2015-01-25

Ndikimi i fesë në shëndetin mendorë dhe largimin e stresit



Streset dhe ankthet e jetës janë sot ndër shkaktarët më të rëndësishëm të vdekshmërisë. Dhe jo vetëm kjo, por në mënyrë direkte apo indirekte ato janë gjithashtu shkaktarë të rëndësishëm të sëmundjeve koronare, të cilat cilësohen si vrasësi numër një i njerëzimit sot.
Irritim, paqëndrueshmëri emocionale, pagjumësi, vështirësi në përqëndrim, lodhje, mbindjeshmëri ndaj kritikave, humbje apo shtim në peshë, frikë nga dështimi, shtim i varësisë ndaj qetësuese janë simptomat aq të njohura të stresit.

Ankthi dhe çrregullimet psiqike shkaktojnë një zinxhir ndryshimesh metabolike, të cilat nga ana tjetër, dëmtojnë një sërë indesh të trupit, duke shkaktuar ato që njihen me emrin sëmundje psiko-somatike. Stresi mund të shkaktojë ulçerën peptike, inpotencë, infrakt, hipertension arterial, dobësim të sistemit imunitarë, çrregullime të personalitetit, etj.

Patologu i famshëm Uilliam Boid e konsideron sëmundjen si “fiziologji (gjëndja natyrale) e dëmtuar”. Është pikërisht manipulimi nga ana jonë i kësaj fiziologjie që na çon në rezultate jo natyrale. Ne nuk mund ta shmangim stresin nga jeta jonë, e as të jetojmë pa stress. Ai ka një rëndësi thelbësore për zhvillimin e aftësive njerëzore. Por stresi i tepërt është jashtëzakonisht i rrezikshëm për jetën e njeriut. Qëllimi i terapive fizike dhe psikologjike është reduktimi i stresit brenda kufinjve të normales.
Në përpjekje për të gjetur mënyrën për parandalimin dhe kurimin e stresit dhe pasojave të tij, janë modeluar teori dhe metoda të ndryshme.

Metoda të shumta për arritjen e këtij qëllimi gjënden, në një formë të përkryer, në praktikën islame. Islami është një sistem i plotë jetese dhe si i tillë i përshtatet më së miri njeriut, sepse është ndërtuar sipas tipareve të tij, që me anë të praktikave të kujdeset për trupin dhe shpirtin e tij, si dhe për ekuilibrin dhe harmoninë mes tyre.

Trupi i njeriut mund të krahasohet në një farë mënyre me një makineri. Kështu p.sh. magnetofoni ka shumë pjesë mekanike dhe elektrike, por ai nuk funksionon pa energji. Në të njëjtën mënyrë, në përbërje të njeriut nuk ka vetëm pjesë anatomike dhe fluide, por edhe një shpirt. Që trupi i njeriut të funksionojë sipas natyrës së tij të plotë duhet që, këto pjesë anatomike dhe shpirti të jenë në harmoni të plotë. Pikërisht, kujdesi për shpirtin zë vend qëndror në aktin e adhurimit të Zotit, në Islam. Ky kujde përbëhet nga disa komponentë: Besimi (imani), i cili në Islam merr një kuptim specific dhe nuk mund të barazohet me ndikimin që ka tek njeriu një besim i thjehtë, ashtu siç edhe namazi nuk është thjesht një lutje, apo abdesi një lrje e thjeshtë, agjërimi thjesht uri, zekati thjeshtë mëshirë, haxhi thjeshtë pelegrinazh në një vend të shenjtë, e kështu me radhë. Të gjitha këto, në vetvete përfaqësojnë institucione që përmbushin në mënyrën më të shëndetshme nevojat komplekse të njeriut.

Besimi në Zot është nevoja e parë dhe më e domosdoshme për stabilitet shpirtëror. Mungesa e besimit në Krijuesin e Plotfuqishëm është një nga shkaqet që e çojnë njeriun në çrregullime psikologjike. Njeriu është gjithmonë i ekspozuar ndaj stresorëve të shumtë dhe përpjekjet për t’u përshtatur me to janë po aq të shumta. Individi që beson Allahun e Plotfuqishëm dhe është i vetëdijshëm për praninë e Tij, ka një mbështetje të madhe morale, e cila do ta ndihmojë atë në situatat më të vështira të jetës. Rezultati i përshtatjes ndaj stresit varet më tepër nga natyra e njeriut se sa nga intensiteti i tij.

Duke iu referuar një hadithi të Muhammedit (a.s.), i cili thotë: “përkujtimi i Allahut jep kënaqësinë e zemrës”, është logjike të mendojmë se besimi në një Zot, siç mëson islami, jep një mbështetje të madhe morale dhe siguron kënaqësinë e zemrës dhe sigurinë shpirtërore.

Besimi në jetë e përtejme dhe pranimi i të pashmangshmes.
Një njeri që beson se problemet e kësaj bote janë të përkohshme dhe se ekziston një jetë tjetër pas vdekjes do të jetë i kënaqur me gjithçka që do të marrë nga kjo jetë. Pranimi i të pashmangshmes është një mekanizëm i domosdoshëm i mbrojtjes psikologjike ndaj problemeve. Besimi në jetën e përtejme dhe në përcaktimin e Zotit, siç mëson islami, është mbrojtja më e mirë për secilin.
Në situata stresi apo paniku, jobesimtari sillet ndryshe nga besimtari. Ai nuk ka një pikë referimi, ku të mbështetet, ku të kërkojë udhëzim, ndihmë e falje. Ai nuk di dhe nuk beson në një botë tjetër përveç asaj tokësore, mbi të cilën nuk ka asnjë kontroll. Të tillët ndihmën apo ngushëllimin do ta kërkojnë tek droga, alkooli, apo çdo lloj vesi, pasojat e të cilëve dihen.Thelbi i islamit është të çlirohemi nga të gjithë idhujt e rremë përreth dhe brenda nesh, dukemos adhuruar tjetër përveç Zotit. Duke mbajtur shpresën tek Allahu, njeriu minimizon stresin që ushtrohet ndaj tij, duke reduktuar përgjegjësitë.

“Ne do t’ju sprovojmë me uri, frikë, humbje nga pasuria apo nga jeta, por ti jepu lajmin e mirë besimtarëve, të cilët kur i godet ndonjë e keqe thonë:’Ne jemi të Allahut, dhe tek Ai do të kthehemi. Të tillët janë ata që tek Zoti i tyre kanë mëshirë dhe të tillët janë ata, të udhëzuarit në rrugën e drejtë.” El-Bekare, 155.

Vetëm Zoti e di cili është fati ynë. Ne nuk mund të parashikojmë të ardhmen. Kur njeriu është i vetëdijshëm që çdo gjë është në dorën e Allahut, do ta presë më me qetësi çdo problem.
Mosbesimi përshkruhet si sëmundje, që kryesisht shkaktohet nga arrogance dhe hezitimi në pranimin e së vërtetës.
“Zemrat e tyre janë të sëmura dhe Zoti e ka rënduar sëmundjen e tyre dhe i rëndë do të jetë ndëshkimi i tyre, sepse ata gënjejnë veten e tyre.” (El-Bekare, 10).

Namazi si mjet relaksimi.
Në namaz, njeriu përqëndrohet në adhurimin ndaj Allahut, Të Gjithëmëshirshmit, të Gjithëpushtetshmit, ndaj të Pakufizuarit, i Cili i tillë do të jetë gjithmonë. Ai është Zoti i Ditës së Gjykimit, ditës kur do të vendoset fati i gjithësecilit. Në namaz njeriu, jo vetëm përqendrohet , por edhe flet me Allahun, duke recituar fjalët e Kur’anit. Njeriu qëndron në këmbë para Allahut, përkulet, bie në sexhde, duke e përmendur dhe lartësuar Atë, me anë të verseteve madhështore të zbritura në Kur’an.

Si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë mendorë, namazi është mënyra më e mirë dhe më efikase e përqëndrimit qe mund të arrijë mendja njerëzore.
Janë të shumta studimet shkencore që kanë vërtetuar epërsinë e praktikave islame në luftëm kundër stresit.

Abdesi, përveç larjes fizike të pjesëve më të ekspozuara të trupit, i kujton muslimanit larjen e mëkateve, gjë që i krijon qetësi shpirtërore.
“Zoti i do më tepër ata që janë me shpirtë e me trup të pastër”. (El-Bekare, 222)

Këndimi i Kur’anit, gjithashtu, ka një efekt shërues në trup, mendje dhe zemër.
“Ne të shpallëm Kur’anin, shërim dhe mëshirë për besimtarët, ndërsa pabesimtarëve nuk u jep gjë tjetër përveç dëshpërimit.”,
Studiuesit muslimanë kanë treguar se kur muslimani lexon kur’anin mendimet, ndjenjat, frika dhe fajet e kaluara çlirohen dhe largohen, presioni i gjakut bie, frymëmarrja normalizohet dhe stresi pakësohet.

Lëvizjet fizike në namaz janë të lehta, uniforme dhe përfshijnë të gjitha muskujt dhe artikulacionet. Shpenzimi kalorik ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit energjik.Për të gjitha këto arsye e për shumë e shumë të tjera, muslimani këshillohet t’i shtojë përmendjet e Allahut dhe praktikimin e rregullt të praktikave islame.

“O ju që besuat, kërkoni ndihmë me durim e me të falur (namaz) se vërtetë Allahu është me durimtarët.” (El-Bekare, 153).

Ornela Ademovi



Ndikimi psikofizik i lutjes Kuranore në shëndetin e njeriut



Allahu i madhërishëm në Kuranin famëmadh urdhëron e thotë:
“E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.”
(El - Bekare, 186)

Si dhe:
“Zoti juaj ka thënë: "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në xhehennem.”
(Gafir, 60)
Duke shpalosur Kuranin fisnik do të hasim në shumë lutje madhështore të cilat na i mëson Allahu i madhërishëm. Secila prej këtyre lutjeve paraqet një burim të bukurisë, elokuencës, madhështisë, e mbi të gjitha qetësisë, harmonisë si dhe ndikim të thellë në psikën, zemrën dhe organizmin e njeriut në përgjithësi.
Allahu i madhërishëm na mëson se edhe profetët e nderuar në momentet më të vështira i drejtoheshin Allahut me lutje të sinqertë që buronte nga zemra.
Përkujtojmë lutjen e Zekeriasë a.s.:
“Tha: "Zoti im! Vërtet, mua më janë dobësuar eshtrat, më janë përhapur thinjat në kokën time, e me lutjen time ndaj Teje o Zoti im, asnjëherë nuk kam qenë i dëshpëruar.”
(Merjem, 4)
Pra, në momentet kur çdo gjë dukej e humbur, larg dhe pashpresë, pejgamberi i moshuar me shpirt e me zemër në vetmi i drejtohet Allahut të Gjithëmëshirshëm për t’i falë djalë:
“(Përkujto) Edhe Zekirijain kur e luti Zotin e vet: "Zoti im, mos më lë të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt).”
(El - Enbija, 89)

Poashtu, Ejjubi a.s. siç tregon Kurani fisnik:
“(Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: "Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!"
Ne iu përgjigjëm atij nga mëshira Jonë, ia hoqëm ato vështirësi që i kishte, i dhamë familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe e bëmë përkujtim për të devotshmit.”
(El - Enbija, 83-84)
Në thellësitë e detit në errësirën e barkut të peshkut, u dëgjua zëri i sinqertë dhe plot dhembshuri i Junusit a.s.:
“(Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t'i vijë më puna ngushtë, po në errësira ai tha se: "Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!"
Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.”
(El - Enbija, 87-88)
Ja, para nesh shpaloset tregimi i Musait a.s. kur nuk kishte asgjë pos shkopit të tij në momentet më të vështira i drejtuar kah tirani më i madh i kohës, Faraoni, me lutje që buron nga zemra, plot bindje e sinqeritet:
“Ai (Musai) tha: "Ma zgjero (më ndihmo) gjoksin tim!
Dhe më lehtëso në këtë punë timen!
Ma zgjidh nyjen e gjuhës sime!
Që ta kuptojnë fjalën time!
Më cakto një ndihmëtar nga familja ime,
Harunin, vëllain tim,
Që me të të ma forcosh fuqinë time,
Bëma shok atë në punën time,
Në mënyrë që të madhërojmë Ty më shumë,
Dhe të përkujtojmë Ty shpesh.
Vërtet, Ti je Ai që na sheh dhe na i di punët.”
(Ta Ha, 25-35)

Gjatë lutjes personi përjeton shpresën, dashurinë dhe qetësinë shpirtërore. Kjo forcon funksionet e tij fizike dhe psikike, freskon zemrën, dhe në këtë mënyrë mënjanon sëmundjen.
Brenga është një gjendje e rëndë shpirtërore e cila formohet te njeriu në momentin kur ndodhet para një problemi të madh, të cilin mendon se nuk mund t’a zgjidhë. Kjo njëherësh është faza e parë e tronditjes psiqike që ndikon në strukturën e personalitetit.
Borxhi shkakton një gjendje të tendosur psikofizike tek njeriu. Nuk ka brengosje më të madhe për njeriun se borxhi, sepse nuk e lë të qetë as ditë as natë.
Tregohet se një herë Muhammedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në xhami kishte takuar një njeri të quajtur Ebu Umame.
- Prej nga ti në xhami, pasi ende nuk është koha e namazit? - e pyeti Muhammedi, a.s.
- Më kanë kapluar brengat dhe borxhet, – u përgjigj Ebu Umame.
- A dëshiron të t’i mësojë disa fjalë, të cilat, kur t’i shqiptosh, do të të shpëtojnë nga brenga dhe t’i paguash borxhet tua? - e pyeti Muhammedi, a.s.
- Dëshiroj, o i Dërguari i Zotit, - tha Ebu Umame.
- Kur të zgjohesh dhe kur të biesh, thuaj:
“O Zot, po të lutem (të më mbrosh) nga brenga dhe pikëllimi, nga pamundësia dhe përtacia, nga koprracia dhe frika, nga ajo që të më pushtojë borxhi dhe të më mbisundojnë njerëzit!”

Ebu Umame më tutje rrëfen:
“Unë e thoja këtë dhe Zoti më shpëtoi nga brenga dhe lava borxhin.”
Nga rrëfimi i lartpërmendur kuptohet se Muhammedi, a.s., e udhëzoi Ebu Umamen t’i thotë fjalët e përmendura si lutje të sinqertë drejtuar Zotit të Madhërishëm, për ta lehtësuar dhe liruar nga brenga dhe borxhi. Duhet theksuar se lutjet e Muhammedit, a.s., nuk janë vetëm lutje të rëndomta, por në to shprehet realiteti, thelbi i jetës dhe rruga e përkryerjes njerëzore.
Andaj, lutjet e të Dërguarit të Zotit duhet kuptuar, analizuar me themel, duke medituar rreth përmbajtjes së tyre dhe njëherit duke vepruar dhe jetuar sipas tyre.
Konkretisht, nëse analizojmë me vëmendje, Muhammedi, a.s., nuk e ka mësuar kot njeriun e zhytur në borxhe që t’i lutet Zotit të Gjithëfuqishëm për ta ruajtur nga përtacia dhe pasiviteti. Me këtë Muhammedi, a.s., tërheq vërejtjen se njeriu shpëton prej borxheve, brengave dhe peripetive jetësore me punë të vrullshme, të ndershme e të palodhshme dhe duke iu drejtuar Zotit të Gjithëmëshirshëm për ndihmë të vijueshme.
Nga thënia e cituar e Muhammedit, a.s., e cila është tejet aktuale në kohën tonë, kur shumica e njerëzve janë të zhytur në brenga dhe borxhe, kuptohet se në radhë të parë duhet t’i drejtohemi Zotit të Madhërishëm me lutje të sinqertë, që buron nga zemra dhe shpirti, për të na shpëtuar nga brenga dhe dëshpërimi.
Dëshpërimi apo mërzia është faza e dytë e brengës. Është gjendje më e rëndë shpirtërore, me efekte të dukshme në sferën psiqike.
Dëshpërimi, nëse nuk parandalohet, mund ta kaplojë tërësisht njeriun, duke shkaktuar tek ai depresion të thellë psiqik dhe duke paralizuar tërë aktivitetin e tij.
Shkenca bashkëkohore vërteton se depresionet e rënda psiqike shkaktojnë lirimin e substancave kancerogjene në sistemin nervor qendror dhe favorizojnë sëmundjet kancerogjene si dhe rënien e proceseve imunobiologjike.
Ilaçi më efikas kundër dëshpërimit, sipas religjionit, është durimi.
Besimtari në momentet më të vështira të jetës,kur vihet në sprovë, duhet të gjejë forcë për të bërë durim. Ai duhet ta bëjë durimin si shokun më të ngushtë, sepse Zoti është me durimtarët, siç bën aluzion verseti vijues i Kur’anit famëmadh:
“Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve, të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme, thonë: "Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!”
Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë.”
(El - Bekare, 155-157)
Dy veti të tjera negative, për të cilat duhet kërkuar mbrojtje nga Zoti, janë pasiviteti dhe përtacia.
Pasivitet do të thotë t’ia kthesh shpinën problemeve. Kjo është veti e dëmshme si për individin ashtu edhe për shoqërinë njerëzore. Në mjerimin tonë të tanishëm nuk kemi të drejtë të lavdërohemi me formën e dikurshme të Islamit, por ne duhet të kuptojmë se pikërisht pasiviteti dhe koprracia e ka shkaktuar dekadencën tonë të tanishme, sepse Islami nuk ka qenë kurrë pengesë e përparimit, e punës dhe e shkencës.
Ai i çmon aktivitetet intelektuale të njeriut deri në atë shkallë, sa që ato i vë mbi engjëjt.
Përtacia dhe pasiviteti janë pengesë e përparimit njerëzor.
Çdo besimtar në zemrën e tij bart të gjitha mundësitë e suksesit apo të dështimit. Për këtë Zoti i Madhërishëm thotë:
“Atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi”.
(El - Bekare, 286)
“Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar.”
(En - Nexhm, 39)
Fjala e Profetit, a.s., e shpreh shumë bukur besimin e punës kur thotë:
“Pranë Muhammedit, a.s. kaloi një njeri me nxitim. Shokët e Muhammedit, a.s., thanë:
“O i Dërguar i Zotit, sa mirë do të ishte sikur ky njeri të nxitonte me këtë energji në rrugën e Zotit”
Muhammedi, a.s., u përgjigj:
“Në qoftë se nxiton për të fituar kafshatën për fëmijët e tij, ai është në rrugën e Zotit; në qoftë se nxiton për të siguruar kafshatën për prindërit e tij të moshuar, ai është në rrugën e Zotit; në qoftë se nxiton në punë për të siguruar veten me nder, ai është në rrugën e Zotit. Por, në qoftë se është duke nxituar që të mburret dhe të lavdërohet, ai është në rrugën e djallit”
Më tej Muhammedi, a.s., na këshillon t’i lutemi Zotit të Madhërishëm të na ruajë nga frika dhe koprracia.
Edhe frika si fenomen psikologjik ndikon në paraqitjen e sëmundjeve nervore dhe kardiovaskulare.
Situata të cilën e përjetuam nga lufta dhe që po e përjetojmë tani është e mbushur me ankth dhe frikë të pandërprerë.
Muhammedi, a.s., ka thënë se lutja:
“Neve na mjafton Zoti, Ai është mbrojtësi më i mirë” është siguria më e mirë për çdo frikë.
Sëmundje tjetër e rëndë është koprracia. Për këtë na e tërheq vërejtjen Kur’ani famëmadh:
“Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre.”
(Ali Imran, 180)

Njeriu koprrac nuk e shpenzon pasurinë e vet as për vete, as për të tjerët. Ai mendon se lumturia më e madhe është grumbullimi i pasurisë, prandaj nuk ua shpërndan të varfërve dhe nevojtarëve. Koprraci është gjithnjë në gjendje frike dhe stresi, nga shkaku të mos e humbë apo mos do t’i pakësohet pasuria. Ai gjithnjë ankohet se “nuk ka”, se “jeta është e shtrenjtë” se po “vijnë ditë të vështira” se “skamja po troket në dyert tona”,etj.
Për këtë Muhammedi, a.s., ka thënë:
“Te besimtari nuk mund të gjinden dy veti: koprracia dhe morali i keq”
Më tej Muhammedi, a.s., na këshillon t’i lutemi Zotit të madhërishëm të na ruajë nga borxhi, ngase të huazosh prej dikujt diçka është një gjë e rëndë. Këtë e vërtetojnë shumë thënie të Muhammedit, a.s.:
“I lutem Zotit të më ruajë nga mosbesimi dhe borxhi.”
“Ruajuni nga borxhi, ngase ky është natën brengë e ditën turp.”
“Borxhi shkon në dëm të fesë, dinjitetit njerëzor dhe nderit.”
“Kush e merr pasurinë e huaj me qëllim që t’ia kthejë, Zoti do t’ia mundësojë që ta kthejë me të vërtetë, e kush merr pasurinë e huaj me qëllim që ta keqpërdorë, Zoti do ta shkatërrojë atë.”
“Shehidit do t’i falet çdo mëkat e lëshim, përveç borxhit.”
Dhe nga pjesa e fundit e thënies së Muhammedit, a.s.: “Në fillim i lutemi Zotit të Plotfuqishëm të na mbrojë nga çdo armik dhe mbisundim i Tij.”
Transmetohet nga Pejgamberi s.a.v.s. që në dhembjet e stomakut është mirë të pihet mjalti me ujë të vakët, duke lexuar shtatë herë kaptinën El-Fatiha. Kaptina
El-Fatiha e çliron personin nga shqetësimet, frika, stresi, pikëllimi dhe melankolia.
Për shërimin e të enjturave pas namazit të rregullt duke medituar lexohen këto versete të Kuranit fisnik:
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
“Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur'an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë.
Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi!
Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. I lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë!
Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti!”
(El - Hashr, 21-24)

Lutja për shërim dhe mbrojtje nga syri i ligë:
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
“Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, andaj drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje?
Mandej, herë pas here drejto shikimin, e shikimi do të kthehet te ti i përulur dhe i molisur.”
(El - Mulk, 3-4)
Dhe verseti i fundit i kaptinës El-Kalem.
Lutja për shërimin e të parit të dobët dhe verbimit të natës:
Për këtë qëllim nevojitet që në enën e qelqit të shkruhet ky verset kuranor:
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
“All-llahu është dritë (ndriçues, udhëzues) i qiejve e i tokës. Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërus e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lidjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembuj për njerëzit. All-llahu çdo gjë di shumë mirë.”
(En - Nurë, 35)
Pasi të shkruhet e të shpërlahet me ujë, uji të vendoset në një gotë dhe me të të lyhen kapakët e syve. Gjithashtu, leximi i rregullt i Kuranit duke e parë dhe mësuar përmirëson të parët.
Kjo është fuqia magjike dhe mahnitëse e fjalëve të Kuranit fisnik që ndikojnë në organizmin e njeriut. Mesazhi i tij është i qartë:
“Ne të shpallim Kur'anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim.”
(El - Israë, 82)

Gjatë lutjeve një prej emrave të Allahut të madhërishëm është Rabb. Përveç kuptimit Zot, ka edhe kuptimin “Edukues”, dhe nga kjo rrjedh fjala “terbije”, të cilën e njohim nëpërmes sintagmës “terbijetun-nefs” - “edukim i egos”. Ndërsa fjala “Allah” arrin barazpeshën e sistemit kardiorespirator.
Mund të themi se njeriu sot vuan nga varfëria shpirtërore. Për këtë profesor Nasr thotë se njeriu duhet të jetë përherë në lutje, sepse në këtë mënyrë vendos harmoninë në mes njeriut dhe tokës. Në realitet, njeriut të sotëm të depersonalizuar, lutja ia kthen integritetin që ia ka rrënuar kultura dhe civilizimi modern.
Lutja e përmbledh njeriun në bindje kozmike ndaj Allahut të madhërishëm.

Kështu Kurani fisnik thotë:
“A nuk e di për All-llahun se Atij i lutet kush është në qiej e në tokë, madje edhe shpezët krahhapura. Të gjithë e dinë dhe janë të udhëzuar për lutje ndaj Tij dhe për madhërimin ndaj Tij. All-llahu e di ç'punojnë ata.”
(En - Nurë, 41)

Lutja vendos një ekuilibër të përkohshëm mes trupit dhe shpirtit që ata të përjetojnë së bashku një ekzistencë të harmonizuar paqësore.
Gjatë lutjes dhe përvojave të ndryshme transhendentale, substanca të caktuara endogjene nëpërmes trurit lirohen në organizëm. Këto substanca quhen opoide. Këto përfshijnë enkefalinën dhe endorfinën që janë përgjegjës për eufori, qetësi dhe çiltërsi.
Beta-lipotropina ndahet duke formuar tri produkte aktive kryesore që quhen meta-enkefalina, gama-endorfina dhe beta-endorfina.
Beta-endorfina është më aktivja. Ajo është njëzet herë më e fuqishme se morfina.
Përveç që eliminojnë dhimbjen, këta analgjetikë narkotikë shkaktojnë një ndjenjë të fuqishme të euforisë.
Atmosfera gjatë lutjes është një ilaç i fuqishëm anti-stres. Stresi ndikon në cilësinë e jetës dhe është shkak potencial për shumë sëmundje.
Lutjet e Kuranit normalizojnë sistemin nervor dhe qetësojnë gjendjen e ankthit. Rregullojnë bioritmin e lutësit, stabilizojnë sistemin kardiovaskular, endokrin, ritmin e zemrës dhe likuorin cerebrospinal.
Lutjet në Islam janë të veçanta, të kombinuara me lëvizje të trupit dhe meditimin e koncentruar, japin një model të veçantë të relaksimit dhe qetësisë psikofiziologjike.
Pra, lutjet kuranore kanë karakter multidimensional. Kështu duke u lutur besimtari krijon marrëdhënien e devocionit me Zotin, mes individit dhe anëtarëve të shoqërisë dhe mes njeriut dhe natyrës së tij të brendshme shpirtërore.
Në fund i bashkangjitemi lutjes që Allahu i madhërishëm ia mësoi Muhammedit a.s.:
“Thuaj: "Zoti im, më shto dituri!”
(Ta Ha, 114)



Dr.sc. Ali F. Iljazi




Psikologjia e lutjes



Çdo qytetar i ndershëm i botës sot ndien dhembje e dëshpërim për ato fatkeqësi që vijnë prej dukurive natyrore, si: përmbytje, tërmet etj. që çdokush nuk e kupton se përse dhe nga i vijnë.

Akoma më të mëdha janë fatkeqësitë që i vijnë njeriut nga luftërat, nga sëmundjet, nga SIDA e kanceri, nga alkooli. Me miliona jetë njerëzish të humbura, të gjymtuara, të sakatuara, të llogaritura në vite, muaj, ditë apo orë, për çdo sekondë. Për çdo ditë mediat sensibilizojnë opinionin me ngjarje makabre, tronditëse, në botë dhe në vendin tonë, ku njeriu vret njeriun, qytetari, bashkëfshatari vret homologun e vet, burri gruan dhe anasjellas, fëmija prindin dhe anasjellas, e derisa njeriu vret vetveten. Të gjithë këto krime monstruoze shpeshherë pa asnjë shkak apo për arsye shumë ordinere, siç jemi mësuar të dëgjojmë shpeshherë për këto dukuri të interpretohen, rrjedhojë e situatave depresive apo momenteve kur njeriu del jashtë kontrollit të vetvetes dhe përngjan me një makine që i këputen frenat dhe rrezikon jo vetëm jetën e drejtuesit të saj, por edhe të kujtdo që i del përpara.
Urtësia dhe mençuria popullore këtë kategori shoqërore i quan njerëz që kanë dalë nga rruga e Zotit dhe padyshim janë të tillë. Nuk sjell dobi interpretimi dhe shpjegimi i këtyre dukurive, por kuptimi se ato pasojnë një situatë psikologjike të çekuilibruar dhe që e tronditin, çorodisin dhe e traumatizojnë më tej këtë situatë. Rëndësi merr fakti se vetë njerëzimi është në gjendje të gjejë ilaçin jo të plagëve trupore, por të plagëve shpirtërore që kurohen me vështirësi.
Fajin njerëzimi i ka ndierë që në zanafillë, që tek Hazreti Ademi dhe Havaja kur guxuan të bënin atë që Zoti vet ua kishte ndaluar. Fatkeqësitë kanë qenë bashkudhëtare me njeriun, i cili ka reaguar për të shpëtuar prej tyre. I pafuqishëm apo fajtor, njeriu ka ndier nevojën për t’iu lutur dikujt për mbrojtje e shpëtim. Njeriu primitiv, gabimisht, i lutej drurëve, gurëve, diellit, yllit, hënës, pyllit, idhujve e më vonë shumë zotave. Që do të thotë se që brenda vetes , prej subkoshiencës, vinte thirrja për t’u falur, që lutja është pjesë e shpirtit njerëzor, është cilësi me të cilin vetë Zoti e ka zbukuruar shpirtin e njeriut. Çdo njeri duhet të kuptojnë se lutja është porosi dhe këshillë e ardhur prej Zotit, e deklaruar në Kuran: “Prandaj, Më kujtomi Mua (me namaz e lutje) që Unë t’ju kujtoj (me shpërblimet) dhe falënderomëni Mua (duke m’u bindur) e mos i mohoni dhuntitë e Mia (me mosbindje).” El-Bekare: 152.
Prej këtij ajeti buron kuptimi i vërtetë dhe i drejtë për lutjen si pjesë e ndërgjegjes, si një moment i jetës ku njeriu merr kontakte direkte me Zotin me bindjen e palëkundur në qenien më supreme të pagabueshme e të përsosur.
Ky besim ndikon fuqishëm në psikologjinë e njeriut në kuptimin e një veprimi të pëlqyer prej Zotit, e mandej të vetvetes, të familjarëve, të të afërmve, miqve e shokëve dhe të çdokujt që të vëzhgon, të studion dhe të vlerëson si një njeri i devotshëm.
Nëpërmjet shqisave e proceseve komplekse psikike njeriu njeh botën konkrete dhe abstrakte, percepton, sheh së jashtmi sendet e gjykon për aparencën e tyre, nëpërmjet interceptimit dhe mendimit sheh në brendësi, në thellësi, në cilësitë e vetë sendeve, por në momentin e lutjes njeriu shkëputet prej botës së sendeve, prej dëshirave dhe interesave trupore dhe shndërrohesh në një tjetër që përkon me qëllimin, për të cilin je krijuar. Ky pikërisht është njeriu i vërtetë që edhe pse nuk mund të jemi plotësisht si ai, të paktën ta kemi si model a si shembull dhe të përpiqemi të qasemi e të përngjajmë. Pikërisht ky model është vetja jonë, në atë moment që lutemi. Ky është një moment kur jo ndjenjat, jo interesat trupore, jo shqisat, jo arsyetimi, por shpirti udhëheq e qeveris qenien njerëzore. Njohja shqisore dhe racionale e pasurojnë mendjen dhe prej tyre rezulton një njeri i shkolluar, një dijetar, një intelektual, por gjithsesi këta nuk mund të konsiderohen më të devotshmit. Njeriu ideal është ai që jetën e tij e vë në shërbim të idealeve të larta që zbresin së larti dhe që janë shpallur prej qenies më supreme: njerëzimi ka nevojë për njerëz me shpirt të artë, që të gjithë qenien e tyre e vënë në shërbim të providencës hyjnore dhe të shoqërisë njerëzore. Në këtë Eldorado hyjnore mund të shkojë vetëm shpirti si pjesë e psikikës që arrin aq larg vijës kufitare të vetëdijes sa vetë vetëdija mund të konsiderohet një ishull i vogël në krahasim me oqeanin e paanë në të cilin ndodhet.
Në momentin e lutjes si provë e pestë e besimit islam njeriu shpirtërisht tërhiqet në vetmi dhe kërkon kohë të mjaftueshme për ibadet, studim-lutje dhe shërbim. Në vigjilje të shpalljes Profeti Muhamed (a.s.) veçohej në shpellën e Hirës dhe shpirtërisht shkonte përtej botës së sendeve dhe rrokte botën transshendentale. Dikush nga filozofët deklaron se në vetmi apo pak çaste vetmie apo shkëputje prej botës së sendeve vjen frymëzimi për vepra të mëdha, dikush po prej tyre, këshillon metaforikisht se për të njohur botën e vërtetë dhe jo kopjen e botës, njeriu duhet të mbyll fort sytë, veshët, të harrojë gjithçka që ndodhet rreth tij, pikërisht në këtë moment ndodh reminishenca apo e thënë ndryshe njohja e botës së vërtetë, e cila vjen prej njohjes së Krijuesin e saj . Pikërisht lutja është një moment abstragimi shpirtëror, ka sekte e rryma fetare që këtë moment e çojnë deri në ekzaltim shpirtëror, në drithërim, në zbehje komplete të arsyes e të vetëdijes. Një pretendim të tillë e rrëzon Kurani kur thotë: “ Kush kërkon fe tjetër përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur”(Al Imran: 85)
Që do të thotë se lutja nuk është gjendje transi, por superioritet, triumf i pjesës më të bukur, më të ndershme të qenies njeri, i asaj pjese , të cilën ta ka dhuruar e me të cilën të ka gatuar Zoti i vërtetë. Njëherazi, është mposhtje e asaj që të ka fry në vesh dhe ta ka montuar pabesisht e djallëzisht në shpirtin tënd shejtani i mallkuar. Është mish i huaj në zemrën tënde dhe lutja të ndihmon për ta shkulur këtë copë mishi. Lutja është veprim që njeriu e bën me kënaqësi, dëshirë të plotë dhe në dispozicion për këtë adhurim ka 24 perla shumë të çmuara që janë 24 orët e ditës, gjatë së cilës njeriu me apo pa dashje davaritet midis ndjenjave, perceptimit, instinkteve dhe arsyetimit. Lutja të pozicionon shpirtërisht në shkallët më të larta të ndërgjegjes, të arsyetimit, adhurimit, angazhimit dhe të përkushtimit në çështje të dobishme e të larta.
Njëherazi të largon e distancon prej shkallëve më të ulëta të ndërgjegjes, prej epsheve, veseve, egoizmit, perversitetve prej shumë cilësive që degradojnë, e ç’formojnë, shpërfytyrojnë dhe të afrojmë me qeniet e shkallëve më të ulëta të, privuara prej misionit e qëllimeve të krijimit të qenies njerëzore. Lutja kështu bëhet udhëheqëse , por krijon rezonancë dhe modelon sjelljen në të gjithë pjesën tjetër të jetës së individit.
Psikologjikisht lutja nuk e shndërron njeriun në një qenie pasive, ëndërrimtare dhe indiferente, që qëndron në pritje të të mirave që bien nga qielli. Përkundrazi, e vendos njeriun në pozita aktive si subjekt vetëveprues në kërkim dhe meritim të të mirave që kërkon dhe që meriton si shpërblim prej Zotit, me bindjen dhe besimin e plotë për ndihmën dhe pranimin lutjes së tij. Në përjetimin e kësaj situate njeriu është qenie optimiste dhe e motivuar në kërkim të vlerave shpirtërore që në tërësi karakterizojnë besimtarin mysliman. Lutja kthjellon mendjen, e pastron zemrën dhe krijon tërësinë e premisave të lartësimit shpirtëror të besimtarit. Pa lutje, njeriu mbetet qenie me ideale të vogla, meskine.
Lutja nuk fashit, nuk margjinalizon anët e tjera të personalitete të besimtarëve jashtë kornizës së besimit. Nuk të kufizon, përkundrazi nxit dhe i jep formë e drejtim ndjenjave të pastra, trupore apo shpirtërore, disiplinon shqisat në shijimin e atyre të mirave të krijuara për të, organizon gjykimin dhe arsyetimin në harmoni me inteligjencën e Krijuesit, përsos mendimin në njohjen e botës, konkrete dhe abstrakte, të natyrës dhe gjithësisë të krijuara dhe jo të vetëkrijuar. I jep krahë imagjinatës, intuitës, forcon dhe kalit vullnetin, nxit pasionin. E gjithë psikika njerëzore në unison rrjedh si lumë në oqeanin e devotshmërisë së besimit.

Lutja si perceptimi më i përkryer për vetveten

Zoti e krijoi njeriun në Tokë si mëkëmbësin e Tij për ta adhuruar Atë. Për këtë qëllim e përsosi dhe kompletoi fenë islame dhe me Kuranin Fisnik ndriçon udhën e ecjes drejt këtij qëllimi.
Që njeriu të kuptojë përse është krijuar, cili është misioni i tij dhe të ketë respekt ndaj vetvetes si qenie e mjeshtërisë Hyjnore. Njeriu me ndërgjegjen e vet duhet të kuptojë se kjo jetë është fragment i jetës së përhershme. Nga çdo njeri lipset kuptimi dhe perceptimi më i drejt i vetvetes si qenie e dobët, e pambrojtur dhe çdo ditë e kërcënuar. E në radhë të parë rreziku dhe të gjitha të këqijat vijnë prej vetes. Për këtë arsye shumë filozofë që nga lashtësia duke filluar me Platonin apo Aristotelin deri tek filozofët bashkëkohorë njeriun e quajnë pjesërisht kafshë apo shumë kafshë. Filozofët e lashtë pretendonin se rreziku më i madh i njerëzimit i vjen nga vet njeriu ndërsa ata modernë këtë pjesë të ndërgjegjes shoqërore e quajnë ego apo superego që shfaqet nëpërmjet dëshirës së njeriut për pushtet , për pasuri, për luks, për lavdi për dëfrim. Prirje të cilat i ndeshim thekshëm tek njeriu i sotëm madje në çdo moment të jetës sonë të përditshme.
Sot në botë e në Shqipëri janë të shumtë e të zakonshëm rastet që njeriu në gjendje depresive kryen akte barbare në radhe të parë ndaj vetes, me qindra raste njerëz e veçanërisht të moshave të reja që vetëvaren, vetëhelmohen, vetmbyten, vetëvriten, me qindra raste që nën efektin e egos për t’u pasuruar çdo ditë e ndeshim krimin në gjirin e shoqërisë sonë deri brenda në familje. Pa dyshim këto dukuri tragjike e kanë origjinën tek gjendja e tronditur, e çoroditur psikike. Me gjithë angazhimin shoqëror sot, të institucioneve të specializuara të sociologëve , psikologëve, psikoterapistëve, dukuria tragjike shkon në rritje, me përmasa më të mëdha dhe çdo ditë më kërcënuese. Me të drejtë psikologu G. Jung thekson se ajo që kuron neurozën duhet të jetë po aq bindëse sa vetë neuroza. Duhet pranuar se shoqëria sot ndihet e pafuqishme dhe e kapitulluar për të shëruar pikërisht këtë sëmundje kërcënuese që i vjen njerëzimit prej vet njeriut. Pa dyshim brenda shoqërisë sonë gjendet pjesa e shëndetshme, gjenden individë, familje e grupe shoqërore që ngrihen mbi neurozat, mbi kontuzionet psikike sepse si fill orientues i jetës së tyre është besimi tek Zoti, ritual i përditshëm dhe angazhim shpirtëror është lutja e sinqertë para Zotit, nga e cila njeriu merr forca shpirtërore, angazhohet për gjëra të larta hyjnore, në adhurim , gjen forca për të vështruar vetveten për të korrigjuar gabimet në radhë të parë tek vetja. Shëndoshja e një shoqërie e një familjeje kështu vjen nga shëndoshja e një individi e cila është e kushtëzuar nga gjendja, pozicioni shpirtëror i tij, nga modeli si ai pozicionohet në jetë, nga detyrat dhe qëllimet para të cilave e vendos veten. Në një hadith të profetit Muhamed a.s gjejmë porosinë se “Qëllimi i mirë në jetë të çon drejt suksesit.”
Ndërmjet lutjes njeriu çdo ditë, çdo minutë, çdo sekondë pa ndërprerje përsos qenien e tij, psikologjikisht merr mesazhe dhe ngarkesa pozitive që padyshim ndikojnë në gjendjen e tij shëndetësore por prioriteti dhe faktor vendimtar përcaktues mbetet gjendja shpirtërore.
Me të drejtë sot shoqëritë e emancipuara e vënë theksin tek rritja e interesit, për zhvillimin intelektual dhe në funksion të këtij zhvillimi ngrihen ekipe specialistësh dhe ndërtohen lloj – lloj programesh para të cilave qëndron ideja që individi të jetë një qenie e shkathtë konkurruese për të përballuar sfidat, mbizotëruese në këto programe është ideja që njeriu të fitojë sa më tepër , kuptohet të mira materiale dhe thuajse lihen mënjanë tërësisht resurset shpirtërore. Në besimin islam , pa shumë lodhje por vetëm me përkushtim nëpërmjet përmendjes së disa ajeteve Kuranore besimtari kryen udhëtimin drejt vetvetes . Zhvillimin apo përsosjen individuale nuk e vështron dhe nuk e percepton si ndryshim në formë si zbukurim i pamjes së jashtme por si përpjekje e predispozicion dhe inkursion për të shkuar në thelb të vetvetes. Lutja në aspektin psikologjik është moment i njohjes së vetvetes; nëse je i mirë apo i keq , i sinqertë apo hipokrit , është në një farë kuptimi një pasqyrë ku njeriu sheh fytyrën e tij të bukur apo të shëmtuar , por njëkohësisht gjatë lutjes njeriu reflekton dhe i bën apel vetes; kujton hadithin:
“O Allah im, m’i fal mëkatet e mia, të vogla e të mëdha, të paqëllimshme dhe të qëllimshme, të fshehta dhe publike, të parët dhe të fundit.”
Nëpërmjet lutjes njeriu analizon gjithë proceset psikologjike të vetvetes; Çfarë dhe si ndien, si gjykon, si arsyeton, si kupton, si mendon, si vepron, si sillet si krahasim dhe ballafaqim i vetvetes, në bashkëbisedim direkt me Zotin xh.sh. Në vënien e vetvetes në peshoren hyjnore, lutja nuk të lejon të neglizhosh të shkujdesesh ndaj botës tënde shpirtërore as edhe të lësh në harresë gabimet e tua, të mundëson të vështrosh të mirat për t’i kthyer ato në vlera të vetvetes por edhe të vështrosh në gabimet e tua për t’i korrigjuar e merituar faljen e Allahut. Në këtë proces konfliktesh të brendshëm, në këtë dualitet botkuptimor bëhet udhëtimi i njeriut drejt përsosjes së qenies njerëzore dhe që një ditë do të ndodhet para gjykimit suprem. Dallimi i atij që lutet me atë që nuk lutet është si dallimi midis ditës dhe natës. Lutja të largon nga vesi nga imoraliteti, nga egoizmi, nga shpirtëligësia, nga mendjemadhësia, nga përtacia, alkooli, që janë rreziqe dhe të këqija që nuk vijnë nga askush përveçse nga vetja. Lutja të zbut zemrën dhe të drejton kah dashamirësia, humanizmi, sinqeriteti virtyte dhe të bën të kuptosh se je qenie e ndershme, e bukur e në përputhje me qëllimin për të cilin të ka krijuar Zoti. Për rrjedhojë e ndien veten të fuqishëm e të sigurt. Lutja është receptura më mirë ku njeriu gjen ilaçet më të sigurta për shërimin e shpirtit të tij, dhe kupton se nga qenie e dobët, e pambrojtur dhe e rrezikuar shndërrohet në një qenie e strehuar në omrellon e të Plotfuqishmit.
Psikologët sot kanë arritur në konkluzionin se e keqja e njeriut vjen nga ndrydhja në vetvete dhe fshehja e një gabimi dhe një faji. I cili nuk mund të mbahet gjatë i fshehur. Kjo fshehje në radhë të parë dëmton vetveten të kafshon ndërgjegjen, të humbet qetësinë, të huton të çorodit, të shqetëson e ngacmon në çdo moment e madje të prish edhe gjumin; e madje të çon në një situatë depresive si dukuri e momentit psikikisht i çoroditur kur njeriu nuk gjen rrugëdalje apo gjen zgjidhje të gabuara fatale. Gabimin dhe fajin e vetvetes këta njerëz nuk gjejnë kurajon e guximin t’ia u bëjnë dikujt të ditur për t’u këshilluar. Sot në çdo shoqëri, madje edhe në Shqipëri rekomandohet roli i psikologut si subjekt kur njeriu me ngarkesa psikike duhet drejtuar për t’u konsultuar e këshilluar me të: Hapi i parë drejt shërimit, rekomandojnë psikologët është shpëtimi nga ndrydhja, hapja e zemrës, zbulimi i sekreteve, i gjërave që i mban të fshehura; ndryshe nuk ke shërim. Pa mohuar rolin e psikologëve në këto raste nuk duhet harruar se edhe psikologu është njeri si ty, me gjithë kompleksitetin që mbart qenia njerëzore. Vërtetë, vështirë është për njeriun që ndaj vetvetes të vihet në rolin e gjykatësit, përkundrazi ndaj vetes njeriu më shumë pozicionohet në funksionin e avokatit edhe pse më mirë se kushdo tjetër ai njeh dhe kupton peshën e fajit. Prej Muslimit vjen një hadith; ...O Zoti im , më fal atë që kam bërë edhe atë që do të bëj, atë që kam mbajtur të fshehtë dhe atë që kam bërë haptazi teksa Ti e di më mirë se unë. Ti je Zoti im, përveç Teje nuk ka Zot tjetër.
Gjatë lutjes njeriu hap zemrën, çlirohet, lehtësohet prej peshës së fajit sepse i është rrëfyer dhe kërkon falje prej një qenie supreme të pagabueshme dhe mëshiruese. Në një farë mënyre lutja është rrufepritëse në një qiell me re të ngjeshura e me ngarkesa të mëdha elektrike dhe në çdo moment pritet goditje prej rrufeve. Bota ku jetojmë është e mbushur me rreziqe e fatkeqësi për njeriun, është sprovë dhe askush nuk është i imunizuar.
Fatkeqësitë janë bashkudhëtarë të njerëzimit, ngjarje e pashmangshme për jetën shoqërore familjare dhe individuale. Ato padyshim shkaktojnë dhimbje njeriut dhe shpesh herë njeriu bie në gjendje të thellë dëshpërimi dhe tronditjesh psikike me pasoja për shëndetin dhe jetën e tij. Lutja në këto raste të bën të fortë , për të përballuar këto tronditje, të bën të kuptosh se Zoti, shpesh herë, njeriun e vë në sprovë. Lutja të ndihmon të lidhesh me Krijuesin e shkaqeve dhe jo të bëhesh lodër e shkaqeve.
Profeti Muhamed (s.a.) porosiste se lutjen duhet të bëjmë edhe në ditë qetësie dhe rehatie, ta bëjmë vazhdimisht dhe të jetë ushqim i përhershëm i shpirtit të njeriut. Prej kësaj porosie kuptohet se në ndërgjegjen njerëzore nuk ka boshllëk , ku nuk zë vend e mira zë vend e keqja, lutja të mëson që në çdo hap të jetës tënde të jesh i kujdesshëm i vëmendshëm, për çdo moment të jetës tënde Zoti nga lart të shikon dhe të gjykon. Psikologët këtë fakt e quajnë situata e përhershme e vëzhgimit të vetvetes nga vetvetja, e quajnë subkoshjencë që do të thotë njeriu duhet të kujdeset për veten, sepse me sjelljen e veprën e tij njeriu i bën mirë ose keq në radhë të parë vetes. Jashtë një kontrolli suprem tek njeriu marrin zhvillim ato prirje që përfaqësojnë elementin antisocial në strukturën psikike njerëzore ose i quajtur ndryshe „kriminalitet statistikor në ndërgjegjen e gjithësecilit„ Realisht ky element antisocial sot është në rritje dhe shfaqjet dhe rrjedhojat e tij çdo ditë e më shumë po bëhen më të pranishme dhe më kërcënuese. Shkatërrimi i individit është njëherazi edhe shkatërrimi i familjes dhe i shoqërisë sepse si shoqëria dhe familja janë akumulime individuale shndërrimet shoqërore nisin me shndërrimet individuale, shëndoshja e shoqërisë dhe familjes vijnë prej shëndoshjes shpirtërore të individit. E mira apo e keqja para se të jenë shoqërore janë individuale.
Besimi islam në tërësinë e parimeve e normave të tij Kurani i madhërishëm me tërësinë e këshillave dhe porosive të tij, lutja para Zotit me tërësinë e qëllimeve, përmbajtjes mënyrave , rregullave, kuptimeve dhe performancës së saj, në unitet synojnë përsosjen e njeriut në tokë në përmbushje të misionit për të cilin është krijuar. Lutja nuk është privilegj vetëm i disave siç mund të jetë p.sh. pasuria, pozita, dituria, paraqitja por pronë e të gjithë pasurive e bukurive shpirtërore mbi të gjitha pasuritë dhe bukuritë materiale të përkohshme. Asgjë nuk të kushton më pak se lutja por asgjë nuk të kënaq , nuk të përsos nuk të lartëson nuk të çlodh fizikisht e shpirtërisht sesa LUTJA.



Bedri Telegrafi

Drita Islame

Islam Gjakova



Psikologjia e të mirës dhe të keqes nga aspekti kur'anor dhe shkencor



A thua, edhe këtë kemi mundur ta bëjmë? Si nuk kemi ditur? Çfarë na ka penguar që në tërësi të zhvillojmë potencialet personale? Çfarë më ka frikësuar në meditim më të thellë?! - këto janë vetëm disa prej pyetjeve të cilat do të tingëllojnë në kokën e njerëzve atë ditë kur bijën perdet e iluzioneve nga sytë.

Njëra prej gjërave më të rënda në botën tjetër do të jetë njohuria e njeriut për mos shfrytëzimin e potencialit shumë të madh mendor i cili ka qenë i fshehur me mjeshtri prapa teknikave jo të zotëruara mendore si dhe lënien anash të shpirtit në rrënjët e negativizmit të cilin e ka ngulfatur bota e robëruar. Këtë dëshpërim do ta përjetoi edhe i varfri i cili tek pas kalimit nga kjo botë do të kuptoj se gjatë tërë jetës së tij të mjerë nën dërrasat e kasolles së tij kanë qenë të fshehur margaritarët më të çmuar të cilët nuk ka mundur t'i arrij.

Allahu i Madhërishëm në Kur'anin fisnik urdhëron e thotë:

"Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt". (Fussilet, 34)

Ky verset kuranor qartë thekson se e mira dhe e keqja janë kategori të ndryshme si dhe ekziston luftë e përhershme në mes të mirës e të keqës.

Verseti kuronor, gjithashtu, trajton të përditshmen njerëzore në një mënyrë reale duke skicuar ekzistimin e armiqësisë në mes njerëzve si një gjë të rëndomtë.

Meqë ky fakt i qartë i formave të ndryshme të armiqësisë në mes njerëzve është një konstantë historike, atëherë Kur'ani fisnik i qaset këtij fenomeni në mënyrë delikate.

"...Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt". (Fussilet, 34)

Përmbajtjet në zemrat dhe mendjet tona jo vetëm që mund t'i ndryshojmë detajet e fizionomisë sonë sikur vijat e fytyrës apo ngjyrën e flokëve, por gjithsesi kontribuojnë edhe në atmosferën e tërësishëm të shoqërisë ku jetojnë, dhe këtë me llojin e energjisë e cila rrezaton nga ne duke vërshuar mjedisin tonë.

Nëse ne në shumë forma të vogla të së keqes së përditshme të mjedisit, zemërngushtë përgjigjemi me të njëjtën masë d.m.th. me të keqe, ne bëhemi reflektor të thatë të energjisë së huaj dhe kontribuojnë forcave të së keqes në përhapjen e tyre.

Me fjalë tjera, nëse në zili reagojmë me zili, në xhelozi, me xhelozi, në të keqe, me të keqe, etj. Ne pajtohemi me rolin e pjesëve të caktuara të pasqyrës pa vetëdije e cila reflekton elementet me të cilët ballafaqohemi, duke shprehur në mënyrë pasive imazhin e shtrembëruar të botës.

Allahu i Madhërishëm, njeriut ia tërheqë vërejtjen në rrezikun lëshimit në vibracionet e trurit të pasioneve të ulëta të njeriut, andaj këshillon, në versetin e cituar në fillim, në kthimin e të keqes me të kundërtën e saj. Me këtë arrihen shumë dobi.

*
Njeriu demonstron humanizmin e tij nëpërmes përzgjedhjes dhe vendosmërisë së tij, duke mbajtur të drejtën e tij, të bëhet ndryshe nga mjedisi dominues.
*
Me kthimin me të mirë në forma të ndryshme të keqes së përditshme pasive, njeriu mbron qenien e tij nga mendimet negative dhe ndjenjat duke u larguar në këtë mënyrë nga ngulfatja në atmosferën e ndotur të urrejtjes, hakmarrjes, xhelozisë, gjegjësisht nga elementet të cilat frenojnë zhvillimin e shëndoshë të individit;
*
Mënjanon racionalizimin e sjelljeve të pa dëshiruara personale;
*
Ndërpritet zinxhiri i negativizmit dhe kështu tjetri mësohet me bisedë dhe veprim kualitativ;
*
Njeriu lëshon një kozmos të errët të marrëdhënieve ndër njerëzore;
*
Forcon shpirtin dhe intelektin individual ngase çdo fitore kundër pasioneve të ulëta pasuron pushtetin subtil dhe ndjenjën e fitores;
*
Njeriu në këtë mënyrë sillet në përputhshmëri me para materien (ujin) nga i cili u krijua, e jo në nivelin e zjarrit që i takon llojit njerëzor.

Një prej bukurive të Kur'anit fisnik qëndron në atë që i thyen iluzionet në copëza. Krijuesi i botëve edhe pse ofron një program praktik konkret për destruksionin e negativitetit i cili ngulfat njerëzimin, nuk lëshon pa e theksuar me precizitet një nuancë në llojin e miqësisë të cilën e arrijmë duke e kthyer të keqen me të mirë.

Kjo nuancë vërehet në shprehjen origjinale kuranore: ke ennehu velijjun hamim d.m.th. si me qenë mik i sinqertë (intim, i afërt, i dashur).

Metoda e kthimit të keqes me të mirë vepron në realitet në dy kahe. Në mënyrë preventive për vete dhe në mënyrë regjerenative për të keqin i cili bie në mat pozicion me potezin e pa pritur duke marrë rolin e ri sikur me qenë mik i ngushtë - i afërt.

Sa i rëndësishëm është ky proces dhe jo krejtësisht i thjeshtë dhe i lehtë, Allahu i Madhërishëm thekson në versetin kuranor vijues:

"Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë të durueshëm, dhe nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që kanë virtyt të lartë". (Fussilet, 35)

Kur Allahu i Plotfuqishëm diç e quan të madhe, atëherë kjo ka super vlerë dhe meriton secilin atom të vëmendjes sonë.

Metoda e kthimit të keqes me të mirë, bartë dobi të madhe psikologjike për atë që e praktikon d.m.th. e begaton individin me kënaqësi të brendshme produktive për shkak të aftësisë së neutralizimit të keqes duke i dhënë predispozita të pa parapara për zhvillim intelektual dhe shpirtëror.

Por, këtë e cila me të madhe varet nga fuqia e durimit mund të arrij vetëm shpirti i butë dhe intelekti subtil.

Këtu është me rëndësi të theksohet që islami nuk preferon pacifizmin e thatë dhe as kthimin e faqes tjetër për pranimin pasiv të goditjes kur është në pyetje nderi, feja, jeta, pasuria, shteti, etj.

Aisha r.a. transmeton që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:

"Përqeshni satirat e Kurejshëve, sepse kjo u vjen më rënd se goditjet me shtiza". (Muslimi)

Muhammedi a.s. e ka pasur poetin e tij Hasan bin Thabitin të cilin e përdorte në luftën psikologjike - verbale kundër kurejshëve.

Kur Pejgamberi s.a.v.s. e ftonte Hasanin për tu përgjigjur në konstruksionet gjuhësore të armikut, ai thoshte: "Tani është koha ta thirrni këtë luan i cili godet me bisht fuqishëm".

Aisha r.a. ka thënë: "Kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s.: "Hasani i ka nënçmuar me ironi dhe i ka kënaqur besimtarët dhe veten". (Muslimi)

Myslimani duhet të jetë më i butë se trëndafili dhe më i fortë se guri dhe në bazë të vlerësimit personal të vendos cilën anë të medaljes do ta tregoj në situata të caktuara. Në mjedisin armiqësor (sikur tek ne), nuk kalon imazhi i njeriut të butë i cili mezi i flet 30 fjalë në minutë, han fasule thatë dhe flenë i qetë pasi që beson që për betejë nevojiten dy veta. Në këto vende është më mirë të kultivojmë imazhin e personit i cili di p.sh. 300 fjalë në minutë, han mish të ..... dhe përballon me trimëri goditjet e mjedisit.



MBROJTJA NGA ILUZIONISTËT



Në vijim Krijuesi i Gjithëdijshëm emërton edhe pengesën kryesore në rrugën e arritjes së kësaj lumturie të madhe, duke na mësuar të notojmë nëpër rrjedhat negative të jetës:

"E nëse ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej djallit, ti kërko mbrojtje prej Allahut, se vërtet Ai është dëgjuesi, i dijshmi!" (Fussilet, 36)

Iblisi me pasuesit e tij vepron ditë e natë. Që nga momenti i kundërvënies së njeriut, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë paqe në këtë luftë shumë shekullore, ndërsa ai vetit i ka dhënë detyrë t'i infektojë njerëzit me mendime të këqija dhe ndjenja të ulëta, duke lëshuar potencialin njerëzor në shkallë të ulët. Veprimi i tij, pa dyshim nuk është sporadik, por me një sistem të qartë, arma e të cilit më e shpeshta është vesvesja d.m.th. konstruksioni gjuhësor që ka për qëllim të përçaj të ekstravertët dhe t'i pasivizoj introvertët, duke i futur të parët në betejë ndërsa të dytët duke i lënë pasiv në margjinat e shoqërisë. Në këtë mënyrë Iblisi fiton në hapësirë dhe nuk ka kundërshtarë të vërtetë në luftën të cilën e udhëheqë me precizitet. Nga konstruksionet gjuhësore (vesvese) të tij, askush nuk është tërësisht i kursyer, ndërsa njerëzit më së shpeshti i njohin në dialogjet e brendshme personale në formë mendimesh të përcjella me frikë apo me pikëllim (depresion) të thellë.

Kjo frikë iracionale sjellë njerëzit në shumë vlerësime të këqija të cilat shkaktojnë gabime seriale , ndërsa pikëllimi i thellë pasivizon njerëzit duke iu shkapërderdhur dëshirën dhe elanin e tyre për jetë në molekula të imta të shkumës detare.

Iblisi shumë shpesh shfrytëzon njerëzit nga rrethi ynë dhe nëpërmes gojës së tyre mundohet që gjeneratat në zhvillim t'i infektoj me frikësime iracionale, duke hedhur në veshët e tyre konstruksione gjuhësore të cilat do ta tronditin vet besimin duke i argëtuar me dilema të rrejshme apo duke i vënë thjeshtë në gjumë. Ky mjeshtër i iluzioneve dhe gënjeshtrave i ka zhvilluar teknikat e mashtrimit deri në nivelin e vetëmbrojtjes d.m.th. kur nuk është imun në gënjeshtrat personale.

"(Iblisi) Tha: "Për shkak se më humbe mua, unë do t'u ulem atyre (do t'u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë". (El A'raf, 16)

Iblisi në versetin e cituar i drejtohet Krijuesit në mënyrë interesante duke zgjedhur fjalët: "Për shkak se më humbe mua," zbulon qartë mënyrën me të cilën funksionon aparati i tij kognitiv. Pra, Iblisi, nuk u mallkua për shkak të një fjale që e tha me lehtësi, por për shkak të mënyrës tërësisht destruktive të menduarit, përplot racionalizëm subjektiv të sjelljeve personale, projektimit të padrejtë të dobësive tek të tjerët dhe ngjashëm. Të gjithë këto mekanizma mbrojtës me të cilët shërbehet e bëjnë të pamundur dhe të pakuptueshëm.

Gjithmonë duhet studiuar me kujdes fjalët e Iblisit të cilat i thotë, e të cilat Krijuesi me precizitet i dokumenton në Kur'an.

Këto argumente zbulojnë mënyrën e të menduarit i cili mund të jetë i përfaqësuar tërësisht në kokën e secilit person, bile edhe praktikantit të rregullt të islamit, e që ai nuk është fare i vetëdijshëm.

Jo rrallë ndodhë, që njeriu imazhin e jashtëm e interpreton në përputhshmëri me gjendjen e tij psikike (shqetësimin), dhe projekton imazhin e brendshëm të tij në faktorët e jashtëm duke racionalizuar në këtë mënyrë veset negative personale. Dhe mu kjo është ajo që e bëri Iblisi, për të cilën jemi të informuar nga verseti i mëparshëm d.m.th., subjektivisht e akuzoi Allahun e Madhërishëm që Ai ka shkaktuar dobësinë dhe gabimet e tij (Për shkak se më humbe mua,) , kështu arsyeton të këqijat e tija (...me siguri do tu zë pusi...), për ta ruajtur paraqitjen narcisoide për vete me çdo kusht.

Shumë njerëz kalojnë nëpër të njëjtin proces për çdo ditë. Me fjalë tjera këta duhet të gënjejnë vetëdijen e tyre për të bërë krime. P.sh. shumë serb, para vrasjeve, masakrimeve dhe dhunimeve në Bosnje dhe Kosovë, kanë bindur veten se nëse nuk i bëjnë këto gjëra, të tjerët do t'ua bëjnë atyre dhe kështu kanë gënjyer vetëdijen e tyre për ta ruajtur imazhin e tyre kinse janë një popull normal me sjellje normale.

Shembullin e serbëve mund ta krahasojmë me shembullin e Iblisit, për të parë sa kanë cilësi të përbashkëta në sjelljen e tyre. Edhe Iblisi, sikurse shumica e serbëve, janë detyruar të gënjejnë për ta ruajtur imazhin e lartë për personalitetin e tyre. Iblisi mos bindjen e tij ndaj Allahut të Madhërishëm e arsyeton p.sh. me të metat e Ademit a.s. si krijesë nga balta:

"...A t'i bëj sexhde atij që e krijove nga balta?" (El Isra, 61)

Por, në realitet, ky arsyetim ishte vetëm paravan prapa të cilit fshihej narcizoizmi i tij dhe bindja personale që është i përkryer dhe me këtë jashtë çdo kritike. Nëse një profil i këtillë i personave pranojnë se një pjesë e personalitetit të tyre është për tu kritikuar, atëherë vetëdija e tyre do t'i shtynte të ndryshonin, por meqë procesi i ndryshimit të personalitetit është mjaft i gjatë dhe i dhembshëm, atëherë ata shërbehen me metoda të ndryshme të racionalizmit si sedativ për kontroll dhe vënie në gjumë të vetëdijes së tyre personale. Për këtë mund të themi se secili person pa vetëkritikë të shprehur, është i ekspozuar rrezikut nga ndryshimet patologjike të psikes.

Mu për këtë Kur'ani potencon si shembull më eklatant të keqen e Iblisit, duke na pasqyruar bindshëm proceset e tij mendore si rrënjë e fatkeqësive dhe anomalive shoqërore. Dhe natyrisht, ndryshimi në mes miqve të Allahut dhe pasuesve të Iblisit nuk është aq në pamje sa në mënyrën e të menduarit i cili formëson realitetin e brendshëm dhe të jashtëm të njeriut. Këtë ndryshim e njohim qoftë në marrjen e përgjegjësisë për gabimet tona, me vetëkritikën reale, me gatishmërinë për ndryshime pozitive, pa marrë parasysh moshën dhe mjedisin , ose në anën tjetër, nëpërmes ikjes nga realiteti, racionalizmi, ngatërrimi i shkaqeve dhe pasojave, hakmarrjes së padrejtë, forma të ndryshme të vetëmbrojtjes, etj.



ENERGJIA NEGATIVE NË PUSI

Me qenë mysliman apo myslimane nuk do të thotë të shkosh për rreth duke bërë vepra të mira, por të kesh vizion të qartë dhe afatgjatë dhe cak me rol personal të kuptuarit qartë për vendin dhe kohën ku jetojmë.

Aspekti moral dhe humanitar i islamit është vetëm një segment i cili fisnikëron mozaikun e personalitetit islam, i cili është jo komplet nëse ky mozaik nuk është i kompozuar me harmoni në një imazh të madh historik me role konstruktive të qartësuara.

Në atë moment kur ummeti u bë përmbledhje e njerëzve indiferent të preokupuar me shpëtimin individual pa vetëdije kolektive proaktive e cila nënkupton gabimet historike personale si dhe gatishmërinë që krahas me këtë kuptim të ndryshohen - myslimanët kanë përfunduar si gjah i copëtuar në barqet e ujqve kolonial botëror.

Ebu Dherri r.a. transmeton që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Ju do ta pushtoni Egjiptin. Ai vend shërbehet me hirat. Kur ta pushtoni silluni mirë me banorët e tij, sepse ata kanë të drejtë në mbrojtjen e lidhjes familjare. Por, kur sheh se aty dy njerëz kacafyten për vendin e vendosjes së tjegullës, largohu nga ai vend".

Ka thënë (Ebu Dherri r.a.): "Kam parë Abdurrahman b. Shurahbil b. Hasenin dhe vëllain e tij duke u zënë për vendin e vendosjes së një tjegulle dhe e kam lëshuar Egjiptin". (Transmeton Muslimi)

Hadithi i cituar gufon me urtësi dhe udhëzime, e ne me këtë rast do ta vendosim nën llupë.

Ajo që bie veçanërisht në sy është mënyra me të cilën Pejgamberi s.a.v.s. i ka sensibilizuar bashkëkohësit e tij duke u tërhequr vëmendjen, në shikim të parë në një fenomen të parëndësishëm duke i udhëzuar në aksione konkrete.

Reformatorë të vërtetë nuk ka pa senzibilitet të stërholluar të cilët vërejnë lëvizjet më të vogla në shoqëri dhe krahas kësaj veprojnë me kohë dhe në mënyrë konstruktive. Pejgamberi s.a.v.s. informon Ebu Dherrin r.a. që gjenerata e tij në të ardhmen e afërt do ta pushtoj një shtet të ri, e përkujton për të drejtat e banorëve të atij shteti dhe ia kushtëzoi lëshimin e saj kur sheh një fenomen interesant.

Pyetjet që duhet parashtruar në këtë rast janë:

*
Përse është problematik fenomeni i dy njerëzve të cilët zihen për vendin e një tjegulle?
*
Përse ky fenomen është i rrezikshëm deri në këtë shkallë që Pejgamberi s.a.v.s., e këshillon Ebu Dherrin r.a. që të largohet në mënyrë radikale nga vendi ku jetojnë këta dy njerëz?

Hadithi qartë udhëzon në rrezikun nga njerëzit të cilët imponojnë tema margjinale dhe krijojnë nga këto çështje të mëdha.

Dëmi i cili fshihet në këtë qasje jetësore udhëzon në mosekzistimin e qartë të vizionit përmbledhës te këta njerëz.

Gatishmëria e tyre në imtësia, rreth temave të cilat nuk kanë asnjë vlerë kreative, deri te kundërthëniet e rënda tregojnë në shpirtrat e mbyllur dhe të dezorientuar që përhapin energji negative në përputhshmëri me nivelin mizeral të vibracioneve të tyre trunore. Çdo përpjekje jashtë institucionale i ngritjes së nivelit të menduarit dhe interesimit të tyre është i gjykuar në mos sukses. Temat e vdekura janë sikurse topi i vdekur në tenis, i cili bie pas rrjetës dhe këshillohet lëshimi i tyre me qëllim të kursimit të energjisë e cila nuk ka perspektivë.

Paraqitja e njerëzve që merren me tema margjinale janë shenja që tregojnë në ekzistimin e katastrofës më të madhe dhe ndaj saj duhet sjellur sikurse ndaj idesë së ndërtimit të shtëpisë buzë greminës.

Katastrofa e tërë situatës rrjedhë nga gërshetimi i gabuar i diagnozave të vendosura, mosekzistimit të vizionit të qartë, mos shfrytëzimi i situatës dhe humbja e kohës kolektive dhe potencialit.

Rezultat i këtij gërshetimi është pa shpresa, dëshpërimi, izolimi, eskepizmi, misticizmi dhe shumë forma tjera të pa mendjes.

KONKLUDIM

Metoda e kthimit të keqes me të mirë, në kontekstin e marrëdhënieve ndër myslimane, zbutë armiqësinë mu sikurse gjellëbërësi i cili me mjeshtëri shton një sasi të caktuar të sheqerit gjellës, pasi që më parë i ka shtuar uthull, dhe në këtë mënyrë e zbutë ashpërsinë e saj, i harmonizon të gjithë elementet e tenxheres në specialitet i cili ka shije të mirë, ushqen dhe të bën të lumtur.

Dr. Ali F. Iljazi



Psikologjia e lumturise-Instiktet njerezore mes Frojdizmit dhe Islamit



Nga: Fatjon TAIPI ,Psikolog



Ku ndodhet lumturia???!!!
Lumturia, kjo supermaci shpirterore per te cilen filozofet, psikologet, dijetaret e ndryshem kane folur pambarimisht po kthehet ne nje term “jetim”, sepse ne jeten e perditshme po verehen perhere e me shume sjellje “anti-lumturi”, vetvrasjet po shtohen me ritme te pandalshme, lufterat nuk po kane te sosur, menyrat e reja te jeteses dhe ritmi i shpejte i saj po shtojne sjelljet stresante dhe depresive. Ne keto situate mendja njerezore behet gjithnje e me shume mosbesuese dhe e shtyn qenien drejt labirinteve te thella dhe konfuze te mendimit per jeten dhe lumturine.
Njerezimi ka arritur ta beje jeten shume dimensionale dhe perfshirjen ne te pothuaj te gjithanshme. Emancipimi i jetes ka bere qe njeriu, kjo krijese e larte, te eksploroje kozmosin, te informatizoje jeten, te depertoje ne imtesiste mikroskopike, etj. Njeriu krijoi perla te letersise, mrekullite arkitektonike, vepra te perjetshme arti, qe deshmojne anen me kreative dhe sublime te tij.
Siç shihet nga viti ne vit, nga nje kohe ne tjetren, jeta njerezore evoluon, njeriu nderron botekuptime, nderron aparencen dhe sjelljen e tij ne menyre qe jeten ta beje sa me te kendeshme dhe te rehatshme, por a e arriti lumturine?!
Shekulli XX-te ishte zeniti i zhvillimeve njerezore. Pikerisht ne kete shekull afirmohet si shkence psikologjia qe ka si objektiv studimin dhe mireqenien shpirterore te njeriut, nje jete me te mire, me me pak stres, me me shume mundesi qe çdo individ te afirmohet ne nje jete me te lumtur.
Psikologet servirnin njeri pas tjetrit teorite e tyre per njerezit, por ai qe mori me shume fame , qe beri promovimin me te gjere te psikologjise eshte Frojdi. Mjeku gjerman beri buje, sepse eksploroi tabute e vendosura nga shoqerite njerezore. Ai u perpoq te depertoje ne labirintet me te thella te psikikes njerezore. Duke e konsideruar njeriun nje qenie shume komplekse, qe here vepronte ne ndikimin e moralit, vetedijes dhe shpesh nen veprimin e instikteve, Frojdi vuri theksin ne rendesine dhe ndikimin e anes se pandergjegjshme te çdo individi dhe rolin e saj ne njohjen, sjelljen dhe te menduarit e gjithesecilit.
Frojdi shikonte instiktet si nje instance motivuese qe ushtrojne presion te vazhdueshem per plotesimin e tyre, mbi psikiken njerezore. Ai vuri theksin me shume tek instiktet biologjike- seksuale (çelsi i suksesit dhe i deshtimit te tij). Frojdi sugjeronte qe instiktet biologjike kane frenat e drejtimit te jetes. Frojdi thote qe lumturia arrihet atehere kur keto instikte plotesohen . Mosplotesimi i tyre ben qe njeriu te largohet prej harmonise individuale dhe mireqenia personale fillon e ç’ekuilibrohet, gje qe shpie ne nje kunfozion dhe mungese te lumturis.
Sigurisht, njeriu eshte krijesa me komplekse dhe per te gjetur rrugen drejt lumturis, te gjitha elementet perberes te tij duhet te jene ne harmoni. Pjesa instiktive eshte nje nga elementet e psikikes se njeriut, por jo vete psikika, prandaj edhe kerkesat qe shtron kjo pjese per plotesim, jane nje pjese e kerkesave te pergjithshme, me te cilat ndeshet psikika jone. Si mosplotesimi, ashtu edhe plotesimi pa kriter, ne kundershtim me interesat e “aktoreve” te tjere te psikikes sone, prish ekuilibra dhe çon ne çrregullime, qe shfaqen ne formen e anktheve dhe depresioneve te dryshme. Orientimi i drejte i instikteve njerezore eshte premise per ruajtjen e ekuilibrit psikik, e per pasoje i nje jete te qete e te lumtur.
“E nëse ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej djallit, ti kërko mbrojtje prej All-llahut, se vërtet Ai është dëgjuesi, i dijshmi!” Kur’an 41:36.
Shejtani cyt (ngacmon) shpesh instikte te vecanta tek njeriu, duke ia erresuar logjiken e duke ia dobesuar rezistencen dhe ekuilibrin psikik. Kjo ia ben me te lehte njeriut kryerjen e veprimeve, qe ne gjendje ekuilibri nuk do ti kryente kurre. Perfitimet dhe pasojat llogariten gabim pasi “peshorja” nuk eshte ne ekuiliber. Zhgenjimi, turpi, keqardhja, apo dhimbja pasojne shpesh veprime te kryera ne perpjekje per te plotesuar njeanshmerisht kerkesat instiktive. Njeriu vetem humb dhe lumturia tashme duket larg.


Edhe Frojdi pohon se eshte mosplotesimi i ketyre instikteve dhe plotesimi jo i drejte i tyre qe con ne destabilizimin personal. Nga ky krahasim kuptojme qe Frojdi ne menyre te qarte pohon se instiktet duhet te plotesohen por ne menyren e duhur qe si rrjedhim te kemi harmoni mbrenda vetes. Pra, Frojdi, ndoshta pa e ditur, futi ne katedrat e leksioneve te ti, pjeserisht, nje koncept te mirefillte islam, disiplinimin e instikteve dhe bashkerendimin harmonik te tyre me komponentet e tjere njerezore. Them pjeserisht, pasi koncepti islam mbi harmonine, qetesine dhe lumturine shpirtrore eshte shume me i gjere se koncepti i paraqitur nga Frojdi, i cili mbivleresoi rolin e instiktve seksuale te njeriut, duke anashkaluar ne menyre selektive dhe perjashtuese rendesine e te gjithe elementeve te tjere psikik njerezore ne vendosjen e ekuilibrit dhe harmonise, gje per te cilen u kritikua edhe nga bashkepunetoret dhe pasardhesit e tij.

Falenderojme Allahun qe na dhuroi Kur'anin, librin e vlerave universale, te cilin e mbajme udherrefyes drejt rruges se lumturise. Falenderojme Allahun qe na mundesoi trashegimin e tradites se te derguarit Muhammedit a.s. duke e bere shembull unik per ne. Falenderojme Allahun qe na dha arsyen, duke na ngritur mbi krijesat e jera, me ane te se ciles zgjedhim rrugen e drejte dhe marrim fryte dhe nxjerrim mesime e perfitime nga arritjet dhe gabimet tona dhe te atyre qe perpiqen.

“Ai ia dhuron urtësinë atij që do, e kujt i është dhënë urtësia, atij pra i është dhuruar mirësi e madhe, përveç të mençurve këtë nuk e kupton kush”. Kur’an





Amullia e psikologjisë së modernitetit



Njeriu i sodit në kuptimin thelbësor të fjalës është në një gjendje shqetësuese psikike

dhe shpirtërore. Ai dita ditës më tepër është duke e tëhuajsuar dhe tjetërsuar vetveten.

Situata kuptimore e humanumit bashkëkohor në masë të madhe e përkujton gjendjen

në të cilën u fut shpirti ademian përderisa qëndronte i varur ndërmjet detit dhe tokës

ose në udhëkryqin e parajsës qiellore të humbur dhe parajsës tokësore të pazbuluar. Në

të vërtetë njeriu bashkëkohor është në situatë edhe më të rëndë qenësore se origjina e

tij ademiane. Ademi nuk ishte i ngarkuar me barrën e rëndë epistemologjiko-

ekzistencialiste të traditës, as asaj të së mirës e as të së keqes. Sot njeriu ka ardhur në

gjendje ku më nuk mund të pohojë se është simbol i prejardhjes së vetë e as metonim i

fenomenologjisë së tij botërore. Ai në momentin është i paemër. Qetësia eterne e

shpirtit të tij primordial me një shpejtësi marramendëse është duke u rrokullisur në

shqetësimin vertikal dhe horizontal të provincializimit.

Njeriu me një shpejtësi të madhe dhe dinamizëm është duke u mekanizuar dhe sa vjen

e duke dalë nga konteksti i të qenët njeri. Globalizimi si dhe mënyra e konsumimit

kapitalist të cilin e ka para vetes, individin është duke e shndërruar në një mjet të

sistemit konsumues kapitalist. Procesi i globalizimit të botës është duke u zhvilluar në

trajtë të përshpejtuar në të gjitha fushat e jetës pa vizion dhe analizë të qartë se ku çon

ai, çfarë është kuptimi dhe cilat do të jenë pasojat për njerëzimin dhe sistemin global

botëror. Njeriu në këtë proces e fut veten në ankthe të njëpasnjëshme edhe nga

përmasa qenësore dhe si rrjedhojë paraqitet një tëhuajësim i plotë i ndjenjave të tij.

E tërë kjo përjetohet në një kohë kur nga njeriu pritet një përparim dhe rehati

ekonomike, me anë të së cilës, sipas mendimësisë bashkëkohore, do t’u shmangeshim

të gjitha shqetësimeve në lidhje me të ardhmen. Shpresa jonë është që çdo gjë të jetë

më mirë se në të kaluarën, mirëpo ec e shih se individua njerëzore është duke i

përjetuar ankthet dhe shqetësimet më të mëdha në historinë e njerëzimit. Që kriza të

jetë edhe më e thellë, shpëtimi kërkohet në terapitë medikamentoze. Për pasojë

kompani të ndryshme barnash tentojnë të jenë zgjidhje e çdo një shqetësimi apo

gjendjeje të padëshiruar; përpjekja është që për çdo anomali senzuale të njeriut të

prodhojë ilaç. Përkundrazi, me këtë bëhet kolonizimi më i madh i ndjenjave në

përgjithësi, gjë që rezulton me mekanizimin e plotë të njeriut.

Është fakt se është bërë goxha një përparim në aspekt të zbulimeve në lidhje me

proceset biologjike te njeriu, por duke lënë anash botën shpirtërore apo psikike të tij.




Bota shpirtërore dhe psikika e njeriut është më komplekse dhe më e ndërlikuar dhe më

qenësore se ajo biologjike. Për pasojë tëhuajësimi ndodh nga vetë fakti që njeriu është

i ndarë nga brendia dhe dukshmëria e tij është shkëputur nga dialogu ezoterik me

brendinë njerëzore.

Prandaj s’duhet harruar se shkalla në të cilën e ka sjellë njeriun qytetërimi dhe

progresi modern është tëhuajësimi nga vetja me tendencë që duke shpërndarë pilula të

lumturisë të krijojë kredon e sistemit të vet. Propozime të këtilla jo vetëm që nuk janë

të qëlluara nga aspekti shpirtëror por bëjnë edhe shkatërrimin biologjik dhe qenësor të

njeriut dhe pikërisht për këtë me një shpejtësi të madhe duhet intervenuar në drejtim të

sanimit dhe ruajtjes të asaj që është njerëzore e humane në njeriun.

Krejt kjo njeriut i ndodhi në periudhën e quajtur modernizëm, kur kozmosi e humbi

karakterin teocentrik dhe u bë antropocentrik. Thënë ndryshe njeriu e vendosi veten në

qendër të ngjarjeve gjithësore ndërsa e suspendoi Zotin. Njeriu i postrenesansës me

instrumentalizimin e shkencës dhe teknologjisë u pozicionua karshi kozmosit dhe

filloi që atë ta kurdisë ashtu si i pëlqente vetëm atij. Mirë ama kozmosi ishte i krijuar

nga Fuqia e Plotë Krijuese, Allahu xh.sh.. Ai kishte vendosur traditën e

pandryshueshme gjithësore (sunet-i ilahi) në të cilën kishin mundësi ta gjejnë veten

njerëz të epokave, vendeve, pozitave të ndryshme. Përmasa relative njerëzore kishte

mundësi që të futet nga njëra derë e panteonit të Absolutit. Mirëpo me marrjen e

ingjerencave në duar të fuqisë relative, bota mori karakterin e nënës për dikë, kurse të

njerkës për dikë tjetër. Shekuj me radhë të bardhët i eksploatuan, i torturuan të zinjtë.

Superioriteti shkencor dhe teknologjik njeriun e shndërroi në bishë që në çdo moment

e kishte të hapur gojën për të gëlltitur gjininë e vetë. Kështu që u paraqit një situatë

ku feja dhe shkenca, që në thelb janë plotësuese të njëra-tjetrës, ta përjashtojnë njëra-

tjetrën. Shkenca e sekularizoi totalisht shoqërinë dhe e përjashtoi fenë prej saj. Ndërsa

në anën tjetër edhe kuaziteologët shkencën filluan ta konsiderojnë si të rrezikshme për

dogmat fetare.

Shkëputja dhe tëhuajësimi i njeriut nga e shenjta në fakt krijoi një tension konstant në

të gjitha përmasat qofshin ato çështje të vogla apo të mëdha për nga pesha e jetës së

njeriut. Në këtë periudhë u shfaqën relacione të reja mes njeriut dhe natyrës, njeriu

filloi ta dëmtojë natyrën, ndërsa natyra ia ktheu me pamëshirë goditjen duke e

shndërruar botën në vend që nuk jetohet si dhe trupin e njeriut në korube pa fryt. Si

rrjedhojë njeriu u ballafaqua me çështje të reja, me krizën ekologjike, krizën sociale,

depresionet dhe streset psikologjike...

Jetën e lumtur të njeriut të së kaluarës, të lidhur ngushtë me tokën dhe me prehrin e

natyrës, njeriu i shoqërisë moderne dhe post-moderne, e ka veçse një kujtim të

mjegulluar. Qytetërimi modern apo postmodern bazohet në botëkuptimin prodhues

dhe konsumues, priret nga hipoteza sofisterike dhe mitike për konfliktin e përhershëm

dhe të pashmangshëm ndërmjet njeriut dhe natyrës. Në fakt nga këndi i fesë nuk

ekziston kurrfarë konflikti ndërmjet njeriut dhe natyrës, përkundrazi, duke qenë se të





dy i ka krijuar Zoti, ndërmjet tyre mbizotëron paqja dhe harmonia. Por nëse njeriu

vazhdon ta shkatërrojë dhe dëmtojë natyrën, nuk bën gjë përpos që e nxinë dhe e

rrezikon ardhmërinë e vet.

Pa dyshim që një koncepti dhe perceptimi të këtillë i ndihmuan njerëz sikur, Albert

Einstein me teorinë e relativitetit, Stephen Hawking me Bing Bang-un e tij duke thënë

se mënyra e krijimit të kozmosit në fakt vërteton jodomosdoshmërinë e ekzistencës së

Zotit (që në fakt më vonë edhe vet do ta ndërrojë mendimin). Kjo ndodhte nga fakti se

njerëzimi ishte në kapje të një periudhe moderne në të cilën zgjidhjet e çdo një

çështjeje do t’ia ofronte shkenca dhe përparimi teknologjik.

Amentu-ja (kredoja) e të gjitha përpjekjeve të këtilla qëndronte në të menduarit

hedonist. Në çdo fushë kërkohej vetëm kënaqje, ngopje të ndjenjave kafshërore,

plotësim i dëshirave, dëfrim si dhe të ngjashme. Me këtë mënyrë të të menduarit njeriu

i kufizoi gjërat më të natyrshme që i ka në vete. Duke filluar prej shpirtit e deri tek

ndjenjat dhe që ushqimin e kanë në lutjen dhe ritualet religjioze.

Disa nga shkencëtarët në fakt do t’i kundërvihen mënyrës së konceptimit të jetës dhe

botës në këtë mënyrë. Një ndër më të spikaturit është, Gilbert K. Chesterton, i cili do

të thoshte, “ përfundimi logjik i modernizmit është çmenduria”.

Në një darkë të shtruar nga princi Charls në vitin 1996 në Londër, vetë ai do të tërhiqte

kujdesin për shqetësimet e veta në lidhje me aspiratat e shkencës duke thënë:

“shkenca është në prirje që të formësojë një autoritet absolut mbi ne - po bile edhe

sistem diktatorial - duke e lënë anësh fenë, dëshiron që ajo të jetë përcaktuese e vetme

e botëvështrimit dhe spektrit tonë në lidhje me botën...unë, mendoj që fati i ndjenjave

tona qytetëruese të ngulitura në gjoks qëndron në rimëkëmbjen e ndjenjave të shenjta

që i kemi...jam shumë i sigurt se një botë e formësuar nga botëvështrimi i fesë dhe

shkencës do të jetë shumë më stabile, dhe shumë më e qytetëruar...bota islame, atë që

ne perëndimorët nuk e kemi, akoma e ka dhe e kultivon botëvështrimin dhe vlerësimin

shpirtëror të vetin në lidhje me botën.”

Shenjat e para të një kthese, kushtimisht thënë, mund t’i vërejmë edhe në pikësynimet

e shkencës postmoderne. Këtu mund të vërehen qëndrimet e shkencëtarëve se kjo

periudhë duhet të dallohet me atë që për qëllim parësor nuk do ta ketë objektivitetin e

as që do të ketë një besim të parezervë ndaj asaj që shkenca do ta nxjerrë në shesh.

Dhe se tash e tutje njeriu postmodern do të merret me parashtrimin e pyetjeve në

mënyrë konstante në lidhje me gjërat të cilat e preokupojnë atë.

Dilema më qenësore e njeriut postmodern qëndron mbi faktin se cili prej faktorëve të

qytetërimit do të jetë ai, që do ta nxjerrë atë nga kthetrat e agonive psiko-morale me të

cilat rrezikon të ballafaqohet çdo individ, pa marrë parasysh pozitën gjeografike në të

cilën jeton. Ngase aktualiteti vë në dukje një çështje shumë shqetësuese, edhe

kënaqësitë më nuk janë reale dhe ndoshta nuk përjetohen në thelb si të tilla.





Nga krejt kjo mund të vërejmë se perëndimi modern, me termin modernitet,

nënkupton vetëm qytetërimin material, pa marrë parasysh pohimin e botës

perëndimore dhe qëndrimin e tyre hipotetik se qytetërimi perëndimor ngërthen të

gjitha segmentet e nevojave të njeriut. Kjo vërehet edhe në botëkuptimet filozofike

materialiste të cilat sundonin në shekullin XX dhe më herët në momentet kur edhe u

bë “përjashtimi i dijes fetare nga shkenca moderne, me çka në një farë mënyre u bë

edhe zhveshja e qytetërimit modern nga ajo shpirtërorja dhe religjiozja. Në këtë

mënyrë qytetërimi perëndimor modern e tëhuajësoi veten nga krishterimi sepse

qëndrimi i tij ishte antikrishter (antichretien), ose më drejt thënë antireligjioz dhe në

fakt refuzonte çdo një mendim apo ide tradicionale.

Sipas thënieve të ekzistencialistëve njeriu në shoqëritë e qytetëruara moderne në

mënyrë të hatashme ndjehet i vetmuar. Ngase ai që është në vlerë nuk është njeriu por

është makina. Derisa arritja e lumturisë parakusht të vetmin ka “paranë” si mjet i

vetëm me anë të të cilit mund të blesh çdo një vlerë, derisa lumturia matet me “të

ardhurat vjetore të një kombi”, pa mëdyshje që njeriu të ketë një skepticizëm rreth asaj

që e preokupon ndoshta edhe më të afërmin e tij.

Pa mëdyshje që muslimanët, në raste të këtilla modernizmin do ta vështrojnë me

skepticizëm dhe dyshim; ngase ai si i tillë të gjitha çështjeve dhe fenomeneve në botë

u ofrohet apo i trajton me tolerancë, vetëm islami kur është në pyetje, atëherë tërhiqet

nga e tërë ajo tolerancë, të cilën e shprehte deri më tani! Me siguri që një trajtim i

këtillë do të jetë rëndë t’i afrojë botëvështrimet e muslimanëve me perëndimorët, deri

sa këta të fundit nuk do t’u largohen paragjykimeve dhe stereotipeve të imponuara nga

politikat dhe ngjarjet ditore.

Atë që mundëm ta vërenim deri më tani them që perëndimi në përgjithësi pikë

orientuese dhe zgjidhëse të çdo një problemi e ka bërë shkencën dhe përparimin

teknologjik, me çka kanë përjetuar një tëhuajësim total nga feja. E gjithë shkenca

profane që është zhvilluar gjatë rrjedhës së shekujve të fundit kufizohet në studimin e

botës shqisore: horizonti i saj lidhet vetëm me atë botë dhe metodat e saj zbatohen

vetëm në atë sferë; por ato janë shpallur shkencore me përjashtimin e gjithë të tjerave,

një qëndrim që shkon në mohim të ekzistimit të çfarëdo shkence që nuk merret me

gjërat materiale. Nga pikëpamja religjioze shpesh është debatuar nëse shkenca

moderne duhet të shpallet si ateiste ose materialiste, por kjo çështje shumë shpesh

është formuluar gabimisht; është fare e qartë se një shkencë e tillë nuk shpall me

qëllim ateizmin ose materializmin dhe se mjafton të mos përfillen disa gjëra që dalin si

pasojë e paramendimeve, ndonëse pa i mohuar formalisht. Ndërsa ajo që ndodh me ne

fetarët, është e kundërta e kësaj. Ne duke u thelluar në skajshmërinë tjetër mendojmë

se ilaçi i çdo çështjeje gjendet në fe. Ilustrim më adekuat për këtë është dukuria

bashkëkohore e shërimit me Kur’an edhe atë nga njerëz fallxhorë, hajmalixhinj,

rrugaçë, të cilët pa kurrfarë dije dhe kulture fetare librin e shenjtë, shpalljen e Allahut

xh.sh. e keqpërdorin në përmasa të gjëra. Sa që edhe për çiftet pa fëmijë, këta janë

mjekët më të mirë, të cilët përmes Kur’anit mashtrojnë njerëzit duke u garantuar se me

“ndihmën e Zotit“ do të kenë edhe fëmijë.

Kjo dukuri është shumë e përhapur në viset tona posaçërisht në periudhën

postkonfliktuoze, kur popullata fillon t’i ndiejë traumat e konfliktit. Sa që për çdo një

problem me të cilin ballafaqohen njerëzit, u drejtohen këtyre matrapazëve dhe

mjeranëve për shërim e qetësim. Ndërsa ndihma mjekësore u duhet atyre që shërojnë,

pasi ata janë të sëmurë me sëmundjen më të vjetër, më të pashërueshme dhe më të

pafalur, keqpërdorimin e fesë për dobi materiale. Dukuritë e tilla aq sa janë të

palogjikshme, po edhe më tepër janë të rrezikshme dhe ngecëse për njerëzimin, e në

këtë rast për ne muslimanët, sa që na kthejnë në errësirën e mesjetës kishtare, kur

kleriku fetar gjykonte për çdo një çështje, kinse me kritere të librit të shenjtë, në fakt

manipulonte dhe keqpërdorte porositë fetare për qëllime të errëta personale apo të

kishës së atëhershme.

Në momentet kur ne shigjetat e kritikave tona i kishim drejtuar drejt një botëvështrimi

modernist të zhveshur dhe të tëhuajësuar nga mendimi religjioz e shpirtëror, po të

njëjtin qëndrim duhet ta kemi edhe rreth atyre të cilët edhe individin i cili vuan nga

skizofrenia, depresioni, paranoja dhe sëmundje psikosomatike të ngjashme me to,

duke manipuluar me ndjenjat dhe emocionet e tij i jep një shpresë të rrejshme, kinse

ky “njeri i shenjtë fetar” përmes librit të Allahut do të arrijë ta shërojë, por kuptohet,

me një shumë të majme të hollash, që kuptohet, pacienti jo në formë pagese por si një

farë “shpërblimi” duhet t’ia dhurojë “shëruesit” në fjalë.

Në botë ekziston një drejtim i veçantë i psikologjisë dhe medicinës i quajtur psikiatri,

shkencë kjo, e cila apostafat merret me trajtimin dhe kurimin e personave me të meta

psikike me anë të metodave të saj të veçanta, qoftë ajo përmes barnave, qoftë me

metoda psikoterapeutike, të cilat do të bënin diagnostifikimin e duhur në lidhje me

problemet psikosomatike tek njeriu.

Kur’ani zbriti në tokë me një domethënie të thellë për baraspeshën. Ai ka ekuilibruar

marrëdhëniet në mes individëve, në familje dhe në shoqëri, në të gjithë krijimin, dhe u

ka treguar ndjekësve të tij një udhë që i drejton në harmoninë universale. Megjithatë

ngjarjet të cilat na okupojnë flasin për atë që, ne e kemi kufizuar Kur’anin në kufijtë e

gjykimit tonë. Së pari ne kemi kufizuar gjerësinë e paanë, duke e lokalizuar

universalitetin, dhe atëherë e kemi trajtuar dashurinë e tij në një nivel të rëndomtë,

duke e eklipsuar përmbajtjen dhe paraqitjen e tij brilante. Ai që nuk di të depërtojë në

thellësitë e urtësive kur’anore me siguri që mbytet në vetvete duke u marrë me çështje

sekondare të jetës së tij.

Prandaj ne si pjesëtarë të Islamit duhet të distancohemi edhe prej atyre të

ashtuquajturve intelektualë myslimanë, të cilët qorrazi imitojnë dhe importojnë

gjithçka që shohin në Perëndim, përbuzin dhe mohojnë mënyrën tradicionale të të

jetuarit dhe të menduarit të shoqërisë së tyre, duke ndjekur disa nga nocionet apo

sloganet e botës moderne perëndimore siç janë “iluminizmi, qytetërimi perëndimor



civilizimi, modernizmi, progresi dhe emancipimi”, nocione këto të cilat denigruan dhe

degraduan mendimin metafizik dhe jetën shpirtërore. Gjithashtu këto nocione janë

përdorur për të goditur vlerat tradicionale islame.

Të njëjtin qëndrim duhet ta kemi edhe ndaj atyre të cilët “të veshur me petkun

kur’anor” vetëm për qëllime të përfitimeve personale edhe atë duke denigruar dhe

kufizuar vlerat dhe urtësitë e fjalëve kur’anore, në fakt janë dëmtuesit dhe

shtrembëruesit më të mëdhenj të Islamit dhe të muslimanëve. Të tillët, me

interpretimet e tyre të gabuara, bëjnë që të heshtin të gjithë zërat që e shprehin Zotin

në koshiencën e një njeriu.

Ndërsa besimtari i denjë i kohës moderne me siguri që qëndron bindshëm në anën e së

vërtetës absolute, të cilën Kur’ani e shpreh në këtë mënyrë:

Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të

jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë. (el-En’am:82)

Unë mendoj se ka nevojë që të përcaktohen mirë hapësirat dhe përmasat e shkencës

dhe fesë, në ato suaza në të cilat më së miri do t’i vihen në shërbim mirëqenies

njerëzore. E jo të shkohet në anulimin e njërës apo tjetrës për të arritur lumturinë e

pjesshme. Ngase Perëndimi në shekujt e fundit ka pushtuar edhe shumë qarqe

intelektuale me konfliktin midis fesë dhe shkencës dhe si produkt i këtij konflikti lindi

materializmi dhe pozitivizmi, që rezultoi me krizat shpirtërore të cilat ndiqnin njëra-

tjetrën, ndërsa tani të gjithë së bashku përjetojmë katastrofën e përgjithshme të

mjedisit jetësor.

Të gjitha këto përpjekje të rrymave dhe drejtimeve të ndryshme me qëllim për ta

larguar njeriun modern nga spiritualiteti dhe metafizikja janë si fishekzjarrë, ndriçojnë

për një moment dhe pastaj shuhen duke dhënë vetëm kënaqësi të çastit, ato janë

kalimtare dhe materiale, duke mos premtuar asgjë në rrugën e kënaqësisë shpirtërore.

Tek ata gjithçka fillon me një lumturi të gënjeshtërt dhe të përkohshme, e cila në fund

zhduket krejt si të mos kishte qenë kurrë!

Për të ndërtuar një botë të re dhe të lumtur në të cilën vlerave njerëzore do t’u jepet

rëndësia e duhur dhe do të jetë e frytshme në konceptimin e synimeve dhe aspiratave,

të të gjithë njerëzve, pa dallime fetare, duhet të rizbulohen dhe riafirmohen treguesit

spiritualë dhe metafizikë në fetë e reveluara nga Zoti.

Në fund do ta them mendimin e një veprimtari të mirë fetar i cili thotë: “ne mund ta

imagjinojmë një botë të re më të përparuar, të bazuar në njohuritë dhe shkencën,

vetëm nëse e vështrojmë konceptin e shkencës përmes prizmit të metafizikës.”


Literatura e Konsultuar:

Akbar S. Ahmed, Postmodernizm ve İslam, përkth. Osman Deniztekin, cep düşün,

Stamboll 1995.

Ali Bullaç, Koncepte dhe sisteme bashkëkohore, përkth. Ali Pajaziti, Logos-A, Shkup

2005.

Fritjof Capra, Kainata Mensup Olmak, përkth. Mucahit Bilici, İnsan Yayınları,

Stamboll 1996.

James W. Jones, Contemporary Psychoanalysis and Religion, Yale University Press

New Haven and London 1991.

M. Fethullah Gülen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, përkth.

Mithat Hoxha, Prizmi, Tiranë 2005.

M. Riza Hakimi, İslam Bilim Tarihi, përkth. Huseyin Aslan, İnsan Yayınları, Stamboll

1999.

Murad W. Hofmann, 3. Binyılda Yükselen Din İslam, përkth. Murat Sülün, Çağrı

Yayınları, Stamboll 2003.

Rene Guenon, Modern Dünyanın Bunalımı, përkth. Mahmut Kanık, Verka Yayınları,

Stamboll 1999.

Robert L. Leahy, ed. Cognitive Therapy: Basic Principles and Aplications, Jason

Aronson, Yale University Press 1996.



Dr. Musa Musai




Psikiatria dhe feja





Shumë psikiatër dhe psikoterapeutë, në vend dhe në botë janë të hutuar, sillen në mënyrë indiferente, kur në praktikën e tyre ballafaqohen me dukuri fetare në përmbajtjen psikopatologjike të pacientëve të tyre, ose me pyetje të drejtpërdrejta ose indirekte të natyrës fetare, që ata u bëjnë?



        Prof. Dr. Ferid Agani ,neuropsikiatër



Si psikiatria ashtu edhe feja janë të mbështetura fuqishëm në traditat e pasura të mendimit dhe praktikës njerëzore. Mënyrat në të cilat njerëzit tentojnë që të kuptojnë dhe ndërveprojnë me botën e tyre dhe t’ua japin kuptimin jetëve të tyre kanë preokupuar filozofët, udhëheqësit fetar, dhe shkencëtarët gjatë shekujve.



Feja paraqet kodifikim kulturor të metaforave të rëndësishme shpirtërore dhe themel për fokusimin adekuat të marrëdhënieve sociale të njeriut.



Në kontekstin e hyrjes në temën e këtij punimi është e domosdoshme që të elaborohet edhe fakti se përmbajtjet fetare janë shpesh të inkorporuara në idetë deluzive dhe në përmbajtjet psikotike të individëve me çrregullime bipolare, skizofreni, depresion psikotik, ose çrregullime të tjera serioze psikiatrike. Madje, individët me çrregullime të personalitetit mund të kenë preokupime jo të zakonshme me fenë ose mund ta keqpërdorin atë. Për shembull individët me çrregullim të vartësisë mundohen që nëpërmjet “pritjes nga Perëndia” të arsyetojnë mosaktivitetin e tyre.



Ata të cilët kanë çrregullim obsesiv-kompulziv mund të angazhohen në lutje kompulzive ose të angazhohen në mënyrë të tepruar në rituale fetare të cilat, për fat të keq mund të inkurajohen, me qëllim të keqpërdorimit, nga grupe të caktuara të personave “fetar” si kinse shenja të posaçme të spiritualitetit. Personat me çrregullim anti-social mund ta keqpërdorin fenë, si mënyrë për t’i e të interesave personale.



Individët me çrregullim kufitar mund të drejtojnë mlleshfrytëzuar të tjerët në aspektin financiar ose të manipulojnë me çështjet fetare për qëllimin dhe urrejtjen kah ata që kanë bindje dhe besime të ndryshme nga të tyre. Personat me çrregullim narcisoid mund ta prezantojnë veten si udhëheqës fetar ose si prijatar shpirtëror me qëllim që të tërheqin vëmendjen në veten dhe “fuqitë” e tyre.



Këto janë vetëm disa shembuj se si feja mund të keqpërdoret duke u vënë në shërbim të psikopatologjisë. Është qartë se në këto raste problemi nuk qëndron tek feja, mirëpo ajo shfrytëzohet si medium për shprehjen e nevojave psikopatologjike.



Besimet fetare dhe filozofike që pacientët tonë i sjellin në mjedisin terapeutik, ose të cilat ata i përvetësojnë në përpjekjen për të arritur një shkallë të rehatisë ose për t’i dhënë kuptim vuajtjes së tyre, kanë anët e tyre të forta dhe dobësitë. Pacientët ose terapeutët ndonjëherë nënçmojnë qasjet e vlefshme terapeutike që dalin nga traditat fetare ose filozofike, të cilat dallojnë prej të tyre. Edhe me evolucionin dhe përparimin e metodës shkencore, është pak e mundshme të pritet, që gjenetika dhe neuroshkenca ndonjëherë do të arrijnë të jenë të afta që plotësisht të shpjegojnë çrregullimet e mendimeve, veprimeve, dhe qëllimeve të mendjes njerëzore.



Vetëdija fetare dhe realiteti psikik - botëra të ndara?



Konsiderohet se rrënjët e fesë qëndrojnë në gjendjen emocionale e cila njëkohësisht paraqet ide dhe funksion të un-it. Vetëm të menduarit dhe dija mbi fenë nuk nënkupton të qenit fetar. Sipas disa psikologëve të fesë përjetimi fetar është përjetim kreativ, që nuk është vetëm pjesë e procesit të imagjinatës, por ndryshim kreativ i unit të njeriut, dhe ndonjëherë rilindje – ndryshim i plotë i brendshëm i tij; duke qenë se ndikon në të gjitha funksionet e tjera psikike (të menduarit, ndjenjat, vullnetin) dhe ka ndikim në jetën e ndërdijshme të njeriut, si dhe në ndërtimin dhe ndryshimin gradual të gjithë qenies njerëzore.



Të kuptuarit e shtuar të domethënies dhe të rëndësisë së besimit fetar për pacientët psikiatrik do të influencojë në përpilimin e programeve të trajtimit për ta duke i shtyrë psikiatrat që të shqyrtojnë faktorët kulturor dhe sistemet e besimeve, të cilët mund të ndikojnë në pranimin dhe në zbatimin e këtyre programeve.



Por duhet theksuar se sistemet fetare të shërimit, shumë herë nuk është lehtë që të jenë komplementarë me trajtimin psikiatrik. Për shembull, pacienti mund të përjetojë situatë konfliktuoze kur duhet që të vendosë, t’i nënshtrohet tërësisht vullnetit të Zotit duke e lutur atë për shërim apo t’i nënshtrohet metodave të ndryshme të shërimit psikiatrik. Këto ndjenja konfliktuoze mund të shoqërohen me ndjenjën e rëndë të fajit se ata janë duke bërë diç që është në kundërshtim me bindjet e tyre fetare. Në rast se këto çështje nuk diskutohen nga ana e terapeutit kjo mund të rezulton me mospërmbushjen e procedurave terapeutike dhe me rezultate të dobëta të shërimit.



Ekzistojnë disa lëvizje në krishterizmin fundamentalist të cilat në mënyrë absolute e ndalojnë shërimin psikiatrik dhe në veçanti aplikimin e psikoterapisë si metodë e trajtimit të vështirësive mendore sepse paraqet rivalitet me sistemin e tyre religjioz të shërimit (Bobgan dhe Bobgan, 1989). Nga ana tjetër, sjellja dhe shprehitë specifike të cilat inkurajohen gjatë procesit psikoterapeutik (veçanërisht në rastin e psikoterapisë bihejviorale – kognitive) mund të binë në kundërshtim me mësimet e disa grupeve të tjera fetare. Për shembull, vënia e theksit gjatë psikoterapisë sekulare në plotësimin e nevojave individuale dhe në arritjen e vet-realizimit mund të kuptohet si konflikt me mësimet fetare, se duhet sakrifikuar për të tjerët ose se duhet shërbyer të tjerëve.



Përdorimi i barnave psikotrope, mundet po ashtu të krijon situata konfliktuoze me sistemin e besimit të grupeve të caktuara fetare. Për shembull, disa barna mund të lehtësojnë, në mos ta eliminojnë, tërësisht ankthin. Ky reduktim i ankthit mund të rezulton me dëshirë të zvogëluar të pacientit për ndryshim dhe për rritje që është në kundërshtim me konceptet fetare por edhe psikoterapeutike. Në rast se terapeuti nuk i shqyrton këto aspekte, rrezikohet realizimi i planit terapeutik pa marrë parasysh kualitetin e tij të lartë.



Në rast se dëshirohet arritja e rezultateve optimale në procesin terapeutik duhet që të zhvillohet proces i njëkohshëm në të dy drejtimet: profesionistët e shëndetit mendor duhet të arsimojnë profesionistët fetar lidhur me shenjat, simptomat dhe mundësitë e trajtimit të çrregullimeve psikiatrike në mënyrë që ata të jenë në gjendje që t’i njohin këto çrregullime në mjediset ku veprojnë dhe në anën tjetër profesionistët fetar duhet që t’i arsimojnë profesionistët e shëndetit mendor lidhur me bindjet fetare, shprehitë, sjelljet dhe përvojat të cilat drejtpërdrejtë influencojnë në jetën e njerëzve dhe në vendimet lidhur me procesin e shërimit.



Ndarje strikte apo bashkëpunim? Çka thonë hulumtimet?



Psikiatria është unike në mesin e shkencave mjekësore, sepse në përpjekjet e saja për të shpjeguar spektrin e gjerë të sjelljes njerëzore, shpesh shtrihet në filozofi, përtej realitetit të shkencave natyrore.



Sipas rezultateve të hulumtimeve të shumta, besimet fetare kanë rëndësi substanciale për mirëqenien e shëndetit mendor të njerëzve. Lukoff dhe bashkëpunëtorët (1992) konstatuan se “dimensionet fetare dhe shpirtërore të kulturës janë ndër faktorët më të rëndësishëm që strukturojnë përvojën njerëzore, bindjet, vlerat, sjelljen, madje edhe veçoritë e sëmundjeve”. Si ilustrim, Bearon (1990) dhe Sheehan (1990) vërtetuan se bindjet fetare të pacientit mund të ndikojnë në qëndrimin e tij ndaj çrregullimit prej të cilit lëngon. Krolli (1991) konstatoi se shumë pacientë psikiatrik besojnë se sëmundja e tyre është dënim nga Zoti ose rezultat i mëkateve të bëra, ndërsa studimi kombëtarë i psikologëve të Amerikës në vitin 1990 tregoi se afër dy të tretat e pacientëve përdorin gjuhën fetare kur përshkruajnë problemet dhe konfliktet e tyre. Disa hulumtues si Hadaway dhe Roof (1978) gjetën se njerëzit e devotshëm janë më të kënaqur me jetën, ose siç konstatuan Mayo dhe bashkëpunëtorët (1969), manifestojnë shkallë më të ulët të depresionit krahasuar me grupet e individëve jo-religjioz. Williams dhe bashkëp. (1990) identifikuan besimin në Zot si amortizator të rëndësishëm në situatat stresogjene dhe traumatike, dhe parandalues të çrregullimeve serioze psikologjike dhe psikiatrike, pas tyre.



Studimet kanë treguar se numri i rasteve dhe serioziteti i çrregullimeve psikiatrike të personave të vizituar nga profesionistët fetar, personat që merren me trajtime shpirtërore dhe profesionistët e shëndetit mendor është përafërsisht i njëjtë (Larson dhe bashkëp. 1988). Jam i bindur se ky konstatim vlen në masë të plotë edhe për Kosovë duke qenë se, është mirë i njohur fakti se afiniteti i popullatës shqiptare ndaj vizitave te profesionistët fetar dhe personat e tjerë paramedicinal është i lartë. Sipas Rossit (1993), studimi i Gallupit gjeti se 66% e popullatës së përgjithshme në SHBA preferonte ndihmën nga ana e këshilltarit profesional i cili është besimtarë fetar. Rezultate të ngjashme tregoi edhe studimi i bërë me qytetarët e shtetit Konektikat në SHBA prej të cilëve, kur u pyetën se cilin këshilltarë për shëndet mendor do të preferonin, 37 u përgjigjën psikologun, 32 psikiatrin, 22 profesionistin fetar dhe 21 punëtorin social (Murstain dhe Fontain 1993).



Gartner dhe bashkëp. (1991) kryen meta-analizë të hulumtimeve të bëra mbi korelacionin ndërmjet shkallës së vetëvrasjeve dhe devotshmërisë fetare, që tregoi se përkushtimi fetar ishte i shoqëruar me shkallë të ulët të vetëvrasjeve, në gati çdo studim. Disa hulumtime, si ai i Blacconierit (1991), identifikuan devotshmërinë fetare si variabël e cila në mënyrë konstante ishte e shoqëruar me shkallë më të ulëta të konsumimit të duhanit, të alkoolit dhe të drogës.



Ndonëse shumica e hulumtimeve përkitazi me fenë dhe marrëdhëniet e saj me shëndetin mendor janë përqendruar në aspektet e parandalimit të çrregullimeve të ndryshme psikiatrike, kohën e fundit janë më të shpeshta hulumtimet që udhëzojnë se devotshmëria fetare shoqërohet me përmirësim të rëndësishëm klinik edhe pas paraqitjes së sëmundjes, si rezultat i përmirësimit të funksionimit emocional.



Sfida e bashkëpunimit



Çfarë kuptimi ka jeta dhe a ka kuptim fare? Marrja e qëndrimit ndaj kësaj dhe shumë pyetjeve të ngjashme me cilësi ekzistenciale imponon nevojën që psikiatri, fillimisht ta qartëson pozitën e tij ndaj fesë; si dhe ta njehë mirë: fenë e tij, psikopatologjinë fetare si dhe psikologjinë dhe filozofinë e fesë.



Megjithatë, përkundër këtyre kualiteteve, psikiatri ka vështirësi se si të mos e manifestojë, të mos e bartë, ose të mos ndikojë në pacientin me qëndrimin e tij ateist, agnostik ose teist. A është kjo e mundur dhe së fundi a është kjo e nevojshme? Përgjigja me siguri, është e kushtëzuar me orientimin teorik dhe në çdo rast është individuale; mirëpo, kur ky lloj i qëndrimit të terapeutit bartet në pacientin atëherë paraqitet ndikimi i pashmangshëm manipulativ, që nuk është larg prej ideologjisë.



Bashkëpunimi ndërmjet personave fetar dhe psikiatërve, që në kushtet tona është ende i pamundur, në SHBA dhe në shumicën e shteteve evropiane, është frytdhënës qëmoti. Në klinikat e mëdha psikiatrike në perëndim është praktikë e zakonshme që në to të punojnë teolog të shkolluar prej të cilëve disa kanë vijuar edhe trajnime të veçanta psikoterapeutike.



Nga ana tjetër teologët ose personat që merren me trajtimin paramedicinal – shpirtëror, të vështirësive psikike gjejnë në psikiatrat ndihmë të pazëvendësueshme në trajtimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve të ndryshme psikiatrike. Personat fetar ose të tjerë që merren me trajtime paramedicinale, bëjnë gabim të madh kur trajtojnë pacientin e rëndë psikiatrik pa qenë të përgatitur për këtë ose kur e pengojnë dërgimin e tyre deri tek psikiatri.



Problemet etike



Ashtu siç është e domosdoshme që profesionisti fetar të jetë i njohur me historinë paraprake psikiatrike të klientit të tij, ashtu edhe psikiatri duhet ta ketë të njohur historinë fetare të pacientit duke nënkuptuar me këtë rast përvojat pozitive dhe negative të cilat ai i ka patur me fenë.



Bazuar në këtë, mendoj se në të ardhmen terapeuti duhet t’i përdorë bindjet fetare të klientit të tij në procesin terapeutik me qëllim të arritjes së rezultateve më të shpejta dhe më të mira.



Për shkak të përkushtimit të madh me të cilin janë të investuara bindjet fetare, terapeuti duhet të jetë i kujdesshëm që të mos tentojë t’ia imponojë bindjet dhe perspektivat e tij fetare pacientit i cili është i turbulluar dhe tejet i ndjeshëm.



Veçanërisht diskutabile janë intervenimet e psikiatrit në kuptim të përdorimit të lutjeve ose të citateve nga librat e shenjtë, me qëllim të riorientimit të sjelljes dhe të shprehive të pacientit. Çështja e lutjeve të përbashkëta me pacientin është tejet delikate në psikiatri, sepse psikiatri ka të bëjë me individë të hutuar tek të cilët kufijt e un – it janë fluid dhe të cilët në intervenimet e natyrës fetare mund të reagojnë në mënyrë të paparashikueshme. Megjithatë, lutjet mund të jenë tejet të dobishme në situata të zgjedhura mirë (p.sh., në kohën e stresit akut të precipituar me ngjarje të rëndë, reale, jetësore atëherë kur profesionistët fetar nuk janë afër), ose në rastet kur kemi të bëjmë me pacientë religjioz tek të cilët un-i, ka funksionim të ruajtur dhe të cilët i japin terapeutit përkrahje të plotë për këtë lloj të intervenimeve (Koenig dhe bashkëp., 1996).



Ndikimi i intervenimeve të ndryshme fetare – spirituele të ndërmarra nga ana e profesionistëve fetar ose/dhe personave të ndryshëm me “aftësi” të mbinatyrshme, në procesin e shërimit duhet të jetë temë për diskutim urgjent, fillimisht në mesin e asociacioneve relevante fetare dhe në stadin e dytë ndërmjet tyre dhe asociacioneve profesionale psikiatrike. Dukuria e reklamimit në gazetat ditore, të shërimit të plotë të sëmundjeve më serioze me metoda paramjekësore, ose psh., keqpërdorimi i pacientit skizofren i cili, ende në gjendje të sëmurë, pas “realizimit të konvertimit” nga njëra fe në tjetrën, shfrytëzohet për të shpërndarë literaturë fetare në ambientet e reparteve psikiatrike, paraqesin vetëm dy prej shumë keqpërdorimeve në këtë lëmi.



Këto dukuri paraqesin goditje të rëndë në radhë të parë për bashkësinë fetare të cilës ai “profesionist” ose ai “misionar” i takon, por poashtu edhe për profesionistët e shëndetit mendor të cilëve u vështirësohet angazhimi i mirëfilltë profesional dhe shkencor nëpërmjet krijimit të mosbesimit në masën e gjerë të popullit për shkak të “pa-aftësisë së tyre”.



Siç thash, aktiviteti në këtë drejtim deri më tani plotësisht ka munguar dhe kjo ka rezultuar me anarki të plotë në këtë lëmi. Pasojat e kësaj situate dita më ditë janë duke i përjetuar njerëzit e përvuajtur me vështirësi mendore dhe familjet e tyre të hutuara dhe të lodhura.



Përfundim



Marrëveshja e deritanishme e heshtur në shtetet dikur socialiste, mbi kufirin e pakalueshëm ndërmjet fesë dhe psikiatrisë nuk është treguar e suksesshme dhe në dobi të njerëzve me vështirësi psikike. Ky qëndrim, po paraqitet gjithnjë e më shumë arteficial dhe anakronik.



Është e njohur thënia e Ajnshtajnit se “të pyesësh për kuptimin e jetës do të thotë të jesh religjioz”; vet fakti mbi rritjen e interesimit në botë për çdo gjë fetare dhe shpirtërore, është arsye e mjaftueshme që psikiatri të jetë i informuar me rezultatet e sociologjisë dhe psikologjisë së religjionit, në mënyrë që duke e marr parasysh edhe anën shpirtërore të personalitetit të njeriut, pa të cilin tërësia e njeriut është e paparamendueshme, shërimi i tij të jetë më i suksesshëm,.



Shpresoj se në të ardhmen do të shohim bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet profesionistëve psikiatrik, teologëve dhe personave të tjerë fetar. Duke kuptuar më mirë rolin e fesë në kulturën tonë, psikiatrat kosovar, në të ardhmen duhet të shtojnë ndjeshmërinë ndaj besimit dhe manifestimeve fetare të pacientëve të tyre.



Në vend që të bëjnë gara se kush do të ofrojë më shumë shërbime për njerëzit me çrregullime të shëndetit mendor, profesionistët fetar dhe ata psikiatrik duhet të gjejnë mënyra se si të bashkëpunojnë në mes veti. Për shembull, psikiatrat kanë përvojë dhe dije të nevojshme për t’i diagnostikuar sëmundjet psikiatrike dhe posedojnë aftësi specifike terapeutike për trajtimin e tyre.



Nga ana tjetër shumë nga depresionet e lehta, format mesatare të depresioneve të mëdha, gjendjet e lehta ose mesatarisht të rënda anksioze, gjendjet pas përvojave traumatike si dhe vështirësitë më të lehta të adaptimit dhe të përballimit të situatave stresogjene dhe traumatike jetësore (që përndryshe prekin pjesën më të madhe të popullatës), mund dhe trajtohen mjaft mirë nga ana e profesionistëve fetar në ambientet e tyre të punës.






Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...