qeveritarët e Beogradit, duke e shfrytëzuar fatkeqësinë e shtetit shqiptar, ndërmorën masa edhe më radikale, me qëllim siç theksonin: “që njëherë e përgjithmonë ta heqin nga rendi i ditës çështjen shqiptare..” Në kuadër të këtyre planeve, Komanda e Shtatmadhorisë së Armatës hartoi një Memorandum, në të cilin fillimisht përshkruhet disponimi i shqiptarëve nën sundimin jugosllav, pas pushtimit të Shqipërisë, ku sipas tyre gjithnjë e më tepër po e mbështesin politikën italiane. Hartuesit e Memorandumit në vazhdim shprehen qartë se: “Shqiptarët janë të pakënaqur me gjendjen e tyre aktuale në Jugosllavi. Ky është një fakt të cilin nuk mund ta mbulojmë. Konfiskimi i tokës bujqësore shqiptarëve, si edhe të kuptuarit se ato në territorin tonë janë vërtetë elementë të padëshirueshëm, gjithsesi ka ndikuar pozitivisht në zgjerimin e propagandës në favor të Italisë.” Kjo gjendje sipas kësaj komande mund të paralizohet në dy mënyra: “ose sa më parë ti shpërngulim nga territoret tona ose tua plotësojmë kërkesat e tyre në pikëpamje materiale dhe kulturore.” Lidhur me këto dy mënyra në memorandum thuhet se: “Është e qartë se kjo e fundit ndoshta vetëm përkohësisht do ti kënaqte dhe që pastaj në një kohë sa më të afërt dhe në një moment për ne shumë të pafavorshëm, përsëri të kërkojnë bashkimin me Shqipërinë. Për këtë arsye është nevojë e patjetërsueshme, që shpërngulja e shqiptarëve nga këto troje të fillojë sa më parë. Kjo sa më parë, sepse në këtë moment shqiptarët janë të dezorientuar, ndërsa marrëdhëniet tona të politikës së jashtme përballë shqiptarëve aq shumë kanë përparësi saqë mundemi të punojmë ashtu siç dëshirojmë ne.”[42]

Këto plane jugosllave nuk do të realizohen, falë aktivitetit politiko-organizativ, të parisë intelektuale dhe nacionaliste shqiptare, që njihej si grupi opozitar i “Bojali Hanit”. Në kuadër të këtyre aktiviteteve duhet përmendur takimi i Zenel Strazimirit, Shaban Efendiut dhe Iliaz Agushit me konsullin shqiptar në Shkup, i cili, ju garantoi atyre, se qeveria shqiptare, nuk do të lejojë në asnjë mënyrë të bëhet deportimi i dhunshëm i shqiptarëve nga këto treva. Rreth këtij takimi, shërbimet informative jugosllave nga Shkupi njoftonin se: “Nga paria shqiptare me ndikim ndërmerren masa, që shqiptarët në vendin tonë (Jugosllavi-Q.L..) të solidarizohen me gjendjen e re të krijuar në Shqipëri. Propagandohet se, për shqiptarët tanë, kanë ardhur ditë më të mira”[43] Gjithashtu, në informatë theksohej se: “Konsulli shqiptar në Shkup, gjatë ardhjes së trupave italiane në Shqipëri, ju ka thënë deputetëve të popullit Zenel Strazimirit dhe Iliaz Agushit, se tash për shqiptarët në Jugosllavi do të jetë më lehtë.”[44]

Po këto shërbime, në mënyrë permanente njoftonin për takime dhe mbledhje të shpeshta që organizoheshin nga Ferhat Draga me grupin e tij në mbarë territoret shqiptare, në të cilat temë debati kishte qenë, pengimi i shpërnguljes së dhunshme si dhe e ardhmja e çështjes shqiptare. Sipas njoftimit të shërbimit sekret të armatës jugosllave, merret vesh se: “më 4 gusht të vitit 1939 në Prizren kanë qëndruar deputetët shqiptarë: Kadri Saliu nga Gostivari, Iliaz Agushi nga rrethi i Nerodimes, Asim Murtezi Luzha nga rrethi i Drenicës, Mustafa Dërguti nga rrethi i Podrimës dhe Zenel bej Strazimiri nga rrethi i Kaçanikut.[45] Ky delegacion shqiptar, përveç rrethit të Prizrenit, “vizitoi edhe shumicën e rretheve të tjera në Kosovë”, gjë kjo që, te kreu më i lartë i armatës jugosllave krijon përshtypjen se këto vizita kanë “prapavijë politike”, aq më tepër, që sipas burimeve të tyre: “që nga muaji qershor i këtij viti, në mesin e shqiptarëve tanë vërehet një gjallërim dhe takime të shpeshta të parisë së tyre. Të gjitha këto takime mbahen gjithmonë në mbrëmje dhe vetëm nëpër fshatra”[46],- theksohet në fillim të këtij njoftimi,- për të shtuar: “Agjentët e Italisë, nëpërmjet lidhjeve të tyre në Shkup, ju kanë parashtruar parisë shqiptare pyetjen: a dëshirojnë ata, që Italia, me kërkesën e tyre, në një moment të përshtatshëm dhe në një afat sa më të shkurtër, të fillojë veprimin, që këto vise t’i bashkëngjiten Shqipërisë?” “Shqiptarët” vazhdon informata “nuk kanë dhënë as çfarë përgjigje, por menjëherë fillojnë konsultimet dhe studimin e mendimeve të personaliteteve të shquara shqiptare.” Në kuadër të kësaj, sipas këtyre burimeve “menjëherë pas kësaj, Ferhat bej Draga udhëtoi për në Stamboll”, ku ai me këtë rast ishte takuar edhe me “Mbretin Zog”, ndërsa nëpërmjet “disa turqve më me ndikim ka arritur të lidhet edhe me disa personalitete të afërta me qeverinë turke.” Ferhat Draga gjatë bisedës “ i paska premtuar Mbretit Zog, se ai dhe shqiptarët në Kosovë do të ngelin edhe më tutje besnik ndaj tij dhe se do ti refuzojnë propozimet italiane. Por, për këtë Mbreti Zog, duhet të veprojë te qeveria turke, që të prishet konventa e nënshkruar ndërmjet Jugosllavisë dhe Turqisë, lidhur me çështjen e shpërnguljes së shqiptarëve nga Jugosllavia.”[47] Veç kësaj, dy bashkëbiseduesit kanë rënë në ujdi që: “Mbreti Zog të veprojë mes qeverisë turke dhe demokracisë perëndimore, për rikthimin e tij në Shqipëri, që pas kësaj nga ana e shqiptarëve të Jugosllavisë do të iniciohet bashkimi me Shqipërinë.” Në fund të këtij njoftimi thuhet se: “vizita e fundit në Kosovë, nga ana e deputetëve shqiptarë ka qenë, gjoja për qëllim, që për sa i përket çështjes së bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, e iniciuar nga Italia, tash për tash ti jepet përgjigje negative…”[48]

Rreth qëndrimit të deputetëve shqiptarë në Kosovë, njoftonte edhe shërbimi sekret i Ministrisë së Punëve të Brendshme, që sipas këtij shërbimi: “me 5 gusht 1939, për Gjakovë kanë udhëtuar deputetët e popullit: Asim Luzha nga Drenica, Adem Marmullaku nga Istogu dhe Zenel Strazimiri nga Kaçaniku”. Këta në Gjakovë mbajnë takim me kryetarin e komunës Sulejman Kryeziun dhe me anëtarin e këshillit ekzekutiv të Gjakovës, Ramiz Rizën. Qëllimi i vizitës, sipas njoftimit në fjalë kishte qenë: “Ngritja e vetëdijes kombëtare te elementi mysliman dhe grumbullimi i të dhënave për çështjen agrare”. Deputetët para miqve të tyre kanë deklaruar: “se ata do të kërkojnë te pushtetarët, që të gjithë shqiptarët që ju është marrë toka të marrin dëmshpërblim në para.”[49] Po ky shërbim njoftonte për një mbledhje të krerëve udhëheqës shqiptarë, mbajtur në pjesën e parë të shtatorit, ku kishte marrë pjesë edhe Ferhat Draga. Në fjalimin e mbajtur, Draga, paska deklaruar se: “Shqipërisë do ti bashkëngjiten të gjitha krahinat shqiptare deri në Nish.”[50] Rreth problemit të shpërnguljes, Draga, paska bërë apel te të pranishmit që ti kundërvihen kësaj propagande të zhvilluar nga pushtetarët serbë, duke kërkuar nga ata: “që në asnjë mënyrë të mos i lëshojnë vatrat e tyre sepse pushteti nuk ka mënyrë dhe rrugë tjetër që me forcë ti shpërngulë.”[51]

Dy çështje me prioritet ishin për krerët shqiptarë: çështja e politikës agrare, ku pushtetarët serbë në emër të politikës agrare, vazhdonin tua konfiskonin tokën pjellore shqiptarëve dhe të njëjtën ua jepnin kolonistëve serbë dhe malazezë, dhe e dyta: shpërngulja e dhunshme e shqiptarëve për në Turqi. Rreth çështjes së parë, paria shqiptare, me vëmendje i përcolli bisedimet e mbajtura mes kryeministrit jugosllav Dragisha Cvetkoviç dhe delegacionit kroat në krye me Vllatko Maçekun, për zgjidhjen e çështjes kroate. Ata: “në zgjidhjen e çështjes kroate e shihnin edhe zgjidhjen e çështjes së tyre agrare në Kosovë, respektivisht shkëputjen e saj nga rendi i ditës dhe kthimi i tokës së konfiskuar.”[52] Menjëherë, pas dështimit të bisedave, si pasojë çështja kroate nuk do të zgjidhet, krerët e “Besës”, si dhe krerët e “BFI”, të vetëdijshëm se kjo çështje nuk mund të zgjidhet me dialog, apeluan te shqiptarët që të refuzojnë shkuarjen e tyre në ushtri apo çfarëdo lloj aktiviteti tjetër në Armatën Jugosllave. Ky apel, së shpejti u përhap në mbarë trevat shqiptare nën pushtimin jugosllav, që sipas njoftimeve të lëshuara nga MPB, kuptojmë se: “shqiptarët në kohë të fundit nuk kanë pranuar të shkojnë në stërvitje ushtarake”, madje ky refuzim, ishte shprehur publikisht, nëpërmjet deklaratave se: “përse na thërrasin të luftojmë për ta, kur në shtëpitë tona i lëmë fëmijët e uritur. Pasi na e kanë marrë tokën, le të na lanë nëpër shtëpitë tona, që në mënyra tjera ta fitojmë bukën për fëmijët tanë, e jo të na dërgojnë në kufirin hungarez..”[53]

Shihet qartë, se refuzimi i hapur nga ana e shqiptarëve, për të shkuar në stërvitje ushtarake, ishte organizuar nga krerët e “BFI-së” si dhe nga organizata studentore “Besa”. Krerët e këtyre dy organizatave kombëtare e fetare në muajin nëntor 1939, do të zhvillojnë aktivitete të bujshme, në mbarë territoret shqiptare. Ky aktivitet erdhi nga shkaku se, pikërisht në atë muaj, ndodhi acarimi i marrëdhënieve politike mes Jugosllavisë dhe Italisë, ndërsa menjëherë pas, pushtetarët e Beogradit ndërmorën një aksion, i cili parashihte mobilizimin e popullsisë civile në stërvitje ushtarake. Ky organizim, e tronditi qeverinë e Beogradit, e cila nëpërmjet MPB, për këtë fajësonte “BFI-në” në Shkup, respektivisht siç thuhej: “agjentët e Ferhat bej Dragës”, të cilët “kanë qëndruar në këto vise, në pjesën e dytë të këtij muaji (nëntor-Q.L)” ku “sipas të gjitha gjasave, kjo vizitë ka pasur për qëllim grumbullimin e të dhënave për situatën në këtë pjesë, me rastin e zbatimit të thirrjes për stërvitje ushtarake..”[54], thuhej veç të tjerash në njoftimin e lëshuar nga MPBJ.

Në anën tjetër edhe krerët e “BFI”, si edhe të “Kishës Katolike”, ndërmorën një sërë aktivitetesh, rreth pengimit të shpërnguljes. Aktivitete të tilla u mbajtën në Shkup, Kumanovë, Manastir, Prizren, Gjakovë, Ulqin etj. Rreth këtyre aktiviteteve, burimet serbe, në dhjetor të vitit 1939, bëjnë me dije se: “para pak kohësh në Manastir ka qëndruar kryetari i Ulemasë në Shkup, Sherif Osmani, për ta kontrolluar punën e kësaj myftinie. Me këtë rast në mesin e popullsisë shqiptare ka agjituar, që të mos shpërngulen për Turqi.” Po i njëjti burim shton se: “pas një kohe të shkurtër pas kësaj, këtë e ka bërë njëlloj edhe konsulli turk në Shkup.”[55]

Përderisa, atdhetarët shqiptarë brenda BFI-së, bënin çmos që ta ndërprisnin shpërnguljen e shqiptarëve, në anën tjetër, me qëllim të përçarjes së popullsisë shqiptare, pushtetarët serbë, në atë kohë nëpërmjet disa veglave të tyre, lëshuan parulla të ndryshme, se myslimanët nuk duhen të ndahen në kombe, sepse sipas tyre: “vetëm myslimanët janë vëllezër mes veti” dhe se: “për myslimanët vendi më i përshtatshëm është Turqia.” Këto parulla u lëshuan kudo, posaçërisht në regjionin e Kumanovës ku më së shumti dallohej aktiviteti i Zija Murtezit, një shqiptar i turqizuar, i cili e sulmonte Shaban Efendiun për shkak të asaj se ai kudo që shkonte, apelonte te popullsia shqiptare që: “të mos turqizohen dhe të mos deklarohen si turq.”[56]

Aktiviteti i krerëve opozitarë shqiptarë, të kryesuar nga Ferhat bej Draga, si edhe aktiviteti i grupit që udhëhiqej nga Ataulla Efendiu, rreth pengimit të shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi dha rezultatet e duhura, sepse pikërisht në kohën kur autoritetet e Beogradit, bënin plane të fshehta për deportimin e dhunshëm të shqiptarëve, ndodhi e kundërta, respektivisht, numri i familjeve që u shpërngulën gjatë viteve 1938-1941 ra në minimum. Këtu duhet nxjerrë në pah edhe roli konstruktiv i diplomacisë së atëhershme shqiptare e vendosur në Shkup, e cila në momentet më të vështira për çështjen shqiptare, ju doli në ndihmë krerëve shqiptarë.

[1]Државен архив на Република Македонија, Фонд. Врховно Муфтијство-Белград.1919-1929 год. (më tej ДАРМ.1.611.1.1/1-5)

[2]ДАРМ.1.619, Окружно Муфтијсtво Скопје -1921-1941 год.

[3] Po aty, 1.626, Окружно Муфтијство Призрен -1921-1941 год.

[4] Po aty, 1.622, Окружно Муфтијство Нови Пазар – 1921-1941 год.

[5] Po aty, 1.623, Окружно Муфтијство Плевље -1921-1941 год.

[6] Po aty.

[7] ДАРМ.1.627-663; “..Вакувски Управи: Бар, Беране, Велес, Вучтрн, Гилане, Гусиње, Дебар, Ѓаковица, Кавадарци, Косовска Митровица, Кочани, Крива Паланка, Куманово, Лесковац, Ниш, Нови Пазар, Ораховец, Охрид, Пеќ, Плав, Плевље, Подгорица, Прешево, Призрен, Прилеп, Приштина, Радовиш, Ресен, Сјеница, Скопје, Стари Бар, Струга, Струмица, Урошевац, Улцин, Штип…”

[8]ДАРМ.1.615.1.4/28-29.

[9] Архив Југославија (më tej AJ), Фонд 66 /Министарство просвете Кралевине Срба, Хрвата и Словенца, фасцикл 1101, арх. јед. 1429 (Велика.Медреса Краља Александра I), бр. 373, 11. IV.1926 г., Скопље.

[10] Po aty, бр.3846, 11 августа 1925 год. у Београду, shkresë e Ministrit të Fesë së Mbretërisë së SKS, dërguar Ministrit të Arsimit në Beograd, nëpërmjet së cilës ky i fundit njoftohet se më 1 shtator të vitit 1925, në Shkup do të fillojë punë Medreseja e Madhe Kral Aleksandi i I-rë.

[11]А.J. Фонд 66, /Министарство за просвете Кралевине СХС (Југославије)/, Арх. јед. 1429 (Велика Медреса „Крал Александар I„ ви – Скопље) 1925/26; 1930/34.

[12] Hamit Kokolari, Kosova – Djepi i Shqiptarizmit, botuar në vitin 1962 nga Lidhja Kosovare në Mërgim, fq. 120.

[13]ДАРM: Ф. УДБ-РСВР, Д. Ферaт Драга: Deklaratë e Fahirete Ferhat Draga, vajza e Ferhat Dragës, dhënë para organeve të UDB: “Miku më i ngushtë i babait tim në Shkup ishte Hasan Shukriu. Atje babai im ishte ditë e natë. Atje me të ka marrë pjesë në zgjedhjet e Bashkësisë Fetare Islame. Hasan Shukriu rregullisht vinte te babai im i ndjerë, ku bashkërisht kanë zhvilluar politikë. Babai im ka pas edhe shumë miq të tjerë në Shkup, vetëm se ata tashmë kanë vdekur, si p.sh. Sali Rustem Beu e shumë të tjerë…”; ДАРМ.Ф.ВИИ.М.346.Пов.бр.12851/39,Београд; ДАРМ.Ф. ОЗНА, к.2.2/II/II, бр.13.б, Lista me të dhëna për ish deputetët e Jugosllavisë: Në këtë listë jepen edhe aktiviteti politik i Emin Beut ku veç tjerash thuhet: “Pas vdekjes së mbretit Aleksandër, ai e humbi mandatin e deputetit, e njëkohësisht humbi edhe pronën. Për të gjitha këtyre ai nuk u kushtoi asnjëfarë rëndësie dhe theksonte se si do të vijë koha kur ai do ta kthejë pronën…”

[14] Qerim Lita, Shaban Efendiu – atdhetar i devotshëm, Kumanovë, 2010, fq. 39.

[15] Po aty.

[16] Po aty, fq. 42.

[17] Ferat Shala, Reis Ulematë e Bosnjës e Hercegovinës dhe të Jugosllavisë nga 1882 – 1991, fq. 9.

[18] Muhamed Salkiç, Ustavi Islamske Zajednice, el-Kalem, Sarajevë, 1442/2001, fq. 119.

[19] Bëhet fjalë për Kosovën.

[20] Hamdija Sharkinoviç, Boshnjaci od Naçertanija do memoranduma, Podgoricë, 1997, fq. 243-259. Autori i veprës, këtu në tërësi e paraqet referatin e Vasa Çubrilloviçit, me titull “Manjinski Problem u Novoj Jugosllaviji”, lexuar më 3 nëntor 1944 në Beograd.

[21] Hamit Kokolari – “Kosova – Djepi i Shqiptarizmit”, Botuar në vitin 1962 nga Lidhja Kosovare në Mërgim, fq. 86.

[22] Mathieu Aref, Shqipëria (Historia dhe Gjuha)-Odiseja e pabesueshme e një populli para helen, Plejad, Tiranë, 2007, fq. 192.

[23] Po aty.

[24] Po aty, fq. 208.

[25]ДАРМ. Ф. МНРЈ, Д. Прилике у Јѕжној Србији, 1938 године.

[26] Po aty.

[27] Po aty.

[28] Mr. Aliriza Selmani – Hafiz Avni Aliu – Myderriz Haki Efendiu (1914-1948), Prishtinë 2005 fq. 73.

[29] Hilmi Qerimi, po aty.

[30] AM.F.1.427.60.7/116-129.

[31] Mr. Taxhudin Bislimi, Medreseja e Ataullah Efendiut dhe nxënësit e saj, Shkup, 2011, fq. 80.

[32] Po aty, fq. 80.

[33]ДАРМ.Ф.УДБ-РСВР.Д.43200948, Izjava od Refik Shaqiri, po aty.

[34] Dr. Izber Hoti, Qëndrimi i diplomacisë Italiane ndaj Shqipërisë dhe Shqiptarëve, Prishtinë 1997, fq. 113-114.

[35] Hilmi Qerimi, po aty.

[36]ДАРМ.Ф.УДБ-РСВР.Д.43200948, Fotodokumentacija (identifikacija), 14.IX.1948 god. Kumanovo.

[37]ДАРМ.Ф.УДБ-РСВР.Д.43200948, Zapisnik- Od sasllushanja osuxhenika Fazli Vebi Shukri, bakalina, koji je suxhen u grupi “Juxhel” na 12 godina: Na tregoni se cilët personalitete me ndikim i njihni në Shkup dhe si i njeh? Ndër personalitetet me ndikim në Shkup i njoh… Rexhep Stablën, i cili gjatë kohës së Jugosllavisë së vjetër ka punuar në përfaqësinë e Shqipërisë, ndërsa pas kapitullimit ju bashkëngjit konsullatës italiane…Shabani, vinte në Shkup dhe takoheshe me Rexhepin si edhe me të tjerët në “Bojali Han”. ..Mendoj se me Shabanin vinte edhe Azem Hoxha nga Kumanova, vetëm se nuk mund të them se sa herë i kam parë së bashku…

[38]ДАРМ.Ф.ВИИ.М.346. Пов.Б.ОБ.Бр.. 438, 15 – I – 1938 године, Београд.

[39]ДАРМ.Ф.ВИИ.М.346.Пов.Џ.ОБ.Бр. 206. 6. I. 1939 год.

[40] Marenglen Verli, Shqipëria dhe Kosova – historia e një aspirate, Tiranë 2007, fq. 374-375.

[41] Po aty, fq. 377.

[42]ДАРМ.Ф.ВИИ.М.344.Пов.Џ.ОБ.Бр.. 760, 1939 год., Скопље.

[43]ДАРМ.Ф.ВИИ.М.344.Пов.Бр. 4603/39 –Скопље.

[44] Po aty.

[45]ДАРМ.Ф.ВИИ.М.346.Пов.Џ.ОБ.Бр.11570/1939 –Београд.

[46] Po aty.

[47] Po aty.

[48] Po aty.

[49]ДАРМ.Ф.ВИИ.М..346, Пов.Бр.12851/39-Београд.

[50]ДАРМ.Ф.ВИИ.М.346.Пов.Бр.13501/39-Београд.

[51] Po aty.

[52]ДАРМ.Ф.ВИИ.М.346.Пов.Џ.Об.Бр..610/39-Београд.

[53]ДАРМ.Ф.ВИИ.М.346.Пов.Бр.14371/39-Београд.

[54]ДАРМ.Ф.ВИИ.М.346.Пов.Бр.3799/39-Београд.

[55]ДАРМ.Ф.ВИИ.М.346.Пов.Бр.13228/39-Београд.

[56]ДАРМ.Ф.УДБ-РСВР.Д.43200948, Извештај за Шабан еф. од Куманово,po aty.

Marre nga: Zani i Nalte Sep 15, 2014

Dimitrije Tucoviç: Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë


sgh
Nga Agim Popoci
100 vjet më parë, kur Serbia pretendonte të realizoj kufijtë sipas “ Naçertanije“ të Garashaninit, njeriu i cili jo vetëm që kundërshtoi këtë politikë dhe regjimin serb të asaj kohe të radikalit Pashiç, ekspansionin territorial të Serbisë gjatë lufëtrave ballkanike, por edhe okupimin serb të Kosovës, është Dimitrije Tucvoviç. Këtë okupim ai e quajti okupim imperalist ndërsa konsideronte se Kosova i takon shqiptarëve dhe angazhohej për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Pas masakrave të popullsisë shqiptare në Kosovë dhe veri të Shqipërisë, Tucoviç tërheq vërejtjen se “është kryer përpjekja e vrasjes me paramendim ndaj një popullsie të tërë“ që është edhe “vepër kriminale për të cilën duhet pësuar“
Për të gjitha këto ai flet në librin “Serbia dhe Shqipëria“ ku sipas mënyrës së tij sqaron territorin ku shtriheshin shqiptarët në vitin 1914, trajtimin nga ana e regjimit turk dhe mizoritë serbe që vazhduan edhe pas rënies së këtij regjimi dhe okupimit nga Serbia.

Image result for Dimitrije Tucoviç
DimitrijeTucoviç
Sot, historia shqiptare fletpër okupimin serb dhe dështimin e tij, duke ruajtur modestinë shkencore, por Tucoviç, 100 vjet më parë, flet hapur se cila ishte politika kriminale e regjimit serb në Kosovë dhe Shqipëri, dhe siç thotë për ta kuptuar këtë duhet kuptuar se kush janë shqiptarët dhe cila është situata në Shqipëri…
Hyrje
Me çështjen shqiptare këtu jemi marr në mënyrë sa më të plotë për shkak të nevojave praktike më shumë se sa për shkak të interesave teorike. Politika shqiptare e qeverisë tonë ka përfunduar me humbje e cila na kushtoi me shumë viktima. Edhe më shumë viktima na presin në të arrdhmen. Me politikën e pushtimit të qeverisë serbe ndaj popullit shqiptar, në kufirin perëndimor të Shqipërisë janë krijuar kushte të tilla sa që në të arrdhmen e afërt  paqja dhe gjendja e rregullt, shumë vështirë se mund të priten. Njëkohëisht me këtë politikë Shqipëria është shtyrë në gjirin e dy fuqive më të mëdha që janë të interesuara në Ballkanin perëndimor, dhe patjetër që forcimi i ndikimit të çfarëdo shteti kapitalist në Gadishullin Ballkanik paraqet rrezik serioz për Serbinë dhe zhvillimin normal të të gjithë popujëve ballkanik.
Por që ti përgjigjesh këtij qëllimi praktik, duhej të trajtonim situatën në Shqipëri. Kjo ishte aq e domosdoshme sa që, i pari, shtypi jonë, në ndeshjen e humbur për të ndihmuar një politikë që u zhvillua keq dhe  një politikë që u realizua keq, me muaj dhe vite të tëra ka shkruar për popullin shqiptar mendime tendencioze, dhe që është e dyta, me këto mendime edhe  vetë qeevria po bën përpjekje që të arsyetoj politikën e saj të pushtimit në Shqipëri.
Më shumë informacione mbi rastet dhe konfliktin e interesit në këtë pjesë të Ballkanit duhet ti shërbej kuptimit më të drejtë të situatës në Shqipëri dhe krijimit të marrëdhënieve më të mira në mes të popullit serb dhe shqiptar. Në veçanti më shumë informacione i duhen proletariatit në të cilin kryesisht shtrohet detyra e madhe që me vendosmëri të ngritet kundër politikës së pushtimit të borgjezisë dhe qarqeve të pronarëve dhe që në një çështje aktuale praktike të dëshmoj se sa është e shëndoshë dhe shpëtimtar puna e demokracisë sociale ballkanike në miqësi, lidhje dhe bashkësinë më të plotë të të gjithë popujëve të Ballkanit.
Nëse kjo libër do të shërbente si shtesë për këtë detyrë historike të partive socialdemokrate të Ballkanit, pritjet tona modeste me këtë do të arsyetoheshin.
1 Janar 1914, Beograd
Dimitrije Tucoviç
shqiptaret
Nga jeta e Shqiptarëve
Atdheu dhe shtrirja
Atdheu i Shqiptarëve kryesisht është një kompleks i maleve të mëdha që ndajnë luginat pjellore të Kosovës dhe Maqedonisë nga Deti Adriatik. Ajo lëshohet në bregdet nga Shkodra në veri e në jug deri në vendbanimet greke; por ky rrip relativisht i gjatë bregdetar është jo vetëm i ngushtë por edhe malarik. Kushtet më të mira pë jetesë ofrojnë fushat pjellore që shtrihen buz lumit Drin, Mat, Shkumbin dhe Devoll. Por edhe vendet malore me brigje të vogëla  të lumenjëve dhe fushave është sot atdheu i vërtetë i fiseve shqiptare që me këmbëngulje ruajnë marrëdhëniet dhe traditat e jetës me prejardhje të gjatë.
Përmes kësaj toke malore dikur kanë kaluar rrugë shumë të rëndësishme të botës kulturore, në mesin e të cilave në veçanti theksohen në jug Via Egnatia: Durrës, Elbasan, Strugë, Ohër, Manastir, dhe më të tej për Selanik dhe Stamboll dhe në very Via de Zenta, rruga e Zetës, e cila nga Shkodra shtrihej përgjatë lumit Drin drejtë Prizrenit për të çuar në brendësinë e Gadishullit Ballkanik…
Fati i këtyre rajoneve në mënyrë të pandashme ishte e lidhur me fatin e Detit Adriatik. Përderisa Deti Adrtiatik ishte një kanal i madh përmes të cilit kalonte i gjithë trafiku i madh i Perëndimit me Lindjen, bregdeti adriatik në aspektin ekonomik ishte shumë i gjallë. Gjurmët e kësaj jete ekonomiko-tregtare shihen në qytetet bregdetare shqiptare si dhe në disa galeri të minierave të vjetëra. Me ndryshimin e trafikut tregtar nga Mesdheu në Oqeanin Atlantik, është goditur edhe Gadishulli Ballkanik, e me këtë edhe Shqipëria. Me kohë portet e Detit Adriatik humbin rëndësinë e vjetër për trafikun botëror  me Stambollin dhe Lindjen, me këtë edhe rrugët transversale përmes Shqipërisë, e trafiku i brendshëm në gadishull fillon në kohën e ndryshimeve të mëdha politike dhe ekonomike ti drejtohet Selanikut në jug dhe Evropës së mesme në veri. Drejtë Selanikut, zhvillohet tregtia nëpër  të gjitha qytetet buz Drinit, nga Korça deri në Pejë, ku vazhdon të jetoj  gjenerata e vjetër zejtaro-tregtare e cila dikur punonte ekskluzivisht me Durrësin, Krujën dhe Shkodrën.
Kështu prerja natyrale e atdheut të shqiptarëve me prerjen absolute kulturore dhe të trafikut, e Turqia, përndryshe e rreptë ër zbatimin dhe sigurimin e trafikut, vetëm sa është gëzuar që këto fise ka mundur ti heq nga qafa, duke i lënë me veten e tyre, plaçkitjes dhe vetëzhdukjes.
Fiset filluan të shtohen përkundër egërsimit të gjakmarrjes, e në male dhe fusha me mënyrat e vjetëra të përfitimit të bukës nuk arrihej. Nga ky hall Shqiptarët kërkuan shpëtimin, dhe siç ndodhë gjithmonë në historitë e shpërnguljeve të popujëve ata kanë lëvizur aty ku natyra ofron më shumë të mira, drejtë tokave pjellore Kosovë dhe Maqedoni. Në këtë drejtim i ka tërhequr edhe drejtimi i ri i trafikut, sepse sot qytetet nga kjo pjesë e Drinit janë të
furnizuara përmes Shkupit, Manastirit dhe Selanikut u bën pazare edhe të atyre fuseve që jetojnë thellë në Shqipëri.
Për këtë depërtim të Shqiptarëve në lindje tek ne është shkruar shumë, sepse kishte të bënte shumë me vendbanimet serbe në rajonet veriperëndimore të Turqisë. Ky është edhe mjeti kryesor me të cilin shtypi shovinist serb nxit tek populli serb urrejtjen ndaj Arnautëve “të egër”, duke fshehur si nëpërka thonjtë e egërsisë  të cilën ushtria serbe e ka bërë ndaj tyre. Sa lotë janë derdhur vetëm pse Kosova serbe është vërshuar nga Arnautët. Ata kaluan edhe më tej kufirin e vjetër serb, në shumicën e rasteve ishin në qarqet e sapoçliruara dhe, për fat të keq, nga ato janë dëbuar, në mënyrë që të jetë edhe më i fort rripi shqiptar përgjatë kufirit; u lëshuan edhe në Maqedoni, përshkuan fortë fushën e Tetovës dhe zbritën në Vardar, nga veriperëndimi përshkuan Shkupin.
Ne këtu mund të lëshohemi në pyetjen: sa është dendësia e rrallë e elementit serb në këto zona rezultat i menjëhershëm i mësymjes shqiptare e sa pasojë e lëvizjes së vërtetuar të popullit serb nga jugu drejtë veriut? Banimi i Shumadisë pa asnjë dyshim ka ndodhur me zhvendosjen e zonave jugosllave. Historikisht është vërtetuar që popullsia serbe nga këto zona është tërhequr në masë me forcat austriake, çdo herë kur ato në shekullin e XVII dhe XVIII ishin të detyruara të ndërprejnë depërtimet e tyre në jug dhe tërhiqeshin. Në fund të fundit, prej nga janë Serbët e Vojvodinës dhe kush dhe për çfarë arsye i ka sjellë? Sikur për këtë dhe shumë çështje tjera duhej kujdesur, atëherë gjakmarrja  të cilën sot Serbia pronare e predikon dhe e kryen ndaj Shqiptarëve, nuk do të ishte edhe aq shumë e arsyeshme sa ajo në të cilën bëhn keq Balcanicus dhe Dr.Vladan. Sikur edhe të qëndronte që elementi serb thjeshtë është shtypur nga ai shqiptar, a do të ishte ky shembulli i parë në histori që mësymjet e ndonjë fisi të organizimit më të fortë shtyp ndonjë popull nga vatra e tij? A nuk kanë shtypur fiset sllave vendasit e këtyre tokase me mjetet që historiku nuk ka aspak mendime të mira? Dhe,në fund të fundit, a nuk i kanë shtypur Turqit ata dhe popujt tjerë të urtë, dhe përkundër kësaj Serbia zyrtare sot i konsideron manarët e tyre më të mëdhenj  në zonat e reja?
Shqiptarët janë shtrirë në lindje në llogari të Sllavëve, kjo është e vërtetë. Por studimet kanë treguar se shkaktar i këtij depërtimi shqiptar i jep edhe më pak të drejtë qëndrimit hakmarrës ndaj tyre. Para së gjithash, në çfarë mënyre Shqiptarët kanë okupuar këto zona: me shtypje apo shkrirje? Në cilën fushë ishin më të fortë? Natyrisht se ata me shkrirje ose asimilimin e elemntit të huaj nuk kishin kushte, sepse kulturalisht ishin nën të gjithë fqinjët, e madje edhe Malazezëve. Prof.Cvijiç kishte gjetur në Kosovë vetëm 140 shtëpi shqiptare! Shqiptarët pra vendoseshin vetëm në vendet ku të tjerët me forcë ose me qejf I braktisnin, vendet nga të cilat personat e moshuar ishin të shtypur. Ky largim, padyshim që është në pjesën më të madhe pasojë e fqinjësisë së padurueshme, primitive, plaçkitëse, fiseve të papërmbajtshme shqiptare ose edhe presionit të tyre tëvrazhdët. Të pasigurt me pasurinë, të pasigurtë për jetën, pa lirinë e punës dhe pa prodhimin e tyre, të moshuarit ishin të detyruar të largohen nga vatrat e tyre.
Nga ana tjetër, migrimet e shpeshta janë pjesë e jetës në Turqi, dhe jo vetëm në zonat kufitare me Shqiptarët. E shkak i kësaj shpërngulje të lehtë dhe të shpeshtë ka të bëjë me sistemin ekonomik bejler…Për këtë arsye studimi i kësaj çështje duhet të na sjell deri tek bindja: se arsyeja e Arnautëve “të egër” në çdo aspekt është arsye e pamjaftueshme për të sqaruar procesin e mbretërimit të shqiptarëve dhe depërtimit në lindje, por që kry process është kryer në bazë të sistemit ekonomik i cili deri në ditët e sotme   ishte bazë rale e jetës së përgjithshme në Turqi.
Nëse shkaqet tjera e kanë ndihmuar këtë, si psh. ndjenja e pasigurisë dhe forca e vrazhdët, ata ishin pjesë e sistemit të mbretërimit në Turqi, në përgjithësi në anarkinë e përgjithshme të qeverisjes dhe popullit të pambrojtur. Regjimi turk ka toleruar kur Shqiptarët kanë ushtruar dhunë ndaj të krishterëve, siç i ka kositur pamëshirshëm kur kan ëshkelur interesat e regjimit turk. Nuk janë Shqiptarët fisi i vetëm me të cilët regjimi tur ishte sjellur siç ju ka dashur. Të tillë janë edhe Kurdët, fqinjët e Jermenëve.
Me depërtimin në lindje elementi shqiptar jo vetëm që është përzier shumë me vendbanimet serbe, por në disa zona ka mbrtëruar plotësisht në disa fusham siç është Dukaxhini dhe Peja, ku para disa shekujëve ishte qendër politike dhe kishtare e popullit serb nën Turqit. Përmendoret më të mira të kulturës mesjetare serbe sot janë në qendër kryesisht të popullit shqiptar. Kjo përzierja e njerëzve të gjallë dhe përmendoreve të vjetëra, kur me rastine përcaktimit të kufijëve të Shqipërisë me Serbinë i ka shkaktuar aq punë Konferecnës së Londrës, u bë me kryqëzimin e dy drejtimeve, kulturore dhe popullore: i pari, më i vjetërim gjatë lidhjeve tregtare të shtetit mesjetar serb me Detin Adriatik, ka shkaktuar depërtimin e popullit serb drejtë bregdetit, dhe përmendoret e vdekura të këtij depërtimi janë nëpër gjithë veriun e Shqipërisë; I dyti, i riu, ka lindur si pasojë e tërheqjes së popullit serb drejtë verilindjes, thellë në brendësi dhe afër kufirit verior. Hap pas hapi me këtë tërheqj ka vperuar elemnti shqiptar.
Në periudhën e parë ka fituar epërsia politike dhe kulturore e popullit serb, në periudhën e dytë ka fituar prapambetja kulturore dhe vetmia e popullit shqiptar në të cilën organizimi fisnor ka ruajtur forcën e plotë. Turqia jo vetëm që nuk ka bërë asgjë që Shqiptarët ti nxjerr nga vetmia dhe me masa kulturore të mundohet ti fut në jetën e përbashkët, por në thelbine sistemit të vet të mbretërimit ta mbajtur të gjitha kushtet për konservimin e primitivitetit shqiptar siç edhe ka frenuar zhvillimin në çdo pikëpmaje. Sot kjo duhet të theksohet kur nuk është më regjimi turk, kur qarqet e pronarëve të shteteve ballkanike, si trashëgimtar të pushtetit turk, tashmë janë nisur rrugës jo me parime shkencore: që me ndryshimin e institucioneve dhe kushteve të jetës ndryshojnë edhe njerëzit, por me rrugën e parimeve barbare, me të cilat madje as Turqia nuk ka shërbyer në përmasa të tilla: që varret dhe litari janë mësues më të mëdhenjë se institucionet e reja.
KolubarskaBitka
Një shekull nga vrasja e Dimitrije Tucoviçit
Kundërshtari I luftës që u vra duke luftuar
Dimitrije Tucoviç lideri i lëvizjes socialiste në Serbi dhe kapiten në rezervë i Ushtrisë serbe është vrarë më 20 Nëntor të vitit 1914 në Vrrace Brdo në rajonin e fshatit Chelije në betejën e Kolubarës.
Në këtë rajon  janë zhvilluar beteja të ashpëra ku humbën jetën mijëra vetë. Armata e parë e Ushtrisë serbe ëshët tërhequr në mbrëmjen e 21 Nëntorit duke u gëdhirë 22 nëntor 1914 kur ka marr pozicione të jera në mallet e Suvoborit. Ai u vra si kapiten në rezervë i klasit të dytë, komandant i togës në Regjimentin e parë të këmbësërisë së Divizionit të Moravës nga thirrja e parë.
Deri në fillimin e veprimeve të para ushtarake, Tucoviç si socialist i bindur, ishte agjitatri kryesor kundër luftës, por sikur se në dy luftërat tjera ballkanike që ka marr pjesë, I është përgjigjur mobilizimit të vendit të tij. Është mobilizuar më 26 Korrik të vitit 1914 e në fushbetejë njësiti I tij është dërguar vetëm katër ditë më vonë.
Në një letër dërguar nga Orashja, në ditët e para të Gushtit 1914, për babai Jevrem Tucoviç në Uzhice, ai shkruan: “Sa më përket mua, Unë ngadalë dhe me mençuri, siç më njihni por nuk dua as tani, siç nuk kam bërë kurrë, as të më shkoj mendja që ta largoj vehten nga fati i cili e përcjell gjithë popullin.”
Tucoviç ishte themelues i Partisë socialdemokrate Serbe, inicues dhe redaktor i Gazetës punëtore dhe Borba. Është i lindur më 1881 në fshatin Gostila në Zlatibor, në një familje prifti ortodoks.
Pasi që më 1903 udhëheqë protestat e Marsit kundër regjimit të Aleksandar Obrenoviçit ishte i detyruar të emigron nga vendi. U kthye pas dy muajsh, pas përmbysjes së pushtetit në muajin Maj, kur dhe formoi Patinë Socialdemokrate.
Pas diplomimit në Fakultetin e Drejtësisë në Beograd më 1906, iu përkushtua plotësisht lëvizjes sindikale, luftës për të drejtat e punëtorëve dhe gazetarisë, përkatësisht publicistikës.
Si gazetar por edhe si deputet është angazhuar kundër kredive të luftës së qeverisë serbe që ishin të domosdoshme që ushtria dhe shteti të përgatiten për mbrojtje.
Në librin “Srbija i Albanija”/lexo shqip: “Serbia dhe Shqipëria”/ ka akuzuar, në frymën e idealit të tij. Okupimin serb të Kosovës e quajti okupim imperalist ndërsa konsideronte se Kosova i takon shqiptarëve dhe angazhohej për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Në prag të Luftës së parë botërore duhet të doktoronte në Universitetin e Berlinit.
Nga Gjermani është kthyer në Serbi, e në ditën kur Serbia shpalli mobilizimin e përgjithshëm, pasditen e 25 Korrikut, vetëm disa orë më pas, ai dhe Dragisha Lapçeviq, kanë shtypur thirrjen për një protetë të madhe punëtore.
Në shpallje, siç është publikuar në Veprat e tij të përzgjedhuram theksohej: “Punëtorë, para se të marrim faturën për shpenzimet e viktimave njerëzore dhe material të vitit të përgjakshëm 1912 dhe 1913, nga Ju çdo moment mund të kërkohen viktima të reja. Rreziku i ri luftarak vë në pikëpyetje jo vetëm paqen në Ballkan por edhe paqen në Evropë…Serbi, Ballkan, kulturë botërore dhe proletariatit evropian i duhet paqja, e më shumë se gjithkujt i duhet klasës punëtore dhe popullit të Serbisë…”
Mbetjet mortore të Dimirije Tucoviçit janë varrosur në varrezat ushtarake në Lazarevc, prej nga më 1949 janë transportuar në Sheshin Slavia në Beograd, i cili për shumë kohë ka mbajtë emrin e tij.
Në këtë vend ndodhet edhe busti përkujtimor, Sheshi në valën e kthimit të emrave të vjetër edhe formalisht është riquajtur – Slavija.

Një shqiptar në shërbim të njerëzimit: Mehmet Akif Ersoj

Nga: MA. Eduard Caka
Abstrakt
Në këtë shkrim synohet të prezantohet tek lexuesi shqiptar mendimtari, poeti dhe aktivisti i madh turk me origjinë shqiptare Mehmet Akif Ersoj. Rëndësia e këtij punimi qëndron në faktin që, Mehmet Akifi është dëshmitar i shekullit më të gjatë të perandorisë Osmane i mbushur me dhimbje e vuajtje për të gjithë kombet që e formonin atë. Vetë poeti është dëshmitar dhe vuajtës i kësaj periudhe të vështirë, aspekt i cili e bën të rëndësishëm studimin e tij. Duke patur parasysh faktin që publiku i gjerë shqiptar nuk ka shumë dijeni rreth Mehmet Akifit këtu është trajtuar në vija të përgjithshme, pa u thelluar e pa bërë analiza të hollësishme jeta, krijimtaria e sistemi i mendimit të tij.
1. a. Koha e Akifit
mehmet_akif
Mesi i shek. XIX karakterizohet nga një vazhdë ngjarjesh të mëdha brenda Perandorisë Osmane, të cilat do e arrijnë kulmin me luftën ballkanike, shpërbërjen e kësaj Perandorie dhe si përfundim i këtij proçesi shpalljen e republikës Turke. Në aspektin politik e administrativ mund të thuhet që revolucioni Grek, lufta Ruso-Osmane, e më vonë formimi i Aleancës Ballkanike ishin faktorë kritikë që çuan në dobësimin ushtarak të Perandorisë. Lëvizjet nacionaliste dobësuan në mënyrë ekstreme fuqinë administrative e ushtarake të perandorisë, e cila përballej deri me një pushtim të vetë qendrës së saj. Mjafton të kujtojmë që u pushtua pothuajse e gjithë Turqia e sotme nga fuqitë e ndryshme, madje edhe Bursa që ishte kryeqyteti i parë i perandorisë me një distancë rreth 200 km larg Stambollit. Në anën tjetër dalja në skenën politike ndërkombëtare e fuqive të tjera të mëdha (duke patur parasysh që deri atëherë në Ballkan sundonte vetëm Perandoria Osmane), e në veçanti Perandoria Austro-Hungareze dhe Rusia (të cilat kishin interesa të drejtpërdrejta), do të krijonin një ekuilibër të ri të politik në gadishullin e Ballkanit. Thënë në një mënyrë tjetër, ekuilibri dhe sistemi politik e administrativ brenda Perandorisë Osmane dhe veçanërisht në Ballkan nuk ekzistonte më. Për më tepër suksesi i revolucionit francez dhe i republikës si formë qeverisjeje, vinte në pikëpyetje dhe monarkinë si formë shteti, që për një pjesë të mirë tanimë ishte de mode. Vetëdija që ndezi revolucioni francez krijoi konfuzitet në përbërjen shumë-kombëtare që formonte shoqërinë osmane. Veçanërisht shtetet ballkanike u vunë në pararojë të kësaj lëvizje me pasojë shpërbërjen e vetë perandorisë. Për më tepër dhe vetë kasta intelektuale e perandorisë ishte pesimiste në nevojshmërinë e vazhdimësisë së perandorisë.
Në aspektin ekonomik gjendja e perandorisë dhe e kombeve, që e formonin atë ishte tepër e vështirë. Zhvillimi i rrugëve detare ishte një goditje e madhe ekonomike për perandorinë, e cila ishte një urë lidhëse mes lindjes e perëndimit, e që Turqia përfitonte shuma të konsiderueshme vetëm nga doganat. Tashmë ky sistem nuk funksiononte më. Modernizimi dhe zhvillimi ushtarak i perëndimit dhe prapambetja e perandorisë në këta dy fusha, që kishin në themel ekonominë, e bënte të domosdoshme një reformë të gjerë në Perandorinë Osmane. Industrializimi, i cili i dha një hov të madh ekonomisë evropiane në Perandorinë Osmane nuk ndodhi dhe pse perandoria bëri përpjekje të rëndësishme siç ishte vetë Tanzimati. Sistemi i Tanzimatit ishte përpjekja e fundit me konsensusin e intelektualëve osmanë, për të ndërtuar një ekuilibër të qëndrueshëm në gjendjen e dobët ekonomiko-politike, në të cilën perandoria gjendej. Lindja e burimeve të largëta ose kolonizimeve pati një impakt të madh në pasurimin e zhvillimin ekonomik te fuqive të mëdha, e në anën tjetër një varfërim të ekonomisë Osmane, e cila deri atëherë ishte tregu furnizues i fuqive të tjera. Një faktor tjetër tepër kryesor në varfërimin e perandorisë ishte dhe angazhimi në shumë luftëra, apo aksione ushtarake brenda dhe jashtë perandorisë, të cilat përbënin fatura tepër të mëdha për buxhetin e Perandorisë Osmane.
Një përbërës tjetër shumë i rëndësishëm i jetës sociale brenda perandorisë Osmane, që ishte në një moment krize ishte dhe elementi kulturor. Duke patur parasysh modernizimin dhe përparimin në aspektin ekonomik e kulturor të shoqërisë perëndimore, një pjesë e mirë e intelektualëve osmanë, pësuan një panik, i cili u pasua me një krizë identiteti. Sidomos në fillim të viteve 1900, kjo krizë pësoi rritje tek intelektualët, ku në popull do të pasqyrohej me një imitim apo dhe adhurim të kulturës perëndimore. Kultura e salloneve, veshjeve, të folurit e frëngjishtes, muzika e shumë elemente të tjerë, ishin moda e kohës, e cila depërtoi deri brenda Portës së Lartë. Në këtë kontekst, edhe grupi i intelektualëve me konservatorë do të karakterizohet nga momente mëdyshjesh. Edhe vetë tek Akifi, apo tek kategoria e mendimtarëve të ngjashëm me të, vihen re luhatje, apo mëdyshje në vijën e mendimit apo shkrimet e tyre. Kjo mëdyshje, asnjëherë nuk duhet kuptuar në ndryshim, apo mëdyshje qëllimi, apo bindjeje, por në luhatje të përkohshme ndoshta edhe me karakter emocional. Duke parë ndryshueshmërinë mes përkatësisë fetare të perëndimit e asaj te Osmanëve, e cila përbënte dhe identitetin kryesor të përkatësisë brenda perandorisë, një pjesë e mirë e intelektualëve nisën të pëshpërisin më tepër madje dhe të debatonin disa elemente, që deri atëherë ishin tabu. Qasja e shteteve të reja evropiane kundrejt kishës dhe vendosja e laicizmit e prangosja e fesë, si një element mes personit dhe Perëndisë, si një prej shtyllave kryesore te shteteve perëndimore ishte një tjetër shkak debatesh të mëdha tek intelektualët osmanë.
Ja pra, Mehmet Akif Ersoj lindi në një periudhë të vështirë ekonomike, politike e kulturore për shoqërinë, perandorinë e qytetërimin të cilit i përkiste. Padyshim, që këta elemente do të ndikojnë thellësisht në jetesën, në formimin intelektual, për pasojë dhe në poezinë e tij. Si një person aktiv dhe i ndjeshëm ndaj problemeve të shoqërisë, shkrimi, mendimi, aktiviteti dhe përpjekjet e Mehmet Akif Ersojit duhet të trajtohen në këtë kontekst.
1. b. Një jetë plot përpjekje
Sipas të dhënave, Mehmet Akif Ersoj lindi në lagjen Fatih të Stambollit, në muajin Shevval të vitit 1290 Hixhri (Nëntor ose Dhjetor 1873) dhe ndërroi jetë më 27 Dhjetor 1936 po në Stamboll. Babai i tij Tahir efendiu ishte i biri i Nuredin Agait nga fshati Shushicë e Pejës dhe njëri ndër mendimtarët e kohës. Në të njëjtën kohë ai ishte dhe mësues në medresenë e Fatihut në Stamboll. Siç shprehet dhe vetë Akifi, mësimet e para dhe në veçanti leximin e Kur`anit dhe gjuhën arabe i ka mësuar nga babai i tij. Ndërsa e ëma e Mehmet Akifit ishte zonja Emine Sherife me origjinë nga Buharaja.[1] Po të vihet re familja e tij është një shembull tipik i shoqërisë osmane; babai nga perëndimi, nëna nga lindja, që jetojnë në metropolin e botës, në Stamboll. Këtë aspekt e thekson dhe njëri ndër poetët më të mëdhenj turq Sezai Karakoç, i cili shprehet që, si në anën biologjike, ashtu dhe në atë intelektuale, Mehmet Akif Ersoji përbën një sintezë mes Lindjes dhe Perëndimit.
Për sa i përket jetës së tij familjare dimë që Mehmet Akifi është martuar në moshën 25 vjeçare me zonjën Ismete. Edhe pse patën një jetë të vështirë në aspektin ekonomik, duke patur parasysh faktin, që Mehmet Akifi i harxhonte të ardhurat për idealet e tij, mësojmë që patën një jetë të lumtur familjare. Këtë aspekt Mehmet Akifi e thekson dhe në një poezi, të cilën ai i dedikon bashkëshortes së tij. Nga martesa e tyre mësojmë që patën 6 fëmijë, emrat e të cilëve ishin Xhemile, Feride, Suat, Ibrahim Naim, Emin dhe Tahir.
Në lidhje me karakterin, jetën dhe veprimtarinë e tij na kanë ardhur shumë dokumente, ku më të rëndësishmet janë kujtimet e shokëve e miqve të shumtë të tij. Madje dhe vetë djali i Akifit ka shkruar në lidhje me jetën e të atit, duke prekur deri te anët më private të familjes, gjë që e bën më të thjeshtë dokumentimin dhe shkrimin e jetës së Akifit. Sipas kujtimeve të miqve të tij mësojmë që, përveç anës zyrtare të Akifit, në të cilën ai njihet si tepër serioz, madje dhe i vazhdë në jetën personale por me miqtë na paraqitet shumë i gjallë. Ai kishte një interes dhe dije të hollësishme rreth muzikës lindore e perëndimore, merrej me sporte të ndryshme, si hedhjen e gjyles, mundjen dhe ecjen në distanca të gjata. Ai ishte gazmor në biseda, madje bënte edhe shaka e batuta me miqtë e tij. Sipas kujtimeve të shumta, del në pah se bisedat apo takimet me miqtë e tij, karakterizoheshin nga recitimi i poezive, këndimi i ilahive e këngëve të ndryshme.[2] Ai ishte shumë korrekt dhe i përpiktë në marrëdhëniet me miqtë dhe njerëzit e tjerë që e rrethonin. Nga kujtimet rreth tij, mësojmë që kjo anë përbënte njërin ndër virtytet më të rëndësishme që e karakterizonin atë.
Ai kishte mbaruar shkollën e veterinarisë, por gjatë jetës së tij përveç shkrimit do të ushtrojë punë e detyra të ndryshme si: mësues i gjuhës turke në shkolla të ndryshme, punonjës i shtetit, mësues letërsie, deputet, pjesëmarrës në luftë, drejtues fetar, shkrues për revista, pjesëmarrës dhe drejtues në organizata të ndryshme, si dhe ka udhëtuar si i ngarkuar nga shteti në vende të ndryshme, si Berlin, Egjipt, Liban, Arabi, Shqipëri etj.[3] Në ditët e sotme nxirret në pah vetëm ana poetike e Mehmet Akif Ersojit, ose më mirë vjersha, që ai shkroi e që u zgjodh si himni i Turqisë. Por edhe ana aktiviste e tij ishte tepër e rëndësishme. Mjafton të përmendet fakti që, ai dhe pse ishte i angazhuar në punë nuk mund të rrinte duarlidhur dhe mori pjesë në luftën e Çanakkalasë. Pas lufte ai do të marrë pjesë në parlament, duke mbrojtur të drejtat e qytetarëve të vendit të tij. Kur e kërkon nevoja ai do të lëvizë çdo cep të vendit për t’i udhëzuar ose për t’u transmetuar atyre dijet fetare. Po me vendim parlamenti dhe me propozim të Bashkësisë së Punëve Fetare ai u caktua të bëjë përkthimin e Kur’anit më 21 Shkurt 1925.[4] Do të bashkëpunojë dhe në një revistë të rëndësishme për kohën si Sebilürreşad, ku në shumicën e rasteve do të përkthejë dhe dijetarët e kohës në gjuhën turke për t’i prezantuar mendimet e tyre rreth problemeve të kohës. Pra veprimtaria e tij është e lidhur ngushtë me të gjitha problemet e nevojat e kohës.
Karakteri dhe virtytet e tij ishin të qarta e të pastra. Ata ishin stolisur me besimin e tij, Islamin. Nga kujtimet për të del në pah se faktori më kryesor i karakterit të tij ishte besa ndaj vendit, shoqërisë e miqve të tij. Poezitë e tij janë shkruar gjithmonë për të tjerët. Të gjithë miqve të tij ai iu ka dedikuar poezi. Të gjithë shokët e tij flasim për bujarinë e madhe që e karakterizonte Mehmet Akif Ersojin. Duke patur parasysh se kur ishte në moshën 14 vjeçare i ishte djegur shtëpia dhe të gjithë jetën e kishte kaluar në shtëpi me qira, ai ishte shumë bujar me të tjerët. Ja çfarë transmeton një mik i tij: “Një natë na pati ftuar për çaj në shtëpinë e tij. Teksa po bëheshim gati të shkonim, ai po vinte me shpejtësi drejt nesh dhe tha: sonte çajin do e pimë te ju. Padyshim që u gëzova por dëshiroja të dija dhe arsyen. Kur e pyeta m’u përgjigj duke qeshur: qilimin e dhomës sonë ia kishin dhënë një të varfëri.”[5]
Akifi kishte një jetë tepër të vështirë dhe shumë herë me pengesa, por të gjitha këta nuk përbënin asnjë pengesë për të sepse ai kishte një mision tepër të qartë. Në aspektin ekonomik ai pati një jetë të vështirë për arsye se kur ishte në moshë të re atij iu dogj shtëpia dhe paskëtaj të gjithë jetën do e kalonte me qira, sepse të gjitha të ardhurat e veta do t’i harxhonte në shërbim të idealeve të tij. Edhe vdekja atë e gjeti në shtëpinë e njërit ndër miqtë e tij më të afërt, Said Halim Pashës, i cili ishte nipi i Mehmet Aliut të Egjiptit, pra me origjinë shqiptare.[6] Tek ai nuk ka nënshtrim. Akifi nuk hesht kundrejt padrejtësive. Këtë e shohim në poezinë e tij, por dhe në jetën e tij. Transmetohet që, kur ai ishte nëndrejtor në një shkollë dhe në një rast kur drejtori i shkollës pezullohet nga puna në një mënyrë të padrejtë Mehmet Akifi jep menjëherë dorëheqje si reagim kundrejt kësaj padrejtësie.[7] Ai i njihte nga afër problemet e kohës dhe pikërisht kjo arsye e shtynte atë të ishte tepër i ndjeshëm kundrejt këtyre problemeve. Vetëm në këtë kontekst mund të shpjegohet veprimtaria, poezia dhe jeta e Mehmet Akifit.
Për të kuptuar dhe një herë karakterin e Mehmet Akif Ersojit mjafton të shihet dhe mënyra e shkrimit të Himnit të Flamurit. Nevoja për një himn u zyrtarizua me një shpallje gare nga parlamenti më 7 nëntor 1920 dhe u caktua një shumë prej 500 lirash, si shpërblim për fituesin e konkursit. Hasan Basri Çantaji rrëfen se propozimeve për pjesëmarrje Akifi i refuzonte, duke thënë se pas kësaj moshe nuk futej në garë e të merrte dhe para për diçka tepër të rëndësishme siç ishte himni. Dhe pse pranë parlamentit u dorëzuan mbi 700 vjersha të ndryshme, asnjëra nga ata nuk u pa në lartësinë e duhur për t’u bërë himn kombëtar. Dhe pse i ishte shkruar një kërkese zyrtare për të marrë pjesë në konkurs, Akifi e kishte refuzuar atë. Me një “lojë” të mikut të tij Hasan Basri Çantajit, sikur i kishte dhënë fjalë në emër të Akifit zyrtarëve për shkrimin e himnit me kusht që të anullohej kushti i shpërblimit për fituesin, u bë e mundur që Mehmet Akif Ersoj të ndërmarrë hapin për shkrimin e himnit, të cilin e mbaroi në dy ditë dhe që u pranua njëherazi nga parlamenti me 12 Mars 1921.[8] Poezinë e himnit ai e ka lënë jashtë librit të tij Safahatit, duke thënë që atë e ka lënë në zemrën e kombit turk.
Ai bëri një jetë tepër aktive, sepse Akifi ishte i vetëdijshëm, që në rrethanat në të cilat gjendej qytetërimi i tij, nuk kishte kohë për të humbur. Ai do të kontribuonte me jetën, pasurinë, mendimin, poezinë e shpirtin e tij, deri në frymën e fundit për idealet që ai mbartte. Kontributi dhe veprat e tij duhen trajtuar në mënyrë tepër të kujdesshme, sepse kjo ishte periudha kur një perandori qindra vjeçare do të kthehej në një republikë. Në këtë proçes detyra më e rëndësishme binte mbi intelektualët, të cilët me shkrimet, konferencat apo ligjëratat e sjelljen e tyre, duhet të motivonin një shoqëri të dobët psikologjikisht e materialisht. Në këtë kontekst duhet të shihet dhe veprimtaria e tij, e cila pasqyronte karakterin e poetit të madh.[9]
1. c. Një stil i veçantë shkrimi.
ZB2_mehmet-akif-istiklal-marsi-sairimiz-1
Para se të trajtojmë anën teknike të shkrimeve të Mehmet Akif Ersojit, le të hedhim një sy mbi shkrimet e tij në përgjithësi. Ai ka nisur të shkruajë që në moshën dymbëdhjetë vjeçare dhe poezitë e tij janë botuar në revista të ndryshme, qëkur ai ishte në shkollë. Një pjesë e mirë e shkrimeve të tij u botuan në revista të ndryshme si Resimli Gazete, Serveti Fünun, e që nuk janë brenda Safahatit. Mendimet e tij politike kryesisht janë në formën e shkrimeve, kritikave, apo dhe përkthimeve të ndryshme të botuara në revistat Sırat-ı Müstakim dhe Sebilü’r-Reşad në të cilat ka qenë aktiv.[10] Vepra më kryesore e tij Safahati përbëhet nga shtatë libra të botuara veç kur ishte ai gjallë dhe të përmbledhura në një vëllim të vetëm pas vdekjes së tij. Ai ka 11.240 strofa.[11] Përveç anës poetike Mehmet Akif Ersoj ka qenë shumë frytdhënës edhe në shumë fusha të tjera duke lënë pas një korpus të larmishëm. Shkrimet e tij mund të përmblidhen në kategori të ndryshme si; shkrime rreth personave të ndryshëm, shkrime mbi fenë e atdheun, shkrime mbi gjuhën, vlerësime ose kritika rreth librave të ndryshëm, shkrime mbi poezinë, mbi letërsinë dhe rregullat e shkrimit, shkrime rreth edukimit dhe dijes, përralla e fabula, përkthime të ndryshme nga dijetarë të kohës etj.[12]
Poezia e Akifit është shumë e qartë sepse ajo mbart një mision përbrenda. Për këtë arsye shkrimi i tij mund të konsiderohet si i veçantë në krahasim me shkrimet apo poezinë që lexojmë te poetët e tjerë në përgjithësi. Safahati nuk është një libër me poezi në të cilat ka një brendësi të lartë artistike, pasi ai nuk ka si qëllim këtë, duke qenë se ai duhet ta përçojë sa më parë mesazhin tek lexuesi. Problemi i tij parësor janë prapambetja, varfëria, vuajtja, pushtimi, shpëtimi i shoqërisë dhe për këtë arsye aspekti artistik e humbet rëndësinë.[13] Përmbajtja e shkrimeve të tij përputhet në mënyrën më të qartë me realitetin, gjendjen emocionale dhe mendore të Mehmet Akifit dhe personazheve të tij. Për këtë arsye çdo gjë që ai ka shkruar i dedikohen diçkaje, të gjitha fjalët që ai përdor shkojnë në një adresë të mirëmenduar e të saktë. Këtë aspekt ai e pohon edhe vetë duke u shprehur: “Qëkur e pashë veten time para popullit tim, desha të mendoj shoqërinë para artit tim”.[14] Të gjithë librat e Safahatit janë shkruar në konteks të ngjarjeve historike të kohës së Akifit dhe përçojnë tek lexuesi brengën e tij, qëndrimin dhe zgjidhjen që Akifi i jep problemit të trajtuar. Akademikët e shumtë që kanë bërë studime mbi veprat e tij e cilësojnë Safahatin, si argumentin dhe dëshminë më të gjallë të rënies së perandorisë.[15]
Për këtë arsye mënyrën e të shkruarit të tij mund ta vëmë re edhe te disa poetë, apo shkrimtarë, të cilët përçonin të njëjtat mesazhe me Akifin. Kjo ngjashmëri formohet në kontekstin ideologjik, pasi janë mendimet e ndjenjat e përbashkëta të këtyre poetëve, të cilët mbartin të njëjtat brenga në lidhje me gjendjen e perandorisë. Ndërsa në këndvështrimin artistik mund të thuhet që nga studimet që janë bërë mbi veprat e tij, vihet re që Mehmet Akif Ersoji është ndikuar nga disa poetë të kohës. Ky aspekt vihet re në poezitë e para që Akifi kishte botuar në revista të ndryshme në rininë e tij dhe në poezitë e para të Safahatit. Të gjithë kritikët e pohojnë faktin që në një pjesë të poezive të tij Mehmet Akifi është ndikuar nga Zija Pasha, Mualim Naxhiu dhe Abdulhak Hamidi. Sipas kritikëve, poezitë e tij të hershme karakterizohen nga një mëdyshje apo kërkim strukturor, ndërsa në aspektin e përmbajtjes qëndron lart teza që ai është ndikuar nga Zija Pashai dhe Abdulhak Hamidi.[16]
Nga analizat që kritikët letrarë kanë bërë mbi poezinë e Akifit e Safahatin në veçanti, një pjesë e mirë e kritikëve shprehen që poezia e tij më tepër se mjeshtërinë artistike mbart një mision. Si një shembull i kësaj teze përmendet fakti që në poezitë e Mehmet Akifit ka një dendësi të madhe fjalësh. Sipas kritikëve është e vërtetë që poezia shkruhet me fjalë, por fjalët duhen kursyer. Do të thotë që poezia e mirë është të përçuarit e mesazhit me sa më pak fjalë. Si pasojë mund të thuhet që poezia e Akifit më tepër se një vepër artistike është funksionale. Duke patur parasysh faktin që fjalët në poezinë e tij e kanë gjithnjë një adresë, atëherë teza e poezisë funksionale merr rëndësi.[17] Në këtë kontekst mund të thuhet që poezia e Mehmet Akif Ersojit është edukuese. Përmes problemeve, dialogjeve, ndjenjave që trajtohen në shkrimet e tij, Akifi mundohet ta përçojë mendimin dhe zgjidhjen, që ai i jep problemit të trajtuar në poezi. Në këtë rast lexuesi bëhet vetë pjesë e ndjenjave që përçohen me anë të poezisë, por në të njëjtën kohë kalon edhe një proçes edukimi përmes poezisë së Akifit.
Tematika e shkrimeve të tij është e lidhur ngushtë me sistemin e mendimit të tij dhe me problematikat e shoqërisë. Pikërisht këtu fshihet dhe një lidhje emocionale mes lexuesit shqiptar dhe Mehmet Akif Ersojit. Ai e shpreh në këtë mënyrë shqetësimin për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhej atdheu:
“Për shkak të hallit të tre të patruve, një popull tre milion
Pa shih si grihet! Ngrihu, ati im nga varri ku po pushon!
Të gjallët s’vrapuan në ndihmë, të paktën ti u shko…
Shqipëria digjet…. Dhe, kësaj radhe, për tmerr!”[18]
Po në librin e katërt të Safahatit ai jep shembullin e Shqiptarëve për tragjedinë që përjetonte shoqëria e kohës së tij:
“Ndërsa keni për shembull shqiptarët, ç’është ende
Kjo politikë e ngatërruar, kjo çështje pa kuptim?
Më duket se biri juaj nuk e njeh rrugën kah kalon…
Përzejeni, më në fund, hajdutin që ju udhëzon!
Dëgjomëni mua që po, jam shqiptar….
S’kam tjetër ç’them… Vendi im i mjerë!…”[19]
1. d. Sistemi i mendimit të Akifit
182396
Në aspektin ideologjik, Mehmet Akif Ersoji është shumë i qartë dhe mendimi i tij përputhet plotësisht me personalitetin dhe veprimtarinë e vetë poetit. Kjo varet edhe nga përgatitja e shëndoshë mendore, që ai kishte kaluar. Përveç njohjes shumë të mirë të gjuhëve dhe shkencave orientale e fetare, Mehmet Akifi kishte dijeni shumë të detajuar dhe të mendimit dhe figurave kryesore perëndimore. Që në rininë e tij Akifi ishte njohur dhe kishte lexuar Shekspirin, Hygoin, Lamartinin, Rusoin, Renanin, Zolan e shumë mendimtarë të tjerë perëndimorë.[20] Në këtë kontekst bëhet më i kuptueshëm koncepti i mendimit të Akifit. Sistemi i mendimit të tij bazohet në një ideologji të kristaltë, e cila pasqyrohet në veprimtarinë dhe shkrimet e tij. Nisur nga shkrimet dhe veprimtaria e tij mund të thuhet që mendimi i Mehmet Akif Ersojit është i përmbledhur një fjali të famshme tijën: “Ta marrim frymëzimin drejtpërdrejt nga Kur’ani; e ta shprehim Islamin sipas konceptimit të kohës”.[21]
Nuk ka dyshim që mendimi i Mehmet Akif Ersojit pasqyrohet qartazi në veprën e tij “Safahat”. Libri i gjashtë i Safahatit me titull Asimi, flet për një djalosh me emrin Asim, i cili jetonte në Stamboll. Asimi na paraqitet si një njeri i fuqishëm, me trup të bëshëm, i cili në të njëjtën kohë merret dhe me sportin e mundjes. Përveç anës sportive Asimi është shumë i suksesshëm edhe ne mësime dhe veçanërisht në shkencat ekzakte. Ndërsa në aspektin shpirtëror, ai është një besimtar i mirë dhe respektues e mbartës i vlerave. Me anë të këtij libri Mehmet Akif Ersoji i paraqet lexuesit të riun e tij ideal, i cili është fizikisht i fuqishëm, zotërues i zhvillimeve më të fundit të shkencës, por edhe praktikues fetar e mbartës i vlerave pozitive për shoqërinë. Në realitet Asimi është vetë dëshira e Mehmet Akif Ersojit për rininë e shoqërisë në të cilën ai jetoi dhe dha kontributin e tij. Në fakt ky shembull e shpjegon më së miri edhe thënien e tij që shembull duhet të jetë Kur’ani, por ai duhet transmetuar tek të tjerët me gjuhën e kohës apo rrethanave në të cilën ndodhet individi.
Në një këndvështrim më të gjerë mund të thuhet që mendimi i Akifit nuk është unik. Ai është formuar në raport me gjendjen politike, ekonomike e kulturore të qytetërimit të cilit i përkiste. Ashtu si ka njerëz, të cilët kanë ndjenja e mendime të përbashkëta edhe qytetërimet mbartin të njëjtat elemente. Në këtë kontekst është normale që Akifi dhe misioni e shkrimet e tij, të kenë “shokë të tjerë” në Turqi, Lindje të Mesme apo në botën Arabe. Muhammed Abduh, Xhemaleddin Afgani, Musa Xharullah dhe Reshid Riza, janë disa nga këta dijetarë, me të cilët Akifi tregon ngjashmëri në mendimet dhe shkrimet e tij.[22] Nga studimet e bëra vihen re paralelizma të mëdha mes shkrimeve të Mehmet Akif Ersojit me ata të dijetarit dhe aktivistit të madh Muhammed Ikbal. Që të dy mbartin të njëjtat brenga, të njëjtat ideale e mendime dhe recetat që i japin shoqërisë janë të ngjashme.[23] Brenga e tyre nuk kishte lidhje me një grup, shoqëri apo komb. Ata i shihnin dhe i trajtonin çështjet në prizmin e qytetërimit. Këtë aspekt e shohim qartë në Safahatin e Akifit, ku ai shkruan për problemet e shoqërisë duke filluar nga Lindja e largët, deri në Ballkanin e Andaluzinë mesdhetare. Akifi në Turqi e Ikbali në Indi përjetonin me zemra të plagosura gjendjen e vështirë në të cilën gjendeshin vendet e tyre. Ata ishin dy bilbilë, që vajtonin fatin e dhimbshëm të popujve të tyre. Përveç të qënurit aktiv në jetën sociale, ata të dy e dhanë luftën e tyre me poezitë e shkrimet që ata nxorën, tematika e të cilave ishin rrugëzgjidhjet për problemet e shoqërisë pjesë e së cilës ishin.
Nuk ka dyshim, që boshti i mendimit të tij është këndvështrimi Islam i sistemit të mendimit në tërësi. Mehmet Akif Ersoj është njëri ndër figurat më kryesore të mendimit Islam në fillimet e shekullit të XX. në Turqi. Për këtë arsye Mehmet Akif Ersoji është konsideruar si figurë model në zhvillimin e mendimit dhe ideologjisë Islame të kohëve moderne. Në citatin e mësipërm, në të cilin është përmbledhur e gjithë filozofia e Mehmet Akif Ersojit, janë dy pika kryesore që për Akifin janë gurë kilometrikë në zgjidhjen e problemeve në të cilat gjendej qytetërimi të cilit i përkiste. Pika e parë konsiston në aspektin që për zgjidhjen e problemeve dhe dobësive që tregonte shteti e shoqëria osmane ekzistonte vetëm një recetë shërimi, i cili ishte Kur’ani. Pra ideologët, administrata, qeverisësit dhe kasta udhërrëfyese e shoqërisë osmane, duhet të mbështeteshin tek principet Kur’anore për të dalë nga gjendja e mjerueshme në të cilën gjendej perandoria. Ndërsa pika e dytë konsistonte në aplikimin e këtyre principeve në përputhje me gjuhën, metodat dhe nevojat e kohës.
1. e. Përfundim
Si përfundim mund të themi që, kombi shqiptar përgjatë shekujve i ka dhënë shumë bij njerëzimit. Është e vërtetë që ne si komb nuk i kemi dhënë një qytetërim njerëzimit, por bijtë e këtij kombi kanë shkëlqyer në përparimin e njerëzimit. Shqiptarët kanë dhënë kontribute të mëdha si perandorive të qytetërimit perëndimor, ashtu dhe atyre lindore. Njëri ndër këta njerëz të mëdhenj që i kanë shërbyer njerëzimit, pa dyshim është dhe Mehmet Akif Ersoj. Ky njeri vlerash me origjinë nga fshati Shushicë i Pejës, është shkruesi i himnin të flamurit turk, por dhe njëri ndër mendimtarët dhe aktivistët më të mëdhenj turq të shekullit të kaluar.
Mehmet Akifi na del përpara, si një njeri idealist, si në mendime, ashtu edhe në shkrimet dhe veprimtarinë e tij. I gjendur përballë vështirësive të mëdha në të cilat po kalonte qytetërimi të cilit i përkiste por dhe e gjithë bota, ai e ndiente shumë thellë hidhërimin dhe dhimbjen e shkaktuar në shoqëri. Si një idealist që ishte, Mehmet Akif Ersoji ka kontribuar fizikisht, shpirtërisht e materialisht në plotësimin e idealeve të tij dhe orientimin e shoqërisë drejt vlerave njerëzore. Ai është një bilbil që vajton dhimbjen që ndiente shoqëria të cilës i përkiste. Dy nga shtatë librat që formojnë librin e tij Safahatin, i janë dedikuar veçanërisht luftës ballkanike në të cilën humbën jetën me miliona njerëz të pafajshëm, u shkatërrua e u varfërua i gjithë gadishulli ballkanik. Ai ndien dhimbje e vuajtje për problemet në të cilat gjenden bashkëkombësit e tij, aspekt të cilin e shpreh në poezi të ndryshme kushtuar Kosovës. Problemet e ndarjes së Shqipërisë e trojeve shqiptare dhe sulmet që iu bëheshin këtyre trojeve, zënë një vend të veçantë në botën e tij shpirtërore dhe pasqyrohen gjithashtu edhe në veprën e tij.
Për fat të mirë sot vepra e tij Safahati gjendet e përkthyer dhe në gjuhën e origjinës së Akifit, pra në shqip. Duhet falenderuar përkthyesit por duhet inkurajuar dhe lexuesi ta lexojë vetë Mehmet Akif Ersojin. Rreth tij janë shkruar shumë, por mes tyre ia vlen të theksohen disa më kryesoret. Një ndër punimet më kryesore rreth Mehmet Akif Ersojit është libri Mehmet Akif Hayatı, Eserleri ve Yetmiş Muharririn Yazıları i botuar në Stamboll në dy vëllime i vitit 1939 ku kanë kontribuar dijetarët e intelektualët më të mëdhenj turq të shekullit XX. Në të vërtetë vetëm ky punim është mëse i mjaftueshëm për të treguar figurën shumë-dimensionale dhe karakterin e mendimin e Mehmet Akif Ersojit. Në Turqi çdo vit organizohen konferenca, panele shkencore, sipoziume e mbrëmje letrare në nder të kësaj figure të madhe. Dhe nëse në Turqi rreth tij janë shkruaj mbi dyqind libra e me mijëra ese për fat të keq në Shqipëri ai nuk njihet shumë. Por edhe pse kanë kaluar mbi njëqind vjet nga shkrimet e tij, vërejmë që tematika dhe problemet e trajtuara në ata shkrime, janë shumë koherente me problemet e ditëve të sotme në këtë gjeografi. Kjo tregon madhështinë e Mehmet Akifit, por edhe nevojën e hulumtimit të mëtejshëm e të vazhdueshëm të veprave të tij.
Referenca
Ayçil, Ali, “Dördüncü Kitap (Fatih Kürsüsünde) İçin Dolaylı Bir Şerh”, Karakter Abidesi ve BirÇığlık Olarak Mehmet Akif Özel Sayısı, Hece Dergisi, Sy. 133, Ankara 2008.
Çağın, Sabahattin, “Akifin Kişiliğine Dair”, Karakter Abidesi ve Bir Çığlık Olarak Mehmet Akif Özel Sayısı, Hece Dergisi, Sy. 133, Ankara 2008.
Çantay, Hasan Basri, “Anılarda Akif”, Karakter Abidesi ve Bir Çığlık Olarak Mehmet Akif Özel Sayısı, Hece Dergisi, Sy. 133, Ankara 2008.
Erol, Murat, “Sath-ı Vatan ya da Mehmet Akıf Ersoy’un Makaleleri”, Karakter Abidesi ve Bir Çığlık Olarak Mehmet Akif Özel Sayısı, Hece Dergisi, Sy. 133, Ankara 2008.
Ersoj, Mehmet Akif, Fletët, Përkth. Mithat Hoxha, Logos-A, Shkup 2006.
Ersoy, Mehmet Akif, Safahat, AkvaryumYayınevi, İstanbul 2006.
Hece Dergisi, Karakter Abidesi ve Bir Çığlık Olarak Mehmet Akif Özel Sayısı, Sy. 133, Ankara 2008.
Kara, Mustafa, İstiklalimizin Bülbülü Mehmet Akif Ersoy, Özal Matbaası, İstanbul 2012.
Okay, Orhan, “Mehmet Akif’in Karakteri ve Sanatı”, Karakter Abidesi ve Bir Çığlık Olarak Mehmet Akif Özel Sayısı, Hece Dergisi, Sy. 133, Ankara 2008.
Okay, M. Orhan, Düzdağ, M. Ertuğrul, “Mehmet Akif Ersoy Maddesi”, TDV Islam Ansiklopedisi, C. XXVIII, Ankara.
Özalp, N. Ahmet, Said Halim Paşa: Tüm Eserleri, Anka Yayınları.
Özdenören, Rasim, “Müslüman Bir Düşünür Olarak Mehmet Akif’in Çelişkileri”, Karakter Abidesi ve Bir Çığlık Olarak Mehmet Akif Özel Sayısı, Hece Dergisi, Sy. 133, Ankara 2008.
Şahin, Mustafa, “Mehmet Akif/ Muhammed İkbal Ümmet-i Muhammedin Mahzun İkizleri”, Karakter Abidesi ve Bir Çığlık Olarak Mehmet Akif Özel Sayısı, Hece Dergisi, Sy. 133, Ankara 2008.
Taşdelen, Vefa, “Safahat’ın Eğitim İmaları”, Karakter Abidesi ve Bir Çığlık Olarak Mehmet Akif Özel Sayısı, Hece Dergisi, Sy. 133, Ankara 2008.
________________________________________
[1] Ersoy, Mehmet Akif, Safahat, AkvaryumYayınevi, İstanbul 2006, s. XIII; Për të dhëna më të detajueshme rreth jetës, shkrimeve dhe veprimtarisë së Mehmet Akif Ersojit shiko dhe përkthimin Shqip të Safahatit: Ersoj, Mehmet Akif, Fletët, Përkth. Mithat Hoxha, Logos-A, Shkup 2006:66.
[2] Çantay, Hasan Basri, “Anılarda Akif”, Karakter Abidesi ve Bir Çığlık Olarak Mehmet Akif Özel Sayısı, Hece Dergisi, Sy. 133, Ankara 2008:541.
[3] Për të dhëna më të detajuara rreth jetës së Mehmet Akifit shiko: Kara, Mustafa, İstiklalimizin Bülbülü Mehmet Akif Ersoy, Özal Matbaası, İstanbul 2012:11-39.
[4] Okay, M. Orhan, Düzdağ, M. Ertuğrul, “Mehmet Akif Ersoy Maddesi”, TDV Islam Ansiklopedisi, C. XXVIII, Ankara, s. 433.
[5] Çantay, s. 527-528.
[6] Özalp, N. Ahmet, Said Halim Paşa: Tüm Eserleri, Anka Yay., s. 7.
[7] Çağın, Sabahattin, “Akifin Kişiliğine Dair”, Karakter Abidesi ve Bir Çığlık Olarak Mehmet Akif Özel Sayısı, Hece Dergisi, Sy. 133, Ankara 2008:618.
[8] Okay, Düzdağ, s. 433.
[9] Hece Dergisi, Karakter Abidesi ve Bir Çığlık Olarak Mehmet Akif Özel Sayısı, Sy. 133, Ankara 2008:4.
[10] Erol, Murat, “Sath-ı Vatan ya da Mehmet Akıf Ersoy’un Makaleleri”, Karakter Abidesi ve Bir Çığlık Olarak Mehmet Akif Özel Sayısı, Hece Dergisi, Sy. 133, Ankara 2008:182.
[11] Okay, Düzdağ, s. 436.
[12] Për të dhëna me të detajueshme rreth tematikës së shkrimit të Mehmet Akif Ersojit shiko: Erol, s. 183-194; Gjithashtu për bibliografinë e shkrimeve, përkthimeve shiko: Kara, s. 41.
[13] Taşdelen, s. 149.
[14] Okay, Orhan, “Mehmet Akif’in Karakteri ve Sanatı”, Karakter Abidesi ve Bir Çığlık Olarak Mehmet Akif Özel Sayısı, Hece Dergisi, Sy. 133, Ankara 2008:9.
[15] Ayçil, Ali, “Dördüncü Kitap (Fatih Kürsüsünde) İçin Dolaylı Bir Şerh”, Karakter Abidesi ve Bir Çığlık Olarak Mehmet Akif Özel Sayısı, Hece Dergisi, Sy. 133, Ankara 2008:288.
[16] Okay, Düzdağ, s. 436.
[17] Taşdelen, Vefa, “Safahat’ın Eğitim İmaları”, Karakter Abidesi ve Bir Çığlık Olarak Mehmet Akif Özel Sayısı, Hece Dergisi, Sy. 133, Ankara 2008:149.
[18] Ersoj, f. 281.
[19] Ersoj, f. 284.
[20] Okay, Düzdağ, s. 434.
[21] Erol, s. 184.
[22] Özdenören, Rasim, “Müslüman Bir Düşünür Olarak Mehmet Akif’in Çelişkileri”, Karakter Abidesi ve Bir Çığlık Olarak Mehmet Akif Özel Sayısı, Hece Dergisi, Sy. 133, Ankara 2008:73.
[23] Şahin, Mustafa, “Mehmet Akif/ Muhammed İkbal Ümmet-i Muhammedin Mahzun İkizleri”, Karakter Abidesi ve Bir Çığlık Olarak Mehmet Akif Özel Sayısı, Hece Dergisi, Sy. 133, Ankara 2008:56.

Ja cfare pasurie la Faik Konica pas vdekjes



I lindur në Konicë, më 15 mars 1875 në një familje të vjetër feudale mësimet e para ai i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit për të kryer pastaj shkollën e mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta. Më 1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të SH.B.A. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare. Pasi boton broshurën “Shqipëria dhe turqit” (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel (Belgjikë), ku nxjerr revistën “Albania”, kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë. E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propogandoi për vite me radhë (1897-1909) programin e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë.

Më 1909 F.Konica, si u mbyll revista “Albania” në Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SH.B.A. ku drejton gazetën “Dielli” edhe më pas gazetën “Trumpeta e Krujës”. Me themelimin e Federatës “Vatra”, më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare shqiptare në SH.B.A., do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. Në kongresin shqiptar të Triestes (1913), që u mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri, Zvicër, Itali e gjetkë.

Në 1921 u kthye në SH.B.A., ku u zgjodh kryetar i Federatës “Vatra”, po ndërkaq në vitet 20 u lidh dhe ndikoi në lëvizjen demokratike që zhvillohej në Shqipëri. Këtë do ta bënte nëpërmjet gazetës “Dielli” dhe “Shqiptari i Amerikës”. Me dështimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e A.Zogut në fuqi, Konica u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SH.B.A. Vdiq në Uashington në 14 dhjetor 1942. Sipas As. Prof. Fatmira Rama, njohja e veprës shumëplanëshe të Konicës, i ngjan një ajzbergu, të cilit mund t’i shohim vetem majën, pa ditur se çfarë fshihet nën ujë. Gjatë viteve 1925-1939, Konica shpalosi një publicistikë pjellore dhe ekspresive, duke iu kushtuar kryesisht kritikës politike dhe shoqërore. Me veprimtarinë e tij, Ai iu përkushtua sa lëvizjes kombëtare po aq dhe lëvizjes demokratike për një qytetërim perëndimor të Shqipërisë. Si i tillë, Konica mund të kuptohej dhe interpretohej drejt vetëm në klimën e një shoqërie pluraliste. Eshtë edhe kjo një nga arsyet e interesimit të thellë që ka ngjallur vepra e Konicës në ditët e sotme.

Idetë dhe veprimtaria e Konicës

Pas dështimit të Revolucionit të Qershorit të vitit 1924, ku Faik Konica dha kontributin e tij, ai do të paraqiste një alternativë të caktuar të zhvillimeve të ardhshme demokratike në vend. Kështu, Konica rrugën e zhvillimit demokratik e pa në alternativën e shndërrimeve, të reformave të njëpasnjëshme, në kuadrin e rritjes së pjekurisë politike të popullit shqiptar dhe të klasës drejtuese të tij. Ai ishte i bindur se, reformat duhej të ishin në kufirin e liberalizmës, se i vetmi shpëtim i kombit tonë ishte zhvillimi i tij, “për më tepër kuptim politik, më tepër dashuri për punë e rregull, më tepër butësi e bashkim”.Duke shpalosur domosdoshmërinë e shkëmbimeve të mendimeve midis palëve kundërshtare, Konica lëshoi thirrjen: “Janë ca raste historike kur zëri i partive dhe i kundërshtimeve duhet të pushojë përpara një interesi më të lartë”. Konica si ministër i shtetit shqiptar në SHBA ruajti autoritetin e këtij shteti, por asnjëherë nuk hoqi dorë nga shikimi kritik i realitetit të vendit të viteve 1925-1939. Ai goditi metodat për vendosjen e kontrollit të regjimit zogist në vend, burokracinë aq të dukshme, spekullimet e nëpunësve, gazetarët dhe redaktorët që i shërbenin parasës dhe jo idealeve demokratike. Një kritikë e tillë gjen vend në shkrimin “Shqipëria si m’u duk”, botuar tek “Dielli” 1929.

Veprimtaria e Konicës

Roli i Konicës duhet parë edhe si pasurues i kulturës kombëtare, si pubicist, si gjuhëtar e letrar, si historian, etnograf etj. Si historian, ai do të sillte ndihmesa të reja në pasurimin e tezave të autoktonisë së shqiptarëve, të trashëgimisë ilire të popullit tonë, të traditës së tij shtetformuese, të rolit të epopesë skënderbejane etj. Si “princi i gjuhës shqipe”, ai do të jepte ndihmesë të madhe edhe në formimin e gjuhës letrare shqipe. Por është pikërisht problemi kombëtar që ndikoi në parashtrimin prej tij të alternativave të veçanta për ecurinë dhe rrugët e zhvillimeve demokratike në Shqipëri në këto vite. Duke qenë shtet i gjymtuar përsa i përket tërësisë territoriale, Konica besonte se, shqiptarët nuk e kishin atë liri që të provonin, që të bënin ndryshime për shkak të rrezikut të madh të jashtëm.

Në vitet 1925-1939, ai do t’i kushtonte përsëri vëmendje çështjes së feve dhe klerit në Shqipëri, raporteve të tyre me shtetin dhe rolin e tyre si fe dhe jo si “axhensi politike”. Me vlerë të posaçme është vlerësimi që i bën ai rolit të shqiptarëve katolikë në lëvizjen kombëtare shqiptare. Bashkëkohësit e Konicës, miq dhe kundërshtarë, do ta vlerësonin lart personalitetin për potencialin dhe rrezatimin e tij në kulturën shqiptare.Në lëmin e krijmtarisë së mirëfilltë letrare, penës së Faik Konicës i përkasin disa proza poetike, të cilat karakterizohen nga kulti i formës së kulluar artistike. Por vepra letrare artistike më e rëndësishme është novela ,”Doktor Gjilpëra që zbulon rrënjet e dramës së Mamurrasit”, botuar si nënfletë në gazetën “Dielli”.

Në të kritikoi prapambetjen e jetës shoqërore dhe shpirtërore të vendit. Faik Konica ishte gjithashtu një nga nismëtarët e kritikës letrare. Ai vuri në dukje përparimin e poezisë shqiptare në veprën e Naimit dhe të De Radës, çmoi Asdrenin, Çajupin etj. Faik Konica, la edhe përkthime mes të cilave disa përralla nga “Njëmijë e një netë”, që u botuan në librin “Nën hijen e hurmave”.Faik Konica lindi më 15 mars 1876 në Konicë; vdiq në Uashington në 14 dhjetor 1942. Rrjedh nga një familje e vjetër feudale. Mësimet e para i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Mësoi në Shkodër, Kostatinopojë, Francë dhe SHBA. Ishte bir i derës së famshme të bejlerëve të Konicës.

Nga e ëma binte gjak me Ali Pashë Tepelenën edhe pse vetë kurrë nuk e ka pohuar. Fliste frëngjishte të kulluar. Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit për të kryer pastaj shkollën e mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris.Më 1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të SHBA me medalje ari, ndërkohë që është cilësuar nga miqtë e tij si “biblioteka lëvizëse”. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare. Pasi boton broshurën “Shqipëria dhe turqit” (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel (Belgjikë), ku nxjerr revistën “Albania”, kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë. E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propogandoi për vite me radhë (1897-1909) programin e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë.

Më 1909 Konica, si u mbyll revista “Albania” në Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SHBA ku drejton gazetën “Dielli” edhe më pas gazetën “Trumpeta e Krujës”. Me themelimin e Federatës “Vatra”, më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare shqiptare në SHBA, do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. Në kongresin shqiptar të Triestes (1913), që u mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri, Zvicër, Itali e gjetkë.Në 1921 u kthye në SHBA, ku u zgjodh kryetar i Federatës “Vatra”, po ndërkaq në vitet 20 u lidh dhe ndikoi në lëvizjen demokratike që zhvillohej në Shqipëri.

Këtë do ta bënte nëpërmjet gazetës “Dielli” dhe “Shqiptari i Amerikës”. Me dështimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e Ahmet Zogut në fuqi, Konica u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA. Ministër i oborrit mbretëror në SHBA (përfaqësues i Shqipërisë), Konica ishte një pianist i shkëlqyer dhe një shkrimtar gjenial. Ai mbahet si krijuesi i prozës moderne shqipe. Çdo krijues i letërsisë shqiptare që vjen pas tij mund vetëm të quhet nxënës i tij.Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike.

Çfarë pasurie la Faik Konica pas vdekjes?

Disa nga këto kureshti na i zbulojnë dy letra të shkruara vetëm pak ditë pas vdekjes së intelektualit të madh.30 dhjetor i viti 1942. Faik Konica është ndarë nga jeta 14 ditë më parë. Në legatën e Zvicrës në Uashington, W. de Bourg, kryetar i Këshillit të Ministrave, i shkruan një letër Fan Nolit. Disa persona janë interesuar për sendet personale të Konicës.Fill pas vdekjes, 10 ditë më vonë, me 24 dhjetor (Konica vdiq me 14 dhjetor 1942), një zonjë dhe dy zotërinj kanë mbërritur në zyrat e legatës zvicerane në Uashington dhe interesohen për pasurinë e tij.Zotërinjtë quhen Peter Tiko dhe Shefqet Bença, ndërsa zonja thirret “Zonja Graham”. Zotërinjtë janë paraqitur sipas udhëzimit të Fan Nolit dhe në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës. Por asgjë nuk ka shkuar në fund. Drejtuesit e legatës nuk kanë ndërmarrë veprime, pasi dy personat e interesuar janë paraqitur pa letërnjoftim e pa letër kredenciale. Duke mos e vënë në dyshim se borxhet e të ndjerit do t’i paguajë federata Panshqiptare, ata kanë vendosur që të zbrazin apartamentin e tij dhe sendet personale t’i ruajnë deri pas luftës, ose derisa gjërat të zgjidhen me trashëgimtarët.

Fjali gati zyrtare, por që na zbulojnë detaje të panjohura.

Përmes tyre mësojmë se Konica kishte lënë një shtëpi në Uashington, të mobiluar dhe me sendet personale që kishin një vlerë të konsiderueshme e që duhej të ruhej. Po ashtu, kishte lënë pasaportën, disa xhevahire, pak para e gjëra të tjera me vlerë jo shumë të madhe.Aty shprehet qartë se Konica ishte në borxhe në momentin kur vdiq dhe shpresohej që këto borxhe t’i paguante federate Panshqiptare. Thuhet qartë se personi i interesuar ishte Fan Noli, i cili kishte udhëzuar edhe dy personazhet që të shkonin në legatën zvicerane të interesoheshin.Po ashtu, jepet edhe sugjerimi për një zgjidhje të mundshme, pasi është kohë lufte dhe ende nuk është zgjidhur çështja me trashëgimtarët e Konicës.Letra e plotë e botuar pa shkurtime, na rrëfen gjithë imtësitë. E kemi shkëputur nga dosja me numër 238 që i përket vitit 1942. Është përfshirë si shtesë fondi në vitin 2003, në fondin e Fan Nolit me numër 14. Vijon si më poshtë:

Letra 1

Legata e Zvicrës Uashington D.C. 30 dhjetor 1942
I Përndershmi Fan S. Noli
26 Blangden Street
Boston mass.
Fort i ndershmi peshkop Noli
Kam nderin të ju njoftoj se më 24 dhjetor, Zonja Graham erdhi në këtë zyrë e shoqëruar nga zoti Peter Tiko dhe zoti Shefqet Bença, lidhur me vdekjen e ministrit shqiptar në Shtetet e Bashkuara.

Dy zotërinjtë theksuan se kishin ardhur këtu sipas udhëzimit tuaj dhe në emër të Pan Albania Federation of America ( Federatës Panshqiptare të Amerikës) për ta vendosur pasurinë e zot. Konicës. Meqë ata nuk kishin me vete as letër njoftimi e as letër kredenciale, unë këtë çështje e shqyrtova në prezencën e zonjës Graham.Meqë Zvicra po e përfaqëson Shqipërinë në Shtetet e Bashkuara me cilësi gjysmëzyrtare, unë u pajtova të ndihmoj me qëllim për t’i mbrojtur interesat e parashtruara. E di se Federate Panshqiptare do t’i pagojë të gjitha borxhet e të ndjerit.Unë rekomandova që apartamenti i zot. Konicës të zbrazet e gjërat të strehohen deri pas lufte, apo derisa e tërë çështja të mos zgjidhet pas konsultimit me trashëgimtarët.

Për qëllime mbrojtëse plaçka e shtëpisë të depozituara mund të vihen në emër të legatës, e pagesat e depozitës të paguhen nga Federata Panshqiptare.Pasaporta e zot. Konicës, si dhe xhevahiret, paratë dhe gjërat e tjera me vlerë më të vogël, mund të depozitohen në këtë zyrë me marrjen në dorëzim të Zonjës Graham,Meqë personat e lartpërmendur asgjë tjetër nuk thanë lidhur me këtë çështje, do të kisha qenë mirënjohës të kem sugjerimet tuaja dhe mundësisht, pajtimin e Federatës Panshqiptare.

Ndihma për të varrosur Konicën

Ndërsa një telegram i shkruar 4 ditë pas vdekjes së Konicës, dhe dy ditë para se ai të varrosej në Boston, na zbulon edhe detaje të tjera nga ajo që mund të quhet gjendja financiare e Konicës në vitet e fundit të jetës së tij. Duket ndihmat e shumta në para në emër të çështjes kombëtare, të nxjerra mbase dhe nga xhepi i tij, si dhe kushtet e jetesës në ato kohë të vështira e angazhimesh të shumta, e kishin çuar Konicën drejt një gjendjeje të vështirë ekonomike. Shpesh Konica përmend në letrat e tij dërguar Nolit shuma parash që ia niste në momente të caktuara, kur Noli vërtitej nëpër Evropë, ndërsa ndiqnin idealet e planet e tyre politike e atdhetare.Sidoqoftë, në momentet e fundit, Konica duhej të ishte zhytur në borxhe. Edhe shpenzimet për varrimin e tij, ishin përballuar nga ndihmat e mbledhura prej komunitetit të shqiptarëve në Amerikë.Këtë na e dëshmon ky telegram ngushëllimi dërguar peshkop Nolit nga një grup shqiptarësh në Virginia, ku mes të tjerash ata theksojnë se kanë dërguar një shumë prej 73 dollarësh si dhe pjesën e shpenzimeve të varrimit dhe në si kontribut nga shqiptarët e Weirton-it.

Telegrami i plotë vijon si më poshtë:

Telegram
WEIRTON, WEST Virginia
(Virgjinia perëndimore)
18 dhjetor b1942
Nevrus Staria, C/O Peshkop fan S. Nolit,
26 Blagden Street, Boston Mass.

“Me anë të kësaj po i dërgojmë shtatëdhjetë e tri dollar s’bashku me ngushëllimet tona të sinqerta me rastin ne vdekjes së Faik Konicës dhe pjesën e shpenzimeve të varrimit që i e dhanë si kontribut shqiptarët e Weirton-it”

“Po ashtu, vatra Branch of Weirton (Vatra dega e Weirton-it) me këtë rast u riorganizua për të dëshmuar sinqeritetin dhe bashkëpunimin me peshkop Nolin
“Përshëndetje të gjithë anëtarëve të bashkësisë. Përshëndetje të posaçme peshkop Nolit për përpjekjet e tij patriotike dhe përfaqësimet që i bëri në ministrinë e punëve të jashtme përkitazi me njohjen e qeverisë shqiptare në mërgim”.
Vatrës, Diellit
Boston, Mass.
Nënshkruar C.CDe Kallarati dhe Sulo Kapshtiza

Në fjalën e lamtumirës ditën e varrimit

Ai ishte njeri me dituri të lartë. U shkollua në shkollat frënge dhe diplomoi në College de Lisieux, Universiteti i Francës. Më vonë magjistroi në Universitetin e Harvardit në gjuhët romane. Ai nuk ishte i kënaqur me titujt, prandaj gjatë tërë jetës së tij mblodhi dhye lexoi libra dhe kurrë nuk harroi atë çka lexoi. Në të vërtetë ai ishte një enciklopedi e gjallë.Në moshën 26 vjeçare ai filloi të boton revistën Albania (Shqipëria) në Bruksel, në Francë dhe Shqipëri dhe ai atë e vazhdoi së botuari gjer më 1910 kur erdhi në Amerikë. Revista e tij është thesar i historisë, letërsisë, filologjisë dhe folklorit shqiptar. Ajo është e shkruar në një stil të bukur dhe është vepra më jetëgjatë që ai na la.

Universiteti i Harvardit ka në posedim tërë koleksionin në Widener Library, ku ajo mund të rishkrohet (shqyrtohet). Në Amerikë ai punoi si redaktor i gazetës shqiptare “Dielli” dhe si kryetar i Federatës Shqiptare “Vatra”. Lidhur me punën e tij gazetareske, ju të gjithë e dini se ai nuk ishte tamam engjëll, meqë ai ndonjëherë pendën e tij e zhyste në acid viriolik vërtet në mënyrë allafrënga, përpos së gjithash askush nuk është i përsosur, dhe ne do të lejojmë që të shkuemet të jenë të harrueme. Më 1926 ai u emërua Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë nga mbreti Zog dhe ai mbeti në atë detyrë deri më 1939, vit fatal kur Shqipëria u pushtua nga Italia.

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...