2015-01-09

Recetat popullore për të kuruar kollën, gripin dhe zemrën



: DENISA SPAHO





Shpeshherë, kur përballemi me probleme të vogla a të mëdha në jetën e përditshme, themi “të kemi shëndetin”. Se shëndeti fizik e mendor janë ato çka e bëjnë të plotë trupin e njeriut e vetë jetën. Sigurisht, sëmundjet mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore, por, nëse do ishte e mundur, parandalimi është rruga më e sigurt për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Por dhe në ato raste kur dikush është prekur nga një sëmundje e caktuar, ekzistojnë procedura të thjeshta që mund të ndiqen në kushtet e shtëpisë, të cilat ndihmojnë në mos përkeqësimin e gjendjes. Çelësi është gjithnjë tek informacioni. Specialistët e shëndetësisë japin një sërë këshillash e kurash popullore të thjeshta për të larguar kollën që shfaqet sidomos kur jemi me grip apo të ftohur. Jo pak herë është vërtetuar se janë vetë njerëzit ata që e dëmtojnë kolesterolin, që krijojnë probleme me mushkëritë, që acarojnë funksionimin e mëlçisë apo që nuk kujdesen aq sa duhet për mirëqenien organike.Pikërisht për këtë arsye, gazeta “Tirana Observer” boton në suplementin e sotëm këshillat mjekësore për çajrat, bimët, frutat e perimet që largojnë kollën. Në shumë raste këshillat vlejnë për të evituar shfaqjen e një sëmundjeje të caktuar dhe në raste të tjera për ta kuruar atë. Kështu ju mund të lexoni brenda pesë faqeve rekomandime të mjekëve për sëmundjet që shfaqen në stinën e dimrit, simptomat dhe çajrat që i kurojnë ato. Këshillat e përmbledhura në numrin e sotëm lidhen kryesisht me mënyrën tonë të të ushqyerit, si duhet të jetë ajo, si dhe me zakonet e përditshmërisë që një njeri nuk duhet t’i harrojë asnjëherë. Disa mënyra të thjeshta për të parandaluar kollën dhe për ta larguar atë në rastet e gripit, apo të ftohurit. Si të përgatisni çajrat me fruta për të kuruar sëmundjet e shfaqura në stinën e dimrit, gripin, të ftohurit, kollën e shumë të tjera. Pjesët e bimës që duhet zier dhe sasia që duhet përdorur. Këshillat më të fundit që japin mjekët për këdo që dëshiron një shëndet të mirë gjatë stinës së ftohtë të dimrit. Si të parandaloni dhe largoni kollën e vazhduehsme që ju bezdis fytin. Si të konsumoni ushqimet e duhura në mënyrë që të jeni sa më të shëndetshëm. Çfarë këshillojnë mjekët popullore për efekte kuruese të frutave. Disa mënyra të thjeshta për të shëruar kollën. Gjithçka në numrin e sotëm në një suplement prej pesë faqesh. Do të gjeni disa receta të thjeshta të mjekësisë popullore për përgatitjen e çajrave me fruta kuruese dhe këshillat më të fundit.

ACARIMI I BAJAMEVE
Bajamet e acaruara pudrosini nga jashtë me tokë kuruese. Kompresa me gjizë. 250 gramë gjizë, uthull molle, 3 pika tinkturë duhan mali-total. Gjizën qulleni mirë duke i hedhur uthull përsipër dhe pas saj dhe 3 pikat e tinkturës duhan mali-total. Tundeni përzierjen mirë e mirë.
Përdorimi:
Qullin (pelten) hidheni në një copë të linjtë me përmasa të tilla që t’i përshtaten fytit të pacientit. Gjizën hidheni direkt në lëkurë. Mbështilleni me një stof leshi. Kompresën hiqeni kur të jetë tharë gjiza dhe të thërrmohet. Pastaj lajeni lëkurën me kujdes me ujë të ngrohtë. Pacientit mbështilljani fytin me shall të freskët. Përsëriteni të njëjtën gjë mbas tre orësh.

VRIMAT E HUNDËS – PEZMATIM MUKOZASH
Banjë avulli me lisën. 1 dorë lisën, 5 pika vaj bergamot. Bëni një çaj me lisën. Lëreni të ziejë duke lëshuar flluska për 3 minuta. Hiqeni nga zjarri por mos e kulloni. Hidhni brenda në të 5 pikat e vajit të përmendur më sipër.
Përdorimi:
Me një peshqir mbi kokë afrojuni avullit dhe thithni sa më shumë. Kjo lloj banje me avull është e rekomandueshme për çdo rrufë si dhe u bën mirë organeve të frymëmarrjes.

FARINGITI (MALCIMI I GRYKËVE)
Limon – vaj. 1 limon, 2 thelpinj hudhre, 1 lugë gjelle vaj ulliri. Copëtojini mirë thelpinjtë e hudhrës në një tas të vogël, hidhni vajin e ullirit dhe përziejini mirë. Pastaj shtrydheni fort limonin pikë-pikë dhe përziejeni edhe një herë mirë.
Përdorimi:
Merrni 3 herë në ditë nga 2 lugë çaji. Pilari shton: ”Ky ilaç përdoret dhe është i rekomandueshëm për acarim bajamesh, kundër dhimbjeve të fytit, malcimit të grykëve, ngjirjes së zërit –pra kur të ikën zëri. Meqë njerëzit tanë këndojnë me qejf dhe me zë të lartë, si dhe flasin dhe qeshin shumë, kjo recetë është sprovuar shpesh.”

Çajrat që duhet të pini për të mos pasur kollë
Kolla mund të jetë akute dhe kronike. Kolla akute zgjat deri në tri javë, ndërsa ajo kronike shkon deri në tetë javë. Kolla shkaktohet nga sëmundje të ndryshme si ftohja në mushkëri, bronkiti kronik, astma bronkiale ose sëmundjet alergjike. Çaji me gjethet e gështenjës ka dhënë rezultate të mira për të larguar kollën. Gështenja, një nga drurët më të njohur në Shqipëri, nuk mund të vlerësohet vetëm për frutin e mrekullueshëm e të pasur me vitamina, por pema shquhet edhe për ndihmesën, që ajo jep në mjekësinë popullore. Gjethet e gështenjës luajnë një rol të rëndësishëm në lehtësimin e shumë sëmundjeve. Gjethet e gështenjës janë të pasura me substanca vepruese saponinë, eskulinë, fraksinë, flavoneve, taninë, të cilat ndikojnë dukshëm në qarkullimin e shpejtë të gjakut.

Përdorimi çajit
Pirja e tre gotave të çajit, të përftuar nga farat ose lulet e gështenjës, ndihmojnë në funksionimin sa më të mirë të veshkave. Në këtë mënyrë shmangen dhe sëmundjet e tjera, që mund të shfaqen nga çrregullimet, që ndodhin në to. Në sajë të vetive të shumta, që kanë gjethet e thara e të grimcuara, përdoret si rrudhëse, shërbejnë në rritjen e lëngut në stomak, duke bërë të mundur dhe shtimin e oreksit. Rezultate pozitive çaji jep edhe në kurimin e sëmundjeve reumatizmale. Janë pikërisht sëmundjet, që zhvillohen në mënyrë të theksuar dhe që kalojnë në fazën kronike e të zgjatur. Përdoret në lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve dhe gjunjëve, kur vijnë si pasojë e këtyre sëmundjeve. Gjethet e gështenjës në përbërje të tyre kanë veti irrituese për indet dhe shkaktojnë skuqjen e tyre. Çaji rekomandohet edhe te të gjithë ata që vuajnë nga majasëlli. Kjo sëmundje në të shumtën e rasteve shfaqet te moshat e rritura, veçanërisht te të moshuarit, me zgjerim dhe pezmatim të pjesës së poshtme të zorrës së trashë. Menjëherë pas shfaqjes së kësaj sëmundjeje këshillohet pija e çajit, pasi majasëlli mund të shkaktojë ndërlikime të tjera. Çaji i përftuar nga gjethet e gështenjës ka dhënë rezultate shumë të mira edhe në pezmatimet e rrugëve të frymëmarrjes. Sëmundjet e grykës janë të një natyre të menjëhershme e të zgjatura dhe karakterizohen nga acarimi i mbulesës së mukozës

Bronket

Sëmundja përhapet gradualisht dhe mund të kapë trakenë e bronkeve. Mund të shoqërohet me ngritje të temperaturës dhe me kollë. Shpesh kolla mund të shoqërohet dhe me gëlbazë. Çaji ka dhënë rezultate pozitive në lehtësimin e kollës. Për largimin e kollës këshillohet të pihet çdo ditë lëngu i gështenjës, i ëmbëlsuar me mjaltë. Kur kolla është e shoqëruar me sekrecione, gështenja është një bimë me veprim antiseptik që ndihmon në largimin e saj. Ajo bën të mundur lëngëzimin e saj dhe i sëmuri ndihet i lehtësuar. Kjo kurë shërben edhe për të gjithë ata që vuajnë nga astma. Në rastet e krizave dhe kur të sëmurit i merret fryma, këshillohet pirja e menjëhershme e çajit të gjetheve të gështenjës. Një rol të rëndësishëm japin gjethet edhe në disa prej sëmundjeve të zemrës, në veçanti të çrregullimit të ritmit dhe për pasojë edhe të pulsit. Çaji ndihmon edhe në rastet kur sëmundja shoqërohet me fryrje të këmbëve dhe barkut, për pasojë të dobësimit të muskulit të saj. Gjatë shfaqjes së këtyre shenjave këshillohet pirja e çajit deri në shërim të të sëmurit. Rezultate të mira janë arritur nga përdorimi i çajit edhe në çrregullime të enëve të gjakut, që furnizojnë trurin. Edhe në këtë rast nevojitet pirja e çajit të kësaj bime.

Përgatitja e çajit

Për përgatitjen e çajit nevojiten një deri tre lugë me bimën e grimcuar, të cilat hidhen në një enë ku shtohet një gotë me ujë të valuar. Ena mbulohet me kapak dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Më pas çaji kullohet dhe pihet i ëmbëlsuar sipas dëshirës. Ai këshillohet të pihet 1 deri 2 gota në ditë. Këshillohet të përdoret nga i sëmuri brenda 48 orëve nga çasti i përgatitjes, përndryshe, duke qenë mjedis i përshtatshëm për mikrobe, prishet. Duhet të ruhet në enë qelqi dhe jo metalike, sepse mund të bashkëveprojë me metalin, duke liruar lëndë të dëmshme dhe dëmton shëndetin. Çaji duhet të ruhet në vende të errëta dhe të freskëta. Pjesët që përdoren për kurimin e sëmundjeve janë gjethet e thara të gështenjës. Që të kenë rezultate pozitive gjatë përdorimit këshillohet që tharja të bëhet në ambiente me hije dhe të ngrohtë. Tharja mund të bëhet nën çatitë e banesave dhe në vende me hije për të pasur një veprim të ngadaltë. Koha në të cilën arrihet është tre deri në gjashtë ditë. Më pas gjethet e përftuara rekomandohet të ruhen në vende të ngrohta e pa lagështirë, të mbrojtura nga drita dhe pluhuri. Duhet pasur kujdes që gjethet të ruhen në një kuti. Nëse veprohet sipas këtyre rregullave, bima mund ta ruajë aftësinë e tyre kuruese deri në 18 muaj nga dita e mbledhjes së tyre.

Lëngjet e frutave për parandalimin e kollës
Lëngjet e frutave dhe çajrat e shumëllojshëm me prejardhje bimore japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet. Mjekët rekomandojnë pirjen në sasi të mëdha të këtyre lëngjeve, 2 deri në 3 litra në ditë. Gjithashtu ata këshillojnë që, të sëmurët që kanë kollë, të pinë ujë të ëmbëlsuar me mjaltë. Sipas tyre kjo është një kurë mjaft e mirë për të larguar kollën.

Çaji i lulëkuqes
Një bimë mjaft frytdhënëse në luftën kundër kollës së shkaktuar nga mushkëritë dhe pezmatimi i bronkeve është edhe lulëkuqja. Nga kjo bimë përdoren vetëm petalet e saj. Çaji i lulëkuqes pihet i ëmbëlsuar me mjaltë, sepse ai jo vetëm i jep ëmbëlsi çajit, por ndihmon edhe në përmirësimin e fytit. Petalet e bimës, pasi janë tharë, hidhen në gjysmë gote me ujë. Lihen për 30 minuta dhe nga lëngu i përftuar pihet 1 e treta e masës. Këto çajra shërbejnë edhe në rastet, kur kolla shoqërohet me gëlbazë, pasi e bëjnë më të lehtë nxjerrjen jashtë të saj përmes kollitjes.

Lulja e Blirit
Një tjetër bimë që përdoret kundër kollës është edhe lulja e blirit. Mjekët këshillojnë të pihet tre deri në katër gota me çaj bliri në ditë nga njerëzit që kanë kollë. Efektet do të jenë të menjëhershme.
Fieri i Gurit
Një tjetër mënyrë që përdoret nga mjekësia popullore për largimin e kollës është fieri i gurit. Çaji i përftuar nga fieri pihet çdo mëngjes nga një gotë.

Studimi, çokollata shëron kollën
Një grup shkencëtarësh kanë vërtetuar se çokollata është një ushqim mjaft e mirë kundër disa sëmundjeve. Merita i takon teobrominës, një substancë që ndodhet në farat e kakaos, e cila ka rezultuar se është më efikase se kodeina, një nga qetësuesit më të mëdhenj të kollës kronike. Kjo substancë vepron duke bllokuar aktivitetin e “nervit endacak”, që luan një rol kyç për shkaktimin e kollës. Studiuesit e kanë eksperimentuar substancën në 10 vullnetarë të shëndetshëm, ndërsa një grup tjetër ka marrë një dozë pa këto efekte. Për të vlerësuar efektin, më pas kanë matur nivelin e kapsaikinës, që shërben për të shkaktuar kollën, te grupet e ndryshme. E për të bërë të mundur që vullnetarët që kishin marrë teobrominën, të kolliteshin, është nevojitur një sasi më e madhe kapsaikine në krahasim me të tjerët. “Ky përbërës i çokollatës duket mjaft i mirë ndaj kollës dhe ajo që duhet
nënvizuar është fakti se nuk ka efekte anësore si trajtimet e tjera tipike që janë përdorur deri më sot”, thonë studiuesit.
Frutat dhe perimet që luftojnë gripin dhe të ftohurin

Në këtë listë bën pjesë edhe hudhra, së cilës është e këshillueshme t'i hiqet lëvozhga. Mjekësia dhe shkenca kanë bërë të mundur që në ditët e sotme të evitohen ose të shërohen shumë sëmundje të përhapura, të trupit dhe të mendjes, duke bërë një jetë të shëndetshme. Një rol të rëndësishëm këtu luan ndjekja e disa rregullave të thjeshta të dietës dhe shëndetit. Një dietë vegjetariane ndihmon shumë jo vetëm për të pasur një trup të shëndetshëm, por edhe për të pasur një mendje të qetë dhe të kthjellët. Ndërsa ushqimi i mirë është vital për shëndetin, edhe dieta është po aq e rëndësishme. Trupi ynë ka nevojë për pushime periodike dhe kjo përfshin edhe organet tona të tretjes. Dieta është mënyra e vetme për t’i lënë të pushojnë këto organe jetësore. Është e nevojshme të mësohet një teknikë sa më e përshtatshme për një dietë efikase dhe pa rreziqe, si edhe "sekrete" të tjera për një shëndet të mirë. Por studimet e bëra nga dietologët kanë treguar efektet pozitive të bimëve dhe ushqimeve në shëndetin tonë, si stimulues të sistemit imunitar, por edhe të efektshme kundër gripit dhe të ftohurit. Dietologu David Grotto, nga Çikago, në një libër ka përmbledhur 101 ushqime të dobishme për shëndetin. Ndërsa më poshtë, po nga ky libër, radhiten 10 bimë dhe ushqime që janë të njohura për efektet e tyre kundër gripit.

Hudhra
Megjithëse aroma e saj mund të mos jetë e mirë për frymëmarrjen tuaj, hudhra është shumë e shëndetshme për organizmin tuaj. Ajo është e shëndetshme për vetë faktin së ajo përmban fitokimikate që vrasin bakteret, thithin kolesterolin dhe luftojnë kancerin. Këtë e kanë treguar edhe përfundimet e studimeve të një shkencëtari David Grotto, nga Çikago, i cili, i bazuar në studimet dietologjike, ka botuar një libër me 101 ushqime që mund të shpëtojnë jetën tuaj. Në këtë listë bën pjesë edhe hudhra, së cilës është e këshillueshme t’i hiqet lëvozhga, të pritet në copa të vogla, të shtypet dhe pastaj të përdoret.

Kërpudhat
Kërpudhat, duke filluar nga bishti e deri të koka, apo edhe pjesa e poshtme me ngjyrë të bardhë e "çadrës", përmbajnë betaglukane, të cilat mund të përforcojnë aftësinë tuaj për të luftuar gripin dhe të ftohurin. Sipas studimeve të bëra, ka rezultuar se kërpudhat forcojnë sistemin mbrojtës dhe shkatërrojnë qelizat sëmundjeshkaktuese. Sipas dietologut David Grotto, kërpudhat janë vërtet të shijshme nëse gatuhen siç duhen. Ato janë një pjatë e pëlqyer sidomos gjatë periudhave kur jeni të ftohur apo me grip. Ato përdoren si një pjatë e dytë kur skuqen.

Çaji
Në të vërtetë çaji është i njohur nga të gjithë për efektet e tij kundër gripit dhe të ftohurit. Ai është i pasur në kalori, nuk është i kushtueshëm dhe përgatitet lehtë. Çaji përmban polifenole, të cilat kanë antioksidantë mbrojtës. Polifenolet janë antibakteriale, antivirale dhe veprojnë si antiinflamatore, - thotë Uendi Bazilian, një mjek amerikan. Sipas tij, por edhe eksperiencave jetësore, janë tashmë të ditura efektet pozitive që jep çaji në shëndetin e njeriut. E rëndësishme është të njihet mënyra dhe masa e duhur për përgatitjen e tij, për të marrë rezultatin e dëshiruar.

Tërshëra
Tërshëra është e pasur në fibra, ajo përmban vitaminat E dhe B, si dhe një numër mineralësh dhe betaglukanesh, të cilat forcojnë sistemin imunitar të njeriut. Frytet e tërshërës, ndryshe nga ato të drithërave të tjera (me përjashtim të misrit), janë relativisht më të pasura në lipide 5 për qind dhe përmbajnë proteina rreth 14 për qind, glucide të ndryshme rreth 60 për qind, ku kryesori është amidoni me 55 për qind. Tërshëra përmban edhe pak aveninë, një substancë fuqizuese e sistemit imunitar, me strukturë ende të panjohur dhe një substancë estrogjene. Tërshëra përdoret kryesisht në përbërjen e ushqimeve të fëmijëve.

Manaferrat
Manaferra është një frutë i ëmbël në shijë, shpesh mund të ngatërrohet edhe me qershinë. Por për ekspertët e mjekësisë popullore ky frut është mëse i pasur me vitamina dhe mineralet bazë për organizmin e njeriut. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet që ky frut të konsumohet nga të gjitha grupmoshat, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit. Dukët e pabesueshme, por është e vërtetë. Manaferrat bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Njeriu mund të hajë sasi të mëdha manaferrash dhe të mos shëndoshet, përkundrazi ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrave në gjak. Ky frut lufton gripin dhe të ftohurit.

Lakra
Jo pak por 22 kalori mund të përftojë gjithsecili nga ne nëse konsumon qoftë edhe 30 gramë lakër të gatuar. Mjekësia popullore në Evropë, Azi, kohët e fundit edhe në Amerikë, tregon se kjo është një nga bimët më çudibërëse dhe më të domosdoshëm edhe për numrin e kalorive që përmban. Lakra përmban përbërës që stimulojnë prodhimin e enzimave në organizëm, të cilat realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë simptomat gripale. Lakra mund të hahet ashtu siç është e freskët, mund të gatuhet duke u zier me kujdes. Nuk është i këshillueshëm përdorimi i tepërt i lakrës turshi.

Mjalti
Mjalti ka aftësi kuruese për vetë vitaminën B që përmban. Mjalti përmban veti dezinfektuese për plagë dhe gërvishtje të lëkurës. Sipas studimit të dr. Molan, mjalti triumfon mbi 7 lloje të ndryshme bakteresh. Kështu që janë identifikuar edhe aftësitë e tij kundër gripit. Përveç shërimit të jashtëm, mjalti ka edhe veti kuruese të brendshme, si në qetësimin e stomakut. Do të ishin të rekomandueshme dy lugë çaji mjaltë në ditë. Një rol të rëndësishëm mjalti luan kundër diarresë, sidomos për fëmijët e vegjël, pasi është një metodë mjaft e mirë kuruese brenda një ushqimi. Mjalti në këtë rast lufton bakteret dyfish më shpejt se sa një tretje sheqeri.

Proteina e hirrës
Ajo nuk është vetëm për trupin. Proteina e hirrës është një zinxhir aminoacidesh, e cila ndihmon në përtëritjen e muskujve dhe zhvillimin që quhet themelimi i Çikagos, bazuar në dietologun David Grotto. Studimet kanë treguar gjithashtu që ato mund të rrisin sistemin imunitar, të neutralizojnë efektet rrënjësore. Grotto rekomandon shtimin e proteinës së hirrës te frutat. Është e rekomandueshme që të konsumohet gjatë periudhave gripale, sepse fuqizon sistemin imunitar dhe ndihmon që të largohet gjendja gripale apo gjendjet e të ftohurit.

Elbi
Është një tjetër burim i fibrave dhe beta-glukozëve. Elbi ka treguar se përmirëson imunitetin aq mirë sa kolesteroli i ulët. Antioksiduesit që janë gjetur tek elbi, gjithashtu, mbrojnë qelizat nga dëmtimi, thotë David Grotto, autori i "101 ushqimeve që mund të shpëtojnë jetën tuaj". Elbi mund të shtohet lehtësisht të supërat, mishi i zier dhe sallatat. Elbi përmban potasiumin, i cili është i përfshirë në shumë procese jetësore të trupit, duke mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemrës dhe veshkave. Këshillohet përdorimi i 4-5 biskotave me elb çdo ditë. Sidomos nëse doni të luftoni gripin.

Patatja e ëmbël
“Patatet e ëmbla janë plot me fibra dhe imunizojnë sistemin, rrisin betakarotenin”, thotë dietologu David Grotto. Mund ta fusësh të gjithën në furrën e sobës ose në thekëse dhe përgatit një tas të shëndetshëm me patate të pjekura. Shikoni për patate me lëkurë të errët, të cilat përmbajnë një sasi të madhe betakarotinë. Patatja është bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe me push nga poshtë e me lule të bardha, zhardhokët e saj përmbajnë shumë niseshte e përdoren gjerësisht si ushqim, etj. Në mjekësinë popullore patatja përdoret kundër djegieve, plagëve dhe syve të nxirë.

Disa arsye pse nuk duhet të teshtini në publik

Nëse nga një teshtimë virusi mund të prekë 150 persona, atëherë janë plot 150 arsyet pse nuk duhet të teshtijmë në ambiente publike. E në fakt sipas studimeve të kryera teshtima ndihmon në lehtësimin e organizmit, e sidomos gjatë gjendjeve gripale. Prandaj më poshtë po japim disa këshilla të eksperteve të shëndetësisë të botuara nga “Daily Mail”. Kërkimet e zhvilluara në Universitetin e Neurologjisë të Pensilvanisë në SHBA, kanë treguar se teshtimat u bëjnë shumë mirë të gjithë njerëzve dhe se pas çdo “apshu”, hunda punon më në rregull dhe është në gjendje të ndjejë edhe aromat më të lehta. Kjo ndodh sepse pas teshtimave, receptorët e nuhatjes stimulohen më shumë. Mekanizmin e nuhatjes së njeriut e kanë studiuar shumë shkencëtarë, por çmimin Nobel për këtë e kanë marrë amerikanët Richard Axel dhe Linda Back. Ata kanë zbuluar se njeriu është në gjendje të nuhasë më shumë se 10 mijë lloje aromash të ndryshme dhe t’i dallojë ato nga njëra-tjetra. Kjo është një shifër e madhe, krahasuar me aftësitë e shqisave të të parit dhe të dëgjuarit. Axeli dhe Back u morën me studimin e gjeneve të receptorëve albuminozë të nuhatjes, të cilët reagojnë direkt ndaj molekulave. Studimet e tyre u dhanë përgjigje dy pyetjeve: Cilët janë receptorët që përgjigjen ndaj molekulave që “lëshojnë erë”? Si i pret dhe i përpunon truri të dhënat e marra prej tyre? Gjatë kërkimeve, shkencëtarët zbuluan se janë afro 1.000 receptorë të ndryshëm dhe se secili prej tyre reagon ndaj disa molekulave që lëshojnë aroma. Pastaj, sinjalet e receptorëve nëpërmjet “penjëzave” nervorë shkojnë në tru, ku hartohet, si të thuash, “harta e aromave”. Truri, duket sikur thotë: “Unë vrojtoj veprimin e neuroneve të nuhatjes N: 1,15,54. Kjo u përgjigjet receptorëve N:1,15,54, pra, është aromë jasemini. Ky është sistemi i nuhatjes”, thotë shkencëtari Richard Axel.
Ja 20 këshilla të ekspertëve të shëndetësisë për të shmangur përhapjen e piklave dhe viruseve në ambient kur teshtini.
1. Gjithmonë e kemi ditur se të teshtish dhe të kollitesh mund të bëhesh shkak për përhapjen e viruseve të ndryshme. Por sigurisht që këto rreziqe mund të parandalohen.
2. Një teshtimë e vetme në ambiente publike mund të përhapë virusin në thuajse 150 persona në vetëm pak minuta. Për të shmangur përhapjen e viruseve në ajër është e
3. këshillueshme që të mbani një shami hundësh për të parandaluar infektimin e personave të tjerë në raste virozësh.
4. Vërtet teshtima zgjat vetëm pak sekonda, por për personat rreth jush mund të jetë problem pasi viruset mund të përhapen në mjedis në pak minuta.
5. Studiuesit vëzhguan 1 300 persona të cilët punonin në ambiente të mbyllura pune dhe 2-3 prej tyre ishin të prekur nga gripi.
6. Teshtima e tyre përhapte në ambient një sasi të konsiderueshme virusesh. Gjatë çdo teshtime përhapeshin në ajër rreth 100 000 pikla.
7. Rezultatet u analizuan nga eksperti i gripit dhe të ftohurës Dr.Roger Henderson i cili i krahasoi këto studime edhe duke analizuar teshtimën e tij.
8. Për të penguar përhapjen e këtyre piklave që dalin gjatë teshtimës nevojitet shamia e hundëve, e cila do të pengonte kalimin e tyre në mjedis.
9. Në çdo teshtimë mund të preken 10 për qind e personave që gjenden pranë. Kjo ndodh edhe në raste udhëtimesh, ambientesh të mbyllura, sallash, etj.
10. Nëse teshtini në ambient pune gjatë periudhës kur ajo vjen si pasojë e gripit dhe jo alergjisë, atëherë personat që gjenden rreth jush mund ta mbartin virusin edhe nëse nuk shfaqin simptoma gripi.
11. Sipas studimeve piklat e teshtimës dhe përhapja e viruseve janë më të zhvilluara në disa ambiente, për shembull në autobus dhe urbanë kjo shifër është 99 për qind, në trena 96 për qind dhe në ambiente pune 88 për qind.
12. Sipas studimeve rreth 20 për qind e bashkudhëtarëve mund të mërziten me një person që teshtin vazhdimisht, dhe 33 për qind mund të përpiqen të shmangin kontaktin më ajrin që përmban këto viruse.
13. Meshkujt janë ata të cilët mund të përhapin më tepër viruse, sepse ata përdorin më pak shamitë, krahasuar me 81 për qind të femrave që e realizojnë atë.
14. Mos u mërzisni nëse pjesa më e madhe e personave që ju rrethojnë do përpiqen t’i shmangen teshtimës suaj. Vetëm 8 për qind e tyre mund t’iu thonë “Shëndet!”.
15. Shumica e njerëzve (rreth 67 për qind) nuk preferojnë të ulen në autobus, trena, etj. pranë një personi të sëmurë.
16. Ju nuk duhet të mos teshtini, apo të përpiqeni ta largoni teshtimën, thjesht merrni masat paraprake për të parandaluar përhapjen e piklave pas teshtimës në ambient të hapur.
17. Mendoni për personat që janë përreth jush para se të teshtini. Por mos u përpiqni të mbani teshtimën sepse mund të shkaktojë probleme shëndetësore. Ajo është së pari nj nevojë fiziologjike.
18. Vështroni rreth e rrotull dhe gjeni në pozicion ku teshtima juaj nuk do të përplaset me asnjërin prej tyre.
19. Nëse jeni në udhëtim dhe për momentin nuk po gjeni shaminë atëherë vendosni përpara gazetën apo revistën që jeni duke lexuar.
20. Shpesh herë është e këshillueshme të qeshni, pasi të qenit të lumtur ndihmon në largimin e shqetësimeve dhe harron teshtimat.

Vaksinimi s’është mënyra e vetme për të parandaluar gripin
Ju mund të mbroheni nga gripi edhe sikur të mos e merrni vaksinën kundër tij këtë vit. Këto masa të thjeshta mund të pengojnë përhapjen e mikrobeve dhe t’ju mbrojnë që të mos sëmureni: Shmangni kontaktet nga afër. Shmangni kontaktin me njerëzit e sëmurë. Kur jeni sëmurë, qëndroni larg të tjerëve që të mos sëmuren edhe ata. Kur jeni sëmurë, qëndroni në shtëpi. Kur jeni sëmurë, po të jetë e mundur mos shkoni në punë, në shkollë dhe mos kryeni punë të tjera jashtë shtëpisë. Në këtë mënyrë ndihmoni që të mos sëmuren të tjerët prej jush.

Mbuloni gojën e hundën
Mbuloni gojën e hundën me një shami letre kur kolliteni ose teshtini. Kjo mund t’i mbron ata që ndodhen pranë jush që të mos sëmuren.

Pastroni duart
Larja shpesh e duarve ju ndihmon që të mbroheni nga mikrobet. Mos prekni sytë, hundën ose gojën, Mikrobet shpesh përhapen kur dikush prek diçka të ndotur me mikrobe dhe pastaj prek sytë, hundën ose gojën e vet. Ndjekja e disa rregullave të tjera të mira si gjumi i plotë, angazhimi në aktivitete fizike, shmangia e stresit, pirja e ujit dhe ushqimi i mirë, ju ndihmojnë për të gëzuar shëndet të mirë gjatë dimrit si dhe gjatë gjithë vitit. Përveç kësaj, ka ilaçe antivirale kundër gripit që mund të përdoren për ta parandaluar ose luftuar atë nëse fillohet të merren brenda dy ditëve të para të sëmundjes.

Përse kollitemi dhe teshtijmë
Nëse mikrobet kalojnë nëpër hundën dhe gojën tuaj, trupi përpiqet t’i nxjerrë ato jashtë. Kolla dhe teshtitja nxjerrin jashtë mikrobet nga mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes. Të vjellat dhe diarreja nxjerrin mikrobet që kanë hyrë në stomakun dhe zorrët tuaja.

Pse ënjten plagët?
Kur mikrobet hyjnë nën lëkurë, rruazat e bardha të gjakut i gjejnë shpejt ato. Kështu lëshojnë histaminë, e cila bën që gjaku të grumbullohet në këtë zonë. Zona e mbushur me gjak irritohet-skuqet, fryhet, nxehet dhe bëhet shumë e ndjeshme ndaj dhembjes. Lëkura e irrituar nuk është gjithmonë e dëmtuar – sistemi juaj imunitar po bën punën e tij.

Çfarë bëjnë antitrupat?
Antitrupat janë molekula që gjejnë mikrobet dhe u ngjiten atyre. Ka miliona antitrupa të formave të ndryshme që notojnë në lëngjet e trupit tuaj. Kur një antitrup takon një mikrob në formë të ngjashme, ai e fut brenda dhe njofton rruazat e bardha të gjakut të sulmojnë mikrobin.

Sistemi imunitar
Sa herë teshtini, kolliteni, villni, gërvishteni, ju pickon një insekt, vriteni, ënjteni, skuqeni, ftoheni, ju përzihet, keni rrufë, diarre apo temperaturë, ajo që ndodh nuk është veçse aktivizimi i sistemit tuaj imunitar. Sistemi juaj imunitar gjuan pa pushim mikrobet dhe bën të pamundurën për t’i izoluar, shkatërruar ose për t’i flakur ato jashtë trupit tuaj.

Efektet e lëngut të mollës
Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë të njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza. Mjeku rekomandon pirjen e çajit të mollës 3 herë në ditë 1 gotë, por gjithmonë pas bukë. Lulet e mollës përdoren në formën e çajit që qetëson kollën. Për kollën e butë këshillohet 1 kokërr molle, lëngu i një kokrre limoni, 2 lugë mjaltë dhe pak ujë. Molla pritet në kubikë të vegjël dhe zihet me ujë së bashku me lëngun e limonit. Më pas shtohet mjalti dhe lihet deri sa të formohet një masë e trashë si qull. Kura e përgatitur përdoret disa herë në ditë nga 1 lugë gjelle. Kurse gjethet e kësaj peme përdoren për lehtësimin e ënjtjeve në trup. Një grusht nga këto gjethe hidhen në 2 litra ujë dhe lihen të zihen për 20 minuta. Çaji pihet 2 herë në ditë nga gjysmë gote para buke. Molla zvogëlon kolesterinën në gjak dhe preferohet si preventiv për arteriosklerozën dhe hipertensionin në gjak. Është mirë të konsumohen 3 kokrra molle në ditë.

Cilat ushqime do t’ju mbrojnë nga gripi
Karota si truprojë
Duke marrë sasi të madhe të pemëve dhe perimeve të freskëta ngjyrë portokalli dhe të gjelbër, sikur që janë karota, kungulli, spinaqi dhe lakra, do të keni nivel optimal të vitaminës A në organizëm, i cili ruan integritetin e lëkurës dhe mukozës, duke penguar hyrjen në trup të mikrobeve, viruseve dhe shkaktarëve të tjerë të sëmurjeve.

Mishi i kuq forcon mukozën
Gjësendet ushqimore të pasura me proteina ndihmojnë në ruajtjen e funksionit normal të mukozës së veshëve, fytit dhe hundës, që paraqesin mbrojtjen e parë kundër sulmit të virusit. Mishi i kuq, ai i pulës, peshqit, vezët, produktet e qumështit, perimet, bishtajat, pemët me gëzhojë, farat dhe produktet nga soja përmbajnë të gjithë përbërësit e nevojshëm që e forcojnë epitelin e qelizave të mukozës, prandaj duhet të konsumohen të paktën një herë në ditë.

Speci, antioksiduesi më i fortë
Nëse tashmë ju ka sulmuar virusi, duhet ta dini se organizmi lufton kundër tij me rruaza të bardha të gjakut, ku prodhimin e tyre e përshpejton vitamina C. Meqë kjo vitaminë nuk ruhet në organizëm, duhet që ta merrni në sasi të mëdha me ushqime. Speci, majdanozi, lulelakra, perimet me fletë, bizelet, portokalli, mandarina; janë disa nga ushqimet me vitaminë C.

Sardelet mbrojnë nga ftohja
Qelizat T janë, po ashtu, të rëndësishme për luftimin e viruseve. Zinku është elementi kyç për krijimin e këtyre qelizave. Sapo të bjerë niveli i zinkut në organizëm, organizmi bëhet më i ndjeshëm ndaj infeksioneve, ftohjes dhe gripit. Burim natyror i zinkut janë sardelet, mishi i lopës, spinaqi, etj.

Të kuqtë e vezëve forcojnë organizmin
Hekuri është minerali i dytë për nga rëndësia, kur bëhet fjalë për imunitetin. Pa praninë e tij, organizmi nuk mund ta absorbojë oksigjenin. Mungesa e tij shkakton dëmtim të sistemit imunitar.
Ushqimet që kanë zink, kanë edhe hekur, por ky mineral më së shumti gjendet në të kuqtë e vezëve, në bukën e vrugtë, lakër, etj.

Hudhra mbyt viruset
Hudhra përmban substancën e quajtur alicinë, e cila lirohet me
rastin e shtypjes, apo grirjes së hudhrës. Studime të shumta kanë treguar se kjo substancë eliminon aftësinë e virusit që t’i sulmojë qelizat e organizmit, apo që t’i dëmtojë ato. Hudhra, po ashtu, forcon edhe imunitetin.

Turshitë, të shëndetshme
Me gjithë disa studime që më parë thoshin se turshitë nuk janë ushqim i preferuar, kohëve të fundit gjithnjë e më shumë ka ekspertë që thonë se ato janë burim i dobishëm i vitaminave gjatë dimrit. Natyrisht, kjo vlen për turshitë që nuk përmbajnë konservues, apo aditivë. Po ashtu edhe sasia e kripës nuk guxon të jetë e madhe. Apo, turshitë shpëlajini para se t’i hani, ngase kripa shkakton ngritjen e shtypjes së gjakut.

Të ftohurat
Ata që vuajnë nga të ftohtat e zakonshme ose të rënda do të duhet të marrin një lugë gjelle mjaltë të vakët me një të katërtën lugë me kanellë pluhur në ditë për tre ditë ky proces do të kurojë edhe kollën më kronike, të ftohtin dhe do të çlirojë sinuset.
Karamelet e mentolit kundër djegies së fytit
Tri ditët e para është normale që temperatura të jetë e lartë dhe mund të zgjasë deri në pesë ditë. Por kurrsesi nuk duhet ndërhyrë me antibiotikë, sepse i duhet lënë kohë organizmit që të reagojë. Thjesht ajo duhet mbajtur nën kontroll dhe vetëm nëse ajo ripërsëritet, pra nëse pas një periudhe qetësie rishfaqet, vetëm atëherë duhet përdorur antibiotiku. Medikamenti më i mirë për uljen e temperaturës është paracetamoli, veçse që të ketë efekt ai duhet përdorur një herë në katër orë. Disa mjekë janë kundër përdorimit të antibiotikëve për trajtimin e virozëve. Sipas tyre, kjo sëmundje kërkon trajtim sistematik dhe vetëm në raste të rralla mund të rekomandohen antibiotikë të lehtë. Kjo rekomandohet kur mjeku mendon se pacienti mund të ketë infeksion, pra kur pacienti, përveç shenjave të mësipërme, ka bajame të skuqura, e ka fytin shumë të skuqur apo ka zë të ngjirur. Shpesh ngjirja e zërit mund të jetë një sinjal i pranisë së infeksionit të faringut. Për dhimbjen e fytit zakonisht rekomandohen karamelet e mentolit, ose në kushte shtëpie mund të bëhen avuj me mentol. Për kollën mund të përdoren çajet, ndërsa të alergjikët rekomandohen dhe antihistamikët. Lëngjet e frutave dhe çajet e shumëllojshme me prejardhje bimore japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet. Mjekët rekomandojnë pirjen në sasi të mëdha të këtyre lëngjeve, 2 deri në 3 litra në ditë. Gjithashtu ata këshillojnë që të sëmurët që kanë kollë, të pinë ujë të ëmbëlsuar me mjaltë. Sipas tyre, kjo është një kurë mjaft e mirë për të larguar kollën.

Kura më natyrale e kollës tek fëmijët

Keni lexuar informacione të panumërta në lidhje me efektet anësore të ilaçeve anti-grip që u jepen fëmijëve. Kjo është dhe arsyeja që shumë nëna dhe baballarë preferojnë të zgjedhin alternativa të mbështetura tek bimët për të kuruar kollën e fëmijëve. Sipas një lajmi të dhënë në adresën Ehow.com theksohet se kurat natyrale shërbejnë njëlloj si ilaçet në kurimin e kollës. Në shkrimin në të cilin theksohet se për të mësuar arsyen e kollës së fëmijës suaj dhe para se të përdorni metodat natyrale e mira është që ta kontrolloni tek doktori, në të njëjtën kohë thuhet se kurat natyrale nuk janë për ta shëruar krejtësisht kollën, por përdoren për të qetësuar fëmijën.
Ja ç’mund të bëni për të zbutur kollën e fëmijës suaj:

1- Jepini fëmijës shumë lëngje:
Për të ekuilibruar nivelin e ujit jepini çaj të ngrohtë, supë, ujë dhe lëngje frutash. Kjo gjë e ndihmon fëmijën tuaj që nëpërmjet lëngjeve të konsumuara të nxjerrë jashtë sa më lehtë sekrecionet. Në të njëjtën kohë ndihmon në mbrojtjen e trupit nga toksinat.

2- Zbutjani fytin me një përzierje të mjaltit me qepë:
Kjo përzierje ka efekt anti-inflamator duke lehtësuar bllokimin në mushkëri të fëmijës dhe ngadalëson të kollën e shpeshtë. Për të përgatitur këtë përzierje merrni një qepë të thatë , ndajeni në copa të vogla dhe përziejeni me një lugë mjaltë dhe një lugë kafe gjethe trumëze. Përzierjen vendoseni në tenxhere dhe ngroheni derisa të zbutet. Pjesën tjetër vendoseni në frigorifer dhe përdoreni kur të doni. Kjo kurë është për fëmijë të rritur. Foshnjave nën moshën një vjeç mos i jepni asnjëherë mjaltë për arsye se mund të shkaktojë botulizmin tek ato.

3- Pakësoni infeksionet në mushkëri duke përdorur kurat bimore për kollën:
Një lloj myshku (alge) I cili gjendet vetëm në oqeanin Atlantik dhe Paqësor ndihmon në ruajtjen e lagështirës në mushkëri dhe pakëson krijimin e sekrecioneve. Bambu është një bime tjetër e cila pastron mushkëritë duke penguar ballgamin dhe pakësuar infeksionin. Qershia dhe mani përdoren shumë si kurime bimore në shërimin e ftohjes dhe kollës.

4- Njomeni ajrin për të pakësuar të kolliturat
Bëni të mundur që fëmija juaj të thithë ajër të lagësht duke hapur dushin apo njomësin. Përveç kësaj mbylleni derën e banjës dhe mbajeni në ajër të lagësht për disa minuta.

Si të ushqehemi në përditshmëri, këshilla nga dietologët




Trup i shëndetshëm? Cili është kuptimi i kësaj fraze? Idetë që të vijnë në mend janë më tepër individuale sesa standarde. Gjithmonë është e çuditshme të dëgjosh njerëzit kur thonë: “Është pak i shëndetshëm!” Kjo përkthehet mbi peshë dhe i shëndoshë. Megjithatë për shumë të tjerë, kur përmend fjalën i shëndetshëm në mendje u vijnë imazhe të Herkulit apo Van Damme apo më mirë Arnold Schwarzenegger. Pra, trupi i shëndetshëm për shumë njerëz mund të prezantohet nga një formë e mirë fizike, apo siç thuhet në gjuhën mjekësore shëndet kardiovaskular.

Ujë, më shumë se 10 gota ujë në ditë

Ujë. Pini sa të kini mundësi gjatë ditës. Rekomandimi ditor për ujë është 8-10 gota në ditë. Uji është shumë i rëndësishëm sepse ndihmon tretjen e ushqimit, shpejton metabolizmin e trupit, e shpëlan organizmin gjatë ditës dhe në të njëjtën kohë është shumë i rëndësishëm për funksionimin e kyçeve të trupit, si gjunjët dhe bërrylat. Një e mirë tjetër e ujit është që të bën të ndjehesh i ngopur, pa ngrënë shumë kalori. Gjithashtu organizmi funksionon në mënyrë optimale kur nuk është i dehidratuar. Për ç’do 2% dehidratim, muskujt humbin 14 % fuqi.

Ushqim me cilësi

Konsumoni ushqim me cilësi. Trupi është si makinë, dhe si çdo makinë ka nevojë për karburant për të funksionuar mirë, bile karburant me cilësi. Mbani mend, makinën mund ta ndërroni sa herë që të doni por trupin e keni deri sa të vdisni, kështu që trajtojeni mirë. Zakonisht, 5-6 porcione të vogla ushqimi është më mirë sesa tre porcione: mëngjes, drekë dhe darkë që ne jemi mësuar të hamë. Porcionet më të vogla treten më shpejt në sistemin e tretjes dhe japin me shumë energji trupit. Për ato që nuk kanë mundësi për proteinë pluhur, qumështi pluhur, është pothuajse njësoj sepse ka shumë amino acide të rëndësishme për trupin dhe shëndetin. Kini kujdes, këto porcione duhet të përmbajnë me tepër proteinë dhe më pak karbohidrate. Zakonisht 2 gram proteinë për çdo kilogram peshë trupi është mëse e mjaftueshme.

Në drekë, vajulliri

Ky hap është pak i çuditshëm për shumë njerëz megjithatë është shumë efikas. Pas drekës dhe darkës, hani një lugë vaj ulliri. Vaji i ullirit quhet ndryshe yndyre e mirë (poly unsaturated), dhe ndihmon në heqjen e dhjamit nga trupi. Përveç kësaj vaji i ullirit i jep trupit energjinë e duhur për të kursyer djegien e proteinave për energji.

Suplemente ushqimesh

Suplemente ushqimore. Nuk ka nevojë të përdorësh të tilla suplemente, por vetëm nëse nuk keni kohë për të gatuar apo jeni i lodhur duke përtypur 6 herë në ditë. Përdorini me kursim.

Suplemente vitamish

Suplemente vitaminash dhe mineralesh. Një tabletë Multivitamine/Multimineral zakonisht mjafton për t’ju dhënë sasinë e caktuar të vitaminave. Ato zakonisht janë të parrezikshme për trupin.

Palestër, 3 herë në javë

Bëheni zakon stërvitjen. Të paktën tre herë në javë në mëngjes ikni në palestër dhe vraponi ose bëni biçikletë për 45 minuta, pastaj pas pune rreth orës gjashtë apo shtatë bëni stërvitje me pesha për rreth 45 minuta. Është vërtetuar që diçka duhet të përsëritet 21 herë para se të bëhet zakon. Pra, të paktën 21 herë shtyjeni veten për të shkuar në palestër. Atëherë do ta ndjeni ndryshimin menjëherë. Stërvituni me një shok. Kjo mund të jetë këshilla më e rëndësishme që ju jepet. Ndjehemi gjithmonë më rehatshëm kur kemi dikë me vete. Ndaloni dhe mendoni për një minutë! Kur niseni për të blerë diçka në dyqan, gjithmonë merrni një shok me vete apo jo, për të ndihmuar dhe për të kaluar atë fazën e parehatshme të zgjedhjes së rrobave. Një arsye, për të pasur gjithmonë një shok, është se sa herë që ndjeheni të lodhur apo to stresuar, dhe s’e keni mendjen për stërvitje e dini se shoku juaj po ju pret në palestër apo në park për tu stërvitur. Një shok gjithashtu është i rëndësishëm për t’ju shtyrë sa më tepër për të vrapuar atë kilometrin e fundit apo për të ngritur ato dy përsëritjet e fundit të peshave. Ashtu si në jetë, çdo njeri ka nevojë për një partner për të përballuar dhimbjet e jetës. Ashtu dhe çdo njeri ka nevojë për një partner për të përballuar dhimbjet e muskujve.
Not, patina,ski

Stërvitje Kardiovaskulare. Këtu është fjala për vrap, not, biçikletë, patina, Stairmaster, Crosstrainer etj. Çdo aktivitet që e ngre nivelin e rrahjeve të zemrës në zonën e stërvitjes për një kohë të caktuar, forcon zemrën. Rreth 20-45 minuta, tre deri në katër herë në javë është e mjaftueshme për të humbur peshën në mënyrë graduale dhe të shëndetshme. Stërvitje force. Këtu bëhet fjalë për stërvitjen me pesha. Si për meshkuj dhe për femra stërvitja me pesha nuk ka zëvendësim. Është mënyrë më e mirë, për të shtuar masë muskulore, që ndihmon në djegien më të shpejtë të kalorive dhe ndihmon në zbukurimin e formave të trupit. Tre herë

në javë duhet që të bëhen ushtrime fizike. Më të këshillueshme janë palestrat në të cilat bëhet fitnes, por gjithashtu edhe ushtrimet gjimnastikore janë tepër të domosdoshme.
Tetë orë gjumë

Shplodhuni. Nuk mund të theksohet në mënyrë të mjaftueshme. Trupi ka nevojë për çlodhje. Kur bëni stërvitje organizmi futet në një faze stresi fizik dhe vetëm shplodhja e ndihmon për t’u rekuperuar. Duhen të paktën shtatë deri në tetë orë gjumë, dhe gjysëm ore gjumë pasdite është mjaftueshëm për të çlodhur organizmin. Dhjetë këshilla japin specialistët dietologë për të gjithë personat që dëshirojnë të kenë një trup të rregullt, pavarësisht moshës që kanë. Ato duhet të zbatohen me përpikmëri për të arritur qëllimin. Tetë orë gjumë, dhe jo më pak rekomandohet për të gjitha grupmoshat. Nëse njeriu nuk i bën kaq orë gjumë, atëherë gjatë gjithë ditës ai do të ndjehet shumë i lodhur, dhe trupi nuk do të ketë rezistencë.
Si të masim kaloritë e ushqimeve

Një porcion ushqimi duhet të ketë një njësi proteinë dhe një njësi karbohidratesh. Një mënyrë tjetër për të peshuar këtë njësi është me masën e dorës. Kjo është më e thjeshtë dhe e arsyeshme. Për shembull: masa e dorës grusht është një njësi karbohidrate, ajo është zakonisht një patate apo një portokall (ngaqë kemi shumë këtu në Florida), ndërsa masa e një proteine është sa dora a hapur pa matur gishtat. Kjo është zakonisht masa e një bërxolle. Dhjetë gota ujë në ditë duhet të pijë domosdoshmërisht çdo njeri. UJi është një element shumë i rëndësishëm për hidratimin e lëkurës, për ushqimin e organizmit. Gjashtë porcione të vogla ushqimesh në ditë, janë më të mira se tre porcione
Në drekë, vajulliri

Ky hap është pak i çuditshëm për shumë njerëz megjithatë është shumë efikas. Pas drekës dhe darkës, hani një lugë vaj ulliri. Vaji i ullirit quhet ndryshe yndyre e mirë (poly unsaturated), dhe ndihmon në heqjen e dhjamit nga trupi. Përveç kësaj vaji i ullirit i jep trupit energjinë e duhur për të kursyer djegien e proteinave për energji. Ndërkohë që nuk është e rëndësishme të përdorni suplemente ushqimesh. Nuk ka nevojë të përdorësh të tilla suplemente, por vetëm nëse nuk keni kohë për të gatuar apo jeni i lodhur duke përtypur 6 herë në ditë. Përdorini me kursim. Sipas dietologëve nëse organizmi ushqehet në mënyrë të ekuilibruar atëherë ai është një ndër aleatët më të mirë për bukurinë.
Tabela
1-Pini 8-10 gota uji në ditë

2-Hani 5-6 porcione ushqimesh, janë më mirë se tre

3-Bëni tre herë në javë palestër, kryesisht fitness

4-Bëni dy ose tre herë në javë not

5-Çdo njeri duhet të bëjë domosdoshmërisht 8 orë gjumë

6-Zakonisht është mirë që stërvitja të kryhet me një shokë

7-Pas drekës dhe pas darkës hani një lugë vaj ulliri
Trup i shëndetshëm? Cili është kuptimi i kësaj fraze? Idetë që të vijnë në mend janë më tepër individuale sesa standarde. Gjithmonë është e çuditshme të dëgjosh njerëzit kur thonë: “Është pak i shëndetshëm!” Kjo përkthehet mbi peshë dhe i shëndoshë. Megjithatë për shumë të tjerë, kur përmend fjalën i shëndetshëm në mendje u vijnë imazhe të Herkulit apo Van Damme apo më mirë Arnold Schwarzenegger. Pra, trupi i shëndetshëm për shumë njerëz mund të prezantohet nga një formë e mirë fizike, apo siç thuhet në gjuhën mjekësore shëndet kardiovaskular.

Ujë, më shumë se 10 gota ujë në ditë

Ujë. Pini sa të kini mundësi gjatë ditës. Rekomandimi ditor për ujë është 8-10 gota në ditë. Uji është shumë i rëndësishëm sepse ndihmon tretjen e ushqimit, shpejton metabolizmin e trupit, e shpëlan organizmin gjatë ditës dhe në të njëjtën kohë është shumë i rëndësishëm për funksionimin e kyçeve të trupit, si gjunjët dhe bërrylat. Një e mirë tjetër e ujit është që të bën të ndjehesh i ngopur, pa ngrënë shumë kalori. Gjithashtu organizmi funksionon në mënyrë optimale kur nuk është i dehidratuar. Për ç’do 2% dehidratim, muskujt humbin 14 % fuqi.

Ushqim me cilësi

Konsumoni ushqim me cilësi. Trupi është si makinë, dhe si çdo makinë ka nevojë për karburant për të funksionuar mirë, bile karburant me cilësi. Mbani mend, makinën mund ta ndërroni sa herë që të doni por trupin e keni deri sa të vdisni, kështu që trajtojeni mirë. Zakonisht, 5-6 porcione të vogla ushqimi është më mirë sesa tre porcione: mëngjes, drekë dhe darkë që ne jemi mësuar të hamë. Porcionet më të vogla treten më shpejt në sistemin e tretjes dhe japin me shumë energji trupit. Për ato që nuk kanë mundësi për proteinë pluhur, qumështi pluhur, është pothuajse njësoj sepse ka shumë amino acide të rëndësishme për trupin dhe shëndetin. Kini kujdes, këto porcione duhet të përmbajnë me tepër proteinë dhe më pak karbohidrate. Zakonisht 2 gram proteinë për çdo kilogram peshë trupi është mëse e mjaftueshme.

Në drekë, vajulliri

Ky hap është pak i çuditshëm për shumë njerëz megjithatë është shumë efikas. Pas drekës dhe darkës, hani një lugë vaj ulliri. Vaji i ullirit quhet ndryshe yndyre e mirë (poly unsaturated), dhe ndihmon në heqjen e dhjamit nga trupi. Përveç kësaj vaji i ullirit i jep trupit energjinë e duhur për të kursyer djegien e proteinave për energji.

Suplemente ushqimesh

Suplemente ushqimore. Nuk ka nevojë të përdorësh të tilla suplemente, por vetëm nëse nuk keni kohë për të gatuar apo jeni i lodhur duke përtypur 6 herë në ditë. Përdorini me kursim.

Suplemente vitamish

Suplemente vitaminash dhe mineralesh. Një tabletë Multivitamine/Multimineral zakonisht mjafton për t’ju dhënë sasinë e caktuar të vitaminave. Ato zakonisht janë të parrezikshme për trupin.

Palestër, 3 herë në javë

Bëheni zakon stërvitjen. Të paktën tre herë në javë në mëngjes ikni në palestër dhe vraponi ose bëni biçikletë për 45 minuta, pastaj pas pune rreth orës gjashtë apo shtatë bëni stërvitje me pesha për rreth 45 minuta. Është vërtetuar që diçka duhet të përsëritet 21 herë para se të bëhet zakon. Pra, të paktën 21 herë shtyjeni veten për të shkuar në palestër. Atëherë do ta ndjeni ndryshimin menjëherë. Stërvituni me një shok. Kjo mund të jetë këshilla më e rëndësishme që ju jepet. Ndjehemi gjithmonë më rehatshëm kur kemi dikë me vete. Ndaloni dhe mendoni për një minutë! Kur niseni për të blerë diçka në dyqan, gjithmonë merrni një shok me vete apo jo, për të ndihmuar dhe për të kaluar atë fazën e parehatshme të zgjedhjes së rrobave. Një arsye, për të pasur gjithmonë një shok, është se sa herë që ndjeheni të lodhur apo to stresuar, dhe s’e keni mendjen për stërvitje e dini se shoku juaj po ju pret në palestër apo në park për tu stërvitur. Një shok gjithashtu është i rëndësishëm për t’ju shtyrë sa më tepër për të vrapuar atë kilometrin e fundit apo për të ngritur ato dy përsëritjet e fundit të peshave. Ashtu si në jetë, çdo njeri ka nevojë për një partner për të përballuar dhimbjet e jetës. Ashtu dhe çdo njeri ka nevojë për një partner për të përballuar dhimbjet e muskujve.
Not, patina,ski

Stërvitje Kardiovaskulare. Këtu është fjala për vrap, not, biçikletë, patina, Stairmaster, Crosstrainer etj. Çdo aktivitet që e ngre nivelin e rrahjeve të zemrës në zonën e stërvitjes për një kohë të caktuar, forcon zemrën. Rreth 20-45 minuta, tre deri në katër herë në javë është e mjaftueshme për të humbur peshën në mënyrë graduale dhe të shëndetshme. Stërvitje force. Këtu bëhet fjalë për stërvitjen me pesha. Si për meshkuj dhe për femra stërvitja me pesha nuk ka zëvendësim. Është mënyrë më e mirë, për të shtuar masë muskulore, që ndihmon në djegien më të shpejtë të kalorive dhe ndihmon në zbukurimin e formave të trupit. Tre herë

në javë duhet që të bëhen ushtrime fizike. Më të këshillueshme janë palestrat në të cilat bëhet fitnes, por gjithashtu edhe ushtrimet gjimnastikore janë tepër të domosdoshme.
Tetë orë gjumë

Shplodhuni. Nuk mund të theksohet në mënyrë të mjaftueshme. Trupi ka nevojë për çlodhje. Kur bëni stërvitje organizmi futet në një faze stresi fizik dhe vetëm shplodhja e ndihmon për t’u rekuperuar. Duhen të paktën shtatë deri në tetë orë gjumë, dhe gjysëm ore gjumë pasdite është mjaftueshëm për të çlodhur organizmin. Dhjetë këshilla japin specialistët dietologë për të gjithë personat që dëshirojnë të kenë një trup të rregullt, pavarësisht moshës që kanë. Ato duhet të zbatohen me përpikmëri për të arritur qëllimin. Tetë orë gjumë, dhe jo më pak rekomandohet për të gjitha grupmoshat. Nëse njeriu nuk i bën kaq orë gjumë, atëherë gjatë gjithë ditës ai do të ndjehet shumë i lodhur, dhe trupi nuk do të ketë rezistencë.
Si të masim kaloritë e ushqimeve

Një porcion ushqimi duhet të ketë një njësi proteinë dhe një njësi karbohidratesh. Një mënyrë tjetër për të peshuar këtë njësi është me masën e dorës. Kjo është më e thjeshtë dhe e arsyeshme. Për shembull: masa e dorës grusht është një njësi karbohidrate, ajo është zakonisht një patate apo një portokall (ngaqë kemi shumë këtu në Florida), ndërsa masa e një proteine është sa dora a hapur pa matur gishtat. Kjo është zakonisht masa e një bërxolle. Dhjetë gota ujë në ditë duhet të pijë domosdoshmërisht çdo njeri. UJi është një element shumë i rëndësishëm për hidratimin e lëkurës, për ushqimin e organizmit. Gjashtë porcione të vogla ushqimesh në ditë, janë më të mira se tre porcione
Në drekë, vajulliri

Ky hap është pak i çuditshëm për shumë njerëz megjithatë është shumë efikas. Pas drekës dhe darkës, hani një lugë vaj ulliri. Vaji i ullirit quhet ndryshe yndyre e mirë (poly unsaturated), dhe ndihmon në heqjen e dhjamit nga trupi. Përveç kësaj vaji i ullirit i jep trupit energjinë e duhur për të kursyer djegien e proteinave për energji. Ndërkohë që nuk është e rëndësishme të përdorni suplemente ushqimesh. Nuk ka nevojë të përdorësh të tilla suplemente, por vetëm nëse nuk keni kohë për të gatuar apo jeni i lodhur duke përtypur 6 herë në ditë. Përdorini me kursim. Sipas dietologëve nëse organizmi ushqehet në mënyrë të ekuilibruar atëherë ai është një ndër aleatët më të mirë për bukurinë.
Tabela
1-Pini 8-10 gota uji në ditë

2-Hani 5-6 porcione ushqimesh, janë më mirë se tre

3-Bëni tre herë në javë palestër, kryesisht fitness

4-Bëni dy ose tre herë në javë not

5-Çdo njeri duhet të bëjë domosdoshmërisht 8 orë gjumë

6-Zakonisht është mirë që stërvitja të kryhet me një shokë

7-Pas drekës dhe pas darkës hani një lugë vaj ulliri

Bimët medicinale që kurojnë sëmundje të ndryshme

Kura popullore për kurimin e artrit reumatik


Pezmatimi reumatik i nyjeve trupore (kyçeve) ose ndryshe artriti reumatik (angl. rheumatoid arthritis) është një sëmundje malcuese që shpesh nis në nyjet e vogla, në duar dhe këmbë. Kyçet ënjten, të dhembin dhe në rastin e malcimit të madh ato bëhen të nxehta. Malcimi çon në sertësi në kyçe, sidomos kur njeriu çohet në mëngjes apo ka ndenjur në vend për një kohë të gjatë. Më e zakonshmja është që kyçet preken po aq shumë në të dyja anët e trupit. Malcimi nis në indet e kupës së kyçit. Nëse malcimi vazhdon për një kohë të gjatë mund të dëmtojë pjesë të ndryshme në kyç dhe rreth tij si kërcet e kyçit, kockat, gilcat dhe ligamentet. Lëvizshmëria në kyçe keqësohet dhe kyçi në disa raste mundet të keq-vendoset. Në raste të rralla mundet që edhe organe të tjera në trup të malcohen, si për shembull pleura, cipa e zemrës, enët e gjakut dhe sytë.

Gratë
Gratë preken në më tepër se dyfishin e rasteve sesa burrat. Artriti reumatik mund të shfaqet në të gjitha moshat, por mosha mesatare tek ata që sëmuren është 55 vjeç. Kjo sëmundje gjendet në të gjithë botën dhe është pothuajse njëlloj e zakonshme në të gjitha anët e botës. Studiuesit nuk kanë arritur akoma të sqarojnë shkaqet që çojnë në artritin reumatik. Me sa duket ka shumë faktorë që marrin pjesë. Është konstatuar se ka disa prirje të trashëgueshme që përbëjnë një rrezik më të madh për t'u kapur nga artriti reumatik. Rreziku për t'u kapur nga një variant më i rëndë i sëmundjes mund të jetë gjithashtu i trashëgueshëm. Tek dikush që ka prirje për t'u kapur nga kjo sëmundje mundet që disa lloj infektimesh të bëjnë që ajo të shpërthejë. Faktorët hormonalë, por edhe tuhatja mund të ndikojnë në të.

Mjekët
Sipas mjekësisë, artriti reumatik mund të vazhdojë gjatë gjithë jetës, por edhe mund të fshihet nga një kohë në tjetrën. Mjekët përpiqen që t'u pakësojnë dhembjet pacienteve të tyre si dhe të parandalojnë ndonjë paralizë të mundshme. Zakonisht, ata përdorin barna anti-malcim si aspirina etj, ushtrime fizike dhe deri në operim të kyçeve të deformuara për rregullimin apo edhe zëvendësimin e tyre me kyçe artificiale plastike apo prej ndonjë lënde tjetër. Për përcaktimin e sëmundjes kthehesh te doktori specialist reumatolog, dhe ai të përshkruan ilaçet dhe këshillat e nevojshme, të cilat nëse përdoren përkrah kurave popullore të mëposhtme ndihmojnë në luftën kundër sëmundjes.

Bimë mjekësore dhe këshilla të posaçme për artritin reumatik
1. Hithra
(Bimë e egër barishtore që në kërcellin e në gjethet e saj të dhëmbëzuara ka një push të imët djegës dhe që përdoret si bimë mjekësore e për ushqim.) Hithra përmban sasira të konsiderueshme të vitaminës A dhe C, vitaminë K, amin si histamina, serotoninë dhe minerale siç është hekuri shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Pra, për shkak të vlerave të shumta që ajo përmban dhe efektet e saj janë të menjëhershme. Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek. Gjithashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë. Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë. Një tjetër mënyrë për të shëruar dhimbjet e reumatizmës është edhe vendosja e bimës së freskët në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën. Vendi i dhimbjes rrihet me bimën e freskët derisa të dallohet një si pullë gjaku. Efektet anësore të hithrës janë ende të panjohura. Por është thelbësisht e dëmshme të përdoret te personat, që kanë akumulime ujore si pasojë e aktivitetit të kufizuar të zemrës dhe veshkave, pasi është një çaj që nxit largimin e ujërave nga trupi.

2. Rigoni
Të gjithë i njohin vlerat e rigonit në gatim. Jo vetëm kaq, përveç shijes aq të mirë që u jep ushqimeve, është dhe mrekullia që bën kjo bimë edhe në mjekësinë popullore. Pjesa që ndihmon në kurimin e sëmundjeve është e gjithë bima, por mund të përdoren edhe gjethet e saj, të mbledhura gjatë kohës së lulëzimit nga qershori deri në shtator. Gjethet të jenë tharë në mjedis të mbyllur dhe të jenë grimcuar, pasi në këtë mënyrë vlerat e bimës nuk humbasin. Gjatë mbledhjes duhet pasur kujdes, pasi bima rritet e fshehur mes ferrave dhe pyjeve. Bima aromatike shpesh është me nuancë të kuqe të dobët. Gjethet i ka të holla dhe në formë vezake. Kërcelli i rigonit ka gjithmonë ngjyrë të gjelbër. Bima lulëzon nga muaji qershor deri në shtator dhe ka një lartësi deri në 15 centimetra. Gjendet në ferra e pyje. Për përgatitjen e çajit të rigonit, merr një lugë gjelle nga gjethet e tij të thara dhe i hedh në një gotë, pastaj në atë gotë hedh ujë të vluar dhe e lë 15 min. Pastaj e kullon dhe e pi, dy herë në ditë.

3. Farat e lules se diellit për vetë përmbajtjen e tyre, kanë veti anti-malcuese të kyçeve, më të fortë se ilaçi i njohur me emrin "Ibuprofen". Përvetësimi i 250 gram fara lule dielli është e barabartë me efektin e ilaçit me të mirë anti-malcues të kyçeve.

4. Qershia përmban magnezium dhe botacium, i pari konsiderohet asgjësues dhimbjesh ndërsa i dyti zvogëlues malcimi. Ngrenia e disa kokrrave në ditë do të mjaftonte, qoftë edhe të konservuara.

5. Ngrënia e peshkut dhe e vajit të peshkut bën dobi në kurimin e malcimit të kyçeve.

6. Gjethet dhe degët i "fierit" përdoret gjithashtu për kurimin e përdhesit (cermës) dhe reumatizmës. Pasi i pret degët e fierit në copa të vogla, i vendos mbi vendin e dhembjes dhe i lidh me një copë apo fasho. Në fillim dhembjet do të shtohen, por për një kohë të shkurtër ato do të eliminohen totalisht. Duhet pasur parasysh se fieri është dy llojesh: mashkull dhe femër. Fieri mashkull nuk ka gjethe, as degë, as lule dhe as kokrra, ndërsa fieri femër i ka këto dhe ky është për qëllim në këtë kurë.

7. Elimino lëvizjet apo qëndrimet që i shtojnë lodhjet kyçeve. Mos qëndro gjatë dhe pa lëvizur në një pozicion. Planifiko që me parë për shëtitjet dhe aktivitet e ndryshme dhe bëje jetën sa më të thjeshtë që të mundesh, sepse tensionet ndikojnë negativisht në sëmundjen tënde. Mos e lodh trupin dhe aq me tepër kyçet.

8. Dieta dhe ushtrimet: Nëse keni artrit reumatik ju mund të humbni edhe oreksin ndoshta. Mund të ndjeheni të dobët dhe të pafuqishëm. Por për të ruajtur shëndetin tuaj dhe për ti mos lejuar simptomat që të përparojnë, ju duhet të mbani një dietë ushqimore të balancuar dhe të bëni ushtrime të lehta. Përpiquni të hani shumë fruta dhe perime. Përpiquni të shmangni dhjamëra, gjalp, qumësht të paskremuar, mish vici, derri, lope qingji. Duhet të hani me shumë peshk. Gjithashtu mund të hani pulë dhe gjeldeti. Përpiquni të konsumoni ushqime me pak kalori sepse kështu do të bini nga pesha që në fakt bën që të ulet pesha që duhet të përballojnë kyçet tuaja. Ju duhet të merrni rregullisht vitamina sepse sëmundja juaj ju bën deficitar në disa lloj vitaminash si psh: Vitamina D, që është shumë e rëndësishme për kockat. Gjithashtu duhet të merrni edhe kalcium.

Reumatizma, këshillat e mjekëve si duhet ta largojmë sëmundjen
Reumatizma është sëmundje që shfaqet në kyçet e gjymtyrëve, në muskuj ose në pjesë të tjera të trupit dhe që shoqërohet me dhimbje, me të therura dhe me ënjtje. Reumatizma, e cilësuar ndryshe edhe si sëmundja e moshës së tretë, ka lidhje të ngushtë me vendbanimin e personave të prekur. Sipas specialistëve, kjo sëmundje në vendin tonë është shumë e përhapur, për shkak të klimës dhe kushteve të punës dhe banimit. Kurat më të mira për të kuruar reumatizmën, sipas mjekëve specialistë janë bimët mjekësore.

Shkaqet
Reumatologët shpjegojnë se shkaqet e sëmundjeve reumatizmale janë të përgjithshme dhe lokale. Sipas tyre, shkaqet lokale, pra të pjesëve të ndryshme të trupit, janë të shpeshta gjatë artrozës. Sa herë që sforcohet një nyjë, duhet të mendohet për rrezikun e dëmtimit të saj, sidomos ato me natyrë sportive dhe profesionale nga mikrotraumat. Kjo mundësi shtohet në rast se kemi të bëjmë me një anomali anatomike të fituar apo të lindur, e cila ndikon fuqishëm mbi artrozë. Ndërsa ndër shkaqet e përgjithshme, specialistët përmendin moshën, e cila përbën një faktor etiologjik, ku artroza sa vjen e theksohet. Ndërkohë, faktori gjenetik, pra trashëgimia, sipas mjekëve, ndikon sidomos në formën e artrozës së gishtave të këmbëve dhe të duarve, ku viktimë e kësaj, sipas tij, janë sidomos femrat. Po ashtu klima e ftohë ndikon shumë në rëndimin e artrozës poliartikulare, e cila prek duart dhe viktimë janë sidomos gratë pas të 50-ve, kur kjo kombinohet me perimenofrazën, por te gratë edhe mbipesha është faktor negativ për sëmundjet reumatizmale.

Pezmatimi
Pezmatimi reumatik i nyjeve trupore (kyçeve) ose ndryshe artriti reumatik (rheumatoid arthritis) është një sëmundje malcuese që shpesh nis në nyjet e vogla, në duar dhe këmbë. Kyçet ënjten, dhembin dhe në rastin e malcimit të madh ato bëhen të nxehta. Malcimi çon në sertësi në kyçe, sidomos kur njeriu çohet në mëngjes apo ka qëndruar në vend për një kohë të gjatë. Më e zakonshmja është që kyçet preken po aq shumë në të dyja anët e trupit. Malcimi nis në indet e kupës së kyçit. Nëse malcimi vazhdon për një kohë të gjatë mund të dëmtojë pjesë të ndryshme në kyç dhe rreth tij si kërcet e kyçit, kockat, gilcat dhe ligamentet. Lëvizshmëria në kyçe keqësohet dhe kyçi në disa raste mundet të keqvendoset. Në raste të rralla mundet që edhe organe të tjera në trup të malcohen, si për shembull pleura, cipa e zemrës, enët e gjakut dhe sytë.

Përhapja
Gratë preken më tepër se dyfishin e rasteve sesa burrat nga reumatizma. Artriti reumatik mund të shfaqet në të gjitha moshat, por mosha mesatare tek ata që sëmuren është 55 vjeç. Kjo sëmundje gjendet në të gjithë botën dhe është pothuajse njëlloj e zakonshme në të gjitha anët e botës. Studiuesit nuk kanë arritur akoma të sqarojnë shkaqet që çojnë në artritin reumatik. Me sa duket ka shumë faktorë që marrin pjesë. Është konstatuar se ka disa prirje të trashëgueshme që përbëjnë një rrezik më të madh për t’u kapur nga artriti reumatik. Rreziku për t’u kapur nga një variant më i rëndë i sëmundjes mund të jetë gjithashtu i trashëgueshëm. Tek dikush që ka prirje për t’u kapur nga kjo sëmundje mundet që disa lloj infektimesh të bëjnë që ajo të shpërthejë. Faktorët hormonalë, por edhe tuhatja mund të ndikojnë në të. Sipas mjekësisë, artriti reumatik mund të vazhdojë gjatë gjithë jetës, por edhe mund të fshihet nga një kohë në tjetrën. Mjeket përpiqen që t’u pakësojnë dhembjet pacienteve të tyre si dhe të parandalojnë ndonjë paralizë të mundshme. Zakonisht, ata përdorin barna antimalcim si aspirina, ushtrime fizike dhe deri në operim të kyçeve të deformuara për rregullimin apo edhe zëvendësimin e tyre me kyçe artificiale plastike apo prej ndonjë lëndë tjetër.

Trajtimi
Kurat më të mira, sipas mjekëve specialistë, për të kuruar reumatizmin, janë barishtet. Në farmacitë bimore ekzistojnë bimë të Perëndimit që janë të shumta për sa u përket llojeve. Të sëmurët mund të përdorin çajra me përzierje të bimëve rë ndryshme, ose edhe një lloj kremi i quajtur Kalendula (Calendula) që është i përbërë nga yndyra dhe lulja e quajtur Calendula Officinalis, që ndryshe në gjuhën e popullit quhet lule duhani, sepse i ka gjethet të ngjashme me të. Kremrat që janë të përbërë me këto lloj bimësh kanë një përdorim shumë të lehtë, me to lyen lëkurën, në pjesën ku keni dhimbje. Rëra, në veçanti rëra e pastër, është tepër efikase për kurimin e reumatizmës. Këshilla numër një e specialistëve është që, të gjithë personat që kanë probleme me këtë sëmundje, duhet të shfrytëzojnë në maksimum rërën gjatë orëve të mëngjesit dhe të pasdites, pasi në drekë temperatura është shumë e lartë dhe është e pamundur që trupi ta durojë atë. Ushtrimet fizike, shëtitjet dhe lëvizjet janë të këshillueshme për të sëmurët me reumatizëm. Të gjithë pacientët që vuajnë nga reumatizma, nuk duhet ta pinë asnjëherë çajin në një enë metali, por vetëm qelqi ose prej druri. Madje mjekët rekomandojnë që edhe vetë çaji të mos zihet në një enë metali, por qelqi apo porcelani. Gjithashtu dy vitamina janë shumë të rëndësishme për trupin e njeriut dhe ndihmojnë shumë në shmangien e problemeve reumatizmale, ato janë vitamina C dhe A.

Analgjetikët lehtësojnë dhimbjen
Analgjetikët janë ilaçe që lehtësojnë dhimbjen pa e ulur inflamacionin. Ato janë shumë efektive në uljen e dhimbjeve të lehta dhe jo shumë të forta, të ngjashme me atë të dhimbjes së kokës ose të dhëmbit. Ato nuk kanë efekte anësore si ilaçet e tjera. Analgjetikët japin efekt shpejt zakonisht brenda një ore. Çlirimi nga dhimbja zgjat zakonisht nga katër deri në tetë orë. Këto ilaçe funksionojnë duke penguar dërgimin e sinjaleve dhe dhimbjes në tru ose duke penguar vetë trurin që të marrë sinjale. Acetaminophen përbërësi aktiv që ndodhet tek analgjetikët më të përdorur. Përfshi ato që nuk kanë aspirinë në përbërjen e tyre si: Anacin, Execedrin, dhe Tylenol.

Si ta kurojmë reumatizmin

1. Bëni dy herë në javë ushtrime gjimnastikore të lehta

2. Merrni here pas herë (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë

3. Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta
Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites

4. Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile.

5. Përdorni ujë mineral

6. Hani sa më shumë fruta me vitaminë C dhe A

7. Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol ose medikamente të tjera me përmbajtje paracetamoli

Bimët medicinale që kurojnë sëmundje të ndryshme

Tek ne shumë persona janë të sëmurë nga mëlçia, zemra stomaku apo tëmthi. Disa nga shkaqet e këtyre sëmundjeve është ushqimi tepër i yndyrshëm, mos kryerja e aktiviteteve, mënyrat e ndryshme të jetesës, trashëgimia etj,. Veç vizitave tek doktori një tjetër mënyrë kuruese e këtyre sëmundjeve është kurimi i tyre në kushte shtëpie duke përgatitur çajra të ndryshëm me bimë medicinave. Pra, këta persona, duhet që, një herë në ditë, të pinë 3 herë në ditë nga një gotë me çaj lulesh apo bimëve të ndryshme për të përmirësuar gjendjen e tyre shëndetësore. Po ashtu, në vend të yndyrnave të tepërta, të hanë më shumë pemë dhe perime të freskëta gjatë ditës. Të gjitha çajrat e mëposhtme për këto sëmundje janë me shije të hidhur dhe jo me aromë të mirë. Çajrat të pihen të paëmbëlsuara, 3 herë në ditë, gjysmë ore para buke, nga një gotë çaji. Për shërimin e këtyre sëmundjeve ka disa lloje barnash me prejardhje mjekuese, të cilat po përdoren me shumë sukses. Nga bimët mjekuese shtëpiake, deri tani suksesin më të madh e ka arritur naneja e butë. Naneja është shumë mjet i mirë preventiv dhe u rekomandohet të gjithëve, pro më së shumti më e përshtatura, më e preferuara, më e lira dhe masa më e mirë preventive, kundër sëmundjeve të mëlçisë dhe rrugëve të tëmthit.

Kamomili

Kamomili është një bimë (njëvjeçare) që rritet në vende fushore e kodrinore. Ka veti qetësuese. Rekomandohet për bukurinë e fytyrës, të flokëve, të syve, dhe në përgjithësi për të gjithë trupin. Prandaj dhe kamomili është një ndër përbërësit kryesor të kremërave dhe produkteve kozmetike. Ndihmon në çlirimin nga dhembjet e barkut. Kamomili ka veti antibakteriale dhe është mjaft relaksues. Me një lugë mjaltë bëhet qetësuesi perfekt. Në fund, pecetat e lagura me lëng kamomili përdoren për sytë e lodhur.

Çaji i malit

Caji i malit ka veti peptike, ngrohëse, tonike. Përdorimi i tij rekomandohet gjatë ftohjes (gripit), sëmundjeve që lidhen me sistemin e respiatorit dhe infeksioneve urinare. Çaji bën mirë dhe për zemrën.

Lule basani

Lule basani është një nga bimët më të rëndësishme, që rekomandohet për kurimin e ulcerës në stomak. Çaji i përftuar nga zierja e kësaj bime në një përzierje me vajin e ullirit, lihet për rreth 40 ditë në një enë prej qelqi. Kur kjo masë të marrë një ngjyrë të kuqërremtë, atëherë mund të përdoret. Masa e krijuar në formë kremi mund të përdoret çdo mëngjes derisa ajo të japë rezultatin e dëshiruar.

Mjalti

Një prej mundësive të pakta që përdoret për kurimin e ulcerës në stomak është mjalti. Vetitë e tij kuruese janë të dukshme nëse ai përdoret të paktën 4 lugë çaji mjaltë në ditë. Ky përfundim u bë i ditur pas shpalljes së rezultateve të një studimi të kryer në Zelandën e Re. Në të morën pjesë më shumë se 2000 pjesëmarrës, në të cilin u vërtetuan efektet pozitive të tij. Mjalti kishte në përbërje të tij elementë, të cilët kishin efekte rigjeneruese, sidomos te plagët. Ai i pastronte ato dhe i mbronte nga infeksionet e ndryshme. Për kurimin e kësaj sëmundjeje shpesh mjalti mund të përdoret me lëngun e gjetheve të murrizit. Çaji këtyre gjetheve duke u përzier me një sasi mjalti duhet lënë për 24 orë në një enë dhe më pas pihet nga 1 lugë çdo mëngjes.

Mentja
Mentja rekomandohet për shëndetin e dhëmbëve, mentja përveç shijes fantastike që përmban riaktivizon funksionimin e sistemit gastrik dhe të mëlçisë. Ka aftësi antibakteriale dhe ndihmon në luftimin e infeksioneve.

Hudhra
Njerëzit që konsumojnë në masë hudhrën janë më pak të prekur nga sëmundja e ulcerës në stomak. Ky është një nga zbulimet e kohëve të fundit. Ajo ka veti dizinfektuese. Hudhra mund të konsumohet e gatuar, e njomë, por edhe e thatë. Në rastet kur ajo gatuhet, mundësisht jo shumë të butë, por më e mira do ishte të skuqet fare pak për të mos i humbur vlerat e saj.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit mund të jetë i mirë për stomakun, po aq sa edhe për zemrën tuaj. Një studim i ri spanjoll tregon se vaji i pastër i ullirit mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve me H. Pylori, që janë shkaktar për miliona raste të gastritit dhe ulcerës peptike çdo vit. Testet preliminare laboratorike tregojnë se kompozimet antioksiduese të gjetura në vajin e pastër të ullirit janë efektive kundër një varg llojesh të baktereve H. Pylori, të cilat infektojnë mukozën e lukthit.
Hulumtimet thonë se këto rezultate tashmë duhet të testohen tek njerëzit. Por, nëse studimet e ardhshme konfirmojnë këto zbulime, përfshirja e vajit të freskët të ullirit në ushqim mund të ndihmojë në pengimin e dhimbjeve të ulcerës.

Kanella
Kanella, gjendet forme pluhuri, në formë pjesërisht të përpunuar dhe në formë të papërpunuar. Në formë pluhuri zakonisht nuk është e pastër plotësisht meqë mund të ketë përqindje të vogël të bimëve të tjera, gjë që i zvogëlon efektet kuruese, e njëjta gjë është edhe për Kanellën pjesërisht të përpunuar, që ka formë dhe ngjyrë të njëjtë, prandaj rekomandohet Kanella e papërpunuar (lëvoren ashtu si është marrë nga bima). Çaji i përbërë nga mjalti dhe pluhuri i kanellës, kur të merren me rregullt mund të ndikojë në mos mplakje. Merri 4 lugë mjaltë, 1 lugë pluhur kanelle dhe 3 gota uji vloji ato për çaj. Pije ¼ e gotës, 3-4 herë në ditë. Atëherë si rezultat i saj lëkurën do ta kesh të freskët të butë dhe jo të rrudhët-të mplakur. Pasta e përbërë nga tri lugë çaji me mjaltë dhe një lugë çaji me pluhur kanelle. Përdore këtë pastë në puçrra para se të biesh me fjet dhe laji ato ditën e nesërme në mëngjes me ujë të nxehtë. Nëse e përdorë për çdo ditë për dy javë rresht, ti largon puçrrat që nga rrënjët e tyre

Ginkgo Biloba
Në (shqip Ginkgo dyvrigujsh, kikë) ekstrakt nga druri ginko është vënë në dukje se është i mirë për funksionim të të parit duke përmirësuar mikroqarkullimin e gjakut në sy e në veçanti te personat që vuajnë nga degjenerimi macular, shenjë e verdhë afër qendrës së retinës të syrit të njeriut që shfaqet në pleqëri,Në më shumë se 280 studime të bëra shkencore, konfirmohet me përdorimin e ekstrakteve të standardizuara të ginkos parandalon dhe shëron sëmundje si marramendjen, tringëllimën-zhurmën në vesh, shqetësime të brendshme në vesh, dëmtimin e memories (të mbajturit në mend), shton aftësinë për tu koncentruar, shëron ankthin-frikën, depresionin, çrregullimet psikike, ngadalëson mplakjen, çrregullimet e qarkullimit të gjakut, zbut apo largon (të ajurit) dhe shëron sëmundje si çrregullimin vaskular. Ekstraktet e ginkgos përmirësojnë cilësinë dhe sasinë e qarkullimit kapilar dhe kështu e rrisin qarkullimin e gjakut në tru, zemër dhe inde në organe dhe gjëndra.

Përgatitja
Përgatitja e çajit nga bimë të ndryshme është i njëjtë, edhe masat po ashtu. Psh për përgatitjen e çajit të kamomilit ose nanesë që shëron ulcerën në stomak merrni 20 g nga secila bimë dhe viheni në enë të pastër dhe përvëloheni në një litër e gjysmë ujë të porsavluar. Ena mbulohet dhe lihet dy orë që të thartohet, që bima të lëshojë sa më shumë përbërësit e saj shërues. Çaji duhet të pihet i paëmbëlsuar, por mundet edhe i ëmbëlsuar në vend të çajit indian. Si i paëmbëlsuar, çaji mund të pihet në vend të ujit. Merren bimë proporcionale si naneja, kamomili por mund t’i shtoni në të edhe barin e bletës, barin e pezmit, pastaj veprohet si më sipër. Pjesë të barabarta nga bari i bletës, ngjitësja, arrëse, kamomili, bari i pezmit. Gjithë kësaj përzierjeje t’i jepet edhe naneja. Pjesë të barabarta nga pelini, rrodhëza, ngjitësja, arrëse, kamomili, kore pjerëze, luleshurdha, çikorja. Sa peshë bëjnë të gjitha këto, aq nane u shtohet përzihet dhe vazhdohet si në rastin e parë. Merren pjesë të barabarta nga naneja, kore pjerëze-arci, aq bar blete dhe aq kamomil. Mandej të vazhdohen si në rastin e parë. Merren katër pjesë nane, kurse nga një pjesë pelin, bar pezmi, marrje, kore pjerëze-arci, bar blete, pastaj vazhdohet si në rastin e parë. Merren pjesë për përgatitjen dhe përdorimin, të vazhdohet si në rastin e parë. Ena mbulohet dhe lihet 8 orë. Pastaj kullohet dhe pihet nga një gotë e vogël uji, 3 herë në ditë, para ushqimit, i paëmbëlsuar.

Sëmundjet e mushkërive, problemet që shfaqen në dimër dhe parandalimi

Sëmundjet kronike të mushkërive dhe të rrugëve të frymëmarrjes hasen më tepër në stinën e dimrit, ku edhe temperaturat janë të ulëta. Për këtë arsye, gjendja shëndetësore e personave që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive në dimër mund të përkeqësohet. Sipas mjekëve, personat që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive, nëse nuk tregohen të kujdesshëm, nuk mund të kalojnë një dimër pa probleme. Arsyet? Ndjeshmëria e lartë e organizmit të tyre ndaj luhatjeve të temperaturave të mjedisit dhe niveli i lartë i ndotjes së tij. Pakujdesi të vogla në dukje mund të çojnë në rëndim të gjendjes së pacientit. Sëmundjet e mushkërive (bronkitet, sëmundja e ngushtimit të bronkeve etj) janë karakteristikë për moshat e mëdha dhe për shkak të uljes së rezistencës së organizmit të tyre në përgjithësi, këto mosha janë të ndjeshme ndaj luhatjeve të temperaturave të mjedisit dhe nivelit të lartë të ndotjes së tij. Temperaturat e ulëta, ndryshimet atmosferike, ndotja e mjedisit janë faktorë risku për keqësimin e sëmundjes, duke përfshirë këtu dhe pirjen e duhanit, praninë e sëmundjeve të zemrës dhe hipertensionit, diabetit, etj.

Simptomat
Me keqësimin e gjendjes kolla shpeshtohet, bëhet më e fortë dhe shoqërohet me shtim të sasisë së gëlbazës, e cila trashet dhe nxirret me vështirësi. Marrja e frymës rëndohet, frymëmarrja bëhet e sipërfaqshme dhe shpeshtohet, duke u shoqëruar me interesim të muskujve të kraharorit. Kjo është arsyeja që shpesh pacientët ankohen edhe për dhimbje gjoksi e shpatullash. Të sëmurët janë në ankth, kanë ndjenjën sikur po mbyten. Në fytyrë sidomos në buzë, shfaqet mavijosja që vjen si pasojë e anomalisë së shkëmbimit të gazrave, me pakësim të oksigjenit në gjak dhe shtim të gazit karbonik. Si pasojë e ajrimit të ulur, të sëmurët janë të lodhur, të përgjumur, ankohen për dhimbje koke, por herë-herë janë të shqetësuar dhe shfaqin turbullime të vetëdijes. Komplikacionet janë të ndryshme, që nga bronkopneumonia, prekje të zemrës, apo enëve të gjakut, etj. Bronkopneumonitë ndodhin si pasojë e humbjes së elasticitetit të muskujve të bronkeve për shkak të vetë moshës dhe mbylljes së bronkeve si pasojë e grumbullimit të gëlbazës në to, duke favorizuar infeksionin. Po ashtu nga shkëmbimi i keq i gazeve preket edhe sistemi i qarkullimit të gjakut, duke shtuar ngarkesën e ventrikulit të djathtë dhe duke dëmtuar muret e vazave. Këta të sëmurë duhet të kërkojnë menjëherë ndihmë nga mjeku i familjes, ose nga mjeku pneumolog, ku ata kontrollohen periodikisht, sepse sa më shpejt të ndërhyhet, aq më shpejt do të dalin nga gjendja e rënduar. Kur pengesa e frymëmarrjes shpeshtohet, kolla bëhet më e fortë dhe sasia e gëlbazës është e shtuar, duhet filluar trajtimi me antibiotikë për 5-7 ditë, që do të ndihmojë për të luftuar infeksionin. Duhet rritur dhe shpeshtuar doza e preparateve bronkodilatator, që ndihmojnë në zgjerimin e bronkeve dhe lehtësojnë frymëmarrjen, qoftë këto të marra nga goja ose me spray (pompa). Po ashtu Aerosoli për pak ditë ose dhënia e oksigjenit herë pas here, do ta lehtësonte gjendjen.

Dëmtimi
Nuk ka një arsye të caktuar se përse shfaqet sëmundja
e mushkërive, por ajo që rekomandohet për të gjithë njerëzit është “bashkëjetesa” në një ambient në pastër, pa duhanpirës, si dhe pa asnjë komponent tjetër të dëmshëm për mushkëritë. Nga ana tjetër, sipas specialistëve, fëmijët janë tepër të prirur për t’u sëmurë nga sëmundjet e mushkërive në rast se ata kanë lindur nga një nënë duhanpirëse. Pasi që në krijimin e mushkërive si organ, foshnja “helmohet” me nikotinën e duhanit, dhe më pas është e vështirë që organizmi i tij të filtrojë. Përveç duhanit, ndotja e ambientit, është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në përhapjen e sëmundjes së mushkërive. Madje në pjesën më të madhe të rasteve, ndotja e ambientit, jo vetëm në qytete por edhe në dhomën ku personi jeton, është faza fillestare e shfaqjes së sëmundjes, zhvillimit dhe evoluimit të saj. Sipas specialistëve, grimcat me përmasa më të vogla se 10 mikron janë më të dëmshme për shëndetin sepse ato kanë më shumë mundësi për të hyrë në pjesët e poshtme të mushkërive. Grimcat e ngurta kontribuojnë në mënyrë të dukshme në pakësimin e shikimit. Deficencat më të theksuara mund të sjellin humbje në peshë, lodhje, deficit imunitar, gjë që demonstrohet nga infeksione të përsëritura virale dhe bakteriale. Niveli i ulët i saj shoqërohet me rritje të tensionit arterial dhe rrit mundësinë e goditjes së zemrës, rrit riskun për katarakte të syve si dhe një risk i lartë për shumë tipe të kancerit si ai i prostatës, kollonën, mushkërive etj. Studimet kanë treguar se prezenca e ndotjes së ajrit ndihet edhe me ngushtime bronkiale si dhe reduktim të vetë aktivitetit të mushkërive. Po ashtu, përdorimi i tepërt i kripës shkurton jetëgjatësinë dhe rrit probabilitetin për të dëmtuar mushkëritë. Shkencëtarët amerikanë pohojnë se çdo vit mund të shpëtohen 150.000 jetë njerëzish nëse industria ushqimore do të zvogëlojë sasinë e kripës, e cila i shtohet ushqimit. Kripa ka ndikim direkt në tensionin e gjakut i cili është i lidhur me një spektër të gjerë sëmundjesh mes të cilave edhe mushkëritë.

Rekomandimet
Për këtë kontingjent të sëmurësh këshillohet pushim për disa ditë në klimë malore, për shkak të gjelbërimit, ajrit më të pastër dhe temperaturave të mjedisit, që janë më të ulëta. Këtyre personave u rekomandohet të shëtisin një orë në mëngjes herët dhe në darkë vonë. Gjithashtu, këshillohet marrja e lëngjeve për të shtuar sasinë e gjakut qarkullues, që mund të ketë pasojë uljen e tensionit arterial. Të shmangen daljet dhe qëndrimet në diell duke preferuar shëtitjet në orët e para të mëngjesit, të shoqëruara me ushtrime të lehta gjimnastikore, sidomos të kraharorit. Të ndalohet përdorimi i duhanit dhe qëndrimi në ambiente të mbyllura, ku pihet duhan. Po ashtu rekomandohet një meny e pasur me vitamina, me shumë kalori dhe që të përmbajë ushqime që treten lehtë. Këta pacientë duhet të tregohen të kujdesshëm ndaj qëndrimit nën ventilatorë, kondicioner, përdorimin e pijeve të ftohta dhe shmangien nga korrentet e ajrit.

Këshilla
1. Zvogëloni sasinë e kripës në dietë

2. Jetoni në një qytet që ka ndotje të ulët

3. Shëtisni të paktën 1 orë në ditë në një pyll të mbushur me pemë dhe në ajër të pastër

4. Mos përdorni duhan

5. Mos jetoni, apo flini në një dhomë me duhanpirës

6. Përdorni sa më shumë lëngje dhe supa për shpëlarjen e mushkërive

7. Vraponi të paktën 10 minuta në mëngjes, në ajër të pastër

Sëmundjet e mushkërive
Sëmundja obstruktive kronike
Pneumonia
Hipoksemia
Sarkoidoza
Sëmundja restriktive
Sëmundjet vaskulare
Tuberkulozi
Tumoret e mushkërive
Tumoret mediastinale
Bronchiolitis akut


Si duhet përdorur pompa e ilaçeve

Çfarë është një inhaler me doza metrike (pompa)

Shumë nga ilaçet ndodhen në kanistra të vogla prej metali që spërkasin ilaçin në mushkëritë tuaja. Këto quhen inhaler me doza metrike. Disa njerëz i quajnë ato “pompa”. Pompa spërkat ilaçin në sasinë e duhur që ju ta thithni atë. Ju zakonisht merrni një ose dy pufe (pompime). Midis pufeve ju duhet të prisni 30 sekonda deri në një minutë. Të thithësh ilaçet me anë të frymëmarrjes është një mënyrë e mirë për t’i marrë ato pasi ato kalojnë në tubat e frymëmarrjes me shpejtësi. Nëse merrni një ilaç kokërr do të duhet një kohë më e gjatë për atë që të shfaqi efektin e tij.
Ja disa nga mënyrat e thjeshta të përdorimit:
Shkundeni pompën mirë për të përzierë ilaçin
Hiqni kapakun nga pjesa e gojës dhe mbajeni pjesën e gojës para gojës
Nxirrni gjithë ajrin nga mushkëritë jashtë
Filloni të merrni frymë ngadalë dhe në të njëjtën kohë shtyp pompën për të nxjerrë një dozë (puf) të ilaçit në gojë .Vazhdoni të merrni frymë përsëri. Frymëmarrja juaj do të sjelli ilaçin në mushkëritë tuaja
Mbyllni gojën dhe mbani frymën për pesë ose 10 sekonda përpara se të lini ajrin që thithet të dali nga buzët. Kjo ju ndihmon të siguroheni ta keni marrë të gjithë ilaçin Nëse doktori juaj ju ka thënë të merrni dy pufe, prisni 30 sekonda deri në një minutë midis pufeve. Me këtë mënyrë pufi i parë hap rrugët e frymëmarrjes dhe i dyti funksionon më mirë
Çfarë është një “spacer”
Këto janë tuba ose çanta të ngjitura pas një pompe. Ato veprojnë si një dhomë mbajtëse nga e cila ilaçi mund të merret më mirë. Spërkatni ilaçin në këtë dhomë para se të merrni frymë dhe juve nuk ju duhet të koordinoni shtypjen e pompës me thithjen në të njëjtën kohë. Merrni frymë ngadalë. Ky mjet ul gjithashtu refleksin e të kolliturit që mund të shkaktohet nga spërkatja në fyt. Ka disa inhaler të rinj në formën e pudrës së thatë që aktivizohen vetëm nga ju. Këto janë më të lehtë për t’u përdorur. Juve nuk ju duhet të koordinoni spërkatjen dhe frymëmarrjen në të njëjtën kohë.

Kontaktoni doktorin nëse:
Nëse pompa nuk ju lehtëson më.
Nëse keni akoma vështirësi në frymëmarrje edhe pse keni përdorur pompën.
Ose nëse keni: Rrahje të shpeshta të zemrës.
Ndjesi të vjelli, dhimbje stomaku, diarre ose vjellje o Probleme me gjumin.
Dhimbje koke.
Kontraktim muskujsh (ngërçi).

Mjekësia Popullore për dhimbjet e shpinës, Diabetit dhe të mëlçisë


Sipas statistikave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë 8 në 10 persona në rang botëror, kanë vuajtur qoftë dhe një herë të vetme nga dhimbja e mesit. Dhimbja e mesit prek pothuajse të gjitha moshat, por shpeshtësia e saj ndryshon në grupmosha të ndryshme. Dhimbjet e mesit shfaqet në të gjitha moshat, pavarësisht se është më e shpeshtë në moshën e mesme, kjo për shkak të sforcimeve fizike që përballet kjo moshë. I sëmuri që ka ose ka pasur lumbago (dhimbje mesi) është i ekspozuar ndaj manifestimeve të dëmtimeve të disqeve lumbare, shiatikut apo dhe lumbago kronike etj. Për këtë arsye sot në suplementin e përjashëm të së shtunës “Tirana Observer” boton këshillat e mjekësisë popullore për të kuruar dhe parandaluar sëmundjet e shpinës. Gjithashtu në këtë suplement do të mësoni për cirrozën e melçisë, nga shkaktohet dhe si ta kurojmë. E ndërkohë specialistët e sëmundjeve të mëlçisë dhe sistemit tretës besojnë se rruga më e mirë për të eliminuar dhjamin në mëlçi është gjimnastika dhe ulja e peshës. Rezultatet e kërkimeve në këtë fushë tregojnë se faktorët që krijojnë diabetin, sëmundjet e zemrës dhe disa nga sëmundjet e metabolizmit janë të lidhura me sasinë e dhjamit në mëlçi. Me këtë rast në këtë suplemente do të gjeni edhe ilaçet se si kurohet diabeti.

Që shpina të mos ju dhemb më, ja ç’duhet të dini
Mund të jetë e lodhshme dhe e mërzitshme ose të ketë nevojë për përkujdesje. Sido që të jetë një dhimbje shpine mund ta bëjë vërtet të vështirë përqendrimin në punë.Profesione të tilla si infermier, ndërtues ose punëtor fabrike do të thonë kërkesa për shpinën tuaj. Edhe puna rutinë në zyra mund ta përkeqësojë dhembjen tuaj të shpinës, nëse bini pre e zakoneve të rrezikshme. Por ju mund ta shmangni dhembjen dhe dëmtimet e shpinës duke qenë të kujdesshëm dhe të dini se çfarë i shkakton ato, por edhe të fokusoheni në parandalimin e tyre.Ja katër faktorë të lidhur me punën, të cilat shoqërojnë uljen e rrezikut të dëmtimeve të shpinës:

Forca
Ushtrimi i një force të madhe në shpinën tuaj mund të shkaktojë dëmtime. Nëse puna juaj është fizike, ju mund të përballeni me dëmtime, nëse vazhdimisht ngrini ose lëvizni objekte të rënda.

Përsëritja
I referohet herëve që ju bëni një lëvizje të tillë. Përsëritja e tepruar e punëve mund t'ju udhëheqë drejt lodhjes së muskujve ose dëmtimeve, veçanërisht nëse ato përfshij¬në tendosje apo pozicionime të pakëndshme për trupin tuaj.

Qëndrimi i trupit
Qëndrimi i referohet pozicionit ku jeni ulur, në këmbë apo po kryeni një detyrë. Në rast se kaloni pjesën më të madhe të kohës përpara një kompjuteri, mund të ndjeni dhembje nga të ndenjurit ulur për një kohë të gjatë. Trupi juaj mund të qëndrojë në një pozicion mesatarisht vetëm 20 minuta, përpara se ju të ndjeni nevojën të ndryshoni pozicion.

Stresi
Trysnitë në punë ose në shtëpi jo vetëm që rrisin nivelin e stresit tuaj, por mund t'ju prijnë drejt tensionimit dhe tendosjes së muskujve, duke u bërë kështu shkaktarë për dhembjen e shpinës.

Si t'i shmangim dëmtimet
Gjëja më e mirë në parandalimin e dëmtimeve të shpinës është të jeni të përgatitur më së miri dhe të ndërmerrni disa hapa për ta bërë vendin ku punoni një mjedis sa më të sigurt që të jetë e mundur.

Jini të përgatitur
Edhe nëse lëvizni sa andej-këtej në punën tuaj dhe ajo kërkon ushtrime fizike, ju keni nevojë të ushtroheni. Ushtrimet sistematike mund të jenë gjëja më e mirë për të mbajtur një shpinë të shëndetshme. Para së gjithash, duhet të mbani peshën në kontroll të vazhdueshëm. Një peshë e shëndetshme mund të zvogëlojë stresi n në shpinën tuaj. Mund të bëni ushtrime specifike forcuese dhe tendosëse, që kanë objektiv muskujt e shpinës suaj. Ushtrimet sistematike mund të rrisin gjithashtu lakueshmërinë e trupit. Muskuj të fortë dhe të lakueshëm mund të mbajnë shpinën tuaj në formë të shkëlqyer. Tregohuni të kujdesshëm ndaj qëndrimit, pasi një vendosje jo e duhur e trupit mund të stresojë shpinën. Kur përkuleni ose qëndroni me shpinën shtrembër, ju ekzagjeroni linjat natyrale të shpinës. Pozicione të tilla mund t'ju udhëheqin drejt lodhjes së muskujve, ndërsa qëndrimet e mira shtendosin muskujt dhe kërkojnë përpjekje minimale për të balancuar trupin.

Qëndrimi në këmbë
Nëse qëndroni në këmbë për një kohë të gjatë, lëreni të pushojë njërën këmbë në një stol, ose në një kuti herë pas here. Ndërsa qëndroni në këmbë, mbajeni materialin që lexoni në nivelin e syve. Mos u përkulni përpara se të bëni punë zyre ose krahu.

Qëndrimi ulur
Për të ndihmuar në rehati dhe në një qëndrim, zgjidhni një karrige ku të mbështesni shpinën tuaj. Rregullojeni karrigen në mënyrë që këmbët të qëndrojnë rrafsh me dyshemenë. Nëse karrigia nuk e mbështet fundshpinën tuaj, vendosni një jastëk të vogël pas saj. Mënjanoni objekte të rënda, si kuletën, në xhepin tuaj të pasmë kur jeni ulur, sepse prishin ekuilibrin e fundshpinës.

Ngrini ngarkesat siç duhet
Ka një mënyrë të drejtë dhe të gabuar për të ngritur ose për të mbajtur një ngarkesë. Për të ngritur një ngarkesë në mënyrën e duhur, duhet të lini këmbët tuaja të bëjnë punën e tyre. Mbajini objektet pranë trupit dhe kërkoni ndih¬më, nëse ngarkesa është shumë e rëndë.

Përshtatni vendin tuaj të punës
Shihni strukturën e zyrës ose zonës tuaj të punës. Mendoni si mund t'i modifikoni punët e përsëritura për të pakësuar kërkesat fizike. Kujtoni që po përpiqeni të zvogëloni forcën, përsëritjen e veprimeve dhe të qëndroni të shëndetshëm, me një qëndrim të sigurt. Nëse pjesën më të madhe të ditës e kaloni duke u përgjigjur në telefon, provoni kufjet. Shmangni mbajtjen e telefonin mes veshit dhe shpatullës suaj, për të liruar një prej duarve për të bërë një tjetër punë. Nëse punoni në kompjuter, siguro¬huni që karrigia juaj të jetë vendosur në përshtatje me monitorin.

Përvetësoni zakone të shëndetshme pune
Tregoni kujdes rreth jush dhe njihni aftësitë e trupit tuaj në punë. Ndërmerrni këto hapa për të parandaluar dhembjet e shpinës.

Planifikoni lëvizjet tuaja
Organizoni punën tuaj në mënyrë që të eliminoni rrezikun e lartë, lëvizjet përsëritëse. Shmangni kërrusjet e panevojshme. Kufizoni kohën që kaloni duke mbajtur valixhe të rënda, çanta krahu apo çanta shpine. Nëse jeni duke mbajtur diçka të rëndë, merrni vesh saktësisht se ku duhet ta dorëzoni.

Dëgjoni trupin tuaj
Nëse ju duhet të qëndroni ulur ose në këmbë për një kohë të gjatë, ndër¬rojeni pozicionin tuaj në mënyrë të vazhdueshme. Në çdo 15 minuta merrni 30 sekonda pushim për t'u shtendosur, lëvizur ose për t'u qetësuar. Provoni të qëndroni lart kur përgjigjeni në telefon, shtendosuni dhe ndryshoni pozicion herë pas here. Nëse ju dhemb shpina, shmangni aktivitetet që e rëndojnë gjendjen e saj.

Zvogëloni rreziqet
Rrëzimet mund ta dëmtojnë seriozisht shpinën tuaj. Mënjanoni gjithçka që mund t'ju pengojë në vendin tuaj të punës. Punoni të koordinuar dhe në baraspeshë. Është mjaft e thjeshtë. Mund të bëni ushtrime baraspeshe për ruajtur njëtrajtshmërinë në këmbët tuaja.

Reduktoni stresin
Të qenit të stresuar shkakton tendosje të muskujve tuaj dhe kjo gjë mund t'ju bëjë më të prirur për dëmtimet e shpinës. Sa më shumë stres ndjeni, aq më pak e toleroni dhembjen. Përpiquni të zvogëloni burimet tuaja të stresit, si në punë ashtu edhe në shtëpi. Zhvilloni mekanizma të bollshme në momentet kur ndiheni tmerrësisht të stresuar. Në këtë rast ju sugjerojmë të provoni ushtrime frymëmarrje¬je të thellë. Bëni një shëtitje ose flisni për problemet tuaja me një mik të besueshëm.

Çfarë i shkakton dëmtimet e shpinës?
Mjekët dhe shkencëtarët nuk janë ende të sigurt për të gjitha shkaqet e dëmtimeve të shpinës. Në fakt, pjesa më e madhe e problemeve mund të jenë rezultat i kombinimit të disa faktorëve. Faktorë si trashëgimia familjare janë të pashmangshme. Faktorë të tjerë si pesha, përshtatja dhe fleksibiliteti mund të kontrollohen duke ndryshuar stilin e jetës. Janë edhe disa faktorë që lidhen me punën, të cilët ju mund ose nuk mund të jeni të aftë t'i modifikoni për të parandaluar dëmtimet.

Mjekimi popullor për dhembjet e shpinës

Midis dy vertebrave të shtyllës kurrizore ndodhet një kërce në formë jastëku apo disku, i cili ndalon fërkimin e sipërfaqeve kockore midis tyre, siguron elasticitetin, lehtëson lëvizjet dhe bën shpërndarjen e peshës së shtyllës. Kur ky jastëk prej kërci dëmtohet, humbet formën e tij normale, dhe del nga vendi duke shtypur kështu rrënjët e nervave që fillojnë pikërisht nga trupat e vertebrave, kemi të bëjmë me hernie diskale.Për të përmirësuar dhimbjet e shpinës dhe nervin shiatik, duhet të merrni 20 gjethe të njoma të Urthit. E zieni në 4 gota ujë për 20 minuta. Pasi kullohet, pini një filxhan çaji në mëngjes esëll dhe 1 filxhan çaji para gjumit të ëmbëlsuar me pak mjaltë. Kura vazhdon 1 muaj. Ndërkohë që prej vitesh aplikoj fizioterapinë kineze, masazh me akull dhe vaj për hernien diskale, nervin shiatik, spondiloatrozë të qafës dhe lumbare të shpinës, që ka pasur sukses në këtë drejtim. Çdo i sëmurë duhet të bëjë 10-15 ditë masazh çdo ditë, nga 30 minuta seanca.Por, ekziston edhe një ilaç popullor: disa bimë në alkoolaturë që pihen 2 herë nga 20 pika para buke. Për nervin shiatik merrni 100 gramë tinturë jodi, 30 gramë vaj gruri, 4 lugë gjelle me vaj ulliri, 1 lugë gjelle me naftalinë, 30 tableta aspirina, 1 kuti rozmarinë të njomë. I përzieni në një enë së bashku dhe lihen në qetësi për 5 orë. Bëhet një formë pomade për lyerje pastaj çdo ditë. Me këtë i bëhet masazh këmbës për 15-20 minuta, atje ku është ngacmuar nervi shiatik. Kjo vazhdon 7-10 ditë rresht. Merrni 20 gramë kore shelgu, gjethe dhe sythe mështekne, 10 gramë lule shtogu, pak lule bliri, gjethe hithri si edhe këputje. Pasi imtësohen mirë dhe përzien, merrni 1 lugë nga kjo përzierje dhe e zieni në një enë me kapak të mbyllur për 5 minuta, me 200 ml ujë. Pas 10 minutash hiqet nga zjarri, kullohet dhe pihet sa më i ngrohtë. Nëse dhimbjet e nervit shiatik janë të forta, nga përzierja merrni 4 lugë, dhe i vloni 5 minuta në gjysmë litri ujë. Pas 10 minutash largohet nga zjarri, kullohet, ëmbëlsohet me pak mjaltë dhe pihet çdo 2 orë nga 1 gotë çaj, por të jetë sa më i nxehtë. Merrni 2-3 kallinj nga bredhi i bardhë. Përvëlojeni me 200 ml ujë të sapovaluar. Pas 2 orësh kullohet. Ëmbëlsojeni pak me mjaltë dhe pijeni të ngrohtë në mëngjes esëll dhe mbrëmje vonë, nga një gotë çaji.

Mjekësia bimore arabe për kurat me bimë natyrore

Nervi shiatik është ai nerv që inervon muskujt e pasmë të kofshës dhe të kërcit. Shtypja e këtij nervi nga një hernie diskale që del nëpërmjet vertebrës së 5-të lumbare dhe të parës sakrale (L 5- S 1), jep dhimbje që përhapet në të gjithë pjesën ku kalon ai. Kur hernia diskale del nëpërmjet vertebrës së 4-ët lumbare, dhe vertebrës së 5-të lumbare, ajo shtyp nervin e 5-të lumbar dhe vertebrës së 1-rë sakrale (S 1). Simptomat e kësaj sëmundje janë: mpirja e gjymtyrëve të poshtëm (këmbëve), dhembje e fortë dhe pamundësi ecje në distanca të gjata. Shkaqet më të rëndësishme të kësaj sëmundje janë: malcimi i nervit shiatik dhe rrëshqitja kërcore (hernia diskale) që shkakton shtypjen e këtij nervi.

Ilaçi për sëmundjen e nervit shiatik:
1. Ngrënia e një luge të vogël nga farat e bimës (harmel peganum – african rue), të bluara imët, një herë në ditë esëll në mëngjes, për 12 ditë rresht.

2. Ngrënia e një luge të madhe nga pjalma e mbledhur nga bletët, dy herë në ditë: një lugë para dreke me gjysëm ore dhe një lugë para darke me gjysëm ore. Pjalma e bletëve shquhet për përmbajtjen e grupit të vitaminave (B), një vitaminë shumë e rëndësishme për shëndetin nervor. Por nëse kjo sëmundje është shkaktuar nga rrëshqitja kërcore (hernia diskale), atëherë ilaçi për të është ky:

- Lëvorja e bimës (Common caper bush; Latinisht: Capparis spinosa) duke e përdorur në formë komprese në qendrën e dhimbjes, për 20 minuta. Kjo gjë duhet të vazhdojë 10 ditë rresht. Tërheqim vërejtjen se lëvorja e kësaj bime konsiderohet prej bimëve të nxehta (që ka veprim nxehës në organizmin e njeriut) dhe përdorimi i saj për më shumë se 10 ditë është gabim. Mënyra e përgatitjes së kompresës është kjo: Bluhet një sasi e mjaftueshme nga lëkura e njomë bimës dhe vendoset mbi vendin e dhimbjes.

Dardha me veti kuruese

Ky frut i ëmbël përbën një burim të madh vitaminash dhe kripërash minerale. Dardha nuk përmban substanca që shkaktojnë alergji, prandaj rekomandohet si ushqim për foshnjat dhe për personat alergjikë. Në çështjen e shëndetit edhe dardha do të vendosej krahas mollës dhe portokallit. Dardha para ngrënies ashtu si molla, nuk duhet qëruar, pasi shumë vitamina ndodhen në lëkurën e saj.

Aftësitë kuruese të dardhës janë:
1. Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.
2. Është mjaft e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.
3. Dardha përmban një substancë të quajtur pektinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste diarreje apo kapsllëku.
4. Luan rol në uljen e kolesterinës në gjak.
5. Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik.
6. Vetitë e saj pastruese ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të kyçeve.
7. Dardha përmban elementin bor, i cili ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga osteoporoza.
8. Dardhat njihen për efektet e tyre pozitive në forcimin e kockave.

Këtij fruti i shfrytëzohen kokrrat, gjethet, rrënjët dhe lëkura e degëve apo e trungut (gjethet mund të përdoren edhe gjatë dimrit si të thata, nëse mblidhen në verë dhe thahen në hije). Ky frut shëron rrugët urinare dhe prostatën.

Përgatitja
Merren 100 gr gjethe të freskëta dardhe apo të thata, futen në një litër ujë të posavluar dhe lihen 30 minuta të mbuluara. Ftohet dhe kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë çaji, para buke 5 ditë radhazi.Merren 40 gr lëkurë apo lëvore dardhe dhe zihen 30 min me 200 ml ujë në enë të mbuluar.
Ftohet, kullohet dhe pihet nga një gotë ujë esëll në mëngjes për 12 ditë me radhë. Çaji përgatitet çdo ditë në temperaturë mesatare.Për shërimin e hemorroideve merren 50 gr lëvore të thata të dardhës, 10 gr lëvore të thata qepe, 20 gr rrënjë hithrash. Të gjitha përzihen dhe zien për 30 minuta me 250 ml ujë.Ftohet e kullohet dhe pihet 3 herë në ditë para buke (duhet të pihen 2 doza për 2 ditë).

Cirroza e melçisë, nga shkaktohet dhe si ta kurojmë

Konsumi i alkoolit shkaku numër 1 për problemet me mëlçinë

Mëlçia, duke vepruar si fabrika me e madhe kimike e organizmit tonë, ka shumë funksione, të cilat përfshijnë prodhimin e faktorëve të gjakut, proteinave, tëmthit dhe të më shumë se 100 enzimave të ndryshme. Po ashtu ndikon në metabolizmin e kolesterolit, depozitimin e glikogjenit si burim energjie, mbajtjen normale të përqendrimit të sheqerit në gjak. Por dhe në rregullimin e hormoneve të ndryshme dhe detoksifikimin e medikamenteve dhe helmeve, duke përfshirë alkoolin. Alkooli konsiderohet “armiku“ kryesor i mëlçisë.
Ndikimi
Alkooli dëmton shumë organe, por në mënyrë të veçantë dëmton sistemin nervor qendror dhe mëlçinë. Alkooli metabolizohet në mëlçi dhe sasia e tepërt e tij çon në sëmundje akute dhe kronike të mëlçisë. Abuzimi me alkoolin çon në tre patologji të sëmundjeve të mëlçisë, të cilat në klinikën praktike mund të shfaqen së bashku në të njëjtën kohë, në të njëjtin pacient.Patologjia e parë është steatoza (dhjamosja e mëlçisë), e cila çon në akumulimin e yndyrës në qelizat e mëlçisë. Kjo gjendje është e rikthyeshme në qoftë se pacienti ndërpret alkoolin. Megjithatë, dhjamosja e mëlçisë mund të çojë në steatohepatit, që është dhjamosje e mëlçisë e shoqëruar me inflamacion. Kjo gjendje mund të çojë në dëmtime të mëlçisë dhe cirrozë.Patologji tjetër që mund të shfaqet është hepatiti. Alkooli mund të shkaktojë hepatit akut, ose kronik. Hepatiti alkoolik mund të ndryshojë nga një formë e butë e hepatitit me teste anomale laboratorike, në një formë të ashpër më ndërlikime, si ikter (zverdhje e lëkurës shkaktuar nga mbajtja e bilirubinës), me encefalopati hepatike (disfunksion neurologjik shkaktuar nga pamjaftueshmëria e mëlçisë), ascit (grumbullimi i ujit në bark), hemorragji nga variçet e ezofagut. Patologji tjetër që shfaqet është cirroza, që karakterizohet anatomikisht nga përhapja në mëlçi e nodujve të rigjenerimit të kombinuar me fibrozë. Këto dëmtime përfshijnë të gjithë mëlçinë dhe shkaktojnë çrregullim të madh të qarkullimit intrahepatik të gjakut. Mëlçia cirrotike ka një sipërfaqe të nodozuar dhe konsistencë të fortë e margo të mprehtë. Madhësia e mëlçisë ndryshon nga një i sëmurë te tjetri. Kjo do të thotë që një mëlçi cirrotike mund të jetë e zmadhuar, (hipertrofike), ose e zvogëluar (atrofike). Ekziston edhe forma mikse, ku atrofia e një lobi të mëlçisë kombinohet me hipertrofinë e një lobi tjetër. Në varësi nga noduset që formohen, cirroza klasifikohet në mikro dhe makronodulare.
Dëmtimi
Abuzimi me alkoolin bëhet shkak për shfaqjen e problemeve serioze me mëlçinë. Nga statistikat botërore rezulton se 80 % e personave që konsumojnë alkool zhvillojnë steatozë (dhjamosje e mëlçisë), 10-35% zhvillojnë hepatit akoolik dhe 10% zhvillojnë cirrozë alkoolike. Nga statistikat është parë se nga 26000 njerëz që vdesin çdo vit nga cirroza të paktën 40% e tyre kanë histori të abuzimit me alkoolin. Pasojë e përdorimit pa kriter të alkoolit është dhjamosja e mëlçisë si pasojë e depozitimit të yndyrave në qelizën e mëlçisë dhe cirroza alkoolike që përfaqëson një dëmtim terminal të mëlçisë. Steatoza e mëlçisë, ose dhjamosja e mëlçisë, përveç alkoolit, shkaktohet dhe nga faktorë të tjerë siç janë: dieta e pasur me yndyra, mbipesha, diabeti i sheqerit apo dhe përdorimi i estrogjenëve dhe i kortizonikëve.

Pacienti i prekur prej cirrozës nga alkooli mund të shfaqë:
- Dobësi dhe lodhje
- Humbje të oreksit
- Humbje të peshës
- Humbje të masës muskulare dhe krampe (ngërç) muskulare
- Ikter ose zverdhje të syve dhe të lëkurës
- Ënjtje të këmbëve
- Ascit ose fryrje e barkut nga grumbullimi i ujit në të
- Të përziera dhe të vjella
- Humbje të qimeve të trupit dhe të aftësisë seksuale
- Tek burrat rritje të qimeve në fytyrë, zë të thellë
- Çrregullime menstruale tek gratë

Çfarë është sëmundja alkoolike e mëlçisë?
Ashtu si dëmtimi i mëlçisë nga viruset e hepatitit, edhe përdorimi pa kriter i alkoolit është një sëmundje e shpeshtë dhe me pasoja serioze shëndetësore e këtij organi. Sëmundja alkoolike e mëlçisë është pasojë e veprimit të drejtpërdrejtë të alkoolit mbi qelizën e mëlçisë. Kështu që alkooli konsiderohet një faktor i vërtetë rreziku për çdo konsumator të rregullt të tij. Femrat dëmtohen nga alkooli shumë më shpejt dhe më rëndë se meshkujt. Ndoshta kjo lidhet me veçoritë hormonale të tyre. Në shfaqjen e sëmundjes ndikon edhe predispozicioni gjenetik. Studime të shumta tregojnë se, ky faktor luan rol të rëndësishëm jo vetëm në shkallën e dëmtimit të mëlçisë, por edhe në fenomenin e vartësisë ndaj alkoolit. Gërshetimi problemeve të alkoolit me infektimin e mëlçisë nga viruset e hepatiteve shkakton dëmtime në mëlçi.

Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundjeje
Siç dihet tashmë, konsumimi pa kriter i alkoolit është një nga faktorët kryesorë të shfaqjes së kësaj sëmundjeje. Kështu, sasia e alkoolit të përdorur përllogaritet në përmbajtjen e etanolit në pijen që përdoret. Përdorimi i 20-40 gr etanol në ditë është sasi që konsiderohet e rrezikshme për mëlçinë. Kujtojmë që 1 teke raki përmban 18 gr metanol apo 1 gotë verë 12 % përmban 11.7 gr etanol. Faktor tjetër rreziku është kohëzgjatja e përdorimit të alkoolit. Konsumatorët sistematikë që kanë përdorur për 10 vjet radhazi 150 gr metanol në ditë janë më të rrezikuar nga cirroza e mëlçisë. Ndër faktorët e riskut konsiderohet edhe mosha. Sa më e vogël të jetë mosha e konsumatorit të alkoolit, aq më të rënda janë dëmtimet e mëlçisë. Por numërohen edhe seksi dhe predispozicioni gjenetik.

Shenjat më të dukshme të sëmundjes
Në pjesën më të madhe të rasteve, sëmundja zhvillohet pa shenja klinike dhe zbulohet rastësisht nga një ekzaminim ekografik të bërë për arsye të ndryshme. Në disa raste të sëmurët ankohen për dobësi trupore, këputje gjunjësh, apo çrregullime të tretjes, të cilat shkaktohen si pasojë e dëmtimit të njëkohshëm të stomakut, duodenit, pankreasit nga përdorimi i alkoolit. Në rast se dëmtimi alkoolik gërshetohet edhe me dëmtimet e mëlçisë nga viruset e hepatitit, shenjat klinike janë shumë: turbullimet e tretjes, dhimbje barku në kuadratin e sipërm të djathtë, lodhje e shpejtë fizike e mendore, ulje oreksi rënie në peshë deri në temperaturë 37.5-37.8 gradë. Identifikimi i sëmundjes bëhet në dy mënyra: ekzaminimin ekografik dhe në analizën e gjakut konstatohet rritje e transaminazave.

Si mund të mjekohet sëmundja?
Kushti vendimtar për të pasur një mjekim të efektshëm është ndërprerja kategorike e përdorimit të mëtejshëm të alkoolit. Është kaq i rëndësishëm ky moment, aq sa dhe ndikimi pozitiv i barnave në ato raste kur i sëmuri vazhdon të konsumojë alkool, qoftë edhe në sasi të vogël, është i paefektshëm. Një dietë e ekuilibruar me të gjithë përbërësit fiziologjikë, duke mënjanuar rastet e tepërta të yndyrave dhe sheqernave, e pasur me vitamina dhe kripëra minerale, do të ishte ideale për të patuar një mëlçi të shëndetshme. Dieta mesdhetare që bazohet në fruta-perimet e freskëta, vaji i ullirit, vera dhe drithërat, është aleatja më e mirë e shëndetit të gojës së njeriut. Makaronat, frutat dhe perimet e freskëta, por dhe mishi i pjekur si duhet mbrojnë mishrat e dhëmbëve nga kanceri në gojë.

Funksionet e mëlçisë
Mëlçia është një fabrike gjigande e trupit, nxehtësia e prodhuar nga reaksionet e ndryshme kimike kontribuon në ngrohjen e përgjithshme të trupit.Mëlçia sekreton (prodhon) BILEN (lëngu i tëmthit) që përbëhet, kryesisht, nga kripërat biliare ( glikolati i natriumit e taurokolati), pigmentet biliare (bilirubina e biliverdina), kolesterolin e lecitinën. Përveç prodhimit të lëngut biliar këtu po jap shkurt funksionet e tjera të mëlçisë :I. Funksion hemopoetik (“prodhon gjak”). Në embrion, formon rruazat e kuqe të gjakut, në të rriturit “rezervon” një substancë të domosdoshme për funksionimin e palcës së kockave në prodhimin e rruazave të kuqe.
II. Prodhon fibrinogjenin e gjakut, ndoshta dhe albuminën e globulinën.
III. Mban rezerva hekuri (Fe) e bakri (Cu), të domosdoshme për prodhimin e eritrociteve (rruazat e kuqe).
IV. Prodhon heparinë (substancë-që mban gjakun “të holluar”) e me ndihmën e vitaminës K-prodhon protrombinën.
V. Qelizat e Kupffer-it në sinusoidet e gjakut të mëlçisë kanë rëndësi në sistemin retikulo-endotelial, i cili shkatërron rruazat e kuqe të vdekura, e ndoshta manifakturizon antitrupa.
VI. Funksion detoksikues, pra neutralizon helmet e prodhuar në zorrë që absorbohen nga gjaku.
VII. Funksion rezervues - DEPO. Mban rezervat karbohidrateve (sheqernave) në formë glikogjeni duke mbajtur një proces (me dy kalime):
a - shndërron glukozën - në glikogjen.
b - kthen glikogjenin në glukozë.
VIII. Formon Vitaminën A nga karoteni e krijon rezerva të vitaminave të grupit B.
IX. Proceson aminoacidet e prodhon urenë dhe acidin urik.
X. Ka rol themelor në rezervat e metabolizmin e yndyrnave.

Yndyra në mëlçi
1-Në pjesën më të madhe të rasteve steatoza (yndyra në mëlçi) vjen si pasojë e konsumimit me doza të larta e të vazhdueshme të alkoolit.
2-Haset në të sëmuret me probleme endokrine (hormonale) e në ata obezë, mbipeshë.
3-Mund të vijë nga një dietë e varfër e me mungesë proteinash, e nga konsumimi pa kriter i yndyrnave.
4-Shkaktarët e sëmundjes lidhen me moshën (dietë e varfër në fëmijëri), vendndodhjen gjeografike, dietën (yndyrna me tepricë - në fëmijë, e në të rriturit) e me gjendjen e metabolizmit të organizmit.
5-Është konstatuar si efekt anësor i barnave, psh nga përdorimi i kortikosteroideve (steroideve) për një kohë të gjatë.
6-Shihet e shoqëruar me diabetin e me plot sëmundje të tjera. Ku futen çrregullimet e tretjes e thithjes së ushqimit në zorrë, e për pasojë kemi një depozitim të shtuar të yndyrës në qelizat e mëlçisë.
7- Ka lidhje me pankreatitin kronik, insuficiencën (pamjaftueshmërinë) kardiake kronike, me kolitin ulçeroz etj.
8-Disa substanca kimike, të cilat helmojnë qelizat e mëlçisë (pra ulin mundësinë e saj për punë, në mënyrë të ndjeshme) sjellin steatoze, si psh. helmimi me DDT, me tetraklorur karboni ose me fosfor (fosfor të verdhë).
9-Rrallë haset në rastet e intoksikacioneve (helmimeve) alkoolike akute.
10-Në shtatzëni ka raste të steatozës, tepër rrallë, por kur haset është vdekjeprurëse në shumicën e rasteve tek pacientja.

Çfarë është mëlçia yndyrore
Në ditët tona steatoza e mëlçisë po haset gjithnjë e më tepër. Këtu vihet re një penetrim, infiltrim i qelizave të mëlçisë nga yndyra. Në pjesën më të madhe të rasteve shohim që steatoza vjen si pasojë e konsumimit me doza të larta e të vazhdueshme të alkoolit, pra në alkoolistet, por jo gjithmonë. Haset në të sëmuret me probleme endokrine (hormonale) e në ata obeze, mbipeshë. Mund të vijë nga një dietë e varfër e me mungesë proteinash, e nga konsumimi pa kriter i yndyrnave. Pra shkaktarët lidhen me moshën (dietë e varfër në fëmijëri), vendndodhjen gjeografike, dietën (yndyrna me tepricë - në fëmijë, e në të rriturit) e me gjendjen e metabolizmit të organizmit. Është konstatuar si efekt anësor i barnave, psh, nga përdorimi i kortikosteroideve (steroideve) për një kohë të gjatë.

Mëlçia dhe sëmundjet e tjera
Sëmundja e mëlçisë është parë gjithmonë e shoqëruar me diabetin e me plot sëmundje të tjera. Ku futen çrregullimet e tretjes e thithjes së ushqimit në zorrë, e për pasojë kemi një depozitim të shtuar të yndyrës në qelizat e mëlçisë. Ka lidhje me pankreatitin kronik, insuficiencën (pamjaftueshmërinë) kardiake kronike, me kolitin ulçeroz etj. Disa substanca kimike, të cilat helmojnë qelizat e mëlçisë (pra ulin mundësinë e saj për punë, në mënyrë të ndjeshme) sjellin steatozë, si psh helmimi me DDT, me teraklorur karboni ose me fosfor (fosfor të verdhë). Rrallë haset në rastet e intoksikacioneve (helmimeve) alkoolike akute. Në shtatzëni ka raste të steatozës, tepër rrallë, por kur haset është vdekjeprurëse në shumicën e rasteve tek pacientja.

Pse yndyrnat dëmtojnë
Yndyrnat që depozitohen në mëlçi përbëhen kryesisht nga trigliceridet, kolesteroli e lipidet. Këto depozitime duken si vakuola (xhepa të vegjël) që vendosen në qelizat e mëlçisë, në citoplazmën e tyre. Kur yndyra është tepër e theksuar atëherë preken të gjitha qelizat e mëlçisë dhe dhjami arrin të pushtojë mbi 40%-50% të mëlçisë. Në ditët tona steatoza e mëlçisë po haset gjithnjë e më tepër. Këtu vihet re një penetrim, infiltrim i qelizave të mëlçisë nga yndyra. Steatoza, është vënë re në të sëmurët me infeksione masive, të cilët kërkojnë një terapi agresive e voluminoze me antibiotikë, mëlçia duke qenë një nga organet bazë ku shpërbashkohen ilaçet - si pasojë dëmtohet e për rrjedhim kemi steatozë yndyrore.

Si duhet të mjekoheni
Duhet kontaktuar një dietolog, i cili sqaron pacientin për llojin, mënyrën e sasinë e ushqimeve që duhet të marrë.Duhet bërë rënie në peshë, pasi kjo e lehtëson gjendjen e të sëmurit. Duhet ndaluar alkooli - kategorikisht, qoftë dhe te ata që e pinë me raste, të paktën sa të vihet sëmundja në ecuri të kënaqshme, pra drejt shërimit. Duhet, së fundi, të mbahet kontakt i ngushtë me mjekun hepatolog (doktori i mëlçisë), i cili mund të japë mjekim apo jo për të sëmurin, në varësi të stadit të asteatozës, i cili ndjek mënyrën e menaxhimit të saj. Kuptojmë këtu me ekzaminimet, analizat e testet që ka në dispozicion, përfshirë dhe biopsinë e mëlçisë.

Ndodh që zbulohet pas një krize zemre, pasi më parë sëmundja sistemike nuk jep simptoma

Kur duhet dyshuar për diabet dhe ja cilat janë ilaçet e kurojnë sëmundjen

Diabeti i sheqerit është një sëmundje endokrino-metabolike, që ka të bëjë me mënyrën se si organizmi ynë e përpunon sheqerin (karbohidratet apo glukozën) që ne marrim me ushqimet e ndryshme. Defekti qëndron në pamundësinë e insulinës, një hormon i prodhuar nga pankreasi, për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak ne vlerat normale. Insulina ose prodhohet pak (pamjaftueshmëri e pankreasit) ose nuk vepron si duhet për të futur sheqerin brenda në qelizat e indeve të organizmit (pamjaftueshmëri e insulinës). Për rrjedhojë sheqeri është me tepricë në gjak dhe jep shenja të ndryshme (simptoma) si etja, shtimi oreksit, shtimi në peshë, nevoja për urinim të shpeshtë, lodhja e shpejtë, ulja e vëmendjes dhe perqëndrimit dhe në përgjithësi një dobësi e përgjithshme. Këto simptoma nuk është e thënë të jenë të gjitha të pranishme tek një pacient me diabet. Ato mund të jenë të veçuara dhe në shkallë të ndryshme të intensitetit të tyre. Është pikërisht ky intensitet, që bën në shumicën e rasteve që diagnoza të përcaktohet me vonesë ose ai të zbulohet rastësisht pas një kalimi të një krize të zemrës apo infarktit të saj. Po kështu, shkalla e shprehjes së shenjave të sëmundjes varet shumë nga mënyra e korrigjimit të sëmundjes, pra terapia me ilaçe, mënyra e të ushqyerit (dieta) dhe mënyra e jetesës.
Diabeti ndahet në dy tipe në varësi të moshës së pacientit ku shfaqet sëmundja. Në tipin I ai shfaqet në moshat midis 0-40 vjeç dhe tipi II kur shfaqet mbi moshën 40 vjeç. Tipi I është pothuaj gjithmonë i trashëgueshëm dhe mjekohet me injektim të insulinës nën lekurë një ose disa herë në ditë, ndërkohë që tipi i dytë është vetëm në gjysmat e rasteve i trashëgueshëm, pra një pjese e të sëmurëve e kanë të trashëgueshme dhe një pjesë tjetër jo. Ky tip, i cili është më i shpeshtë dhe me incidencë që rritet me rritjen e moshës, mjekohet me medikamente. Në rastet e vështira të kontrollit të sheqerit, mjeku është i detyruar që edhe në ketë tip të fillojë mjekimin me insulinë.

Mollë majoshe për korrigjimin e vlerave të sheqerit
Me rritjen e moshës dhe në prani të mbipeshës e aktivitetit të ulët fizik, mundësia për t’u shfaqur sëmundja është e lartë. Si çdo sëmundje metabolike, sëmundje që kanë të bëjnë me mënyrën e përpunimit të lëndëve të ndryshme organike që ne marrim me anë të ushqimit, edhe diabeti i sheqerit është i lidhur ngushtë me dietën dhe mënyrën e jetesës, përshembull, aktivitetin fizik. Ky i fundit ndihmon në një funksionim normal të organeve të ndryshme dhe organizmit në tërësi, në ruajtjen e peshës normale në lidhje me seksin dhe moshën dhe në parandalimin e obezitetit (mbipesha), që është "miku" më i ngushtë i diabetit. Stili i jetës është i padiskutueshëm në rolin e tij për korrigjimin e shpejtë të vlerave të sheqerit në gjak dhe ndihmesën ndaj terapise medikamentoze. Nuk duhet harruar këtu edhe dieta e pasur me perime. Nga frutat këshillohen mollët majoshe me përdorim të kufizuar. Largim nga dieta i ëmbëlsirave, yndyrave me origjinë shtazore (dhjamrat, gjalpi, qumështi i paskremuar), kufizim të kripës dhe brumrave. Rekomandohet mishi i viçit i pa dhjamë.

Ilaçet që e kurojnë sëmundjen, pse krijohet ajo. Grupmoshat e prekura

Ilaçet
1-Tiazolidinedionet - Veprimi është i menjëhershëm, por në disa raste mendohet se ulin rezistencën periferike ndaj insulinës.
2-Glinidet - Ky lloj bari shkakton sekretim të shpejtë të insulinës. Merren para buke dhe ndihmojnë në kontrollin e glukozës postprandiale (pas ngrënies).
3-Akarboza - Është frenues i alfa-glukozidazës intestinale që ngadalëson ritmin e përthithjes të glukozës në gjak.

Sulfoniluret “luftojnë” sëmundjen

Ky lloj ilaçi ka dalë në qarkullim prej vitesh. Është mjekim nga goja. Ai bën të mundur stimulimin e pankreasit, duke rritur në këtë mënyrë sasinë e insulinës që derdhet në gjak. Kjo insulinë shtesë e detyron glukozën të hyjë në muskuj me sforcim. Problemi me këtë ilaç është se ato nuk e rrisin ndjeshmërinë e organizmit ndaj insulinës, por ato rrisin thjesht sasinë e insulinës. Ky ilaç veçse sa rrit sasinë e insulinës në gjak. Por disa diabetikë e kanë nivelin e insulinës shumë të lartë edhe pa e marrë ilaçin. Nivel që mund të shkojë deri në 5 herë më tepër se normalja. Procesi i rritjes së insulinës në gjak u shkakton shumë diabetikëve hipoglicemi (nivel i ulët sheqeri në gjak) për këtë arsye një nga pasojat e ilaçit është se të shtyn të hash sa më shumë. Disa diabetikë për shkak të uljes së nivelit të sheqerit në gjak kanë pasoja si marramendje, hutim deri në humbje ndjenjash. Rezultati i hipoglicemisë është të ushqyerit e tepruar ose e thënë ndryshe mbi-ushqimi, që çon në rritje të peshës trupore.

Rekomandimet
Si përfundim për një ndjekje korrekte të sëmundjes dhe për një cilësi të mirë të jetesës është e rekomandueshme drejtimi tek mjeku specialist që quhet endokrinolog. Ai është i detyruar të informojë çdo pacient rreth sëmundjes në përgjithësi, gjendjes se individit (pacientit) në veçanti, komplikacioneve të vetë sëmundjes, mjekimit dhe mënyrës se jetesës. Fillimi i medikamenteve, dozimi i tyre dhe kontrolli duhen bërë patjetër nga endokrinologu. Do të ishte gabim, fillimi i mjekimit nga një mjek jo- specialist. Po kështu, ndjekja e rregullt tek mjeku specialist ose infermieria e specializuar për këtë sëmundje dhe këshillimi me ta kanë mjaft rëndësi në mbajtjen korrekt të gjendjes së diabetit. Çdo neglizhim është progres për sëmundjen.

Këshillat
1-Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën
2-Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara
3-Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë
4-Yndyrat duhet të jenë vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit)
5-Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra
6-Efikase edhe bajamet
Shenjat
1-Dhimbje barku
2-Frymëmarrje të ngadalta e të thella
3-Prani e ketoneve në gjak dhe në urinë

Molekula e nikotinës “mbyt” diabetin
Nikotina mund ndihmojë ndaj diabetit. Në këtë përfundim kanë mbërritur studiuesit e shkollë mjekësore në Stanford të Kalifornisë. Studiuesit kuruan disa minj që kishin sëmundje të enëve të gjakut dhe kancer mushkërie me nikotinë të pastër dhe zbuluan se kjo lëndë nxit prodhimin e enëve të reja të gjakut tek mijtë. Tani ata besojnë se nikotina mund të ndihmojë edhe ndaj sëmundjesh të tjera që sjellin në mbylljen apo pengimin e rrjedhës së gjakut, si p.sh. ndaj diabetit, trashjes së enëve të gjakut si edhe ndaj sëmundjeve të nervave siç janë sëmundjet Tourette dhe Parkinson. Por lind pyetja, se përse pjesës më të madhe të duhanxhinjve u bëhet lëkura e përhime si dhe u vështirësohet qarkullimi i gjakut ? Është vështirë të thuash: duhani përmban mbi më tepër se 4 000 kimikate të ndryshme.

Si u kurua diabeti me insulinën e kafshëve
Insulina është një hormon që prodhohet nga gjendra e pankreasit. Ajo luan rol kyç në përpunimin e sheqerit nga organizmi ynë, duke bërë të mundur futjen e tij në qelizat indore. Në të njëjtën kohë, insulina njihet prej të gjithëve si preparat medikamentoz që përdoret për mjekimin e sëmundjes së diabetit të sheqerit. Por si u njoh insulina dhe si filloi përdorimi i saj në mjekimin e sëmundjes që ndonëse me ritëm të ngadaltë, kërcënonte jetë të shumta njerëzish me predominim të atyre në mosha të reja.Insulina dhe fillimi i përdorimit të saj në praktikën mjekësore është e lidhur me dy emra, atë të Frederick Banting dhe të Charles Best, dhe verën e vitit 1921 në Toronto, Kanada. Banting ishte një mjek 30-vjeçar nga London Ontario, i formuar si kirurg gjatë viteve të luftës, por që për arsye ekonomike e la shpejt bisturinë për t’iu kushtuar mësimdhënies. Një mbrëmje, duke përgatitur leksionin e tij të fiziologjisë të cilin do ta lexonte të nesërmen përpara studentëve të tij, filloi të mendonte për mundësinë e ekzistencës së një lënde, që duhet të ishte vendimtare në metabolizmin e sheqerit. Që atë mbrëmje, iu vu leximit të literaturës duke arritur në konkluzionin, që lënda e presupozuar prej tij me siguri prodhohej në pankreas. Për të vërtetuar këtë supozim, ai do t´i kushtohej eksperimentimit në modele kafshësh. Me ndihmën e një kolegu mundi të takohej me profesor John Mcleod nga Toronto, një shkencëtar i mirënjohur në fushën e diabetologjisë. Kuptohet, profesori në fillim u tregua skeptik ndaj një "amatori" në fushën e kërkimeve shkencore-mjekësore dhe nuk paraqiti ndonjë interes apo motivim ndaj ideve "naive" të Banting. Por ky i fundit ishte përfshirë tashmë nga entuziazmi i porsalindur dhe këmbëngul derisa mundi t´i "rrëmbejë" profesorit një dhomë të vogël dhe 10 qenër eksperimental. Shet gjithçka kishte në Ontario për t’u vendosur përfundimisht në Toronto, duke iu përkushtuar pasionit të ri. Në këtë kohë atij i bashkohet Best, një student 21-vjeçar i mjekësisë, i cili u rrëmbye shumë shpejt nga entuziazmi i mjekut të ri. Ishte pikërisht pranvera e 1921-shit. Dhjetë qenve të parë ata u mbyllën kirurgjikalisht kanalin kryesor të ekskretimit të pankresit në zorrë. Gjatë tetë javëve në vazhdim u vu re, se tek kafshët u shfaqën shenjat e diabetit. Javën e tetë pankreasi i një prej "te sakrifikuarve" u mor dhe me metodën e shkrirjes. Ata mundën të ekstradojnë një lënde e cila më pas iu injektua një prej qenëve diabetikë. Pas dy orësh të injektimit të substancës, u vu re që niveli i sheqerit në gjak tek kafsha u zvogëlua dyfish dhe pas disa orësh u normalizua. Qeni filloi të dalë nga apatia diabetike e deritanishme dhe dy eksperimentuesit kishin arritur më së fundi suksesin e shumëpritur, që mban datën e 27 korrikut 1921.

Ndërlikimet, 5 vjet pas shfaqjes së sëmundjes
Sipas specialistëve, mosha ndikon shumë në shfaqjen e diabetit të sheqerit. Diabeti tip 1 zë rreth 10 për qind të të sëmurëve me diabet sheqeri, ndërsa diabeti tip 2 zë një përqindje më të vogël se i pari dhe është më i shpeshtë se ai. Në kuptimin e përgjithshëm mjekësor nuk trashëgohet diabeti si sëmundje, por ekziston predispozicioni për t’u sëmurur. Trashëgohen genet që mbartin vetitë e organizmit, qoftë ato të sëmura. Që ky predispozicion që trashëgohet të bëhet diabet sheqeri, duhet që tek njerëzit të ndikojnë disa faktorë mjedisorë. Sipas të dhënave të OBSH-së, në botë në vitin 2025 do jenë rreth mbi 300 milionë diabetikë, ndërkohë që numërohen rreth 170-180 milionë diabetikë. Aktualisht në vendin tonë numri i diabetikëve është gjithmonë në rritje dhe nga 0.7 dhe 0.8%, që ka qenë në shekullin e kaluar, ka arritur rreth në 2-3 %.

Diabeti i njohur si “sëmundja e sheqerit”
Diabeti është një epidemi e cila kohët e fundit po shfaqet në mjaft raste edhe pse mjekët janë gjithmonë të angazhuar me trajtimin e saj. Në mjekësi Diabetes mellitus,i cili në Shqipëri njihet edhe si "sëmundja e sheqerit" është emërtimi për një grup sëmundjesh të shkëmbimit të lëndëve dhe përshkruan shenjat kryesore dhe prejardhjen e tyre si: jashtëqitja e sheqerit në urinë. Në gjuhën mjekësore është një përcaktim për trazime të ndryshme të shkëmbimit të lëndëve, shfaqja e të cilit është një sasi e tepërt sheqeri në gjak. Shkaku është ose në mangësinë e insulinës, një insulinë ndjeshmëri (insulinë rezistence) ose të dyja. Sipas shkakut ka lloje të ndryshme diabeti, që sidoqoftë kanë lidhje të përbashkëta. Llojet me të zakonshme janë: diabetes mellitus tip I dhe diabetes tip II.

Lufta ndaj sëmundjes së diabetit
Në botë janë rreth 230 milionë persona të prekur nga sëmundja e diabetit, dhe pritet që brenda 20 vjetëve të ardhshme kjo shifër të arrijë në 350 milionë. Një situatë e vështirë, krijuar nga fakti se taksa e diabetit po rritet së tepërmi edhe në vendet në zhvillim, në të cilat përmirësimi i kushteve të jetesës nuk është akoma në nivelin e duhur. Edhe në vendet e zhvilluara diabeti regjistrohet në taksat me rritje më të përshpejtuar dhe përmasat për ta sensibilizuar nuk janë gjithmonë të mjaftueshme. Mbi të gjitha duhet realizuar një mënyrë efikase për ta luftuar sëmundjen. Së pari duhet rrënjosur kultura e praktikimit të sporteve të ndryshme për të pasur një shëndet sa më të plotë. Lufta ndaj diabetit është një nga sfidat më delikate që bota mjekësore dhe politike duhet të përballojë.

Efekti i qumështit i gjirit te diabeti
Sipas një studimi të këtyre ditëve, ushqimi i foshnjave me qumësht gjiri ndihmon jo vetëm për mirërritjen e tyre, por edhe për pakësimin e rrezikut të diabetit tek nënat. Sipas Alison Stuebe, mjeke pranë spitalit Brigham, “ushqimi i foshnjave me qumësht gjiri për një vit ul 15 për qind rrezikun e prekjes së nënave nga diabeti“. Në një studim të kryer pranë spitalit Brigham morën pjesë 150 gra. Aty u theksua se, nëse një nënë ka dy fëmijë dhe që të dy i ushqen me qumësht gjiri derisa secili prej tyre të bëhet 1 vjeç, kjo nënë e ul me 30 për qind rrezikun e prekjes nga diabeti. Mbipesha trupore është një nga shkaktarët e diabetit dhe shkencëtarët mendojnë se përdorimi i qumështit të gjirit parandalon mbi peshën trupore tek nënat, sepse çdo nënë përdor 500 kalori në ditë për të ushqyer fëmijën e saj me qumësht gjiri.

Diabetikët që ndikohen nga depresioni
Diabetikët që vuajnë nga depresioni, e kanë më të vështirë të mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Sipas mjekëve për të luftuar këtë sëmundje të sëmurëve u rekomandohet çaji i rozmarinës, i cili ndihmon në lehtësimin e gjendjes së rëndë shpirtërore. Çaji i përftuar nga zierja e gjetheve të rozmarinës ka dhënë rezultate të shkëlqyera edhe te personat, që vuajnë nga tensioni i lartë. Për këta të sëmurë rekomandohet që gjatë kohës së rritjes së tensionit, të pinë menjëherë një gotë me çajin e përftuar nga bima dhe rezultatet do të jenë të menjëhershme. Kjo bimë është e njohur edhe në ndihmesën ndaj rritjes së aktivitetit të trurit dhe forcimit të kujtesës. Efekte të menjëhershme ka dhënë çaji i rozmarinës edhe te personat me grip, të shoqëruar me rrufë.

Arrat luftojnë diabetin tip 2
Një studim nga shkencëtarët e universitetit "Harvard", thotë se gratë që hanë çdo ditë 30 gramë arra kanë 30 për qind më pak gjasa për t’u prekur nga diabeti i tipit 2. Diabeti i tipit 2 mund të bëhet shkak për sëmundje të zemrës, te veshkave dhe verbim. Por në një studim të kohëve të fundit nga shkencëtarët pranë universitetit "Harvard", thuhet se gratë që hanë çdo ditë 30 grame arra kanë 30 për qind më pak gjasa për t’u prekur nga diabeti i tipit 2. Ndërsa te gratë që marrin çdo ditë nga një lugë gjalpë kikirikësh, rreziku është 20 për qind. Veç yndyrës së mirë, arrat gjithashtu përmbajnë vitamina të shumta, proteina, minerale dhe fibër. Në studim thuhet gjithashtu se ndryshe nga mendimi i përgjithshëm, arra, bajamet, lajthitë dhe kikirikët nuk luajnë ndonjë rol në shtimin e peshës trupore.

Diabeti, shkaktar i krijimit të dhjamit në mëlçi
Specialistët e sëmundjeve të mëlçisë dhe sistemit tretës besojnë se rruga më e mirë për të eliminuar dhjamin në mëlçi është gjimnastika dhe ulja e peshës. Rezultatet e kërkimeve në këtë fushë tregojnë se faktorët që krijojnë diabetin, sëmundjet e zemrës dhe disa nga sëmundjet e metabolizmit janë të lidhura me sasinë e dhjamit në mëlçi. Ata në lidhje me faktorët e krijimit të dhjamit në mëlçi duke theksuar se mbipesha vetëm mund të ndikoj në krijimin e tij, besojnë se, diabeti, është një nga faktorët kryesor të njohur për krijimin e dhjamit në mëlçi dhe sa më e gjatë të jetë periudha e diabetit ose sa më i pakët të jetë kurimi i tij aq më i madh është rreziku i krijimit të dhjamit në mëlçi. Specialistët e ushqimit kanë deklaruar se gjimnastika dhe rënia nga pesha është metoda më e mirë për eliminimin e dhjamit në mëlçi. Po ashtu përdorimi i ilaçeve për uljen e sheqerit në gjak në sëmundjen e diabetit si dhe ilaçeve për uljen e LDL-së në kolesterol krahas gjimnastikës dhe rënies së peshës janë nga metodat e tjera që këshillohen për eliminimin e dhjamit të mëlçisë.

Kur sëmundja e sheqerit dëmton edhe organet e tjera
Rrallë ndonjë sëmundje tjetër sa diabeti arrin të prekë e të dëmtojë aq heshtazi e ngadalë thuajse të gjitha organet kryesore të trupit pa përjashtim, dhe sidomos enët e gjakut. Çudia është se vetëm pak të sëmurë me diabet e dinë këtë të vërtetë dhe akoma më të paktë janë ata që e besojnë. Diabeti arrin mjaft shpesh t’i mashtrojë viktimat e tij. Kjo vjen prej mos dijes, mosnjohjes se tij. Shumë të sëmurë nuk e dinë që diabeti krijon ndërlikime. Nuk i njohin ato, madje dhe kur vuajnë prej tyre, nuk u shkon mendja t’i lidhin me të. Të prekurit gënjehen nga forma apo paraqitja e “ butë “ e diabetit. Ata kujtojnë se vetëm diabeti i “rëndë” “ai që mjekohet me insulinë” është i rrezikshëm, kurse diabeti “i lehtë” pa shenja, me glikemi jo shumë të lartë është jo i dëmshëm. Për vite me radhë diabeti rri i fshehur pa dhënë shenja e shqetësime të dukshme.
Pasojat e diabetit
Kur diabeti nuk mjekohet mirë, apo më keq akoma, kur nuk mjekohet fare, shfaq ndërlikime të tjera në shëndetin e njeriut. Diabeti i pa mjekuar ose i mjekuar keq krijon në mënyrë të sigurt ndërlikime. Ato janë të shumëllojshme. Sipas kohës së shfaqjes mund të ndahen në ndërlikime të mprehta (akute, urgjente të shpejta), dhe në ndërlikime të largëta, apo të ngadalshme, të cilat mund të grupohen në tri kategori të ndryshme: ndërlikime që shfaqen në enët e imta të gjakut, në kapilarët e arteriet me kalibër shumë të vogël; ndërlikime aterosklerotike në enët e gjakut me kalibër të madh; infeksione e dëmtime në inde e organe të ndryshme të organizmit.
Dëmtimi i arterieve
Ndërlikimet që krijohen nga dëmtimet e kapilarëve të gjakut dhe arterieve të vogla, janë më tipiket për diabetin. Ato shfaqen zakonisht 3-10 vjet pas fillimit të tij, por vetëm në ato raste kur mjekimi nuk është bërë në mënyrë të kujdesshme e të vazhdueshme. Sa më i vjetër të jetë diabeti, sa më shumë vjet të jetë i sëmuri me hiperglicemi, sa më e lartë të jetë niveli i saj pra sa më i çrregulluar të jetë diabeti, aq më të shpeshta , me te përhapura e më të rënda do të jenë këto dëmtime. Preket e dëmtohet sidomos i tërë rrjeti kapilar, i cili është i përhapur në të gjitha pjesët sado të vogla të organizmit, në të gjitha organet, duke shkaktuar çrregullime në funksionin e tyre. Keqësimi i mëtejshëm i gjendjes mund të pengohet vetëm me një masë të thjeshtë, ekuilibrimin e mirë e të qëndrueshëm të diabetit dhe me luftimin e disa faktorëve të tjerë rendues, të tille si duhani, dhe sidomos normalizimi i tensionit të lartë të gjakut.
Diabeti dhe presioni i gjakut
Rritja e presionit të gjakut që shfaqet që në fazat e para kërkon kufizimin e rreptë të kripës në ushqim dhe mjekim të veçantë e energjik. Përndryshe ai ndikon nga ana e tij për të rënduar dhe më shumë ecurinë e ndërlikimit. Ata të sëmurë që mjekohen në mënyrë të rregullt i kanë të gjitha mundësitë ta frenojnë e ta ndalojnë deri këtu procesin. Përkundrazi ata që bëjnë mjekim të çrregullt dhe formal shkojnë drejt shfaqjes së edemeve (ënjtjes), dëmtimeve të rënda të funksionit të veshkave, me rritje të shifrave të azotemisë dhe kreatinemisë, të cilat kërkojnë domosdoshmërisht mjekim të specializuar e të ndërlikuar.

Diabeti dhe syri
Diabeti shkakton komplikime në organe të ndryshme e ndër to edhe në sy. Sëmundja diabetike e syrit i referohet një grupi të ndryshimeve në sy, të cilat paraqiten te personat me sëmundje të sheqerit dhe që shënohen si komplikime të diabetit.Këto ndryshime mund të shkaktojnë humbje të rëndë të shikimit ose të shkaktojnë verbim të plotë. Dëmtimet diabetike në sy njihen si retinopati diabetike.
Vlerësohet që rreth 60% e personave me diabet kanë ndonjë manifestim të retinopatisë diabetike dhe që retinopatia diabetike (RD) është shkaktari kryesor i verbimit te pacientët e moshës 20 gjer 74 vjeçare.Gjasat për të zhvilluar këtë komplikim varen nga kohëzgjatja e diabetit, kualiteti i kontrollit të glikemisë, presioni i gjakut, niveli i lipideve të serumit, niveli i marrjes së kalorive, niveli i aktivitetit fizik, etj. Grupmosha e cila më së shumti është duke u rrezikuar nga diabeti është 30-39 vjeç.Manifestimet klinike të retinopatisë diabetike: Është me rëndësi të ceket se pacienti nuk do të vërejë ndryshime në pamje gjersa diabeti të mos dëmton regjionin e makulës, gjegjësisht gjersa të mos paraqitet ndonjë gjakderdhje më signifikante në trupin qelqor apo retinë. Prandaj, pacienti mund të ketë retinopati të shkallës së rëndë, ndërsa në anën tjetër ende të ketë pamjen e mirë (shih foto 2). Prandaj, ekzaminimet e rregullta të fundit të syrit janë të domosdoshme.Ndryshimet të cilat mund të paraqiten në retinë janë: mikroaneurizmat (zgjatjet në formë qeske të murit të kapilarëve), gjakderdhjet sipërfaqësore apo të thella, eksudatet e forta dhe të buta, neovaskularizimet, proliferimet fibrovaskulare, etj. Varësisht nga paraqitja e tyre retinopatia diabetike ndahet në joproliferative dhe proliferative (natyrisht në kuadër të tyre pastaj ekzistojnë nënklasifikime).

Trajtimi
Mjekimi i retinopatisë diabetike bëhet në 3 mënyra: me laserfotokoagulim (LFK), injektime intravitreale të substancave të ndryshme dhe operacione të retinës dhe trupit qelqor (pars plana vitrektomi-PPV).
LFK shfrytëzon nxehtësinë nga burimi laserik për të kauterizuar enët e dobësuara të gjakut të cilat mund të gjakderdhin dhe po ashtu ka një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e zhvillimit të neovaskularizimit dhe të shkolitjes së retinës.LFK-ja është një procedurë e shpejtë, pa dhimbje, kryhet për 10-15 minuta dhe mund të përsëritet shumë herë. Përafërsisht te 70% të sëmurëve që e bëjnë laserimin vjen gjer te stabilizimi i pamjes, ndërsa në 15% të rasteve pamja edhe mund të përmirësohet.
Ekzistojnë dy mënyra të kryerjes së LFK. Njëra është LFK fokale, ndërsa tjetra është panLFK. Natyrisht, rekomandohet që para LFK, sidomos asaj fokale, të kryhet ekzaminimi i fluorescein angiografisë – FAG (foto 4). Gjatë FAG jepet një substancë kontrasti në venë dhe pastaj me anë të një kamere speciale bëhet fotografimi i retinës dhe vizualizimi i enëve retinale të gjakut. Në ato zona ku kemi dëmtim të enëve të gjakut dhe rrjedhje të kontrastit pastaj kryhet LFK fokale.Përveç LFK, mjekimi i retinopatisë diabetike bëhet edhe me injektimin e substancave të ndryshme në trupin qelqor. Ekzistojnë disa lloje të substancave të cilat mund të injektohen si kortikosteroidet, substancat anti-VEGF etj. Në vitet e fundit trajtimi i retinopatisë diabetike ka përjetuar një revolucion të vërtetë me paraqitjen e substancave anti-VEGF (si avastin, lucentis, etj) të cilat janë treguar shumë efikase në largimin e neovaskularizimeve.
Mënyra tjetër e trajtimit të komplikimeve diabetike është edhe trajtimi kirurgjik, gjegjësisht PPV. Në rastet me gjakderdhje në vitreus, zhvillim të membranave proliferative apo ablacione traktive të retinës, atëherë duhet të intervenohet në mënyrë kirurgjike. Mirëpo, trajtimi është shumë më i suksesshëm nëse pacienti paraprakisht ka bërë trajtime me LFK dhe injektime intravitreale. Në të kundërtën rezultatet e intervenimit shumë shpesh janë të kufizuara.Në fund duhet të cekim se duhet një bashkëpunim i mirëfilltë në mes të mjekut familjar, endokrinologut dhe oftalmologut, në mënyrë që pacienti të informohet dhe të udhëzohet për trajtim sa më efikas dhe me kohë, në mënyrë që të parandalohen komplikimet e mundshme të diabetit.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...