2015-01-25

Psikologjia e Religjionit



1. Feja dhe Psikologjia



Për të sqaruar lidhshmërinë mes fesë dhe psikologjisë, pikësëpari duhet bërë përkufizimin e fesë. Feja si term i ndërlikuar në gjuhën arabe emërtohet me termin“din” i cili sipas asaj që transmetohet në literaturën fetare mban kuptimet siç janë “traditë, doke, borxh, respekt, rrugë e cila mbahet dhe ndiqet, dënim, shpërblim, popull”.

Në Kur’anin Famëlartë me termin “fe nënkuptohet jeta e cila kalon me rregullsi dhe plan jetësor siç është të përkulurit ndaj një autoriteti, përshtatja dhe respektimi i urdhrave dhe ndalesave të atij autoriteti; në qoftë se këtyre urdhrave dhe ndalesave u përmbahet ka shpërblim, e në të kundërtën, të besohet se do të ketë dënim”.2

Në gjuhët e Perëndimit termi “fe” më së shumti njihet me emrin “religjion”. Në qoftë se e shikojmë nga aspekti etimologjik, do të vërejmë se termi fe është në lidhshmëri me termin e gjuhës latine “religio”. Ky term si i këtillë më së shumti përkufizohet si: fe, fetarësi, të lidhurit për Zotin me dashuri e respekt.3

Vështirësitë që hasen në përkufizimin e fesë janë të natyrës siç është njohja e karakterit thelbësor, cilësitë e personit i cili i jep përkufizimin, botëkuptimet, profesioni në të cilin vepron, periudha në të cilën bëhet përkufizimi, gjendja sociale, politike, ekonomike, veçoritë kulturore dhe njohja e mënyrës se si bëhet përkufizimi i saj.4

Krahas të gjitha këtyre vështirësive, ne këtu do të japim disa nga ato përkufizime që i janë bërë fesë.

William James-i termin “fe” e percepton nga tre aspekte siç janë “ndjenjë, sjellje dhe përvojë”.5

Sipas James-it, feja është “besimi i njerëzve në gjërat, të cilat i njohin si hyjnore, të medituarit gjatë kohës kur gjenden para tyre, të përjetuarit e përvojave personale të njerëzve, aktivitetet dhe ndjenjat e tyre”.6

Prej mendimtarëve të njohur të fesë Regis Jolivet-i në fjalorin filozofik e ka përkufizuar fenë nga dy aspekte edhe atë:

a) Nga aspekti subjektiv: “Feja është dashuria e ardhur nga brendia e njeriut, të lidhurit për Zotin me lartmadhërim dhe mbështetje (mirëbesim); pranimi dhe respektimi i asaj se njeriu është i detyruar të jetë i lidhur për Allahun dhe ndaj të gjitha ligjeve, parimeve dhe qëllimeve të tij me mendje të shëndoshë dhe ndjenja të pastra.

b) Ndërsa nga aspekti objektiv: Të shprehurit me vepra dhe aktivitete të asaj subjektives që ndihet me ndjenjat fetare dhe besohet siç janë: ritet fetare, sakrificat, duaja dhe adhurimet, sikur edhe obligimet morale-etike”.7

Një ndër përkufizimet është edhe ky: “Feja është ajo që i sjell në lidhshmëri vetë individët me Zotin, me një jetë mbinatyrore dhe në marrëdhëniet e tyre shoqërore; ajo sjell vendime dhe bën vlerësime për gjërat e paraqitura në botë dhe si e tillë është një sistem traditash, manifestimesh, ritesh dhe besimesh”.8



Të zbuluarit e tezës në filozofinë moderne dhe psikologjinë e fesë “qartë e sqaruar” (eksplicite) ose “kuptim i fshehur” (implicite), është tregues i vazhdueshmërisë së fesë. Kjo do të thotë se feja është diç permanente, e përhershme dhe e pashkatërrueshme. Shkaku i kësaj qëndron pikërisht aty se i është inherente (karakteristikë e lindur) natyrës së njeriut dhe çdo humbje e saj prej shikimit, në të vërtetë është mënyrë e një transformimi të ri të përhershmërisë së saj.9

Antoine Vergote në librin e tij të emërtuar Religion, Foi et Incroyance: Etude

Psychologique (Feja, besimi dhe mosbesimi: Një hulumtim psikologjik), përkufizimine fesë e bën kështu: “Feja ka të bëjë me një qenie (ose më shumë) mbinatyrore dhe është një tërësi në lidhje me disa shenja (indikacione), sjellje, ndjenja dhe gjuhë”. Në këtë mënyrë Vergote duke e pranuar pozitivitetin kulturor të fesë, mendon se nëpërmjet lidhjeve psikologji, fe dhe disa gjërave të tërësishme që shprehin ngjashmëri me fenë, do të gjejë mundësinë e hulumtimit të këtyre lidhshmërive.10

Sa i përket Freud-it, ai mundohet që zanafillën e fesë ta largojë nga botëkuptimi se mund të jetë diçka e mbinatyrshme ose e lindur në njeriun. Ai fenë mundohet ta përkufizojë si fryt të mendimit të njeriut rreth asaj se është figurim i babait nga frika apo nga shkaqe të tjera. Për të me rëndësi është se feja është lindur dhe përhapur me paraqitjen e kulturave të ndryshme.11



Sipas Freud-it, sikur që janë ngjarjet e sublimacionit në shkencë, moral, art, gjithashtu edhe feja është një fryt i tillë dhe është superego. Para se të bëjë ndërrimin e lëkurës dhe të dalë sipër superegos, anë themel ka komponentë të tjerë. Shenja e vërtetë e Zotit është babai. Me të vërtetë Zoti, sipas tij, është babë i sublimuar (lartësuar).12

Freud-i ka pasur për qëllim që përjetimin e fesë ta sqarojë nëpërmjet komplekseve dhe ndjenjave instinktive të brendshme. Mendimeve të Freud-it i pari që u është kundërvënë ka qenë Jung-u, i cili zanafillën e fesë e ka kërkuar në nënvetëdijen kolektive.13

Psikologjia, jetën fetare të një individi e pranon dhe e bën lëndë studimi, sikur që e studion vetëdijen ose nënvetëdijen e individit, po ashtu edhe sikur të gjitha sjelljet edhe fenë apo jetën fetare e studion në të njëjtën mënyrë.14

Si për fillim, meqë feja ka ardhur bashkë me njeriun, atëherë çdo gjë fetare është psikologjike; mirëpo kjo assesi nuk jep të kuptojmë se feja rrjedh prej psikologjisë.

Feja si një sistem simbolik, nuk është e njëjtë me psikologjinë. Atëherë obligim i psikologjisë është që të studiojë çdo gjë psikologjike në fe, të krijojë mjete dhe metoda matëse, ndërsa për materialet që janë tubuar gjatë hulumtimeve, të ndërtojë një sistem teorik në lidhje me termat dhe si përfundim të jetë në gjendje që mundësisht dhe në bazë të së perceptuarës të shprehë dhe të marrë vendime.15

Sado që feja është një e vërtetë objektive, ajo po ashtu është edhe një e vërtetë psikologjike. Sikur që zë vendin më të rëndësishëm në sistemin e vlerave të përgjithshme, në të njëjtën kohë për shpirtin e njeriut është dhe paraqet një fuqi superiore. Feja drejtpërsëdrejti mbështetet në gjërat e përjetuara dhe përvojat individuale.16

Në këtë kontekst feja është një asociacion që përcakton dhe nga i cili ndikohen qëndrimet dhe sjelljet njerëzore, marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe jeta individuale dhe shoqërore.17

Po qe se fenë dhe jetën fetare e marrim si një të vërtetë sociale dhe psikologjike, atëherë jemi të detyruar që brenda psikologjisë sociale dhe psikologjisë së fesë ta cekim rëndësinë e jetës fetare në jetën shoqërore dhe në marrëdhëniet ndërnjerëzore.

Meqë feja është një e vërtetë brenda kulturës, atëherë medoemos që individët dhe grupet shoqërore duke e pasur ndikimin fetar, atë e shprehin në veprat dhe sjelljet e tyre.18 Feja si e tillë, me ndikimin e saj në jetën shpirtërore dhe morale të individit apo shoqërisë, në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve dhe në disa ligje me të cilat e rregullon shoqërinë, i mundëson njerëzimit dhe shoqërive të ndryshme në botë një jetë të lumtur dhe të qetë.19

Ai që funksionin social të fesë e vë në shprehje më së tepërmi është Durkheim-i, i cili fenë e përkufizon në këtë mënyrë: “... është sistem i përbashkët i plotësuar me gjëra të shenjta, ose thënë thjesht, me gjëra të ndaluara dhe të lejuara. Ky sistem përbëhet prej besimeve dhe disa praktikave të cilat i vë në shprehje popullata”.20 Vetëm se këto praktika fetare nuk janë të veçanta vetëm për fenë, por si të tilla edhe respektimi dhe përshtatja e ligjeve të një individi bien në këtë grup. Sipas Durkheim-it burimi i fesë janë faktet psiko-sociale.21

Në përkufizimin që e bën T. Parsons-i, thekson se: “Feja është një botëkuptim dhe proces i zhvilluar mbi gjithësinë, pozitën e njeriut në gjithësi, marrëdhëniet e individit me të tjerët, me rrethin dhe shoqërinë; mbi gjëra të dëshiruara apo jo, mbi atë që ekziston ose nuk ekziston, e kështu me radhë”.22

Si përfundim mund të themi se feja, me atë formë me të cilën e ekspozon veten brenda jetës kulturore paraqet një sistem simbolik,23 një institucion (asociacion) social dhe është e përbërë nga jeta subjektive. Atëherë, me të studiuarit e fenomenit fe nga jashtë në jetën sociale dhe kulturore të njeriut, edhe përbrenda me të studiuarit e fushës psikologjike mund të arrihet në të dhëna më frytdhënëse.24

Në qoftë se i afrohemi temës sonë, atëherë do të shohim se të marrët me të studiuarit më tepër të anës përjetuese dhe përvojës së fesë është më rezultuese, sepse përbërja shpirtërore e individit, bota e brendshme e tij, të ngjallurit e ndjenjave dhe mendimeve fetare dhe nga këto të ardhurit e gjithë veprimtarisë së tij fetare, janë pjesët përbërëse të jetës fetare në përgjithësi.25

Të studiuarit dhe të sqaruarit e besimit si një fakt shpirtëror (psikik), vatërzimi i adhurimeve (lutjeve) që janë vepër e vullnetit dhe dëshirës, qëndrimeve fetare me ndikimin e tyre në jetën fetare dhe shoqërore, me metoda psikologjike sado që janë temë e Psikologjisë së Fesë, po aq janë lëndë e studimit të Psikologjisë Sociale.

Studimi i jetës fetare, besimit, ibadeteve (lutjeve) dhe ndikimit fetar duke e lënë mënjanë aspektin individual, aspekti social i këtyre dukurive hyn në fushën e studimeve shoqërore-psikologjike.26 Për këtë arsye, në studimin tonë jeta fetare (fetarësia) me të gjitha aspektet është menduar si “një synim qëndrimi” dhe është studiuar me metoda të psikologjisë sociale, që do të thotë se mundësia e studimit të jetës fetare me këto metoda, na i bën me dije gjërat e përbashkëta dhe lidhjet që ekzistojnë ndërmjet psikologjisë së fesë dhe asaj sociale.

Në nëntitullin që vijon, do të përpiqemi që në mënyrë sa më të thuktë t’i paraqesim çështjet e studimit të këtyre dy drejtimeve të psikologjisë.



2. Psikologjia e Fesë dhe Psikologjia Sociale



Të gjitha përkufizimet dhe sqarimet e dhëna kanë pasur për qëllim që të tregojnë lidhshmërinë ndërmjet fesë dhe psikologjisë, e kjo na bën të kuptojmë se lidhshmëria e tillë më së shumti i intereson shkencës së psikologjisë së fesë. Për këtë arsye ne këtu duhet që lëndë studimi t'i bëjmë njohuritë që janë në lidhje me të.

Psikologjia e fesë studion ndjenjat dhe mendimet fetare të individit që janë cilësi të veçanta të tij, veçoritë fetare të njeriut në shpirt dhe ndikimet që i ka feja në sjelljet e tij si individ.

Po qe se vërejmë nga ky kënd i psikologjisë së fesë, do të vërtetohemi se psikologjia e fesë nuk është perspektivë tjetër nga psikologjia e përgjithshme. Si degë e psikologjisë së përgjithshme dhe e cila lëndë të studimit të vet ka ndjenjat dhe zhvillimin e mendimit fetar të individit, veten e gjen brenda kufijve të teologjisë dhe psikologjisë.

Lëndë studimi e kësaj disipline është jeta fetare e individit; ndërsa qëllimi i saj është që në aspekte psikologjike të studiojë mendimin, ndjenjat dhe sjelljet fetare të tij.27

Në shkallë të parë temë e studimit të psikologjisë së fesë është kuptimi dhe strukturimi (përbërja) i psikikës (shpirtësisë) së jetës fetare. Temë e studimit të psikologjisë së fesë është të vërejë jetësimin e fesë në shpirtin (psikikën) e individit, studimi dhe hulumtimi i dukurive subjektive që paraqiten në jetën e tij.28

Psikologjia e fesë si shkencë njerëzore që studion ngjarjet (fenomenet) fetare, temë të studimit të vet bën çdo përjetim shpirtëror të njeriut dhe sjelljet e tij të cilat në vete ngërthejnë karakteristika fetare.29 Në bazë të kësaj mund të thuhet se tendenca dhe zgjuarsia fetare, dëshirat dhe interesi fetar, ndjenjat dhe përjetimet fetare, qëndrimet dhe besimi fetar, lutja dhe adhurimet, pendimi dhe udhëzimi janë temat pikë nise të psikologjisë së fesë.30

Nga të gjitha këto përkufizime dhe sqarime, temat që i merr si çështje studimi, mund të radhiten në këtë mënyrë: Si formohet dhe zhvillohet besimi në Zotin dhe besimi në fe? Çfarë mendimesh kanë njerëzit rreth fesë dhe temave fetare? Çfarë janë konceptet (botëkuptimet) për fenë te njerëzit? Cilat janë ato ndjenja që e ushqejnë jetën fetare të njeriut dhe në çfarë shkalle është ndikimi i tyre? Në çfarë veprash dhe sjelljesh fetare gjenden njerëzit dhe si ndikojnë këto sjellje në jetën e brendshme të njeriut?31

Psikologjia e fesë është shkencë që studion përjetimet dhe sjelljet fetare dhe faktorët të cilët ndikojnë në daljen në shesh të këtyre dukurive. Qëllimi i saj si shkencë është që duke u thelluar në hollësitë e veprave fetare, të japë njohuri sa më objektive brenda kornizave të objektivitetit dhe kritereve shkencore si dhe të mundohet që ta përshkruajë ndikimin fetar dhe dimensionet e ndikimit në jetën e njeriut.32

Nga detyrat parësore të psikologjisë së fesë janë fushat në të cilat depërtojnë sjelljet fetare, format, kombinimet, të bëjë observimin dhe me metoda përshkruese ta nxjerrë në shesh zhvillimin e tyre. Një nga synimet kryesore të psikologjisë së fesë nga njëri aspekt është pjesëmarrja dhe përjetimi fetar, i cili detyrimisht ndonjëherë është rezultat i një vetëdijeje të shëndoshë ose disa qëllime të fshehura dhe nxjerrja e këtyre kuptimeve në shesh, ndërsa nga ana tjetër, vënia në pah e mënyrës së organizimit dhe përbërjes individuale të fesë, mënyra si formohet dhe qëllimi i saj.33

Qëllimi i psikologjisë së fesë duhet të jetë vetëm përfitimi i të vërtetave shkencore dhe qëndrimi objektiv ndaj çdo aktiviteti fetar. Nuk duhet të marrë përsipër mbrojtjen, kritikën ose shkatërrimin e asnjë feje, por duhet të bëjë vetëm studimin e gjërave ashtu siç janë.

Psikologjia e fesë si nëndegë e psikologjisë së përgjithshme nuk lidhet për degët dhe drejtimet e psikologjisë dhe nuk u vihet në shërbim atyre, por me sy të një paanshmërie mundohet që t'i studiojë ngjarjet. Ka për qëllim që në saje të të dhënave të cilat i ka arritur në studimin e vet të bëjë gjeneralizimin (përgjithësimin) e tyre si dhe sistematizimin e parimeve që i ka arritur pas hulumtimit të bërë.34

Një qëllim tjetër i psikologjisë së fesë është ta sqarojë formulimin e besimit, mendimit fetar, ndjenjave fetare, qëndrimit fetar dhe sjelljet fetare në njeriun, ndaj kësaj të sqarojë zhvillimin dhe ndryshimin e tyre dhe t’i gjejë dallimet dhe ngjashmëritë ndërmjet njerëzve në çështjet fetare.35

Meqë bëmë disa sqarime dhe dhamë disa përkufizime në lidhje me shkencën e psikologjisë së fesë, tash do të mundohemi të japim disa njohuri në lidhje me psikologjinë sociale.



3. Psikologjia Sociale dhe tema e saj



Fjala e parë e togfjalëshit Psikologji Sociale ka kuptimet e veta të cilat do të ceken pak më poshtë. Ndërsa sa i përket fjalës së dytë e që është “Sociale” ka kuptimin e proceseve sociale dhe sjelljeve ndërnjerëzore. Termi psikologji përbëhet prej fjalëve “psiko”-shpirt dhe “logos”-shkencë (njohuri). Nëse vijmë në përfundimin se psikologjia është shkencë që studion shpirtin, duhet të kemi parasysh se ajo merret me shpirtin. Këtu do ta përmendim Zimbardo-n (1979), i cili psikologjinë e përkufizon në katër shkallë të ndryshme:

Në aspekt të shkallës shkencore: Hulumtimi i sjelljeve të ndryshme të njeriut dhe llojeve të gjalla dhe shkaqet e tyre duke i përdorë vëzhgimin e kujdesshëm dhe provat e sakta si metoda studimi.

Në shkallë të kuriozitetit (courios): Psikologjia në vete përmban pyetjet me të cilat mundohet të arrijë deri te e vërteta, të kuptuarit e mënyrës dhe shkakut të ngjarjeve (dukurive) dhe në fund, zbërthimi i fshehtësive të natyrës njerëzore.

Nga aspekti i shkallës së gjithanshme është: Një mënyrë e të menduarit se si gjallesat ia dalin në fund me rrethin e tyre dhe mënyrën se si ndikohen në mes vete.

Ndërsa në aspekt të shkallës pragmatike: Njihet si mjet i cili përdoret për zhvillimin e cilësisë (karakteristikave) të jetës njerëzore.36

Tani kur i kthehemi përkufizimit të psikologjisë sociale, vërejmë para nesh një tablo të shumëngjyrshme. Për këtë arsye ne do t'u qasemi çështjeve që psikologjia e fesë i merr për lëndë studimi-hulumtimi.

“Psikologjia sociale është shkencë e cila me metoda shkencore hulumton (studion) jetën dhe përvojat (përjetimet) e individit në lidhje me rrethin e stimuluesve (paralajmëruesve) socialë”. Këto gjendje stimuluese sociale përbëhen ose formulohen prej njerëzve (individëve dhe grupeve) të rrethit kulturor-social.37

Me një përkufizim tjetër do të kishim thënë se psikologjia sociale nënkupton studimin në mënyrë shkencore të sjelljes ndërnjerëzore (interpersonal behavior) dhe ngjarjeve apo dukurive.38 Me fjalë të tjera “Psikologjia sociale është degë shkencore që ka për qëllim të studiojë sjelljen, ndjenjën ose mendimet e një individi me sjelljen apo vetitë e individëve të tjerë si formohen dhe në çfarë aspekti ndikohet prej tyre”.39

Qëllimi fundor i psikologjisë sociale është që të gjejë ligje përkatëse për zhvillimin, ndryshimin dhe natyrën e vërtetë të ngjarjeve të sjelljes ndërnjerëzore. Nga ky aspekt kuptojmë se ajo hulumton (analizon thellë) ndikimin social ndërmjet njerëzve dhe individit në grup, turmë, në marrëdhëniet formale ose të afërta. Ky lloj hulumtimi mund të realizohet në tri shkallë themelore edhe atë: shkallën e sjelljes, njohjes (informuese) dhe ndjenjës. Në shkallën e sjelljes kërkohet një lidhje midis llojit të sjelljes, frekuencës dhe fuqisë me veçoritë e marrëdhënieve ndërnjerëzore. Në shkallën e njohjes gjurmohen përkapjet e personit, periudhat mendore dhe veçoritë e qëndrimit dhe pritjeve (shpresave). Ndërsa, shkallën e tretë e përbëjnë gjurmimi i ndjenjave, emocioneve (ngacmimeve) në marrëdhëniet midis njerëzve.40

Psikologjia sociale si një disiplinë e fokusuar mbi marrëdhëniet njerëzore, me këtë cilësi është në rrugë për t'u bërë njëra ndër degët shkencore parësore të shoqërive moderne. Ajo është një mes, disiplinë e fushëveprimit e cila në vete ngërthen rrymat sociologjike dhe psikologjike. Psikologjia sociale studion sjelljen e individit apo individëve brenda kornizave të ndikimit social. Analiza psiko-sociale dallon nga analiza sociale e cila aspak nuk i vë në konsideratë veçoritë njerëzore ose nga ajo

psikologjike, e cila nuk i vë në konsideratë veçoritë e shoqërisë në të cilën gjendet individi, në atë mënyrë që veten e drejton në studimin e ndikimit të shkallës personale me atë shoqërore d.m.th. i bashkon veçoritë e individit me ato të shoqërisë. Duke e bërë këtë, në shkallë të analizës psiko-sociale qëndrohet në marrëdhëniet kauzale mes, në raste të shumta, ndryshimit të pavarur të dukurisë sociale, ndryshimit personal dhe një ndryshimi të varur i cili shtrihet në dimensionin sjellor-social.41

Nga e gjithë ajo që u cek deri më tani në lidhje me fushëstudimin e psikologjisë sociale, mund të thuhet se psikologjia sociale përkufizohet si degë shkencore që i studion sjelljet dhe marrëdhëniet e njeriut brenda shoqërisë. Këtu duhet cekur edhe atë se brenda sjelljeve dhe marrëdhënieve, mund të futen edhe simbolet apo përvojat fetare që i përjetojnë individi ose shoqëria. Prej këtu na bëhet me dije edhe lidhja e ngushtë ndërmjet psikologjisë së fesë dhe psikologjisë sociale. Në këtë punim do të hulumtohen marrëdhëniet ndërmjet identitetit social dhe jetës fetare brenda perspektivave të psikologjisë sociale dhe psikologjisë së fesë.



4. Disa pikëpamje në lidhje me jetën fetare



Feja si dukuri e cila lidhshmërinë e saj e mban me atë që është mbinatyrore, si pikësynim të vetin ka që t’i afrojë dhe bashkojë të gjitha aspektet e jetës dhe botës. Ky bashkim nuk mbështetet vetëm në rregullimin e disa termave por përkundrazi, ajo është një lidhshmëri dhe një tërësi e gjallë. Njeriu fetar në lidhshmëri apo marrëdhënie të këtilla, merr pjesë me të gjitha përmasat e personalitetit të vet. Pikërisht këtu duhet cekur se jeta fetare është ajo e cila në vete i ngërthen të gjitha dimensionet e jetës së njeriut.42

Jeta fetare si një ndër temat më tërësore të psikologjisë së fesë, në vete i përmbledh të gjitha ato dukuri dhe përvoja që i ngërthejnë të gjitha aspektet e jetës së njeriut.

Jeta fetare nga një pikëpamje mund të përkufizohet si tërësi ndjenjash, mendimesh dhe sjelljesh që janë të lidhura me diçka të pafund e të mbirealtë. Duhet cekur se: “Në përjetimet psikike që kalojnë në jetësimin fetar marrin pjesë ndjenjat, mendimet, gjendjet dhe të gjitha qëndrimet fetare”.43

Jeta fetare, është ajo e cila në individ apo në shoqëri na bie në sy si një tërësi e disa lëvizjeve. Ajo përbëhet prej dy komponentëve: asaj që ka të bëjë me besimin dhe asaj që ka të bëjë me sjelljet (adhurimet). Në këtë kontekst besimi dhe adhurimet janë thelbi i jetës fetare dhe këta dy komponentë janë në lidhshmëri të ngushtë dhe të fortë midis vete. Besimi si pjesë përbërëse e jetës fetare në aspektin shpirtëror, është ngjarje psikologjike. Meqenëse adhurimet janë rezultat apo sjellje të cilave përjetësimi u vjen nga rrënja e besimit (imanit), edhe ato i kanë themelet e tyre psikologjike. Thelbi i jetës fetare është besimi. Vetëm në atë vend ku shihet besimi, adhurimi gjen jetë.44

Besimi është një përjetim psikik dhe si i tillë përbën anën subjektive të fesë. Ai nuk është vetëm një besim i zakonshëm. Aty vërehet një lidhje e fortë e vullnetit për një fuqi absolute, ku individi gjen të vërtetën dhe rehatinë e kënaqësinë shpirtërore. Me këtë besim njeriu vjen deri te ndjenjat me të cilat arrin ta kuptojë rehatinë e brendshme të tij. Njeriu që beson është i lumtur, është ai i cili ballafaqimin e tij me ngjarjet e përditshme e bën me pjekuri dhe mbështetje të vërtetë në Zotin. Adhurimet janë sjellje ose vepra të cilat mbështetjen e tyre e gjejnë në burimet fetare (shpalljet) dhe si traditë fetare e cila me format dhe mënyrën e saj bën lartmadhërimin e Zotit. Po sikur besimi, i cili e ndriçon jetën e një fetari dhe ushqimin e fuqinë i merr nga ibadeti, po ashtu edhe adhurimi është një nevojë shpirtërore. Me adhurimin kemi për qëllim të përmendurit e Zotit, eliminimin e qëndrimeve shtazarake, dashurinë ndaj njerëzve të tjerë dhe mëshirën ndaj tyre.45



5. Dimensionet e fesë



Hulumtuesit të cilët mendojnë se për ta studiuar fenë e individit apo të ndonjë grupi nuk mjaftojnë vetëm besimet dhe shpeshësia e adhurimeve, bëjnë përpjekje me të cilat fenë e studiojnë brenda shumë dimensioneve të llojllojshme. Në veçanti kjo metodë më së shumti është e përvetësuar nga sociologë dhe psikologë që merren me çështjet e besimit dhe fesë. Qëllimi fundor i tyre është që duke e studiuar fetarësinë nga aspekte dhe dimensione të llojllojshme dhe duke ofruar komente dhe tipologji, në mënyrë sa më të efektshme ta kuptojnë jetën fetare.

Meqenëse studimi ka të bëjë me temën të cilën ne e trajtojmë, këtu do ta cekim punimin të cilin së bashku e ka realizuar Glock dhe Stark-u, të cilët për klasifikimin kryesor të dimensioneve fetare, si bazë i kanë marrë pesë dimensionet e saj për të cilat edhe ne këtu në mënyrë të shkurtër do të mundohemi të japim disa sqarime.

Sipas mendimit të këtyre dijetarëve, dimensionet e fesë janë këto:



.. Dimensioni ideologjik

Ky është një dimension që ka të bëjë me anën teorike të besimit i cili mbështetet në themelet e besimit fetar. Ky lloj i lidhshmërisë fuqinë e vet e gjen dhe shpreh në të besuarit. Njeriu fetar, ka bindje të caktuara të cilat këtë individ e lidhin me Krijuesin dhe e fusin në marrëdhënie me të.46 Këtë dimension e përbëjnë mendime të cilat njeriun e lidhin me një botë jashtë qenies dhe fuqisë së tij47 ose, thënë më ndryshe me botën tjetër apo me qenie mbi botën.48

b. Dimensioni i adhurimeve (riteve fetare)

Ky është dimension që në vete ngërthen aprovimet (aplikimet) fetare dhe si i tillë i përmbledh adhurimet sikur që janë lutja, namazi, haxhxhi (pelegrinazhi), ritet, sakrifica (kurbani), të cilët janë shprehje e përjetësimit fetar. Këto janë disa fjalë ose lëvizje të cilat shprehin lidhshmërinë dhe robërimin ndaj Zotit ose janë sjellje fetare që kanë për qëllim afrimin me Të. Kur jemi te ky dimension H. Peker thekson qartë se te adhurimet roli i vullnetit është shumë i rëndësishëm.49 Sa u përket shkaqeve që janë të lidhura me adhurimet, në përgjithësi aty shprehet falënderimi ndaj Zotit dhe

mirënjohja ndaj begative të dhëna.50 Thënë shkurt, ato janë disa lëvizje që i mbajnë të gjalla marrëdhëniet apo lidhshmërinë tonë me Zotin.51

c. Dimensioni i përvojës

Në këtë dimension bëjnë pjesë intuita, ndjenjat (emocionet), ndjeshmëritë dhe tërësia e përkapjeve që zënë vendin më të rëndësishëm në jetën fetare të njeriut dhe të cilat e mbajnë ndikimin e Qenies Hyjnore dhe nëpërmjet tyre e informojnë besimtarin në lidhje me to.52 Elementet më të rëndësishme të këtij dimensioni janë ndjenjat, sikur frika fetare, dashuria, habia, lidhja e ngushtë, qëndrueshmëria, siguria-besimi, strehimi, dorëzimi, shpresa, durimi, mirënjohja, nderi, lartmadhërimi, pikëllimi e të tjera.53 Në ndjenjën fetare frika dhe dashuria janë pranë njëra tjetrës. Schleiermacher pohon se ndjenjën fetare e formon “lidhshmëria absolute”.54

Ndërkaq Paviqeviqi

drejtimin e ndjenjave fetare kah “qenia e botës tjetër” nga aspekti psikologjik e konsideron më se normal. Sipas tij, të kesh aspirata ndaj asaj nuk pengon asgjë.55

ç. Dimensioni intelektual

Në bazë të mendimeve të një grupi të konsiderueshëm autorësh, ky dimension konsiderohet pjesa më kryesore e fetarësisë. Këtu ka për qëllim personin i cili sadopak ndjehet fetar në lidhje me temat fetare dhe burimet e tyre, dhe që ka njohuri për këto çështje. Gazaliu paraqet mendimin se “hulumtimi i disa argumenteve në lidhje me besimet fetare dhe në suaza të intelektit të shëndoshë, krijimi i një bindjeje të sinqertë mbi gjithësinë, realizojnë dimensionin intelektual të fesë”.56

d. Dimensioni i ndikimit

Në këtë dimension hyjnë të gjitha tekstet fetare që i udhëzojnë njerëzit për veprat që duhet bërë, e në të njëjtën kohë me ndikimin fetar përcaktojnë llojin e botëkuptueshmërisë te njerëzit. Dimensioni i ndikimit si i tillë, mund të thuhet se më së shumti ka të bëjë me relacionin njeri-njeri se sa me atë njeri-Zot.57 Feja është faktor i tillë që ka fuqinë të ndikojë në rregullimin e jetës së njeriut, në planifikimet e tij të ardhmërisë, në marrëdhëniet që i ka me të tjerët, thënë shkurt, në të gjitha poret e jetës së tij.

Duhet cekur atë se krahas atyre pesë dimensioneve të fesë të cilat ne këtu në mënyrë të shkurtër u munduam t'i sqarojmë, sipas psikologëve dhe sociologëve të fesë ose sipas atyre që merren me studimin e çështjeve fetare, ekzistojnë edhe dimensione të tjera të fesë. Njëri ndër ta është G. Allporti. Ai paraqet dy lloje të ndryshme të fetarësisë: edhe atë me burim të jashtëm (extrinseque) dhe fe me burim të brendshëm (intrenseque).

Në modelin e fesë me burim të jashtëm, feja nuk është faktori përcaktues i gjithë veprimtarisë, mirëpo ajo është mjet që përdoret nga disa për t’i arritur qëllimet e tyre personale dhe poseduesit e kësaj prirjeje fenë e përdorin me qëllim të realizimit të idealeve dhe planeve të tyre jetësore. Ndërsa sa i përket atij me burim të brendshëm, ose poseduesit të një prirjeje të lindur nga brenda, në fe i gjen motivimet kryesore të jetës së tij, dhe të gjitha nevojat tjera të kësaj jete i vë në konsiderim të rendit të dytë.

Tipat e këtillë planifikimet e tyre mundohen t'i bazojnë në burimet fetare dhe çdo gjë e sjellin në pajtim me burimet fetare.58 Po qe se nga aspekti Islam bëjmë një vlerësim rreth këtyre çështjeve, mund të themi se ky model në plan të parë e nxjerr dimensionin e tasavvufit (pra atë mistik).

Një pikëpamje e ndryshme e dimensioneve fetare është e paraparë nga ana e Pantiqit, i cili në hulumtimin e tij, sjelljet e njerëzve ndaj institucioneve fetare i konsideron si një dimension fetar të veçantë nga të tjerët. Qëllimi i autorit këtu nuk është vetëm forma e organizimit ose përbërjes së institucioneve fetare, por në rend të parë vijnë veçoritë në lidhje me qëndrimet e njerëzve fetarë ndaj xhamisë apo kishës.59

Ekzistojnë edhe njerëz të tillë të cilët pohojnë se simbolet luajnë rol të rëndësishëm në fe dhe këto simbole i konsiderojnë si dimension i veçantë i fesë. Pohimet e tyre i bazojnë duke thënë se nën simbolet ekzistojnë disa shenja nëpërmjet të cilave disa njerëz arrijnë të thellohen në mendime abstrakte, ndjenja të ndryshme ose udhëzohen në disa ide të cilat jashtë këtyre simboleve nuk mund t'i realizojnë. Këto simbole mund të jenë fetare ose jashtë kontekstit të fesë. Sa për ilustrim pohojnë se kisha është ajo që të përkujton “shtëpinë e Zotit”, ose një simbol jofetar sikur gjarpri i cili është një simbol i përhershmërisë.60

Sa u përket atyre të cilët organizimet fetare i konsiderojnë pjesë përbërëse dhe tejet të rëndësishme të fesë, ata pohojnë se, pjesëtarët të cilët i përkasin një feje të përbashkët për t'i mbrojtur botëkuptimet e tyre fetare dhe për t'i mëkëmbur ato duke u drejtuar kah disa rrugë të organizimeve, kanë nxjerrë në shesh disa organizata të këtilla. Këto organizata fetare me vetëkontributin e prijësve fetarë dhe me idenë e përhapjes së mendimeve të veta, arrijnë deri te realizimi i qëllimeve të tyre. Format themelore të këtij lloj organizimi janë grupëzimet: medhhebet (sektet), tarikatet e kështu me radhë.61

Është temë e cila është bërë diskutim i rëndësishëm mes psikologjisë së fesë dhe sociologjisë së fesë, rreth asaj se brenda kornizave të hulumtimeve empirike të jetës fetare (fetarësisë), çështja e indikacioneve (tabelave) që përdoren gjatë studimeve të ndryshme. Këto lloje tipologjish në ditët e sotme si tema të dimensioneve të fetarësisë, dalin nga vetë fakti se brenda një shoqërie vijnë në pyetje mënyra e matjes, vërtetimit dhe ardhjes në përfundim të shkallës së fetarësisë së njeriut, llojet e sferave të jetës së njeriut që janë nën ndikimin fetar dhe në çfarë shkalle është ndikimi i fesë tek njerëzit.62



6. Studimet empirike të realizuara mbi fetarësinë



Punimet empirike të realizuara mbi fetarësinë datojnë që prej pas Luftës së Parë Botërore në Amerikë, të realizuara nga ana e një grupi sociologësh dhe psikologësh.

Numri i punimeve të këtilla në veçanti shtohet mes viteve 1954-1965. Tërheq vëmendjen fakti se brenda këtyre viteve nga ana e hulumtuesve është bërë zhvillimi i hulumtimeve të cilat matin dhe vërtetojnë shkallën e fetarësisë.63 Këto hulumtime studiuesve të jetës fetare u kanë mundësuar që nëpërmjet metodës eksperimentale shkencore të vijnë deri në përfundime sa më objektive.

Punimet empirike të realizuara në lidhje me jetën fetare (fetarësinë) në Jugosllavinë e vjetër janë bërë me metodën e anketimit. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre punimeve duke hulumtuar llojet e fetarësisë së njerëzve, në anën tjetër kanë tentuar që nëpërmjet këtyre punimeve t’i nxjerrin në shesh edhe llojet e ateizmit (mosnjohjes së Zotit). Një ndër ata të cilët përkrahin idenë se ateizmi është çështje të cilën duhet studiuar në fushën e psikologjisë së fesë është edhe Antoine Vergote.64



Sa për ilustrim do të sjellim disa shembuj të punimeve të këtyre trojeve në lidhje me fetarësinë apo jetën fetare. Punimi “Socijalisticko Društvo i Religija” (Feja dhe shoqëria socialiste) i autorit Esad Cimic, i cili në një perspektivë sociologjike i ka studiuar rrethanat në lidhje me jetën fetare dhe ateizmin në Bosnjë e Hercegovinë, ka arritur të bëjë klasifikime të fetarësisë dhe jofetarësisë. Ai ka ardhur në përfundimin se popujt që jetojnë në këto troje shumica prej tyre janë grup i “besimtarëve tradicionalë”, një pakicë e “besimtarëve të papërcaktuar” dhe në aspekt të përqindjes grupi më i vogël janë grupi i “besimtarëve të vetëdijesuar (racionalistë)”. Grupin e ateistëve shumicën e përbëjnë “ateistët me ndjenja”, ndërsa grupi i “ateistëve të vetëdijesuar (racionalistë)” ka qenë shumë i vogël.65

Hulumtimi i Pantic J. Dragomir me titullin “Klasicna i svetovna religioznost:

socijalno-psihološko istraživanje stanovnika Beogradskog regiona” (Fetarësia klasike dhe shekullare: Hulumtim psiko-social i banorëve të rrethit të Beogradit), krahas fetarëve tradicionalë (fetarësisë tradicionale), ka studiuar edhe anuesit ndaj shekullarizmit dhe ateizmit si dhe faktorët të cilët ndikojnë në qëndrimet e tyre.

Përfundimi në të cilin ka arritur ai tregon se tipologjitë janë këto: fetarësi e fuqishme (e fortë), fetarësi e mesme (këtu i përfshinë të papërcaktuarit në çështjet fetare si dhe ata që fare nuk interesohen për fenë) dhe fetarësi e dobët. Në të njëjtën mënyrë, në aspektin e animit jofetar ekziston një gjendje e njëjtë sikur te fetarësia.66

Në vitin 1972 në Maqedoni nga ana e Stefan M. Kostovskit është realizuar një punim i titulluar “Religijata kaj selskoto naselenie vo Dolni Polog” (Dukuria e fetarësisë te popullata e fshatrave të Pollogut të Poshtëm), i cili e ka hulumtuar fetarësinë në dimensione të ndryshme. Ndaj kësaj nëpërmjet anketimit ka arritur t’i formulojë dhe t’i nxjerrë llojet e fetarësisë. Temat që i ka bërë lëndë studimi kanë qenë: format e fetarësisë dhe shenjat e përhapjes (dimensioni adhurimor i fesë), përhapja e sistemit të besimit fetar (dimensioni i besimit), gjendja e shkallës së përhapjes së aktiviteteve fetare dhe mësimit fetar (dimensioni intelektual i fesë), ndikimi i fesë në marrëdhëniet ndërnjerëzore (dimensioni i ndikimit të fesë). Në veçanti është ndalur në dy llojet e fetarësisë: në lloj të bindur tradicional-fetar aktiv dhe lloj i fetarit skeptik - të pavendosur. Po ashtu ka theksuar se ky lloj klasifikimi haset edhe tek ateistët.67

Studimet dhe hulumtimet që u përmendën pak më lart, në përgjithësi si shembull kanë marrë dhe shfrytëzuar ndarjen e dimensioneve të fetarësisë të shkencëtarëve Glock dhe Stark.



Dr. Musa Musai




Akademik,psikolog dhe atdhetar Pajazit Nushi



Pajazit Nushi lindi më 8 janar 1933 në Gjakovë. Në vendlindje kreu shkollën fillore dhe shkollën normale. Studimet i kreu më 28 shtator 1955 në Fakultetin Filozofik, Katedra e Psikologjisë Eksperimentale, të Universitetit të Beogradit. Më 8 qershor 1983 mbrojti diseratcionin e doktoratës Zhvillimi i terminologjisë psikologjike dhe baza semantike e përcaktimit të saj në gjuhën shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.


Punoi profesor i psikologjisë dhe i logjikës në Gjimnazin e Gjakovës dhe profesor i lëndëve të psikologjisë në shkollat normale në Prizren dhe në Prishtinë. Më 1963, u zgjodh drejtor i Entit për Përparimin e Shkollave të Krahinës Autonome të Kosovës. Në shtator të vitit 1964, u pranua profesor i lëndëve të psikologjisë në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës dhe prej vitit 1974 ligjërues, pastaj docent, profesor inordinar dhe profesor ordinar i psikologjisë së përgjithshme në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Ndërkohë, ushtroi detyra të ndryshme administrative e politike në nivel të komunës, të rrethit, të Kosovës dhe të ish – Federatës jugosllave, në të cilat detyra u mor kryesisht me çështje të organizimit të sistemit arsimor, të punës shkencore dhe të krijimtarisë kulturore dhe artistike. Prej vitit 1982 punoi në entin leksikografik Miroslav Kërlezha të Zagrebit, në Redaksinë e Kosovës, ku kreu detyrën e radaktorit të Enciklopedisë Jugosllave të botimit në gjuhën shqipe.

Më 31 shtator 1991, për shkaqe politike, u detyrua të dalë në pension të parakohshëm, por vazhdoi punën arsimore-shkencore në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 2000 u zgjodh anëtar korrespondent i ASHAK.Me 25 Nentor 2008 u zgjodh antar i rregullt i ASHAK. Është nënkryetar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Psikologëve dhe kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me seli në Prishtinë.Me shkrime, me punë publicistike dhe shkencore, merret qysh herët.

Në Shkollën Normale të Prizrenit organizoi kabinetin e psikologjisë, ku nxënësit ushtroheshin për kërkime psikologjike për nevoja edukative dhe arsimore. Në këtë kabinet demonstroi mënyrën e përpilimit të testeve dhe të pyetësorëve për hulumtime psikologjike.

Dijenitë profesionale dhe metodologjike të hulumtimeve psikologjike që nga fillimi i aktivitetit profesional e shkencor i ka vënë në shërbim të procesit edukativo – arsimor të shkollës shqipe. Nga analiza e rezultateve të gjurmimeve psikologjike të para vërehet zbatimi i metodave dhe i procedurave hulumtuese të psikologjisë, sikurse është metoda e vëzhgimit të kontrolluar, e procedurës së anketës dhe të testeve, kurse më vonë zbatoi gjurmimin eksperimental dhe procedurën e diferencialit semantik dhe të testit sociometrik, etj.

 Zbatimi i këtyre metodave dhe rezultatet e arritura në gjurmim të raporteve socimetrike të nxënësve të shkollës fillore, të zhvillimit të inteligjencës te të rriturit, të perceptimit dhe të shkallës së lexueshmërisë së shkronjave të alfabetit të gjuhës shqipe, të qëndrimeve sociale të studentëve të shkencave politike të Universitetit të Tiranës, të Universitetit të Prishtinës dhe të Universitetit të Tetovës, etj. vërehet angazhimi studimor empirik i tij në çështjet e rëndësishme psikologjike, sociale dhe kulturore të zhvillimit të shqiptarëve.



BIBLIOGRAFIA

Nga fusha e psikologjisë :

Bazat psikologjike të kulturës së të folurit të nxënësve të shkollës fillore, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës e Metohisë, Prishtinë, 1964.
Fjalor i psikologjisë, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1987.
Sistemi i grafisë së tingujve të shqipes dhe vetitë perceptive e përmasat e lexueshmërisë së shkronjave të alfabetit të gjuhës shqipe, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1987.
Psikologjia për klasën e dytë gjimnaz, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës, Prishtinë, 1986. Ky libër mori çmimin “Naim Frashëri”- çmimi më i lartë për librin më të mirë për vitin 1996. Libri u ribotua në vitet 2000, 2001 dhe 2003.
Psikologjia e përgjithshme- Kaptina të zgjedhura, botim i Universiteteit të Prishtinës – Fakulteti Filozofik, Prishtinë, 1997.
Psikologjia e përgjithshme II – Njeriu dhe personaliteti i tij në psikologji, Universiteti i Prishtinës – Fakulteti Filozofik, Prishtinë, 1999.
Të nxënit e lëndëve shkollore dhe zotërimi i tyre, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës, Prishtinë, 1997.
Psikologjia e përgjithshme I, Libri Shkollor, Prishtinë, 2002.

Nga enciklopedistika, në bashkëpunim me të tjerë:

Enciklopedia e Jugosllavisë 1 A - Bib, Zagreb, 1984;
Enciklopedia e Jugosllavisë 2 Bib – Çif, Zagreb, 1987.

Përktheu nga serbokroatishtja në gjuhën shqipe këta libra shkollorë:

Të mësuarit dhe kujtesa (Učenje i Pamćenje) të B. Stevanoviqit, Prishtinë, 1963.
Logjika (Logika) të dr. M. Markoviqit, Prishtinë, 1962.

Në fushën e psikometrisë përktheu në gjuhën shqipe dhe e përshtati për matje të inteligjencës së të rriturve shqiptarë Shkallën Ueksler – Belvi të Inteligjencës për të Rritur. Shkalla Ueksler – Belvi për të rritur u zbatua në matje të inteligjencës së të rriturve shqiptarë të moshës 14 – 40 vjeç. Përcaktoi dendësinë e shkronjave të alfabetit të gjuhës shqipe dhe perceptimin e lexueshmërinë e shkronjave të vogla dhe të mëdha të alfabetit të gjuhës shqipe.

Vështrime, trajtesa, kumtesa dhe studime:

Psikologjia e sotme në shërbim të organizimit të drejtë të procesit edukativo-arsimor, Përparimi 6/1960.
Mendimi i pleqnarëve dhe struktura e tij, Gjurmime albanologjike, 14/1984, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1984.
Karakteristikat psikologjike të mendimit të gjyqit të pleqnarëve te shqiptarët. Studimi është kumtuar në tubimin shkencor “Studimi Etnologjik i KSA të Kosovës”, që u organizua nga Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve dhe nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, më 16-17 nëntor 1989 në Prishtinë.
Legibilitet azbuke albanskog jezika (Legjibiliteti i alfabetit të gjuhës shqipe), trajtesë e kumtuar në tubimin “X psihologijski skup – Dani Ramira Bujasa” në Zagreb më 13-15 dhjetor 1990.
Fjala shqipe në terminologjinë e psikologjisë së personalitetit, trajtesë që u kumtua në Sesionin Shkencor të Institutit Albanologjik të Prishtinës kushtuar gjendjes së terminologjisë shqipe në Jugosllavi, që u mbajt më 28-29 nëntor 1988 dhe u botua në përmbledhjen e punimeve të këtij sesioni. Përmbledhja ka titullin Gjendja e terminologjisë shqipe në Jugosllavi.
Trajtimi i dukurive shpirtërore në përkthimet kishtare dhe filli i termave shqip të psikologjisë, kumtesë e lexuar në sesionin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kushtuar përkthimeve kishtare.
Motivet psikologjike të mërgimit të shqiptarëve në vitet 1946-1966, botuar në librin Shpërnguljet e shqiptarëve gjatë shekujve, Prishtinë, 1990.
Shkalla e variabilitetit të rezultateve të arritura në testet verbale dje joverbale të shkallës Ueksler-Belvi nga grupmosha 17-19 vjeçare e shqiptarëve në ish- Jugosllavi dhe vlera e tyre , studim i kumtuar në Kongresin VI të Psikologëve të Evropës, që u mbajt në Romë prej 6-10 korrik 1999.
Zhvillimi i aftësive mentale dhe çështja e mbingarkesës së nxënësve me nxënie të mësimit, kumtesë e lexuar në Simpoziumin Mbingarkesa e nxënësve, Prishtinë, 1999.
Krijimtaria e Lasgush Poradecit dhe psikanaliza e Zigmund Frojdit, kumtesë e lexuar në Simpoziumin kushtuar 100-vjetorit të lindjes së Lasgush Poradecit, që u mbajt në Prishtinë, më 17-20 nëntor 1999, nga Instituti Albanologjik i Prishtinës.
Shprehitë e të mësuarit të lëndëve shkollore dhe stili konjitiv i zotërimit të tyre te maturantët e regjistruar në Universitet, Buletini i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës (XXI/1991).
Shqiptarët dhe trajtimi i tipareve psikike në Enciklopedinë e Sami Frashërit, Buletini i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës (XXIII/1993.
Struktura e mendësisë dhe konsonanca e saj në skemën e veprimtarisë së pushtetit serb ndaj shqiptarëve në shekullin XXX, Studime, ASHAK, nr.1/1994.
Determinantet psikosociale të gjenocidit të pushtetit serb ndaj shqiptarëve, trajtesë e lexuar në Simpoziumin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës kushtuar gjenocidit të pushtuesve serb ndaj shqiptarëve. Kjo trajtesë u botua nga ASHAK në përmbledhjen e punimeve të këtij simpoziumi;
Personaliteti kombëtar i shqiptarëve dhe trajtimi i tij në vëzhgimet e të huajve, trajtesë e lexuar në Sumpoziumin Shqiptarët dhe Evropa dje dhe sot, që u mbajt prej 23 maj 1991 në Prishtinë.
Veprimtaria shkencore ndër shqiptarët dhe integrimet ekonomike, kumtesë e lexuar në Konferencën e Parë Mbarëshqiptare të Unionit të Ekonomistëve Shqiptar, që u mbajtë në Tiranë prej 15-17 nëntor 1999 dhe u botua në përmbledhjen e punimeve të kësaj konference. Përmbledhja e punimeve të këtij simpoziumi ka titullin Zhvillimi ekonomiko-shoqëror i trojeve shqiptare dhe integrimi i tyre rajonal dhe botëror, Tiranë-Prishtinë-Shkup 2000, etj.
Liria njerëzore e kombëtare e shqiptarëve në krijimtarinë e Naim Frashërit dhe vlerat e saj sot, kumtesë e lexuar në Konferencën Shkencore të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, që u mbajt më 14 dhe 25 tetor 2000 në Prishtinë. Kumtesa u botua në botimin Naim Frashëri 100 vjet pas, Prishtinë, 2000.
Integriteti dhe identiteti i personalitetit dhe dyzimi i tij, Buletini i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, XXVI/1996, Prishtinë, 2001.
Etiologjia e krimit mbi njerëzimin të pushtetit serb ndaj shqiptarëve në Kosovën e viteve ’90 të shekulli XX, kumtesë e lexuar në Sesionin Shkencor të ASHAK kushtuar Gjenocidit të Pushtetit Serb mbi Shqiptarët në Kosovë gjatë viteve ’90. U botua në librin e ASHAK të Seksionit të Shkencave Shoqërore, me titullin Gjenocidi i Pushtetit Serb ndaj Shqiptarëve në Kosovë Gjatë Viteve ’90, Prishtinë, 2001.
Bilingualët dhe monolingualët e mjediseve shqiptare dhe të arriturat e tyre në testet e shkallës Ëechler-Bellevue për të rritur, studim empirik i paraqitur për Kongresë VII Evropian të Psikologëve, Prishtinë, 2003.
Tekstologjia islame në gjuhën shqipe dhe revista, Edukata Islame, trajtesë e botuar në revistën Edukata Islame, revistë shkencore, kulturore, islame tremujore, Viti XXXI, nr.67/2002.

Akademik Pajazit Nushi :Profili Psikologjik i Profetit Muhammed a.s. 

Profili Psikologjik i Profetit Muhammed a.s. është pjesë e interesimeve të përhershme për njohjen e tërësishme të personalitetit të tij, i cili në tërësinë e vet e ka strukturën antropologjike, fetare, etike, juridike, arsimore e shkencore. Për njohjen e secilës strukturë të personalitetit të Profetit Muhammed a.s. janë kryer studime të njëpasnjëshme në shumë vend edhe janë botuar rezultatet e këtyre studimeve në shumë gjuhë të popujve, sidomos të vendeve islame. U botuan monografi, tekste enciklopedike sidomos në enciklopeditë e fesë islame në arabishte, në anglishte, në frëngjishte, spanjishte, rusishte, të thuash në të gjitha gjuhët e popujve të të gjitha kontinenteve. U botuan përkthime dhe studime burimore edhe në gjuhën shqipe në Tiranë, Shkup, në Prishtinë dhe nga ana e shqipfolësve të vendeve të ndryshme duke përfshirë edhe disa botime të ve çanta të botuara nga diaspora shqiptare. Botime të këtilla u realizuan edhe nga institucionet e fesë krishtere, madje edhe nga institucionet laike.

Me gjithë këtë, edhe sot pohohet se njohuritë për jetën e Profetit janë të pakta pavarësisht nga fakti se biografia e tij e parë u shkrua qysh në shekullin e tetë nga Ibn Ishak dhe u botua një shekull më vonë nga Ibn Hasham. Të pakta janë posaçërisht shkrimet për personalitetin e Profetit në psikologjinë e fesë islame në kuptimin e personalitetit si pasqyrë e brendshme e shpirtit dhe e sjelljeve të jashtme, që e përcaktojnë thelbin njerëzor dhe fetar, në mbështetje të të cilit personaliteti i Profetit Muhammed a.s. ka ndryshuar jo vetëm nga të gjithë të tjerët para edhe pas tij, por edhe nga profetët e tjerë. Në këtë pikëpamje psikologjisë së personalitetit nuk i ka ndihmuar sa duhet as metoda e psikografisë dhe as procedurat e tjera që zbatohen për hulumtime në psikologjinë e personalitetit.

Pavarësisht nga kjo u që u tha psikologjia e personalitetit fillon me një të vërtetë të pamohueshme se Profeti Muhammed a.s. ka qenë personalitet i veçantë, i fundit ndër perjgamberët, predikues i fes islame të më së një miliard njerëzve të racave, kombeve, kulturave dhe vendeve të ndryshme anekënd botës, i papërsëritshëm në çdo pikëpamje, të cilit ia shpalli All-llahu Kur'anin - veprën e shenjt të muslimanëve dhe për të gjitha këto Profeti Muhammed a.s. për të gjithë ngeli i denjë për nderim dhe respektim të përhershëm. Duke u nisur nga kjo e vërtetë e përjetshme për Profetin Muhammed a.s. kamë bërë përpjekje të mbledhë dhe t'i sistematizoj ato dijeni për personalitetin enciklopedik të Profetit dhe t'i paraqes sot para pjesëmarrësve të nderuar të këtij tubimi kur e shënojmë ditëlindjen e Profetit tonë.

Nëse dimë se Profeti Muhammed a.s. ka qe në vula e profetëve, sepse në personalitetin e tij janë ndërlidhur e janë stabilizuar vetitë e të gjithë profetëve të mëparshëm, predikues i fesë më të re monoteiste në botë, me gjenealogji të njohur si nga e ëma ashtu edhe nga i ati, që jetoi gjashtëdhjetë e dy vjet (prej vitit 570 deri në vitin 632) në Meke dhe Medinë, pyetjet e tjera që shtrohen janë: çfarë kanë qenë tiparet shpirtërore karakteristike për Profetin?, si janë manifestuar ato në sjelljet e tija? Dhe përse kanë qenë të këtilla?



Tiparet e personalitetit të Profetit Muhammed a.s.

Ne në psikologji më tipar të personalitetit kuptojmë ato veti të qëndrueshme të Profetit, të cilat e shpjegojnë stabilitetin emocional, qëndrueshmërinë e sjelljeve personale të temperamentit dhe të sjelljeve ndaj të tjerëve, madje edhe ndaj armiqve, të varfërve, ndaj vetes etj., të cilin e ka ndryshuar vetëm në çastet e shpalljes së asaj që i thoshte All-llahu. Në këto çaste djersitej, rrëqethej, përqendrohej dhe ishte gati i pandjeshëm për gjithçka tjetër të tij dhe të mjedisit që e rrethonte. Por, pasi e thoshte atë që në atë moment, sikur thuhet në shumë shkrime, All-llahu ia thoshte qetësohej ngadalë dhe kthehej në gjendje të stabilizuar. Për këto ndryshime në qëndrueshmërinë e brendshme dhe të sjelljeve të jashtme të tija në faza të paparapara kohore gabimisht pohohet se Profeti ka pas çrregullime shpirtërore. Disa pa të drejtë ia atribuojnë tipare anormale, ndër të cilat përmenden edhe sulmet epileptike. Mendimet e këtilla janë të paqëndrueshme dhe, si të këtilla janë mendime të gabueshme, Së paku tri janë argumentet që i kundërvihen mendimeve të këtilla.

Profeti Muhammed a.s. ka pas gjenealogji nga i ati Abdullah dhe e ëma Emine dhe gjyshi e gjyshja e tij për të cilët nuk ka të dhëna se kanë lënguar nga sëmundjet e këtilla. Konstitucioni organik i trupit të tij dhe funksionimi i rregullt i sistemeve organike dhe fiziologjike gjatë gjashtëdhjetë e dy vjetëve të jetës pa simptome të dukshme dhe të qëndrueshme të ndonjë çrregullimi tregon për shëndetin e mirë dhe aftësinë e kontrollimit të shtjelljeve dhe për organizim harmonik dhe të përhershëm të tyre në përputhje me zhvillimin dhe me moshën. Këto argumente flasin shumë për personalitet të shëndoshë dhe me tipare psikike të integruara mirë. Por, përveç këtyre argumenteve ka edhe argumente të tjera. Çrregullimet mendore të përkohshme shkaktojnë dërrmim të organizmit dhe lënë pasoja në funksionimin e sistemit nervorë, përkatësisht të trurit, kurse Profeti ynë pas shpalljes së mendimeve nga All-llahu i ka kumtuar dhe formuluar këto mendime me gjuhë të rrjedhshme dhe kjo dallohet sidomos në Kur'anin e madhërishëm. Për këto shkaqe konsideroj se mendimet për çrregullime shpirtërore të Profetit Muhammed a.s. janë mendime të gabueshme.

Profeti Muhammed a.s. ka qenë personaliteti i pjekur dhe i integruar mirë në pikëpamje organike, shpirtërore dhe morale. Duke lënë anash sjelljet e veçanta në çastet e marrjes së mendimeve dhe kumtimit të tyre për të cilat nuk kam pas rast të lexoj të dhëna të besueshme, tiparet psikike të përhershme, të rëndësishme dhe më të dallueshme në integritetin e personalitetit të pjekut të Profetit Muhammed a.s. janë: mençuria, gatishmëria dhe trimëria për të vepruar me kujdes ndaj situatave dhe njerëzve që e kanë penguar atë në përhapjen e lirë të fes islame dhe në zhvillimin e mendimit islamik. T'i kujtojmë vetëm situatat e komploteve të drejtuara kundër Profetit, kundërshtimet e mushrikëve të Mekës, dyndjet në Abisini etj.

Mençuria e Profetit dallohen sidomos në angazhimin e përhershëm për ta njohur të vërtetën, për të vepruar sipas të vërtetës dhe për t'iu nënshtruar të vërtetës. Mbi themelin e së vërtetës e ka ngritur sistemin e së drejtës dhe të sjelljeve të secilit. Kur është fjala për të vërtetën dhe për të drejtën në shumë shkrime pohohet se për Profetin tonë "...ishin të barabartë si i afërmi ashtu edhe i largëti, i forti ashtu edhe i dobëti". Në një rast kur e paskan pyetur Ajshen çfarë ishte natyra e Profetit a.s., ajo paska dhenë këtë përgjigje: "Natyra e tij ishte Kur'ani". Kjo do të thotë se ato që i ka thënë për mirësjellje ato i ka realizuar në veprën e tij. Pajtueshmëria e plotë e të thënies me sjelljet e tija ndaj të tjerëve dhe ndaj vetes tregon për tiparin më të rëndësishëm mendor e veprues të tij - për harmoninë e mendimit dhe të fjalës së thënë me sjelljet dhe me veprimet e tija. Ky virtyt shpirtëror i Profetit konsiderohet në shumë shkrime për jetën dhe veprën e Profetit Muhammed a.s., virtyt dominues dhe i pashtershëm i tij. Kërkimi i së vërtetës, zbulimi i saj dhe nënshtrimi i sjelljes ndaj të vërtetës ishte tipari që e shtynte të punoj e të veproj, të drejtoj dhe të organizoj aktivitetin islam kudo që ndodhej dhe me secilin që e këshillonte. Thënia e tij e pavdekshme me të cili i është drejtuar muslimanëve ka qenë: "Dituria është më e mirë se ibadeti", që ka kuptimin më mirë për njeriun është me qenë i vetëdijshëm për atë që di dhe për atë që nuk e di se me i bë lutje. Dijenia dhe puna në bazë të dijenisë sipas thënies së Profetit Muhammed a.s., jo veç që barazohet me lutjen ndaj të Madhit Zot, por kësaj i jepet rëndësi edhe më e madhe. Ndaj injorancës, përkatësisht ndaj padijenisë dhe ndaj të paditurit që nuk përpiqet të mësoj dhe të di. Më lidhje me këtë Profeti ynë ka punuar shumë. Këtë e dallojmë në shumë shkrime, nga të cilat kam shkëputur këtë pohim: "Muhammedi s.a. i liroi me shpagim robërit e luftës, kurse ata që dinin -shkrim lexim e shpaguan veten duke ua mësuar shkrim - leximin nga dhjetë fëmijëve mysliman". Për këtë tipar të rëndësishëm të Profetit Muhammed a.s., në gjuhën shqipe kemi një vepër të përkthyer nga arabishtja e Dr. Jusuf el-kardavit që ka titullin "Pejgamberi alejhi selam dhe dituria", e cila ka një përmbajtje të shkëlqyeshme për tiparin e Profetit për kërkim të së vërtetës, për dituri, arsim, edukim dhe shkencë. Nga ky dijetar kam nxjerr disa pjesë të mendimeve, të cilat u referohet edhe dijetari për tiparin e angazhimit të vazhdueshëm të Profetit për dijeni dhe për përhapje dhe zhvillim sistematik të dijenisë dhe të mendimit shkencor. Dr Jusuf el-Kardavi i referohet disa herë një mendimi kur'anor: "O Pejgamber! Lufto kundër mohuesve dhe hipokritëve dhe bëhu i ashpër ndaj tyre. Strehimi i tyre është skëterra. E ky është vendbanim i shëmuar". Dr Jusuf el-Kardavi në faqen 7-8 të librit të tij përmend mendimtarin El Gazaliu, i cili i referohet këtij mendimi: "...veçoria që i dallon njerëzit nga shtazët është dituria,. Njeriu është njeri për shkak të asaj se është me vlerë dhe fisnik e jo për shkak të fuqisë fizike, sepse deveja për nga aspekti fizik është më e fuqishme se njeriu, jo për shkak të ashtit, sepse elefanti është më i fortë, jo për shkak të trimërisë, sepse luani është më trim se ai (njeriu), jo për shkak të ngrënies, sepse demi (kau) e ka barkun më të gjerë se ai (njeriu), jo për shkak të marrëdhënieve intime, sepse harabeli (trumcakët) e nivelit më të ulët janë më të fuqishëm në marrëdhënie intime.

Njerëzit nuk janë krijuar për diç tjetër përveç për dituri dhe shkencë. Ndërkaq, boshnjaku Mehmet Hanxhiq në librin e shkurtër të tij "Muhammed alehji selam" i referohet fjalëve të Zotit kur ka thënë: "Çdo njëri është në humbje përpos atyre që besojnë, që bëjnë vepra të mira dhe që e porosisin njëri tjetrin që ta duan të vërtetën dhe durimin".

Profeti Muhammed a.s. ishte i patejkalueshëm në të gjitha vetitë e tiparet njerëzore. Në këtë nivel vetitë e tiparet morale ishin më të lartat. Këtu duhet përmendur bujarinë, durimin, stabilitetin shpirtëror dhe qëndrueshmërinë e tij. Pohohet se "nuk kishte ndodhur kurrë që dikush t'i kishte kërkuar diçka e që ky të mos ia kishte dhënë duke thënë jo". Për të drejtën dhe të vërtetën nuk e kursente kurrë veten e tij, vazhdimisht dhe me këmbëngulësi kërkonte dëlirësinë e shpirtit nga të gjithë. Me dëlirësi të shpirtit kuptonte lirimin më çdo kusht të secilit njeri nga veset e këqija dhe nga ato të shëmtuara.

Sistematikisht dhe pa u ndalë u ka shpjeguar shokëve ajetet e Kur'anitm domethënien e tyre, rregullat fetare, moralin e vërtetë e të pastër dhe kulturën e vetë shpirtërore.

Për këto tipare të larta njerëzore dhe për misionin e tij në zhvillimin dhe në përhapjen e fesë islame Karen Amstrong - komentuese e dalluar e çështjeve fetare në vendet anglofone para pakë kohësh botoi librin "Muhammedi - Një biografi e Profetit". Ky libër u përkthye edhe në gjuhën shqipe. Mendoj se në gjuhën shqipe janë të rralla veprat e biografisë së Profetit tonë, kurse kjo e Karen Amstrongut për mua është më e mira.

Shkrimtari i madh rus Leon Nikollajveiq Tolstoj ka vdekur si mysliman, por la pas veti qëndrimin e tij, sipas të cilit, siç thuhet në librin e tij, "sikur njeriu të kishte të drejtë zgjedhjeje, atëherë pa kurrfarë dyshimi e hamendjeje çdo njëri i mençur do ta pranonte islamin, një Zot dhe të Dërguarin e Tij". Rrugën e Tolstojit e ndoqën shumë intelektual të njohur nga fusha e letërsisë, e historisë, e mjekësisë, e politikologjisë etj. Të përmendnim vetëm disa prej tyre: Bismark, Gëte, Garodi, Kusto, Torez e shumë të tjerë.



Përfundim

Profeti Muhammed a.s. ka qenë dhe mbeti personalitet më i studiuar dhe, me gjithë këtë, jo i njohur gjithanësisht nga antropologët, historianët, juristët, enciklopedistët, studiuesit e fesë islame etj. Më së paku është hulumtuar nga psikologjia e personalitetit, sepse kjo është disiplinë shkencore relativisht e re dhe me metoda e procedura hulumtuese të mjaftueshme për studimin e personalitetevenga burimet biografike e bibliografike. Ne kemi bërë vetëm një orvatje modeste për të sintetizuar mendimin e shumë studiuesve për tiparet e personalitetit të Profetit Muhammed a.s. Nga tiparet intelektuale të larta, stabiliteti emocional dhe nga motivet e dashuria e respekti njerëzor dhe dashuria ndaj shkencës dhe mendimit shkencor përgjithësisht kuptojmë se personaliteti i tij ka qenë integritet i pjekur biopsikik dhe etik - fetar i nivelit më të lartë njerëzor, integritet ky që i ka parapritë moshës së tij me veçanti individuale të dallueshme nga të gjithë profetët para tij. Besimin islam e ka mbështetur në dy shtylla kryesore; në arsye dhe në shkencë. U trajtua personalitet enciklopedik duke hyr në të gjitha enciklopeditë e përgjithshme dhe të veçanta. Studiohet nga shumë disiplina shkencore, sikurse edhe nga psikologjia. Por, rezultatet e deritashme kanë treguar se ka shumë çfarë të studiohet për personalitetin e tij. Vetëm faktet elementare të njohura deri më sot tregojnë se Profeti Muhammed a.s. është personalitet i denjë për nderim dhe respekt të madh nga të gjithë ne. Ai ngelë personaliteti më i njohur, të cilit, shqiptarët, sidomos nga fusha e psikologjisë, duhet t'i kushtojnë studime të thella.



Përgatiti Flori Bruqi

SHKENCAR,PSIKOLOG,PUBLICIST DHE SHKRIMTAR I DALLUAR BEDRI DEDJA (1930-2004)


Front Cover



Bedri Dedja lindi në vitin 1930 në Korçë, studioi në Moskë psikologjinë dhe pedagogjinë e letërsisë për fëmijë, është shkrimtar shqiptar. U nda nga jeta në 13 prill të vitit 2004.


Bedri Dedja, Akademik dhe profesor në fushën e pedagogjisë dhe psikologjisë,ka qenë një personalitet shumëplanësh në krijimtarinë letrare shqiptare për të vegjëlit dhe atë shkencore për të rriturit: poet e prozator, përrallëtar e dramaturg, tregimtar e publicist, novelist e romancier, përkthyes, gazetar e kritik, studiues i psikologjisë, pedagogjisë e historisë së arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar, studiues e teoricien i historisë së letërsisë shqiptare për fëmijë. Fitues i shumë çmimeve letrare, "Qytetar Nderi" i Beratit, mbajtës i "Çmimit të Republikës", "Urdhërit Naim Frashëri" dhe titullit "Mjeshtër i Madh", Bedri Deja është vlerësuar gjithashtu nga Qendra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh, duke zënë vend në Vëllimin e XVI të biografive si autor i shquar i shekullit XX.

 Bedri Dedja ka lindur në Korçë më 20.11.1930. Shkollën fillore e kreu në Shkodër ndërsa gjimnazin e përfundoi në qytetin e Durrësit. Më pas studioi në Universitetin e Moskës dhe u diplomua shkelqyeshëm në vitin 1953 në disiplinat e pedagogjisë, psikologjisë dhe njëkohësisht të letërsisë për fëmijë.


image
 Pas përfundimit të studimeve universitare, për 40 vjet ka qenë lektor dhe Profesor titullar i lendeve të psikologjise dhe pedagogjisë në Universitetin e Tiranës dhe për një periudhë 5 vjeçare (1975-1980) edhe në Institutin e Lartë Pedagogjik të Elbasanit.
 Nga viti 1972 e deri sa u nda nga jeta më 13 prill 2004, ka qenë Anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Paralelisht me veprimtarinë pedagogjike, deri në vitin 1975 ai ka ushtruar edhe funksione drejtuese publike si Drejtor i Institutit të Lartë Pedagogjik Tiranë,



Kryeredaktor i Revistës "Fatosi" dhe Gazetës "Mësuesi", Drejtor i Drejtorisë së Botimeve Shkollore e Drejtor i Institutit të Studimeve Pedagogjike në Ministrinë e Arsimit, Zëvendësministër i Arsimit dhe Kulturës si dhe Sekretar i Përgjithshëm Shkencor i Akademisë së Shkencave.


 Bedri Dedja ka qenë për shumë vjet anëtar i Shoqatës Botërore të Psikologëve, Kryetar i Shoqatë Kombëtare të Psikologëve si dhe Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Shkrimtarëve për fëmijë.


 Bedri Dedja gjithashtu ka qenë anëtar i Redaksisë së përgjithshme për hartimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (1985) si dhe bashkëautor dhe redaktor përgjegjës i botimit të Akademisë së Shkencave dhe Ministrisë së Arsimit, Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar Vol. I (2003). Shume vepra të tij janë përkthyer e botuar jashtë Shqipërisë si në Maqedoni, Kosovë, Greqi, Rumani, Kinë e Zvicër.



Bedri Dedja, ka botuar këto vepra::

Novela:

Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit (1954)
Një udhëtim i rrezikshëm (1961)
Kercënimi i thonjve kozmikë(1976)
Përrallëmadhja (1998)
Vëllime me tregime e përralla :

Përralla popullore mbi kafshët (1957)
Përralla e tre vëllezërve (1958)
Kallëzimet e gjyshe pastërtores (1960)
Kapiteni i shtërngatës (1970)
Përralla e shpatave të arta (1976)
Përralla e lepurit dhe e breshkës (1976)
Bariu i vogël në mal të thatë (1979)
Përralla njëmbëdhjetëkatëshe (1996)
Përralla të zgjedhura (1997)
Përrallat e Zvicrës (2002)

Vjersha dhe poema:

Numrat (1959)
Shkolla e pyllit (1967)
Artan Borizani dhe çeta e tij (1970)
Garda partizane (1972)
Patoku në plazh (1975)
Poezi të zgjedhura për fëmijë (1975)
Beni shkon në malësi me familje dhe shtëpi (1976)
Gjashtë poema për kalamaj (1976)
Vera, Genti e Driloni (1985)

Romane:

Shoku i braktisur (1957)
Kalamajtë e pallatit tim Vol.I (1972), Vol.II (1979)
Republika e 1100 çudirave (1975)
Nëpër korridoret e thella të Jonit (1976)
Met partizani (1981)
Si u rrit një komisar (1986)
Alarmet e qytetit Sdikuisht (1989)
Kacamicri rreth globit (1993)
Si katër fëmijë u bënë biznesmenë (1996)
Qyteti me tri kështjella (1998)
Sikuriada (2002)
Presidenti i Planetit të Kuq (2006, botuar post mortum)

Pjesë teatrale :

Gjyqi i Maçokut (1962)
Kryengritje në pallat (1972)
Publicistikë :

Biseda me pionierët (1986)
Nëpër ravat e jetës - Kujtime (2001)
Duke ecur kontinenteve - Përshtypje udhëtimesh (2004) ;

Përkthime nga gjuha ruse :

L. Tolstoi - Tregime dhe përralla për fëmijë (1954) ; Robi i Kaukazit (1959)
V.Majakovski - Për fëmijët (1954) ; Lexo, shëtit e fluturo (1958) ; Ç'është mirë e ç'është keq (1966)
N.Nosov - Tregime (1954) ; Aventurat e Dinpakut dhe shokëve të tij (1957) ;
M.Tuein - Aventurat e Tom Sojerit (1955)
A.S.Pushkin - Përralla e peshkatarit dhe e peshkut (1956) ;
H.K.Andersen - Përralla (1956) ;
M.Gorki - Jashka,Samovari (1957) ;
Sh.Péro - Maçoku me çizme (1958) ; Përralla ruse (1998, përshtatje e shqipërime nga 18 autorë) ;

Studime dhe vepra shkencore :

Edukimi i marrdhënieve të drejta midis djemve dhe vajzave në familje (1956) ;
Psikologjia për shkollat e mesme (1959) ;
Letërsia për fëmijë (1961, 1964, 1966, 1975, 1983) ;
Psikologjia për shkollat e larta (bashkëautor 1965, 1985, 1987) ;
Mbi rrugët e perfeksionimit të sistemit të sotëm të edukatës familjare (1966) ;
Politika dhe Pedagogjia (1967) ;
Tradita dhe probleme të letërsisë shqipe për fëmijë (1971) ;
Shënime mbi historinë e mendimit pedagogjik shqiptar (1972) ;
Burimet e letërsisë shqipe për fëmijë (1978) ;
Shkrime mbi letërsinë për fëmijë (1978) ;
Studime mbi problemin e metodave të të mësuarit në shkollë (1978) ;
Didaktika (bashkëautor 1986) ;
Drejt enigmave të psikikës së njeriut (1989) ;
Psikologjia Sociale (1990) ;
Sekreti i talentit (1998).

Mirënjohje

Profesor,Anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë
Laureat i Çmimit të Republikës
Laureat i Urdhërit "Naim Frashëri"
"Qytetar Nderi" i Qarkut te Beratit
Laureat i Titullit "Mjeshter i Madh".


Përgatiti :Flori Bruqi

ERUDITIZMI SHKENCOR I PSIKOLOGUT SHQIPTAR NURI ABDIU

Prof Nuri Abdiu.jpg

Prof. Dr. Nuri Abdiu pedagog dhe studiues i Psikologjisë nga Dibra. Nuri Abdiu është një ndër themeluesit e shkollës së sotme psikologjike shqiptare dhe një nga ata që ka përgatitur kuadro dhe për këtë shkollë, një ndihmesë kjo me vlerë kombëtare dhe më gjërë. Për gati gjysëm shekulli ai ka qënë mësues, Profesor i psikologjisë dhe ka ligjëruar në Universitetin e Shkodrës, Tiranës, Prishtinës dhe Tetovës.

Brenda e jashtë Shqipërisë dhe është bërë një autoritet i kësaj fushe krahas akademikëve e profesorëve si

 1) Bedri Dedja
2)Hamit Beqja
3) Pajazit Nushi
 4)Shefik Osmani
5) Musa Kraja.

Përfaqësues i plejades së mendimtarëve të shkolluar në akademinë e personaliteteve shqiptare në Moskë gjatë viteve 50-të dhe që mban meritën e ringritjes së institucioneve të dijes mbas daljes së Shqipërisë nga shkatërrimi i Luftës së Dytë Botërore.


Menjëherë mbas diplomës në lamin e psikologji-pedagogjisë deri në 1993 punoi pedagog, zv.drejtor për drejtimin mësimor dhe shkencor si dhe përgjegjës katedre në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës (sot Universiteti "Luigj Gurakuqi")

Gjatë kësaj kohe, Prof.Nuri Abdiu lektron dhe jep mësim në kursin pasuniversitar ose masterin shqiptar të Psikologjia-Pedagogjia në Universiteti i Tiranës

Vepra studimore

Bashkautor i shtatë teksteve të psikologjisë, tre teksteve për shkollat e larta(1971-81-84) i dy teksteve për shkollat e mesme pedagogjike( 1985-86) i një përmbledhjeje mbi seminaret e psikologjisë 1973 dhe i manualit "Psikologjia e Personalitetit" për kursin pasuniversitat të UT. 1988

Lista e punimeve, studimeve, kumtimeve shkencore dhe artikujve të tij, arrin në mbi 160 zëra. Shumë syresh janë botuar dhe mbajtur si kumte në sesione shkencore kombtare dhe ndërkombtare si në Kongresin e VI Europian të psikologjisë në Romë

1985 Nuri Abdiu është hartuesi i parë i Bibliografisë së punimeve shqiptare në rrafshin e Psikologjia.
Vepra fondamentale e Prof. Abdiut është studimi i tij " Kontribute themelore në historinë e mendimit psikologjik shqiptar (prej 1939-ës), Viti 2002 i botimit.

Vlerësime


1991 Personaliteti nderohet me titullin Docent dhe gradën Doktor i Shkencave,

1999 Vlerësohet me titullin më të lartë Profesor në vitin emblematik.

Nuri Abdiu është nënkryetar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Psikologëve,

Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve Dibranë

Konsulent i botimeve në Revistën Europiane me logon European Psychologyst në Hamburg, Gjermani.

1968 Kolana e vlerësimeve njeh dhe dekorimin e tij me "Medaljen e Punës"

1980 Urdhri "Naim Frashëri" i klasit të parë.

1987 Tituj honorifikë si Mësues i Merituar

1989 Mësues i Popullit.


Përgatiti :Flori Bruqi

2015-01-21

Ibrahim Rugova Cultivator Modernity

Mr. sci. Flori Bruqi: Ibrahim Rugova Cultivator Modernity

11111111111111111111111111111111111
The first writings on literature Ibrahim Rugova began with poetry, as all writers do, when they begin to deal with literature. He published about twenty poems, which were at the level of the poems that were published at that time. But soon he abandoned that genre and he devoted to the study of literature, literary criticism mostly. Even early in his first compilation of writings in this area, in the “lyrical touch” at 1971, he showed an inclination towards western advanced literature by avoiding the socialist realism, which had included a part of  literature the so-called socialist camp whose territory  belonged to Albania and Kosovo as part of Yugoslavia at that time.

Lets add that the proceedings of this book were first published in the temporary ”word” newspaper with the superscript “Literary zeniths”, where his orientation was seen to deal with roofs of literature, mainly with the universal one. In this context, we should also overview the efforts of the creator to be released from the dogma of socialist realism that had gripped the literature that was created at that time, particularly the one that was created in Albania and that somehow influenced the literary creativity created into territories of former Yugoslavia, where Albanians lived and acted. It has been said and written that Ibrahim Rugova was among the first who opposed this direction of literary qith his writings published in newspapers of that time. Actually since in the writings of his book he was warning his orienting that aimed the roofs of literature world, the most progressive part of this literature. This orientation of his would be perfected after his several months residence in Paris, France. One could freely say that his creativity was linked to the modernity in Albanian culture, with modernity of scientific and literary criticism, not only of that created in the territories of former Yugoslavia, where Albanians lived, but in all the world lands, where Albanian language is spoke and written. In this way, his works became lighthouse that illuminate different aspects of literature, overviewed from different aspects that until then had not been cultivated in Albanian letters.

In the meantime Ibrahim Rugova also published other books: “Towards Theory” – 1972,  “The strategy of understanding” – 1980, “The book of Bogdan 1675-1685″ -  1982,  ” Directions and premises of Albanian literary criticism 1504-1983″ -1983,  “Aesthetic rejection” – 1987, and is co-author of two other books “Literary Criticism” (together with Sabri Hamiti) – 1979, and also “Bibliography of Albanian literary criticism, ’44-’74″ (together with Isak Shema) – 1976.
“Faik Konica” the publishing house of Pristine published the set of his books to prove the indisputable values which this creativity possesses and that have not lost actuality even today. In all these books it is easily noticed his keenness to seize things, to explore with rare skill and ability that raises issues in these works. In all these books is apparent his trend to better illuminate issues that writes, by sticking to its primary orientation, to analyze the book in the aspects of art and its role in the development of knowledge. Ibrahim Rugova has made selecting and preparing for the release of selected poems by contemporary poets, as Din Mehmeti, Ali Podrimja, Bekir Musliu etc, which accompanied with introductions, which in reality are concise analysis of the value of these books.

Two are the most precious books of this creator, which seems to be the masterpieces of Ibrahim Rugova and those are “Bogdani’s book 1675-1685” and ”Directions and premises of Albanian literary criticism 1504-1983″.  While at first he deals with the study of the work of this versatile humanist and writer, in the second Rugova will deal with the ways of development of literary criticism in Albanian literature. In his critic opinion for the art of the written word in Albanian literature is very early, it even begins with the presentation of the first writings of Albanian writers. Thus, for example, he wrote the following lines:” Also in the line of humanity we have the poet and philosopher Mikel Maruli (1453-1500), who wrote poetry in the spirit of the elegies of Katuli and made the poetic interpretation of world according to Lukreci. In 1497 he published two popular books “quip” and “hymns of nature”, and left in manuscript the book “On the princely education.” In doing so he prove his commitment to track and find elements of critical thinking to literary works, even in other countries and among other peoples, which were published earlier.

In the continuation of this study Ibrahim Rugova would focus on assessments that are given to literature and literary books on different times and spaces. An important place in his work takes the critical opinion of Renaissance writers and the important contribution of this period, who had published numerous works in poetry, prose or even other genres of artistic creativity, but they had given assessments of published works, among whom he mentions Jeronim De Rada, then Faik Konica, which list the  among the most valued critics in the aesthetic thought in Albanian letters, which in his writing “The timeline Albanian letters” testifying a higher awareness of the need for Albanian literary criticism, as part of the literature, which also helps in its development. We can freely say that Faik Konica is valued as one of the most astute critics and one of those who helped in the development of critical thought in Albanian literature.

In this sequence should also be mention many other contemporaries of Konica, among whom we are mentioning Fan S. Nolin, who accompanied by introductions translated books from different languages into Albanian, hence his calls his criticism introduction criticism. No doubt that these interpretations are Noli’s precious treasure in the development and growth of critical  and aesthetic thought in Albanian letters.

However the consolidation of Albanian literary criticism starts quite late. It begins to develop and cultivate after the start of the publication of many literary magazines in Albanian, whether in Albania or in the Diaspora. In these newspapers and magazines many dams begin to publish their writings that would later become known, thus helping cultivate literary criticism as an integral part of literature. This happens in the ’20s and ’30s of the last century when the magazines “Boyhood”, ” New Albania”, ”Minerva”, ” Illyria”, ” Light Star”etc begn to publish. At their sites will find writings of Eqrem Çabej, Justin Rrota, Mitrush Kuteli, Krist Maloki, but also those of Dhimiter Shuteriqi, Gjergj Fishta and many famous names of Albanian literature. A good part of the Ibrahim Rugova’s study is devoted to contemporary criticism, separately what was created in Albania and separately what was created in Kosovo, namely in the former Yugoslavia. The author of the work under review has brought depth analysis of orientations and values of contemporary critics, whether their published works in the press of Albania or Kosovo, together with their orientations in this field of creativity.

Ibrahim Rugova has followed its work with scientific apparatus, citing footnotes for the used sources, as well as he acted with the count of the utilized literature, historical index of terms, index of names and similar. In two other books, one he has published collections of poetry list with brief assessment of each separately, and on the other, to the latest “Aesthetic rejection” where he counted novels published since 1949 until 1986,  just a year before the publication of the book in question. All of which makes his work with high values not only aesthetic, but also scientific.


Albanian and European middle Ages

The study of Ibrahim Rugova, “Bogdani’s book”, where are integrally studied the works of one of the biggest creators of Albanian Middle Ages, Pjeter Bogdani, he is part of those cultural achievements in general, particularly scientific, that among others, inspire respect for the object of study. The man of our time, of this rush and confusion as it has no time to deal with cultural heritage, scientific, philosophical and literary of ancestors. This may be the consequence of our mentality that allegedly everything starts with us or at least reached the enviable development with us. Thus, viewed from this angle, Ibrahim Rugova study opens new windows of knowledge, and thus points out the dark centuries, especially the Middle Ages, where as factuality, is not known for all the treasure of our spiritual heritage. Further, “Bogdani’s Book” removes, among other things, the disposal of heritage cheesecloth, which is a source of the right recognition towards the present, which makes it possible to find ways for prospects of future. The study of Ibrahim Rugova adamantly insists on this issue.

Issues that he has made efforts to raise in interest level and interpretation, to analyze and to solve are major issues that arise before the researchers, and at the same time are part of our spiritual heritage, but also spiritual good things, in the fond of cultural achievements in Europe. Dealing with the work of Pjeter Bogdani, the author of the study a major has investigated its great values in different fields of knowledge, in different plans of knowledge and different plans of achievements of the human mind. Bogdani’s book “Cuneus Prophetarum”, published for the first time in 1685, in Padua, in the Cardinal Barbarigos printing, is the best evidence of the development of art, science and philosophy in the middle age Albanian. Seeing this issue, the author has investigated the forerunners Albanian and European predecessors, to create links of continuity of this development. In the European plan this development is a contemporary of elevated minds of Descartes, Malebranche, Spinoza, Pascal. In the national development plan, it is the brainchild of achievements and efforts of Barleti, Buzuku, Budi and Bardhi.

In the study “Bogdani’s book” is followed a scientific methodology, which was limited by the scope of the study. Multiple historic-graphical data offered to readers today, it may seem that they burden the study, but it is necessary for works of height, because only in this way can be achieved the potential continuity between the offered level to the facility, which is examined in the level of achievement of scientific opinion at the present time.

The study “Bogdani’s book”, pull “annexes”, is divided into two parts. In the first part the author has dealt with the genesis of the book, while in the second part with the analytics of the book of Pjeter Bogdani. These main divisions are followed with numerous subsequent subdivisions, highlighting numerous issues of the book’s plans. The first part are addressed issues that are conditional on the arduous road to the creation of first original national book “Cuneus Prophetarum”. The author of the study has had to deal with the issues of the definition of old Albanian literature, this means with problems of systematization of literature. Furthermore, with the classification of genres and forms that are developed within the old literature, the biography of the author, whose work is the subject of study. To investigate his time, social and cultural circumstances of the time, is also dealed with other sides, outside side of the book nature, to complete this way not only scientific curiosity, but also the demand of cultural opinion of our time. Because, as Shakespeare said, that the author has quoted, “lets get back to the old (antiquity) because it will be progress.”

Below the author has given the six publications that had Bogdani’s books starting from 1685 until 1977. Until today we know that not many people have tried to study the book of Bogdani, even though the book has not ceased to be the subject of different interests since its publishing, in 1685, to the present day. Special book known until today about Bogdani and his work is that of Matteto Sciambra titled “Bogdanica” II, published in Bologna in 1965, which provided many new documents for Bogdani, and analyzes the linguistic and philosophical aspects of the book the Bogdani. However, as the object of various interests, Bogdani’s book was always in the spotlight. According to the author of the study “Bogdani’s book”, among many researchers some of them may be singled out: Mark Harapi, who transcribes and annotates the first part of Cunesit, which publishes in Shkodra in 1940-43. Should mention the contribution of proff.Alberto Sratogonit, Anton Santori, Zef Jubani, Sami Frasheri, Faik Konica, Gaetano Potrotta, Eqrem Çabej, Justin Rrota, Injac Zamputit, the Serbian researchers Radoniq, where is interesting the picture about Bogdani and his family. The study of Jovan Radoniq, most likely, is a result of the controversy that he had with Chedomir Mijatoviqi about the origin of Bogdani and his family, which Mijatoviqi attpempted to proclaim with Serbian origin.
In the second part are addressed issues that emanate from the structure of the book. This structure, as it comes from the study of Ibrahim Rugova, departs with the outside and formal organization of the book “Cuneus Prophetarum” (The Band of the Prophets) that resembles the organization of a library, going till the spearation in scales and circles, to interpret, analyze and evaluate then the book of Bogdani.

To investigate all these aspects of the values of Pjeter Bogdani’s book, the author has determined rightly the extension within the time context, when it is created. This context has two directions: European Middle Ages and national tradition. Obviously, comparative plan was inevitable, because he has made it possible to be understood right, and not just the issue of creation of the book, but also the scientific, philosophical and artistic level. These and other issues, analyzed and interpreted with knowledge of Ibrahim Rugova, make his study among those works that put the fundamentals bases of the study of our spiritual heritage. While exploring the stratification of the book values, the author has dealt with issues of aesthetics and poetry, rhetoric and semiotics, the semantics and poetics, rhetoric and semiotics, semantics and ethics. All these are associated with arguments supported, primarily in resource values that offered Bogdani’s work.

In the tradition of writing and publication of the Middle Ages, it is known that within the publishing of different nature have been introduced the poetry writings too. The author of the study call the poetry that is published in Cuneus, poetic practice. In this context, the author talked about the style, the figures, and the entirety of the work for the types of discourse which, according to him, are two: scientific discourse and artistic discourse. These and other plans observed in the work of Pjeter Bogdani made possible the unfolding of different angles of values that have conditioned its revival from the Middle Ages to the present day. The author of the study, convinced that he hasn’t touched all the contexts of Ceneus, brings an essay at the end. With this book, the author has attempted to review the creative presence of Bogdani’s book in the subsequent creativity of our artist. This interest starts with De Rada and Naim and continues with Nol and Lasgush, coming up in the late days, with Sabri Hamiti and others. Although this presence he calls as a job that should be investigated, comes out tha fact that the greatness of the Bogdani’s book, with its presence wasn’t fictitious but creative.


(Published in the book of the author Engjël lKoliqi “Dr.Ibrahim Rugova architect of The New Dardania-Republic of Kosovo”, Publisher “Rugova Art”, Pristina, May 2011, pg.55 to pg. 60).
 http://rugova-namungon.com/en/?p=39

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...