2015-04-05

Keni parë çetnike “shqiptarë” me tirqi e plis te bardhë ?

cet2


































Në foto (majtas) shiet me kostume shqiptare qetniku i njohur serb Vojvoda Milan Aleksić i cili shpesh u gjend ne mesin e shqiptarëve.Përkunder ketyre prvokimeve serbe me kostume kombëtare, ku cetniket perdornin si metoda dhe intriga per te mposhtur shqiptaret, por gjithnje dilnin humbas përballe  betejave.

Në bazë të ketyre fotografive shtrohet pyetja a thua vëtrete këta me veshje kombëtare  ishin cetnike serbe apo shqiptarë, spiun sherbëtore të Serbëvë…?! Eh, sikur te ishte vetem nje Esat Pashë..,

Kur flasim për njësitë moderne çetnike dhe çetnikëve në shekullin e 21, në njëfarë mënyre ajo gjithmonë harron realitetin, nga ato uniforma te cetikëve  dikur qe i ngjanin uniformave të ushtrisë meksikane në shekullin e 19-të. Megjithatë, uniforme e cetnikeve serbe merr vëmendjen tuaj gjatë Luftës Boer (1899 – 1902) në Afrikën e Jugut.
Rezistenca serb çetnik dhe veprim që fillon në 1903. Sa për uniforma është shumë e ndryshme. Të çetnikët fillimisht  mabin pantallona dhe jelek,onsideruar si  një uniformë ushtarake serbe …
Të çetnikët, si mund të i shikoni foto, të veshur me të gjitha llojet e uniformave, kostume, apo, për të tani thonë “kostum kombëtar” ndër të cilat mbizotëronin edhe  kostumet shiptare  me tirqi dhe plisa (Četnici su, kako se i vidi na slikama, nosili raznorazne uniforme..među kojima preovladava šiptarska nošnja i kečići », shkruanne ne librin e autorit anglez mbi veshjet nacionaliste gjate luftrave ne ballkan, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”


Cetniket serbë perdornin lloj-lloj intirgash e taktikash per te mposhtuar shqiptaret, edhe pse  cdo betje e humbnin
 
Një nga betejat më të famshme të çetnike dhe luftë në fshatin Drenovë, ku këndohej çetnike himnin ” “Sprem te se sprem te četnici”,” zbulon taktikën rëndësinë e veshur këto kostume veshur nga njerëzit në vendin ku është sabotuar (Cetniket) aksionet. Çfarë tregon cetniku i njohur serb me emrin Vojvoda Milan Aleksić  në betejën e tij kujtimet në fshatin e Drenovë: ” Më shumë beteja që sollën shumë viktima dhe ai ngadalë filloi për të kaluar në kostum të zi çetnik «Crna četnička uniforma », në mënyrë që të lehtësohet lëvizja ishte në natën dhe kishte një efekt më të mirë psikologjik në një sulm të papritur mbi armikun.

Sigurisht nxirje përkoi me ngjyra e zisë në kombit tonë, si dhe flamurin çetnike dhe mori të njëjtën ngjyrë si uniformë. Unë jam me ju, ne anen tuaj  dhe fshatarët me priten  mirë, meqë me apnë të  veshur me kostum shqiptar, ata mendonin se ne jemi shqiptar  dhe të gjithë armët i ulnin psohtë. Pra, ne me vone kemi bërë një luftë, arritem t’i rrethojnë tërë fshatin…” kishte phuar cetniku Alesic(sjiko ne foto ne foto me tirqi) Analistet serbe, kihsin shkruar çetnikët se serbet e Drazah Mihajlovicit ishin të vancuar me taktikat luftarake, te cilen nuk hezituan të perdornin edhe uniforma per t’u maskuar me qellim te arritjes se qellimeve.

Per fund cfare te thuhet. Përkunder ketyre provokimeve serbe me kostume kombëtare, ku cetniket perdornin si metoda dhe intriga per te mposhtur shqiptaret, por gjithnje dilnin humbas përballe  betejave, Në bazë të ketyre fotografive shtrohet pyetja a thua vëtrete këta me veshje kombëtare  ishin cetnike serbe apo shqiptarë, spiun sherbëtore të Serbëve…?! Eh, sikur te ishte vetem nje Esat Pashë…cet1

FLORI BRUQI : QELESHJA E BARDHË SHQIPTARE SFIDON POPUJT TJERË ME SHEKUJ

Image result for plisi shqiptar



Qeleshja apo Plisi është simbol dhe mbulesë tradicionale e kokës ndër shqiptarët .Plisi shpesh kapele qe shpesh here cilesohet si me e veqanta, pasi qe ajo perdoret vetem ne trojet shqipetare
Zakonisht plisi bartet si pjesë e kompletit të teshave folklorike apo ashtu i vetëm në ceremonit e ndryshme shoqërore. Në disa pjesë rurale në veri të tokave shqipëtare bartet edhe si mbulesë e kokës e kombinuar edhe me tesha të kohës.


Image result for plisi shqiptar

Histori

Plisi thirrët "pilleus" ne gjuhën latinen apo "pilos" në atë greke, ka formën e nje ves te qame ne mes, duke rikujtuar në atë menyrë lindjën e njeriut (kinse i dalur nga një ve). Egzistojn shum buste dhe reprezentime antike ku personazhet jan me plis në kokë.
Trivia

Tifozë të futbollit e të sporteve të ndryshme, nga Prishtina, grupiet e tyre i kanë pagëzuar Plisat, si simbol i tradicional.

Image result for plisi shqiptar

Punimi i plisit

Punimi i plisit eshte nje menyre shume e veqante por jo shume e thjeshte.Plisi perbehet nga leshi i cili duhet te punohet mire e me kujdes te veqante.

Koheve te fundit plisi po perdoret vetem i bashkangjitur me veshjet kombetare te cilat perdoren vetem per festat kombetare e historike te popullit shqipetare, e jo si nje kapele qe zen zbatim ne garderoben e perditshme.




Plisi shqiptar që sfidon shekujt


Qeleshja ose siç njihet ndryshe "plisi" pavarësisht ndryshueshmërisë në mënyrën e veshjes në jetën e sotme moderne, vazhdon të ruajë vendin e pazëvendësueshëm, si një ndër produktet artizanale tradicionale shqiptare.


Image result for plisi shqiptar

Plisët, që sot prodhohen në punishtet e Pazarit Osman në qytetin e Krujës, qytet i cili ndodhet në Shqipërinë e mesme, në veçanti përdoren në bajrame, dasma, festime dhe aktivitete të tjera nga burrat shqiptarë të moshuar, por jo vetëm, pasi plisin në raste gëzimesh dhe festash e përdor edhe brezi i ri.

Image result for plisi shqiptar


Mjeshtëri i prodhimit të plisit

Ndriçim Guna, në një reportazh me agjencinë e lajmeve AA, thotë se mjeshtëria e bërjes së plisit është një profesion, të cilin e ka trashëguar nga gjyshërit dhe këtë profesion e ushtrojnë prej shekujsh të tërë. Guna rrëfen se plisat i prodhojnë me metodën e vjetër duke mos përdorur qepje. Mjeshtëria e plisit është një profesion gati i harruar, shton ai.
Plisi shqiptar që sfidon shekujt

Plisi shqiptar që sfidon shekujt


Guna, shprehet për AA se falë të sistemit të atëhershëm (sistemi komunist), mjeshtëria e plisit ka arritur të vijojë mbijetesën e saj, ku ndër të tjera theksoi: "Gjatë Luftës së Dytë Botërore dyqani jonë u shkatërrua, prapa mbetën vetëm mjetet që mundën të shpëtonim. Në vitet e mëvonshme kur Enver Hoxha vizitoi Krujën dhe mësoi se babai im akoma i ruante mjetet që përdoreshin në prodhimin e plisit, e dërgoi babanë tim pranë një mjeshtëri të plisit në Tiranë.

Image result for plisi shqiptar
Babai im kështu kishte mësuar përsëri traditën tonë familjare të trashëguar nga gjyshërit, por që për shkak të luftës ishte ndërprerë. Enver Hoxha ka shumë merita në rifillimin e këtij profesioni, që ishte kthyer në një traditë familjare. Babai im bëri shumë përpjekje që unë t'a vazhdoj këtë profesion. Sot ndjehem mirënjohës ndaj tij”.
Guna pohon se prodhimin e plisave si një profesion të bartur prej gjyshërve, e bëjnë prej shekujsh.
“Mjetet që nevojiten për prodhimin e plisave ne i përdorim për një kohë për më shumë se njëqind vjet. Këto mjete më japin jetë mua dhe profesionit tim. Djali im është akoma shumë i ri. Siç dihet të rinjtë e ditëve së sotme nuk duan që të merren me punë të vështira. Por unë, sado që ishte e vështirë, ia mësova këtë profesion atij. Tani djali më ndihmon mua."

Image result for plisi shqiptar

Guna krahas plisave bën edhe papuçe prej leshi. Ai tregon se këta i bën duke pastruar leshin me sapun dhe duke e përgatitur atë, pas kësaj duke i futur ata në kallëp. Guna thotë se plisi, prodhimi i të cilit ka një të kaluar më shumë se 2 mijë vjeçare, vijon të përdoret në çdo zonë e krahinë ku jetojnë shqiptarët. Sipas tij, plisi dhe papuçet ngjallim më shumë interes tek turistët. Guna cilëson edhe faktin se çmimi i një prej tyre fillon nga 5 euro.


Image result for plisi shqiptar

Plisi shqiptar që sfidon shekujt

Sipas studimeve të ndryshme të karakterit historik, plisi është përdorur ndër shekuj në trojet shqiptare edhe si simbol i trimërisë dhe krenarisë. Origjina e tij është aq e hershme sa vetë kultura dhe traditat shqiptare. Zakonisht plisi bartet si pjesë e kompletit të kostumeve folklorike dhe tradicionale, por përdoret edhe i vetëm në ceremoni të ndryshme

*****

Image result for plisi shqiptar




Kapuçi i bardhë që shqiptarët e quajnë plis, qeleshe ose qylah, i bërë nga lesh deleje i shkelur, konsiderohet si kësulë tradicionale e shqiptarëve. Për plisin ekzistojnë tek ne do gojdhana në lidhje me lashtësinë dhe prejardhjen e tij. Në lidhje me këtë gjë po sjellim ca shënime të shkurtëra interesante.

Image result for plisi shqiptar

PLISI SHQIPTAR (QELESHJA) Kjo ndodhet ne muzeun e Louvre ne Paris

Image result for plisi shqiptar

Duke bërë kërkime rreth studimit të zejes të qeleshepunuesve (ose plistarëve) ndër zejtarët e Kosovës si dhe tek populli, kemi hasur në ca gojdhana interesante që meritonin të shenohen, kurioze, por jo edhe të pa baza.


Image result for plisi shqiptar


Një nga tregimet më intseresante është ai që bën fjalë dhe konfirmon se plisi i bardhë, kapuçi tradicional i shqiptarëve është trashëguar nga Ilirët.

Image result for plisi shqiptar

Duke mos u bazuar në dokumentat historiko-arkeologjike, por vetë në kushtet e atëhershme ekonomike të fiseve ilire, na del e logjikshme që këto tregime të kenë baza reale.


Image result for plisi shqiptar

 Sepse, fise të ndryshme ilire merreshin me njërën nga degët kryesore të ekonomisë me blegëtorinë.


Image result for plisi shqiptar


Kjo e vërtetë e konfirmuar edhe nga të dhënat historike na bën që t'u besojmë edhe gojdhanave popullore lidhur me plisin. Duke pasur lesh delesh në sasira të mjaftueshme, Ilirët prej këtij punonin veshjet e tyre, ku hyn edhe pjesa që mbulon kokën - kapuçi.

Image result for plisi shqiptar


 Pothuaj të gjitha pjesët e veshjes në të kaluaren njerëzit i bënin vetë në shtëpi. Më vonë shfaqen zejtarë profesionalë. Kështu qëndron puna edhe me punimin ose prodhimin e plisave.

Image result for plisi shqiptar


Në popull si dhe ndër zejtarët tanë qeleshepunues të Kosovës dhe jashtë saj ekziston një gojdhanë shumë e vjetër. Ajo thotë se këtë zeje e solli në Gjakovë një plak, që në kohërat e moçme ishte shpërngulur nga Malësia në këtë qytet.

Image result for plisi shqiptar

Kjo tregon qartas se në kohërat më të lashta, kapuçat punoheshin nga vetë anëtarët e familjes porsi edhe pjesët e tjera të veshjes popullore të përditshme (tirqtë, ndërresat, mintanat, xhokat, japunxhat, gjurdiat, gëxofët etj.).


Image result for plisi shqiptar


Për lashtësinë e këaj zeje, respektivisht të vetë plisit, dëshmon edhe emri i një lloji të tij që shqiptarët e quajnë vorri i Skënderbegut.

Image result for plisi shqiptar



E dihet mirë se Gjergj Kastrioti Skënderbeu vdiq më 17 janar 1468. Që nga vdekja e këtij vigani, shqiptarët filluan të mbajnë një kapuç të një forme të posaçme, me fundin ose majen e trusur, të thelluar në formë varri. Ky tip kapuçi mund të ishte i zi ose edhe i bardhë.


Image result for plisi shqiptar

I përngjet pjesës cilindrike të kapelës moderne (u muar vesh pa rreth) por, siç u tha më sipër, me fund ose maje të gropuar si varr në drejtim nga prapa kah balli.


Image result for plisi shqiptar

Këtë lloj plisi e mbajnë njerëz pak si më pleqë dhe më seriozë në qytete e fshatra. Sot përdoren fort rrallë, kurse në shekujt e kaluar ka qenë shumë më shpesh i përdorur.


Image result for plisi shqiptar
Tipi i plisit i quajtur me maje ka trajtë kupe me maje të theksuar. Një tip tjetër me maje jo të theksuar e quajnë i rrumbullakët. Në të kaluaren këta plisa ishin edhe më të gjatë, me maje më të theksuar, sepse punoheshin vetëm prej një tasllaku (polle trekëndhshe), dhe kur i ngjiteshin skajet, kapuçi merrte trajtë barizani të gjërë. Këtë lloj kapuçi mbanin pjesëtarët e fisit ilir të Dalmatëve.

Image result for plisi shqiptar
Kjo shihet në një pllakë guri nga Graduni, i cili ruhet në Muzeumin arkeologjik në Split. Kjo rrasë guri ka një relief në të cilin shihen figurat e dy ushtarëve ilirë të zënë robë lufte nga ushtarët romakë. Njëri nga këta dy ilirë mban në kokë një kapuç që për nga trajta është krejt i njëjtë me plisin tonë të sotëm me maje të theksuar (të shihet Mihovil Abrani?: O predstavam Ilira na antiknim spomenicima. ?asopis za zgotovino in narodopisje, Maribor, let. XXXII, snop. 1-4, 1937:12,15).
Image result for plisi shqiptar
Në popull dhe tek zejtarët qeleshepunues kemi dëgjuar dhe shënuar një tregim se në Dibër dhe rrethinë, në të kaluaren nuk mbaheshin plisat e rrafshtë si sot. Banorët e kësaj treve mbanin plisa të tipit të Kosovës.

Image result for plisi shqiptar

Mirëpo, rreth vitit 1832 Pashallllëku i Kosovës me në krye Jashar Pashë Xhinollin ra në konflikt me Dibrën duke dashur ta zgjërojë pashallëkun e tij. Me këtë rast u bë një betejë e rreptë. Jashar pashë Xhinolli, bir i Maliq pashë Xhinollit, me prejardhje nga Luma, i theu dhe i mundi dibranët, ose siç thotë populli i shkeli. Që prej kësaj, gjoja, dibranët mbakan plisa të shkelun, d.m.th. të rrafshtë, kurse kosovarët si fitimtarë vazhduan ende të mbanin plisa me maje.
Image result for plisi shqiptar
Në lidhje me lashtësinë e plisit , ndër shqiptarët ekziston edhe një gojdhanë tjetër që përcjellet brez pas brezi. Kjo gojdhanë tregon se në Betejën e Kosovës më 1389 moren pjesë edhe shqiptarët nga Kosova bashkë me mirditasit. Këta, me këtë rast, mbanin plisa të bardhë po të asaj trajte që mbajnë edhe sot.
Image result for plisi shqiptar
Nuk janë në gjendje të dijë e të konfirmoj se a ka dhe ç'baza ka kallximi popullor se do klerikë katolikë, varësisht nga rangu kierarkik, gjatë meshës në kishë mbajnë kësula të bardha në formë plisi të shqiptarëve. Madje të tillë i mban edhe vetë pontifiku katolik në Romë, papa.

Image result for plisi shqiptar

Ndoshta kjo traditë popullore mbështetet në këto fakte historike.
Image result for plisi shqiptar
Dihet mirë se pas okupimit të tokave ilire në Ballkan, romakët moren prej tyre shumë gjëra nga kultura materiale, duke përfshirë edhe pjesë të ndryshme të veshjeve popullore.

Image result for plisi shqiptar


Duket se një lloj këmishe ose pelerine, që romakët e quanin tunika (tunica) e moren nga fisi dalmat i ilirëve, sepse atë e quanin dalmatika (dalmatica).

Image result for plisi shqiptar

 A është e mundur të kenë përvetësuar edhe kësulën e bardhe ilire? Më vonë kjo veshje, duke pësuar ndryshime, dalëngadalë doli nga përdorimi i përditshëm. Ajo u ruajt dhe qendroi duke u përdorur vetëm në kishë katolike dhe ruhet edhe sot dhe ende quhet dalmatika. Hyn në përdorim, veshet nga priftërit vetëm gjatë meshës.
Image result for plisi shqiptar
Në krijimin e gojdhanës për kësulën e bardhë të papës që i përngjet plisit tonë të rrumbullakët (jo atij me maje të theksuar), mund të ketë ndihmuar edhe një fakt tjetër i njohur historik. Ky fakt është se në fillim të shekullit XVIII u zgjodh papë Klimenti XI, që kishte prejardhje shqiptare, i fisit Kelmend. Me iniciativën e tij, më 1703 u mbajt një konzilium i peshkopëve të Shqipërisë, ku u muar vendimi që literatura kishtare të përhapej në gjuhën shqipe.
Image result for plisi shqiptar
Po t'i shtojmë të gjitha këtyre që thamë më sipër se papët me të vërtetë mbajnë kësulë të bardhë të rrumbullakët, shumë të ngjashme me plisin shqiptar, atëherë na është plotësisht e qartë se nga rrjedhin këto tregime popullore

Alarmi amerikan: Ja kush janë deputetët e inkriminuar në Parlament!




Partitë më të mëdha kanë disa deputetë, të lidhur me krimin e organizuar. Megjithëse duhet kohë për të provuar këto lidhje, burimet tona konfidenciale raportojnë se, në Kuvendin e ri kanë hyrë disa trafikantë droge dhe pastrues parash


Në momentin kur në Kuvendin e Shqipërisë, në media dhe në opinionin publik shqiptar, po diskutohet e debatohet gjerësisht për dekriminalizimin, po ju sjellim sot një kabllogram të disa kohëve më parë të ambasadës amerikane në Tiranë (13 gusht 2009) dërguar Departamentit amerikan të Shtetit. Bëhet fjalë për kabllogramet e shërbimit diplomatik amerikan në vendin tonë që, ashtu si edhe në shumë ambasada të tjera, përfunduan në faqen e famshme “WikiLeaks”, të cilat janë kryesisht dokumente sekrete, një punë e përditshme dhe rutinë që kryejnë diplomatët amerikanë me zyrën e tyre qendrore në kuadër të ruajtjes të paqes dhe sigurisë në vendin e tyre, por edhe në shkallë botërore. Duhet thënë se Departamenti amerikan i Shtetit, pas publikimit të këtyre kabllogramëve, ka thënë se ato nuk duhen marrë në konsideratë dhe se nuk do të ndikojnë në marrëdhëniet mes SHBA dhe vendeve mike apo aleate.

Kabllogrami i datës 13 gusht 2009

Në kabllogramin e datës 13.08.2009, të titulluar “Kriminelët bëjnë ligjin, në Kuvendin shqiptar”, flitet për zgjedhjet e përgjithshme të atij viti: “Megjithë qetësinë relative të ditës së zgjedhjeve, ajo që na ka tërhequr vëmendjen, janë të dhënat se, njerëz të lidhur me krimin e organizuar, kanë marrë pjesë direkt, apo janë përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Partitë më të mëdha kanë disa deputetë, të lidhur me krimin e organizuar.

 Megjithëse duhet kohë për të provuar këto lidhje, burimet tona konfidenciale raportojnë se, në Kuvendin e ri kanë hyrë disa trafikantë droge dhe pastrues parash. Gjatë fushatës zgjedhore, një politikan, Aleks Keka, kreu lokal i Partisë Kristian Demokrate, në veri të Shqipërisë, u vra nga një bombë në makinë. Keka ishte i dyshuar për përfshirje në trafikun e armëve dhe narkotikëve. Më tej kabllogrami i ish-ambasadorit amerikan John Withers, veçon emrat e disa prej deputetëve të lidhur me krimin e organizuar:

1. Tom Doshi: Një deputet nga Shkodra, emër i përmendur edhe në raportin e të Drejtave të Njeriut, për sulmin fizik ndaj një gazetari, në Hotel “Sheraton”, ka qenë një ndër figurat kyçe të financimit të fushatës së Partisë Socialiste. Ai njihet ndryshe edhe si deputeti më i pasur, me një pasuri të deklaruar, rreth 15 milionë dollarë, por gjithashtu i dyshuar për trafikim narkotikësh. Doshi ka qenë deputet i PD-së në parlamentin e kaluar, por ndërroi krah, pak përpara zgjedhjeve.

2. Lefter Koka: Përfaqëson LSI-në, në Durrës. Koka është një anëtar, ndoshta i familjes më të famshme të krimit të organizuar, në Shqipëri, që ka lidhje me narkotrafikun, trafiqet njerëzore dhe aktivitete të tjera të paligjshme.”


3. Paulin Stërkaj: Deputeti 48 vjeçar i Partisë Demokratike, në Shkodër, është ish-mundës profesionist, me pak apo aspak edukim formal. Sterkaj ka qenë më parë në kampin socialist dhe ka qenë i akuzuar nga një ish-shok se ka vrarë një politikan në Shkodër, vite më parë. Sterkaj ka pranuar se ka interesa biznesi me naftën, ndërtimin dhe restaurantet, por shumë pak dihet për veprimtarinë e tij”.

4. Gramoz Ruçi: Deputet i Partisë Socialiste dhe Sekretar i Përgjithshëm i kësaj force. Ai ka lidhje të gjata e të qëndrueshme me trafikantë të narkotikëve dhe krimin e organizuar. Ruçit i është ndaluar të hyjë në SHBA që prej vitit 2005”.

Etj.

Kabllogrami përmban disa komente të ambasadorit Withers, sipas të cilit “edhe në raportin e ODHIR-it është nënvizuar se parlamenti i ri përmban biznesmenë deputetë, që janë shumë të dyshuar, se kanë lidhje me krimin e organizuar. Këta individë kanë tashmë imunitet ligjor dhe janë përgjegjës për hartimin e ligjislacionit shqiptar, që do ta çojë vendin drejt integrimeve euro-atlantike. Por, ulja në karriket e deputetit të të dyshuarve si kriminelë, do të turbullojë dhe nuk do t’i bëjë mirë zhvillimeve demokratike të vendit. Tashmë është e qartë se, të gjitha partitë kanë deputetë, të lidhur me krimin e organizuar dhe kanë pranuar para nga organizata kriminale.

 Ky është një fenomen turbullues, që ne dhe komuniteti ndërkombëtar do ta adresojmë në të ardhmen. Pika e parë e rëndësishme është se, ka deputetë që kanë deklaruar se, të zgjedhurit nga kjo klasë, nuk përfaqësojnë shqiptarët, por një pyetje mbetet, se sa gjatë do të duhet për t’i lëvizur këta “rrufianë” nga pushteti. Para së gjithash, paratë janë ushqimi i politikës dhe në vende të varfëra, ku nuk ka transparencë të fondeve për partitë, kriminelët e kanë të lehtë të depërtojnë, duke u bërë burim i fondeve të fushatës”

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...