2015-04-06

MEHMET HAJRIZI: NJË JETË ME INTEGRITET
















Reflektim nga libri “Një jetë me integritet Amazing Grace Uilliam Uillberfors dhe fushata heroike për t’i dhënë fund skllavërisë” i autorit Erik Metaksas (Eric Metaxas). Vepra e Metaksas, siç ka sintetizuar në parathënien e saj, Fllojd Flejk, ish kongresmen amerikan dhe president i Universitetit Uillberfors, “do të qëndrojë si pikë e gjallë referimi, jo aq për shkak të prozës së bukur që e karakterizon, apo rrëfimit të detajuar të jetës së Uillberforsit, por për faktin se ajo rrok në mënyrë mjeshtërore thelbin e fuqisë shpirtërore, qartësisë morale, brishtësisë njerëzore dhe synimit hyjnor që karakterizonin njerëzit në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë e në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë.”

1. Erik Metaksas, autor dhe folës i shkëlqyer

Autori amerikan, Erik Metaksas, përveç monografisë së tij për Bonhoeffer, është bërë i njohur edhe me librin për Uilliam Uillberfors, një deputet i famshëm britanik i para më shumë se dy shekujsh. Vepra është shpallur nga “New York Times” si libri më i shitur. Figura historike e Uilliam Uillberforsit, gati e harruar, u skalit mrekullisht nga pena e Erikut, duke e rikthyer në kujtesën e njerëzimit, si një vlerë të lartë të së kaluarës së tij. Libri i Erik Metaksas është përkthyer në gjuhën shqipe me titull “Një jetë me integritet Amazing Grace Uilliam Uillberfors dhe fushata heroike për t’i dhënë fund skllavërisë” Tiranë, 2010.



Kopertina e librit të Erik Metaksas (Eric Metaxas) në anglisht.

Erik Metaksas, tashmë shkrimtar i shquar, njihet edhe si orator i madh, prandaj presidenti Obama e kishte ftuar këtë vit të mbante fjalë në Lutjet e Mëngjesit. Vetë autori Metaksas, i shoqëruar nga dr. James Neathery, një intelektual tjetër i mprehtë, ka ardhur në Tiranë dhe në Prishtinë, për të mbajtur fjalime përpara deputetëve të kuvendeve tona. Vepra e Metaksas, siç ka sintetizuar në parathënien e saj, Fllojd Flejk, ish kongresmen amerikan dhe president i Universitetit Uillberfors, “do të qëndrojë si pikë e gjallë referimi, jo aq për shkak të prozës së bukur që e karakterizon, apo rrëfimit të detajuar të jetës së Uillberforsit, por për faktin se ajo rrok në mënyrë mjeshtërore thelbin e fuqisë shpirtërore, qartësisë morale, brishtësisë njerëzore dhe synimit hyjnor që karakterizonin njerëzit në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë e në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë.”

2. Uilliam Uillberfors, reformatori më i madh shoqëror në historinë e botës
I lindur në një familje të pasur, Uillberforsi i ri ishte dhënë pas dafrungave e kënaqësive, por shpejt e ndryshoi ekuacionin e jetës, duke iu përkushtuar përmirësimit shoqëror e mbrojtjes së të vuajturve e të varfërve. Ai, si besimtar i vërtetë dhe metodist, në veprimtarinë e tij jetësore abolicioniste dhe reformiste, udhëhiqej nga parimi i mbipartisë, nga vendosmëria dhe përkushtimi, duke u shndërruar, siç thotë Metaksas, në “viktimën fatlume të suksesit të vet”.

Uilliam Uillberfors, në veprën e Metaksas, vjen si një hero, jo i hipur në kalë me shpatë të zhveshur, por nga bankat e buta të Parlamentit të Britanisë së Madhe, ku një jetë të tërë ia kushtoi luftës kundër çdo ligësie shoqërore. Por, nga synimet e tij të shumta, më i rëndësishmi ishte shfuqizimi i tregtisë së skllevërve, të cilin e arriti në atdheun e tij më 1807, kurse përfundimisht në plan botëror, më 1833, vetëm tri ditë para se të vdiste. “Bota ku ai lindi më 1759 dhe bota që la më 1833 ndryshonin nga njëra-tjetra si plumbi nga ari“, shkruan Metaksas. Me veprën e tij jetësore, Uillberforsi u bë reformatori më i madh shoqëror në historinë e botës. Metaksas shkruan: “Mënyra më e efektshme për parandalimin e krimeve më të rënda është ndëshkimi i atyre më të lehta, si dhe përpjekja që ta shtypim këtë frymë të përgjithshme shthurjeje, e cila është nëna e çdo lloj vesi… Nuk e teprojmë kur themi se ky vëzhgim i vetëm ishte leva me të cilën trupvogli Uillberfors zëvendësoi një botë të tërë dhune e mjerimi me një botë qytetërimi e shprese, të cilën tani ne e quajmë epoka viktoriane.”

Eric Metaxas: Amazing Grace, Dietrich Bonhoeffer & Harlem - Biola University Chapel



Uillberfors nuk ishte hero i vetmuar në një “botë mizore, harbutërie dhe dëshpërimi”, por inspirues dhe prijës. Ai gëzonte solidaritetin e personaliteteve të shquara, si kryeministra, deputetë, shkrimtarë, prokurorë etj. Përveç “Rrethit të Klapamit” të cilin e udhëhiqte, në kohën e tij në Britaninë e Madhe ishin formuar për herë të parë rreth shtatëdhjetë grupe për çdo kauzë shoqërore, me të cilat deputeti Uillberfors mbante lidhje të afërta. “Jeta është përpjekje në bashkëpunim”, thotë Metaksas.

3. Uillberfors dhe ne

Në qoftë se e keqja e shëmtuar e kohës së Uillberforsit dhe përgjatë pesëmijë vjetëve para tij, ishte tregtia e lirë me skllevërit, kundër së cilës ai luftoi me vetëmohim, sot gati dy shekuj pas tij, përballemi me dukuri, si trafikimi i qenieve njerëzore dhe prostitucioni, që përbën formën e skllavërisë së ditëve tona, mjerimi social, krimi i organizuar dhe korrupsioni, diskriminimi i gruas, puna e fëmijëve dhe mospërfshirja sociale, shkelja e të drejtave të njeriut etj. Siç ka shkruar Fllojd Flejk, në çdo cep të botës mbetet punë e madhe për t’u bërë.

Në rrugën e gjatë, me shikim drejt së ardhmes, çdo shoqëri ka nevojë ta kthejë kokën pas, si Metaksas, për të parë të kaluarën dhe për të kujtuar e rikthyer vlerat, shpeshherë të harruara.

Në jetën përfaqësuese shqiptare të traditës, gjejmë figura të shquara, me vullnetin e çeliktë të Uillberforsit dhe me konsistencën e gjatë për të arritur qëllimet e larta të popullit që e përfaqësonin, si Abdyl Frashëri e Ymer Prizreni, Haxhi Zeka e Hasan Prishtina, Isa Boletini e Ramiz Cernica etj.

Në këtë kuptim, Uillberfors, nga Britania e Madhe dhe uillberforsët shqiptarë, para përfaqësuesve tanë të zgjedhur, andej e këndej kufirit kombëtar, para personaliteteve të jetës politike, arsimore e shkencore, kulturore e letrare, para vetë shoqërisë sonë, paraqiten, jo thjeshtë si vlerë historike, por edhe si frymëzim i gjallë e gjithmonë aktual për të luftuar të këqijat e kohës, për të mbrojtur, kultivuar e pasuruar fondin e thesarit të vlerave tona, për t’i kontribuuar zhvillimit e emancipimit, sipas shembullit të tyre.

Mendjet e ndritura të kombit shqiptar, duke bërë qëmtimin e afirmimin e vlerave të së kaluarës dhe gërshetimin e tyre me vizionin e së ardhmes, bënë kthesa të mëdha historike. Kombi ynë sot, njëqind vjet pas Pavarësisë, ka nevojë për reforma të gjithanshme, me përmasat e një rilindjeje tjetër.

Beteja e parë dhe e madhe e saj mbase do të fillonte pikërisht me mbrojtjen dhe pasurimin e sistemit të vlerave, që ka filluar të rrezikohet seriozisht.


Erik Metaksas, dr. James Neathery dhe Mehmet Hajrizi.

Do filluar prej këtij sistemi historik, jo nga pikëpamja konservative, por dialektike, sikur arkitekti që kërkon përforcimin e themeleve të vjetra të kullës së bukur që do t’i shtohen katet. Ky sistem do të mbrohet e kultivohet me emancipim dhe ndërgjegje, me shembujt e përfaqësimit moral, por edhe me legjislacion e strategji kombëtare.

Shoqëritë moderne kanë vlera të cilat qarkullojnë lirshëm, por shpesh bashkë me to shkojnë e vijnë edhe dukuri të shëmtuara, kundër të cilave, ato kanë ngritur mekanizma adekuatë mbrojtës, për t’i mbajtur në kontroll dhe amortizuar pasojat e dëmshme. Këta mekanizma u kanë munguar ndjeshëm shoqërive në tranzicion, të cilat shpeshherë ngjajnë me trupin pa imunitet.

Veprat e mëdha të historisë kanë lënë vlera të mëdha, të cilat mund të ruhen e të kultivohen vetëm nëse përkthehen në virtyte personale dhe kolektive dhe nëse mishërohen në karakterin e vetë shoqërisë, në përputhje me idealet e së ardhmes.

Libri i Metaksas sintetizon në mënyrë të shkëlqyeshme vlera të tilla.

MEHMET HAJRIZI: DHJETË ARSYET E MOTIVET PËR BOTIMIN E LIBRIT DOKUMENTAR - 'NGA GRUPI REVOLUCIONAR TE FRONTI I REPUBLIKËS'













 (Fjalë në promovim të librit "Nga Grupi Revolucionar te Fronti i Republikës", organizuar në Neuenhof të Zvicrës, më 15 mars 2015) - Të dashur bashkatdhetarë, Motra dhe vëllezër/ Ndiej kënaqësi të veçantë të jem përsëri midis jush, me një sebep të ngjashëm me atë kur shënuam 60-vjetorin e lindjes së veprimtarit të shquar dhe heroit tonë të madh, Kadri Zeka.




Është rregull që autorët të mos vlerësojnë veprën e tyre, por duke qenë se ne vetëm e kemi strukturuar librin, kurse autorët e vërtetë janë ata që kanë bërë shkrimet e tij, le të më lejohet të them pak fjalë për motivet e arsyet që na shtynë ta përgatisim atë, por edhe për vetë materialet.

Së pari, qëllim parësor për ta botuar këtë libër ishte që këtë lëndë voluminoze arkivore dhe dokumentare, të gjetur në bodrumet plot ujë të gjykatave, në arkiva shtetërorë e privatë, në thellësi të tokës e në puse të ujit, ta vëmë në dispozicion të studiuesve tanë dhe të huaj, në funksion të zgjerimit të studimeve shkencore për historinë tonë të re. Për më tepër, siç dihet, kjo periudhë e historisë sonë, pak është trajtuar shkencërisht. Dëshmitë historike dhe paraqitja objektive e zhvillimeve të kohës, mund t’u shërbejnë edhe autorëve të krijimtarisë artistike e letrare.


Së dyti, motiv për botimin e përmbledhjes ishte edhe vetë përmbajtja njohëse, edukuese, dokumentare dhe memoriale e këtyre shkrimeve programatike e statutare, politike e organizative, historike e letrare, ekonomike e shoqërore; shkrimeve në formë të letrave e trakteve, analizave e komenteve, thirrjeve e vështrimeve etj.

Së treti, nëpërmjet këtij libri kemi dashur të sjellim para brezave të sotëm, mendimin politik, kombëtar dhe shoqëror të Lëvizjes Kombëtare të viteve ‘70 të shekullit XX. Ajo dekadë e përparoi mendimin politik, e vuri në baza teorike, organizative e profesionale Lëvizjen, solli në jetën e saj konspiracionin e thellë e disiplinën e rreptë dhe shtypin klandestin të llojeve të ndryshëm.

Së katërti, këto shkrime janë shprehje dhe pasqyrim i edukimit patriotik, politik e moral të 40 autorëve që përfaqësojnë jo vetëm rreth 500 veprimtarë të Organizatës, por një rini të tërë të Kosovës së atyre viteve.

Së pesti, libri paraqet kontradiktat themelore e të mprehta politike e kombëtare të Kosovës së robëruar, të cilat ndonjëherë injorohen duke nxjerrë në plan të parë petkun ideologjik të këtyre materialeve, për ta vënë në kundërshti me sistemin e ideve të sotme demokratike. Por, historia nuk retushohet. Kontradikta bazë ishte midis regjimit pushtues, përpjekjeve kriminale të tij për ta përjetësuar robërimin e Kosovës dhe popullit shqiptar nën sundimin serb e jugosllav, rezistencës së tij të udhëhequr nga Lëvizja Kombëtare kundër errësirës dhe robërisë. Këto shkrime, brenda kombit dallojnë qartë edhe palët e kundërta të tij; veglat qorre të regjimit pushtues që majmeshin nga paratë e shpirtit të shitur, nga një anë edhe bijat e bijtë besnikë të popullit të vet që përkushtoheshin me tërë qenien për lirinë e tij, në anën tjetër të barrikadës. Në libër parakalojnë përfaqësuesit e dy botëve, njëra e së kaluarës, e kalbur e korruptuar deri në palcë dhe tjetra e së ardhmes, me shikim drejt horizonteve të lirisë, e gatshme për sakrifica e privacione.

Duke lexuar këto materiale lexuesi shqiptar do të imagjinojë kombin e tij të ndodhur para pasqyrës historike, përballë vetvetes, me ndjenjën e përgjegjësisë për të dalluar kategorinë kolaboracioniste, lëçitëse dhe kundër idealeve kombëtare, të asaj kaste individësh që i dilnin në pritë lirisë në rrugën e saj dhe kategorinë tjetër, shumicën dërmuese të popullit liridashës që po kacafytej dhëmb për dhëmb me armikun, për liri a vdekje. Duhet të shihemi në sy, jo për hakmarrje, jo për revansh, por për të vërtetën, për mbrojtjen e vlerave dhe për ruajtjen e pastërtisë së shpirtit e të moralit të kombit.

Së gjashti, libri padyshim përbën një rast dhe mundësi njohjeje të rrugës së vështirë nëpër të cilën ka kaluar liria jonë, lexuesit do të shohin gjakun e dëshmorëve dhe mundin e vuajtjet e brezave të tërë në themelet e saj. Duke njohur çmimin e lirisë, brezat do ta duan dhe çmojnë më shumë atë, do ta ruajnë e mbrojnë më mirë, do ta përparojnë e forcojnë me shembullin e atyre që e sollën.

Së shtati, materialet e librit paraqesin stadin e zhvillimit të Lëvizjes Kombëtare të kohës, e cila shënonte ngritje cilësore politike dhe organizative, shtrinte radhët në të gjitha trojet shqiptare të pushtuara e në të gjitha shtresat e shoqërisë dhe zgjeronte gamën e veprimtarisë në shumë drejtime. E liruar nga konceptet dhe praktikat sektare, anarkiste, oportuniste, por edhe terroriste, të cilat përshkonin jo pak lëvizje kombëtare e shoqërore të kohës gjithandej në botë, e papërlyer me shovinizmin, fashizmin, racizmin e ksenofobinë që karakterizonte regjimin pushtues, Lëvizja Kombëtare e Kosovës shquhej për pastërtinë e luftës, legjitimitetin e qëllimeve, drejtësinë dhe programin çlirimtar, humanist e demokratik.

Së teti, ky botim sjell në mënyrë të sintetizuar vlerat e traditës së Lëvizjes Kombëtare të kohës, të cilat po kultivoheshin e pasuroheshin në veprimtarinë e përditshme.

Materialet e këtij libri shkruheshin atëherë për të edukuar masat me frymën patriotike e luftarake, shkruheshin për t’i informuar qytetarët për gjendjen në të cilën ndodheshin Kosova dhe viset tjera shqiptare nën ish-Jugosllavinë, për nevojën e rezistencës popullore për ta dëbuar armikun nga trojet tona dhe për përcaktimin e fatit e të ardhmes kolektive nga vetë populli ynë, nëpërmjet të drejtës së tij legjitime për vetëvendosje. Kësaj rezistence duhej t’i prinin doemos, njerëz të virtyteve të larta njerëzore e kombëtare, të besës e guximit, të ndershmërisë e dijeve, të integritetit moral e përkushtimit, të privacioneve familjare e personale, të frymës së sakrificës e vetëmohimit, të vullnetit të pathyeshëm e vendosmërisë së patundur...

Së nënti, libri u bën të mundur brezave të sotëm komunikimin me materialet e dokumentet e shkruara mbi dyzet vjet më parë. Ky komunikim ndryshon sot nga koha kur u shkruan. Ato janë shkruar në një kontekst historik të robërisë, krejt të ndryshëm nga ky që po jetojmë në liri. Por këtë komunikim e bën të ndryshëm edhe vetë distanca kohore prej disa dekadash.

Disa nga konceptet, idetë dhe përmbajtjet e këtyre shkrimeve nuk janë aktuale në kohën tonë të një realiteti krejt tjetër në Kosovë, por shumë të tjera, qoftë si vlera, ideale, parime apo ndjenja, duke qenë universale dhe të gjithëkohshme, si dashuria për atdheun dhe përkushtimi vetëmohues karshi tij, demokracia, të drejtat e njeriut, ndershmëria, drejtësia sociale, barazia etj., mbeten sot dhe nesër imperativ i vazhdueshëm dhe obligim moral, politik e kombëtar i të gjithë brezave. Në këtë kuptim ky libër vazhdon të jetë një mjet edukimi patriotik, politik dhe artistik.

Së dhjeti, libri në mënyrë modeste i përgjigjet dëshirës së veteranëve të Lëvizjes Kombëtare për një monument të përbashkët në kujtim të bashkëveprimtarëve të tyre që ranë dëshmorë në altarin e lirisë.

Ky libër freskon dhe ripërtërinë kujtesën kolektive për historinë tragjike e të dhembshme që ka kaluar Kosova martire. Kjo ripërtëritje është shumë e nevojshme që të mos na përsëritet historia, sepse kur harrohet rruga, përsëriten vuajtjet e gjetjes ose bërjes së saj.

Së fundi, mund të pyes dikush, përse po promovohet libri këtu në Zvicër?

Sepse ky vend ishte kthyer në një atdhe të dytë për shumë veprimtarë të Lëvizjes Kombëtare të Kosovës, të cilët të ndjekur këmba-këmbës nga armiku pushtues gjetën këtu, jo vetëm strehimin e bujarinë, por edhe kushtet e mundësitë për të vazhduar veprimtarinë atdhetare, gjetën shumë miq, si Beat Shafer dhe Katrina Asal që mbështetën përpjekjet për liri të popullit tonë;

Sepse mbase më shumë se kudo, këtu u lejuan dhe u organizuan aq shumë demonstrata të mërgimtarëve tanë, në mbështetje të vëllezërve të tyre nën robëri dhe për sensibilizimin e opinionit publik e zyrtar të demokracive botërore për çështjen e pazgjidhur të Kosovës;

Sepse këtu, si në shumë vende tjera, janë degdisur veteranë të Lëvizjes sonë Kombëtare, të cilëve duam me këtë rast t’u shprehim mirënjohjen tonë të thellë për kontributin që i dhanë atdheut. Ishte kërkesë dhe nismë e tyre kjo veprimtari, jo vetëm për të promovuar librin, por edhe për të shënuar përvjetorin e Kryengritjes së vitit 1981 në Kosovë. Këtu kemi dhe kaq shumë bashkatdhetarë që për një arsye a për një tjetër, nuk qenë pjesëtarë të Lëvizjes, por që e duan jo më pak Kosovën e kombin e vet, i çmojnë vlerat e traditës luftarake të popullit tonë dhe janë gati ta mbrojnë me gjak lirinë e vatanit;

Sepse, sepse këtu në Zvicër, gjatë qëndrimit të tij katër vjet rresht, Kadri Zeka shkroi me zjarr dhe me mendje të ndritur, shumë materiale që sjell ky libër, por edhe botoi shtypin klandestin të Lëvizjes Kombëtare. Më vonë për gazetën “Liria”, shkroi në mërgim edhe veprimtari i shquar Jusuf Gërvalla, i cili ndihmoi edhe botimin e saj;

Sepse pikërisht nga këtu u nisën mijëra ekzemplarë të „Liria“-s së famshme, të përmbledhjes poetike „Këngët e lirisë“ etj., të cilat me mund e sakrifica dërgoheshin në Kosovë e viset tjera shqiptare, për t’u shpërndarë dorë më dorë dhe për t’u kopjuar e shumëfishuar.

„Liria“, materialet e së cilës ribotohen në këtë libër, ishte bërë e nevojshme si buka e përditshme për patriotët dhe publikun shqiptar. Vështirë mund të gjendet shembull tjetër, veç në Mesjetën e errët të inkuizicionit, të jenë ndjekur aq shumë shkrimet, por edhe njerëzit, vetëm pse lexonin një revistë të shkruar me fjalën e lirë dhe të vërtetën, siç ishte „Liria“. Por siç ka thënë diku Debs “E vërteta është gjithnjë e rrezikshme për pushtetin e maskarenjve, të shfrytëzuesve e të grabitësve. Ja përse e shtypin të vërtetën”.

Kjo ishte arsyeja përse ndiqeshin egërsisht materialet e këtij libri dhe autorët e lexuesit e tyre, por këtu qëndron edhe roli historik i shtypit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Ju falemnderit shumë.

(Neuenhof, më 15 mars 2015)

 .....................................................


PROF.DR.SABILE KEҪMEZI-BASHA: SPROVAT E QËNDRESËS SHQIPTARE NËPËR VITE



Me shumë vonesë më ra në dorë libri i atdhetarit të njohur Mehmet Hajrizit “Sprova të çlirimit”, por, thënë ndryshe, edhe pse isha e vonuar në lexim, pata përshtypjen se librat që kanë vlerë janë të qëndrueshme, dhe në çdo kohë përmbajtja dhe mesazhi që del nga ato, për gjenerata e gjenerata do të jenë aktuale.

Struktura e librit

Autori librin e ndan në gjashtë kapituj, por ka edhe parathënien që në pika të shkurtra na dëshmon se çka e shtyri që të grumbullojë, të sistemojë dhe të publikojë shkrimet e intervistat e shumta që gjatë viteve i kishte dhënë dhe botuar në gazeta e revista të ndryshme të vendit dhe jashtë tij. Vlen të përmendet se gati-gati gjatë gjithë shkrimeve që prezantohen në libër, ndjehet një gërshetim i dukshëm i ngjarjeve dhe i momenteve që lidhën ngushtë me të kaluarën dhe aktualen, çka vërteton edhe një herë se autori është njohës i mirë i së kaluarës, pjesëmarrës aktiv i së tashmes dhe vizionar konsekuent i së ardhmes. Autori siç ia kushtoi tërë jetën çlirimit të Kosovës, në shenjë respekti për çlirimin e saj i kushton edhe librin. Në parathënie të saj ai thotë, se të gjitha punimet që prezantohen këtu pasqyrojnë një pjesë të vogël të jetës së pasur të lëvizjes sonë kombëtare. Duke argumentuar se “Kosova kaloi nëpër sprova të rënda të çlirimit nga sundimi i huaj, por edhe nga vetvetja. Ajo duhet të këpuste prangat e robërisë së gjatë e vargonjtë e shpirtit dhe të çlirohej nga mentalitetet e robit e nga konceptet e vjetra…”. Mehmet Hajrizi, si gjatë tërë veprimtarisë së vet ilegale, njashtu edhe pas saj në çdo vend dhe në çdo kohë pati dhe ka një filozofi të veçantë të veprimit dhe të realizimit të qëllimeve supreme të popullit shqiptar. Ai me këmbëngulje kërkoi dhe kërkon që për çlirimin e popullit shqiptar ekziston një rrugë e vetme, “Kosovës i duhej bashkimi i gjithë potencialeve, i mendjes dhe i forcës, i guximit dhe i veprimit, i duhej organizimi serioz, unitetit politik e kombëtar dhe fryma e sakrificës e vetëmohimit”. Ai edhe sot thërret, kërkon që ti përmbahemi këtij parimi që do të jetë aktual në çdo kohë…


Kush është Mehmet Hajrizi

Për autorin Hajrizi mund të shkruhej shumë dhe mund të flitet gjatë, mund të shkruhen monografi për punën dhe aktivitetin ilegal politik të tij, por edhe për periudhat e më vonshme se ai kur e deshi nevoja si gjithmonë ishte në vendin ku e kërkonte Kosova e robëruar. Hajrizi gjatë tërë jetës pati dhe punoi për të vetmin gjakim, për gjakimin e shumë gjeneratave që ishte qëllimi suprem dhe synimi i fundit-Kosovën e lirë dhe ta shihte aty ku e kishte vendin. Një jetë të tërë, mund të thuhej lirshëm se ia kushtoi çështjes kombëtare. Por fal qëndrueshmërisë, angazhimit, sakrificës dhe dashurisë së tij për atdheun, ia arriti me dinjitet të sfidojë kohën e egër dhe të qëndrojë vertikalisht që shumë të tjerë do të kenë lakmi jetën e tij prej heroi të gjallë.

Ilegalisti Mehmet Hajrizi u lind me 7 shkurt 1948, në fshatin Strofc të Vushtrrisë. Ka mbaruar Shkollën Normale dhe Fakultetin e Filologjisë, Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prishtinë. Që nga viti 1974 ishte njëri ndër më kryesoret në lëvizjen ilegale patriotike shqiptare në Kosovë. Fillimisht, ishte anëtar i organizatës ilegale “Grupit Revolucionar” që u formua në Prishtinë, por me zbulimin dhe arrestimin e anëtarëve të saj (1974), Mehmet Hajrizi me shok formojnë organizatën ilegale të quajtur “Organizata Marksiste Leniniste e Kosovës”, ku shokët në mënyrë unanime e zgjedhin kryetar. Siç dihej nga të dhënat që kemi, organizata e OMLK-së, kohë pas kohe nxirrte edhe gazetat ilegale siç ishin: “Zëri i Kosovës” dhe “Liria”, që Mehmeti ishte kryeredaktor i tyre. Më 1981, pas demonstratave studentore, ai arrestohej, dhe në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë i shqiptohet dënimi prej 12 viteve burg të rëndë, duke e cilësuar se ai kishte vepruar kundër shtetit dhe popullit. Për Hajrizin, viti 1981 nuk ishte kontakti i parë me burgun, ai edhe më herët ishte arrestuar (1979), por në mungesë të fakteve, në burg kishte qëndruar vetëm dy muaj dhe ishte cilësuar si propagandues që vepronte kundër pushtetit në fuqi.

Pas daljes nga burgu, ai përsëri iu rrek punës së lënë për gjysmë, për ta vazhduar më tej. Përsëri angazhohet edhe më me ngulm për qëllimin e madh të popullit dhe për lirin e tij.

Dhembja dhe krenaria

Pjesa e parë e librit e titulluar “Dhembje dhe krenari”, përbëhet prej shumë punimeve që autori në fillim të librit nënvizon se: Materialet e përzgjedhura në këtë përmbledhje janë shkruar gjatë një harku kohor dhjetëvjeçarë (1993-2003), por trajtohen edhe probleme e ngjarje të para të kësaj periudhe. Sidoqoftë, ato mbajnë vulën e kohës, prandaj duhet parë në kontekst të saj” , me të drejt konstaton autori dhe ashtu duhet të merren dhe të konsiderohen.

Një analizë më të gjerë, autori i bën me një përkushtim të madh pranverës shqiptare. Ai fillon që nga viti 1945 duke i dhënë aksent të posaçme pakënaqësisë së popullatës shqiptare dhe rezistencës së tyre e cila u manifestua me formimin e organizatave ilegale dhe angazhimit të tyre në luftërat për liri e pavarësi dhe bashkim kombëtar. Duke ecur nëpër vite, analizon demonstratat studentore të vitit 1968, demonstratat gjithë popullore të vitit 1981. Dhe shkrimin e përfundon me optimizëm se “Kosova ngjitet shkallëve ndërkombëtare në saje të qëndresës së vendosur, të gjakut të derdhur, të drejtësisë së çështjes së saj dhe të mbështetjes së miqve të shumtë”, përfundon artikullin të botuar me 16 mars 1996 në gazetën “Bujku” në Prishtinë. Po të kësaj natyre janë edhe intervistat e punimet dhënë e botuar në gazeta si: “Rezistenca shqiptare”, e botuar në “Nezvisni Vojvogjanski list”, “Frontet dhe fronet e Kosovës”në “Zëri”, “Vetëvendosja e popullit vulos fatin e Kosovës”dhënë me 6 qershor në TVSH.

Zgjimi i ndërgjegjes kombëtare

Në punimin për orën e zgjimit të ndërgjegjes kombëtare të titulluar “Drenica” e botuar në gazetën “Zëri”, autori na prezanton anatominë e dhembjes së Drenicës duke thënë se:” Drenica tërhoqi vëmendjen e të tjerëve vetëm duke shkrehur armët, si në kohën e Ahmet Delisë në fillim të shekullit, të Azem e Shote Galicës dhe të Shaban Polluzhës, në mes dhe të Tahir Mehës e të Adem Jasharit, në kapërcyell të këtij qindvjetëshi. Luftërat e Drenicës kanë qenë gjithmonë si alarme përkujtimi, por mbi të gjitha ato ishin orë zgjimi e ndërgjegjes kombëtare, sa herë kjo dremitej”. I ngjashëm është edhe trajtimi i invalidëve të luftës, në punimin me të njëjtin titull “Invalidët”, po ashtu edhe punimi “Dëshmorët”, që vije si një alarm në zyrat e brishta të administratës aktuale.

Punimet që të bëjnë të ndjesh mornica të ftohta në trup janë: “Nënat e mëdha”, “Të burgosurit”,”Strategjia e optimizmit e Komandant Adem Jasharit”, “Tre pishtarë të ndezur të lirisë kthehen në atdhe”dhe “Dy kapedanë të Lëvizjes kombëtare”, nga të gjitha këto shkrime përcillet nëpër vite mesazhi i autorit se: ”Le tu themi miqve dhe kundërshtarëve tanë kudo të jenë se po qe nevoja, Kosova do të nxjerrë nga gjiri i vet sërish rexhep mala e nuhi berisha, adem jashara e UÇK, por as sot as mot, kurrë më nuk do të lejojë që këmbë armiku ti shkelë tokën e saj”.


Reagimi ndaj librit të Qosiqit

Punimi “Fatkeqësia e refuzimit apo refuzimi i fatkeqësisë”, hap kaptinën e dytë të librit të titulluar ”Refuzimi i fatkeqësisë”, në të cilën autori reagon ndaj librit të Dobrica Qosiqit “L’efondrement de la Yougoslavi” (Shembja e Jugosllavisë), e botuar në Lozanë, në gjuhën frenge, bënë fjalë për të pavërtetat që mundohet Qosiqi që ti paraqet si të dhëna shkencore. Hajrizi reagon ashpër ndaj pjesës së librit me titull “Kosova-thelb i problemit”, ku përfshin tri çështje kryesore të problemit të Kosovës siç ishin: si u krijua problemi i Kosovës,paraqitja aktuale e saj dhe rrugët e zgjidhjes së tij.

Autori i kundërvihet Qosiqit se krijimi i problemit të Kosovës bartet dhe largohet nga e vërteta dhe vendoset në vitet e pas mbarimit të LDB, dhe se Kosova është problem që e krijoi Tito dhe PKJ-ja duke i dhënë kuptim ideologjik, duke harruar dhe anashkaluar me qëllim se problemi i Kosovës ka lindur historikisht më herët nga Jugosllavia dhe PKJ-ja. Burimin e tij duhet kërkuar në vitin 1912, kur Kosova e sapo[çliruar me forcat e veta nga sundimi shekullor osman, e sfilitur dhe e dërmuar nga lufta, aneksohet me dhunë nga Serbia me ndihmën e të tjerëve duke e futur popullin shqiptar të saj në një robëri të re edhe më të egër”. Ishte një leksion i mirë që i mbajti autori i librit, Qosiqit të ngarkuar tej mase me shovinizmin serbomadh. Edhe pse dihej botërisht se Kosova është tokë shqiptare dhe se atë e banojnë me mbi 90% populli shqiptar. Qosiqi, mundohej të hedh pluhur syve opinionit ndërkombëtar, duke thënë se ajo u “albanizua” shumë më vonë duke sjellë një “mori argumentesh” të pa baza që të vjen për të qeshur për broçkullat që i thotë akademiku i Beogradit.

Edhe pse shqiptarët arrestoheshin, vriteshin, ndiqeshin, u përjashtuan nga institucionet e Kosovës. Edhe pse në një mënyrë Serbia kishte bërë agresion ndaj Kosovës, ai-Qosiqi si edhe shumë të tjerë, në libër pohon se në Kosovë nuk ka luftë, as kontradikta ndëretnike apo ndër konfesionale, duke e mohuar të vërtetën se në Kosovë ka dhunë sistematike dhe terror shtetëror mbi një popull të tërë, sipas recetave të Çubrilloviqit famëkeq, për ta detyruar ti zbrazë trojet e veta etnike dhe për ti kolonizuar ato me serb” thotë Hajrizi në punimin të botuar me 20 gusht 1994 në gazetën “Bujku”. Po të kësaj natyre janë edhe punimet: “Një kriminel i luftës provokon paqen e popujve”, “Farsa e një “revolucioni” tragjik”, “Gënjeshtra dhe krime në funksion të politikës serbe kundër shqiptarëve” e shumë shkrime të tjera që vlen të lexohen me një përkushtim më të madh që në një farë mënyre janë dëshmi të një kohe.

“Bashkim”, parulla që bashkoi shqiptarët

Pjesa e tretë e librit “Sprova të institucionalizimit të lëvizjes kombëtare”, karakterizohet me një numër të madh të intervistave që autori i jep në gazeta të ndryshme të vendit. Por, strumbullar i tërë kapitullit, në një faqe e gjysmë tekst të shkruar është punimi “Rreth një parulle të vitit 1981”, që bënë fjalë për demonstratat e vitit 1981, që nga aty lindi edhe parulla- kushtrim “Bashkim” ose edhe tjetra parullë “Kush s’bashkohet është tradhtar”, e cila pati një efekt të madh tek popullata, gjatë demonstratave të vitit 1981, dhe varg e varg vinin pas saj duke u shtuar masat e gjera shqiptare dhe iu bashkoheshin studentëve për të bërë rezistencë.

Në punimet dhe intervistat e dhëna më vonë, të përfshira në libër kryesisht trajtohen tema nga aktualiteti politik në Kosovë si: Angazhimi për mbijetesën, Lëvizje dhe stagnim, Zgjedhjet dhe kuvendi, Takimi i rrezikshëm, grupi negociator, Qeveria e unitetit, Një vit pas konferencës së Rambujesë etj.

Ndërsa në kapitujt e tjerë si: “Në jetën e subjekteve politike”, “Çështje të informimit” autori paraqet më tepër çështje parimore lidhur me institucionet e Kosovës, Relacionet në mes politikës dhe informimit. Dhe në kapitullin e fundit: “Vitet e rimëkëmbjes”, Hajrizi trajton periudhën e pas luftës duke përfshirë: Tri sprova historike të Kosovës në rrugë drejt pavarësisë, Premtimet, Vit vendimtar i rindërtimit të Kosovës, Zemërgjerësia e donatorëve, Rindërtimi i Kosovës e shumë tema të ngjashme.

Krejt në fund, libri i autori Mehmet Hajrizi e vlen të lexohet dhe të studiohet me kujdes, ngase mesazhi që rrezaton nga ajo na bënë të jemi krenar dhe të jemi të gatshëm për përballje me sfida të reja.

PROF.ASOC.DR.MUHAMET BELA: VEPRA E MOIKOM ZEQOS, DE RADA 'RISHPIKJA E ARRBËRISË', NJË VEPËR E SHQUAR E KULTURËS SHQIPTARE
















Kur hedh vështrimin në kohën mbi tredhjetëvjeçare, nuk mund të harroj që bashkë me ne ishte në specializim për një periudhë pasuniversitare dy vjeçare, për historinë e lashtë dhe arkeologjinë dhe një shkrimtarë i njohur. Në atë kohë pedagogët tanë ishin të mirënjohurit profesorët Aleks Buda, Muzafer Korkuti, Hasan Ceka, Skënder Anamali, Selim Islami, Frano Prendi, ,Aleksandra Mano, Neritan Ceka, Zhaneta Andrea, Bep Jubani etj.

Më 11 mars të këtij viti, në praninë e familjarëve dhe personaliteteve të jetës kulturore, shkencore, politike etj, akademiku, profesori ynë i çmuar, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Muzafer Korkuti, mbajti një fjalim pikant në ceromoninë e vendosjes së bustit të profesorit të shkëlqyer Aleks Budës. Personalisht ndjeva ndjesi të rralla për ketë personalitet të shquar e të paharrueshëm. Mua dhe shokun tim prof.dr.Luan Përzhitën, drejtorin aktual të Institutit të Arkeologjisë, na ofroi të futemi në rrugën e gjatë e të vështirë, por mjaft tërheqëse të arkeologjisë, pikërisht ky ish kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe profesorët e tjerë të nderuar.

Në atë ceromoni ishte dhe Moikom Zeqo, një nga penelatat e artit, kulturës e shkencës shqiptare, të cilin nuk kishe kohë ta takoje se e donin shumë të tjerë të komunikonin me të dhe ai vetë ka qenë mjaft i lidhur me profesorin e paharrueshëm.

E di shumë mire që Moikom Zeqo ka shkruar rreth 100 libra.

Një nga veprat më të mëdha që shkëlqenin në panairin e fundvitit që kaloi, pamëdyshje është vepra e tij, “ De Rada “Rishpikja e Arbërisë”, të cilën, pa pretenduar shumë si njohës i veprave letrare , do e veçoja si më të mirën e tij.


Me trashëgiminë kulturore të arbëreshëve të Italisë, me gjuhën dhe kulturën e tyre janë marrë shumë studjues,punimet e të cilëve janë pasqyruar si në monografi të veçanta, vlerësime, qëmtime,artikuj në revista shkencore dhe ato të shtypit periodik, teskte të arsimit parauniversitar e të lartë etj.

Në këto studime pamëdyshje shquhenato mbi një nga prometetë e Rilindjes sonë Kombëtare, Jeronim De Radën, që nga ish nxënësi i tij, vigani i lirisë Luigj Gurakuqi, të mëdhenjtë E.Cabej, Dh.Shuteriqi, F.Konica, I.Kadareja, D.Agolli, R.Qosja, J.Kastrati,Klara Kodra, Kamsi, Guatilieri, arbëreshët Altimari, Mandola etjNatyrisht lexuesi shqiptar bazuar në këto botime ka marrë një informacion relativisht të pasur për ketë figure të shquar.

Vepra e Moikom Zeqos ndërkaq ka një mënyrë të konceptuari e shtjelluari mjaft të rrallë, brilante. Ky eruditë i jashtëzakonshëm, poliglot i diturisë, lëvrues i të gjitha llojeve të shkrimit letrar, prozë, poezi, ese, përkthyes etj. shkrimtar, arkeolog, publicist, i vlerësuar me tituj të lartë nderi, ish deputet, ish ministër, mbrojtës i vlerave të luftës nacionalçlirimtare, ish i burgosur politik në Mal te Zi bashkë me kryetarin e Partisë Unitetit Kombëtar Idajet Beqirin në vitin 1994, mik i korifejve të letërsisë sotme shqipe, në ketë vepër kulmon dhe dëshmon se është dhe mbetet nje penë e artë e kulturës sonë kombëtare.

Meritë e padiskutueshme e këtij autori, krahas njohurive që zotëron, është padyshim shfletimi dhe studimi në origjinal i veprave të De Radës dhe e një bibliografie mjaft të pasur.

Thellësia e tij gjen shprehjen në togëfjalëshin kuptimplotë”Maja e ajsbergut është e dukshme, pjesa tjetër më e madhja është e padukshme”…”Libri është konceptualizimi i një substance i kërkimit të së vërtetës”. Përmes kësaj vepre prej 400 faqes , Mokimo Zeqo ka ofruar një lëndë të re mresëlënëse, që të tërheq pa masë në leximin e sajdhe ofron jo vetëm dëshmi të reja historike por dhe risi artistike mjaft të arrira

Me një energji të pashembullt, vullnet konstant për krijimtari pa shterim,me një mjeshtri të rrallë, autori analizon romantizmin evropian, duke depërtuar thellë në vetëdijen intelektuale të një brezi të shkëlqyer shkrimtarësh e dijetarësh të shekullit XIX e XX, duke e quajtur lëvizjen romantike , apo romantizmin me një ndikim të fuqishëm në shekullin e XIX dhe atë të XX e deri në ditët tona

“ të pa imitueshëm e të pakrahasueshëm”.Kështu ai ndalet në romantikët gjermanë, francezë, anglezë, amerikanë etj

Tek kjo vepër spikat fuqia kreative e mesazhit që përcjell, mënyra shumëdimensionale e renditjes së jetëshkrimit, prodhimit të veprave të De Radës, krjimtarisë së tij , me kryeveprën “Milosao”, përkushtimin atdhetar, studimet gjuhësore etj.

Ndër lidhjet e De Radës autori vendos në qendër të vëmendjes së lexuesit ato me shkrimtarë e poetë evropianë. Ndër më të spikaturit përmendet takimi iDe Radës me poetin e famshëm francez Alphonse de Lamartine, i cili flet “ për një vëllazëri poetike” dhe pasi ka lexuar poezitë e De Radës ai shkruan :”Poezia ka ardhur nga brigjet dhe aty duhet të kthehet”.

Viktor Hygo një nga majat e kulturës botërore ka njohur krijimtarinë e De Radës. Kjo vrehet edhe në një letër, kur babai i De Radës, Mikele , më 5 janar 1840 e këshillion të birin t`i dërgojë një kopje të “Odeve Shqiptare” Viktor Hygoit.

Zeqo vë në dukje se arbëreshi Vincens Dorsa përmend lëvdatën e Viktor Hygoit për De Radën, në një artikull të botuar në vitin 1843 në periodikun e Kozencës ku thotë: “Viktor Hygoi ka thënë se “ ai që dëshiron të shohë realizimin e përkryer të poezisë moderne romantike , të lexojë Këngët e Milosaos të Zotit Jeronim De Rada”, të cilin e quan “një poet origjinal dhe sublim”. Pavarësisht nga intrepretimet e bëra nga autorë të ndryshëm lidhur me këto thënie, mjaft sinjifikativ është kërkimi i bërë nga studjuesi shqiptar Dashnor Kokonozi, i cili kur shkoi në ishullin Xhersi, ku Hygoi kishte qëndruar mbi 20 vjet i internuar, gjeti një shënim që në bibliotekën e Hygoit ka qenë vepra e De Radës, “Këngët e Serafina Topias”.

Frederik Mistrali , poeti i shquar i shekullit XIX, nobelist në letërsi, në letrën e 16 majit 1885 dërguar De Radës, në mes të tjerash, shkruan : “..krijimet tuaja janë plot hijeshi, freski e qetësi ungjillore......Ju përgëzoj, zotëri që i keni përkushtuar muzën tuaj , dashurinë tuaj dhe jetën tuaj kultit të gjuhës suaj amëtare…Poezitë tuaja të kulluara e të përshpirtshme janë monumente të atdheut tuaj”.

Një vëmendje të posaçme M.Zeqo i kuishton poetit të shquar të shekullit XX, Guillaume Apollinaire, për të cilin thekson se “ai kërkon diçka më shumë se epoka e e tij. Revolucionarizimin e poezisë franceze” dhe flet për lidhjen e tij me Faik Konicën. Ky poet thotë se “shqiptarët janë sot ndoshta më të pastrit indoeuropianë”. Po ky autor përmend dhe De Radën kur shkruan: “Kohët e fundit me rastin e përvjetorit të poetit Jeronim De Rada, u hap në Napoli një fushatë ndihmash për t`i ngritur një statujë , atij që nga mesi i shekullit të kaluar ishte nismëtari i Rilindjes Shqiptare..”.

Duke analizuar romantizmin shqiptar M.Zeqo parashtron në ketë vepër në mënyrë lakonike sfondin historik shumëshekullor osman në trojet tona, tiparet e romantizmit shqiptar, vështirësitë e tij në Shqipëri dhe arrin në përfundime të rendësishme për shekullin e XIX, ku me të drejtë e quan ketë shekull, shekulli më i madh për shqiptarët. Në krahasimin që i bën me shekullin e XV të Skënderbeut, shekullin e XIX e cilëson si rilindje, përsa i përket vetëdijes kombëtare të shqiptarëve, pasi kemi të bëjmë pikesëpari në romantizmin shqiptar që është në vetvehte krijimi i letërsisë moderne shqipe dhe në lëvizjet politike , siç është Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ndaj kjo epokë është quajtur Rilindja Shqiptare.

Duke vlerësuar shekujt paraardhës letrarë nga Meshari Gjon Buzukut deri në shek.XIX si element shumë të rëndësishëm , autori arrin në përfundimin se romantizmi shqiptar përfaqësohet nga De Rada dhe Naim Frashëri, ku të parin e cilëson “Ati i madh i romantizmit shqiptar” dhe të dytin “një At binjak”.

Gjatë trajtimit tëfigurës së De Radës e veprave të tij , Moikomk Zeqo ndalon në romantizmin deradian , të cilin e veçon në “romantizmin shqiptar” të shek.XIX.

Moikom Zeqo admiron punën e bërë nga paraardhësit e mëdhenj për De Radën , kur vlerëson mënyrën konceptuale të të shkruarit të tyre, por nuk nguron dhe të kritikojë ndonjë prej tyre , që krahas vlerësimit atdhetar ka “ gati një mungesë të plotë mosvlerësimi për artin e De Radës”.

Në veprën e Moikom Zeqos një vend të veçantë zënë letëkëmbimet e shumta të Dora D`Istras me Jerenim De Radën.Gjatëviteve 1858-1887, për 28 vjet ajo ka shkëmbyer me të 108 letra. Kjo zonjë e shquar ka luajtur rolin e saj në njohjen e veprës së De Radës në qarqet evropiane, siç vë në dukje autori, kur shpjegon se nga ajo kopje të “Milosaos” ju dërguan poetit austriak Frederik de Holm apo albanalogut të shquar J.G.Han etj.

Në një letër tëDora D`Istras qëmban datën 4 mars 1866 që i drejtohet De Radës ajo ka theksuar:

” Gjuhëtarët e këtyre vendeve (në Gjermani dhe në Francë) e shikojnë tani gjuhën shqipe jo si gjuhë semitike, por si gjuhë indoevropiane dhe madje shumë prej tyre, janë të prirur ta klasifikojnë atë në degën pellazgjike të idiomave indoevropiane”.

Sipas kësaj zonjë të nderuar vetë Garibaldi ka thënë se i detyrohet shumë “Prodi generosi Albanezi”(Trimave bujarë shqiptarë).

Falë shfetimit të një bibliografie të gjerë Moikom Zeqo në këtë vepër ka arritur të parashtrojë para lexuesit epokën , përmes skanimit të gjendjes sociale ekonomike e politike, paraqitjen e kësaj historie si njëzgjatim të gjeografisë, jetën shpirtërore të De Radës, tronditjen e saj, vetë dyzimin e tij në momente të caktuara, konceptet estetike të tij etj.

Duke u thelluar në kontributorët e shumtë të artit, kulturës e shkencës shqiptare, në përpjekjet në vijimësi për tu integruar në Evropë, padiskutim vepra dinjitoze si kjo e Moikom Zeqos “De Rada “Rishpikja e Arberisë”, i shërbejnë të sotmes e të ardhmes , që kultivon vlerat që populli ynë ka krijuar në shekuj.

I vetëdijshëm edhe në mangësitë e këtij artikullipër një këndvështrim më të thelluar të kësaj vepre, pavarësisht nga leximi që meriton shumë më tepër, jo vetëm të lexohet por të studjohet , më vijnë ndërmend shprehjet e shkrimtarit të madh Italian dhe botëror Umberto Ekos që ka thënë: “Unë mendoj se libri duhet gjykuar dhjetë vite më vonë pas të lexuarit dhe të rilexuarit të tij”.

- Autori është doktor i arkeologjisë.

DR.ROVENA VATA: DISA MOTIVE BIBLIKE NË FOLKLORIN SHQIPTAR










(Qendra e Studimeve Albanologjike (QSA), Tiranë - Dr. Rovena VATA - Studiuese/Antropologe) 


 Objekti: Ky punim ka për objekt: Të trajtoj disa motive biblike ose gjetje të motiveve biblike ose parabiblike në folklorin shqiptar. Qëllimi: Të gjej pikat e përbashkëta ose përkimet midis motiveve biblike dhe si janë marrë dhe shfrytëzuar këto motive nga biblike në motive folklorike. Punimi ka si qëllim të zbulojë, se si trajtohen secili nga këto motive në bibël dhe si trajtohen ato në folklor. Sa afër dhe sa larg janë këto motive biblike me motivet e përdorura në folklorin shqiptar. Parashtrimi: Motivi i flijimit në bibël e hasim tek Abrahami, kurse në folklor të baladat kryesisht, në folklorin tonë është murosja e Rozafës. Motivi i ringjalljës në bibël përkon me ringjalljn e Krishtit, ndërsa në folklor me ringjalljen e Kostandinit, motivi tjetër biblik që e hasim në bibël dhe që përkon me motivin e folklorit është heroi me fuqi mbinjerëzore me një dobësi të fshehtë, që e hasim në bibël me figurën e Samsonit, kurse në folklor me zanat që janë të pranishme në ciklin e kreshnikëve. 

Fjalë kyçe: “Kreshnik”, “zana”, “Muji”, “Krishti”, “besa”, “Samsoni”. 

Emri “kreshnik”, vetë si fjalë është dyshuar shumë dhe janë hedhur shumë hipoteza për vertetimin e prejardhjes së tij, nga studiues të shumtë, të cilët dhanë alternativa nga më të paparashikueshmet, këto i ka paraqitur edhe Pr. Shaban Sinani në studimin e tij për eposin(1). Kre (2) shnikët janë thuajse si qënie fantastike, janë gjigantë, i kanë sytë “si grykë kazanash”, në opingat e tyre mund të flërë një njeri, pijnë një kazan kafe dhe hanë një ka në vakt: ata vdesin e ringjallen, verbohen e shërohen, dashurohen me qënie hyjnore dhe, kur luftojnë, malët gjëmojnë e toka dridhet sikur po bie tërmet.

“Prania e zanave”, e orëve dhe e ndonjë figure tjetër të besimit popullor ndihet kudo në rapsoditë e ciklit. “Muji” është një figurë tipike edhe përsa i përket përzjerjes së elementeve mbinjerëzore me ato njerëzore. Muji u kap zanave për hakmarrje “dhitë me brina dukati”. Kadarja në entuziazmin e tij të papërmbajtur para këtij eposi, ku, sië thotë, paraqiten “njerëz të jashtëzakonshëm në ditë të jashtëzakonshme”(3). “Krishti” është figurë biblike i dërguar nga perëndia në tokë, ai ishte Shpetimtari i njerëzimit, krishtërimi nuk ka kuptim pa ringjalljën. “Samsoni” edhe ky një figurë biblike me fuqi të mbinatyrshme, kerkon të luftojë, por mundet sepse i zbulohet “thembra e Akilit” dhe fuqia e tij bie.

1. Motivi biblik i ringjalljës së Jezu Krishtit në bibël ka analogji me motivin folklorik të ringjalljës së Kostandinit. Ringjallja është një nga vlerat më të rëndësishme që kënga laike ka marrë prej botës biblike, shprehet Pr. Shaban Sinani(4). Koncepti i ringjalljës është i gjerë. Për shëmbull të egjipttianët e periudhës antike ekzistonte riti i mumifikimit të faraonëve, madje këtë fakt e shohim edhe të historia e qytetërimeve, e cila e trajton në mënyrë të detajuar këtë fakt: “Egjiptianët veçohen mbi gjithë të tjerët me besimin se shpirti ose ka, pas gjykimit përfundimtar të të vdekurit, rikthehej prapë ndër të gjallët dhe do t’i gëzonte sërisht të mirat materiale të jetës së tij të mëparshme. Faraonët e vdekur i balsamosnin dhe i varrosnin thellë në dhoma të fshehta që të ishin përherë të gatshëm e në pritje për të rimarrë ka-në shpirtin e tyre. Bashkë më Faraonët flijohëshin dhe varroseshin gruaja, shërbëtorët, vozitësit e anijëve, ushtarët. Eksiston edhe një muze i madh në Egjipt për të gjithë ata që deshironjë të shikojnë mumjet e balsamosura e t’i prekin ato nga afër”(5).


Edhe të shqiptarët ndodh pothuajse e njejta gjë, sepse ka ekzistuar besimi se shpirti i të parëve herë pas herë mund të vizitojë këtë botë. Besime ndërballkanike dhe madje botërore janë për ngritjën e të vdekurit nga varri në formën e lugatit, hijës, fantazmës ose të shpirtit të paqetë. Thelbi i motivit biblik dhe motivit folklorik ëdhtë dhënja e fjalës dhe mbajtja e saj edhe i vdekur. Besa, në traditë dhe në folklor ka qenë dhe është një virtyt i shqiptarëve për periudha shekullore. Besa, thotë Kadare në kuptimin e saj të mirëfilltë ka qenë një nga cilësitë madhore, titanike dhe disa herë tragjike të shqiptarit(6). Shprehja “Shqiptari, kur jep fjalën, vret djalën” nuk është frazeologji, por një realitet, që është vërtetuar shpesh dhe, disa herë, në mënyrë tepër të dhimbshme në jetën tonë të kaluar. “Edhe lisit, po ia le fjalën e s’e mbajti, i thahen degët”, thotë populli. I lagësht me ujë e me baltë është vazhdimisht varri i Kostandinit, ngaqë ai nuk e mban besën. Kur nëna, e mbetur qyqe, shkon në varreza ditën e të vdekurve dhe e mallkon të birin me fjalët:

“Kostandin, të ardhtë gjëma,

Ku e ke besën që më dhe?

Besa jote nënë dhe…”


Kjo është vërtet gjëma më e madhe për një shqiptar. Është një gjëmë e tillë përpara së cilës sprapsen edhe kufijtë e vdekjës. Nga një mallkim i tillë s’ të mbron dot as dheu dhe as varri. Thirrja e nënës dhe asgjë tjetër e bën Kostandinin të bëjë të pamundurën, të thyejë ligjet e jetës e të vdekjës, të ngrihet nga varri dhe të vrapojë natën nën hënë nëpër rrugën e pluhurosur për t’i sjellë nënës motrën e martuar larg, ashtu sië i kishte dhënë fjalën dikur(7). Për besën kanë folur jo vetëm studiues e letrarë, por edhe sociologë duke e quajtur atë “kontratë” të pashkruar. Në folklorin shqiptar ka një numër shumë të madh këngësh, fjalësh të urta që ëmojnë aspekte të ndryshme të besës dhe rolit të saj. Ja disa prej tyre: “Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala”, “E humbe besën humbe gjithëka”, “Muri luan, besa s’ luan”, “Ku është besa aty është edhe shpresa”.(8) Apo formulime të tilla si “shkelja e besës”, “marrja e mikut në besë”(9), “dhënia e besës njëzetëkatërorëshe gjaksit”, “dhënia e besës tridhjetëditëshe”, “besa e lidhur midis njerëzve”, “besa midis katundeve”, “midis flamureve”(10). Legjenda e Fjalës së dhënë (Kostandini dhe Doruntina) është një nga margaritarët më të ëmuar në thesarin e krijimtarisë folklorike të popullit tonë, margaritar që ka emertuar reflektime intensive, shumëngjyrëshe edhe në folklorin e shumë popujve të tjerë. Duke u paraqitur në motërzime të ndryshme edhe në krijimtarinë folklorike të shumë popujve të tjerë, shpesh është debatuar dhe ende diskutohet intensivisht ndër studiuesit për autorësinë e kësaj legjende. Vlen të përmendet se edhe studiuesit e vizitorët e huaj janë mrekulluar ose, së paku, habitur nga besa, ose besnikëria e shqiptarëve në mbajtjën e fjalës së dhënë. Këtu misionari i Foreign Office në vendët ballkanike Edmund Spenceri, i cili ka vizituar edhe Shqipërinë në mesin e shekullit të kaluar shkruante se: “Shqiptarët kur e japin fjalën nuk e thyenjë atë”. Ndësa Edith Durhami ka nënvizuar se: “Shqiptarët i mbahen fjalës së dhënë me ndershmëri krejt të panjollosur, se besa justifikon e bën të mundur të pazakonshmen, se shqiptarët me instinktin e një fisniku krenohen me besnikëri të palëkundur ndaj miqve dhe të njohurve”. Një nga njohësit e drejtëpërdrejtë të kulturës tradicionale të shqiptarëve gjatë gjysmës së parë të dhjetëvjeëarit të dytë të shekullit tonë, diplomati e dijetari amerikan Xhorxh Fred Ëilliams ka shkruar: “BESA” është tradita më e shenjtë; kur njeri ka besën e një personi të mirë të njerit fis, ënderimi më i madh e prêt fyesin e saj prej ëdo personi të atij fisi. Besa e shqiptarit jo vetëm që mbahet dhe mbrohet me vullnetin më të mirë, por shqiptari po të jetë nevoja jep edhe jetën për të mbajtur besën. Një udhëtar nën fjalën e besës është nën mbrojte të shenjtë”(11).Që të bëhej më e imponueshme në vetëdijen e malësorëve, besa sidomos për ëështje të rëndësishme, “lidhej” në vende të konsideruara të shenjta si: kisha, xhamia, teqe, tyrbe, vende të mira. Në situatë lufte, kur koha nuk priste për të shkuar në vende të shenjta, besa “lidhej” edhe mbi varret ose kufomat e të rënëve në luftë.(12) Në baladat kryesisht kanë konflikte, në baladën me motiv të vëllait të vdekur ose të besës së dhënë, konflikti fillon nga paraqitja e veprimit. Konflikti i jashtëm në këtë rast e ka pikënisjën të martesa e motrës në një vend të largët. Konflikti si fat tragjik do të përqendrohet mbi tri figurat kryesore të syzhetit të baladës: nënës, motrës, vëllait, si pjestare e fatit tragjik nëna do ta përjetojë atë në mënyrë të dyfishtë, qoftë si dhimbje të madhe për vdekjën e parakohshme të djemëve, qoftë edhe si dhembje e mall për të bijën që është martuar në vend të largët.(13) Momenti i dhënies së besës është edhe themeli i kësaj balade, nëna i thotë Kostandinit:

“Kostandin, o biri im,

Ë është kjo puna jote,

Që do t’ma ëojsh vajzën kaq’ larg?

Se n’e daëa unë për gëzim,

Për gëzim pastaj s’e kam.

Në e daëa unë për helm,

Unë për helm atë s’e kam

“vete unë mëm’e ta sjell”(14).


Ndërsa Mitrush Kuteli të “Tregime të moëme shqiptare” duke kalimin nga poezia në prozë këtë baladë e quan “Besa e Kostandinit”, momentin e dhenies së besës e përshkruan kështu: “Kostandin, biri im, ë’ po më thua ti kështu? Ia kthente e ëma. - Aqë larg do ti që të ma shpiesh Doruntinën time? Se në daëa për gëzim, për gëzim nuk do ta kem; se në daëa për helm, për helm nuk do ta kem.- Të jap besën, zonja mëmë, se kur ta duash ti Dotuntinën, qoftë për gaz, qoftë për helm, vete unë e ta sjell!(15)

Këtu marr shkas të përcjell mesazhin e Kadaresë të romani “Kush e solli Doruntinën” i cili thotë:Ja përse unë e shpall dhe e rishpall se Doruntinën nuk e solli askush tjetër, veëse vëllai i tij, Kostandini, fjala e dhënë e tij, besa e tij. Asnjë shpjegim tjetër s’ka dhe s’mund të ketë ky udhëtim. Secili nga ne ka pjesën e vet në këtë rrugëtim, sepse besa e Kostandinit, ajo që e solli Doruntinën, ka mbirë këtu, midis nesh!(16)

Përveë argumenteve që kanë shprehur shumë studiues për baladën e ringjalljës dhe autorsinë e saj, duke e emertuar se rrënjët i ka në Shqipëri shpreh edhe unë mendimin tim personal duke e studiuar këtë baladë me sy kritik, po jap disa shembuj:

1. “Mblesërija”, shklesi tek Doruntina kemi një dallëndyshe - element tipik folklorik.

2. “Dhënia” e besës nënës nga Kostandini, elementi tradicional i rëndësishëm i Shqiptarëve si edhe element folklorik. 3. “Zakoni” dhe tradita e Shqiptarëve që vajza e martuar, bija, motra të jetë e pranishme në gëzimet dhe hidhërimet familjare.

4. “Përdorimi i numrave 3” dhe 9 veçori e folklorit tonë. 5. “Mbajtja zi” (veshja me të zeza nga të afërmit kur ata vdesin, për një vit, për disa ose për tërë jetën). Gjithë këto fakte të ëojnë të mendosh dhe të thuash se motivi i ringjalljës së Kostandinit është me autorsi shqiptare, duke i qëndruar pro edhe vetë këtij mendimi. Pika e takimit mes Krishtit dhe Kostandinit është se ata kishin për të kryet misionet përkatëse. Krishti Shpetimtari (Mesia) i dërguari i perëndisë në tokë dhe Kostandini misionin e besës së papërmbushur. Personazhi biblik dhe personazhi folklorik ngrihen nga varri në të gdhirë të ditës.

“Ditën e parë të javës, në mëngjes, ende pa dalë drita, erdhi Maria Magdalenë te varri dhe pa se guri ishte hequr prej varrit”(17).

“Si u ngrys e u mbyll kisha,

Ja tek drita e qirijvet

Kostandini u ngrit nga varri”(18).


2. Motivi biblik flet për flijimin e Izakut ku përshkruhet kjo skenë: 

“Pas këtyre ngjarjeve Hyji e vuri në provë Abrahamin e i tha: “Abraham!” Ai i përgjigji: “Tek jam!” I tha: “Merre djalin tënd të dëshirit, Izakun, të cilin e do e shko në trevën Moria, e atje ma kushto fli shkumbimi mbi njërin ndër mallet që do të ta tregoj”. Kur arriten në vendin që Hyji ia kishte dëftuar, Abrahami aty e ndërtoi lterin dhe mbi të i renditi drutë. Mandej e lidhi Izakun, djalin e vet, e vendoi mbi lter mbi turrën e druve, shtriu dorën dhe e mori thikën për ta flijuar djalin e vet. Kur, qe, prej qiellit bërtiti engjëlli i Zotit: “Abraham, Abraham!” Ky i përgjigji: “urdhëro!”Engjelli i tha: “Mos e ëo dorën tënde mbi fëmijën tënd dhe mos i bëj farë dëm! Tash po e shoh se ia ke drojën hyjit dhe për shkak tim nuk e kurseve as djalin tënd të dëshirit.” Abrahami i ëoi sytë lart dhe e pa një dash të ngatërruar për brirësh në një shkurre. E mori këtë dhe e kushtoi fli shkrumbimi në vend të të birit”.(19) Ndërsa motive folklorik i flijimit na jepet të kalaja e Rozafës. Flijimi në themelët e ndërtimeve të mëdha gjatë shekujve në kontinente të ndryshme është një gjë e njohur.“Kur bëhet një shtepi e re, bëhet kurban një berr. Kryet e berrit të bërë kurban e fusin nën shqymën e derës. Është më mirë që të bëhet kurban një dash i zi; nëqoftëse nuk gjendet i zi, bëhet kurban një dash i bardhë”(20).

Pika e parë analoge me motivin biblik dhe atë folklorik është flijimi nga njerëzit të kafshët dhe sidomos pasja e një dashi të zi ose të bardhë, në motivin folklorik, dashi i zbritur nga qielli për të shpetuar përfundimisht njerëzit nga kjo sakrifice e tmerrshme, për të mbajtur në këmbe kala ose ura të mëdha. Ky motiv biblik dhe shumë i njohur, është marrë gjerësisht nga letërsia folklorike, duke përkuar me balabën tonë të murimit. Legjenda e murimit është një nga legjendat më të vjetra e më të përhapura të folklorit tonë. Argumenti i saj është ky: Tre vëllezër duan të ndërtojnë një kala, një urë ose një kishë. Ata flijojnë nusën e vëllait të tyre të vogël. Legjenda paraqet elemente interesante: Në qendër të saj qëndron riti i flijës njerëzore. Shohim përkim mes motiveve.

Personazhi më i dashur dhe më i ujdisur është kunata e tretë, nusja e vëllait të vogël, e cila nënë me foshnje në gji, e re, e padjallëzuar, e gatshme për t’i vënë gjoksin ëdo pune të shtëpisë. Ëdo gjest dhe fjalë e saj formon një skenë mallëngjyse. Fundi i saj tragjik i kësaj nënë fatkeqe krijoi supersticionin e rrjedhjes së përhershme të qumshtit nga gjiri i gruas së murosur. “Nji amanet po ju la:

Kur në mur-o t’më muroni,

Syn e djathtë t’ma leni jashtë

Dorn e djathtë t’ma leni jashtë

Kambn e djadhtë t’ma leni jashtë

Gjir’e djathtë t’ma leni jashtë

Se kam lanë djalin të vogël,

E kur t’nisi djali gjamën

Me njan’sy ta shikjoj,

Me njan’ dorë ta lëmoj,

Me njan’ gji ta nërgoj.

Gjini i em u nguroftë

E kalaja u forcoftë,

Djali i em e gëxoftë, u baftë krajl e n’të luftoftë”.


Në bazë të kësaj kënge qëndron zakoni i flijimit të një njeriu në themele të ndërtimeve që, në këngët legjendare, është më së shumti një kështjellë, një urë, një kishë apo manastir. Ajo që flijohet ishte një grua, si simbol i jetës, i pjellshmërisë, pra bartëse e forcës së jetës. “Legjenda e murimit është një nga këngët më tronditëse të të gjithë popujve dhe të të gjithë kohërave”(21), ka shkruar Jakob Grimi. Të tillë e hasim edhe të “Tregime të moçme shqiptare” të prozatorit të njohur shqiptar Mitrush Kuteli: “Shëndoshë ju, o tim kunetër. Po unë do t’ju le një porosi: kur të më muroni në mur, synë e djadhtë të ma lini jashtë, dorën e djadhtë të ma lini jashtë, këmbën e djadhtë të ma lini jashtë, gjirin e djadhtë të ma lini jashtë. Se djalin e kam të vogël. Kur të nisë të qajë - me njërin sy do ta shikoj, me njërin dorë do ta ledhatoj, me njërën këmbë do t’i tund djepin, me njërin gji do t’ia jap ta pijë. Gjiri im u nguroftë, kështjella qëndroftë, djali im trimëroftë, u bëftë mbret e mbretëroftë!(22). Në baladën shqiptare, ashtu si dhe ato të popujve të tjerë të Ballkanit, nusja e vëllait të vogël është figura më e punuar e këngës: është nënë me fëmijë në gji, punëtore, e shkathët, e zgjuar, e zonja për çdo punë.Është dhe e virtytshme dhe çdo punë e bën pa dredhi. Porositë që i lë vjerrës ose kunatës për djalin, ose kërkesa për t’i lënë një gji jashtë për të mëkuar djalin, një vrimë për të pare e të tjera, krijojnë skena tepër mallëngjyese, një dramë që godet rëndë në zemrën e mendjen e lexuesit. Në baladën shqiptare, gjë që e vërejmë dhe në disa balada të popujve të tjerë të Ballkanit, janë tre kunata, tre nuse a tre reja, më e reja nga të cilat muroset dhe në raste të rralla përmendet emir i saj. Balada fillon me një paraqitje të trishtuar të mjedisit ku do të zhvillohen ngjarjet e dhimbshme. “I ra mjegulla Bunës dhe e mbuloi të tërë. Kjo mjegull mbeti aty tri ditë e tre net. Pas tri ditësh e tre netësh fryu një erë e hollë dhe e lartoi mjegullën”(23)

Në baladën e murimit dëshira për ndërtimin e objektit si synim kolektiv i vëllezërve dhe i të tjerëve që nënkuptonin si të pranishëm, për shkak të vetë rëndësisë së përdorimit të përgjithshëm të objektit, urës apo kalasë, has në pengesën e forcave destruktive, si botëkuptim mitologjik, dhe objekti nuk mund të ndërtohet pa u bërë “flijimi i gruas”. Në suaza të përgjithshme të kuptimit të konfliktit ndërmjet njerëzve dhe forcave të panjohura destruktive, ky konflikt i përgjithshëm shkallëzohet si konflikt i drejpërdrejtë vetëm ndërmjet njerëzve.në këtë rast, cilësia individuale e thellon konfliktin që, si kuptim i veçantë etik, krijohet edhe brenda familjës për ta përcaktuar drejpërdrejtë viktimën “nusen e re”, e cila duhet të vihet në murin e kalasë ose të urës, që do të ndërtohet. Në shkallën e tretë konflikti i baladës thellohet më tutje dhe merr kuptimin e ndeshjës së të kundërtave, si kuptime më të thella të përvojës ekzistenciale të popullit, pra, si kuptim filozofik i luftës ndërmjet jetës dhe vdekjës. Në fund, ky konflikt vjen duke u ngushtuar si synim i bashkëekzistencës ndërmjet jerës dhe vdekjës në kuptimin që ka funksioni i “gjirit të gruas së murosur”, e cila duhet ta ushqejë e ta rrisë fëmijën e gjallë. Baladat me motivin e murimit janë shëmbulli më tipik për unitetin dhe shkallëzimin e konfliktit në këto krijime poetike dhe për lidhjen e pandashme të të ashtuquajturit konflikt i brendëshëm dhe i jashtëm. Në këto krijime poetike me origjinë shumë të lashtë, nëpërmjet lidhjeve unike të konfliktit dhe cilësive të karakterit të personazhit, jo vetëm që shkallëzohet kuptimi i konfliktit prej së jashtmi kah brenda, prej së padukshmës dhe së mrekullishmes kah realja e njerëzorja, prej tabuve mitologjike kah bota emocionale e njeriut, por edhe përcaktohet edhe struktura kompozicionale, si një kornizë e jashtme e lidhjes së pjesëve të veçanta, si njësi motivore për të sajuar morfologjinë e plotë të çdo krijimi poetik(24). “Në këtë rradhë të trajtimit të motivit të flijimit, në mënyrë simbolike bën thirrje Pr.Fuga, që të ikim nga kompleksi i Rozafës, ashtu si fëmija ikën, në njëfarë mënyre, nga kompleksi i Edipit”(25). Përkimet mes motivit të flijimit në folklor dhe atij në bibël është këshilla e plakut të panjohur që kaloi atypari ishte sa e mistershme, aq dhe e papritur për të tre vëllezërit që kishin mbetur pa autoritetin e atit të tyre, pa pushtetin e tij. Kuptohet që i ati i vëllezeve ka vdekur, sepse, kur skena e tregimit zhvendoset në familje, vetëm ai nuk përmendet. Sigurisht që ky element nuk mungon rastësisht. Mungesa e tij, në mënyrë të pathënë, të heshtur, është vetë guri themeltar i legjendës. Edhe në bibël kemi praninë e një porosie ose të jemi më të qartë një vënie në provë për gjënë më të shtrenjtë me vënien në provë me krijesën e tij fëmijën. “Pas këtyre ngjarjeve Hyji e vuri në provë Abrahamin e i tha: “Abraham”! Ai i përgjigjet: “Tek jam”! “I tha: “Merre djalin tënd të dëshirit, Izakun, të cilin e do e shko në treven Moria, e atje ma kushto fli shkrumbimi mbi njërin ndër malët që do të ta tregoj”(26).


3.Paralelet mes Samsonit-motivit biblik dhe zanave motivit folklorik. 

Zanat bëjnë pjesë në ciklin e krishnikëve, i cili bën pjesë në familjën e eposeve europiane. Episode të rralla për nga bukuria janë ato që jepen në këngët “Gjeto Basho”, “Muji” – “Martesa”, në këngën e parë tregohet se si Tridhjetë Agallarët nisen për të marrë nusën dhe, kur kalojnë në “Logun e Zanave”, ndryshe nga porosia që u kishte dhënë Muji, bëjnë zhurmë e potere. Atëherë zanat i kthejnë krushqit në gur dhe rrëmbejnë nusën. Muji niset të kërkojë krushqit dhe nusën. E kupton se ç’ka ndodhur. E kupton se ku qëndron forca e Zanave dhe atëherë ua zë “tri dhitë e egra”, batëse të forcës së tyre. Me të drejtë përkimi shkon edhe përtej motivit biblik në përkime të motiveve të eposeve europiane ku më të drejtë Palaj dhe Kurti të këto zana shohin në një farë mënyre Dianën e mitologjisë greke me dhinë e saj për dore, ndërsa të kalimi i krushqëve në gur, diçka të Circës, e cila i kthen në derra shokët e Odiseut. Zanat nuk kanë nga t’ia mbajnë dhe bijnë në ujdi me Mujin: Ai t’u lëshojë tri dhitë, kurse ata do t’i kthejnë krushqit sërish në njerëz. Muji është një çoban nga Klladusha, por që në Ciklin e Kreshnikëve ze vendin kryesor. Ai është mishërim i gjallë i modelit Gjergj Elez Alia. Trim, i urtë, i matur, baba i dhembshur, vëlla i dashur, bashkëshort i kujdesshëm, Muji është mishirim i gjallë, në jetën e tij shoqërore e morale, i kanunit të malëve(27). Samsoni fuqin e ka tek flokët ku është edhe pika e tij e dobësisë, ndërsa zanat e motivit folklorik fuqinë e kanë tek tre brinjtë e dhive të egra sië ndodhet njëkohsisht edhe pika e tyre e dobsisë. Po të bejmë një analogji mes heronjve do të kemi këto dyshe:

“Samsoni” - “Zanat e malit”

“Dalila” - “Muji”


Samsoni si hero e misionar Izraelit niset të hyj në botën e filistinve, t’ ua predikoj atyre të vertetën për jetën, zotin e vdekjn(28).“Mandej Samsoni zuri mikesh nëj grua që jetonte në luginnë e Sorekut. Ajo quhej Dalilë”(29). Edhe Muji i ciklit të kreshnikve i njihte zanat dhe ua dinte tekat e tyre ndaj edhe i pososit krushqit e tij të cilët shkojnë për të marrë nusën e Mujit, ai u thotë që të kishin kujdes nga zanat:

“Po ndigjoni, o krush darsmorë,

Ka qit Muji e u ka thanë,

Kur të delni n’maje t’bjeshkës,

Aty janë tri mrize t’mdha,

Njaty kangn mos e kndoni,

Kini m^et e mos pushoni,

Se aty janë tri zana t’idhta,

Tu mrizue ndoshta qillojnë,

Tu u flladitë ndoshta qillojnë,

me kalue shndosh nuk u lshonj”(30).


Tek motivi biblik i Samsonit kemi:“Erdhen tek ajo krertë e filistinve e i thanë: “Tradhtoje dhe nxirrja në se ka gjithë at fuqi, zbuloje si do të mund ta zotrojm, ta lidhim e ta mposhtim”.(31) Ashtu si krerët e filistineve që i thanë Dalilsë për të zbuluar fuqinë e Samsonit edhe Muji i thotë nusës së tij, tashm ërobinë e zanave, se ku e kanë ato fuqinë e tyre. “Atherë Muji e paska msue: Kur t’ shkojsh mbrama n konak,

Ke me qitë e me i pvet zanat:

Pashi mrizet ku mrizoni,

At force ju kah ma kini?" (32)


Sië shihet edhe nga citimet qëllimi i të dy motiveve është i njëjtë të gjënjnë pikën e dobsisë nga ju vjen edhe fuqia e mbinatyrshme, deri diku për mendimin tim edhe mjetet janë të njëjta me anë të mashtrimit, nusja mashtron zanat nga ana tjetër kemi mashtrimin e Samsonit nga Dalila, por vetëm me një ndryshim të vogël, sepse Muji i jep forcë e zemër nusës, ndërsa Dalilës i premtojnë të holla.

“Nëse na e bën këtë, do të të japim secili nga një mijë e njëqind para argjendi”(33)

Të cikli i kreshnikëve Muji e mëson nusen e tij se si t’i pyes zanat se ku e kanë fuqinë e tyre, duke bërë si e mërzitur dhe duke mos ngrënë bukë:

“Atherë Muji e paska msue:

Kur t’shkojsh mbrama në konak,

Ke me qitë e me i pvetë zanat:

Pashi mrizet ku mrizoni,

At force ju kah ma kini?”(34)


Po me kaq peshë e përshkruan Kuteli “Martesën e Mujit” i cili i ka vënë titullin: “Muji dhe Zanat”: “Ja se ç’u thotë Muji dasmorëve para se të nisën për në Krali: Dëgjoni, o krushq dasmorë! Kur të dilni majë bjeshkës do të gjeni tri mrize të mëdha. Aty ruajuni mos lodroni, kini mendjen mos uli të pushoni, mbani veten e mos flladiti gurrave. Se në ato vende sillen rrotull tri zana hidhërake. Mund të qëllojë që asohere të mrizojnë mrizeve a të flladiten gurrave, mund të qëllojë t’i ngacmoni e zemëroni e pastaj ato s’do lenë askënd të kalojë gjallë e shëndoshë!”. Magjepëse, fantastike dhe tronditëse paraqitet pjesa kur zanat nuk kanë më fuqinë e mbinatyrshme kur u zbulohet dobësia e tyre. “Papritur e pakujtuar zanat e humbasin fuqinë. Bëjnë të fluturojnë e s’fluturonjë dot.shtatin e kanë shtëng të rëndë. I thonë erës të fishkëllojë nëpër ahet: era nuk fishkëllon. Atëherë kujtohen e ndjellin dhitë e egra me brirë të artë. Dhitë nuk vinë. Dalin t’i kërkojnë lugjeve e lugjeve e krepave; mezi hedhin hapin. Dhitë nuk i shohin gjëkund, nuk ua ndjejnë erën e blegëlimën. Atëherë zana e madhe përpjek duart e thotë: Zana, moj zana! Neve na i kanë zënë dhitë!”(35).

Pika e zbulimit të dobësisë tek të dy motivet: Motivi biblik:

“Atëherë Dalila i tha: “Pse thua se më dashuron, kur zemra jote s’është me mua? Tri herë rresht më gënjeve e nuk e nuk deshe të më kallëzosh ku qëndron fuqia jote e madhe,” Samsoni i thothë: “Brisk rrues askurrë nuk ka kaluar mbi kryet tim, sepse jam “nazare” i shunguruar Hyjit qysh në kraharorin e nënës sime. Po të rruhej koka ime, do të largohej perj meje fuqia ime e do të bëhesha i ligësht sië do njeri tjetër”(36)

Motivi folklorik: “Zoti të vraftë, moj zana e madhe,

Se na nuses po i kallxojmë!

Po kjo ne shka mund t’na bajnë?

Pa ndigjo, moj bija e njerit,

I a sjellë nuses e po i thotë,

Se na i kemi tri dhi t’egra,

I kanë brinat prej dukastit,

Ata rrinë ndër Lugje t’verdha;

Kurkush n’dorë, nu’ mund i shtie;

Se me dalë kush me na i xanë, grimë forcejet ne s’na jet!”(37)


Përfundime: 

Trajtimi i tre motiveve biblike që i hasim më shpesh në letërsinë folklorike.

Analogjitë, përkimet mes tyre si dhe trajtimi më hollësi i baladave folklorike e bazuar mbi shkrime studimore dhe e ato kritike.

Trajtimi dhe shtjëllimi i fjalëve kyçe.

E shoqeruar me shembuj dhe citime konkrete.

_________________________

Fusnotat:

1. Shaban Sinani, “Mitologjia në eposin e kreshnikëve”, “Argeta-LMG”, Tiranë, 2006.

2. Gjergj Zheji, “Folklori shqiptar”, “Shtëpia Botuese e Librit Universitar”, Tiranë, 2004, f. 170.

3. Po aty, f.151.

4. Shaban Sinani, “Leksionët e folklorit të krahasuar”, Tiranë, 2009.

5. Sabik Bejko, “Historia e qytetërimeve”, “Eugen”, Tiranë, 1997, f.67 - 68.

6. Ismail Kadare, “Autobiografia e popullit në vargje”, “Onufri”, 2002, f.26.

7. Po aty, f.27.

8. Zyhdi Dervishi, “Vështrime të kryqëzuara në det”, Soçiologjia Kulturore1, “Jerusalem”, Tiranë, 2003.

9. Ismail Kadare, “Eskili ky humbës i madh”, “Onufri”, 2001, f. 113.

10. Ismail Kadare, “Autobiografia e popullit në vargje”, “Onufri”, 2002, f. 26.

11. Zyhdi Dervishi, “Vështrime të kryqëzuara në det”, Soçiologjia Kulturore 1, “Jerusalem”, Tiranë, 2003, f. 34-38.

12. Po aty, f.39.

13. Sabri Fetiu, “Çështje të folklorit 5”, Tiranë, 1997, f. 104 - 105.

14. “Kënge popullore legjendare”, Instituti i shkencave, Tiranë, 1955, f.23.

15 Mitrush Kuteli, “Tregime të moçme shqiptare”, “Mitrush Kuteli”,Tiranë, 2005, f. 42.

16. Ismail Kadare, romani “Kush e solli Doruntinën”, “Onufri”, Tiranë, 2004, f. 188.

17. Dom Simon Filipaj, “Bibla”, “Drita”, Ferizaj, 1994, Ungjilli sipas Gjonit, vargu 20, f. 1541.

18. “Kënge popullore legjendare”,Instituti i Shkencave, Tiranë, 1955, f.25.

19. Dom Simon filipaj, “Bibla”, “Drita”, ferizaj, 1994, “Libri i Zanafillës”, vargu 22, f.41.

20. Mark Tirta, “Mitologjia ndër shqiptare”, “Mësonjëtorja”, Tiranë, 2004, f. 341.

21. Ismail Kadare, “Autobiografia e popullit në vargje”, “Onufri”, Tiranë, 2002, f. 23.

22. Mitrush Kuteli, “Tregime të moçme shqiptare”, “Mitrush Kuteli”, Tiranë, 2005, f. 36.

23. Po aty, f. 33.

24. “Çështje të folklorit shqiptar 5”, Instituli i Kulturës Popullore, Tiranë, 1997, f. 136.

25. Artan Fuga, “Ikje nga kompleksi i Rozafës”, të drejtat e njeriu 4, 1997, f. 367.

26. Dom Simon Filipaj, “Bibla”, Ferizaj, Vargu 22, “Libri i Zanafillës”, f.41.

27. Gjergj Zheji, “Hyrje në folklor, “Shtëpia Botuese e Librit Universitar”, Tiranë, 2004, f. 174-179.

28. Sabri Hamiti , “ Letërsia moderne shqipe”, “UET-Press”, 2009, f.209.

29. Dom Simon Filipaj, “Bibla”, libri i gjyqtarve, “Drita” Ferizaj 1994, f.312.

30. Folklor shqiptar II, Instituli i folklorit, “Epika legjendare”, vëllimi i parë, Tiranë 1966, f.51.

31. Po aty, f. 312.

32. Folklore shqiptar II, Instituti i folklorit, “Epika legjendare”, vëllimi i parë, Tiranë 1966, f.54-55.

33. Dom Simon Filipaj, “Bibla”, Libri i gjygjtarve, “Drita” Ferizaj, 1994, f. 312.

34. Folklori shqiptar 2, Instituti I folklorit, “Epika legjendare”, vëllimi i parë, Tiranë, 1966, f. 55.

35. Mitrush Kuteli, “Tregime të moçme shqiptare”, “Mitrush Kuteli”, Tiranë, 2005, f.95.

36. Dom Simon Filipaj, “Bibla”, “Drita”, Ferizaj, Libri i gjyqtarëve, vargu 16, f.312.

37. Folklori shqiptar 2, Instituti i folklorit, “Epila legjendare”, vëllimi i parë, Tiranë, 1966, f. 56.


__________________________

Literatura e konsultuar:

1. Bejko, Sadik, “Historia e Qytetërimeve”, “Eugen”, Tiranë, 1997.

2. Filipaj, Dom Simon, “Bibla”, “Drita”, Ferizaj, 1994.

3. Dervishi, Zyhdi, “Vështrime të kryqëzuara në det”, Sociologjia kulturore I, “Jeruzalem”, Tiranë, 2003.

4. Fuga, Artan, “Ikje nga modeli i Rozafës”, “Të drejtat e njeriut” 4, 1996, f.13.

5. Fetiu, Sabri, “Çështje të folklorit” 5, Tiranë, 1997.

6. Hamiti, Sabri, “Letërsia moderne shqiptare”, “UET- press”, 2009.

7. Haxhihasani, Qamil, Instituti i shkencave, “Këngë popullore legjendare”, Tiranë, 1955.

8. Kadare, Ismail, “Autobiografia e popullit në vargje”, “Onufri”, 2000.

9. Kadare, Ismail, “Eskili ky humbës i madh”, “Onufri”, Tiranë, 2001.

10. Kadare, Ismail, romani “Kush e solli Dorentinën”, “Onufri”, Tiranë, 2004.

11. Kuteli, Mitrush, “Tregime të moëme shqiptare”, “Mitrush Kuteli”, Tiranë, 2005.

12. Sinani, Shaban, “Mitologji në eposin e kreshnikëve”, “Argeta – LMG”, Tiranë, 2006.

13. Sinani, Shaban, “Leksionet e folklorit të krahasuar”, Tiranë, 2009.

14. Sako, Zihni, “Studime për folklorin”, Tiranë, 1984.

15. Tirta, Mark, “Mitologjia ndër shqiptare”, “Mësonjëtorja”, Tiranë, 2004.

16. Zheji, Gjergj, “Folklori shqiptar”, “Shtëpia Botuese e Librit Universitar”, Tiranë, 2004.

17. Instituti i folklorit, “Epika legjendare”, vëllimi i parë, Tiranë.

==============================



DR.ROVENA VATA

http://pashtriku.org/index.php?kat=64&shkrimi=3230

***

DR.ROVENA VATA: BAZA PAGANE DHE E KRISHTERË TE PERSONAZHET E KUTELIT, GOGOLIT DHE TURGENIEVIT

http://pashtriku.org/index.php?kat=47&shkrimi=2167

***

DR.ROVENA VATA: NDRIҪIME TË REJA NË EPOSIN E KRESHNIKËVE

http://pashtriku.org/index.php?kat=47&shkrimi=2221

***

DR.ROVENA VATA*): POEZIA NAIMIANE - KULT I KRENARISË KOMBËTARE

http://pashtriku.org/index.php?kat=47&shkrimi=2230

***

DR.ROVENA VATA: DOKE SHQIPTARE NË ZONËN E DUKAGJINIT TË MBLEDHURA NGA LEF NOSI NË PERIUDHËN 1930

http://pashtriku.org/index.php?kat=47&shkrimi=2261

***

DR.ROVENA VATA*): FIGURA MITIKE DHE SIMBOLIKA NË VEPRËN E MARTIN CAMAJT

http://pashtriku.org/index.php?kat=47&shkrimi=2390

***

DR.ROVENA VATA: 'NEXHAT ÇOÇAJ: HASI - ENCIKLOPEDI ETNOKULTURORE, VOl. II, GJEOGRAFIA, TRASHËGIMIA FAMILJARE, JETA SOCIALE'

http://pashtriku.org/index.php?kat=47&shkrimi=2520

***

DR.ROVENA VATA: KADARE-QOSJA-FRASHËRI RRETH IDENTITETIT KOMBËTAR (I)

http://pashtriku.org/index.php?kat=60&shkrimi=2677

***

DR.ROVENA VATA: KADARE-QOSJA-FRASHËRI RRETH IDENTITETIT KOMBËTAR (II)

http://pashtriku.org/index.php?kat=60&shkrimi=2678

***

DR.ROVENA VATA: ENIGMAT PSIKO-MEMNTALE DHE SIMBOLE TË PAVETËDIJES TE PERSONAZHET E ERNEST KOLIQIT(I)

http://pashtriku.org/index.php?kat=47&shkrimi=2761

***

DR.ROVENA VATA: ENIGMAT PSIKO-MEMNTALE DHE SIMBOLE TË PAVETËDIJES TE PERSONAZHET E ERNEST KOLIQIT(II)

http://pashtriku.org/index.php?kat=47&shkrimi=2762

***

DR.ROVENA VATA (ALBANOLOGE): 'NGA PREMTIMI PËR LIBËR TË HAPUR, PËR BASHKËKRIJIM AUTOR-LEXUES-ROMANCIER' (STUDIM SHKENCOR DHE NARRATOLOGJIK I ROMANIT 'LOJA E FITUAR') - NGA SHKRIMTARI DARIO REXHOLLARI

Vështrim për librin e Hajro Ulqinakut “Libri për Tivarrin”, i cili botohet me rastin e 70-vjetorit të masakrës së Tivarit


Tivari - krim i madh e varr i pambuluar

 Vështrim për librin e Hajro Ulqinakut “Libri për Tivarrin”, i cili botohet me rastin e 70-vjetorit të masakrës së Tivarit

Image result for sadri fetiu
Prof.Dr.sc. Sadri Fetiu

Sa herë që kam kaluar në ditët e verës rrugës që shpinte shpateve të Tivarit të Vjetër më bëhej se bashkë me zukamën e gjinkallave në piskun e vapës verore e dëgjoja jehonën e largët të britmave e klithmave të viktimave, vajin e gjëmën e nënave, dënesjen e nuseve të reja dhe vajin e foshnjave të mbetura jetimë pas Masakrës së Madhe të Tivarit, që është një ngjarje e pashembullt në historinë e re të njerëzimit. Ishte kjo një jehonë trishtuese e fatit të mijëra shqiptarëve, të mashtruar, të tradhtuar, të mobilizuar gjoja për luftë kundërfashiste, që u masakruan në mënyrën më mizore nga jugosllavët që vetën e quanin “çlirimtarët”(!?)

E përjetova rëndë jehonën e largët të dhembjes misterioze që si këngë e përvajshme vinte bashkë me zukamën e gjinkallave në kodrat e ullishtave shekullore të Tivarit, sepse krimi i madh, varri i pambuluar i Tivarit të Vjetër, për turpin edhe të të gjithë shqiptarëve, në të dy anët e vendit të copëtuar me dhunë, ishte lënë në heshtje dhe gjykohej që të harrohej, të mbulohej e të fshihej përgjithmonë, sepse kështu kishte vendosur shteti burg dhe varr i shqiptarëve, Jugosllavia titiste, që mburrej para botës si “shtet socialist me fytyrë njerëzore”(!?)

Por krimin nuk e mbulon kurrë dhuna shtetërore. Atë nuk e mbulon as dheu... Krimi i madh i Tivarit ishte përjetuar nga mijëra familjarë të djelmoshave të masakruar kudo në Kosovë dhe në viset shqiptare në Maqedoni e gjetiu. Ai ishte ndryrë në shpirtin e zhuritur të nënave e të baballarëve që i kishin përcjellë djemtë e tyre për të shërbyer në ushtri dhe kishin pritur me kot që të ktheheshin nga lufta që pothuajse kishte përfunduar...

Dhe heshtjen e imponuar disavjeçare zyrtare e theu një njeri i guximshëm, pjesëmarrës i masakrës së madhe të Tivarit, Azem Hajdini – Xani, nga Drenica, që ishte betuar se do ta bënte publike, se do të kërkonte llogari e përgjegjësi për krimin e madh, sepse i kishte parë me sy se si ishin masakruar me mijëra bashkëkombës të tij nga Ushtria Jugosllave dhe bandat civile të vendit, në të cilat ishin përfshirë edhe njësitë sanitare. Burri i Drenicës nuk heshti, por veproi zyrtarisht me shkresa, padi e ankesa, dhe publikisht – me shkrime. Pa ndonjë përvojë krijuese dhe diturore, Azem Hajdini – Xani ai la dëshmi të shkruara për krimin e madh të Tivarit...

Më vonë Tivari, ky varr i madh i djelmoshave shqiptarë, u bë edhe frymëzim për poetët popullorë dhe për vjershëtarët e shumtë. Për krimin, pastaj, në një kohë, të cilës i priu A. Xani, u shkruan edhe tregime e romane, e madje u xhiruan edhe filma...

Por e vërteta e plotë, as në përditshmërinë shoqërore e publike, as në histori, e madje as në krijimtari artistike kurrë nuk është zbuluar... Tivari mbeti një varr i hapur – varrezë masive... Të rinjtë shqiptarë u zhdukën pa asnjë gjurmë... Nuk u gjet asnjë varr i veçantë e as ndonjë varrezë e përbashkët...
Çdo gjë që sot mund të dihet për Tivarin e vitit 1945 ka mbetur vetëm në kujtesën e pjesëmarrësve të shpëtuar nga masakra, që tashmë janë gjithnjë e më të pakët edhe në shkrimet e Xanit e të shokëve të tij, pastaj në vjersha, në këngë e në tregime, në ndonjë film të punuar me nguti e në ndonjë monodramë të mbetur në dorëshkrim...

Një pjesë të këtyre dëshmive artistike e historike, kryesisht poezi popullore dhe e shkruar, e mblodhi dhe e përgatiti për botim letrari ynë i mirënjohur, njohës i mirë i traditës popullore, sidomos të Ulqinit me rrethinë, Hajro Ulqinaku. Ai librin e tij, që pritet të botohet në 70-vjetorin e masakrës, e titulloi: “Libri për Tivarrin”.

Në këtë libër mbizotërojnë poezitë shqipe (popullore dhe të shkruara), që i kushtohen Masakrës së Tivarit. Libri është me të vërtetë një përmbledhje e vogël, por në të është gërshetuar e vërteta e madhe poetike dhe historike për krimin e madh – unik në historinë moderne të Evropës. Është ky një libër për pabesinë, mashtrimin, tradhtinë e madhe që u bëhej shqiptarëve të Kosovës në fund të Luftës së Dytë Botërore, që këtu quhej Luftë Nacional-Çlirimtare, e në të vërtetë ishte gjenocid i mirëfilltë shtetëror, me të cilin synohej serbizimi i Kosovës, duke likuiduar jo vetëm popullsinë e pafajshme të akuzuar si bashkëpunëtore e okupatorit, por edhe të rinjtë e mobilizuar për të marrë pjesë në luftë për çlirimin e vendit...

Duke qenë një krim i madh i pangjarë më para, në këtë mënyrë, sado që dihet se Serbia në mënyrë të planifikuar shtetërore për të zgjeruar territorin e saj në jug kishte likuiduar popullsinë e viseve në vazhdimësi shekullore, vrasja e rreth katër mijë të rinjve shqiptarë brenda dy orëve të një dite, ishte ndodhi që nuk mund të trajtohej lehtë, as historikisht e as poetikishit...

Ajo nuk mund të trajtohej si duhet, sidomos me anë të artit të fjalës, sepse tmerri që kishte ndodhur në ato orë të asaj dite do të lente të pagojë çdo lloj krijuesi, qoftë ai edhe me fuqi shprehëse homeriane, shekspiriane apo danteske... Njeriu me ndërgjegje të plotë njerëzore mund të mbesë gojëkyçur edhe sot, duke parafytyruar lebetinë e tmerrshme që kishte ndodhur atë ditë në Tivar...

Mu për këtë edhe vjershat e për masakrën e Tivarit, sado që i kanë shkruar edhe disa nga autorët e talentuar me përvojë të gjatë krijuese, midis të cilëve janë edhe Azem Shkreli, Ali Podrimja, Din Mehmeti, Agim Vinca, Basri Çapriqi e të tjerë, në të shumtën e rasteve janë klithma lebetitëse, tmerruese, ofshama dhembjesh shekullore, ose kallëzime fragmentare të përjetuara individualisht... Brenda krijimeve të këtilla ka qenë e pamundur të krijohet një imazh më i plotë për përmasat e tërësishme të tragjedisë së varrit të madh, të katakombeve në shkrepa brenda shpellave ose në honin e madh të detit të paanë e të pafund të Tivarit të fundmarsit dhe fillimprillit të vitit 1945...

Ndonëse shumica e këtyre poezive të këtij libri janë shpërthime të mllefit të ligjshëm, ato në asnjë rast nuk dalin jashtë kornizës së logjikës poetike, nuk shndërrohen në anatema të përgjithësuara të mbrujtura me urrejtje të papërcaktuar kundërnjerëzore. Në të gjitha letrare dhembja shkarkohet mbi krimin si kuptim i përgjithshëm dhe mbi kriminelët bartës të programit ekspansionist të shtetit që shfaroste popullsinë autoktone vendase, për të zgjeruar territorin e vet...

Pra, në shumicën e poezive përjetimet poetike të tmerrit dhe rrëfimet e heronjve lirikë i përshkon një ndjeshmëri njerëzore, një dhembje e pangushëlluar, një tronditje trishtuese, që realizohet me gjuhë të pasur metaforike.

Tmerri i Tivarit në përmasa më të plota është paraqitur në poemën e Gjokë Dabajt, i cili si banor i këtyre viseve e ka përjetuar në fëmijëri tragjedinë e Tivarit, e pastaj edhe e ka bartur si barrë shpirtërore për shumë vite duke jetuar larg Tivarit. Këtu e kemi edhe një pjesë të kumtesës shkencore në të cilën poema e Gjokë Dabajt është vlerësuar lart në aspektin e strukturës poetike nga studiuesi i shquar i poezisë shqiptare, prof. Agim Vinca.

Drama e madhe e Tivarit është përjetësuar artistikisht edhe në një dramë të Ekrem Kryeziut, që është ekranizuar edhe si film. Po këtu e kemi edhe një monodramë e një tregim, si edhe të disa fragmenteve të romanit të Ibrahim Kadriut, që shquhet për vlerën dokumentare dhe artistike. Këtu është përfshirë edhe një pjesë e rrëfimit autentik, tronditës të dëshmitarit që përjetoi masakrën, por pati fatin e mirë të shpëtonte, Azem Hajdini – Xani, që është përmbledhje e rrëfimit të tij, e që ka përgatitur gjerësisht edhe libra të veçanta kushtuar krimit të madh, të Ushtrisë Jugosllave në Tivar.

Libri në fjalë përmban edhe krijime historike dhe popullore, ose edhe autoriale në frymë folklorike. Këto krijime, madje edhe mungesa e këngëve popullore për këtë ngjarje tronditëse për mijëra familje shqiptare, flet qartë se sa i madh ishte presioni i pushtetit të ashtuquajtur popullor, për ta fshehur e për ta mbuluar me heshtje krimin e madh të Tivarit...

Të konstatojmë më në fund se përgatitja e këtij libri nga Hajro Ulqinaku dhe botimi i tij me rastin e 70-vjetorit të Masakrës së Tivarit është ndihmesë e veçantë për njohjen e fatit të popullit shqiptar të mbetur nën sundimin jugosllav, për zbulimin e përmasave të një krimi të pashembullt, që ka ndodhur në Tivar, sepse pushteti komunist kishte planifikuar, njësoj si ai i dinastisë së Karagjorgjeviqve, të shfaroste popullsinë shqiptare autoktone, për ta zgjeruar territorin e shtetit të vet...

Fatkeqësisht historia e likuidimeve masive, që kishin ndodhur edhe para Masakrës së Tivarit, është përsëritur edhe tash vonë në planet jugosllave të kriminelit Millosheviq, Sheshel e të të tjerë, për pastrimin etnik të territorit në luftën e fundit të vitit 1999.

Libri i përgatitur nga Hajro Ulqinaku – dëshmi për Tragjedinë e Tivarit, si përvojë letrare artistike dhe historike, do t’i shërbejë lexuesit që të mos harrohet kurrë e kaluara, të mos harrohet historia, për të cilën romakët e ditur kanë thënë se është mësuese e jetës...

Ky libër duhet të lexohet dhe të përjetohet estetikisht edhe për një arsye të veçantë: Tragjedia e Tivarit duhet të përjetohet edhe si katarzë për krimet më të reja që janë bërë në kohën tonë, që të bashkohen dhembjet e së kaluarës historike me këto të sotmet, që të bëhemi më të fortë për t’i bërë ballë konfrontimit të jetës me vdekjen, për t’i gjetur e varrosur me respekt e dinjitet reliktet e njerëzve tanë të masakruar në kohë të ndryshe, për ta çmuar më shumë jetën e lirinë, për të ecur më të sigurt kah ardhmëria.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...