2015-04-20

Migena Arllati: Prejardhja dhe formimi i patronimeve në Gjakovë


Me 5 maj 2014 , në Gjakovë u promovua studimi gjuhësor “Vështrim mbi frazeologjinë e të folmes së Gjakovës” i autores Migena Arllati.

Ky punim shkencor konsiderohet si kontribut ecje përpara në studimet e frazeologjisë dialektore të gjuhës shqipe.

Sipas të ndjerit Akademik Besim Bokshit, autorja i ka dhënë këtij punimi lartësinë përkatëse shkencore dhe vlerën e një të dobie praktike.

“Për fjalorin prej 3 000 njësive frazeologjike me të cilin përfundon ky punim, them me të drejtë se jo vetëm numri mjaft i madh i njësive por sidomos përzgjedhja e tyre dhe shpjegimet, provojnë që punimi është shkruar me kujdes, maturi e pasion, si dhe me një shqipe standarte të saktë. Me botimin e veprës së titulluar “Vështrim mbi frazeologjinë e të folmes së Gjakovës, zbulohet edhe një studiuese e zellshme e shqipes", shkruan recensenti i këtij punimi, i ndjeri Besim Bokshi.

Ndryshe, frazeologjizmat përbëjnë disiplinën më të re gjuhësore, e cila si e tillë është në rrugë të kristalizimit si degë shkencore në kuadër të gjuhësisë së përgjithshme.

Dialekti i Gjakovës shquhet për pastërtinë. Një prej autorëve më të spikatur të shekullit të XVIII – të, Gjon Nikollë Kazazi veprat e tij i kishte shkruar pikërisht me dialektin e Gjakovës.




(Mbiemrave dhe emrave familjarë)

Gjakova është qytet në pjesën perëndimore të Kosovës. Edhe pse njëri prej qyteteve më të rinj në Kosovë, vetë emri i qytetit duket se vjen nga një gojëdhënë e cila njëkohësisht konfirmon edhe mbiemrin-patronimin e parë të këtij vendbanimi. Sipas gojëdhënës për emrin e këtij qyteti, në vendin ku gjendet sot qyteti, paska ekzistuar një katund prej shtatë shtëpish, të gjithë të një gjaku me mbiemrin VULA, ku kryeplak katundi ishte Jak Vula.Hoxha Hadum Aga e bindi banorin e parë Jakun që ta dhurojë tokën për ndërtimin e një xhamije, e më pas në atë tokë filloi të ndërtohet qyteti, i cili në fillim u quajt Jakovë (nga turqishtja: fusha e Jakut). Pra emri i qytetit, vjen nga emri i Jak Vulës, i familjes Vula që ende banon në qytet dhe që numërohet si ndër familjet më të vjetra gjakovare. Kjo histori i përket shek. XVI, gjë e cila tregon se para kësaj kohe, nuk kemi asnjë mbiemër-patronim të konfirmuar në këtë zonë. Kjo e dhënë na detyron të pranojmë se mbiemri i parë i konfirmuar në bazë të të dhënave të deritanishme në Gjakovë është mbiemri VULA.



Mr.Sci.Prof.Migena Arllati,cand.PHD

Historia e mbiemrave


Zhvillimi i mbiemrave tek shqiptarët thuhet se është bërë nga shek. XII-XX. Në rreth 5-6 shekuj histori, procesi i vënies së mbiemrave ka ecur nga lart poshtë. Kështu, fillimisht janë pajisur me mbiemra shtresat e larta, më pas shtresat e hierarkisë fetare, ndërsa më vonë ka zbritur deri në shtresat e ulëta. Qëllimi fillestar i mbiemrave ka qenë për të dalluar njerëzit nga njëri-tjetri.
Çlirim Bidollari në studimin e tij “Hulumtime onomastike” thotë se në periudhën para formimit të principatave feudale arbërore në shekullin e 12-të, vijon identifikimi i njerëzve sipas titujve e ofiqeve, veçanërisht kur bëhet fjalë për hierarkinë e lartë të kishës.

Por meqë zona jonë e interesit në këtë studim është zona e Gjakovës, atëhere fokusin e përqëndrimit kohor duhet ta zhvendosim shumë shekuj më vonë sepse vetë Gjakova si vendbanim përmendet për herë të parë në 1594 kur përfundon së ndërtuari xhamia e Hadumit, hani, hamami dhe dyqanet përreth, ndërsa në vitet 1605-1606 asaj iu njoh statusi i Kasabhasë.

Me vendosjen e pushtetit turk dhe me procesin e islamizimit, gjithmonë e në një numër më të madh njerëzish, fillojë të përhapet mënyra e identifikimit të vendasve si myslimanë-nënshtetas të perandorisë osmane, sipas formulës identifikuese: X i biri i Y, ku me kalimin e dekadave nën pushtim, edhe X edhe Y paraqiteshin gjithnjë e më tepër si emra islamikë: Asllani i biri i Hasanit, Mustafa i biri i Qerimit.

Po kështu fillojnë të shfaqen edhe titujt administrativë fetarë, feudalë ose ushtarakë si p.sh.: Ali hoxha, Osman beu, Hysen spahiu.

Nga pikëpamja gjuhësore lënda që do trajtohet shfaq një interes të zgjeruar sepse bëhet fjalë për patronime të formuara në mënyra të ndryshme, të cilat i japin larmi emrave të familjeve-mbiemrave të banorëve të kësaj ane.

Duke u bazuar në klasifikime patronimesh të përdorura nga studiues të huaj dhe që po ashtu janë shfrytëzuar si model edhe nga studiues shqiptarë, edhe unë lëndën time do ta klasifikoj në katër lloje:

a) mbiemra që lindin nga zona (qyteti a fshati) e prejardhjes;
b) emra prindërish të kthyer në mbiemra:
c) mbiemra që tregojnë zanate, profesione, tituj e ofiqe;
d) mbiemra të formuar në formën e nofkave e llagapeve etj. Por meqë këto katër kategori nuk mund të shpjegojnë një sasi të mbetur, sado të konsiderueshme mbiemrash, atëhere kategoria e pestë do të duhej të ishte:
e) patronime të pashpjegueshme, në të cilat do të përfshihen ato mbiemra për të cilët sistemi i sotëm gjuhësor nuk jep shpjegime.

Le t’i trajtojmë të gjitha këto me rradhë:

Mbiemra që lindin nga zona (qyteti a fshati) e prejardhjes.

Në Gjakovë është shumë e pranishme kjo lloj mënyre e ndërtimit të mbiemrit i cili tregon vendin se nga ka ardhur fisi ose familja në historinë e saj para disa gjeneratash. Është një numër i konsiderueshëm i mbiemrave që janë formuar në mënyrë të tillë, pra kanë marrë emrin nga lokacioni a vendbanimi të cilit i ka përkitur a përket familja.

Për këtë arsye ata quhen mbiemra prejtoponimikë, si p.sh.:

RUGOVA, LIPOVECI, GËRQINA, GASHI, PONOSHECI, JUNIKU, SHALA, KORENICA, GODENI, DUJAKA, KRUMA, HASI, VOKSHI, LUMA, MATI, KARADAKU, GLLOGJANI, BELLANICA, DEVA, BROVINA, MORINA, DOBRUNA, LETI ose LETAJ, ZHURI, BYTYQI, HASI, DOBRUNA, SHKRELI, KELMENDI, BISHTAZHINI, RAKOCI, DEMJANI, RADONIQI, JUNIKU, OSEKU, PONOSHECI, XËRXA, SHLLAKU, OROSHI, KAÇINARI etj.

Që të gjithë patronimet e sipërpërmendur janë mbiemra aktivë tek gjakovarët e sotëm, dhe prejardhja e këtyre mbiemrave nuk është gjë tjetër veçse rast i formimit të mbiemrit nga zona e prejardhjes së fisit, familjes a individit të vendosur kohë më parë në Gjakovë.

Përveç këtyre emrave që i përkasin zonave të vogla si fshatra a lokacione të caktuara, janë të pranishëm edhe pse më rrallë emrat e qyteteve, si:

PEJA, SHKUPI, GJAKOVA, KAÇANIKU, TROPOJA, MIRDITA, DIBRA-DIBRANI, SHALA.

Ndodh edhe që patronimi të shërbejë si saktësues për emrin vetjak pra saktësues për identifikimin e mëtejshëm të emrit.

Në këtë rast patronimi vjen nga një etnonim: BOSHNJAKU (familje emigrantësh nga Bosnja), MALOKU ( banor i Malësisë, verior), GEGA (i trevave veriore), OSMANI (familje të lidhura me Turqinë osmane por jo domosdoshmërisht me origjinë osmane), MUHAXHIRI (familje të shpërngulura), AXHEMI (në arabisht shenjon të gjithë ata që nuk janë arabë, pra janë të huaj), ÇERKEZI (përfaqësues i një kombi që ka ardhur tek ne si ushtar dhe ka mbetur aty), SARAÇINI (që lidhet me saracenët), MAXHARRI (familje e lidhur me Hungarinë).

Për këta patronimat e fundit mbetet e diskutueshme nëse kanë të bëjnë me kombësinë e të shenjuarve apo me apelativët që motivohen nga emrat e këtyre kombeve). Në literaturën onomastike ky tip identifikimi përcaktohet si një formë përshkruese dhe në një farë kuptimi ai është konvencional. Çlirim Bidollari mban mendimin se shqiptarët i kanë shtënë në punë me lehtësinë më të madhe emrat e vendeve, që nga atdheu i largët e deri tek fshatrat më të vegjël.

 Megjithatë Bidollari mendon se ky lloj mbiemrash ka ardhur duke u tkurrur, pasi ka përjetuar disa kulme në shekullin 15-të, 19-të dhe vitet e para pas Luftës së dytë Botërore.

Pikërisht në mesin e shekullit XX, ky lloj patronimi hyri në modë. Megjithatë në gjendjen e sotme të sistemit patronimik shqiptar, ky tip konsiderohet i mbyllur. Përdorimi i tij i zgjeruar vihet re edhe sot e kësaj dite në Gjakovë.

Emra prindërish të kthyer në mbiemra.

Në pasurinë e përgjithshme të patronimeve shqiptare, mbiemrat e formuar nga emri i paraardhësit, konkretisht babës, përbëjnë rreth 40 përqind të numrit të përgjithshëm, dhe një tablo e tillë na del e pranishme edhe tek banorët e Gjakovës.

Mbiemrat me zanafillë nga atësia kanë një arsye logjike të lindjes së tyre. Në këtë nënlloj patronimesh mund të dallojmë dy areale: areali katolik që shfaqet me trajtat karakteristike të emrave të krishterë; areali mysliman që përfshin emra dhe variante të tyre nga gjuhët orientale. Rastet më të shpeshtë të emrave të pararendësve të kthyer në mbiemra të pasardhësve në Gjakovë janë: AHMETI, LEKA, JAKUPI, KAMBERI, GJERGJI, KOLA, GJOKA, NIKA, DEDA, MALAJ, (I)BRAHIMI, ISUFI. Vendi dhe roli i këtij lloji patronimesh është i rëndësishëm nga vetë prania e shtuar gjë e cila njëkohësisht tregon edhe dendurinë e përdorimit.

Në të folmen e Gjakovës është karakteristik fakti i thirrjes së frymorëve me emrin personal të cilit i bashkangjitet edhe mbiemri ose emri i familjes. Kjo sigurisht është një formë jashtë komunikimit formal e shkrimor, i përdorshëm në rrethe njerëzish e mjedise të ngushta. Trajta e emërores në numrin njëjës përdoret në gjinore njëjës, psh: X i Manxhukës, ose Y i Meqës, ku MANXHUKA e MEQA nuk janë emrat e prindërve por mbiemri i familjes.

Tepër e pranishme në Gjakovë na del edhe ndajshtesa –aj, e cila në gjuhësinë tonë është pranuar si ndajshtesë e specializuar për formim patronimesh. A. Xhuvani dhe E. Çabej për ndajshtesën –aj vlerësonin se me këtë lloj prapashtese mundësohet formimi i patronimikave (KOLË-KOLAJ, LEKË-LEKAJ) dhe formimi i emrave të viseve a krahinave të cilat mandej janë përdorur si material furnizues për patronime të reja (BARDHAJ, ZOGAJ).

Rruga e formimit të patronimeve me –aj mendohet të ketë ardhur si rezultat i trajtës pas singularizimit të formës së shumësit: psh Petriti i Dedajve > Petrit DEDAJ. Sipas përdorimit praktik të patronimeve në Gjakovë, vërejmë se pjesa më e madhe e atyre patronimeve që dalin me –aj rëndom i përkasin mbiemrave të banorëve në zonat rurale ndërsa në zonat urbane gjejmë gjithashtu të njëjtat patronime por pa ndajshtesën –aj.

Kështu psh, gjejmë dy variantet LEKA-LEKAJ, GJOKA-GJOKAJ, MALA-MALAJ, NIKA-NIKAJ, MARKU-MARKAJ etj., gjë e cila jep të kuptohet se patronimet e krijuar në bazë të emrit të kryetarit të familjes janë përdorur pa dallim në zonat urbane a rurale por këto të fundit janë pajisur edhe me ndajshtimin -j, - aj. Marrë në tërësi, ky lloj mbiemërformimi duhet se ka tendencën e identifikimit sa më të saktë të subjektit, duke futur në punë emrin e të atit, gjë e cila gradualisht e kthen këtë të fundit në mbiemër të vetë individit.

Po këtu na dalin edhe raste të mbiemrave të përngjitur: GJONKOLAJ, MARKAGJONAJ, GJONDEDAJ, NDUELLESHI, PERKOLA, PERDODA, DEDNIKAJ, MURAKOLA, LEKMARKU etj. Këto janë patronime dy a më shumë pjesëshe të cilët nuk mjaftohen vetëm me emrin e një paraardhësi por ndërtohen me emrat e përfaqësuesve të disa brezave.

Kjo mund të ketë ndodhur si shkak i ndarjes nga trungu familjar dhe meqë ka sunduar familja e madhe patriarkale çdo ndarje duhet të sillte mbartjen e emrit të familjes së madhe.

Por mund të ketë ardhur edhe si shkak i zvogëlimit të fondit të emrave fetarë kalendarikë.

Kjo dukuri nuk ka ndodhur vetëm tek popullata e besimit të krishterë por edhe tek ajo myslimane.

Mund të përmendim raste si: BEJTULLAHU, RAMAZANI, RAMADANI, SHAHSIVARI, AVDIU etj.

Një vend të posaçëm zënë edhe trajtat e shkurtëra të patronimizuara, p.sh.: patronimi HIL-A vjen nga emri MËHILL, NIK-A nga NIKOLLË, NDUE ose NDOC-I nga ANTON, AVDIU ose AVDIAJ nga ABDULLAH, SULA nga SULEJMAN, RRUSTA nga RRUSTEM, BRAHUSHI nga IBRAHIM, SMAJLI nga ISMAIL, MUSA nga MUSTAFA etj.

Në lidhje me këtë lloj formimi patronimesh që është i përhapur tek të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm tek gjakovarët, Thimi Mitko tek “Bleta shqiptare” thotë se këta janë emra sikundër i kanë përdorur prindërit tanë që moti, pra duke ruajtur emrin e pararendësit ka lindur tendenca e mbiemërformimit.

Mbiemra që tregojnë zanate, profesione, tituj e ofiqe.

Nga të gjitha ndarjet e onomastikës, më shumë ndikim nga ndikimi turk ka pësuar antroponimia, veçanërisht patronimia për arsye se procesi i saj nisi dhe mbaroi brenda sundimit osman. Për shkak të përfshirjes në sistemin feudal-ushtarak, terminologjia orientale u shtri gjerë e gjatë në të gjitha fushat prandaj edhe sot e kësaj dite ne trashëgojmë një ngarkesë të konsiderueshme orientale. Por është e çuditshme se si prapashtesat turke -xhi,- lli janë fare pak të pranishme në patronimet e Gjakovës: RIZVANOLLI, ÇARKAXHIU.

Për këtë tip patronimesh që tregojnë zanate e tituj, Bidollari konsideron se fillimisht ka shërbyer si karakterizues shtesë që iu atribuoheshin njerëzve që ushtronin profesione të caktuara, zanate a funksione. Me kalimin e kohës, duke pasur prirjen të bëhen të trashëgueshëm, kur ky profesion bëhej i trashëgueshëm nga njëri brez në tjetrin, ai pasohej nga pasardhësit duke ‘detyruar’ të njëjtën gjë edhe për patronimin.

Meqë zanatet a mjeshtëritë monopolizoheshin, sidomos zanatet fisnike, atëhere edhe trashëgimi i mbiemrit konsiderohej si një vlerë me peshë. Për familje a anëtarë familjesh që për një kohë të gjatë ushtruan një zeje, emri i zanatit u shndërrua në patronim pasi filloi të shenjojë familjen e ushtruesit të zejes, qoftë edhe kur ai e kishte lënë së ushtruari atë profesion.

Të tilla janë patronimet: TERZIU (rrobaqepës), BAKALLI (shitës i gjësendeve të ndryshme), TABAKU (lëkurëpunues), NALLBANI (mbathës i kuajve), SARAÇI (pajisje për kuaj), KAZAZI (përpunues i mëndafshit), KOVAÇI (farkëtar), SAHATÇIJA (orëndreqës), ÇARKAXHIJA (për punimin e armëve), FURRA (bukëpjekës), KASAPI (me therjen dhe shitjen e mishit), HARAÇIJA (taksambledhës), GËRÇARI (baltëpunues), BERBERI (rrojtar) etj. Meqë në Gjakovë janë punuar dhe ushtruar me dhjetëra zeje të cilat janë trashëguar tek gjeneratat e reja, prej tyre kanë mbetur një numër i konsiderueshëm patronimesh. Por duhet cekur se jo çdo zeje a profesion ka lënë pas në ditët e sotme një patronim.

Nga pikëpamja gjuhësore, kjo kategori paraqitet e pasur, me mbizotërim nga fjalët-rrënjë orientale. Në rastet më të shpeshta ato i takojnë jetës qytetare meqë zejet u zhvilluan brenda në qytet ku ishin rangjet e esnafëve. Po ashtu në qytet ishte i përqëndruar rendi administrativ e shtetëror, ushtarak, fetar.

HOXHA, PRIFTI dhe SHEHU janë tre patronimet me burim nga tituj të hierarkisë fetare, më të përhapura tek shqiptarët.

 Prej të treve, në Gjakovë hasim vetëm dy: HOXHA dhe SHEHU, që të dy të motivuar me përkatësinë fetare të patronimmbajtësit. Mandej vjen DERVISHI, MEJZINI, HAXHIU (vizitor i vendeve të shenjta), BAJRAMI(festw fetare).

 Kthimi i emërtimit të klerikut në emër familjar ka kaluar nëpër rrugën tradicionale të formimit të patronimeve shqiptare: fillimisht ky emër iu bashkua emrit vetjak të klerikut si emër dallues, për ta evidentuar atë midis personave që mbanin të njëjtin antroponim.

Patronimi MEKA mund të ketë lindur nga praktika islame e haxhillëkut. Si emra familjarë u përdorën edhe fjalë që i takojnë arsimit dhe jurisprudencës: MYDERRIZI, MYFTIU, QEHAJA (sekretar, shkrues). Është për t’u vërejtur se mes patronimeve në Gjakovë nuk shënohet asnjë rast i ekzistencës së patronimit PRIFTI.

Kjo mbetet e pashpjegueshme për faktin se në këtë zonë jeton një përqindje e konsiderueshme e popullatës së krishterë, megjithatë patronimi PRIFTI nuk gjendet në asnjë rast.

Mbiemra të tjerë me ngjyrim fetar përmendim edhe: BABALIA, HAFIZI, DOMI, BAJRAMI, etj. Jo të rrallë paraqiten mbiemrat që shprehin një gradë ose titull ushtarak: SPAHIU, ÇAUSHI, VEZIRI, PASHA, IMAMI, AGA(J)-AGANI, GAZIJA, BEGU-BEGDUSHI (prej: bejlerë), YVEJSI, SPAHIU (kalorës në ushtri), ZAJMI (kreu i spahijve) por edhe EFENDIA – titull shoqëror, MYFTARI (kryeplak). Interesant është fakti se titullin ‘sulltan’ si shkalla më e lartë e hierarkisë qeverisëse osmane, nuk e gjejmë të pranishëm në Gjakovë, por as në patroniminë mbarë shqiptare.

Kjo ndoshta për faktin se shqiptarët asnjëherë nuk u bënë dot Sulltanë, por maksimumi Vezirë. Ndaj emri Sulltan na del vetëm si emër vetjak femëror: SULLTANE.

Ndërsa fjalët: VEZIR, SHAH i gjejmë edhe si emra personal femërorë, edhe si patronime.

 Në këtë tip patronimesh, vërehen raste të shumta të ndërtimeve kompozitë, ndërtimi i të cilave formohet në sajë të bashkimit të ofiqit me emrin personal. Ky tip funksionon sipas skemës: emër fetar + emër vetjak : HAXHISMAJLI, HAXHIMIFTARI, HAXHIKADRIJA, HAXHIBEQIRI, HAXHIAVDYLI, HAXHISHABANI, HAXHIJONUZI, MULLAADEMI, MULLAJUSUFI, MULLAIDRIZI, MULLATAHIRI, MULLAZENUNI, YMERAGA, DAUTAGA, HAFIZADEMI, DERVISHDANA, AXHANELA, BABALIA, BEGDUSHI, SHEHDADI, SHEHDANJOLLI.

Prania e këtij fondi në onomastikën e kësaj treve është dëshmi e rolit të madh që kanë luajtur këto besime fetare në jetën shoqërore të popullatës.

Por po ashtu ajo është shenjë treguese e respektit të shqiptarëve për besimet fetare që ushtrohen nën frymën e tolerancës. Identifikohen edhe mënyra të tërthorta të shenjimit të zanateve, profesioneve. Ato i paraqesim të strukturuara elementit të cilin e shquajnë:

a) Me anë të lëndës së parë me të cilën punohet: QARRI, PENI, QYMYRI, HIMA, BARUTI.
c) Dalin edhe disa raste të patronimeve metaforike në të cilat trajtimi merr një natyrë të dyfishtë frymorësh: DASHI, DACI, PULA, KNUSI, ZOGU, BYLBYLI, MAGARI (aktualisht mbiemër i shuar, i zëvendësuar me tjetër), por edhe: MISKU (erëmirë).

Mbiemra të formuar duke marrë burim nga nofka e llagapi.

Në lidhje me këto lloje patronimesh, mund të flasim qartë rreth kuptimit që kanë por jo edhe për rrethanat në të cilat emërtimi është kthyer në mbiemër të individit-familjes. Çabej, që në Konferencën e parë albanologjike pranon se parimi i emërtimit të njerëzve, përgjithësisht meshkujve, me anë të emrave të shtazëve, si dhe prejardhja e emërtimeve prej ofiqeve, janë një nga kriteret e emërtimit në shqipe.

 Këto lloj mbiemrash kanë marrë formën e epiteteve, me ngjyresa pozitive a negative të cilat me kalimin e kohës janë zbehur. Pas Beratit, mendohet se Gjakova është një nga qytetet që ka më së shumti “epitete” apo nofka. Për këtë arsye, këtë tip patronimesh e klasifikojmë në dy lloje:

a) Patronime që vijnë nga fjalë që shenjojnë vetitë fizike a morale të njerëzve;
b) Patronime që vijnë nga ofiqe/nofka dhe emërtime kafshësh.

Nga nënlloji i parë në Gjakovë hasim në patronime si: QORRI, QELI (DANQELI), TOPALLI, SHYTI, KOMTRASHI, KOKA(J), VOGLI, KUQI, DHOMI, BUZA, BARKU, GRUSHTI,
PARASHUMTI.

Nga nënlloji i dytë, përveç se kemi një prani të konsiderueshme të këtyre rasteve, mund të themi gjithashtu se në to janë të pranishëm kuptimi i drejtpërdrejtë dhe ai metaforik. Dallojmë disa lloje klasifikimi:

a) Nofka të bazuara në elemente ushqimore: UFLLA, SHEQERI, KRYPA, AJRONI, PILAVI, SPECI, PURRINI, KUMPIRI, KAKIÇKA, KOC(K)A.

b) Nofka të bazuara në emra shpendësh a kafshësh: KËNDUSI, PULA, BYLBYLI, VREMÇI, PLESHTI, KLYSHI, KARCYLLI, HUTI, DASHI, KINGJI, MAGARI, BULLI, ABRASHI (kalë me lara).

c) Nofka nga objekte: BUNARI, FURRA, QEREPI, TULLUMI, BALLONI, KOSHI, KUPA. d) Nofka me kuptim përbuzës: HAJNI, LUGATI, KATILI, QYRRI, PAÇAVRA, BURGIJA, ZARARI, XHUXHA, QUKI, GUZICA (srb. - prapanica).

Një pjesë e mirë e patronimeve të lartshënuara, me kalimin e kohës janë zëvendësuar me patronime të rinj, me arsyetimin se pasardhësit e këtyre familjeve janë ndjerë të ofenduar në mentalitetin e ri të shoqërisë. Myslim Nagavci tek “E folmja e Gjakovës” vlerëson se nuk është e tepërt të tregojmë se gjakovarët jetojnë duke i përqeshur të metat e të tjerëve, duke u vënë njerëzve ofiqe të ndryshme sipas prirjeve, komplekseve.

 Bile në Gjakovë vlen thënia: “Më thuaj çfarë ‘llagapi’ ke, të të them se kush je”. Pjesën dërrmuese të këtyre nofkave, banorët ua kanë ngjitur njëri-tjetrit për t’i përqeshur ose fyer, në sajë të situatave të jetuara. Në përgjithësi këto emërtime që me kohë janë kthyer në llagape, janë fyes e përqeshës dhe vetëm në ndonjë rast shumë të rrallë tregojnë cilësi a tentojnë të japin informatë të mirë: MISKU, BYLBYLI, DRENI.

Ja edhe disa nga mbiemrat-nofka të cilat mund t’i ndeshni tek banorët e Gjakovës: ZALLI, KAMISHI, ARAPI, DUSHMONI, DUDUFENCI, LUKI, TULI, SARIÇKA, JAKA, TODORZA, PRUSHI, LAMA, GUCI, MICI, XHIBIGJUKI, GJYJGJYZARI, SEREMI etj.

 Kjo nuk do të thotë se qytetet e tjera nuk kanë mbiemra karakteristikë por gjithsesi Gjakova shquhet dhe dallohet për mbajtjen e nofkave për mbiemër. Shumëkush e konsideron këtë si një pasuri të llojit të vet.

Megjithatë tek gjeneratat e reja, nga njëzet vitet e fundit e këtej, vihet re tendenca për t’i zëvendësuar nofkat e pahijshme me patronime më të dinjitetshme.

Mbiemra me ndikim oriental:

Patronimet me burim prej gjuhëve orientale të cilat mund të jenë të ardhura nga persishtja ose arabishtja, por që në shqipe kanë hyrë nëpërmjet turqishtes: HOXHA, GJYLGJYZARI, BAJRAKTARI, SPAHIU, RRUSTEMI, ARLLATI, SHAHINI, KARAKUSHI (kompozitë, karaj - i zi) etj. Këto lloj patronimesh i gjejmë në përdorim të shtuar.

 Pra vihet re se ashtu si në toponimi, edhe në patronimet e vendasve në Gjakovë kanë lënë ndikimin e tyre gjuhët orientale si pasojë e sundimit të gjatë të Perandorisë turke ndërsa prania e ndikimit sllav vihet re në një masë shumë më të ulët.

 Në Gjakovë, ndikimi sllav është sadopak i vërejtshëm në toponimi, por edhe në emërtimet e familjeve a fiseve. Meqë në këtë zonë të Kosovës asnjëherë nuk ka patur më tepër se dy përqind të popullatës me përkatësi sllave, janë mininale rastet që reflekftohen nga ndikimi i sllavishtes në patronimi.

Mbiemra me ndikim sllav:

NIKOLIQI, POZHEGU (Slavonska Pozhega, Uzicka Pozhega, qytete sllave), DOBRA (sllv. mirë), MANXHUKA, BËRDONIQI (sllv. kodër), POZHARI (sllv. zjarr).

 Jo më kot e lashë për në fund edhe një tip patronimesh të cilat duke u nisur nga sistemi i sotëm gjuhësor, mbeten të pashpjegueshme. Pra këtu do të përfshij ato mbiemra për të cilët vetë emërtimi nuk jep shpjegime: VALLA, DALLADAKU, FËRDULLI, KATONA, BUQINCA, ELSHANI, ROKA, PERJUCI, MILLA, DURAKU, etj.

Sot, sistemi patronimik funksionon me një larmi trajtash, duke marrë përsipër të identifikojë banorët e Gjakovës, dhe jo vetëm kaq, por edhe të tregojë origjinën e prejardhjes familjare të tyre. Mbiemrat e sotëm kanë lindur, ndryshuar e përshtatur në një rrugë të gjatë evoluive, duke u fiksuar në gjendjen e sotme e cila siç e pamë na paraqitet me një shumësi tiparesh dhe cilësish.

Literatura:

Aleksandër Xhuvani, Prapashtesat e gjuhës shqipe, Studime gjuhësore, III, Prishtinë 1976

Çlirim Bidollari, Hulumtime onomastike, Tiranë 2012

Eqrem Çabej, Studime gjuhësore, Vëll. I, Prishtinë 1976

Jusuf Shpuza, Përsiatje onomastike, Shkodër 2008

Myslim Nagavci, Të folurit e Gjakovës, Revista kulturore dhe shkencore “Përparimi”, Prishtinë 1969
Thimi Mitko, Bleta shqiptare, Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, nr. 2, Tiranë 1961.

(Autorja e këtij studimi është doktorante në Qendrën e Studimeve Albanologjike (QSA) në Tiranë).

2015-04-18

KALI I TROJËS, SIMBOL I SHQIPTARËVE, JO I GREKËVE

Shkruan Prof.Dr.Rasim Bebo

Disa Prof. Dr. vazhdojnë ende të deklarojnë se në Luftën e Trojës kanë qenë dy kundërshtarë, Trojanët dhe “grekët”. Për këto manipulime, grekët gjejnë mbështetje te disa figura shqiptarësh që flasin për luftën Trojano-greke, duke i vendosur kështu grekët në Luftën e Trojës, kur ata kanë ardhur 500 vjet më vonë. Këtë gënjeshtër të madhe (manipulim) e kapërdijnë si pa gjë të keq, si z. I. Kadare kur thotë: “…kali i drunjtë, dhuratë e grekëve u çfaq …”, z. Fahri Xhara shkruan: “… në mes të akejëve helenë dhe Trojanëve …”. z. Arbër Thesproti shkruan: “Helenët dinakë nxorën Kalin e Trojës përsipër mbi tokë…”. Të tre këta zotërinj dhe shumë të tjerë, mbështetën sajesat greke. Dhe grekët pronësojnë Kalin e Trojës si të tyre, për intervenim.

Ku jemi sot? Sllavët na kanë rrëmbyer emrin Maqedoni dhe ne për ata jemi ardhacakë. Çamërinë (Thesprotinë) e Epirit grekët e quajnë “Inekzistente”. Mitrovicën Fuqitë e Mëdha e kane kthyer në “mollë sherri”. Në rolin e Kalit të Trojës greket futën në Shqipëri kolonelin Janullatos. Kali i tyre i Trojës lufton,dhe bën të pamudërën që të shtrihet në hapësirat: Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, të ndihmuar nga tradhtarët, që drejtojnë për tu krijuar pozicione të përshtashme greko-sllavofilëve.
Dihet historikisht se “grekët”vërshuan në Ballkan prej gadishullit të Sinajt nga fundi i shek. VIII dhe fillim i shek. të VII, p. e. s., me një nivel kulture tejet të ulët, brutal, grabitës të pabesë, vrasës, me kopetë e bagëtive të vëna përpara u futën në Pellazgji (Ballkan). Lufta e Trojës u zhvillua në vitet 1250 p.e.s. Ndërsa grekët kanë ardhur pas 500 vjetëve. Homeri e bëri të pavdekshëm emrin e Trojës me dy poemat e tij epike: “ILIADA” dhe “ODISEA”. “Homeri nuk përmend grekë, apo helenë në rrethimin e Trojës, por flet për një numër fisesh pellazge”. (Edwin Jacques, “Shqiptaret”, f. 65). Kjo luftë do të vazhdonte përjetësisht nëse nuk do të punonte dinakëria e “Udhësesë” Odiseut. Kjo mëndje e ndritur arriti të shkëpusë me në fund fitoren, por shumë vonë. Ajo qe një fitore pa vlera, që shkatërroi përfundimisht të dy palët.

Rreth figurës së Laokontit qarkullojnë legjenda të shumta dhe në të u futën manipulimet greke. Por ajo më famshmja që e prezanton më së miri historinë e tij legjendare e që njihet si version zyrtar, thekson, e lidhet me Luftën e Trojës, kur trojanët futën brenda mureve të qytetit, kalin e famshëm, (dhuratë-simbol e “grekëve” për paqen e nënshkruar.) Laokonti dyshues për këtë dhuratë greke, e përshkoi kalin me një heshtë mespërmes dhe tha shprehjen e famshme: “Timeo danaos et dona ferente”“ (i druhem grekëve edhe kur bëjnë dhurata) “JU E DINI, SE PËRPARA TROJËS ATËHERË, KALI I DRUNJTË DHURATË E GRËKËVE U ÇFAQ. KY KALË NË DY GRUPE I NDAU TROJANËT: TË PRANONIN ATË, OSE TA FLAKNIN SAKAQ. PAJTIM ME ARMIKUN, ULURININ TRADHTARËT, MJAFT MË ME ZJARR DHE HELME”.( Ismail Kadare).

Ç’është kjo fatkeqësi, të kthesh grekët të gjallë pas gjysmë mijëvjeçari dhe të pranosh manipulimet e tyre në dëm të vetes sonë.

Por, epopetë e para (Iliada dhe Odisea), të transkiptuara në gjuhën greke, duke nisur nga fundi i shek VI para Krishtit (epoka e Pisistratit dhe e bijve të tij, Hipiasit dhe Hiparkut), përmenden në vijimësi, duke filluar nga Pindari (510 - 438) dhe nga Eskili (525 – 456). (“Shqipëria”, f. 14), dhe më vonë, se ishte e gjitha një sajesë e krijuar nga një ekip prej dhjetëra historianësh, antropologësh dhe klasicistësh, që punuan pa ndërprerje, në periudha të ndryshme, mes viteve 1971 - 1974 për të “krijuar” dokumente dhe sende “greke”. Për kundra tyre, fakte të reja historike nxorën: Mathieu Aref, Robert d’Angeli, Dhimiter Pilika, Aristidh Kola, Tajar Zavalani, Karl Reinholdi, etj. Kolonitë e kësaj kohe, nuk ishin greke, por koloni pellazge. Kur këta kolonë u përhapën në trojet pellazge në Iliri, Epir, Maqedoni, Azinë e Vogël dhe Afrikën e veriut, nuk kishte nevojë për përkthim, se ishte i njëjti popull, me të njëjtën gjuhë.
Z. Fahri Xharra shkruan: “Këtu është Troja legjendare (Lufta e Trojës rreth viteve 1235-1225 p.e.s, në mes akejëve “helene” e Trojanëve dhe aleatëve të saj, Paionëve, Dardanëve, etj. …për sa i përket grekëve të asaj kohe, nuk di ç'të them sepse s'kam njohuri për ta. Nga gjithë këto, del se Trojanët dhe Grekët ishin një popull.” Ju z. Fahri Xharra, jeni kontradiktor në shpjegim: I vendosni helenët në Luftën e Trojës, më vonë thoni helenët dhe trojanët janë një popull… me këtë doni të tregoni se s’keni njohuri për grekët. Por grekëve gënjeshtarë, u mjafton vetëm që gënjeshtrën ua pranoni, duke i sjellë 500 vjet më mbrapa, “helenet në Trojë”. (F. Xh. “DIELLI” 20-3-2015.)


Arbër Thesproti, poetizon: “Kali i Trojës’”

Helenet dinak kalin nxorën përsëri mbi tokë,
Këtë radhë të veshur e zbukuruar tamam si një shenjtor.
"Dhurat e bekuar" për shqiptarët e gjorë
S'ka mbetur më gjë veç kujtimit të saj
Lavdia e trojanëve u tret e humbi nga i pabesi kalë.

Z Arbër Thesproti, jeni nga i njëjti vend si popull, gjuhë dhe histori, me të ndriturin Odise. Ai është nga ishulli Itakë, larg dy pashë ujë të bregdetit Jon, karshi Prevezës dhe Pargës Thesprote. Prof. Arbëri, ju po i çimentoni helenët duke thënë: “Kali i Trojës: Helenet dinak kalin nxorën përsëri mbi tokë.” Duke thënë se e nxorën përsëri, ju po i vendosni helenët në Luftën e Trojës. Kaq u duhet grekëve, që ne shqiptarët, po i sjellim grekët e vjetër 500 vjet para ardhjes së tyre. Pra, Kali i Trojës mbetet vetëm simbol i rrëmbyer nga grekët.

Kali i Trojës lufton, dhe bën të pamundurën që të shtrihet në hapësira, për t’u krijuar pozicione të përshtatshme grekofilëve. Që Shqipëria ka pasur gjithmonë shumë armiq, këtë e dimë; madje që ka ende shumë armiq, prapë këtë e dimë, por që neve jemi mësuar të luftojmë dhe t'i mundim gjithnjë armiqtë dhe këtë e dimë. "Kali i Trojës " si histori e dhimbshme, po përsëritet në vatrat e popullit shqiptar, duke u konsoliduar në veprimtarinë diversante dhe militante të orkestruara nga të huajt dhe për ta realizuar, përçajnë shqiptarët, se vetëm ashtu mund të fitojnë ata, siç kanë fituar edhe në të kaluarën. Turp për klasën politike të degjeneruar pas korrupsionit, duke e lenë atdheun, poligon të manovrimeve të armiqve tanë bashkë me mercenarët pa identitet?.

Mos vallë kjo histori do përsëritet në trojet tona edhe pas 3000 vjetësh të Kalit të Trojës?!... Atëherë ku ta çojmë gjakun e derdhur për kaq shekuj me radhë, për liri, apo robëri?... Përse luftuam? Ta kemi edhe një Kalë të Trojës sot ndër shqiptarë apo ?... nga ky fenomen që po na përcjell edhe sot me fatkeqësitë e kombit, me përçarje, dhunë denigrim, mosmarrëveshje vëllavrasje, korrupsion, tradhti antikombëtare. (INDEKS online nga Asllan Dibrani, 21-2-2014).

Ju kujtoj, se akoma dhe sot, 60% e posteve kryesore në administratën shtetërore, janë shqiptarë të shitur, ose grekë. Ju kujtoj, se operatorët e telefonive celulare, janë pronësi greke. Bankat po ashtu, universitet një përqindje e konsiderueshme, bizneset e fuqishme, janë të sponsorizuara dhe të drejtuara po nga grekët. Pra Kali i Trojës brenda nesh, po bën më së pakti që nga viti ’96, kur projektuan Firmat Piramidale me ndihmën e ish Ministrit socialist të Financave Malaj, Gjinushit, Çaushit e dhjetëra ithtarëve të tjerë grekë.
Image result for kali i trojes
Në ’98-tën, ish kryetari i PS dhe ish kryeministri Fatos Nano, thirri trupat speciale greke me automatikë e snajper, për të ruajtur kokën e tij. Shteti grek i detyrohej për t’i mbrojtur kokën, por pas mbrojtjes dhe shoqërimit të tij deri jashtë kufijve të shtetit grek, i detyrohej më tepër se kaq, ai bëhet serish kryeministër! Z. Malaj bëhet Ministër Financash, Z. Angjeli, Ministër i Ekonomisë dhe një pjesë e konsiderueshme ministrash, zv. ministrash, drejtorë drejtorish të rëndësishme, favorizuan bizneset dhe Bankave greke, deri te greqizimi i drejtorëve të shkollave.

Kali i Trojës është Partia Socialiste (dhe Partia Demokratike shën. Im), janë ish drejtuesit dhe një pjesë drejtuesish. Njoh shumë anëtarë të PS, të cilët kanë lidhje të forta, sponsorizohen, paguajnë, korruptojnë persona, që poste të rëndësishme të administratës t’u përkasin njerëzve të besuar të PS, dhe strukturave sekrete greke.

Shqipëria është në rrezik... Duhet të ndërgjegjësohemi për rrezikun që na kanoset, duhet të përpiqemi të kuptojmë drejt interesat e drejtuesve tanë. Partia Socialiste duhet shpallur si parti e jashtëligjshme, si parti antishqiptare, derisa kjo parti të filtrojë agjentët grekë dhe t’i përjashtojë ata nga strukturat e saj, Kali i Trojës = PS.

Çfarë po ndodh realisht me Shqipërinë e Jugut? Vërtetë galopi grek ka marrë revansh të çmendur?! Vërtetë këta barbarë arritën deri atje, sa të zhvarrosin edhe eshtrat e të parëve tanë e t’i tjetërsojnë ato në kokalla të ushtarëve grekë të rënë në tokën tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore? ! Në krye të kësaj fushate të rrezikshme, siç dihet, është vënë kryegjenerali i Asfalisë, greke, Janullatos, i veshur me veladon të zi. A nuk është tashmë çasti më i përshtatshëm për të vënë në krye të Autoqefalisë shqiptare një Nol të ri?... Sidoqoftë, grekërve nuk duhet t’u besohet. Një fjalë e urtë popullore, veç jo e shqiptarëve por e të huajve, thotë: “grekëve edhe dhuratat nuk duhet t’u pranohen”. Kali i Trojës mbetet simbol…

(Me respekt, gazeta “Skënderbeg”, i vetmi organ për shqiptarët e Australisë.)

“Ne sot u vendosim lule heronjve, ata shpallin kandidat vrasësin e tyre”. Shkruan: Albi Koci,(Forumi djemtë e Gjirokastrës) Pikërisht sot në datën 10 prill 2015, Partia e të Drejtave të Njeriut, shpalli kandidat për bashkinë Himarë, atë personazh, i cili 21 vjet më parë, sipas akuzave të ngritura nga prokuroria shqiptare dhe greke, ishte organizatori i sulmit terrorist, të kryer në repartin ushtarak të fshatit Peshkëpi të Gjirokastrës, ku mbetën të vrarë kapiteni i Parë Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini. Pllakati i ngritur nga Forumi ”Djemtë e Gjirokastrës’’ vitin e kaluar, për nder të dy ushtarakëve të rënë në krye të detyrës, është e vetmja shenjë nderimi për të rënët, që janë përballur me harresën 21 vjeçare institucionale, dhe vetëm familjarët e tyre janë kujdesur t’i nderojnë si heronj që ranë në krye të detyrës. Për ironi të fatit edhe të politikës, 21 vjet më vonë, Alfred Beleri, i akuzuari si organizator i këtij sulmi terrorist, shpallet kandidat i PPDNJ-shit, jo rastësisht në të njëjtën datë, kur ndodhi sulmi terrorist nga organizata terroriste MAVI në 10 Prill 1994. Ne sot, në 10 prill 2015, u vendosim lule heronjve të kombit, ushtarakut Fatmir Shehut dhe ushtarit Arsen Gjinit, të rënë dëshmor në krye të detyrës në ish repartin ushtarak të fshatit Peshkëpi. Kurse politika e ‘’kriminalizuar’’ në Tiranë, shpall kandidat për një nga 61 bashkitë e vendit, pikërisht atë që është akuzuar nga prokuroria shqiptare dhe greke, se është organizator i këtij akti terrorist. Ne forumi ‘’Djemtë e Gjirokastrës’’ e quajmë një tallje me shpirtrat e heronjve të kombit edhe të familjarëve të tyre, këtë akt të politikës shqiptare, që nuk i shërben askujt me këto sjellje që “cingrisin” shpirtin e shqiptarit… Ato qarqe të errëta, që prodhojnë këto situata ndër vite, që hoqën Bollanon se nuk “hahej” më tej dhe rihodhën në tregun e politikës antikombëtare, një ‘’mall’’ të vjetër, por që i falsifikuan datën e skadimit. Deri kur do shkoj kjo politikë, që trazon brumin e së kaluarës ?!... përfundon Albi Koci, Forumi djemtë e Gjirokastrës”.

Nën shembullin e Shën Kozmait, ecën sot, pas 236 vjetëve, Koloneli Janullatos, për këtë shkruan deputeti Ben Blushi: ‘’Pse Anastasi flet greqisht në një meshë shqiptare? Pse duhet t’i mësojë shqiptarët në greqisht?... Pse greqishtja ka epërsi ndaj shqipes, për të mirën dhe të keqen që predikon Kisha e krishterë?... Sa shqiptarë kuptojnë greqisht dhe a duan ata të meshohen në një gjuhë, që nuk e dinë dhe nuk kanë arsye ta mësojnë vetëm për një natë Pashke, apo Krishtlindjesh?... Pse Zoti, nëse ekziston, nuk i thotë kryepeshkopit, se duhet t’u flasë shqiptarëve në gjuhën e tyre, siç ndodh me gjithë ortodoksët e tjerë në Ballkan’’, shprehet me të drejtë Blushi. Sipas tij, kryepeshkopi ortodoks, duke folur greqisht për shkak të kokëfortësisë që ka, e bën këtë për të refuzuar gjuhën që flet grigja e tij shqiptare. ‘’A mund të ketë ai më pak aftësi se gati një milionë shqiptarë që kanë emigruar në Greqi dhe e kanë bërë greqishten gjuhën e tyre të punës, të shkollës, të shtëpisë dhe të jetës? Pse ata nuk refuzojnë të flasin greqisht në punët e tyre të përditshme? Çfarë ndryshimi ka Anastasi nga ata? Edhe ai është këtu për të shërbyer njëlloj si ata, madje në një kuptim shumë më të lartë e hyjnor dhe prandaj kokëfortësia e tij mund të lexohet si një kundërshtim për t’u përshtatur me ne, çka është e padrejtë në kuptimin fetar, pra barazitist të fjalës’’, analizon deputeti Ben Blushi për greqishten e kryepeshkop Janullatosit. (Ben Blushi, DONACION prill 13-1015 ).

(Mësoni ju grekë: Nga Kali i Trojës i mendimtarit ODISE, ju ndajnë 500 vjet më pas ardhjes tuaj, prandaj Kali i Trojës është i yni, dhe ju e keni rrëmbyer pa të drejtë. Shën. im)

Rasim Bebo, Addison, Çikago, prill 2015

Një qëndrim paradoksal i ministrit Bushati ndaj një diplomati të karrierës

eshref-ymeri-1-c1200x600

Prof.dr. Eshref Ymeri



Në disa faqe interneti të datës 15 prill 2015, ishte botuar një material me titull “Letër e hapur e ish-ambasadorit dr. Islam Lauka në Kosovë, për ministrin Ditmir Bushati”.


Nga ajo letër mësova se ish-ambasadorin tonë të nderuar në Kosovë, dr. Islam Lauka, më 13 mars të këtij viti, ministri Bushati e paska pushuar nga puna. Të them të drejtën, aq sa u dëshpërova, aq edhe u revoltova kundër këtij vendimi absurd të ministrit Bushati. Sepse këtë ish-ambasador e njoh që këtu e dyzet vjet të shkuara. E njoh që në vitet ’70 se e kam pasur student. E kujtoj me shumë respekt si një student jashtëzakonisht të talentuar, i cili, në listën e notave, bashkëngjitur diplomës, absolutisht në të gjitha lëndët, kishte vetëm notën 10. Sigurisht që e meritonte plotësisht të emërohej pedagog në katedër, sepse studentë me të tillë talent unë nuk kam hasur shumë gjatë punës sime si pedagog në Universitetin e Tiranës. Ai ishte krenaria e studentëve të degës së gjuhëve të huaja të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë.


Image result for Islam Lauka

Megjithatë, Islami, si bir i një familjeje me dymbëdhjetë fëmijë nga fshati Pac i Tropojës, bir minatori, i edukuar nga prindërit e tij që në moshë të njomë me ndjenjën e dashurisë për punën dhe për atdheun, me frymën e sakrificës për të çarë në jetë vetëmme djersën e ballit, shkoi e punoi për shumë vite si mësues në zonat e thella të Tropojës dhe kudo shkëlqeu, duke qenë gjithmonë i gatshëm, i papërtuar për t’ju gjendur nxënësve të vet dhe njerëzve në përgjithësi, me kohë e pa kohë, në morinë e halleve të jetës së tyre të përditshme. Punën në zonën e Tropojës Islami e vazhdoi me tërë përkushtimin e vet deri në vitin 1985. Po në këtë vit, strukturat përkatëse të shtetit shqiptar të asaj kohe, duke njohur aftësitë e tij në punë, vendosën ta transferojnë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Gjatë vitit 1985-1986, ai pati kryer kursin e diplomacisë që u organizua asokohe pranë Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Sapo mbaroi kursin, ai u emërua po në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në vitin 1987 ai u caktua referent pranë asaj ministrie. Në prill të vitit 1991 ai emërohet sekretar i parë i ambasadës sonë në Moskë. Në atë ambasadë zoti Lauka ka kryer edhe detyrën e të ngarkuarit me punë (AI) të Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë, më 31 janar të vitit 1996 ai dha dorëheqjen dhe dorëzoi pasaportën diplomatike.

Gjatë kohës së kryerjes së detyrës funksionale në ambasadën tonë në Moskë, zoti Islam Lauka përgatiti dhe mbrojti në gjuhën ruse doktoratën me temë “Evolucioni i problemit të Kosovës dhe gjendja e tij aktuale”. Gjatë parashtrimit të temës së doktoratës në një mjedis akademik, para një jurie profesorësh rusë, zoti Islam Lauka ka mbrojtur me dinjitet të lartë shkencor Çështjen e Kosovës dhe, si diplomat i përgatitur shqiptar, ka argumentuar shkencërisht bindjen e vet të patundur se Kosova në perspektivë nuk mund të jetë kurrsesi nën administrimin e Serbisë, prandaj duhet të shpallet shtet i pavarur. Rrjedha e mëvonshme e ngjarjeve vërtetoi në praktikë katërcipërisht argumentimin shkencor të zotit Lauka, në kundërshtim të hapur me mendimin politik të Tiranës zyrtare, në radhët e së cilës dikush, duke notuar në batakun e tradhtisë kombëtare, mbronte hapur interesat e shovinizmit kriminal serb se Kosova na paskej, demek, kryeqytet Beogradin, kurse dikush tjetër, duke marrë përsipër rolin e lypsarit politik, kërkonte që Kosovës t’i rikthehej autonomia!



 

http://floripress.blogspot.com/2013/11/kosova-rast-universal-apo-sui-generis.html


Mbrojtja e doktoratës u bë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse. Grada shkencore që ka marrë zoti Lauka është: “Doctor of Philosophy (Ph.D) in Political Sciences (Doktor i Filozofisë në Shkencat Politike) dhe është lëshuar nga “Supreme Certifying Committee of Russian Federation (Komiteti Dëshmues Suprem i Federatës Ruse). Diploma e doktoratës mban numrin 000454 dhe është lëshuar më datën 17 mars 1995.
Vitet e qëndrimit në Moskë e konsolidojnë portretin e dr. Islam Laukës në dy pamje: si një diplomat karriere dhe si studiues i hollë i temës më delikate e më problemore të kohëve shqiptare: çështjes kombëtare, ende e pazgjidhur edhe sot.

Është tepër kuptimplotë, i rrallë dhe që të bën krenar për identitetin tonë kombëtar, fakti, se pikërisht në Moskë, në atë kryeqytet perandorak, prej të cilit për dy shekuj rresht kishin ardhur të gjitha gjëmat e mëdha për kombin shqiptar, pra pikërisht në atë kryeqendër, para Këshillit Shkencor të Akademisë Diplomatike të Moskës, zotëria Islam Lauka mbrojti doktoraturën e tij me një temë të nxehtë globale, në të cilën Rusia, si armik i kombit shqiptar,ishte faktor i rëndësishëm kundërshtues. Tema e punimit të tij shkencor më vonë u botua si libër në rusishte dhe u pasua me shkrime edhe në gazetat e mëdha të kohës, brenda dhe jashtë vendit.

Ky libër i parë i diplomatit dhe tashmë i doktorit të shkencave politologjike, Islam Lauka, do të pasohej nga një seri veprash të tjera, po me të njëjtën temë, që ka qënë e po mbetet edhe sot e kësaj dite objekt i debateve të nxehta akademike e diplomatike në kontinentin tonë e përtej Oqeanit. Të tilla vepra, mjaft të rëndësishme për historiografinë shqiptare, në funksion të zgjidhjes së Çështjes sonë Kombëtare, janë:

1. Kosova - rast universal, apo sui generis.
2. Shkëputja e Kosovës nga Rusia.
3. Kosova e pavarur ose dështimi i kryqëzatës ruso-serbe.
4. Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse (bashkautor).
5. Antologjia e kryqëzimit. Rusia dhe çështja shqiptare (1878-2012) (bashkautor).

Këtë librin e fundit, ministri Bushati, si edhe të gjithë ministrat e tjerë që ulen në kolltukun e ministrit të punëve të jashtëme, duhet ta kenë si libër tavoline se do t’iu hyjë shumë në punë në ballafaqimin e tyre me diplomacinë shoviniste ruse në qëndrimin ndaj Çështjes Kombëtare Shqiptare. Materialet burimore ruse që përfshihen në atë libër, janë më se të mjaftueshme për demaskimin e diplomacisë shoviniste rusocariste dhe neorusocariste për qëndrimin tradicionalisht armiqësor që ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë ndaj kombit shqiptar.

Duhet theksuar se tri veprat e para janë përkthyer edhe në disa gjuhë të huaja, si në anglishte, në rusishte, në serbishte, në rumanishte dhe në arabishte dhe kanë luajtur një rol mjaft të rëndësishëm për zbardhjen dhe mbrojtjen e së vërtetës historiko-shkencore rreth Çështjes Kombëtare Shqiptare, me theks të veçantë Kosovën, me qëllim që të vihej në lëvizje diplomacia botërore, e cila ishte e keqinformuar nga diplomacia serbe dhe mbrojtësi kryesor i saj, shovinizmi rusomadh, armiku tradicional i kombit shqiptar.
Image result for Islam Lauka
Veprat e lartpërmendura të dr. Islam Laukës patën tërhequr vëmendjen e qarqeve akademike brenda dhe jashtë vendit. Midis tyre, bien në sy personalitete akademike me autoritet kombëtar dhe ndërkombëtar, si edhe figura të njohura politiko-diplomatike. Ndër ta mund të përmendim:
Noel Malkolm(1956),gazetar dhe historian i shquar anglez, akademik. Për librin “Evolucioni i problemit të Kosovës dhe gjendja e tij aktuale”, ai ka thënë:

“Pa dyshim që ky është një libër, i cili duhet lexuar nga çdokush që është i përfshirë në debatin mbi të ardhmen e Kosovës”.

Janush (Janusz) Bugajski(1954),studiues dhe analist i njohur amerikan, drejtor i projektit të demokracive të reja evropiane pranë Qendrës së Studimeve Strategjike Ndërkombëtare në Vashington, thotë:
Image result for Islam Lauka
...“Monografia e doktor Laukës shënon një pikë thelbësore në fillimin e këtij proçesi kur flitet për unikalitetin historik dhe rëndësinë strategjike të këtij territori, Kosovës”.
Nina Smirnova(1925-2001), historiane ruse, profesor. Ajo ka nënvizuar:

“Është e domosdoshme të theksohet se trajtimi i problemit të Kosovës nga Islam Lauka, ndryshon rrënjësisht nga ai që takohet në replikat e pakontrolluara të disa historianëve e politologëve rusë që e trajtojnë atë nga pozita proserbe”.
Image result for Islam Lauka
Valeri Modestov (1945), studiues rus i letërsisë, përkthyes, profesor. Ja se si është shprehur ai për trajtimin që dr. Islam Lauka i ka bërë Çështjes së Kosovës:

“Islam Lauka ka analizuar me kujdes dhe në mënyrë kritike gjithçka është shkruar para tij për çështjen e Kosovës, nga specialistë shqiptarë dhe të huaj. Konkluzionet dhe rekomandimet e tij janë plotësisht shkencore”.

Adem Demaçi(1936) shprehet:

“Dr. Lauka është ballafaquar me një grumbull veprash, shkrimesh e reagimesh të institucioneve shkencore apo krerëve të lartë shtetërorë ruso-serbë. Për një njeri të vetëm, sfida ishte fort e vështirë, mirëpo diplomati i nderuar, me një qasje të urtë prej atdhetari dhe shkencëtari, ia ka dalë fort mirë që të përballet me furinë e paragjykimeve dhe të shpifjeve të paturpshme të kuzhinës pansllaviste”.
Mark Krasniqi(1920), ademik, thekson:
Image result for Islam Lauka
“Dr. Lauka është patriot i vërtetë, intelektual i kualitetit të lartë shkencor e kulturor, racional në mendimet dhe në veprimet e tij”.

Një pjesë e mirë botimeve kryesore të dr. Islam Laukës, qoftë si libra, qoftë si artikuj publicistikë, patën dalë nga shtypi para se Kosova të shpallej shtet i pavarur. Prandaj edhe patën ushtruar një ndikim të dukshëm nëqarqet akademike e diplomatike. Këtë fakt Janush Bujgaski e kavënë në dukje si më poshtë:

“Zor se do të kishte patur kohë më të përshtatshme se kjo e tanishmja për publikimet e Islam Laukës mbi Kosovën”.

Image result for Islam Lauka
Që nga viti 2001 zoti Lauka është president i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikano-Britanike në Tiranë. Libri “Tony Blair për shqiptarët”, asokohe ishte kontribut i drejtpërdrejtë i kësaj Qendre. Kjo Qendër pati organizuar atëherë dy konferenca shkencore. E para (korrik 2002) me temë “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane” dhe e dyta (dhjetor 2002) me temë “Marrëdhëniet shqiptaro-britanike”. Nga qershori i vitit 2005 dr. Islam Lauka është Drejtor i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike.

Në vitin 2005, dr. Islam Laukën shteti e riktheu në shërbimin diplomatik. Në periudhën mes viteve 2005-2009, ai ka mbajtur funksionet e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Organizatave Ndërkombëtare, të Drejtorit te Përgjithshem të Drejtorisë Rajonaledhe tëDrejtorit të Bordit të Institutit të Diasporës. Në vitin 2009 ai u emërua ambsador në Kosovë.
Image result for Islam Lauka
Përveç botimeve të lartpërmendura, duhet theksuar edhe kontributi i ndjeshëm që ka dhënë dr. Islam Lauka në përgatitjen e kumtesave dhe të referateve shkencore, të cilat i ka mbajtur në konferenca, sesione dhe simpoziume shkencore ndërkombëtare që janë zhvilluar në Nju Jork, Moskë, Berlin, Tokio, Pekin, Madrid, Kiev, Gjenevë, Athinë, Dakar (kryeqytet i Senegalit), Kampala (kryeqytet i Ugandës), Xhedah (kryeqytet i Arabisë Saudite), Buenos Aires. Në të gjitha këto qytete, dr. Islam Lauka ka ngritur zërin e tij të fuqishëm për argumentimin shkencor të së drejtës së Kosovës për të qenë shtet i pavarur dhe për t’u njohur si subjekt ndërkombëtar.

Ja, e tillë është e kaluara (background) e dr. Islam Laukës në fushën e diplomacisë, një e kaluar kjo, të cilën, sipas bindjes sime, duhet ta kenë zili të gjithë ata që dëshirojnë t’i shërbejnë atdheut të vet me dinjitet kombëtar dhe me seriozitet të lakmueshëm shkencor.

Prandaj Kryeministri Berisha pati bërë një zgjedhje mjaft të qëlluar me emërimin e dr. Islam Laukës ambasador në Prishtinë. Sepse dr. Lauka, me përgatitjen e tij akademike, ishte figura më e përshtatshme për një post të tillë.

Në personin e dr. Islam Laukës, unë kam njohur diplomatin mendjehollë, i cili tërë aktivitetin e vet në diplomacinë shqiptare e pati vënë në shërbim të mbrojtjes së interesave tona shtetërore dhe kombëtare. Si një diplomat me integritet intelektual të admirueshëm, dr. Islam Lauka ka pas rënë në sy për shpirtin krijues dhe për qëndrimin e tij kritik ndaj shfaqjeve të servilizmit. Si një diplomat krenar dhe, kur e ka dashur puna, edhe sfidues ndaj shefave të tij, që, sipas radhës, shkonin e vinin në kolltukun e ministrit të jashtëm, atij i ka qëlluar të bjerë edhe pre e hakmarrjes së tyre, çka e ka paguar edhe me humbjen e vendit të punës.
Image result for Islam Lauka
Nga sa u pasqyrua më lartë, të krijohet bindja vetvetiu se ministri Bushati ka bërë një gabim të rëndë që dr. Islam Laukën e ka pushuar nga puna, duke e larguar përfundimisht nga shërbimi diplomatik. Diplomatët nuk përgatiten lehtë. Duhen vite të tëra që ata të kaliten dhe të ngrihen në nivelin e përfaqësuesve dinjitozë që vendin tonë të dinë ta përfaqësojnë me autoritet në tryezat e diplomacisë ndërkombëtare. Por, me sa duket, sipas këndvështrimit të ministrit Bushati, diplomatët shqiptarë u përgatitkan edhe “me një gdhendje me sqepar”.

Siç shihet, ministri Bushati, si përfaqësues i “Rilindjes Socialiste”, mezi paska pritur të bëhej ministër i jashtëm që të lante ca hesape të vjetra që“Rilindja”në fjalë paska pasur me dr. Islam Laukën. Nuk e di se cilat janë arsyet e lindjes së atyre hesapeve, por një gjë e di me siguri.

Kur në vitin 2005, dr. Islam Lauka u rikthye nëshërbimin diplomatik, në gazetën“Zërit i Popullit” pata lexuar informacionin e mëposhtëm:

“Socialistët denoncojnë skandalet e shkarkimeve dhe të emërimeve jashtë çdolloj kriteri të funksionarëve të Ministrisë së Jashtme… Skandali lidhet me emërimin e Islam Laukës në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale në MPJ… Pra, përmes këtyre shkeljeve tërënda…caktohet një militant në krye të një drejtorie profesionale, pa eksperiencë diplomatike dhe pa asnjë gradë” (Citohet sipas: “Zëri i Popullit”,05 nëntor 2005, f. 6).



Nga e dinte“Zëri i Popullit” që zoti Islam Lauka qenkej militant, që nuk paskej eksperiencë pune dhe kurrfarë grade?! “Zëri i Popullit”, me siguri, e dinte se kush ishte dr. Islam Lauka, i cili deri asokohe kishte shërbyer 11 vjet në diplomaci, kishte mbrojtur doktoratën dhe kishte marrë gradën shkencore “doktor i shkencave politologjike”në Akademinë Diplomatike të Moskës, por ajo mashtronte, shpifte qëllimisht, duke zbuluar faqe botës moralin e vet prej tribune të shpifografisë.



Në publicistikën e vet, dr. Islam Lauka është dalluar për qëndrimet e tij të qarta dhe parimore, në mbrojtje të së vërtetës historike për Çështjen Kombëtare Shqiptare në tërësi dhe për Çështjen e Kosovës në veçanti, përballë shpifjeve dhe mashtrimeve të publicistikës dhe të historiografisë shoviniste ruso-serbe. Në të njëjtën kohë, ai është pozicionuar prerë edhe kundër një aradhe servilësh në radhët e inteligjencies kosovare, të cilët, të krekosur si argatë të shovinizmit serborusomadh, kanë kërkuar të shpikin një“komb kosovar”, me të vetmin qëllim që kombi shqiptar të vazhdojë të mbetet i përçarë për interesat e grekosllavizmit.

Këto qëndrime prej diplomati dhe atdhetari të palëkundur të dr. Islam Laukës, sigurisht që kanë ngjallur edhe xhelozinë dhe urrejtjen ndaj tij nga ana e “Rilindjes Socialiste”, sepse në vetëdijen e saj prehet e heshtur dashuria që mbolli Enver Hoxha për sllavizmin që më 08 nëntor 1941.

Që asokohe, përmes veglës së tyre të bindur dhe agjentit të regjur të Beogradit Enver Hoxha, Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha mbollën farën e përçarjes së kombit shqiptar dhe filizat e dashurisë së komunistëve shqiptarë për sllavizmin.

Prandaj një diplomat i karrierës, si ish-ambasadori, doktori i shkencave politologjike Islam Lauka, nuk mund ta vazhdonte më punën në diplomacinë shqiptare në kushtet e “Rilindjes Socialiste” në pushtet, e cila është trashëgimtare e veprës përçarëse të Enver Hoxhës në radhët e popullit shqiptar dhe simpantizante e heshtur e sllavizmit.

Me siguri që edhe Beogradi, edhe Moska janë gëzuar për largimin e dr. Laukës nga shërbimi diplomatik, për të mos thënë që duhet të jenë vënë në dijeni paraprakisht prej “Rilindjes Socialiste”ose ka mundësi që edhe kjo e fundit të ketë marrë porosi prej tyrepër pushimin e tij nga puna

Urrejtjen më të kulluar ndaj ish-ambasadorit Islam Lauka, e ka manifestuar ministri Bushati. Për këtë dëshmon më së miri fakti që ish-ambasadori, që prej 13 marsit të vitit 2014, kur pati përfunduar mandati i tij në Kosovë, dhe deri më 13 mars të vitit 2015, pra, një vit të tërë, ka pritur të takohet me ministrin Bushati, sipas kërkesës që i kishte bërë, por ministri nuk pranoi ta takonte.

Me sa duket, ministri Bushati e ka shmangur takimin me dr. Islam Laukën se nuk ka qenë në gjendje ta përballonte ballafaqimin me të.

A mund të imagjinohet në ndonjë vend të qytetëruar që ambasadori i tij të kërkojë të takojë ministrin e vet, madje të rri duke pritur edhe një vit të tërë, dhe ministri të mos pranojë ta presë? Një dukuri e tillë, sa e shëmtuar, aq edhe revoltuese, ndodh në Shqipërinë e “Rilindjes Socialiste”.
Image result for ditmir bushati
Prandaj qëndrimin e ministrit Bushati ndaj ish-ambasadorit Islam Lauka, unë nuk mund ta vlerësoj ndryshe, përveçse paradoksal.Nuk e di se nuk kam informacion nëse ministrat paraardhës në Ministrinë e Punëve të Jashtme kanë mbajtur të njëjtin qëndrim, si ministri Bushati, ndaj ambasadorëve të tjerë të aftë që mund t’i kenë përjashtuar pa të drejtë nga shërbimi diplomatik, si ish-ambasadorin Lauka.

Nëse raste të tilla kanë ndodhur, si me dr. Islam Laukën, ky është një turp për diplomacinë shqiptare.Këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur një ambasadori i mbaron mandati në një shtet të caktuar, bisedohet paraprakisht me të për sistemimin e tij në punë. Madje për sistemimin në punë edhe të familjes së tij. Dhe s’mund të ndodhë ndryshe. Se këtu shtetit i thonë Shtet dhe demokracisë i thonë Demokraci.

Charlotte, Karolina e Veriut
18 prill 2015


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...